Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Trėndafila nė zemėr tė vajzės

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

 

       Odeta nėntėmbėdhjetėvjeēare kishte dhėnė shenja tė mjafta se e kishte zėnė qymyri. Nuk dihet si ka mbetur kjo shprehje frazeologjike e papėrshtatshme pėr rėnien nė dashuri, njėsoj siē mund tė intoksikohesh nga gazi karbonik i qymyrit. Kur fare mirė mund tė thuhej: i kishin ēelur trėndafila nė zemėr.

        Vajza nėntėmbėdhjetėvjeēare, me fytyrėn bardhoshe, me vetullat si dy vija tė hequra me karbon tė zi nė zgrip tė ballit, me sytė si dy kokrra ulliri tė zinj dhe me flokėt, njė varg bukletsh si tubeta spiralesh rreth kokės, ulej rregullisht pėr tė ngrėnė drekėn te njė tryezė pėrballė Bardhylit. Gratė e shtypshkronjės nė karriget pranė saj, e nxitnin tė hante. Por ajo u pėrgjigjej se nuk kishte oreks, teksa nuk ia ndante sytė ushtarit simpatik.

        Bardhyli, qė punonte prej dy muajsh disenjator nė Tipografinė Ushtarake, e vuri re me vonesė vėshtrimin e ngulitur tė kėsaj vajze dhe pėr tė mos rėnė nė sy, ndėrroi vend te njė tryezė e  largėt, prapa shpinės sė saj. Por ajo filloi tė kthehej sėrish nė pozicionin pėrballė dhe shkonte nė mencė pikėrisht kur pikaste vajtjen tė djaloshit me mustaqet spic pėr tė drekuar. Pasi ky nuk reagoi edhe nė kėtė rast, ajo filloi tė dilte gjatė punės nga reparti i libėrlidhjes, gjoja pėr tė shkuar te banjat, rruga e tė cilave kalonte pėrbri dritares ku punonte Bardhyli. Ai sėrish vuri re se Odeta shkonte deri te lavamani, shpėlante duart dhe kthehej mė vėshtrim tė ngulitur te dritarja e hapur. Pasi u pėrsėrit disa here ky ritual ndjenjash tė papėrfillura, ajo hodhi brenda dritares njė copė pusullė, ku kishte shkruar vetėm dy shkronja ”T.D” dhe iku me vrap.

         Bardhyli u mendua thellė. Vajzat tiranase ishin tė guximshme. Por zgjatja me skenat e ndjesive tė saj tė eksituara dhe lehtėsisht tė kuptueshme nga tė tjerėt,njerėzit do tė merrej vesh patjetėr nė atė kolektiv. Mė e keqja, do tė humbte shansin pėr punė ta pavarur e trajtim tė veēantė ushqimor nga drejtori i Tipografisė, qė e kishte  kėrkuar nė  komandėn e tij pėr dekorimin grafik tė sallės sė mbledhjeve. Punė, pėr tė cilėn eprorėt i kishin thėnė qysh nė fillim, tė kishte kujdes nė atė kolektiv me shumė gra e vajza,. Pra, nė kėto kushte, vardisja e pafajshme e kėsaj vajze, bėhej pėr tė njė minė me shpėrthim tė rrezikshėm. Pėr tė ndėrprerė trashjen e kėtij idili saj  tė njėanshėme, dhe pėr tė mos e lėnė atė adoleshente tė vuante shpirtėrisht, bėri edhe ai njė copė pusullė, ku shkroi: “Bisedojmė sot padite ora 4 te Parku  Rinia”. Nė ēastin kur ajo u kthye nga lavamani i banjave, ia hodhi te palosur te kėmbėt. Vajza e rrėmbeu si zogu thėrrimen e bukės dhe vrapoi gjithė gėzim te reparti libralidhės ku punonte. “ Ah, moj zogės e vogėl, - mendoi atė ēast Bardhyli i impresionuar nga entuziazmi i saj, - mos u gėzo aq shumė, se nė atė thėrrime ka pėr ty vetėm helm !”

         Pasdite ai e priti te njė stol nė cep tė lulishtes, pėrballė hotel “Dajtit”. Ajo shkoi direkt nga puna, siē tregonte edhe koha e llogaritur pėr tė shkuar deri aty. Bardhyli i dha dorėn dhe vuri re se nga emocionet, asaj i dridheshin vetullat si krahėt e dallėndyshes qė bėhet gati pėr fluturim. Ato vetulla ajo i kishte mė tė zeza se mustaqet e tij spic, pėr tė cilat ai kishte menduar disa herė t’i priste qė tė mos bėheshin lak pėr sytė e femrave dhe pėrsėri i kishte ardhur keq.

          Odeta me buzėt e thara nga vapa, ndoshta priste prej tij njomjen e tyre me njė puthje tė shumėpritur, dhe dukej aq engjėllore nė ato ēaste, sa mund tė magnetizonte trurin e ēdo mashkulli. Por nė mendimet e kontrolluara tė Bardhylit, kėto lloj nepsesh, ishin nepėrka qė duheshin mbyllur nė kavanoz me kapak.  

- Hė, moj Odeta, si ia ēon, a je mirė? - e pyeti ai buzagaz sa pėr tė hapur bisedėn.

- Mirė. - tha ajo me gjysmė zėri duke pėrdredhur gishtėrinjtė e djersitur.

- Mė thuaj tė vėrtetėn, ke dashur ndonjė djalė?...

- Asnjė, pėr kokėn e mamasė !

- Pse, djem ka sa tė duash?!

Ajo heshti pak, kapi me gishtėrinj dhe filloi tė pėrdridhte njė lidhėse tė varur nga jaka rrethore e bluzės sė hollė.

- Mė duken budallenj...

- Edhe unė budalla, jam, bile mė i madh se ata qė ke parė ti! - i tha Bardhyli.

- Jo, - tha ajo duke e shoqėruar fjalėn edhe me lėvizjen kundėrshtuese tė kokės.

- Ku e kupton ti ?

Nuk foli, mbeti njė grimė si e turpėruar.

-Tė shoh e tė dėgjoj pėrditė...

- Megjithatė unė mund tė jem njeri i keq.

- E thonė gratė, qė je i mirė e duarflori...

Bardhyli kishte dėgjuar edhe vetė lavdėrimet e grave, kur shihnin punėt piktorike te salla dhe thonin, “Lum ajo qė do ta marrė kėtė djalė!” por nuk kishte dashur tė hapej me to nė bisedė.

- Gratė nuk dinė gjė, - i tha ai me ton serioz dhe vijoi: - Mund tė jem duarflori, por jam zemėrkatran. Jam kryetari i maskuar i horrave tė Tiranės dhe i tė gjithė Shqipėrisė. Kam mashtruar njė tufė me vajza. Njė pjesė e tyre kanė pėrfunduar nė psikiatri, ca tė tjera janė mbytur nė liqenin artificial. Habitem si ke guxim tė mė afrohesh!...

Ajo qeshi dhe sytė i patėn njė pėrshkėnditje tė dukshme.

- Pse tallesh? - i tha me naivitet.

- S’ke dėgjuar qė kanė ndodhur?

- Po, por nuk je ti ai...

- Jam pikėrisht unė dhe ca tė tjerė si unė qė ti nuk mund t’i njohėsh aq lehtė.

Odeta e vėshtroi Bardhylin ngultas dhe nėnqeshi sėrish me mosbesim.

- Vazhdon tė tallesh me mua! - tha pėrsėdyti me keqardhje.

- E kam seriozisht. Unė jam i martuar me njė nuse po kaq tė bukur sa ti, e cila mė ka bėrė dy fėmijė.  

Nga shprehja e fytyrės sė saj, u kuptua se deklarimi i tij nė vija tė trasha, krejt nė kundėrshtim me opinionin qė kishte thithur ajo nė rrethin e vajzave, ku ishte nxitur tė mos ia kapnin shoqet gjahun mė shpejt, e bėri krejt mosbesuese.

- O, hu, leri shakatė, se s’ka lezet ! - tha e mėrzitur tashmė.  

     Hej bela, mendoi Bardhyli. Fiksimi i sė pavėrtetės, bėhet nganjėherė xham i trashė  i ngjyrosur, qė nuk e lė njeriun tė shohė, edhe sikur t’ia tregosh tė vėrtetėn me gisht.

- Dėgjomė me kujdes dhe mė kupto, moj vajzė, se mund tė isha edhe unė njė prej atyre tipave qė tė thashė. Tė pėrfitoja nga rasti yt, po tė mos mendoja se kam motėr vetė dhe vajza nė farefis qė u gėnjehet syri kėshtu si ty.

      Ai i shpjegoi se ishte martuar tamam nė moshėn e saj, pėr tė mos tradhtuar dashurinė e parė dhe e kishin marrė ushtar pasi ishte bėrė me fėmijė. Pastaj nxori portofolin nga xhepi dhe i tregoi fotografitė, ku kishte dalė pėrkrah gruas dhe dy fėmijėve, kur kishte shkuar nė shtėpi pėr Vitin e Ri.

Ajo pėrpėliti sytė njė copė herė mbi atė realitet tė pakundėrshtueshėm. U mbush me njė frymėmarrje dridhėse, qė ia tronditi njė ēast krejt gjoksin e njomė dhe uli kryet, pa ditur si tė vepronte pėr momentin.

- Faleminderit ! - tha pas pak me njė turp mirėnjohės.

- Qofsh me nder e me mend nė kokė, tė zgjedhėsh njė djalė tė mirė siē je vetė! - ia ktheu Bardhyli i lehtėsuar, qė mė fund arriti ta ē’aktivizojė mekanizmin shpėrthyes tė asaj mine, e cila mund tė vriste jo vetėm Odetėn, por edhe familjen e tij, qė mezi e priste tė kthehej nė shtėpi.

      Ajo i dha dorėn e lagėshtitur nga sikleti dhe iku me vrap.   

 

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA