Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Pėrtej durimit

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim


Frenisti i teleferikut drejtoi vėshtrimin e ngarkuar me padurim nga fasada e hirtė e monolitėve tė lartė. Prapa tyre shtrihej pylli i dendur, i ravijėzuar damarė-damarė prej pėrrenjve qė lėshoheshin shpateve me pėrvijime tė bardha. Mandej kapi vrullshėm receptorin e telefonit manual dhe i ra ziles me tri rrahje tė shpejta.
-Alo, mali, gati barra?
Zėri i tij pėrshkoi telin e trashė prej ēeliku dhe nė ēast u gjend sipėr shkėmbinjve tė mprehtė qė grisnin qiellin e kthjellėt.
-Gati e ke! -cėrriti zėri i tjetrit nga maja e malit.
Frenisti lėshoi menjėherė levėn e frenave dhe polexhia e madhe, qė shtrėngonte telin e hollė qarkullues, zuri tė rrotullohej ngadalė nėn veprimin e kundėrpeshės. Barra e rėndė me katėr trupa ahu tė lidhur bashkė hyri nė stacion, te vendi i shkarkimit. Pastaj, me njė farė nervozizmi qė vihej re nė lėvizjet e tij, frenisti shtrėngoi pėrsėri frenat dhe pėr njė ēast pėrmbi telin mbajtės u lėkundėn pothuaj tė gjitha barrėt e largėta. Aty pranė tij, karrukullat, tė nxehura sė tepėrmi nga vrapi ajror nėpėr tel, po tymosnin lehtė grason qė u digjej rreth boshtit.
Dy teleferistė me ēelėsa tė mėdhenj nė duar vrapuan tė lirojnė dadot e morsetave prej druri qė shtrėngonin telin qarkullues te krahėt e karrukullave. Barra u lėshua pėrtokė me gjėmim tė rėndė dhe secili nga teleferistėt, pa humbur kohė, ngriti karrukullėn e vet pėrmbi telin bosh tė kthimit.
Sakaq, frenisti i teleferikut, njė burrė i gjatė, me ca flokė tė prerė shkurt qė i rrinin pėrpjetė si furēe, me fytyrė tė mprehtė, por me krahė tė fuqishėm tėrė damarė, ndiqte veprimet e punėtorėve tė shkarkimit me njė padurim tė dukshėm. Dhe kur pa, se gjithēka ishte bėrė gati pėr afrimin e barrės tjetėr, qė priste atje tej si njė balonė e madhe e ngritur nė ajėr, rrėmbeu sėrish receptorin e telefonit.
-Mali, mali, o mali, a jeni gati?
-Prit, mor jahu, prit edhe pak! -u gjegj zėri andej nga lart, ku ende nuk ishte ngarkuar barra e fundit.
-Ē'djallin bėni bre, pse na vononi? -briti frenisti me nervozizėm dhe lėshoi receptorin mbi aparatin e vjetėr telefonik, gati duke e pėrplasur.
Ndėrkaq, vagoni i trupave qė vinte nga stabilimenti i sharrės shkau te hyrja e stacionit tė teleferikut dhe ndaloi fare pranė ngarkesės. Punėtorėt rrėmbyen capinat dhe filluan me ngut ngarkimin e barrėve tė sapoardhura. Gjė qė tregonte, se te gatrat e sharrės nuk kishte trupa rezervė. Boshllėku vihej re kudo pėrqark shinave tė dekovilit, ku dukeshin vetėm copėra lėvoresh tė hedhura gjithandej.
Ra sėrish zilja e telefonit. Frenisti, qė tashmė kishte filluar tė brengosej sė tepėrmi, ngriti receptorin krejt i mposhtur nga padurimi. Nga lart e po e njoftonin mė nė fund, se barra ishte gati.
-Na plasėt! -shfryu ai. -Ju atje sipėr sikur punoni me kėmbė, or gjeēi belanė!
-O Idriz, ti po na ēa kaptinėn si tepėr! Sa herė ta kemi thėnė qė janė konsumuar morsetat e karrukullave e mezi shtrėngohen? - tha zėri i hollė nė membranėn e zezė dhe heshti, sikur u fsheh pas rrjetės metalike.
Frenisti e kėqyri njė grimė atė rrjetė mbrojtėse dhe e ndjeu veten krejt tė pafuqishėm pėr tė bėrė diēka kundėr zėrit.
-Dreqi t'i hajė, e mora vesh! - shtrėngoi nofullat ai. -Po kėta shoferėt, qė janė bėrė masė kėtu pėrjashta e presin me makinat bosh, po gatrat qė s'kanė ē'tė bluajnė, a e marrin vesh?...Hajt shpejt, bėni gati barrėn tjetėr!
Frenisti lėvizi levėn dhe polexhat e mėdha tė stacionit gėrhitėn pėrmbi njėra-tjetrėn. Ai hodhi njė sy tė shpejtė nėpėr gjatėsinė e telit dhe nė sfondin e qiellit tė thellė vėrejti me dyshim vargun e barrėve shumėtonėshe, qė filluan tė sulen drejt tij si njė kope ajrore e pėrbindshme. Barra mė e afėrt hyri nė stacion duke u lėkundur, si ndonjė dem i egėr i lidhur kokė e kėmbė, nėn klithmat e karrukullave qė rrotulloheshin marrėzisht mbi sipėrfaqen e lėmuar tė telit mbajtės.
Por befas atė ēast u dėgjua njė rrapėllimė e tmerrshme. Ngjante sikur tė ishte vėrtetė njė kope buajsh tė tėrbuar, qė kishin filluar tė sulmonin njėri -tjetrin. Gjėmimi nė ajėr sa vinte bėhej mė i rėndė. Telat lėkundeshin me njė cijatje rrėqethėse, sa gati po shembej baraka e stacionit. Thua po shkulej nga dheu me gjithė rrėnjėt e saj prej telash tė betonuar thellė.
Papritmas teli i trashė mbajtės u ul ēuditėrisht deri afėr tokės.
Frenisti i pėrqendruar i tėri nė punė, nė fillim nuk kuptoi ē'po ndodhte. Ai kafshoi fort cigaren dhe po dėgjonte i ēmeritur atė gjėmim tė pazakontė. Pėr njė ēast iu bė sikur ishte dimėr. Iu duk sikur murrlani sillte nga qafėmalet stuhi dėbore dhe rrufe, qė shkisnin me rropamė e gjėmime shurdhuese mbi telin e trashė dhe pėrplaseshin te hyrja e stacionit, duke bėrė qė gjithēka rretheqark tė dridhej e tė ulėrinte me vėrshėllima telash. Por jo, ato nuk ishin gjėmime rrufeje. Kuptohej, se ajo qė po ndodhte ishte bubullima e shembjes sė teleferikut. Ai doli vrullshėm nga stacioni dhe zbriti te vendi i shkarkimit, i pushtuar nga njė ndjenjė llahtare. Aty hodhi sytė me tmerr mbi telin e trashė qė ishte pėrkulur tej masės nga mbipesha. Dhe, kur e kuptoi me tėrė qartėsinė e fenomenit atė qė kishte ndodhur, zuri kokėn me duar. Dy rrudha tė thella, si dy prerje sėpate, ia pėrshkuan ballin tej e tej.
Por katastrofa ende nuk kishte marrė fund. Me e madhja pritej tė ndodhte nga ēasti nė ēast. Njėra nga barrėt nė krye tė teleferikut kishte shkarė nga morsetat e konsumuara tė shtrėngimit dhe kishte goditur barrėn tjetėr pranė saj. Mandej, tė shtyra nga forca e goditjes fillestare, ato kishin shkarė njėra pas tjetrės dhe ashtu, duke sulmuar barra-barrėn me fuqi tė papėrmbajtur, pesė barrė ishin grumbulluar te njė pikė e vetme nė mes tė telit mbajtės. Kjo avari e rėndė kishte prishur pėrfundimisht shpėrndarjen e barabartė tė peshave nėpėr gjatėsinė e telit tė trashė. Dhe ky qe varur aq shumė, sa tanimė ishte gati tė kėputej nga ēasti nė ēast. Pritej qė secili nga tė dy stacionet tė merrte nga njė kilometėr tel tė shtrirė pėrtokė, pa jetė. Pra, shkatėrrimi pėrfundimatar i teleferikut.
Gjėja qė i kishte habitur mė tepėr, tė gjithė ata qė e kishin parė pėr herė tė parė telin e tendosur nga njėri skaj i luginės nė tjetrin, kishte qenė puna e madhe qė ishte dashur pėr ta tėrhequr aq fort dhe aq lart atė kavo tė trashė e tė gjatė prej ēeliku. Kjo kishte habitur sė pari edhe vet frenistin, i cili shpesh kishte bėrė pyetjen e frikshme: po sikur njė ditė tė kėputej gjithė ky tel?... Dhe ja, ajo ditė e kobshme kishte ardhur. Teli do tė kėputej pikėrisht nė duart e tij tė pafajshme.
Ai u bė dyllė i verdhė, sytė iu kapsallitėn te hataja e pritshme dhe buzėt e fryra iu thanė, aq sa filloi tė dridhej nė heshtje.
-Ikni, ikni shpejt! -u thirri punėtorėve me njė ton tė lartė e tė trazuar. -Turruni me vrap, or po u them, se do kėputet teli !...
Njėri nga punėtorėt vrapoi te barakat familjare pėr tė lajmėruar teknikun e teleferikut, njė frenist qė kishte punuar gjatė turnit tė tretė.
Pėr pak sekonda lajmi i papritur u pėrhap nė tė gjithė stabilimentin e sharrės dhe shkaktoi pėshtjellim tė pėrgjithshėm. Punėtorėt e tė gjithė reparteve lanė punėn dhe dolėn tė tėrė mbi njė kodėr anėsore pėr t'u mbrojtur nga shkatėrrimi i pashmangshėm. Ata zunė tė diskutojnė grupe-grupe pėr pamundėsinė e ndonjė veprimi qė mund ta shpėtonte stacionin. Katastrofa e teleferikut ishte katastrofa qė do tė rrėnonte gjithė ngrehinėn e sharrės. Sepse pėr ta ringritur telin e kėputur do tė duheshin tė paktėn tre muaj, gjatė tė cilėve do tė ndalej puna krejt. Pa le pastaj forcat, mjetet dhe rropatjet e shumta qė kėrkonte ai pėr t'u vėnė edhe njė herė nė gjendjen e mėparshme.
Njė pamje kėrcėnuese e frikshme shtrihej tani mbi luginė. Tekniku u teleferikut, Gani Rasku, ishte njė vendas i njohur nė tė gjithė luginėn pėr prirjet dhe aftėsitė nė ushtrimin e njė profesioni tė tillė. Nė njė moshė kur po u afrohej tė tridhjetave, me trup tė shkurtėr, por muskuloz, me tipare tė ashpra nė fytyrė, ku tė dallueshme ishin sidomos nofullat katrore, mollėzat e dala dhe balli i prerė si me thikė, ai kishte gjithmonė pamjen e njė njeriu gaztor. Pas katėr vjetėsh martese me njė fshatare trupngjeshur nga fshati i vet, Ganiu kishte vetėm tetė muaj qė ishte bėrė baba. Nė tė gjithė ngrehinėn e sharrės e quanin "Dashnori i teleferikut". Kjo, sepse tė tėrėve u bėnte pėrshtypje dashuria e tepruar qė tregonte ai pėr atė tel, tė cilin s'e ndante kurrė nga sytė, nga bisedat, dhe nga mendimet e veta. Tregonin, se e kishin parė shpesh pas mbarimit tė turnit, nė netėt e nxehta verore, teksa qėndronte me orė tė tėra i shtrirė me krahė tė kryqėzuar nėn kokė, duke kundruar lėvizjen ritmike tė barrėve qė zbrisnin nga mali. Kėnaqej me atė rrėshqitjen e tyre varg e varg nėpėr telin e gjatė dhe ndihej i lumtur si fėmijė, ndėrkohė qė gruaja e re e priste nė shtėpi. Madje disa hokatarė edhe vonesėn disavjeēare pėr tė lindur fėmijė e lidhnin me pasionin e tij tė tepruar pėr tė qėndruar pranė teleferikut.
Ndėrsa po ndodhte gjėma e telit tė tij tė dashur, ai po flinte nė shtratin e madh prej druri, nė dhomėn e gjumit tė veshur me kompensatė. Djali i vogėl kishte kohė qė ishte zgjuar dhe zuri tė qante. Ganiu u ēua, e mori nė duar dhe, pasi e qetėsoi me njė zile plastike, e futi nė shtrojet e veta e po lozte me tė. Kur trokiti dera, Petriti i vogėl kishte filluar tė gajasej nėn gishtėrinjtė e mėdhenj, pėrkėdhelės tė babait. Ganiu e ēeli derėn krejt i qetė, por me tė marrė vesh ngjarjen e pabesueshme, vrapoi si i marrė, duke e lėnė fėmijėn fare vetėm. Te gardhi me listela i oborrit mundi tė lajmėrojė njė fqinjė qė u ndodh aty pranė dhe me njė frymė arriti nė stabiliment.
Ata qė e panė nga afėr nė ēastet e shtangies sė tij, vunė re, se si ai u shpėrfytyrua menjėherė, duke marrė pamjen e njė tė ēmenduri, nė fytyrėn e tė cilit lodron njė mimikė e pakontrolluar. Ishte goditur befasisht nė tru dhe nė zemėr. Ēdo ngjarje tjetėr do ta kishte besuar menjėherė, qoftė edhe sikur tė bėhej fjalė pėr rėnien e zjarrit qė djeg gjithēka. Po se njė ditė do tė zgjidhej mali i lidhur aq fort pas stabilimentit me litar tė trashė ēeliku, kėtė s'mundi ta besonte dot. Nuk u zinte besė syve dhe i fėrkoi disa herė me panxhat e tij. I dukej si njė ėndėrr e llahtarshme, e cila do tė prishej shpejt nga realiteti i zakonshėm. Me njė vėshtrim tė ēmeritur hetoi rretheqark, ku kishte heshtur gjithēka dhe mė nė fund njė ēekan i fortė filloi t'u binte brinjėve tė tij, aq sa iu duk se po i shkallmohej kraharori. Ai stacion i thjeshtė teleferiku kishte qenė njėkohėsisht edhe stacioni i parė, ku jeta e tij filloi tė ngjitej nė lartėsitė e ngazėllimit qė i jep njė fshatari puna e punėtorit. Aty ai ishte bėrė frenist dhe mė pas teknik. Si ishte e mundur qė tė shpėrbėhej gjithēka kaq lehtė, kaq papritmas?...Jo, jo, duhej tė kishte patjetėr ndonjė shpėtim...Duhej kėrkuar, duhej gjetur...
Punėtorėt ishin larguar tė tėrė nga rrezja ku mund t'i pėrfshinte pėrplasja e telit dhe po prisnin kėputjen e tij nė njė gjendje dėshpėrimi tė plotė. Ata s'ua ndanin sytė barrėve tė mėdha tė mbetura pėrfund luginės, si ndonjė karvan i ngecur nė moēal. Tė gjithė i brente keqardhja, qė ai karvan i madh i ngarkuar me thesarin e tyre s'do tė hynte mė nė dyert e stabilimentit ndoshta pėr shumė kohė. Ndėrsa lart, pylli i heshtur do tė mbetej si njė mjekėr leshtake e parruar nė faqen e malit plak, i cili kushedi kur do ta zgjidhte sėrish kuletėn e vet pėr familjet e shumta tė sharrėxhinjve.
Me gjithė kundėrshtitė e shokėve, Ganiu hyri nė stacionin e frikshėm. Ai mendoi, se nuk mund tė ekzistonte njė rrezik i tillė, qė ta pengonte pėr tė bėrė tė gjitha pėrpjekjet e veta shpėtimtare. Teksa punėtorėt e alarmuar i thėrrisnin "Dil shpejt'", Ganiu hetoi me kujdes gjendjen e pėrgjithshme tė stacionit. Mandej bėri edhe njė provė, duke i lėshuar krejt frenat. Por barrėt ishin kapėrthyer me njėra-tjetrėn dhe teli qarkullues nuk lėvizi nga vendi. Bėri orvatje tė tjera, duke manovruar me levat, por pa sukses. Atėherė doli jashtė dhe, pasi u mendua njė grimė herė, pėrvijoi njė mendim: Duhej hedhur njė tel i hollė nė formė laku te stacioni i malit dhe tė tėrhiqej zvarrė pas telit tė trashė, deri sa tė arrinte nė mes tė luginės, ku ishin grumbulluar barrėt. Pastaj me anėn e tij, tė gjithė punėtorėt e sharrės tė ulnin telin e trashė mbajtės, derisa barrėt t'i afroheshin tokės ku mund tė shkarkoheshin.
Ganiu hodhi njė vėshtrim tė shpejtė nga kodra e stabilimentit, ku ishin grumbulluar punėtorėt e shqetėsuar. Megjithėse teli ishte ende nė ajėr, ata i kishte pushtuar njė panik i madh e i pazakonshėm, qė i kishte lėnė tė tėrė duarkryq.
-Nuk ka asnjė rrezik! -njoftoi ai me gjakftohtėsi, duke u afruar te turma kryesore. -Do ta shpėtojmė tė tėrė bashkė!
Mandej, Ganiu bisedoi me pėrgjegjėsin e stabilimentit dhe i shpjegoi hollėsitė e planit tė tij. U thirrėn edhe disa specialistė tė tjerė dhe aty pėr aty u vendos, qė fillimisht punėtorėt tė ngjiteshin te kavaleta ku mbėshtetej teli mbajtės, e cila gjendej nė njė pikė tė lartė shkėmbore, afėr stacionit tė malit.
Turma e madhe e punėtorėve u lėshua drejt malit pa humbur kohė. Nė stacionin e teleferikut u la vetėm frenisti i turnit pėr tė qenė nė gatishmėri. Ndėrsa nė sharrė, vetėm kaldaisti, qė tė ushqente zjarrin pėr ta mbajtur kaldajėn ndezur. Gjithė tė tjerėt, rreth shtatėdhjetė vetė, filluan tė ngjiten pėrpjetė, nėpėr njė rruginė tė ngushtė tėrė dredha e gurė.
Sa mė tepėr ngjiteshin, aq mė shpesh i hidhnin sytė pėrpjetė nga teli i kėrrusur nėn peshėn e frikshme, qė rėndonte vetėm te mesi, nė njė pikė fatale.
Ata ndaluan pikėrisht te vendi ku ishin grumbulluar barrėt. Me ndjesinė e njė katastrofe tė dukshme nė sy, vėshtruan pėrpjetė atė masė tė madhe tė varur nė ajėr, tė cilėn vetėm njė fije force e pakuptueshme e mbante ende pezull nė ekuilibrin midis qiellit dhe tokės. Dukej si njė trup qiellor vigan qė po i afrohej tokės dhe nga ēasti nė ēast do tė pėrplasej me shungullimė, tė shtypte e shkallmonte gjithēka rretherrotull.
Gani Rasku e la bisedėn dhe u nis turravrap pėr tė arritur punėtorėt. Ata, tė lidhur njėri pas tjetrit nė njė zinxhir tė gjatė, po i afroheshin kavaletės, duke mbajtur nė duar rreth dyqind metra tel ēeliku, tė shtrirė nė gjatėsi. Ai ishte njė tel i vjetėr spiroidal, i dalė jashtė pėrdorimit. Fijet sipėrfaqėsore tė tij qenė konsumuar aq, sa vende-vende ishin kėputur dhe dilnin anash si gjėmba tė hidhur, qė nuk linin tė kapej me dorė. Megjithatė, para sė keqes qė pritej, dhimbjet e shkaktuara prej kėtij gjarpri gjėmbaē nuk i vinte re askush.
Duke nxituar sa ishte e mundur mė shpejt, vargani i punėtorėve arriti mė nė fund te kavaleta. Tė lodhur, tė rraskapitur e qull nė djersė, asnjėrit prej tyre s'i shkoi mendja pėr t'u ēlodhur, po filluan menjėherė nga puna.
Ganiu me tre djem tė rinj u ngjitėn mbi shtyllat e kryqėzuara tė kavaletės dhe zbėrthyen krahun e mbėshtetėses. Mandej punėtorėt zunė ta tėrheqin telin e trashė anash. Me pak mundim ai rrėshqiti dhe ra mbi kodrinė me njė vizhgėllimė tė padėgjuar ndonjėherė. U duk sikur befas njė kamxhik vigan rrahu tokėn me fuqi tė pėrbindshme. Andej poshtė, nė lartėsinė nga toka, barrėt u lėkundėn aq shumė, sa teli vėrshėlleu nė ajėr me njė vibrim tė tillė, qė bėri tė kumbojė e tėrė lugina. Pėr tė kuptuar fenomenin e ēuditshėm akustik qė u krijua, duhet thėnė, se lugina e thellė ishte gropa e njė kitare madhėshtore, ku teli bas i teleferikut jehoi brenda saj me njė tingull tė trashė, tė zgjatur, hingėllues, qė zor se mund tė krijohej ndryshe. Por megjithatė, nuk u kėput.
Fytyra e Gani Raskut shkėlqeu papritmas si dielli nė zgrip. Ndėrhyrja e parė kishte dalė me sukses. Tani atje poshtė nė mes tė luginės pesha e rėndė ishte afruar rreth dhjetė metra pranė tokės.
Tė kėnaqur nga kjo rrethanė e re, punėtorėt kaluan telin e hollė mbi tė trashin dhe, duke e tėrhequr zvarrė nga tė dy anėt, filluan tė zbresin poshtė. Dy turma tė mėdha, si dy ortekė tė lidhur bashkė, rrokulliseshin nėpėr shkurret e dendura.
Teli gjėmbaē, i lakuar mbi telin mbajtės tė teleferikut, arriti mė nė fund te barrėt e kacavjerrura nė ajėr.
Tani puna e nisur kishte arritur nė njė fazė kritike.
Pasuan disa ēaste stepjeje pėr tė gjithė. Dy skajet e telit gjėmbaē mbetėn njė copė herė tė varura mbi kokat e tyre, si njė zvarranik i madh i vrarė, pėr tė cilin duhej vendosur sa mė parė si tė veprohej mė tej.
Por befas jehoi fort zėri i Gani Raskut:
-Dy teleferistė tė vijnė me mua pėr tė zgjidhur morsetat e barrėve. Tė tjerėt tė mbajnė gjėmbaēin fort duke e tėrhequr poshtė nga tė dy krahėt!
Detashmenti i sharrėtarėve filloi nga beteja. Secili prej tyre nuk qėndronte mė nė pozicion drejtpeshimi, por nė kėndin e pjerrėt qė i diktonte forca e tėrheqjes sė telit gjėmbaē.
-Jo pėrnjėherėsh! Pak nga pak, pak nga pak! -briti Ganiu me sytė mbėrthyer pėrpjetė.
Barrėt filluan tė ulen ngadalė. Teli mbajtės zuri tė cijaste nga tendosja.
-Jepi, jepi! -thėrriste Ganiu herė pas here i pushtuar nga emocione tė fuqishme.
Barrėt po i afroheshin tokės gjithnjė e mė tepėr me gjithė peshėn e tyre tė frikshme. Pėrgjegjėsi kishte ngrirė me dorėn pėrpjetė si njė statujė shkėmbore. Ai nuk ishte mė nė gjendje pėr tė thėnė fjalė tjetėr. Vetėm hidhte sytė kur e kur nga inxhinieri pėr tė pikasur ndonjė ndryshim nė fytyrėn e tij tė qetė.
-Edhe pak, edhe pak! -vazhdonte tė thėrriste Ganiu i magjepsur tėrėsisht pas qiellit tė pabesė, qė me heshtjen e kaltėr kishte mbuluar ēdo dyshim.
Tani barra e mesit u afrua nė lartėsinė njė shtat njeriu. Teli dridhej e rėnkonte nga tėrheqja e tepruar. Sytė e tė gjithėve ishin mbėrthyer aty, ku fitoren nga disfata e ndante milimetri.
-Stop! Stop! Stop! -klithi tri herė Ganiu me tė dy krahėt e hapur pėrpjetė, sikur t’i falej sė padukshmes pėr mėshirė.
Dy teleferistėt me ēelėsa nė duar u lėshuan vrikthi dhe me njė shpejtėsi tė pazakonshme liruan morsetat e barrės sė parė. Trungjet ranė pėrtokė duke lėshuar njė tingull druri tė mbytur. Teli i lehtėsuar disi u lėkund i tėri.
-Mbajeni, mos e lini tė tundet! -thirri sėrish Ganiu, duke mbajtur fort zinxhirėt e varur poshtė nga barra e parė, me njė shtrėngim po aq tė fuqishėm tė nofullave gungaēe.
Ai u ndėrmend atė ēast, se sa mė tepėr tė shkarkohej teli, aq mė vėshtirė do tė ishte tė mbahej i tėrhequr. Dhe kjo e bėri tė futet pėrsėri nė merak.
Sakaq, teleferistėt filluan punėn pėr lirimin e barrės tjetėr. Pėr pak sekonda edhe ajo u lėshua poshtė. Teli u lėkund sėrish me hungėrimė tė rėndė dhe zuri t'i largohej tokės, me gjithė tėrheqjen qė i bėhej nga tė dy krahėt.
-Shtrėngojeni mė fort, mė fort! -gjėmoi Ganiu me njė zė gati tė ngjirur.
Pėrgjegjėsi i stabilimentit u lėshua i tėri pėrtokė dhe zuri tė lidhte njė cigare. Duart i dridheshin dhe buza i qe tharė. Inxhinieri e kundroi njė grimė dhe vijoi tė ndiqte pėrpjekjen e fundit tė punėtorėve, duke mos i ndėrhyrė Ganiut nė urdhrat e sakta qė jepte.
Tashmė kishin arritur te barra e pestė. Teli qe lehtėsuar mjaft dhe barra e fundit ishte larguar shumė nga toka.
-O burra ta tėrheqim edhe njė herė! -bėri thirrje Ganiu me tėrė buēitjen e zėrit tė tij.
Punėtorėt bėnė edhe njė pėrpjekje tjetėr, duke pėrdorur tė gjithė forcėn e krahėve. Ata ishin kontraktuar dhe po e tėrhiqnin, duke e lėshuar tėrė peshėn e trupit pjerrtas me tokėn, aq sa teli gjėmbaē ua plagosi duart keqas. U zhgėrryen, duke u shtrirė tė tėrė pėrtokė. Por ishte e pamundur tani tė ulej mė tepėr teli i egėrsuar e kryeneē.
Atėherė inxhinieri i ri u bėri thirrje teleferistėve, qė tė afronin trupat e shkarkuar pėr tė krijuar me ta lartėsinė e nevojshme. Kėshtu, pas pak Gani Rasku hipi pėrmbi stivė, arriti zinxhirėt e barrės sė fundit dhe i tėrhoqi derisa ēelėsat e teleferistėve mundėn tė prekin dadot.
Tashmė ishin ēastet e fundit tė kėsaj beteje tė mundimshme.
-Dėgjoni kėtu! -i paralajmėroi Ganiu teleferistėt. - Do zhvidhosni vetėm dadon e parė! Kur tė filloj e dyta, do rrini gati, qė kur tė them unė "tre" ta lėshojmė tė gjithė njėherėsh! E morėt vesh?...Kur tė them unė "tre" - pėrsėriti fort qė ta dėgjonin tė gjithė.
-Mirė. - thanė ata.
Dadoja e parė u lirua me kujdes. Por ende pa filluar e dyta u dėgjua befas njė frushullimė fare e lehtė dhe brenda fraksionit tė sekondės barra ra pėrtokė. Gani Rasku, me duart e kapura te kllapat e zinxhirėve, fluturoi mbi njėqind metra lart nė ajėr, bashkė me telin mbajtės. Basi i kitarės vigane gjėmoi pėrsėri nė gropėn e luginės. Por kėsaj here me kumbimin e njė tonaliteti tė lartė. Me tingull mortor.
Hataja ndodhi. Njeriu humbi. Fitoi pabesia e metaleve...
Kishte qenė, pikėrisht, barra me morsetė tė liruar, e cila nė krye tė herės kishte goditur barrėt e tjera duke shkaktuar gjithė avarinė e teleferikut...
Ajo qė panė me sy ata qė ndodheshin aty atė ēast, qe njė pamje e llahtarshme, e dhimbshme, rrėqethėse, qė i la tė gjithė tė shtangur, sikur t'i kishte goditur rrufeja. Gani Rasku kishte mbetur i varur nė mes tė luginės, me duart shtrėnguar te zinxhirėt e varur tė barrėve tė teleferikut qė vazhdonte tė lėkundej nėn kupėn e palėvizshme tė qiellit. Ai dukej tani si njė zog i vetmuar, i mbetur pezull nė hapėsirėn pa shpresė.
Kaluan pak sekonda, gjatė tė cilave u ishte lidhur gjuha tė gjithėve dhe kishin mbetur tė mekur me sytė nga qielli..
Ganiu vet s'po kuptonte ende ē'kishte ndodhur. Vetėm kur hodhi sytė poshtė dhe pikasi punėtorėt, qė gėlonin nėnvete si miza tė shqetėsuara, kuptoi mė nė fund si qėndronte puna. I gjendur krejt nė befasi, ai ndjeu njė rrėqethje tė ftohtė qė i pėrshkoi palcėn e kurrizit. Shtrėngoi mė fort duart nė kllapat e zinxhirėve dhe tendosi muskujt e krahėve, nė njė gjendje hutimi krejt tė turbullt.
-Mbahu fort! -dėgjoi nga poshtė zėrin e mekur, gati vajtimtar tė pėrgjegjėsit tė stabilimentit.
-Mbahu! Mbahu! Mbahu! -ushtuan njėherėsh me dhjetėra zėra tė alarmuar e tė largėt, tė cilėt i vinin nė vesh si klithma qė ngjiteshin nga thellėsitė e njė humnere.
Vetėm tani ai erdhi nė vete plotėsisht dhe e ndjeu jetėn nė rrezik.
Si ēdo njeri, edhe ai kishte menduar dikur pėr kėnaqėsinė qė mund tė ndjeje, po tė mundje tė fluturoje lart nė qiell. Por tani qė po e shihte, se ishte shkėputur nga njerėzit dhe i pėrkiste qiellit, mendoi se tė gjitha kėnaqėsitė e mėdha mund t'i ndjente vetėm duke qenė edhe njė herė pranė tokės. Krahėt filluan t'i lodhen menjėherė dhe shpatullat t' i mpihen. Megjithatė, u orvat ta largonte nga koka mendimin e kobshėm pėr lemerinė qė e priste. Befas u ndėrmend, se teleferiku kishte shpėtuar, ndėrsa ai vet s'mund tė gjente shpėtim nė ato pak fije muskujsh tė lodhur, ku ishte varur jeta e tij. I erdhi keq qė ndodhi kėshtu. Pikėrisht tani qė teleferiku shpėtoi, unė duhet tė jetoja, tha me vete. Edhe pėr njė muaj fillon remonti, vijnė karrukullat e para shqiptare... Teleferiku do tė kėndojė me to, kurse unė do tė qahem prej gjėmės sė tij... "Tė vrau teleferiku, o Gani! "... Sa keq tė tė vrasė gjėja qė do mė shumė... Jo, jo, unė duhet tė jetoj... Duhet tė mos i lėshoj duart nga ky tel!...
Mendoi kėshtu dhe nėpėr trup sikur i kaloi njė energji e re, njė vrull i lėngshėm qė i ngrohu damarėt. Ndjeu njė farė lehtėsimi nė kyēet e duarve. Pėr njė ēast filloi tė mos i besonte vdekjes sė pashmangshme dhe vrau mendjen pėr tė gjetur ndonjė mėnyrė shpėtimi.
-Kurajė Gani, kurajė, se kemi dėrguar tė sjellin dyqind metra litar! - dėgjoi inxhinierin nga poshtė.
Ganiu llogariti: sa tė shkonte njeriu pėr tė marrė litar nė dyqanet e qytezės sė sharrėxhinjve, sa tė kthehej dhe sa tė hidhej litari te kavaleta, duhej tė kalonte mjaft kohė. Pėr tė pritur kėtė mundėsi shpėtimi, muskujt e tij duhej tė ishin prej ēeliku... Tė lidhej pas kėsaj shprese iu duk fare e kotė. Kishin kaluar vetėm dhjetė minuta dhe i qe dukur sikur kishte dhjetė muaj qė rrinte varur nė atė tel.
Poshtė ishte krijuar njė gjendje alarmi e plotė. Tė gjithė nė njė gojė, ata thėrrisnin pėr t'i dhėnė kurajė.
Pėrgjegjėsi i stabilimentit ishte mbledhur i tėri galuc dhe, ngaqė nuk shikonte dot pėrpjetė, kishte zėnė kokėn me duar. Prej njė pozicioni tė tillė, ai lėvizi vetėm kur i shkoi pranė usta Pandi, njė burrė gjymtyrėgjatė nga Korēa, qė e kishte kaluar tėrė jetėn nėpėr sharra. Ai i propozoi tė lėshohej teleferiku te stacioni, qė bashkė me zinxhirėt ta merrte me vete Gani Raskun, pėr ta afruar te vendi i zakonshėm i shkarkimit tė barrėve.
Ky mendim ndriēoi fytyrat e tė gjithėve. Teleferisti i ri u nis me vrap pėr tė njoftuar frenistin te stacioni i teleferikut.
-Dėgjo, o Gani! -thirri inxhinieri duke i bėrė duart si hinkė. -Mbahu fort edhe pak minuta, se do lėshohet teleferiku tė tė tėrheqė gjer te stacioni!
Ganiu kishte shtrėnguar nofullat dhe nga lodhja e tepėrt po i buēisnin veshėt. Megjithatė, ky lajm ia shtoi shpresat. Kėshtu po, mendoi. Nėse pesha e trupit tim dhe e zinxhirėve tė barrėve do tė arrijė tė krijojė deridiku kundėrpeshėn e nevojshme pėr lėvizjen e telit qarkullues, unė kam mundėsi tė shpėtoj... Pėrmblodhi mė fort falangat e lodhura tė gishtėrinjve pas zinxhirėve dhe po priste me njė padurim tė rrallė lėvizjen e teleferikut.
-Qėndro, qėndro! Mos u dorėzo! -vazhdonin tė thėrrisnin nga poshtė.
Ganiu njohu zėrin e usta Pandit, zėrin e ngrohtė tė atij burri tė madh qė i kishte mėsuar zanatin dhe ndjeu t'i rrihte zemra. Iu bė qejfi shumė, qė ai njeri ndodhej aty pranė tij, me dashurinė, kujdesin dhe shqetėsimin e vet. Midis atyre njerėzve me sytė nga qielli, tė mbėrthyer aty poshtė si njė pyll i vogėl i rrahur nga stuhia, ai kishte shumė shokė e dashamirės, prej tė cilėve s'mund tė ndahej dot nė mėnyrė tė tillė. Si tė shkėputej kėshtu pėrgjithmonė prej tyre, tamam si njė gur i flakur pėrpjetė qė kthehet e bie i copėtuar nė greminė... Duhet tė bėnte tė pamundurėn, tė rezistonte tė paktėn deri sa tė lėshohej teleferiku. Ai u shtrėngua i tėri dhe u tkurr, aq sa u kthye nė njė gjendje tė ngurtė, gati metalike.
Pasuan edhe disa minuta tė tjera, gjatė tė cilave Ganiu ishte mpirė tėrėsisht nga muskujt, kur ndjeu befas sipėr kokės lėvizjen e ngathėt tė karrukullave. Ngriti sytė e mjegullt dhe mbajti vesh...Ah, ato...karrukullat, ah, zuskat e vjetra po hingėllinin sipėr kokės sė tij me njė zė tė ngjirur, tė dehur, pėrtac. Hingėllinin me tingullin e tyre ndjellakeqės e mezi zvarriteshin, sikur ia bėnin pėr inat. Ai shtrėngoi duart fort sėrish, por ndjeu midis shpatullave dy zgavra tė thella qė po ia gėrryenin gjithnjė e mė shumė trupin e mbilodhur.
Poshtė fluturonin lėndina, shkėmbinj, pemė, njė pėrrua, mandej njė lumė i rrėmbyer. Dhe befas kėnga e ngjirur e karrukullave ndaloi. Teleferiku kishte ngecur pėrsėri. Pasoi njė heshtje e dhimbshme dhe krejt e shurdhėr.
Ganiu vėshtroi edhe njė herė nėnvete. Ndodhej nė njė vend mė tė thellė, pėrmbi zallin e lumit. Njerėzit tani nuk dukeshin mė. Humbja e atij ngushėllimi tė vetėm, ia terratisi sytė dhe ia goditi zemrėn si me purtekė. Vetmia, qė u krijua papritmas, shkaktoi nė qenien e tij njė boshėsi pikėlluese. Kėqyri telat mbi kokė. Ata ishin kapėrthyer me njėri-tjetrin keqas. Teli qarkullues kishte kaluar sipėr mbajtėsit dhe qe bėrė lėmsh rreth karrukullave, tė cilat ia kishin bėrė tashmė edhe sfidėn pėrfundimtare.
Ja, edhe shpresa e fundit u shua shumė shpejt para syve tė tij. Ishte thėnė, se duhej tė vdiste patjetėr. Atė kohė i ndjeu krahėt aq tė kėputur, sa deshi tė lėshohej drejt tokės, mjaft qė tė shpėtonte njė ēast nga ajo lodhje sfilitėse. Edhe sikur tė kishte mbi trup dy ujqėr tė tėrbuar, qė shqyenin copa mishi nga shpina e tij, nuk do t'i shkaktonin dhimbje tė tillė.
S'vonoi shumė dhe turma e punėtorėve u qerthullua pėrsėri aty poshtė tij, te zalli i bardhė i lumit tė rrėmbyer. Ajo turmė ishte dielli i tij shpresėdhėnės qė u rrokullis kodrinave dhe i qėndroi nėnvete pėrmbi zaje, pėr t'i dhėnė diēka nga energjia e vet.
-Mbahu, duro edhe pak! Duro! -thirrėn ata sėrish.
Por tani Ganiu i kishte kaluar caqet e durimit. Ai ishte drobitur i tėri dhe kishte vendosur tė lėshohej mes njerėzve tė shumėdashur. Tani kjo vdekje i dukej gjėja mė e mirė qė mund tė bėnte. Nuk mund tė duronte mė tej as njė minutė. Ēdo pjesė e trupit tė tij kishte vetėm njė shtysė, njė dėshirė, njė pasion tė fundit: tė lėshohej drejt ēlodhjes, drejt qetėsisė sė shumėpritur, sido qė tė ishte ajo nė llojin e tmerrit tė pamėshirshėm qė pėrmbante. Tė gjithė muskujt dhe damarėt kishin zėnė tė ngrenė krye, duke mos iu bindur mė urdhrave tė trurit tė tij. Pak nga pak kundėrshtimi i aradheve vepruese tė organizmit po i afrohej gjendjes kaotike. Ēdo qelizė dhe ēdo grimcė tjetėr e gjallė bėrtiste: Ēlodhje! Ēlodhje! Ēlodhje! Britmat dhe sokėllimat e tyre i ndiente thellė nė tru dhe nė tėmthat, ku ato rrihnin si me varre fortesėn e shtabit tė tij qelizor. Duke shkuar nėpėr mend lėshimin e krahėve, ai ngriti kokėn dhe kundroi duart e ngjitura, pothuaj si tė salduara te zinxhirėt. Pėr habinė e tij, vuri re, se i qenė ėnjtur aq shumė, sa pėr njė ēast iu duk, sikur po mbahej me njė palė kėmbė tė trasha, tė nxira nga gjaku i damarėve tė kėrcyer si lėvore bizelesh. Ato i digjnin me njė dhimbje therėse, tė hidhur dhe kurrsesi tė durueshme mė tej.
-Do hidhem! -shpėrtheu me sa fuqi kishte, me zė bubullime, qė ta dėgjonin tė gjithė. -S'duroj dot asnjė minutė mė tepėr! Dua vetėm tė shpėtoj nga kjo e keqe!...
-Ē'i ke ato fjalė, more djalė i mbarė? - gjėmoi usta Pandi nga mesi i turmės. -Nuk tė vjen turp nga gjithė kėta burra, more trim? Mblidhe veten po tė them, mbahu si deri tani e mos u trego shokėve vdekjen, po tregona si di ti tė jetosh!
Ganiut i kaloi nėpėr trup njė e rrėqethur e fuqishme, qė e bėri tė dridhet nė tėrė gjatėsinė e shtatit dhe i theri zemra nė ēast, duke i dhėnė njė shkulm gjaku tė pėrvėluar nė fytyrė. Kishte dashur tė lėshohej, tė tradhtonte veten dhe gjithė ata atje poshtė. Kishte dashur t'i dorėzohej vdekjes nė sy tė ustait dhe shokėve tė shumtė... I erdhi shumė turp dhe shtrėngoi dhėmbėt aq fort, sa i kėrcitėn me zhurmė dhe ndjeu nė gjuhė ciflat e zmaltit tė tyre. Do tė duroj sa tė mos mė punojė asnjė damar, mendoi. Kjo qė mė kėrkojnė ėshtė fare pak, para asaj qė kanė bėrė ata pėr mua e pėr krahėt e mi tė pamėsuar. Dhe unė kėto krahė t'i thyej tani ?!... Jo, kurrė! Nė asnjė mėnyrė! Do qėndroj deri nė pikėn e fundit!...
Por koha kalonte. Lodhja e tejskajshme bėnte punėn e vet tek ai njeri i dėrrmuar, por kurajoz dhe i paepur si askush tjetėr. Litari ende s'po vinte. Pak nga pak po i pėrhumbej tėrė trupi. I dukej sikur i qe sulur njė zgjua blete dhe e kishte mbėshtjellė tė tėrin me pickime tė hidhura. Tani ato pickime tė paprera, gati po e vinin nė gjumin e kapitjes sė plotė. Kjo bėnte qė herė pas here tė humbiste vetėdijen. Tekefundit ai e lėshoi njėrėn dorė. Por u ndėrmend pėrnjėherė nga klithma e fuqishme e turmės dhe me shumė mundim arriti pėrsėri ta zgjaste te zinxhiri. Tani e ndeju edhe vet, se fundi ishte mė afėr se kurrė. As litari dhe asnjė ndihmė tjetėr s'mund tė arrinte tė shmangte gjėmėn e tij tė llahtarshme.
Por nė atė grimė kohe, kur ndodhej pėrtej durimit dhe fare pranė vdekjes, midis buēimės marramendėse tė veshėve, dėgjoi njė zė gruaje qė po e thėrriste me ngulm. Sikur tė pėrmendej nga njė gjumė tepėr i rėndė, ai hapi sytė e mjegulluar dhe aty poshtė midis grumbullit tė madh tė njerėzve dalloi tė shoqen, tek mbante Petritin e vogėl nė duar. Djali tundte doēkat e vogla tėrė gėzim, duke gjetur argėtim tek ajo pamje ajrore qė shihnin sytė e tij fėminorė.
-Tė keqen, o Gano, duro! - thėrriste e lutej gruaja e re. - Duro edhe pak po e deshe Petritin tėnd! Mos e ler pa baba, se ėshtė akoma kėrthi! Mos e ler jetim, se ėshtė gjynah!...
Ganiu u mallėngjye aq tepėr, sa iu mbushėn sytė me lot dhe mori frymė aq thellė, sa iu fry trupi si kacek. Duke e pėrqendruar vėshtrimin te djali, qė dukej prej andej sa njė zog krahėhapur, befas, nga njė pėrzierje gazi dhe helmi, iu bė njė lėmsh i madh nė grykė dhe filloi tė qeshte duke qarė... Si t'i pėrgjigjej me vdekje atij gėzimi aq tė madh, me tė cilin e prisnin krahėt e hapur tė Petritit tė tij tė dashur... Si tė mbetej nė sytė e tij tė njomė me pamje tė copėtuar e tė gjakosur pėr tėrė jetėn... Ai mori frymė thellė edhe njė herė, pėrmblodhi rreth trungut tė buhavitur muskujt e flashkur dhe forcat sikur iu pėrtėrinė paksa te krahėt. Sidoqė nė deje ndjente t'i shkonte ujė i pėrvėluar. Ah, o shpirt i vogėl, tha, pėr ty po rri varur e nuk vdes dot!...
Aty afėr njė harabel i lodhur u ul njė ēast mbi telin e trashė dhe pasi pastroi krahėt me sqep, zuri tė mbushė ajrin me tingujt e tij tė kristaltė. Ganiu mendjehumbur kundroi njė grimė me zili ata krahėt e tij tė lehtė. Por nuk pati mundėsi tė dėgjojė pėr herė tė fundit kėngėn e tij tė gėzueshme, sepse lodhja paskėsh edhe njė kufi kritik, tej tė cilit ēdo fije nervore fillonte tė lėshonte tinguj alarmi dhe tė gjitha sė bashku formonin njė gjėmim buēitės qė shkallmonte kockat, shtyllėn kryesore dhe kafkėn e kokės.
Gjendej nė pragun e njohur tė ishemisė sė trurit, kur nga lodhja dhe dhimbja e tepėrt, kryeqendra e organizmit bėnte shkėputjen e vetėdijes pėr tė eleminuar ndjesinė e mbigrakuar tė vuajtjes fizike. Por rėnia e tė fiktit, qė nė mė tė shumtėn e rasteve nė tokė ndodh pa pasoja, aty nė majė tė telit ishte tani sė fundi njė fshirje e menjėhershme nga tabela mendore e tė gjitha vendimeve pėr durim tė tepruar, sado tė guximshme dhe kurajoze tė ishin ato.
Papritmas teleferiku u lėshua edhe njė herė tjetėr... Gjithė teli u drodh me disa vrunduj tė pėrsėritur, si ndonjė kalė kur rrėqeth shpinėn nėn samar. Harabeli fluturoi larg. Por karrukullat nuk lėvizėn nga vendi... Ganiu mezi hapi qepallat qė i rėndonin si plumb.-Lėvizni, moj bushtra! -mėrmėriti nėpėr dhėmbė, se marramendja nuk e la tė ngrejė kokėn. -Hė, s'doni, po merrni hak se kisha bėrė mend t'ju zhduk!...Do tė vdes, po edhe juve u ka ardhur fundi, t'u hedhin nė pėrrua... Nė djall tė veni, s'e dua tė mirėn tuaj!...
Sakaq, mendimet e ēoroditura ia preu nė mes njė gėrhitje e rėndė qė po afrohej drejt tij me shpejtėsi. Ishte njė gėrvishtje metalike qė tė shkulte zorrėt nga barku. Teli i trashė po gėrthiste gjithnjė e mė fort dhe pas pak ia behu teli gjėmbaē, i cili u pėrplas pas karrukullave me njė zhurmė tė skėterrshme.
Ardhja fare pranė Ganiut e atij teli tė harkuar nė ajėr, ishte si rėnia e befasishme e njė ylberi tė gėzueshėm qė ngjalli shpresa tė mėdha pėr jetėn.
Po ē'kishte ndodhur?
Teli i hollė gjėmbaē, qė u shpėtoi punėtorėve nga duart, ngeci pėrmbi telin mbajtės andej lart nga u shkarkuan barrėt. Tani nga lėkundja e fundit e teleferikut kishte rrėshqitur gjatė pjerrėsisė dhe u gjend dy hapa larg fatkeqit tė dėnuar padrejtėsisht me vdekje, prej lakut tinėzar tė telave tė ēeliktė.
Nga poshtė shpėrthyen njėherėsh brohoritje tė fuqishme, tė papėrmbajtura, si tė ushtonte njė stadium i tėrė tifozėsh tė ngazėllyer nga fitorja e mundimshme. Punėtorėt hidhnin pėrpjetė qeleshet, kasketat, xhupat dhe ēdo gjė qė u ndodhej nėpėr duar.
-Shpėtove Gani, shpėtove o djalė'. -gjėmoi usta Pandi me zėrin e tij bubullues. -O burra tani, ngjitu lart te teli i trashė dhe kapi tė dy fijet e telit tė hollė, tė zbresėsh pas tij!
Dy punėtorė vrapuan tė marrin batanije te baraka e rojes sė stabilimentit qė ndodhej aty pranė.
Gani Rasku, i ringjallur ēuditėrisht prej kėsaj rrethane tė mahnitshme, vėshtroi plot emocion dy fijet e telit qė zgjateshin drejt tokės. Mandej, duke grumbulluar tė gjitha fuqitė qė i dha kjo shpresė e re, e dukshme dhe mjaft bindėse, filloi tė ngjitej pas zinxhirit pėr tė arritur sė pari telin mbajtės.
Tani nė ajėr zhvillohej njė pėrpjekje e pashembullt, njė pėrleshje e mbinatyrshme e jetės me vdekjen. Toka me njė fuqi tė pėrbindshme e tėrhiqte pėr ta fundosur nė thellėsitė e kobshme tė mbarimit. Ndėrsa ai rropatej pėr t'u ngjitur nė lartėsitė e hareshme tė shpėtimit. Ishte njė duel i tmerrshėm qė zhvillohej ndėrmjet globit vigan tė tokės dhe globit tė vockėl tė zemrės sė tij guximtare.
Nėse deri atėherė pamundėsia e shmangies sė rrezikut i kishte ngujuar punėtorėt nė harkun e mbyllur tė njė dėshpėrimi tė thellė, tani kjo mundėsi e vėshtirė shpėtimi, kishte krijuar tek ata njė gjendje ankthi tė paduruar, qė shoqėrohej me shpėrthime britmash sa herė Ganiu ngjitej pak ose rrėshqiste pas zinxhirėve.
Ai rėnkonte herė pas here duke shfryrė me duf: Do t'i thyej kockat e do ta arrij se s'bėn!... Dhe pas shumė pėrpjekjesh Ganiu e arriti mė nė fund telin mbajtės, duke u distancuar dukshėm nga kthetrat e llahtarshme tė vdekjes. Se si e bėrė kėtė gjė, as ai vet nuk po e kuptonte, sepse duart nuk i ndjente mė tė vetat, pėr shkak, se fijet nervore tė ndjeshmėrisė sė trinave i qenė atrofizuar pėrfundimisht nga mpirja e gjatė.
Turma e punėtorėve aty poshtė te zalli i ngjante ato ēaste njė lumi tė vrundulluar qė shpėrthen e hidhet marrėzisht pėrmbi shkėmbinj.
Pasi e mbėrtheu telin e trashė me tė dy duart, ai bėri edhe tri kapje tė tjera dhe arriti gjėmbaēin shpėtimtar...
-Tė lumtė, shpėtove! Jepi o trim, o Gani! - thėrrisnin me ngazėllim nga poshtė.
Gruaja e Ganiut e lėshoi djalin, qė hallavitej kot pas gazit tė turmės dhe vuri duart mbi zemrėn qė po i ēahej. I kishte rėnė dy herė tė fikėt, ishte lagur e tėra me lot e me ujin e lumit, me tė cilin e kishin sjellė nė vete. Dhe prapė kundėrshtonte tė largohej nga ajo skenė tragjike e ngritur nė ajėr, ku Ganiu i saj kacafytej realisht me mortjen e pamėshirshme.
Me gjakftohtėsi e vetėdije tashmė tė kthjelluar, Ganiu kapi telin gjėmbaē dhe, pasi e pėrdrodhi midis kėpucėve, siē bėnte me litarin kur ishte ushtar, u lėshua i tėri mbi peshėn e kėmbėve. Atė ēast lėshoi vetėm njė "Oh!" tė gjatė, rėnkimtar dhe mbylli sytė. Me tė dy skajet e telit midis shalėve dhe duke u mbajtur lehtė me krahėt e kryqėzuar qėndroi ashtu gati pesėmbėdhjetė minuta pėr tė ēlodhur duart e vdekura, qė kishin marrė njė ngjyrė tė manushaqtė. Gjatė kėtij intervali jetik, ai mundi tė formulojė vetėm njė mendim: Njeriu qenka shumė, shumė i fortė...
Ndėrkohė, gjithė meraku i punėtorėve ishte pėrqendruar te dy skajet e varur tė telit gjėmbaē, njėri prej tė cilėve ishte mė i shkurtėr. Kėtė Ganiu s'mund ta vinte re nga sipėr. Si do t'i bėhej hallit kur ai tė arrinte aty ku mbaronte skaji i shkurtėr, qė ishte afėrsisht pesėmbėdhjetė metra larg tokės? Sepse, sapo tė kapte fijen e gjatė qė i mbetej pėr tė zbritur mė tej, teli do tė lėshohej i tėrė poshtė dhe jeta e tij ishte pėrsėri nė rrezik nga ajo lartėsi...
Pėrveē pritjes me batanije, nuk gjetėn asnjė zgjidhje tjetėr tė shpejtė. Pa humbur kohė, tetė punėtorė tė fuqishėm hapėn dy batanije leshi tė vėna njėra pėrmbi tjetrėn dhe zunė vend nėnvete, duke krijuar njė rreth tė ngushtė.
Gani Rasku filloi tė zbresė, duke shkarė ngadalė nėpėr telin gėrvishtės, i cili qysh nė metrat e para ia gjakosi keqas duart dhe kofshėt.
-O burra, se ia hodhe! Edhe pak se arrite! - thėrrisnin herė pas here punėtorėt me gėzim tė papėrmbajtur.
Gjithnjė me telin tė mbėshtjellė pas trupit, si hardhia pas lisit, ai vazhdonte tė ulej metėr pas metri. Ndėrsa mbi fletėt e batanijeve binin pika gjaku. Pėrveē lodhjes dhe vuajtjes sė gjatė, trupit tė tij iu shtuan edhe ato pickime e gėrvishtje tė gjakosura. Kofshėt iu grinė dhe krahėt iu rropėn, por ngazėllimi hapėsirave tė pamata tė jetės, qė u ēelėn sėrish para tij, e bėnin t'i duronte me kėnaqėsi. Ai ishte vėrsulur drejt njerėzve tė dashur me rrėzėllimin e largėt tė njė dielli tė kuq qė zbret nė fund tė horizontit. Metrat e telit vampir shkurtoheshin njėri pas tjetrit dhe ēdo metėr ishte pėr tė njė betejė e fituar me gjak. Por tani nė fytyrėn e tij ishte vulosur buzėqeshja ngazėlluese e njeriut qė rilind. Ishin ēastet triumfale kur ai kthehej nga kozmosi i llahtarės dhe s'kishte si tė mos ishte aq i gėzuar.
Dhe ja, arriti te fija mė e shkurtėr.
Nuk mund tė merret me mend habia dhe tronditja qė ndjeu atė ēast, kur pikasi papritmas, se rruga e tij prej teli tė dyfishtė pėrgjysmohej pėrsėri nė njė pikė qiellore, ende larg tokės dhe njerėzve.
-Hidhu! -i thirrėn punėtorėt e spėrkatur nga shiu i gjaku qė rigonte prej tij.
-Hidhu pa frikė, se tė presim! -buēitėn njėherėsh shumė zėra nga poshtė.
Ganiu i kėqyri shokėt me buzagazin e tij tė largėt. Ata iu dukėn ende tė vegjėl, pa ato pėrmasat e zakonshme qė i duheshin pėr tė krijuar sigurinė e shprehur prej tyre. Pėr tė shpėtuar nga ato gėrvishtje tė hidhura, ai ishte gati tė hidhej qysh dhjetė metra mė lart. Por tani, kur durimi i tij prej ēeliku kishte arritur fundin, mendonte, se nuk duhej tė nxitohej. Duke fituar mbi ata tela me fije tė ēelikta, edhe fijet e nervave tė tij kishin marrė pothuaj fortėsi dhe rezistencė ēeliku. Nė kėto ēaste nė trupin e tij kishin lindur forca tė reja, qė tregonin se nė organizmin e njeriut paskish energji tė pashtershme. Jeta e rikthyer i kundėrvihej vdekjes sė mposhtur, pikėrisht me kėto energji tė shumėfishuara prej triumfit.
Pėrmes trazirės sė mendimeve, ankthit torturues dhe asaj lodhjeje drobitėse, qė tashmė i kishte vėnė tė tėra poshtė, ai arsyetoi, se po tė mbahej te fija e shkurtėr, deri sa tė arrinte pjesa e gjatė e gjėmbaēit nė krye tė telit tė trashė tė teleferikut, shpejtėsia e rėnies, gjatė fėrkimit tė telave, duhej tė zvogėlohej diēka. Dhe aty pėr aty, ndryshe nga ē'pritej, lėshoi fijen e gjatė dhe u kap me tė dy duart tek e shkurtra.
Ajo qė ndodhi atė ēast kritik, shpjegohet qartė po tė pėrdredhim njė zinxhir pas gishtit dhe njėrin cep tė tij ta tėrheqim me forcė.
Me sytė ngulur nė qiell prej njė kohe tė gjatė, njerėzit panė, se e tėrhequr nga pesha e trupit tė tij, fija e gjatė e gjėmbaēit u pėrdrodh disa herė pas telit tė trashė tė teleferikut dhe pastaj zuri tė zvarritet, duke e ngadalėsuar rėnien nė mėnyrė tepėr tė ndjeshme. Nė ēastin kur Ganiu ndodhej vetėm tri metra larg tokės, fija e penguar kapėrceu teleferikun dhe gjėmbaēi ra i gjithi pėrtokė. Sakaq, ai kėrceu hopthi dhe u gjend befas mes rrethit tė madh tė shokėve, krahėt e tė cilėve, tė zgjatur pothuaj ngjitur me njėri-tjetrin pėrqark harkut tė batanijes, u ngjanin petaleve tė njė luleje tė madhe tė ēelur nga gėzimi i tyre i pėrbashkėt.
Mbi shtatėdhjetė buzė, herė dy-tri puthje, baras melhemi qė iu vu menjėherė fytyrės sė tij tė plagosur keqas prej kamxhikėve tė vdekjes.
Nga rraskapitja e pazakonshme dhe tensioni nervor me tė cilin e pėrballoi atė kohė tė tmerrshme, Gani Raskun e kaploi njė gjumė i rėndė, qė e shkėputi tėrėsisht nga tė gjitha ndijimet organike pėr gati katėr orė tė mira. Dhe do tė kishte fjetur edhe katėrmbėdhjetė orė tė tjera, po tė mos ishin doēkat e Petritit tė vogėl, qė silleshin si dy pėllumba tė bardhė mbi mjekrėn e tij gjėmbore.
Jetėgjati u pėrmend pas njė ėndrre tė turbullt. Puthi djalin disa herė dhe sytė e qelqtė i riguan lot gėzimi. Kur vuri re shokėt, qė e prisnin te karriget pėrqark shtratit, nė fytyrėn e tij shkėndijoi njė buzėqeshje lumturie. Ganiu i kundroi tė gjithė me radhė me atė vėshtrimin e tij tė adhurueshėm dhe me atė pamjen e vet tė mbushur me ngrohtėsi e mirėnjohje. Befas shpirti i tij ngazėlleu dhe e ndjeu veten tė pėrtėritur e tė gjallėruar pėrjetėsisht. Dukej sėrish po ai njeri, po ai shpirt i fuqishėm qė lidhte tokėn me qiellin, malin me breglumin, pyllin me sharrėn. Papritmas, pėrmes asaj atmosfere plot pėrmallim, ai pyeti:
-Punon teleferiku?
-Jo. -i thanė shokėt nė njė gojė. -Kanė ngecur telat.
-Duhen bombarduar nga ana e malit me nja dy barrė tė zgjidhura qė tė shplekset qarkulluesi. -tha Gani Rasku pas pak.
Dhe shtoi mė tej, se ajo qė kishte pėrjetuar pėrmbi tel, s'ishte asgjė pėr t'u kujtuar, sepse ata shumė herė e kishin pasur jetėn nė njė fije, por ishin mbajtur fort pas saj.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA