Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Forumi i kuq

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

 

Nė pasditen e njohjes te kafja kryesore e qytetit, njė person qė priste nė kėmbė para tryezės,  sė profesor Vasjarit, i zgjati dorėn me buzagazin e nderur tejpėrtej fytyrės:

-Mė fal profesor, quhem Faruk Birani, jam mėsues letėrsie nė fshatin  Kotovash...Ju kam dėrguar me njė shokun tim para ca ditėsh, njė cikėl me poezi, qė po tė kishit mundėsi t’u hidhnit njė sy, para se t’i ēoj te gazeta e letrarėve tė rinj...

-Oh, po, po i lexova. Kam krijuar mendimin se ju mund tė ecni nė poezi, po nuk i kam me vete tė flasim konkretisht pėr to! Uluni! - e ftoi profesori, duke i treguar me dorė karrigen pėrballė.

Teksa kolegu i largėt po zinte vend nė tryezė, profesorit i shkuan sytė te thonjtė e tij tė zinj tė paprerė, te jaka e ndotur e kėmishės dhe te njė pėrvijim i errėt nė cepat e buzėve, ku kafja e tharė po e denonconte se e kishte tepruar me alkool. Kėto konstatime tė para i lanė pėrshtypjen, se poezia dhe poeti qė e shkruante, kishin mes tyre njė mospėrputhje keqardhėse.

-Ju adhuroj, pėr talentin dhe fjalėt e mira qė kam dėgjuar nga tė gjithė mėsuesit e rrethit pėr ju! - filloi menjėherė lėvdatat e veta Faruku, duke  lėpirė buzėt herė pas here. - Pėr mua ėshtė fat qė gjendem pranė jush nė kėtė rreth dhe qė po mė jepni mundėsinė tė ulem pėrballė madhėshtisė dhe famės suaj, qė e njeh gjithė republika... 

I rėnduar nga kėto fjalė tė fryra, Vasjari i hodhi vrulltas njė vėshtrim tė mprehtė.

- Faleminderit, po nuk ėshtė e nevojshme tė mė ngjyeni kot me gjithė kėto furēa boje, mjafton qė ne jemi kolegė! - ia preu i mėrzitur nė ēast nga ky nxitim i tjetrit pėr ta lartėsuar nė sy mė shumė nga ē’ishte nė tė vėrtetė.

Nė vijim tė prezantimit, miku nga fshati e ftoi tė kthenin ndonjė gotė se bashku. Por, kur e pa se mėsuesi i vjetėr e refuzonte alkoolin kategorikisht, ata u ndanė shpejt, pėr tu takuar tė pasnesėrmen pasdite nė mbledhjen e krijuesve tė rrethit, ku profesori do tė bėnte prezantimin e tij dhe do t’i jepte mendimet e veta pėr ciklin poetik.

Faruku ishte njė tip qė i ngjante hijes. Mjaftonte tė binte fare pak mbi tė dielli i buzėqeshjes sė tjetrit dhe nuk i ndahej kėmba- kėmbės. Kėshtu i pashqitur si hija, ai filloi ta priste profesor Vasjarin kur dilte nga orėt e fundit tė mėsimit, sa herė i kishte vetė bosh ato orė dhe vinte nė qytet me autobusin e linjės.

- Ah, ē’fat do tė ishte pėr mua sikur tė jepja mėsim nė kėtė shkollė, ku mund tė isha pranė njė njeriu kaq dashamirės, i cili po mė ndihmon kaq shumė nė krijimtari! - i tha Faruku kur njėra nga vjershat e tij, tė pėrforcuara nga Vasjari si krijues me pėrvojė, u botua te faqja letrare e gazetės rinore.

Duke marrė shkas nga ai botim i vockėl, ku publikohej pėr herė tė parė emri i Faruk Biranit, Vasjari nė njė mbledhje tė krijuesve, shprehu mendimin para drejtorit tė arsimit tė rrethit, se dega e letrarėve do tė forcohej, po tė afroheshin nga periferitė disa talente, tė cilėt mund ta gjallėronin jetėn kulturore tė qytetit.

Nuk vonoi, dhe vjeshta e emėrimeve tė reja, e gjeti Farukun mėsues nė shkollėn e mesme tė qytetit. Vasjari, me njohjet e veta, e ndihmoi te drejtori i fermės pėr t’i lėshuar atij njė kthinė banimi te barakat e magazinave, ku ishin strehuar edhe nja dy beqarė tė tjerė.

Tani pas mėsimit, Faruku endej gjithė orėt e vona klubeve me persona tė rėndomtė qė e mbyllnin fundin e ditės me fundin e gotės. Ca kohė iu vardis njė amatoreje tė kulturės, e cila shumė shpejt e pėrēmoi pėr jetėn e tij tė ērregullt dhe pėr pakujdesinė e pafalshme nė higjienėn personale.

Vasjari, si familjar i shkėputur nga thashethemnaja pėr intimitetet e orėve tė vona tė qytetit, e ftoi rastėsisht kolegun Faruk nė studion e tij pėr t’i treguar bibliotekėn. Aty e qerasėn gruaja e shtėpisė dhe mė pas e bija e ndodhur tė dielėn e ardhjes sė saj te prindėrit nga studimet universitare. Faruku i dehur para kohe nga mikpritja dhe nga gota me verė qė i vunė pėrpara, nxitoi pėr ta ftuar mė pas profesorin e tij tė adhuruar te dhoma e vet.

Pas lutjeve tė shumta, njė mbrėmje, gjatė xhiros te shėtitorja e qytetit, Vasjari shkoi me tė te kthina e barakės ku strehohej kolegu. Pėr habinė e tij, vuri re aty se Faruku kishte mbuluar mbi tryezėn e shtruar me gazeta dy pjata me mish dhe u kishte hequr tapat me kohė dy shisheve me verė “Kabernet”.

-Dua t’ju kthej qerasjen me verė te shtėpia juaj, e cila mė ka lėnė mbresa tė pashlyera pėr mikpritjes tuaj familjare... 

-Ne jemi kolegė dhe nuk ishte fare e nevojshme tė harxhoheshit pėr mua, nė njė kohė kur duhet tė kurseni paratė pėr tė gjetur nuse! - bėri shaka Vasjari dhe pas kėtyre fjalėve vuri re befas njė shkėlqim tė ēuditshėm nė sytė e kolegut.   

Fytyra e mprehtė dhe pakėz e errėt e Farukut, u zbardh krejt dhe u zgjerua nga gazi i menjėhershėm. Ndėrkohė ai po ia mbushte gotėn plot me verė Vasjarit, ende pa mbaruar tė parėn.

-Nuk pi mė tepėr se dy gota, mė bėjnė dėm pėr mėlēinė! - zgjati dorėn tė pengojė grykėn e shishes profesori, teksa shkathtėsia e kolegut tė ri e kishte rrafshuar rrethin nė krye tė gotės.

Pasi Faruku e thau shpejt shishen e parė me verė, atij iu zgjidh gjuha e tha paksa me  druajtje:

-Profesor i dashur, nė pak kohė unė kam arritur qiellin me dorė, duke ju bėrė juve mik shpirtėror. Dhe ndofta s’do mundem kurrė ta shpėrblej mirėsinė tuaj...

Vasjari ia preu fjalėn pėrgjysmė.

-Unė nuk u bėj asnjėherė miqve ndonjė mirėsi, pėr tė pritur shpėrblimin e tyre. Mikut i them mik, pėr hir tė miqėsisė njerėzore dhe dua ta kem atė gjithmonė sa mė afėr vetes.  

Farukut i ndritėn ninėzat e syve, si dy xixėllonja nėn dritėn e dobėt tė llambės sė tavanit.

-Po sikur edhe ne tė bėheshim mė tė afėrt me njėri-tjetrin?... - iu drodh zėri atij.

-Nė ē’kuptim? - ia bėri Vasjari me kureshtje.

Faruku heshti njė grimė dhe u tkurr i tėri, sikur bėhej gati tė nxirrte nga fundi i mushkėrive njė frazė me peshė tė plumbtė.

Gjatė kėtij ngurimi tė dyshimtė, profesorit fillimisht i shkoi mendja pėr keq. Mos ndoshta ky djalė kishte ndonjė fatkeqėsi natyrore me problemet e gjinisė sė tij. Mirėpo nuk zgjati shumė dhe Faruku i shpenguar e nxori sė fundi nė dritė idenė e vet:

-Me qė pėrmendėt nuse pėr mua, unė kam shumė dėshirė tė kėrkoj dorėn e vajzės, suaj, profesor, a do tė ma bėni edhe kėtė nder tepėr tė madhėrishėm... 

Profesor Vasjari shqeu sytė nga habia, sa iu zbuluan kokėrdhokėt dhe iu kujtua personazhi i njohur letrar i Uriah Hipit. La pirunin e mezes mbi tryezė dhe iu drejtua tjetrit me ton tė kontrolluar tashmė:  

-Mirė, more koleg, po ti mendon se kėrkimi i nuses mund tė bėhet siē kėrkohet te banaku i frutave njė kokėrr mollė?

Faruku u kapėrdi me vėshtirėsi dhe rrahu qerpikėt e njomėshtitur.

- Pse, profesor, tė gjithė beqarėt diku do ta kėrkojnė nusen njė ditė...

-Sepse para se tė kėrkohet njė nuse, pyetet njė herė pėr tė. Ime bijė ka njė vit e fejuar nė Tiranė dhe i fejuari i saj ka ardhur disa here kėtu... Pastaj unė, edhe sikur ta kisha vajzėn beqare, nuk kam asnjė tė drejtė, ta jap atė nė kėtė formė tė vjetėr tregu, kur tė ėmėn e saj e kam marrė me dashuri para tridhjetė vjetėve.

Faruku hodhi anash njė vėshtrim tė pjerrėt, uli kryet krejt i turpėruar dhe copa e mishit qė ishte duke mbllaēitur, sikur i ngeci nė fyt. Pas kėsaj bisede, vera dhe mishi zunė tė kapėrdiheshin mė tej me vėshtirėsi. Ndaj dhe ftohja mes tyre u bė si vetė nata vjeshtore qė kishte filluar tė freskohej.

Qysh nga ajo mbrėmje Faruku i fyer nė sedėr fare kot, filloi pak nga pak tė pėrjetonte njė metamorfozė paksa tė ēuditshme. Shokė e miq tė tjerė nuk kishte arritur tė bėnte pėr vete dhe i duhej njė zgjidhje pėr tu shkėputur nga vetmia dhe alkooli i kritikuar nė drejtorinė e shkollės. Ai pretendonte se rridhte nga njė fis qė kishte strehuar njė natė nė male udhėheqėsin gjatė luftės. Dhe fillimisht pėr t’i bėrė lartėsim vetes, filloi tė lexonte e konspektonte volumet e Marksit e tė Leninit. Kishte kuptuar ndėrkohė kotėsinė e gjithė pėrpjekjeve pėr tu bėrė mėsues i mirė dhe kishte vendosur tė bėhej komunist. Kishte biseduar me sekretarin e partisė sė shkollės dhe ai i kishte dhėnė shpresa se, bazuar nė biografinė e tij, mund tė pranohej nė parti, nėse pėrgatitej mirė politikisht. Shkurt, pa e zgjatur ketė periudhė tė armatosjes sė tij  me ideologji komuniste, Faruku pas gjashtė muajsh u pranua kandidat.

            Bėnte shėrbime tė rojės operative te baraka e portės sė shkollės me volume tė hapura tejpėrtej tryezės. Propagandonte me zell tė madh te nxėnėsit dhe te kolegėt, qė kishin durim ta dėgjonin, “Idetė e pavdekshme tė marksizėm-leninizmit” dhe deklamonte me ton tė larė citate pafund. S’kam pėr ta harruar njė nga ato frazat e preferuara tė tij pėr udhėheqėsin: “Nuk e ka lindur nėna, po vetė Shqipėria nga barku i maleve!” Madje i ndikuar nga kėto leximeve politike, ai bėri edhe njė tufė me poezi, pėr tė cilat profesori i tha me sinqeritet se ishin tė pėrgjithshme, pa art, thjesht parulla politike nga ato qė shkruheshin nėpėr mure.

Pas kėsaj, largimin nga miku i adhuruar, ai filloi ta bėnte jo me hapa tė zakonshėm, por me trokun e njė katėrkėmbėshi tė goditur me kamxhik. Fytyra e tij po zymtohej nė mėnyrė tė ēuditshme nga metamorfoza e shkaktuar prej doktrinės, sė cilės i kishte bėrė vend nė trurin e tij. Dhe nė vijim tė punės “kolosale” qė bėnte pėr ta ngjeshur trurin e vet me ide fikse tė vjetruara, nė zemrėn e Farukut sa vinte e rritej njė madhėshti pėrēmuese pėr tė tjerėt dhe po bėhej egoist i vrazhdėt e llafazan i papėrmbajtshėm. Vėshtrimi pėrbuzės i rrėshqiste shpesh mbi tė gjithė kolegėt e nėnvleftėsuar prej tij. Dhe kuptohet, pėr tė urryer dikė, kur je i indoktrinuar, nuk ka nevojė tė kesh ndonjė arsye, mjafton tė konstatosh se ai tjetri qėndron indiferent ndaj ideologjisė qė ti ke pėrqafuar pėrzemėrsisht.

Njė ditė, pa pritur e pa kujtuar, Faruku kėrkoi tė dėgjonte njė orė mėsimi tek profesori, tė cilin e quante dikur me krenim “Mėsuesi im”.

Vasjari e pranoi me kėnaqėsi, qė ai mė sė fundi po afrohej sėrish dhe po pranonte tė merrte shembujt e mėsimdhėnies sė tij. Teksa profesori u rrek tė bėnte njė orė mėsimi sa mė cilėsore, me tė cilėn mund ta kėnaqte kolegun, ndoshta tė pėrmalluar pėr mėsime profesionale, Faruku po nxinte te banka nė fund tė klasės me njė shprehje zjarrmie nė sy. Entuziazmi mėsimdhėnės i profesorit dhe pėrgjigjet e sakta tė nxėnėsve tė klasės ku jepte mėsim, e kishin tėrbuar smirėn dhe cinizmin e kolegun tė kandiduar nė parti. Pak para mbarimit tė orės, ai u ēua si i dalė nga topitja dhe filloi nga fundi i bankave t’u mblidhte nxėnėsve fletoret e detyrave pėr tė kontrolluar pėrgatitjen e tyre me shkrim, ku mund tė gjente ndonjė mangėsi.  

Vasjarit sikur i dolėn sytė nga orbita. Ky veprim qėllimkeq i kolegut, e revoltoi papritmas dhe e pyeti nė ēast:

-Ē’po bėn ashtu, or mik?

-Do shoh detyrat,  i kanė bėrė tė gjithė apo jo?...

-Ato i shoh unė, mėsuesi i tyre qė ua korrigjoj e ua vlerėsoj me notė, jo ju!

-Dua t’i shoh edhe unė si pjesėtar i organizatės bazė tė partisė!... - u shpraz me solemnitetin e  njeriut qė ka bėrė njė betim keqbėrės.

Vasjarit ia sajua nė fytyrė njė nėnqeshje e lehtė ironike.  

-Unė ju kam pranuar nė orėn time tė mėsimit si koleg, jo me njė status tė tillė, i dashur mik! Organizata e partisė ka emėruar kuadro nė drejtori pėr ta bėrė kėtė punė! 

-Ėshtė e drejta ime tė ndėrhyj dhe tė kontrolloj kudo e nė ēdo gjė me frymėn e kritikės e tė autokritikės revolucionare... - u shpreh ai vendosmėrisht, duke e shigjetuar profesorin me ca sy qė shprehnin pėrbuzje dhe paturpėsi pėrzier bashkė.

Vasjari u step njė ēast. Mendoi se si kishte mundur ta donte e ta ndihmonte kėtė farė krijese, qė dukej tani si i mbirė nga mjegulla dhe i erdhi turp pėr qenien e tij njerėzore. Pastaj u mbush me frymė dhe thirri fort:

-Klasa, ēou!... Pėrshėndeteni mėsues Farukun, se do dalė nga mėsimi!...

Nxėnėsit brofėn nė kėmbė pėr dy-tri sekonda tė vetme.

Kandidat Faruku me shėmbėlltyrėn e tij politike u trand njė ēast nė vend. Por duke parė se nxėnėsit prisnin daljen e tij, u shty drejt derės i gėrmuqur e me dhėmbė tė shtrėnguar.   

Ndėrkohė profesori mendoi, se njeriu qenka njė univers i mbyllur nė formim e sipėr. Shėmbėlltyrėn e tij mund ta njohėsh vetėm pasi ke hyrė nė kufij tė afėrt, ku mund shihet mė qartė struktura shpirtėrore. Aty konstaton konkretisht, se blerimi i shpirtit tė tij human, pas skuqjes me ideologji komuniste, prishet e deformohet tėrėsisht.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA