I falem
fatit tė parė qė mė dha fatmirėsia,
pėr tė lindur nė Sarandėn e bukurisė sė shenjtė,
ku u mblodhėn dyzet shenjtorė nga
gjithėsia
dhe i vunė emrin pėrjetėsues tė shifrės dyzet.
Ashiku dell
qė i sillet kėsaj bukuroshje pėrqark,
dremit gjithė vitin mbi shkallėt e saj harkore
dhe nė udhėn e dashurisė sė tij
tė zjarrtė.
ka fiksuar kėtu mė tė ndritshmen lakore.
Kėtu mblidhen
kureshtarėt e tė gjitha viseve
tė sodisin kėtė perri qė i tėrheq si magnet
dhe tre muajt e artė tė gjithė mesviteve,
Saranda e flladeve jugore bėhet kryeqytet.
Kėtu autobusėt
luksoz flenė bashkė me tragetet
tė radhitur si dallėndyshet mbi telat e telefonit,
pasi kanė sjellė nga larg malet dhe
detet,
tė pushojnė nė vargun e hoteleve si dallgėt e Jonit.
Kėtu vajzat
dalin nga shkumėzimet e valėve
me belin hollak si bishti luhatės i peshkut,
me bukurinė e magjishme tė sirenave detare,
dhe me joshjen gazmore qė u jep fresku.
Kėtu djemtė
ēapkėnė me lėkurėn ēokollatė
ēmenden pėr vajzat e ardhura nga Veriu,
dhe u zbresin pėrtokė hėnėn nė mesnatė
dhe
u nxjerrin nga deti oktapodhin me sy njeriu.
Kėtu yjet
e pjekur bien nga vreshtat e hėnės
dhe i presin detarėt nė rrjetat e peshkimit.
Kėtu horizontet tė presin me dashurinė
e nėnės
dhe tė dhurojnė portokallin e kuq tė perėndimit.
Saranda
kurdoherė lėvrin brenda damarėve tė mi
dhe unė marr impulse nga zemra e saj e madhe,
nga kjo bukuroshe sykaltėr qė ma
bėn me sy,
sa zbres hundėn e Gjashtės nėn dy vetulla malesh.