Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Ajo qė fjeti me tė panjohurin

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim
Zamira hodhi sytė njė grimė mbi xhamin e trashė ku ishte shkruar me varak tė verdhė “Telegrame e Lajmthirrje” dhe mbėshteti dorėn e saj tė butė mbi dorėn e tij.
-Do shtoj edhe njė shokun tim, -tha befas me njė ton krejt tė zakonshėm.
- Shok? -ia bėri Agroni duke u kthyer kundruall. - Ē'ėshtė ky shok?...
- Mė mirė tė them, njė i njohur i rastit, -korrigjoi ajo me njė buzėqeshje tė lehtė.
-Dhe njė i njohur i rastit duhet ftuar nė dasmėn tonė?! -mblodhi supet ai.
-Mendoj se po, pasi ėshtė njė person tė cilit i detyrohem...
Agroni u kthye i tėri dhe hetoi ngultas sytė e sė fejuarės.
-Pėr ēfarė?
Zamira ndjeu padashur njė skuqje tė lehtė dhe uli sytė aty ku kėmbėt e shumta tė njerėzve ishin grumbulluar pėr tė bėrė telegrama e lajmthirrje.
-Ē'ke qė mė shikon ashtu? -e qortoi ajo me zė tė ulėt. -Kam dashur tė ta tregoj me kohė, po mė ka dalė nga mendja... -dhe bėri fresk njė ēast me letrėn ku kishte shėnuar emrat e personave tė largėt qė do t'i ftonte me telegram. -Mirėpo edhe tė shpjegohem gjatė kėtu, nuk ėshtė as vendi as koha...
Agroni hetoi me dyshim profilin e bukur tė sė fejuarės dhe e fiksoi vėshtrimin te qepallat, ku dukej sikur mbahej mbuluar me rimel ai sekret, pėr tė cilin ajo kishte zėnė tė shprehej me druajtje.
-Edhe... -gėrmoi pėr mė tej zėri i tij.
-Tė thashė pra, mos mė vėshtro me kaq habi, se kjo mėnyrė mė acaron'. -iu kthye ajo me njė shprehje bezdie. -Unė do tė tė sqaroj ēdo gjė, pėrderisa po tė tregoj vetė. Po nuk hapet ai muhabet kėtu mes njerėzve...
-Fol, se nuk e ka njeri mendjen te ne! -ngulmoi Agroni.
Zamira hodhi njė sy tė shpejtė pėrqark dhe ndonėse u ndie e imponuar, filloi tė tregojė duke ulur paksa zėrin.
-Kjo ka ndodhur parvjet, kur ne nuk ishim njohur...Nė atė kohė unė punoja mėsuese nė Himarė. Mamaja me babanė mė pėrcollėn nga Fieri me trenin e mesditės. Mamaja, siē e ka zakon, m'u qep me tė lutura: "Mira, tė keqen nėna, mos harro, sa tė vėsh kėmbėn nė Himarė mė nis telegram, po deshe tė mė zėrė gjumi sonte!" E dija qė mamanė s'kishte valium nė botė ta vinte nė gjumė pa marrė telegramin tim. Sapo zbrita nė Vlorė, shkova preva biletė pėr autobuzin. Po pėr dreq, atė ditė autobuzi i pasdites seē pati njė defekt dhe u vonua. Na lajmėruan tė prisnim, se do tė vinte nė atė linjė njė autobuz tjetėr. Dhe kėshtu kaluan nja dy orė tė mira. Bėra njė llogari tė shpejtė. Kur tė arrija unė nė Himarė, do tė ishte shumė vonė pėr gjumin e mamasė dhe vrapova te posta. I nisa telegram nga Vlora, pėr ta qetėsuar nė kohė. Mirėpo pėr dreq, kur u ktheva autobuzi sapo ishte nisur dhe unė mbeta te agjensia me valixhe nė dorė. U bėra helm. Tė nesėrmen duhej tė isha patjetėr nė mėsim dhe dola pėr makinė tė rastit. Por nuk mu mbush mendja tė hipi te asnjeri nga ata qė kaluan dhe mė zuri mbrėmja nė rrugė. Nė Vlorė ne nuk kemi asnjė tė njohur ku mund tė trokisja pėr tė fjetur dhe pashė ē'pashė, iu drejtova hotelit...
Agroni ndėrroi pozicionin e kėmbės mbi kėmbė dhe u pėrkul fare pranė saj, duke kapur nofullėn e vet me dorė. Kureshtja dhe parandjenja, se mund tė zbulohej ndonjė ngjarje e pakėndshme e bėnė mė tė vėmendshėm.
-...Ishte njė hotel i vjetėr nė qendėr tė qytetit. Lexova shėnimin "Vende s'ka" te sporteli dhe atėherė u shqetėsova seriozisht. Ishte vonė dhe sportelisti, qė sapo kishte marrė turnin e natės, mė tha tė prisja sa tė sigurohej pėr njė dhomė, ēelėsi i sė cilės kishte mbetur nė tabelė. Vendosa tė pres, sepse ai telefonoi nė hotele tė tjerė dhe s'kishte vende askund. Kontrolloi regjistrin dhe tha, se aty flinin prej njė muaji dy oficerė tė ministrisė. Kishte mundėsi tė kishin shkuar pėr ta kaluar tė dielėn pranė familjeve, por nuk ishte i sigurt, sepse sportelisti i mėparshėm s'kishte lėnė asnjė shėnim pėr atė dhomė. Kėshtuqė nė orėn dhjetė e gjysmė ai mė regjistroi dhe mė dha ēelėsin me njė numur qė s'e harroj: “28”. Nė fund mė tha, se edhe po tė vinte ndonjėri prej tyre, do t'i lėshonte krevatin e vet nė zyrė. Ngjita shkallėt tepėr e lodhur dhe hyra nė dhomė. Ajo ishte e vogėl e me njė dritare tė vetme qė shihte nga Sheshi i Flamurit. Gjatė gjithė kohės qė sportelisti mė diskutoi ēėshtjen e dhomės, mua filloi tė mė hante meraku pėr ēarēafėt. Por i kontrollova me kujdes dhe pashė, se ishin tė ndėrruar dhe fare tė pastėr. Ndonėse ajo era e dhomave tė hoteleve ku pihet duhan s'mė ka pėlqyer kurrė, isha e kėnaqur qė mė nė fund u rregullova pėr bukuri. Hėngra diēka nga ato qė mė kishte vėnė mamaja nė ēantė dhe aty nga ora njėmbėdhjetė rashė pėr tė fjetur, duke pėrfytyruar spiralet e Llogarait. Isha aq e raskapitur dhe e tronditur nga tersllėqet e asaj dite, sa edhe vet nuk e di se si mė zuri gjumi menjėherė dhe fjeta si e vdekur...
2

Pasdite, kur po kheheshim nga reparti ku kishim shkuar pėr inspektim, Kurti u ndal nė mes tė rrugės e mė tha krejt pa pritur: "Shko Fisnik, unė do dal njė herė te kryqėzimi, po gjeta ndonjė makinė pėr Tiranė, do shkoj nė shtėpi sonte." Dhe kėshtu u ndamė qysh aty. Nė mbrėmje shkova te njė i njohur qė mė ftoi pėr tė parė nė televizor ndeshjen Holandė - Gjermani. U ktheva nė hotel rreth orės dymbėdhjetė pa ēerek. Kalova pranė sportelit dhe si e pashė qė Xhezua po dremiste, u ngjita te dhoma ku flinim prej njė muaji qė ndodheshim nė Vlorė. Njė kopje tė ēelėsit e mbaja gjithmonė me vete pėr tė hyrė nė ēdo kohė, sepse qėllonte qė sportelisti nuk ishte aty. Kur rastiste tė dilnim herėt e tė ktheheshim vonė, meqė ishim bėrė si tė shtėpisė, paguanim nė mėngjesin tjetėr edhe pėr natėn e kaluar. Hapa derėn dhe u habita pa masė, kur, ashtu nė errėsirė, pashė Kurtin qė flinte. Nuk e ndeza dritėn pėr tė mos e zgjuar. Megjithėse njė herė mė shkrepi njė dėshirė tė shkoj ta kap pėr hunde e t'i them: O haxhipishman, pse nuk shkove nė shtėpi? Por u pendova, se ishte shumė vonė e mund tė vuante derisa ta kapte gjumi pėrsėri. U zhvesha dhe u rrasa menjėherė nė krevat. Njė copė herė u rrotullova, duke kujtuar rastet e bukura tė golave tė shėnuara nga gjermanėt, derisa mė kaploi gjumi. Nė mėngjes, siē e kam zakon, mė doli gjumi herėt. Sapo zbardhi, ktheva kokėn pėr t'i hedhur njė sy Kurtit qė s'ishte bėrė i gjallė kėsaj nate. Por, pėr habinė time tė patreguar, pashė njė tufė flokėsh tė gjatė e tė ndritshėm si mėndafsh i zi, qė kishin shkarė nga jastėku e vareshin deri poshtė nė anė tė krevatit. Shqeva sytė mirė, se mos ishte ndonjė fanepsje nga ato qė krijojnė hijet e pasqaruara tė mėngjesit. Por jo. Gjithēka kishin konstatuar sytė e mi prej qitėsi tė pagabueshėm, ishte mėse e vertetė. Po pėr besė, paskėsha fjetur gjithė natėn me njė femėr dhe nuk e kisha ditur... Fati mė kishte sjellur aq pranė njė mėllėnjė pėndėzezė dhe unė budallai isha shushatur gjithė natėn nė njė gjumė artilerie, siē i themi ne ushtarakėt. Duke mbajtur sytė i shtangur mbi format e trupit qė lejonte batania, ndjeva atė ēast njė trazim tė ēuditshėm, qė zgjoi tek unė ndijime tė fjetura. Ai shkarėzim i lėmuar flokėsh me njė shkėlqim xixėllitės ma rrėqethi trurin tmerrėsisht e ma mbushi si me atė rrėkenė e xixėllimave qė lėshon saldatriēja natėn, duke mė salduar diku thellė njė mendim jo tė zakonshėm. Lakimet e valėzura tė trupit tė saj, nga qafa e bardhė te supi, rėnia e thellė te beli, e pastaj ngjitja e rrumbullakėsuar e kofshės, mė shkaktoi menjėherė njė joshje tė fshehtė, qė m'i mpiu tė gjitha shqisat e tendosura prej kureshtjes pėr t'i parė fytyrėn e kthyer nga muri. Mė rrihte zemra sikur kishte marrė njė revan tė madh e mezi prisja tė komunikoja me tė, pėr tė marrė vesh kush ishte ajo grua dhe pse ndodhej nė dhomėn time. S'dija si tė veproja fillimisht pėr ta zgjuar. Nga padurimi m'u errėn sytė e mu turbullua shikimi. Tekefundit vendosa. Ndeza abazhurin e komodinės. Reflekset e dritės sė fortė, qė u pėrplasėn nė murin e bardhė, e goditėn menjėherė nė fytyrė. Ajo u zgjua. Lėvizi. Nė fillim u kthye ngadalė. Pastaj kėrceu rrėmbimthi mbi krevat dhe, duke u mbledhur kruspull me ēarēafin rreth gjoksit, thirri me sy tė zgurdulluar:
-Ēdo ti kėtu?... Nga ke hyrė?... -dhe papritmas pėrpėliti sytė te ēelėsi i saj qė ndodhej mbi komodinė.
-Prit, mos u nxito!…Ti ēdo kėtu! - ia ktheva me tė butė e duke buzėqeshur lehtė, pėr tė mos e trėmbur sorkadhen qafėgjatė qė e kishte zėnė nata fare pranė dyshekut tim.- Unė kam njė muaj qė fle nė kėtė dhomė...
Nuk mund tė shprehem, se si ajo mė pa me aq tmerr. Flegrat e hundės i dridheshin siē turfullon delja milore kur befas sheh pėrballė njė ujk. Mbeti e shtangur dhe hapi pak gojėn, sikur po bėhej gati pėr t'i rėnė njė sirene alarmi, e cila mund tė ngrinte nė kėmbė tė gjithė hotelin.
-Dil! Dil shpejt, se atij sportelistit ia rregulloj unė!... -tha me njė zė murmuritės gjithė turp e me njė vėshtrim tė egėr.
Dua tė them, se e dija shumė mirė sa e rrezikshme ishte pėr mua si ushtarak kjo gjė qė bėja, nėse merrej vesh. Por, pamja e saj aq magnetike, mė elektrizoi tė tėrin dhe iu dorėzova shpirt e trup ndjenjės lakuriqe tė sensualitetit, kėshtuqė nuk kisha mė fuqi mbi veten.
-S'ka faj sportelisti, -i thashė dhe u mundova t'i shpjegoj rrethanat e mia.
Ajo mė dėgjoi me sytė gjithnjė tė frikėsuar e tė hapur tej masės, aq sa qerpikėt e gjatė i preknin vetullat e holla. Dhe vazhdonte tė shtrėngonte ēarēafin mbi gjoks, sikur aty tė ruante dy qese tė mėdha me florinj. Buzėt e ngushta i kishte tė bumbyera nga gjumi e pak tė thara nė cepat. Majėn vezake tė mjekrės e mbante mbėshtetur mbi dy grushtet e vegjėl, qė i kishte ngjeshur thellė te gusha. Flokėt e gjatė i kishin mbuluar dy anėt e qafės dhe supet e rrumbullt i kishin mbetur jashtė me njė bardhėsi vezulluese. Merrte frymė aq shpesh, sa ēarēafi para gjoksit punonte sikur e rrihte era e ftohtė e Karaburunit. Vetėm kėto, qė m'i kapi syri shpejt e shpejt, ma bėnė gjakun tė mė marrė flakė si baruti i thatė. Ē'fshihej nė ata sy tė bukur nė formė bajameje dhe nė ato buzė tė vogla tė shtrėnguara?...S'mund ta pėrshkruaj dot, se nė ēfarė gjendje mbeta. E gjithė qenie ime ishte trazuar, aq sa tėmthat mė rrihnin si dy trompeta tė vogla, tė padukshme. Vetėtimthi mendova, se buzėt e thara duhet t'ia njomja me buzėt e mia dhe supet e ftohur duhet t'ia ngrohja me frymėn time. Rasti mė kishte sjellur pranė njė lumturi tė dėshiruar aq shumė pėr njė beqar si unė. Pasioni, qė mė kishte rrėmbyer, mė turbulloi gjithė trurin dhe mė pushtoi ideja therėse pėr ta zotėruar patjetėr kėtė femėr. Mendova, se sė pari duhej ta qetėsoja e ta bindja se jeta i kishte kėto gjėra...
Por ajo, sikur tė ishte duke vrojtuar tabelat brėnda trurit tim, m'i preu mendimet pėrgjysmė:
-Tė lutem, -tha duke u dridhur nga tė ftohtit.- ngjau si ngjau, dil pak jashtė sa tė vishem!
Pėrse duhej tė dilja jashtė patjetėr, si ndonjė qen i pėrzėnė prej saj? S'ishte aspak e drejtė. Mė kishte rėnė pa pritur e pa kujtuar njė fat i madh nga qielli dhe unė tė dilja jashtė si fajtor! Jo, jo, unė s'isha ndonjė ushtar i thjeshtė, qė duhej t'i bindesha me doemos urdhėrit suprem tė saj. Po njė goxha oficer artilerie me akademi ushtarake tė plotė. Pra, nė kėtė rast eprori qė dikton urdhėrat isha unė, jo ajo. Ndryshe do tė ndjehesha mjaft i fyer nė sedėr. Ishte njė shans i rrallė ky qė mė kishte rėnė mua nė pjesė. Edhe ajo vet s'duhej tė mė vinte faj, por t'i nėnshtrohej kėtij rasti, pėr tė cilin s'kishte pse ta vriste ndėrgjegjja, sepse nuk e kishte kėrkuar vet. Nė kuptimin e qartė tė fenomenit konkret, ishim thjesht dy njerėz qė rastėsia e deshi t'i ngrohnim zemrėn njėri-tjetrit e tė zinim miqėsi. Fundja, ē'janė lidhjet midis ēifteve?... Rastėsi. Njohje nė vende nga mė tė ndryshmet, ku s'mund tė pėrjashtohej edhe hoteli. Ne tė dy, vetėm pėr vetėm nė kėtė dhomė, mund t'i kursenim njėri-tjetrit kohėn e gjatė tė ecejakeve pėr tė arritur te ēasti aq i zakonshėm pėr tė gjithė tė dashuruarit. Pra, ē'kuptim kishin fjalėt e rrėmbyera tė saj "Dil jashtė shpejt!" Sė pari, ne duhet tė njiheshim...
-Kaluam njė natė tė tėrė bashkė pa u shpejtuar, pse tani duhet tė nxitohemi kaq shumė? -i thashė qetėsisht e me njė zė, qė nga emocioni m'u duk si u huaj.
Ajo e shkrehu predhėn e syve tė saj e mė goditi me njė vėshtrim tepėr tė ftohtė.
-Nėse je njeri qė ke jetuar me motėr e me nėnė, mos e zgjat mė tej, po mė ler tė vishem!- tha me njė frymėmarrje gulēuese, tashmė krejt e zverdhur nė fytyrė.
Por unė, duke u nisur nga mendimi, se nazet e kundėrshtitė janė pjesė e natyrės femėrore, buzėqesha me qejf tė madh. Dhe tek vėshtroja, sesi dridheshin supet e saj tė bardhė e tė mbushur me materie femėrore, ndjeva njė trazim mashkullor sfilitės e mė pushtoi njė dėshirė e marrė, qė mezi po e pėrmbaja. Sido qė kish folur ajo nga pozicioni i njė femre, unė nuk mund ta lėshoja aq shpejt pozocionin tim prej mashkulli, qė tė mė quante budalla njė ditė. Ky mendim dhe tundimi i tmerrshėm qė mė shkaktonte kurmi i saj i butė i mbėshtjellur me ēarēaf, mė nxitėn qė tė ngul kėmbė deri nė fund. Dhe atė ēast m'u tendosėn mė keq tė gjitha shqisat. Aq sa fillova tė ndjej drithėrima nė ēdo milimetėr katror tė trupit. Mė ēakėrdisi ideja, se duhej tė pėrfitoja patjetėr nga ky rast, pėr ta bėrė timen. Duhej me ēdo kusht t'i shihja ato supet e bardhė dhe krahėt e saj tė hollė duke u pėrpėlitur nėn krahėt e mi. Kėshtu mė thoshte instikti im prej mashkulli. Kurrė ndonjėherė nuk i kisha rėnė nė qafė me kaq vendosmėri njė femre. Por ky rast bėnte pėrjashtim nga vet terreni i jashtėzakoshėm ku gjendeshim. Pėrfytyrova se si kjo femėr e akullt nė dukje, mund tė zbutej si manare e tė bėhej krejt e zjarrtė nė atė shtrat tė ftohtė. Si tė gjitha gratė, qė kanė njė kufi morali me disa piramida ndaluese tė vendosura nė tru qysh nė fėmijėri, edhe kjo, tej kėtij kufiri tė diktuar, duhej tė shfaqte instiktin e vet biologjik me ngacmimet e natyrshme tė seksit tė kundėrt. Po tė isha taktikisht i zoti, unė mund t'i shmangia tė gjitha pengesat e ta kaloja atė kufi nė mėnyrė paqėsore.
Mesa dukej, ajo, me intuitėn e saj tė habitshme, e kuptoi pėrsėri ē'mendoja unė atė ēast. Sepse rrudhi vetullat, sikur deshi tė largonte sa mė parė nga vetja dikė, qė s'po e duronte dot t’i binte nė qafė mė tej.
-Tė lutem kuptomė, dil, mos u vono mė tepėr! - pasi i tha kėto fjalė, sytė e saj mė vėshtruan egėr, nė mėnyrė urdhėruese dhe me padurim tė dukshėm.
Vėshtrimi i saj ishte si njė vetėtimė qė mė futi shkarkesėn e zjarrtė nė tė gjitha indet. Por unė s'doja ta bėja veten tė mundur e tė pranoja njė humbje tė padenjė. "Qėndro nė pozicion luftimi, mos u thyej nga refuzimet e zakonshme tė femrės, binde!", mė diktonte zėri im i brėndshėm.
-Mos u ngut! -i thashė. -Para sė gjithash jemi njerėz dhe mund tė kuptohemi...
Ajo mė pa me tmerr. Fytyra e saj u bė e tejshkuar, e ashpėr, bojėhiri. Por me njė bukuri delikate tė rrallė. Kėto nuanca tė portretit pata filluar t'i dalloj qysh nė shkollėn e mesme, kur bėnim analizat e personazheve nė lėndėn e letėrsisė dhe prej asaj kohe njerėzit i vrojtoja me kėtė sy tė kujdesshėm.
-S'kemi ē'tė kuptohemi mė tej, po dil tani pa e zgjatur! -tha me zė tė mprehtė e urdhėrues, sikur tė komandonte njė togė ushtarėsh.
Kjo mėnyrė komunikimi e saj, nė ato avantazhe strategjike qė zotėroja unė aty, nuk mė pėlqeu aspak. I goditur gjer nė palcė nga rrufeja verbuese e atyre syve urdhėrues, desha t’i hidhem, siē hidhet njė tigėr mbi gjahun e vet. Por pėrsėri mendova, se duhej me durim e urtėsi tė gėrmoja akoma nė transhenė e hapur deri tani. Nė mėnyrė qė pas asaj pamjeje kėrcėnuese tė zbuloja pasionet e fuqishme, pas atyre buzėve tė ngushta e tė shtrėnguara, tė ēliroja puthjet e saj tė zjarrta. Ide kjo, qė ishte ngulur nė trurin tim si dhėmbėt e njė pėrbindėshi. Dhe pas pak mėrmėrita:
-Kuptomė, moj vajzė e mirė, rrethana e veēantė ku ndodhemi, kėrkon t'i flasim njeri-tjetrit jo me urdhra, po me zėmėr...
Ajo rrudhi vetullat me padurim, prej bezdisė qė i shkaktonin jo vetėm fjalėt, po edhe sytė e mi, tė cilėt po e rrėmonin thellė. Dhe m'i preu fjalėt nė mes, duke i dhėnė kokės pėrpjetė si njė mėz i harbuar. Lėvizje kjo, me tė cilėn sikur deshi ta flakte tej me pėrbuzje kėtė bisedė qė po zgjatej.
-Tė lutem, mos hap kot muhabete tė tilla, se unė mezi po tė duroj!...
Pėr disa sekonda me rradhė ne vėshtruam njėri-tjetrin. Ajo nė mėnyrėn e qingjit tė mbledhur kruspull, unė nė formėn e ujkut qimepėrpjetė, qė ėshtė gati pėr t'u vėrsulur. Ato qė bluaja nė kokė atė ēast mund tė pėrligjeshin, po tė kihet parasysh, se isha njė njeri qė po mė kalonin ditėt nėpėr inspektime ushtarake, i ndarė prej botės femėrore nė pjesėn mė tė madhe tė kohės dhe me ndjenja tė ndrydhura nga disiplina e detyrės. Ja, ku pa pritur e pa kuptuar njė grua mahnitėse vjen e futet nė "vendstrehimin" tim prej artilieri tė stazhionuar nga pritja e gjatė. Pikėrisht, nga njė periudhė e tillė boshe, plot mėrzi dhe vetmi, qė shtrihej para kėsaj ngjarjeje tė madhe tė zemrės, matet edhe forca e jashtėzakonshme e dėshirės qė mė kish kapluar ato ēaste. Ajo kundėrshtonte, por ku dihej, pikėrisht pasiguria mė bėnte mė ngulmues pėr tė thyer rezistencėn e saj. Dhe prapėseprapė, nė kėtė rezistencė kish njė bukuri qė mė tėrhiqte dhe ma ndizte gjakun ca mė keq. I pushtuar nga marrėzia e qėllimit tim, ende po ngulmoja, ende s'doja ta bėja veten tė mundur.
-Nuk e kuptoj, pse kundėrshtoni kaq shumė pėr tė biseduar! Mos vallė nuk keni besim tek unė? Nuk jam aspak njeri i pabesė siē kujtoni...
Dėgjova pėr herė tė parė psherėtimėn e saj tė thellė, tė dridhshme, tė ankthshme.
-Po ke besė e nder, tė lutem shumė tregoje tani menjėherė, se mua po mė pushon zemra! -ma ktheu me njė padurim tė prerė, duke i lėshuar kėto fjalė si thikė therėse, madje edhe vėshtrimin e pati depėrtues si njė teh tė hirtė ēeliku.
Zėri i saj tingėlloi shumė i qartė, kundėrshtues, lutės, mėshirues njėherėsh. Nuk vura re asnjėherė te fytyra dhe te fjalėt e saj mėdyshjen, apo lėkundjen mė tė vogėl, qė tė mund tė shpresoja diēka mė tej. Mė nė fund ndjeva plotėsisht kundėrshtimin e hekurt tė kėsaj femre mizore. Ajo po shprehte njė vendosmėri demoniake pėr tė mė refuzuar me ēdo mėnyrė. Tani u duk aēik, s'kisha mė asnjė shpresė, se mund tė pranonte ndonjė veprim kundėr vullnetit tė saj, pa njė reagim tė vrazhdėt, alarmant e me pasoja pėr mua. Dhe kjo mė trishtoi pa masė. Mbeta i ngrirė njė copė herė dhe pata njė dyluftim tė ashpėr me vetveten. Dyluftimi midis instinktit dhe arsyes vazhdoi disa sekonda. Zemra ma qėllonte gjoksin me njė batare aq tė fortė, sa mė dukej sikur binin predha artilerie diku thellė nė moēalishtet e Nartės. Pikėrisht nė atė ēast, s'di se si mė erdhi ndėrmend ajo thėnia qė diku kisha lexuar "Mos e fal kurrė puthjen pa dashuri!" Kėto fjalė dhe vajza e lebetitur qė kisha pėrballė, mė bėnė tė mendoj, se kėtu, me njė femėr tė panjohur, duke shfrytėzuar me imponim rastėsinė e keqe qė iu krijua asaj, duke pėrfituar nga terreni i mbyllur ku ajo s'kishte nga t'ia mbante, mu duk jo vetėm me vlerė thėnia e mėsipėrme, po edhe sjellje e ulėt e paburrėri tė veproja kundėr dėshirės sė saj. Pra, m'u duk budallallėk i madh e poshtėrsi tė veproja mė tej, pėr t'i hapur udhė dėshirės sė ēmendur me kėmbėngulje shtazarake. Vura dorėn mbi zemrėn time tė butė qė filloi tė qetėsohej ngadalė dhe e vėshtrova vajzėn me njė ndjenjė faji, ndonėse s'kisha kryer asnjė veprim tė natyrės sė dhunuesit. Mendova, se po tė kishte qenė ndonjė horr kėtu nė vendin tim, nuk do ta kishte falur kurrsesi, por sa tė thuash tre, do t'ia kishte mbyllur atė gojė tė bukur me ēarēafin qė mbante shtrėnguar rreth qafės. Mirėpo unė e njihja mirė veten time, qė nė thelb nuk isha aq agresiv, sa ēdo tė kisha dėshiruar pak mė parė. Dhe kur njeriu i humbet tė tėra shpresat, atėherė nis lufta pėr dinjitet.
-Kthehu nė anėn tjetėr, tė vishem unė i pari e tė dal! -i thashė dhe u orvata ta siguroj: -Qetėsohu! Unė s'jam njeri i lig, nga ata qė tė shkon mendja ty.
Ajo ktheu kokėn nga muri nė ēast dhe unė vura re si pėrgjonte me dyshim e tmerr hapat e mi, qė silleshin rreth krevatit gjatė kohės kur mora teshat nga karrigia e fillova tė vishem. Dyshemeja prej dėrrasash dridhej nėn kėmbėt e mia. Por edhe ajo dridhej, sikur tė ndodhej duke notuar nė njė pellg me ujė tė akullt. Mė sė fundi u bėra gati. Vėshtrova orėn. Ishte gjashtė pa pak. E ndjeja veten tė tulatur si njė kalė i rrahur dhe m'u deshėn disa minuta, derisa munda tė luaja njėrėn kėmbė drejt derės. Megjithatė, tani logjika mė punonte mirė dhe para se tė dilja e sigurova edhe njė herė:
-Mund tė qėndroni krejt e qetė derisa tė gdhihet plotėsisht, se unė po zbres poshtė nė restorant tė ha mėngjesin e s'kam pėr t'u kthyer mė kėtu. Ju lutem mos mendoni keq pėr mua! - e thashė frazėn e fundit, duke menduar, se pavarėsisht ē'kisha bluar pėrbrėnda blindazhit tim prej burri, jashtė nuk kisha shpallur hapur ndonjė ultimatum sulmimi. Dhe as e kisha treguar hapur pasionin tim tė rrėmbyer, qė tė mė vinte turp prej saj e tė mė vriste ndėrgjegja. Tė gjitha fjalėt i kisha lėshuar tė matura e qė mund tė merreshin edhe thjesht si dėshirė pėr komunikim midis njerėzish tė panjohur. Nė fund tė fundit, njė burrė dhe njė grua, qė veēse qėndrojnė tė shtrirė nė dy krevatė tė ndryshėm, janė njėsoj si nė dy varre tė ndryshėm.
Vetėm atėherė ajo doli nga gjendja e shtangėt, psherėtiu thellė, mė hodhi ca sy tė tjerė dhe u mundua tė buzėqeshte nė njė mėnyrė qė tregonte mirėnjohje.
E pėrshėndeta ushtarakisht dhe dola. Zbrita shkallėt me njė lėmsh tė madh, qė mė kishte krijuar nė kokė ajo ngjarje e ēuditshme dhe hyra nė restorantin qė ishte nėnvete.
Kisha porositur ushqim dhe isha duke ngrėnė, kur vura re, se ajo vajzė e panjohur dhe e veshur bukur po mė kėrkonte me sy. Pasi dalloi fytyrėn time zeshkane me vetulla tepėr tė zeza, erdhi drejt e te tryeza...
3

-Agron, po mė dėgjon? -i tha Zamira tė fejuarit, duke vėnė re, se sytė e tij vėshtronin pėrdhe te valėzimet e pllakave tė postės.
-Po, po, vazhdo! -u gjegj ai duke kapėrdirė pėshtymėn me trishtim.
-...Isha ngopur me gjumė dhe gjendesha nė njė dremitje tė sipėrfaqshme, kur ndjeva njė dritė tė fuqishme qė mė goditi qepallat. M'u bė sikur papritur doli dielli dhe atėherė u zgjova plotėsisht. Drita vinte nga prapa shpinės sime dhe u ktheva nė ēast. Por oh, mė ngriu zemra menjėherė e m'u ftoh gjithė trupi, kur pashė njė burrė tė shtrirė nė krevatin pėrballė qė m'i kishte ngulur sytė...
-Hm... - ia bėri Agroni duke e kundruar tė fejuarėn me sy zhbirues tė zgurdulluar. Mbi buzė, i dallohej njė dridhje nervoze qė e pėrmbante me vėshtirėsi.
-Si e pashė qė ēelėsi ndodhej aty ku e kisha lėnė, ndjeva morrnicat e tmerrit, qė mė shkaktoi e fshehta e hyrjes sė tij nė dhomėn e mbyllur dhe mė pushtoi ajo llahtara e zakonshme, qė ndjejnė tė gjitha vajzat kur gjenden papritur pėrballė rrezikut tė turpėrimit. Desha tė ulėrij pėr t'i shpėtuar asaj tė keqje. Por e pėrmblodha veten, sepse kjo do tė mė damkoste nė tė gjithė qytetin. Njė gjė mė habiti pa masė. Teshat e tij tė vendosura tė gjitha mbi shpinėn e karriges tregonin, se kisha fjetur gjithė natėn me atė burrė tė panjohur. Dhe nuk po kuptoja, si tė isha pėrsėri e paprekur?...
Agroni turfulloi nė mėnyrė shpėrthyese dhe rrahu thembrėn pėrtokė.
-Bah, kėtė s'e beson as njeriu mė idiot nė botė! - shfryu duke kėqyrur tė fejuarėn gjithė dyshim.
Ajo e kundroi me dashuri dhe hodhi sytė njė grimė nga unazat e florinjta tė gishtave.
-Po tė ishte ndryshe, nuk do tė ta tregoja, mor Goni. Ti nuk beson qė ka edhe meshkuj tė ndershėm?...
-Mira, ja ku po tė them dhe dije mirė, ky mė duket muhabeti mė i kotė qė mund tė bėsh pėr tė mė mbushur mėndjen, se paske fjetur gjithė natėn nė njė dhomė me ujkun dhe ai s’tė paska zgjatur as thoin!... -turfulloi ai duke nxjerrė gjuhėn me pezm e disi i zverdhur nė fytyrė.
Sytė e Zamirės u lėngėzuan pakėz. Ajo uli kokėn dhe vėshtroi kėmbėt e njerėzve tė shumtė te sporteli, qė dukeshin sikur peshonin rėndė mbi pllakat e bardha tė mermerit.
-E shoh qė ėshtė e kot tė tė them, se as fryma e tij nuk mė ka prekur. Po ai s'ishte nga ata njerėz, more Goni, Ishte mė i turpshėm se unė...
-Mira! -thirri ai me njė tension tė dukshėm mes zallahisė sė zėrave tė shumtė. -Mė mirė tė mos ma kishe treguar fare kėtė mesele tė dhier, se mė gėrrice nervat pėr dreq!
-Po unė dua tė jem krejt e sinqertė me ty, mor zoti Agron... Nė qoftė se ti mban rezerva nga jeta jote, kjo ka tė bėj me ty, jo me mua... Po tė lutem dėgjomė deri nė fund, pastaj daē beso, daē mos beso! -tha ajo me njė zė tė prajshėm duke iu mbushur fytyra me gjak.
-Vazhdo! -shfryu ai sėrish me ton tė rėndė dhe lėvizi kokėn anash.
Zamira hetoi sytė e tij tė rrėzuar pėrdhe, harkun e vetullės qė i dridhej sikur do t'i kėputej, ca bulėza djerse mbi ballė dhe u pėrtyp njė grimė. Mandej gjeti kurajė tek e vėrteta e saj dhe vijoi:
-Edhe unė s'do tė ēuditesha aspak, sikur ai tė mė sulej egėrsisht dhe tė them tė vėrtetėn atė ēast u pėrgatita t'i hidhem pėrsysh me thonj e me tė pėshtyra surratit... Por ai ishte njeri i mrekullueshėm. Doli nga dhoma duke kėrkuar falje pėr ngatėrresėn qė kishte ndodhur. Nė fillim m'u duk e pabesueshme qė pėrfundoi gjithēka kaq thjeshtė. U desh tė kalonin disa minuta, gjersa tė merrja veten e tė gjykoja mė drejt pėr atė person. Ndaj pak mė pas ndjeva shumė respekt pėr tė dhe shkova e gjeta nė restorant, tek po hante mėngjesin i vetėm. Do tė qe e tepėrt tė prisja tė mė ftonte dhe i kėrkova leje tė ulem. Burri hijerėndė qė po shihja tani, mė tregoi karrigen pėrballė dhe vazhdoi tė pėrtypej ngadalė, duke pritur t'i flas pėr ēka mė kishte shkrepur nė kokė.
“Mund t'ju them diēka?” -ia nisa unė me druajtje.
Ai buzėqeshi pakėz dhe u pėrgjigj :
“Mund tė mė thoni gjithēka! “
“Sjellja juaj mė ka bėrė tė kem njė detyrim tė madh shpirtėror. Dhe jam e mendimit, se mirėnjohjen time s'mund ta shpreh, veēse duke ju pyetur nėse pranoni t'ju quaj vėlla? “
Ai qeshi me gjithė shpirt dhe mė vėshtroi me respekt.
“Kam tri motra, -tha -po meqė nga ē'kuptova, jeni vajzė e ndershme, mund tė pranoj tė bėhem edhe me njė tė katėrt”.
E falėnderova dhe, siē ndodh zakonisht, shkėmbyem pyetjet e shkurtėra tė njohjes, Quhej Fisnik Ibro. Banonte nė Tiranė nė lagjen “Ali Demi”. Mė foli, se kishte ndėrmend tė fejohej sė shpejti dhe unė i kėrkova adresėn e familjes. Nuk mė la tė paguaj mėngjesin qė hėngra me tė dhe mė pėrcolli te autobuzi si vėllai motrėn. Vjet mė ftoi nė dasmė. Po nuk pata mundėsi tė shkėputem nga shkolla ato ditė dhe i dėrgova telegram urimi, duke i shkruar nė fund “motra Zamira”. Mė vonė shkėmbyem kartolina pėr Vitin e Ri. Dhe meqė nuk shkova dot nė dasmėn e tij, mendoj se kam njė arsye tė pastėr ta ftoj nė dasmėn time. Tani ti, Goni, besoj je dakort t'i bėjmė edhe atij njė telegram?...
Ai vėshtroi njė ēast dorėn e saj qė tundte lehtė listėn e ftesave pėr t'u freskuar. Mandej sytė e bukur qė shprehnin njė lutje tė sinqertė. Nga fjalėt e fundit tė saj sikur ndjehej paksa mė i qetė, por jo krejt i qetėsuar.
-Pėr dasmėn tėnde vendos ti vet... -tha me njė zė tė vrarė dhe pyeti: - Po ta ftosh atė do tė jesh e kėnaqur?
-Po nuk deshe ti, nuk e ftoj. Unė s'dua tė bej diēka qė nuk tė pėlqen edhe ty.
-Ti e dėshiron vėrtet ardhjen e tij? -ai e hetoi nė sy.
-Mė duket gjėja mė e mirė qė mund tė bėj pėr tė e pėr gruan e tij. Mirėnjohja mė e bukur pėr ndershmėrinė e tij.
-Bėj si tė duash. - tha ai me zė tė lehtė.
Zamira i shtrėngoi dorėn ėmbėlsisht.
-Pas kėsaj qė tė tregova, s'ka pėr tė ndryshuar asgjė midis nesh? Ti do mė duash prapė siē mė ke dashur?
-Ti e di, Mira, qė unė tė dua shumė, se tė kam njohur thellė kush je dhe si je. Po se si bėhem kur dėgjoj gjėra tė tilla, qoftė edhe nga goja jote. Mua s'mė vjen mirė kur tė tjerėt kanė tė bėjnė me ty, qoftė edhe fare pak. Qoftė edhe kur mendojnė pėr ty, apo kur janė tė panjohur rrugės e tė shohin me sy nepsqarė. Mua s'mė vjen aspak mirė. Dua tė jesh e gjitha e imja, kupton?...Nė ēdo gjė e tėra imja...
Zamira mbėshteti kokėn nė supin e tij, si pėr t'ia plotėsuar atė pėrkatėsi, pėr tė cilėn ai kishte aq

shumė nevojė.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA