Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Tė bėhesh kriminel

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Bazi e filloi rrėfimin e ngjarjes me gratė zadrimore.
-Janė aq tė pashme, sa tė marrin nė qafė ! –tha duke shprehur siguri tė plotė. –Dhe e vėrteta ėshtė se ka bėrė vaki qė shumė burra janė marrė nė qafė prej bukurisė sė tyne. E tillė, me bukuri qė tė merrte sytė ishte edhe nusja e Franit…
Fotografinė e saj, Bazit ia kishte treguar vet krimineli Fran, te kampi i tė burgosurve nė Batėr tė Martaneshit. Bazi nuk ishte i burgosur, ai shėrbente nė atė minierė si zjarrmėtar pėr ndezjen e minave, punė me eksploziva kjo, qė kurrėsesi nuk mund t’u lihej nė dorė tė burgosurve.
Mė tej Bazi tregoi, se nusja e Franit, e stolisur si ditėn e parė tė martesės, ndonėse kishte lindur vajzė para katėr vjetėsh, dukej si e martuar atė ditė, kur brigadier Pashuku tentoi ta shtinte nė dorė. Frani punonte nė prashitje bashkė me tė shoqen, por atė ditė ndodhej nė zborin ushtarak. Brigadieri u pėrpoq ta kapte nusen e tij, teksa ajo shkoi tė pinte ujė nga shtama e lėnė pėr t’u ftohur te kanali nė fund tė arės. Por Dila i rrėshqiti nėpėr duar dhe i thirri vajzės katėrvjeēare, qė luante nėn hijen e njė peme aty pranė. Nė mbrėmje, ajo i tregoi tė shoqit, duke iu lutur tė bėnte sikur s’dinte gjė pėr kėtė rast, tė cilin brigadieri mund ta mohonte. Dhe tė priste derisa ai tė bėnte ndonjė pėrēapje tjetėr, tė pikasur nga vetė Frani.
Frani ishte atėherė njėzeteshtatė vjeē, djalė i qetė i matur dhe i fuqishėm. Tek prashiste misrin, ai mundohej tė pėrzinte zhapinjtė dhe breshkat e vogla, pėr tė mos i goditur padashur me shatin e tij fluturues nga shpejtėsia me tė cilėn punonte.
Pas njė jave, do tė shkonin pėr ngushllim, te njė fis i tyre nė fshatin fqinj. Dila ishte pa qejf atė ditė dhe qėndroi te hieja bashkė me vajzėn. Frani i bėri tė dy normat vet dhe nė orėn gjashtė tė mbrėmjes thirri brigadierin tė merrte nė dorėzim punėn e kryer. Brigadier Pashuku, qė ishte edhe sekretari i organizatės bazė tė partisė, erdhi si gjithmonė, me pamjen e tij tė rėndė e me pistoletėn te vendi i dukshėm i ripit tė mesit. I ra arės kryq e tėrthor, duke i vringėlluar sytė herė pas here nga nusja nėn hijen e dushkut. Nė fund tha me ton autoritar:
- Nuk e keni ba punėn me cilėsi !
- Ku ka bimė tė paprashitun e bar tė pahequn? - e pyeti Frani me habi.
Brigadier Pashuku i tregoi ca tufa bari rrėzė kanalit dhe nėn degėt e njė ferre, ku nuk kishte as njė rrėnjė misri.
- Ja, nuk e keni prashitun mirė ! –ngulmoi ai, duke patur parasysh, se Frani kishte babanė nė burg, tė dėnuar pėr agjitacion e propagandė. –Ju bani punė me hile, pėr me ia hedh kooperativės…
- E kemi ba punėn si gjithė tė tjerėt, e mos ma mirė. –ngulmoi Frani sėrish i matur nė pėrgjigjet e veta.
Brigadier Pashuku hodhi sėrish sytė nga hieja e dushkut dhe tha me ton tė lartė qė tė dėgjohej nė largėsi:
-Mos e zgjat, ke me e prashitun pėr sė dyti, se unė ta quaj edhe sabotim e tė ēoj aty ku kam ēue babėn tat !
Frani e kundroi brigadierin me sy tė mprehtė.
-Jo, bre, jo, babėn nė burg nuk ma ke ēue ti, po partia e qeveria…
Brigadieri i hodhi njė vėshtrim tė pjerrėt dhe nėnqeshi me qesėndi.
-Partia e qeveria nė kėtė katund jam unė, e unė ia kam ba letrat pėr nė burg tyt eti !
-E tash mos don me m’i ba edhe mue?…- shqeu sytė Frani me njė tendosje tė brendshme.
-I kam gati, me tė ēue edhe ty ca vjet sa me u shtrue…- vijoi sekretari i organizatės me kėmbėnguljen e tij tė paturpshme.
Frani e ndjeu veten tė rrezikuar nga gatishmėria e ligė e kėtij njeriu dhe i vrundulluan nervat
-Po ēka don me ba tjetėr ajo fytyra jote e keqe? - i shfryu duke turfulluar me urrejtjen qė iu rrit si zjarri nga era.
Brigadier Pashuku u bė spec nė fytyrė dhe instinktivisht mbėshteti dorėn te pistoleta.
-Pas letrave, kam me ta shkėrdhye dhe atė qė ke aty nėn hije! - i tha me guximin e armės e me pėrbuzje kėrcėnuese.
Befas, Franit iu ngjit i gjithė gjaku i trupit nė kokė e gati po i shpėrthente truri si minė. Ai tentoi tė frenonte stuhinė nervore duke menduar njė ēast pasojėn, por tani asnjė lloj frike nuk mund tė ndalte zemėrimin e kobshėm tė tij. U lėshua furishėm mbi tė, e kapi pėr gryke dhe me grushta e shkelma shkallmues e shtriu pėrtokė. Dhe kur e pa qė Pashuku ēoi dorėn te brezi, ia hoqi pistoletėn nga kėllėfi dhe u tėrhoq mbrapsht pėr pak sekonda. Por nė atė grimė kohe, me brigadierin e trullosur te kėmbėt dhe me armėn e tij nė dorė, Frani dėgjoi brėnda vetes njė zė qė i thoshte, se tani nė burg se nė burg kishte pėr tė shkuar. Si mund ta linte Pashukun tė gjallė e pas fustanit tė Dilės, pėr tė cilėn ai i bėri presion tė hapur…Atėherė duhet ta ēonte deri nė fund shkulmin e zemėrimit tė vet. Nxori thikėn me dy presa nga kėllėfi, qė e mbante nė xhepin e prapmė tė pantallonave dhe ia hoqi kokėn nga trupi, siē kishte therur derrin e tharkut pėr dimėr.
- Or Fran, ē’ka dreqin bane ashtu? –klithi e shoqja e tmerruar nga larg duke mbajtur tė bijėn, mos i rrėshqiste nga duart pėr tė shkuar tek i ati.
-Atė qė deshi me na e ba ai ne, ia nisa letrat pėr nė atė botė ! –tha Frani dhe me kokėn e Pashukut tė kapur pėr flokėsh u nis pėr te kanali, tė lante gjakun e spėrkatur nė fytyrė e mbi kėmishė.
Pasi u la, e u shkund mirė, gjeti njė thes nitrati bosh dhe futi aty kokėn e brigadierit. Mandej shkoi te hieja e dushkut, pėrqafoi tė bijėn e tmerruar dhe i tha sė shoqes fytyrėprishur :
-Qėndro si burrneshė, oj Dilė! Paska kenė shkrue mos me jetue tė qetė nė punėn tonė tė paqme…Unė qė s’kam vra nji zhapi, u detyrova me vra nji njeri…
-Po pse e vdiqe krejt, or Fran, - i tha e shoqja e zverdhur si limoni.
-Mė tha fjalėn ma tė randė qė mund t’i thuhet nji burri pėr gruan e vet.
-Uh, ēa kena me hek prej vrasjes sė tij…- psherėtiu hidhur ajo.
-Burgu nuk ashtė pėr qentė, po pėr burrat. Rrit vajzėn tonė e mė prit, se kam me ardhė nji ditė tė bardhė. – tha Frani dhe pasi e pėrqafoi gruan, mori thesin e u nis pėr t’u dorėzuar nė policinė e Lezhės, bashkė me kokėn dhe pistoletėn e brigadier Pashukut.
-Tė gjitha shkallėt e gjykimit e dėnuan me pushkatim. -vijoi Bazi tė tregojė ngjarjen e kriminelit Fran. –i fundit, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia ktheu me 25 vjet burg, pėr arsye, se Frani e kishte kryer krimin nė kushtet e njė tronditjeje tė fortė psiqike…
Dhe ja, njėri nga rezervatet kryesorė tė vendit, ku mbaheshin krijesat e egėrsuara shqiptare, ishte burgu i rrethuar me tela i minierės sė Batrės, nė Martanesh tė Burrelit. Aty midis maleve tė lartė, ku gėlonin tė izoluar nė punė afro dymijė tė dėnuar, u ēua tė nxjerrė krom nga nėntoka metalifere edhe krimineli Fran.
Por vajtja e tij nė atė vend, ishte si rėnia e zhurmshme e njė meteori tė ndezur, i cili pėrveēse djeg vetveten, futet edhe thėllė nėntokės. Nė ngjasim tė ēuditshėm me nėntė rrathėt e ferrit tė Dantes, edhe ferri i minierės sė Batrės kishte nėntė kate nėntokėsorė. Krimineli Fran u ēua pikėrisht nė katin e nėntė, pėr tė punuar vagonist. Mirėpo i dėnuari qė kishte hequr njė kokė njeriu nga supet, kishte mbi supet e veta njė kokė, qė nuk mund tė pėrkulej kurrėsesi nė njė punė tė tillė. Frani deklaroi me zė tė lartė para tė gjithė autoriteteve tė burgut:
-Jam dėnue me burg, jo me punė pėr Enverin e Partinė!
Atėherė u dha urdhėr t’i viheshin nė duar hekurat gjermanė me flutur dhe pėr tetė orėt e punės tė lihej te dera e minierės, i lidhur me zinxhirė pas njė shtylle. Nė mėnyrė qė tė zgjidhte mė tė pėlqyerėn, mes zinxhirėve dhe vagonit nėntokėsor. Shkopinjtė prej gome tė policėve, shiu dhe bora filluan tė binin pareshtur mbi atė kokėn e tij mė tė fortė se metali i kromit, gjatė gjithė orėve tė turnit tė natės. Por mbi tė gjitha duhej tė duronte tė ftohtit proverbial tė Batrės, kur temperatura jashtė arrinte nė dimėr zbritjen rekord, njėzetekatėr gradė nėn zero. Dhe ai i duroi tė gjitha, duke iu kundėrvėnė torturės me thirrjet bombastike: “Poshtė Enveri, Mehmeti, Kadriu, Ēela!”. Duke kaluar kėsisoj nga i dėnuar pėr krim edhe nė sferėn e armiqve tė politikės.
Por gjithėsesi fitoi. Britmat e tij publike, ishin pėr komandantin e burgut mė kompromentuese se qėndimi i lidhur pas shtyllės. Me urdhėrin e tij, pas shtatė ditėsh Frani u la i lirė tė sillej pa punė brėnda kampit. Ndėrkohė komandanti lajmėroi eprorėt e vet, se ky i burgosur paraqiste rrezikshmėri pėr arratisje dhe duhej hequr me urgjencė nga burgu i tij.
Kėshtu, me karakteristikat e qendisura bukur nga kampi nėn qiell tė hapur, krimineli Fran u ēua nė qelitė e thella tė bodrumeve tė dheut, tek i famshmi burg i sigurisė sė lartė nė Burrel tė Matit. Por edhe aty, rrokullima tij prej guri ende nuk kishte zėnė vend. U rrah me shokun ofendues tė dhomės, njė gjigand i vėrtetė, qė tė gjithė i trembeshin si djallit. Dajaku shkoi deri aty, sa listelat e tė dy lesave tė krevatėve prej druri u thyen tė gjitha mbi shpinat e njėri-tjetrit. Dhe pas ndeshjes katėr orėshe, dora e fitimtarit, qė u ngrit pėrpjetė nga policėt tifozė tė burgut, ishte ajo e krahut tė gjakosur tė Franit. Ai i kishte dhėnė kundėrshtarit goditjen mortore duke e lėnė tė vdekur te kėmbėt e veta.
Pėr kėtė vepėr tė re kriminale, Frani u dėnua me tre vjet burg shtesė, dhjetė vjet internim pas burgut dhe me pesė vjet heqje tė sė drejtės pėr tė votuar. Pas kėsaj rritjeje tė shkallėzuar tė shpirtit tė tij tė kriminalizuar, Frani solli ndėrmend ēastet kur nxirrte nga ara e misrit zhapinjtė e kooperativės, pėr tė mos hyrė nė gjynah dhe befas pyeti veten: “A unė jam ai Fran Ndou mėshirues?… Bre, sa larg paskam shkue!...Sa shumė qėnkam egėrsue!...
Pasi kishte mbushur vitin nė burgun e Burrelit, u gjet pa vend mbajtja e njė krimineli te birucat e politikanėve. Frani vetėm mund tė vriste njerėz, po nuk mund tė arrinte kurrėsesi nė nivelin e rrezikshmėrisė shoqėrore tė politikanit, i cili vriste regjimin. Dhe e ēuan sėrish nė Batėr. I njohur tashmė si “I tmerrshmi burgjeve” qė nuk pėrtonte tė tė merrte shpirtin edhe pėr njė fjalė goje, e lanė sėrish pa punė. Tė futej nė galeri sa tė shtynte kohėn. Ky pėrjashtim nė tė gjithė kampet e tė burgosurve, bėhej vetėm pėr tė.
Nga mesi i viteve shtatėdhjetė, pėr efekte politike, u bė njė falje e tė moshuarve tė dėnuar pėr agjitacion e propagandė. Konsiderohej, se tashmė gjuha e tyre e ngrirė nga heshtja e gjatė ishte paralizuar, truri i goditur nga stresimi shumėvjeēar ishte atrofizuar dhe dhėmbėt kafshues pėr regjimin u kishin rėnė tėrėsisht. Babai gjashtėdhjetėvjeēar i Franit u lirua nga burgu i Spaēit dhe shkoi nė Batėr tė shohė tė birin. Nė takimin special te oficeri i rojes, plaku gjeti momentin dhe ia bėri me shenjė tė dilte nga galeria qė tė arratiseshin bashkė.
Atė mbrėmje Fran Ndou hyri nė turnin e tretė deri te dera e galerisė. Aty u ndezi sobat policėve, duke vėnė poshtė qymyrit tė drurit edhe qymyrguri. Madje edhe ushtarit roje te kabina jashtė telave i ēoi njė mangall me prush, pėr tė pėrballuar tė ftohtin e madh. Dhe kur pa se ata i kishte kapluar gjumi, u shtri nė njėrin nga vagonat e mbushur pėrgjysmė, te elektrovozi qė doli jashtė pa u kontrolluar atė mesnatė tė akullt.
Hapėsira rretheqark ishte mbuluar me gjashtėdhjetė centimetra dėborė tė ngrirė dhe temperatura kishte arritur kulmin e rėnies sė saj. Frani vrapoi gati fluturimthi pėr te Pisha e Batrės, ku ishte stacioni i autobuzit tė punėtorėve. Babai e priste i fshehur pas njė dėllėnje. U nisėn menjėhėherė nė drejtim tė “Lugut tė Gjatė”. Qėllimi ishte kthyer nė forcė e nxehtėsi fizike pėr tė pėrballuar stėrkėmbshat e akullit, thikat e erės dhe rengjet e errėsirės. Por pas njė ore, ata ishin futur gabimisht nė njė repart ushtarak zboristėsh.
-Ndal, ku shkoni ju aty! – thiri roja nė errėsirėn e zbardhėlluar tė borės.
-Jemi sondistė, na u ka bllokue sonda po paskemi ngatėrrue rrugėn !…- shpjegoi Frani.
U kthyen mbrapsht. Pas pak doli hėna dhe sipėrfaqja e akullt filloi tė shkėlqente si ujė argjendi. Mė sė fundi ata dalluan pikat orientuese dhe morėn drejtimin e “Liqenit tė Sopės”. Duke ecur tė pėrkulur e pothuaj kėmbadoras, nėpėr trashėsinė mbi njė metėr dėborė, papritmas ranė nė njė piramidė kufiri, ku ushtari ruante nė pikėn e vet tė vrojtimit.
-Babė, -i pėshpėriti nė vesh Frani, - arritėm nė Jugosllavi !
-A mos je verbue, or bir, nuk e shef ti yllin e Enverit nė kapelen e ushtarit ?... Ban kujdes tė kthehemi djathtas e tė biem nė Drin !... – vėrejti i ati, vėshtrimi i tė cilit, ndryshe nga ē’mendohej, ishte mprehur nė qeli. Vitet e errėta e tragjike qė kishte kaluar nė burg s’kishin mundur ta mposhtnin dot kėtė skifter plak.
Ishte ora tre pas mesnate, kur ata me mjaft shkathėsi e pa u ndjerė hapėn telat e rrezikshėm tė klonit. Kaluan Drinin e ngrirė dhe nė orėn gjashtė e gjysmė tė mėngjesit dolėn nė Shehėr tė Dibrės sė Madhe. Dolėn bashkė me diellin dimėror qė ndriēoi fytyrat e tyre, ku sapo kishte filluar tė rrezatohej gėzimi.
Mė tej udhėtuan me autobuz pėr nė Beograd, ku kėrkuan strehim politik. Pas verifikimeve, qė vėrtetuan se ishin tė dėnuar nga sistemi komunist i Shqipėrisė, ata shfaqėn dėshirėn tė pėrcillen nė Amerikė. Organet jugosllave, tė gatshme pėr tė shkarkuar nga vetja andrallat e strehimit aty dhe tė prirura pėr tė tilla veprime ndaj fqinjės gjuhėashpėr, i nisėn me fluturimin ajror drejt hapėsirave tė pamata tė lirisė pėrtej Atlantikut.
Pas zallamahisė qė shkaktoi lajmėrimi i Ministrisė sė Brendėshme pėr thyerjen e kufirit, pas kalimit nė gatishmėrinė numėr njė tė tė gjithė reparteve tė ushtrisė e policisė sė rretheve tė Veriut, pas numėrimit disa herė njė pėr njė tė tė burgosurve dhe pėrcaktimit se kush ishte arratisur, ministri i brendshėm, i ardhur me urgjencė nė Batėr, shkarkoi katėr policė dhe u dha vėrejtje tė rėndė tė gjithė kuadrove kryesorė.
Bazi, qė bėnte pjesė nė personelin e minierės dhe hynte shpesh nė zyrėn e komandantit tė kampit, pėr tė firmosur urdhėrat e furnizimit me eksploziv, u bė kureshtar pėr njė pliko me shumė vula postare tė huaja, tė ardhur ato ditė mbi tavolinė. Dhe komandanti ia dha letrėn ta lexojė:
Zoti komandant,
Sot qė po u shkruaj kėtė letėr jam nė Amerikė, qyteti Nju York, lagjja Manhatan, klubi “Pranvera” tavolina numėr shtatė. Me arratisjen time nga ai kamp i tė burgosurve, shpėtova unė, shpėtove ti, shpėtuan edhe ata tė tjerėt qė do kisha vra po tė qėndroja aty. Nė kėtė vend tė mbarė, me qeveri tė mbarė, e me njerėz tė mbarė, kam fillue edhe unė me u ba njeri i mbarė, siē isha nė kohėn kur, nė katundin Zadrimė tė rrethit tė Lezhės nė Shqipėri, nuk vrisja dot njė zhapi e mė pas ma shkallmuen shpirtin, aq sa me u ba krimineli numėr nji.
Tė fala shokėve tė mi qė vuajnė aty.
Fran Ndou

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA