Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Dashuria brenda varrit

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

– tregim-

 

Teksa jeta gjallon e zhvillohet pa ndėrprerė nė tokė, nė qiell e nėpėr planetėt pa fund tė galaktikave, nė trojet tona ajo lėviz e krijon ngjarje edhe brenda varrit. Kjo mund tė duket disi e habitshme, por ėshtė e vėrtetė.
Komshiu Leksi me fytyrė tė dreqosur deri nė atė shkallė, sa dukej si ndonjė xhind i sapodalė nga humnerat e errėta tė thellėsive, thirri Amin te hyrja e apartamentit pėrballė. Ai i ra ziles me ngut e me njė tringėllimė tė zgjatur pa e hequr gishtin nga butoni.
Kur Ami hapi derėn dhe e kundroi me sy tė ēakėrritur nga habia e shkatėrrimit qė vuri re nė fytyrėn e tij, komshiu Leksi lėshoi breshėrinė e vet fatale:
-Eja merre tėt shoq, se paska qenė fundėrrinė e fundėrrinave, njė maskara i ndyrė dhe imoral i paskrupullt!... Unė po shkoj tė dorėzohen nė polici ! – tha ai prerazi, me vetulla tė ngėrthyera nga zemėrimi i tejskajshėm dhe iku nė ēast duke brambullitur poshtė shkallėve.
Ami, e shtangur nga kjo e papritur kaq tronditėse, ndjeu njė dridhje tė fortė nė tė gjithė gjatėsinė e trupit tė saj delikat. Vrulloi drejt derės pėrballė dhe hyri krejt pa frymė brenda dhomės sė hapur. Por ē’tė shihte?... Aty kishte ndodhur njė gjėmė e paimagjinuar. I shoqi i saj gjendej i vdekur dhe krejt lakuriq pėrkrah gruas pa jetė tė komshiut Leksi. Ajo i vėzhgoi njė grimė herė tė dy kufomat lakuriqe me sy tė shqyer nga habia dhe tėrbimi, pėr tė parė gjurmėt e pėrgjakshme tė asaj vrasjeje tė dyfishtė. Por ēuditėrisht, asnjėri nuk kishte plagė te koka apo te gjoksi. Ishte njė krim fare pa gjak, i paparė ndonjė herė as nė filmat horror. Burri i saj dukej sikur flinte i zhveshur nė shtratin e vet bashkėshortor. Por pėr fatin e saj tė zi, ai flinte gjumin e madh tė vdekjes nė shtratin e njė gruaje tjetėr, tė cilėn ajo e kishte pasur shoqe tė ngushtė...
Ka njė prag fundor ku dashuria e madhe kthehet papritmas nė njė urrejtje tėrbimtare tejet tė fuqishme. Dhe ky ėshtė ēasti kur gjen befas bashkėshortit tėnd nė marrėdhėnie intime me njė partner tjetėr. Ami u xhindos brenda pak sekondave. Njė urrejtje gati vjellėse iu mblodh nė grykė dhe po i pengonte frymėmarrjen.
Ajo u kthye si ndonjė egėrsirė e plagosur pėr vdekje dhe vrapoi te hyrja e saj, duke shtrėnguar tėmthat nga njė dhimbje e tmerrshme qė ia mbėrtheu kryet nė ēast. U shtri te shtrati i saj krejt pa vetėdije dhe priti gati si e trullosur, derisa e mori disi veten. Pastaj zgjati dorėn te aparati telefonik mbi komodinė dhe u bėri njė telefonatė prindėrve tė saj, qė banonin nė lagjen e Alliasit, te fundi verior i Tiranės.
Nuk vonoi shumė dhe te dera e hapur pėrballė, hyri ekipi i specializuar i ekspertėve tė policisė hetimore. Ata kontrolluan gjithēka, i kthyen trupat pa jete nga tė gjitha anėt dhe nė fund dolėn me pėrfundimin qė dha mjeku ligjor: Burri kishte vdekur nga njė atak kardiak gjatė sforcimit nė marrėdhėniet seksuale. Ndėrsa gruaja ishte goditur nga i shoqi nė kokė me tenxheren e trashė tė presionit tė gjetur aty pranė. Mjeti rrethanor me tė cilėn bashkėshorti i kishte shkaktuar viktimės gjakderdhje tė brendshme nė tru dhe prova e vetme e krimit, e pėrdorur nė ēastet e tronditjes sė fortė psikike. Nė ēastin kur ai kishte ardhur befasisht nga jashtė dhe e kishte gjetur gruan ende nė shtrat, duke u pėrpjekur tė kthente nė jetė dashnorin e mbaruar.
Pasi u kryen tė gjitha formalitetet e zakonshme, Ami, qė ziente pėrbrenda nga njė erupsion gati vullkanik, por krejt e qetė nė pamjen e jashtme, porositi arkivolin. Pastaj me ndihmėn e banorėve te shkallės, ajo e mbėshtolli tė shoqin me ēarēaf dhe e vendosi brenda kutisė me kapak tė thjeshtė fibre. Po atė ditė, pa kryer asnjė ceremoni mortore pėr besėthyerin e saj tė kurorės, ajo pagoi shėrbimin e funeralit dhe e ēoi arkivolin te varrezat e Sharrit, duke mos lajmėruar askėnd pėr shoqėrimin e zakonshėm familjar.
Pak kohė mė pas, po atė ditė, zuri vend aty edhe arkivoli i gruas sė Leksit, tė cilėn ceremonia familjare pa shumė bujė, e vendosi sipas radhės te varri i hapur pėrbri tij. Kėshtu u duk se u mbyll ajo dramė e fshehtė dashurie midis dy komshinjve, e cila qe kthyer papritmas nė njė tragjedi tė rėndomtė, tė heshtur.
Por motra e gruas sė Leksit, e mbuluar nga lotėt, nuk ndjehej aspak e qetė shpirtėrisht. Ajo kishte dėgjuar nga motra e madhe gjithēka mbi marrėdhėniet qė kishte me burrin e Amit, tė quajtur si dashuria e vėrtetė e jetės sė saj. Madje si me e vogla, ruante edhe njė amanet tė saj: “Po te vdes ndonjė dite, tė mė varrosesh nė njė varr me tė dashurin tim tė zemrės, sepse vetėm atėherė do tė jem e qetė nė atė botė.”
Pas dy ditėsh, kur varri kishte ende pėrsipėr dheun e freskėt, ajo pagoi varrmihėsit nė fshehtėsi dhe trupin e burrit, tė cilin motra e madhe e kishte dashuruar me tė gjithė pasionin e vet vdekatar, e ēoi tė prehej te varri i saj. Duke e vendosur brenda arkivolit tė pėrbashkėt, pėrkrah njėri-tjetrit, siē ishin nė shtratin ku gjeten vdekjen. Ndėrsa nė arkivolin bosh, sipas kėrkesės sė varrmihėsve, la vetėm njė pusullė, qė gjithsesi tė dihej mė vonė vendndodhja e trupit tė tė vdekurit qė mungonte.
Kishin kaluar pak ditė dhe ėma e Amit, si besimtare fanatike, e qortoi tė bijėn e rrėmbyer nga pabesia e tė shoqit:
-Bėre gabim tė madh, moj bija ime, qe e varrose tėt shoq tė mbėshtjellė vetėm me ēarēaf. Ėshtė gjynah i madh nga Zoti tė mos e veshėsh me kostum, si gjithė burrat e tjerė...
-Ai nuk ishte si burrat e tjerė ! – kishte kėrcyer pėrpjetė Ami. – Ai ishte faqezi, qė mė nxiu faqen e mė shkatėrroi jetėn.
-Po ama, do s’do ti, ėshtė i ati i vajzės tėnde tė vogėl...
-Vajzėn e la pa baba, ai i pacipė! Kur s’mė donte, le tė mos martohej me mua e tė bėnte fėmijė. Zgjedhja e njeriut pėr tė bashkėjetuar bėhet vetėm njė herė dhe para martesės. Kush nuk di tė zgjedhė nė atė kohė atė qė i duhet, pas martesės zgjedh ose shkatėrrimin e familjes, ose vdekjen.
- Epo, ja, allahu e dėnoi me goditje nė zemėr dhe atė tjetrėn me goditje nė tru, se martesa ėshtė e shenjtė, moj bijė. Prandaj me punėt e allahut duhet tė kesh kujdes, se tė vjen e keqja nga s’ta pret mendja, po sidomos te fėmija...
Ami u trondit shumė, u mendua thellė dhe pastaj tha:
-Do t’i lutem zotit tė ma mėshirojė vajzėn...
-Dėgjomė mua, nuk tė kushton gjė tė blesh njė kostum e tė shkosh qė t’ia veshin punėtorėt e varrezės... - ia preu fjalėn e ėma.
Ami rrėzėlliti sytė mbi tė ėmėn me njė mėdyshje tė dukshme.
-Kostumin e martesės e ka fare tė ri ai, po ata varrmihėsit duhen paguar shumė qė tė hapin varrin fshehurazi...
-Paguaji, se tė jap edhe unė ca para nga ato qė morėm pėr kompensimin e pronės.
Mė nė fund vejania pa rroba zie nė trup, u bind dhe shkoi pėr tė biseduar me dy varrmihėsit, qė e vunė nė dyshim me ngulmimin e tyre pėr tė mos rihapur varrin. Ami u premtoi se veprimin e tyre zhvarrosės, do ta mbante si tė fshehtėn e varrit, dhe u pagoi nė dorė tė tėrė shumėn e majme qė kėrkuan.
Ata hapėn arkivolin pasdite vonė pėr t’i veshur kostumin tė vdekurit. Por pėr habinė e tejskajshme qė e la gruan vejane pa mend, aty brenda kishte vetėm njė letėr tė zhyer me dhera. Nėn dritėn e dobėt tė perėndimit ajo lexoi shėnimin e shkruar keq: ”Jam te varri i komshies!” Si ka mundėsi! tha me vete Ami e mahnitur aq shumė, sa pėr pak ēaste mendja e saj u shkėput krejt nga realiteti dhe u zhyt padashur nė misticizmin ireal tė besimeve fetare.
-Maskarai, kurvari i poshtėr, as nė varr nuk rri rehat! Lakuriq le tė mbetet!... - murmuriti ajo lehtas dhe rendi e nervozuar te taksia nė njė cep tė varrezės, ku po e priste e ėma.
Varrmihėsit e paguar dy herė, qeshėn nėn hundė dhe rrėshqitėn pėrmes rreshtave mortorė. Fashat e perėndimit tė flakėruar qė kishin rėnė mbi kryet e varreve, e kishin bėrė varrezėn tė dukej si njė djegurishte e madhe me kėrcunj tė prushėritur.

Tiranė, dhjetor 2009

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA