Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Armiq tė dashuruar

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

 

O zot, o zot, sa i bukur ėshtė ky djalė! thoshte Emineja me vete, teksa ndėrronte njėrėn pas tjetrės pecetat e lagura mbi shpinėn e tij tė shpuar tejpėrtej nga plumbi. Djalė kaq i pashėm nuk gjendet nė nahijen tonė. O zot, sikur tė kisha fat njė burrė si ky…
Djaloshi i plagosur rėndė kishte njė fytyrė tė butė, gati vajzėrore, me njė mjekėr tė lehtė tė zezė pis, tė prushėritur pėrfund faqeve. Kishte sy tė mėdhenj qė i mbante gjithė kohėn mbyllur nga jermi i zjarrmisė ku ndodhej dhe flokė drudha-drudha, me njė shkėlqim tė ēuditshėm si tė korbit. Emineja kishte dėgjuar nga shoqet, se shqiptarėt e anės tjetėr ishin shumė tė bukur. Dhe ja, njėrin prej tyre po e shihte me sy lakmitarė, tė shtrirė tani nė bodrumin e shtėpisė, ku e kishte sjellė pa pyetur njeri… E kishte gjetur pėrmbys atė muzg mbrėmjeje nė fundin e arės sė misrit, teksa ajo ishte duke mbledhur lopėt. I plagosuri kishte mbetur aty fill pas luftimit qė ishte bėrė midis disa partizanėve shqiptarė, qė donin tė depėrtonin nė fshatin e tyre buzė kufirit dhe nacionalistėve kosovarė, qė pėrpiqeshin tė pengonin hyrjen e komunistėve nė ato anė. Djaloshi i pėrgjakur mbante dy vrimat e plumbit me majat e gishtave, qė tė mos i zbrazej i gjithė gjaku nga trupi. Ai merrte frymė me zor dhe rėnkonte sikur po jepte shpirt. Eminesė i erdhi aq keq, sa iu duk sikur po i kėputej zemra pėrbrenda kraharorit. E ndihmoi tė ngrihej, derisa e shtriu pėrmbys mbi kurrizin e lopės. Dhe te shtėpia, bashkė me nėnėn e saj e futėn nė bodrum.
-Ku, ku, moj loēka eme, ēa ke me ndigjue prej Xhelės, qė e prune ke shpia kėtė burrė tė huej! - i tha nana Rabie, me merak tė madh pėr sherrin e pritshėm tė babait, ndonėse ai e kishte vajzė tė vetme dhe e donte si sytė.
-A thue, s’kena me ia mbush mendjen, se ishte gjynah nga zoti me e lanė tė vdiste nė fund tė arės sonė, kur ishte ende gjallė!…
-Vallahi, nuk di ēka me thanė, po Xhela ka me u tėrbue pėr kėtė komunist, qė ia kena fut nė shpi!…
Ndėrsa nanė Rabia shkoi tė bėnte gati ndonjė ushqim tė lehtė pėr tė plagosurin, Eminesė i ra ndėrmend, se sot kishte mbushur plot njėzet vjeē. Dhe askush nė shtėpi nuk ishte kujtuar pėr tė festuar ditėlindjen e saj. Njerėzit e kishin mendjen vetėm te lufta.
Djaloshi i plagosur rėnkoi njė ēast dhe Emineja i lagu buzėt ngjyrė qershie me ujin e bardhakut tė mbushur nga shtamba e ftohtė. Ai kishte temperaturė tė lartė, digjej prush, aq sa e kishin zėnė dridhmat. Ah, sikur tė shpėtojė nga vdekja, mendoi ajo. Sikur tė shėrohet e tė mė dojė pėr nuse…Atėherė lumja unė e lumura pėr kėtė azgan bukurie…
Por nga ato ėndėrrime lumturie e shkėputi befas ardhja e zhurmshme e tė atit tė saj, Xhelės, qė hyri nė bodrum me armėn mbi sup, i ndjekur nga Rabia. Ai hodhi njė sy tė kujdesshėm mbi njeriun e shtrirė e tė ndriēuar dobėt prej llambės sė vajgurit. Pastaj, sikur ta kishte pickuar gjarpri, i hipėn kacabunjtė krejt papritmas. Dhe i pėrfshirė nga njė vrull i pėrnjėhershėm bėrtiti me sokėllimė:
-Ajiii... Po ky asht ai komunisti qė kam vra unė sot, moj u vraftė zoti, ēa keni dashtė me e pru nė shtėpinė teme? - dhe vetvetiu dora i shkoi te arma nėn sup.
Emineja u ēua vrikthi nė kėmbė dhe iu hodh tė atit nė gjoks duke e pushtuar me tė dy krahėt.
-Nė paē besue tė madhin zot, mos e vra prapė, or babė, se ban gjynah tė randė! - iu pėrgjėrua me njė zė tė dridhshėm e me sytė tė mbushur me lot. - Jam tue t’u lut me gjithė shpirt, mos e vra, pash perėndinė, se asht bir nane edhe ai !…
Por nė sytė e Xhelės shkėlqeu njė egėrsi armiqėsore e padurueshme.
-Ē’ka je tue folė, moj ēike?!... Ky armik komunist vrau dy vetė nga forcat tona nacionaliste e unė shtiva pėrmbi tė, tue mendue se vdiq nė vend. Si paska ardhun i gjallė nė shtėpinė teme?!…Pu, pu, ēa keni ba, moj gra budallaqe, ju marroftė zoti! E tash duhet me e hjekun qafe sa ma parė…
Rabia e tronditur i kujtoi atė ēast tė shoqit zakonin e lashtė tė kanunit. Armiku qė kishte hyrė nė shtėpi i plagosur, duhej shėruar e mandej tė pėrcillej deri sa tė dilte i paprekur nga trojet e tyre. Xhela u mendua njė grimė. Rabia kishte tė drejtė. Kanuni ishte i shenjtė, ndonėse ndjente urrejtje tė tmerrshme pėr ata komunistė tė pėrfolur nė mbarė Kosovėn si tė pafe, e gjakatarė tė pashpirt. Megjithatė, rreziku qė vinte prej tij ishte i tejet i madh. Po ta merrnin vesh shokėt e njėsisė territoriale qė drejtonte, se kishte futur nė shtėpi njė njeri tė tillė, do ta pushkatonin patjetėr si tradhtar. Por duke parė tė bijėn dhe gruan qė prisnin pėrgjigjen e tij me pamje tė pėrgjėruar, Xhela tha me ton tė ashpėr:
-Atėherė, pra, duhet me e shėrue sa ma parė e ta nxjerrim jashtė pragut tonė. Po shkoj nė fshatin fqinj tė marr atė infermierin italian, qė ka mbetun aty prej kapitullimit, ta sjell sonte nė shtėpi. Mos e ēilni gojėn me askėnd, se ka me u hangėr dreqi... - Ai doli me vėrtik dhe grave u qeshi buza.
Infermieri Italian Pepe, arriti pas dy orėsh dhe menjėherė u pėrkul mbi tė plagosurin. E kontrolloi me kujdes dhe i mati temperaturėn. E kishte nė shifrat kritike. Plagėt, si nė hyrje edhe nė dalje tė plumbit, kishin filluar tė infektoheshin dhe tė enjteshin. Nga pėrvoja e tij, ai konstatoi, se plumbi qė i kishte pėrshkuar tejpėrtej shpatullėn, kishte qenė i njė pushke italiane. Vetėm ai lloj plumbi me kokė tė rrumbullt bėnte plagė tė vogėl nė dalje. Ndryshe plumbat gjermanė me majė, e shqyenin vendin e daljes, dhe hapnin plagė tė tmerrshme. Pasi hodhi njė sy mbi Xhelėn, armėn italiane tė tė cilit e kishte vėnė re qysh rrugės, e pyeti:
-Pushka jote goditur ?...
-Po. - tha Xhela me njė zė pakėz tė ndryshuar.
-Vdes shpejt. Plaga shumė keq. Temperatura tropo alta. - bėri tė ditur infermieri italian, duke mbledhur supet me keqardhje.
Xhela shprehu kėnaqėsi nė fytyrė, qė i plagosuri do tė vdiste pa u detyruar tė shkelte zakonin kanunor. Emineja mbėshteti kryet mbi gjoksin e Rabies dhe iu mbushėn sytė me lot. Mandej italiani i mjekoi plagėt me lėngjet dhe pluhurat qė kishte nė ēantėn e tij dhe la pėr tė njė shishe me kokrra shėruese. Xhela e pagoi infermierin me dy monedha floriri dhe e pėrcolli po atė natė deri afėr fshatit ku e kishte marrė.
Mos e merr, o zot, tė lutem lene pėr mue, se kam me t’u falun gjithė jetėn pėr lartimin e emnit tand! pėshpėriti Emineja me njė shprehje pėrgjėrimi. Dhe vazhdoi tė qėndronte e pėrkulur mbi tė me njė dhembshuri mjaft tė madhe. Ajo filloi menjėherė t’i ndėrronte njėrėn pas tjetrės pecetat e lagura mbi ballė e mbi gjoksin e mbuluar me njė shtresė tė lehtė pushi tė zi. Mė pas Rabia solli njė tas plot me kos dhe Emineja filloi t’a mėkojė lugė pas luge, pasi ai ende nuk po ēelte sytė. Fill pas ushqyerjes, ajo nuk ia ndali kompresat me ujė tė ftohtė deri vonė, kur u duk se balli i tij ishte diēka mė i freskėt.
Xhela u kthye duke qenė gjithė kohės nervoz. Ai iu vėrsul Eminesė me njė togfjalėsh plot qortim, qė kishte sjellė nė shtėpi njė telash aq tė madh. Gjithsesi nuk e goditi, por e mori tė bijėn pėr krahu me forcė, qė tė ngjitej lart pėr tė fjetur. Vajza u shtri me pėrtim, por nuk e zinte gjumi kurrsesi. Nė retinėn e syve tė saj shfaqej pareshtur fytyra e tij e skuqur nga zjarrmia dhe gjoksi djaloshar me prushėrimin e zi mashkullor. Vallė ē’po bėnte ai nė ato ēaste nate krejt vetėm?…
Ajo nuk duroi dot mė tej dhe nė mesnatė u ēua fare pa u ndjerė. Por me tė hapur lehtas derėn e bodrumit, ngeli e stepur dhe e mrekulluar nga habia. Djaloshi kishte ēelur sytė e mėdhenj dhe i drejtoi pėrmbi tė me mjaft ngrohtėsi. Nė ata sytė tė ndezur nga habia, ajo vuri re pėr herė tė parė atė forcė dhe butėsi mashkullore qė e ndez shpirtin e femrės deri nė ekstazė. Emineja iu lėshua pėrsipėr, i vuri njėrėn dorė mbi ballė e tjetrėn mbi gjoks. Tani temperatura i kishte rėnė atij, por ēuditėrisht filloi t’i grihej asaj, aq sa e ndjeu tė gjithė trupin prush.
-Ku jam kėtu ? -pyeti djaloshi me njė zė drithėrues tė lehtė.
-Je nė shtėpinė teme. Je krejt i sigurt ... - i murmuriti ajo me ton tė ngrohtė vajzėror.
-Kush mė solli kėtu ? - pyeti ai sėrish me zėrin e tij tė drobitur.
Emineja faqekuqe i shpjegoi me radhė tė gjitha ēastet e vėshtira qė kishte kaluara. Nga ara me misėr, nė shpinėn e lopės e deri nė bodrum, ku gjendej tashmė me plagėt tė pastruara prej gjakut e tė mjekuara nga italiani. Si dhe morinė e pecetave tė lagura qė ajo kishte shtrydhur te legeni, pasi ato kishin avulluar te balli dhe gjoksi i tij…
Atėherė ai lėvizi kryet me kujdes dhe i puthi dorėn e mbėshtetur te balli.
-Tė faleminderit, motėr, qė mė shpėtove jetėn! - u shpreh me njė ton tė ngrohtė tepėr mirėnjohės.
Mė tej ai e pyeti pėr emrin, i tha se vetė quhej Petrit dhe se ishte nga Jugu i Shqipėrisė. Nė fund iu lut ta ndihmonte tė ēohej pėr tė shkuar nė banjė. Ajo e ngriti me kujdes dhe pasi ia vendosi krahun e shėndoshė mbi supin e saj, e nxori me fener deri te banja, nė cepin jashtė bodrumit. Aty ajo vuri re, se teksa mbahej me krahun e rregullt, ai nuk e pėrkulte dot krahun e shpatullės sė plagosur, pėr tė zbėrthyer kopsat e pantallonave. Emineja e ndihu, duke i ulur tė mbathurat pėr tė urinuar dhe ktheu kryet anash. Sakaq, njė ritėm pulsimesh tė vrullshme depėrtuan nėpėr tė gjithė trupin e saj vajzėror. Ajo ndjeu, se u gllabėrua nga njė gufim i madh turpi. Befas iu duk sikur i kishte marrė trupi zjarr dhe ishte ndezur flakė e tėra. Sėrish nė bodrum ajo u kujdes pėr ushqyerjen e tij dhe, sipas porosisė sė italianit, i dha dy kokrra hape tė tjera. Mandej i puthi ballin lehtė dhe i tha tė flinte, se do t’i qėndronte mbi krye deri nė agim. Petriti dridhej nga mirėnjohja, i puthi dorėn sėrish dhe u shpreh, se nuk donte tė flinte mė tej, po vetėm tė bisedonte me tė. Sepse vetėm fytyra dhe zėri i saj ishin ilaēi mė i mirė pėr tė harruar dhimbjet e tmerrshme. Por edhe Emineja ndjente, se tė fliste me tė, ishte si tė dilje shėtitje nė parajsė. Ata biseduan gjatė, zbuluan tė fshehta e shpirtit tė njėri-tjetrit dhe nė agim e ndjenin veten si njerėz tė afėrt, tė njohur prej vitesh.
Tė nesėrmen, teksa Xhela shkoi pėr tė mbledhur forca luftėtarėsh nė fshatrat e zonės, Emineja, me njė buzėqeshje mė tė ėmbėl se mjalti, e mbuloi Petritin me batanije dhe e ndihmoi tė zhvishej pėr t’i larė teshat e gjakosura. Mė tej iu vu punės pėr zėvendėsimin e gjakut tė humbur nė dejet e tij. Zjeu njė zog pule, gatoi petulla, shtrydhi rrush dhe gjeti mjaltė te njė shoqe. Bėri gjithēka mund tė bėjė njė grua, e cila kur tė do, begatinė e ushqyerjes ta nxjerr edhe nga fundi i dheut e ta krijon nga zjarri. Dhe kėsisoj ajo po shihte me gėzim, se si retė e dhimbjeve shpėrndaheshin dalėngadalė nga balli i tij.
Pas tri ditėsh tė tjera Petriti ndjehej aq i fuqishėm, sa mund tė qėndronte mbi kėmbėt e veta. Dhe iu duk sikur njė shpend i madh pėrdėllimtar kishte zbritur nga qielli pėr tė hedhur balsam mbi plagėt e tij. Nė mbrėmjen e fundit Emineja, e pagjumė prej netėsh, u ngrit sėrish nė mesnatė dhe shkoi te parajsa e bodrumit tė saj. Petriti i kėrkoi tė hiqte shaminė nga kryet, pėr ta parė mirė, qė tė mos e harronte kurrė fytyrėn e asaj bukurosheje faqekuqe. Atėherė Emineja zgjidhi shaminė dhe mbi supet e saj u derdh befas njė kurorė flokėsh tė dendur ngjyrė mjalti. Dukej tjetėr njeri. Si njė model i gjallė bukurie, me ballin tė lėmuar si mermeri, me sytė e ndritshėm depėrtues, me faqe tė purpurta prej lulesh, me buzė tė pėrkulura mbi njė vijė tė pėrsosur. Njė femėr me portret zonje, njė vajzė e kohėve tė reja, e denjė pėr tė dalė lirshėm nė hapėsirat pėrtej fshatit ku ishte mbyllur. Petriti, i emocionuar e i magjepsur prej saj, e ftoi tė shtrihej nė gjoksin e tij dhe e puthi nė buzė. Dhe kur shpirtrat e tyre po afroheshin me shpejtėsi, ai i tha me njė zė tė prajshėm:
-Me ke shpėtuar jetėn dhe unė dua tė ta shpėrblej duke zbukuruar jetėn tėnde, - veē kėsaj, i dha fjalėn qė sapo tė mbaronte lufta, do tė vinte ta merrte tė veshur nuse. Do ta shpinte nė vendlindjen e tij buzė detit, ku kishte shumė ullinj e portokalla.
Mandej Petriti i hapi tėrėsisht dyert e zemrės pėr tė. Dhe Emineja ndjeu, se kurrė ndonjėherė nuk kishte dėgjuar njė qenie njerėzore tė fliste nė njė mėnyrė aq robėruese pėr zemrėn e saj. Valėt e fjalėve tė tij e kishin thithur tė tėrėn. Nė vėshtrimin e saj tė pėrflakur, ai i dukej tani si njė krijesė e ardhur nga pėrtej universit, si diēka eterike, aspak e bėrė prej lėndės frymore dhe pati njė dėshirė tė papėrballueshme tė afrohej sa mė ngushtė me tė. Pas disa puthjeve tė tjera tė zjarrta, shpirtrat e tyre u bėnė gati tė shkriheshin nė njė. Nė ato ēaste tė pjalmuara me afsh, trupi i saj nuk ndihej mė i mishtė, por njė magnet i gjallė. Dhe trupi i secilit kėrkonte t’i ngjitej tjetrit sa tė ishte e mundur mė tepėr. Derisa tė dy trupat u harbuan duke reflektuar nxehtėsinė e shkrirjes sė pėrbashkėt. Dhe nė kulmin e ėmbėlsimit shpirtėror, qė u krijoi kjo pėrngjitje, Emineja mendoi se, pėrderisa atij njeriu i kishte falur tėrė pasurinė e shpirtit tė saj, tashmė trupi s’kishte asnjė vlerė pėr t’u kursyer. Atėherė ajo i tha djaloshit tė zemrės me njė zė ēuditėrisht vagėllues:
-Ti je toka dhe qielli im nė kėtė dynja, sepse tjetėr s’ka e s’ka pėr tė pasun. Ban me mue ē’ka tė dėshirojnė tė thellat e zemrės sate, veē mos mė len me barrė pa mbarue lufta…
Dhe ai ashtu bėri. Ndonėse gjendej nė ekstazėn e dashurisė, veproi me sigurinė e tėrheqjes. Duke shijuar edhe kėsisoj tė gjitha frutat e pjekura tė vajzėrisė sė saj.
Tė nesėrmen ai lidhi shpatullėn, duke e ngjitur krahun pas gjoksit me njė fashė italiane qė Emineja e kishte larė nga gjaku dhe u bė gati pėr udhė. Tashmė plagėt kishin zėnė kore. Do tė shkonte tė vazhdonte luftėn me shokėt matanė, duke lėnė zemrėn peng te kjo anė e kufirit.
Ndonėse gratė kishin urdhėr tė prerė nga Xhela pėr ta pėrzinin nga shtėpia sapo tė ēohej nė kėmbė, Emineja i tha me lot nė sy:
-As tė mbaj, as tė pėrze dot. Por veē ta dish, se shpia dhe oxhaku yt janė nė zemrėn teme !...
Nė mbrėmje, ajo e pėrcolli deri matanė arės sė misrit, ku e kishte gjetur. Dhe i tregoi tė gjitha rrugėt sigurta nga duhej tė kalonte, ndonėse ai ishte pa armė e pa kapelėn me yll. U puthėn pareshtur, duke u kthyer disa herė te njėri-tjetri, sikur tė ishin lidhur me njė kordon tė trashė llastiku, qė nuk i linte tė ndaheshin. Mė nė fund ai humbi pas kodrės me dushqe dhe ajo qau deri nė agim.
Pa u mbushur ende muaji, forcat e bashkuara tė brigadės, ku bėnte pjesė, Petriti, mėsynė drejt Veriut, duke hyrė nė thellėsi tė fshatrave tė Kosovės. Njėsia, ku ai ishte zėvendėskomisar, u lokalizua nė afėrsi tė fshatit tė Eminesė. Partizanėt kishin kapur disa nga krerėt nacionalistė. Mes tyre edhe komandant Xhelėn e “tmerrshėm”, tė cilin e kishin futur nė bodrumin e njė shtėpie, ku ishte vendosur shtabi i batalionit.
Zėvendėskomisar Petriti hyri nė bodrum, pėr tė biseduar me atė njeri tė pėrfolur pėr krime, para se tė vinte urdhri nga komanda e brigadės pėr ekzekutimin e tij. Xhela, me fytyrėn e ngurosur nga dėshpėrimi, e njohu menjėherė partizanin e plagosur qė kishte bujtur nė shtėpinė e tij. Krejt ndryshe, Petriti nuk e kishte parė asnjėherė fytyrėn e atij burri tė fuqishėm, kur kishte ardhur nė vete nga zjarrmia nė bodrumin e Eminesė.
-Duhet me ma falun jetėn… -i pėshpėriti Xhela me zė tė ulėt, qė tė mos dėgjonte partizani roje jashtė derės.
Petriti shtrėngoi nofullat me pėrbuzje dhe nervat iu tendosėn nė mėnyrė elastike.
-Kurrėn e kurrės, -i shfryu syegėr e me ton kėrcėnues . - Armiqtė e kanė vendin nė litar, ose plumbin ballit !
Xhela uli vetullat e kreshpėruara dhe u rrek ta zbusė shprehjen e vrerosur tė fytyrės.
-Ke dhanė njė premtim… - i tha gjithnjė nėn zė.
-Ty? -u habit Petriti duke ngėrthyer vetullat me njė dridhje nervoze.
-Sime bije, Eminesė…
Petriti shqeu sytė te shfaqja e pabesueshme e atij njeriu aty. E vėrejti me kujdes dhe atėherė dalloi nė atė fytyrė tė ashpėr disa pėrngjasime tė afėrta me njeriun e paharruar tė zemrės sė tij. Befas, ky ballafaqim i padėshiruar, e bėri tė ndjejė njė tronditje aq tė thellė, sa iu tkurr zemra.
-Asaj po, se mė ka shpėtuar jetėn, por nuk kam dhėnė asnjė premtim pėr ty! - ia ktheu me ton tė prerė.
-Jetėn, ime bijė, ta ka shpėtue nė shtėpinė teme, me dijen teme dhe dasmėn e saj e ban veē baba… - foli Xhela gjithnjė qetėsisht.
Petriti ndjeu njė ftohje tė pėrgjithshme nė krejt gjymtyrėt e veta. Iu duk sikur ky bashkėbisedim i pėrndezur e ngarkoi me elektricitet nga koka te kėmbėt. Nuk foli dot asnjė fjalė mė tepėr, po u ngjit lart te zyra dhe ra nė mendime tė thella. Iu kujtua Emineja, me flokėt e lėshuar mbi supe, kujdesi i saj i pėrgjėruar, deri te zbėrthimi i kopsave nė banjė, trupi i saj fėrgėllues pranė trupit tė tij, gazi nė buzėt e saj dhe lotėt e syve tė dashuruar nė ēastet e ndarjes. Mund tė bėnte diēka pėr tė mos e vrarė zemrėn e saj aq keq… Duhej tė bėnte patjetėr diēka pėr tė mos u rėnduar shpirtėrisht nga ekzekutimi i tij. Baticat dhe zbaticat e vrullshme tė ndjenjave nė pak sekonda, bėnė qė vėmendja e tij tė pėrqendrohej te njė rrethanė krejt e rastit. Hodhi sytė te rafti i veglave tė tė zotit tė shtėpisė dhe pa aty njė sharrė hekuri. Nė mesnatė ai u afrua jashtė dritares me tre shufra hekuri tė kryqėzuara, ia hodhi Xhelės brenda bodrumit dhe rrėshqiti me kujdes, pa i rėnė nė sy rojes.
Sapo zbardhi dita, u pa me habi se komandanti nacionalist i zonės kishte prerė njėrin nga hekurat e dritares sė izolimit, kishte shtrembėruar dy tė tjerėt dhe ia kishte mbathur. Alarmi nė komandėn e batalionit partizan bėri qė tė vihej nė lėvizje sektori i sigurimit tė brigadės. Ata thirrėn tė zotin e shtėpisė, qė kishte shkuar tė banonte pėrkohėsisht te shtėpia e vėllait, diku nė fund tė fshatit. E pyetėn pėr sharrėn dhe kur ai bashkė me ta shkuan te rafti i veglave, u pa qartė, se ajo ishte marrė pikėrisht aty. Grupi i sektorit tė sigurimit, qė pati regjistruar qėndrimin e Petritit tė plagosur nė zonat e armikut, kur roja vėrtetoi edhe takimin me tė arrestuarin mbrėmjen e kaluar, pėrcaktoi menjėherė fajėsinė e tij...
Zėvendėskomisari u nxor para gjyqit partizan. Dhe pasi u demaskua ashpėrsisht bashkėpunimi e tij me armikun, u dėnua me pushkatim pėr tradhti tė lartė. Teksa pritej miratimi i komandės eprore, Petriti duarlidhur u izolua te bodrumi, ku dy net mė parė kishte qenė komandant Xhela, i arratisur me ndihmėn e tij.
Lajmi u pėrhap shpejt nė tė gjithė zonėn dhe shkoi te shtėpia e Xhelės. Gratė u gėzuan pėr shpėtimin e tė zotit tė shtėpisė. Por nga ana tjetėr u hidhėruan shumė pėr dėnimin me vdekje tė atij djali, tė cilin sapo e kishin kthyer nga vdekja. Kur e dėgjoi kėtė lajm, Emineja u bė dyllė e verdhė dhe ra nė dėshpėrim aq tė thellė, sa filloi tė qante me shtatė palė lot e tė shkulte flokėt. E gjithė shtėpia e dinte tashmė, se ajo kishte lidhur besėn pėr martesė me atė djalosh tė largėt dhe gratė e shoqet po mundoheshin ta qetėsonin.
Nganjėherė ndodhin ēudira tė pabesueshme me pėrsėritjen e spirales sė ngjarjeve tė afėrta nė kohė tė ndryshme. Skuadra e pushkatimit kėrkoi njė vend me tokė tė butė pėr hapjen e shpejtė tė varrit. Dhe ata shkuan pikėrisht te fundi i arės sė misrit, ku Emineja kishte gjetur dikur Petritin e plagosur. Ajo pėrgjoi nga larg gjithė lėvizjet e tyre atė buzėmbrėmje me mjegulla tė hirta. Dhe po bėhej gati tė turrej pėr t’ua shkulur nga thonjtė njeriun e saj tė zemrės. Por pas bataresė sė armėve qė kryen ekzekutimin e tij, ajo ra edhe vet pėrmbys mbi dheun e mbuluar me bar diku nė krye tė arės. Teksa ekzekutorėt shkuan tė marrin lopatat pėr hapjen e varrit, Emineja vrapoi te trupi i ngrohtė i njeriut tė zemrės, pėr ta rimarrė nė shtėpinė e saj. I mbėshtolli kryet me tė dy duart dhe duke qarė me dėnesa, vuri re, se tashmė ai kishte njė vrimė plumbi midis dy vetullave. Dy tė tjera kullonin ende gjak nė gjoksin e prushėritur me push tė zi, ku ajo kishte mbėshtetur kokėn disa net me radhė. E mbėshteti kokėn sėrish dhe nuk dėgjoi aty asnjė regėtimė. Zemra e tij e dashur ishte ndalur pėrgjithmonė dhe bashkė me tė u ndal atė ēast edhe koha nė mendjen e ēoroditur tė vajzės kosovare. Befas njė psherėtimė e thellė shpėrtheu nga gjoksi i saj vajzėror dhe u ngrit pėrpjetė si flutur e zezė.
Ajo vrapoi pėrgjatė arės sė misrit pėr ta shtyrė drejt qiellit fluturėn e lutjes sė vet. Dhe u rikthye disa herė, me shpresė, se mos zoti bėnte tė pamundurėn pėr tė dashurin e saj. Por ekzekutorėt erdhėn shpejt, hapėn njė gropė tė thellė dhe pasi e mbuluan mirė me dheun e ftohtė, vunė nė skajet e varrit dy gurė tė bardhė.
Mbrėmja ra papritmas, sikur t’i kishte fryrė dikush njė kandili qiellor. E vrarė, e dėrmuar dhe e mbuluar nga lotėt, Emineja u zvarrit atė natė me mjaft mundim deri te shtėpia. Tė nesėrmen, nė shaminė e vogėl me tė cilėn fshinte lotėt, mblodhi njė tufė manushaqe dhe shkoi i vendosi te guri i bardhė mbi kryet e varrit tė tij. Sakaq, sikur tė donte tė gjente aty zgjidhjen e njė enigme, vajza kosovare tha me habi: “Ēudi, si mund t’i marrin shqiptarėt jetėn njani - tjetrit kot fare. Vetėm se disa kanė vu mbi kapele njė shkabė e tė tjerėt njė yll! Ah, sikur tė kishin mujt edhe ata me i bashkue shenjat e tyne, si na tė dy zemrat tona!…O zot, si kishim me e kalue jetėn!…”
Dhe ēdo mbrėmje nė perėndim tė diellit ajo shkonte te varri. Kishte bėrė mend tė ēonte aty pjesė-pjesė tė gjitha lulet qė ēelnin nė hapėsirėn rreth e qark varrit tė dashurisė sė pavdekshme. Por lulet dhe lotėt nuk mjaftonin asnjėherė pėr tė shėruar dhimbjen e saj tė pashėrueshme.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA