Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Ndarja

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim


-Ti je kurvė, kurvė e paliēensuar! -shpėrtheu Tori eksplozivin e vet.
-Ndėrsa ti je psikopat me liēencė, qė the tė parėn, fjalėn e fundit, -ia pėrplasi Frida me acarim nga poltroni pėrballė. -Dhe mua, s'mė mbetet tjetėr, veēse tė bėj tė parin, veprimin e fundit...
-Tė shkosh me mashkull tjetėr ?...
-Jo, fytyrėn time ta shkėput pėrfundimisht nga ajo fytyra jote pa shpresė pėrmirėsimi.
-Nėse do tė ndahesh, tė ndaj unė i pari !
-Nuk e thashė aq shkoqur, sa tė prish familjen, por tė paktėn tė ndaj dyshekun me ty.
-E qartė, tė pėlqen dysheku i ndonjė tjetri!... - reagoi Tori me cinizėm.
-Po tė mė pėlqente, kisha shkuar, se ėshtė sakrificė e madhe tė shtrihesh nė njė dyshek me ty...
-Do tė thuash, nuk ta bėj qejfin sa duhet ?...
-S'dua tė them, qė je nė fazėn e avancuar tė impotencės, po se nuk durohesh si njeri.
-Qartė, kėrkon ndonjė dem rrace.
-Ka plot tė tillė, po unė tashmė jam nėnė dhe nuk kam aq uri seksuale, sa tė marr rrugėn e lėnies sė djalit pa baba…
-Ke shkuar me tjetėr, jam i sigurt!
-Ku i ke provat, more shpifės ordiner? - i shfryu Frida me pėrbuzje.
-I kam…
-Tregoi t'i dėgjoj!
-Do t'i dėgjosh nė gjyq. Do tė tė ndaj unė dhe djalin e mbaj vet ! Do tė tė ndaj dhe bile sa mė shpejt. Ja, qysh sot do shkoj tė bėj kėrkesėn pėr divorc! -shpėrtheu Tori eksplozivin e fundit dhe la prapa vetėm tym e pluhur.
* * *
Kėtė dialog e tregoi Frida, pasi ishte ndarė pėrfundimisht prej tij, pa kurrfarė provash pėr tradhėti bashkėshortore. Divorci ishte pranuar nga gjykata vetėm me ngulmin e Torit, pėr mospėrputhje karakteresh dhe dizarmoni familjare tė pashpresė.
Pjesėn tjetėr e dėgjova me veshėt e mi pas shtatė muajsh. Ishim duke pirė kafen te shtėpia e babait tė saj, Alqit, inxhinier ndėrtimi, njėherėsh edhe miku im. Mamaja e Fridės hyri sėrish nė dhomėn e pritjes dhe tha me fytyrė krejt tė zverdhur:
-Ka ardhur ai Tori, kėrkon tė shohė djalin...
Alqi u trondit papritmas dhe e vėrejti ngultas. Por duke dashur tė zbusė shqetėsimin e saj, u shpreh butėsisht:
-Ndonėse gjykata ia la djalin sime bije, unė nuk jam aq pa shpirt sa tė pengoj takimin e tij me fėmijėn...
-Ka thėnė atje, nuk dua asgjė vetėm ndarjen, djalė bėj tjetėr, se do martohem me njė pėrsėmbari... -ia priti mamaja e Fridės gjithnjė e tendosur. -Ē'kėrkon ai tani?
-Kėrkon trutė qė i kishte mangėt atėherė! -tha Alqi sėrish me pamje tė shtruar, por kuptohej qė pėrbrėnda kishte tallaz. -Do ta lėmė ta shohė tė birin, nuk e kemi zemrėn gur!
Mamaja e Fridės u prish sėrish nė fytyrė.
-Atė surratdreq nuk e fut mė nė shtėpi unė, sikur tė bėhet kiameti. Se ia kam bėrė respektet aq sa nuk i kishte merituar !...
-E, moj, e, - u orvat ta qetėsojė Alqi. - Sidoqoftė, ai s'ėshtė i vetmi, ka edhe tė tjerė qė pėshtyjnė dhe kthehen e lėpijnė...
-Mirė, mirė, po nė ē'vend do ta lėmė ta takojė ? - tha mamaja e Fridės me dridhje duarsh.
Alqi u mendua njė grimė me vėshtrimin rrėshqitės nėpėr dhomė.
-Ndofta nė oborr...
-Po sikur ta rrėmbejė e t'ia mbathė, tani qė djali e ka tė ėmėn nė punė? Se njė qėllim e ka ai qė vjen pas kaq muajsh…
Alqi u mendua sėrish. Dhe befas, sikur tė kishte gjetur zgjidhjen e enigmės, m'i ngjiti sytė mua:
-Shkojmė bashkė te klubi kėtu pranė? Zėmė njė tryezė te dalja. Nė mėnyrė qė ai tė mos ketė mundėsi pėr veprim tė paramenduar dhe e lėmė me djalin nė thellėsi tė lokalit.
Ashtu bėmė. Morėm Orionin pesėvjeēar pėr dore dhe pasi takuam tė atin jashtė derės me njė pėrshėndetje modeste, u nisėm pėr te lokali. Djali kolopuē kishte marrė nga i ati vetėm sytė dhe ballin, tė tjerat ishin nga vlerat e spikatura tė Fridės. Kurse Tori "plangprishės" ishte njė nėpunės i zakonshėm rreth tė tridhjetave. Disi i pakėt nga trupi dhe fytyrėmprehtė. Dukej tip nervoz dhe i papėrqėndruar. Qysh nė hapat e parė, nuk duroi dhe iu ngjit djalit me tė puthura tė pėrmalluara. Pas kėsaj, nė fytyrėn e tij mė zunė sytė dy rrėke lotėsh, qė iu shfaqėn befas si dėshmi e vuajtjes sė vetj dhe ai i fshiu nė ēast. Zumė vendet nė lokal. Teksa Alqi kishte qėndruar pothuajse me shpinė, unė u ula pėrballė Torit dhe djalit. Ndjeja ngasjen, qė mė shtynte pareshtur tė shuaja kėrshėrinė time, duke vėrejtur lėvizjet dhe shprehitė e fytyrave tė tyre.
Ndėrkohė qė djali kishte qėndruar paksa i huaj, duke e vėrejtur tė atin me kureshtje, Tori porositi kamerierin pėr kafe dhe ēokollatė. Herė pas here ai i fėrkonte tė birit kokėn, e shtrėngonte pas vetes dhe e puthte ku tė mundte si i limaksur. Djali vazhdonte tė qėndronte para tij, pothuajse i ngrirė dhe shpesh kthente kryet nga ne. Ēokollatėn e mori por nuk e hapi. Sakaq i ati i fliste pareshtur, duke u pėrkulur para tij me njė buzagaz tė ngrirė nė fytyrė. I puthte me pėrgjėrim flokėt, dorėn, gishtat. Por djali nė tė shumtėn e kohės ulte kryet dhe i pavėmendshėm ndaj tij, bėnte vizime me gisht mbi tryezėn prej duralumini.
Duke kundruar kėtė skenė tė pėrsėritur gjatė, kaluan pothuajse dy orė. Djali i mėrzitur e i lodhur nga breshėria e fjalėve tė derdhura mbi tė, mė nė fund u shkėput prej tė atit pa kurrfarė emocionesh tė jashtme. Ai erdhi te tryeza jonė dhe pas gjithė asaj ftohtėsie qė kishte mbajtur nė fytyrė me tė atin, i buzėqeshi gjysh Alqit e iu hodh nė qafė.
Pas pak u afrua te tryeza jonė edhe Tori. Kishte shenjat e njė vuajtjeje tė thellė, qė binte nė sy edhe te cepat e buzėve tė zbardhura, nga lodhja maksimale e kordave zanore.
-Mė qėndroi shumė ftohtė, - tha i pezmatuar pa u ulur nė karrige, - si duket i keni folur keq pėr mua!...
Alqi e vėrejti me sy shigjetues dhe e ftoi tė ulet, pėr ta sqaruar me ton tė ulėt. Tori u ul bindshėm. Pėrdridhte gishtat nė gjendje tė pavetėdijshme, duke mbajtur kryet pothuajse ulur. Sakaq, krejt papritmas Alqi iu drejtua Orionit tė vogėl:
- Ori, puthe babin, hė tė lutem!
Vogėlushi vėshtroi njė grimė herė tė atin, pastaj gjyshin dhe bėri njė spostim tė trupit prapa.
-Jo. -tha dhe njėherėsh me doēkėn e vogėl tundi gishtin tregues.
-Pse? -shprehu habi gjyshi duke e kundruar fėmijėn me vėrejtje.
-Nuk e kam xhan… Ai na la pėr fare mua dhe mamin tim…
Tori, qė deri atė ēast priste me sytė kureshtar, uli kryet mbi gjoks. Ajo logjikė mosfalėse, e shprehur aq thjeshtė nga goja e fėmijės sė tij, e goditi mė rėndė se shpulla e njė tė rrituri.
Atėherė, Alqi pastroi fytin lehtas dhe me njė vėshtrim sarkastik iu kthye Torit, duke e vėrejtur ngultas:
-Ta kesh tė qartė, pra, se emri yt nuk ėshtė pėrmendur fare nė shtėpinė time, qysh kur ti braktise famijėn dhe preve brutalisht tė gjitha fijet lidhėse me ne. - tha krejt i qetė nė dukje.
-Kam qenė i detyruar nga keqėsimi i marrėdhėnieve bashkėshortore! -u shpreh i brengosur Tori.
-Ato janė zgjedhjet dhe zgjidhjet e tua. - ia preu shkurt Alqi.
Tori u pėrtyp thatė dhe u mbush me frymė. Dukej sikur diēka tė rėndėsishme donte tė nxirrte nga thellėsitė e brendshme tė tij, por nguronte. Pas pak murmuriti nėpėr dhėmbė:
-Sidoqoftė, kam ndjerė se deridiku jam nxituar...
Alqit i rrėshqiti njė nėnqeshje e lehtė qesėndisėse.
-Ajo dramė luhet vetėm njė herė dhe ėshtė mbyllur pėrfundimisht nga vetė aktorėt. -ia priti me shprehje kategorike. -Ne, tė tjerėt, jemi vetėm spektatorė. S'kemi asnjė tė drejtė dhe as nuk na ka hije tė dalim nė skenė pėr tė bėrė karagjozllėqe palaēosh pas kaq kohėsh. Si ndėrtues, unė sapo pashė murin e lartė qė ke ngritur me zell tė madh, tė cilin djali yt nuk e kapėrcen dot, por as ti vetė. Mund tė vish ta shohėsh djalin edhe herė tė tjera, po qe se dėshiron. Derisa ai tė jetė nė gjendje tė gjykojė vetė pėr t'u takuar me ty. Lamtumirė!...
Alqi brofi i pari, mori djalin pėrdore dhe ne dolėm nga klubi. Nga kėrcimet lodėrtare gjithė gaz, kuptohej qartė, se Orioni i vogėl ndjehej tashmė mes nesh krejt i lehtėsuar.
Pasi u largova nga shtėpia e mikut tim, kalova padashur pėrskaj lokalit. Tori vazhdonte tė ishte aty, i ulur te tryeza ku e kishim lėnė dhe kishte porositur alkool. Ndoshta te gota e vogėl kishte gjetur mikeshėn e madhe tė ngushėllimit tė vetvetes.
Nė ecje e sipėr, nga njė shoqėrim idesh tė ēastit, m'u kujtua befas vargu i kėngės popullore "Kur pata njė lule tė bukur, thashė se do ta kem pėrherė…"

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA