Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Kur del Dana nė ballkon

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Kur del Dana nė ballkon, ēelin lulet nėpėr saksi dhe Astrit Biraku, te pallati pėrballė, sheh botėn tė tėrė. Ballkoni i Danės, me sytė shumėngjyrėsh tė luleve, vėshtron nga lindja dhe ka pėrkarshi malin e Dajtit. Por sytė me bisht tė Danės shohin vetėm gjysmėn e sipėrme tė malit, pėr shkak tė lartėsisė sė pallatit pesėkatėsh, ku banon vejani Astrit Biraku. Ai ka ballkonin me vėshtrim nga perėndimi dhe nuk sheh as gjysmėn e malit, as diellin e mėngjesit qė ka fatin ta shijojė qysh nė rrezet e para Dana pėrkarshi. Por ky pozicion nuk e pengon atė tė ndjehet fatmadh, sepse Dana ka nė gjoksin e saj dy male mė tė bukur se Dajti. Dhe kur sodit herė pas here malet bardhosh qė ajo i lė shpesh gjysmė zbuluar, ai nuk e ndjen fare nevojėn e pamjes sė Dajtit, qė s’ka mundėsi ta shohė nga ballkoni i tij.
Dana jep mėsim nė njė nga klasat paralele tė shkollės fillore “Ramazan Jarani” qė ndodhet nė mes tė lagjes. Ajo ėshtė martuar qėkur mbaroi arsimin e lartė pėr cikėl tė ulėt, me njė kryeinfermier tė qendrės spitalore universitare tė kryeqytetit, njėzet vjeē mė tė madh nė moshė. Dhe kjo lidhje martesore e papėrshtatshme pėr tė, pati dy arsye qė e pėrligjėn nė opinion. Dana ishte vajza e tretė nga gjashtė motrat e saj, prej tė cilave as dy mė tė mėdhave nuk u kishte dalė ende fati. Veē kėsaj, ajo e kishte dredhur fijen e mėndafshit me njė djalė harapēi Tirane, siē i thoshte vetes, qė e kishte mbajtur dy vjet tė fejuar e tė ekspozuar gjithandej dhe mė pas ishte martuar pabesisht. Megjithatė, kryeinfermieri, tė cilin e thėrrisnin doktor Kaēi, ishte burrė serioz, i mirė nga shpirti dhe e mbushte ēantėn me llapushkat e mijėsheve, duke bėrė gjilpėrat e kurave nė pothuaj krejt banesat e lagjes sė madhe tė Alliasit.
Tani qė Kaēi i saj ka dalė nė pension, duke e mbyllur jetėn pa fėmijė, Dana po lulėzon nė pranverėn e pjekurisė dyzetvjeēare, me njė pamje qė i tėrbon meshkujt gjuetarė pas femrave bukuroshe me burra tė vjetruar. Pas daljes nė qarkullim tė filmave serial brazilianė, nė pothuaj tė gjithė kanalet televizive dhe pas qarkullimit tė thėnies proverbiale grarishte, se “Burrė kanė tė gjitha gratė, kush ėshtė e zonja tė ketė dashnor!” Ajo filloi tė tėrhiqte vėshtrimin e tė ndjente tė ngjitur te gjoksi i bėshėm, sytė prej mastiēi tė vejanit Astriti Biraku pėrkarshi.
Astriti dyzetegjashtė vjeēar ėshtė ushtarak karriere nė drejtorinė e forcave tė kufirit dhe gruaja i ka vdekur para tre vjetėsh nga kanceri i gjirit. Dy fėmijėt e vegjėl i ka marrė e ėma e tij pėr t’i rritur nė Elbasan, ku shkon ēdo fund jave. Me trupin e ngjeshur prej kėmbėsori tė stėrvitur nėpėr gjatėsinė e piramidave tė brezit kufitar verior, ai del shpesh vetėm me kanatjer nė ballkonin me pėllumba, ku femrat e pallatit pėrball e presin me zili daljen e tij. Sidomos Dana, kur sheh gjoksin e tij muskulor, bėn nė tapetin e trurit e saj sfilatėn e krahasimit me trupin skeletik tė Kaēit dhe i shpėton njė psherėtimė e pavetėdijshme. Astriti ka nė kafazet e drunjtė tė ballkonit tre ēifte pėllumbash, qė janė bėrė pasioni i tij kryesor, me tė cilin shtyn vetminė dhe kohėn e lirė.
Ishte ora dhjetė e paradites sė diel, kur njėri nga pėllumbat e Astritit, njė grixho mashkull me pupla te kėmbėt dhe me krifė tė ngritur pėrpjetė te prapshtina kokės, kishte shkuar te ballkoni i Danės, ku ajo i kishte thėrrmuar njė biskotė. Mė pas qėndroi aty rreth dy orė i ngujuar me kėmbėt e verdha mbėrthyer te mbajtėsja metalike e tendės prej mushamaje. Me gjithė ndjelljet e pėrsėritura tė tė zotit pėr ta ushqyer bashkė me tė tjerėt, ai nuk po shkulej andej. Astriti u bė merak se mos pėllumbi qe i sėmurė dhe ashtu me kanatjer siē ishte, pėr shkak tė vapės qė kishte filluar bashkė me mėngjesin, shkoi trokiti te dera e Danės pėr ta marrė.
Dana ēeli portėn e blinduar dhe bashkė me vėshtrimin e habitur pėr vizitėn e tij tė beftė, sytė saj me bisht fluturues si tė dallėndysheve, gati sa nuk e pėrpinė bustin e tij muskulor tė paraqitur aq afėr.
- Urdhėroni ! - e ftoi kėnaqėsisht, duke menduar se ai mė sė fundi kishte marrė guxim tė hynte nė shtėpinė e saj, pasi siē dukej kishte vėnė re Kaēin e nisur qysh nė mėngjes pėr tė peshkuar nė Erzen si ēdo tė diel. Ajo menjėherė bėri mėnjanė me derėn tė hapur tėrėsisht, tė hynte brenda miku i shumėpritur.
Astriti i shkėputi sytė nga gjoksi saj pothuaj krejt i zbuluar me kėmishė verore tė tejdukshme dhe i tha me njė lėngėshtim te ēuditshėm nė gojė, qė i bėri fjalėt e tij tė kullojnė ėmbėlsi bashkė me zėrin:
-Mė falni, zonja profesoreshė, qė po ju shqetėsoj, po njė pėllumb timin e ka zėnė meraku me ballkonin tuaj dhe nuk shkulet andej pėr qamet, megjithėse u lodha tėrė mėngjesin duke e thirrur...
Dana e ftoi tė hynte brenda dhe pasi mbylli derėn pas krahėve te tij, e thumboi guximshėm, pa e marrė seriozisht punėn e pėllumbit:
-E kam kuptuar prej kohėsh qė tė zotin i pėllumbave e ka zėnė meraku me ballkonin tim, po uluni njė herė tė pini njė kafe! - i tha ajo dhe i tregoi mikut njėrin nga kolltukėt.
Ai nėnqeshi pakėz dhe duke u rehatuar nė kolltukun prej meshini ia ktheu nė ēast:
-Si mund tė ndodhė ndryshe, kur stilisti i qiellit punoi nėntė muaj, vetėm pėr tė pėrsosur modelin e zonjės sė kėtij ballkoni dhe tė tjerat rreth e rrotull ia la fatit?...
Dana e krehur nė sedėr qeshi ėmbėlsisht dhe shkoi nė aneks, mori njė komplet rakie, i mbushi njė gotė dhe ia vuri pėrpara nė tryezėn e mesit prej qelqi.
Astriti krejt i mahnitur nga gatishmėria e saj e beftė dhe i trazuar keqas nė ndjesitė e veta nga rrumbullakėsia fantastike e kofshėve tė saj tė mbushura e tė zbuluara nėn kėmishė deri sipėr gjunjėve, ndjeu nė tėrė trupin ca dridhma tė pazakonshme. Ēaste tė rrezikshme kėto, kur gratė harrojnė se kanė nė trupit e tyre femėror polin pozitiv tė magnetit dhe rrezatimi i zbuluar i tij shkakton tėrbimin e papėrmbajtshėm tė meshkujve.
- Ku ėshtė Kaēi?- pyeti ai duke shtrėnguar nofullėn qė gati po i zbėrthehej nga vendi.
Dana ndali hapat drejt aneksit, ku do bėnte kafen dhe u kthye pėrgjysmė.
- Eh, Kaēit i janė fiksuar ato dreq cironka qė zė andej nga Erzeni me shokė tė dielave dhe ka ikur qė nė gjashtė tė mėngjesit... - fjalėn “cironka” ajo e lėshoi me njė pėrēmim tė atillė, qė tingėlloi njėsoj sikur tė ishte fjala pėr “cironkėn” e burrit tė saj shtatpakėt.
-Lėre kafen, faleminderit, kam pirė! - tha ai dhe pasi e ktheu gotėn e rakisė me eks, u ēua nė kėmbė pėr t’u dhėnė fund dridhmave tė padurueshme. Mbėrtheu me tė dy krahėt e fuqishėm trupin e tultė tė kėsaj gruaje fantastike dhe e puthi me njė afsh tė zjarrtė tė paprovuar ndonjėherė nė jetėn e tij.
Njė copė herė shtrėnguar, ai ndjeu nė krahėt e veta, se tani dridhmat kishin shkuar me tė njėjtin intensitet te trupi i bardhė i Danės, e cila nuk lėshoi asnjė fjalė mė tej. Krejt i paduruar e mori nė duar dhe shtriu nė divanin e kolltukėve, duke ndjerė sikur kishte pėrpara trupit tė tij tė uritur prej kohėsh, njė llokum tė madh, nga ata tė rekordeve “Gines”, qė bėjnė pastiēierėt e punishteve tė dėgjuara, pėr tė joshur vizitorėt e ėmbėlsirave.
Por Astriti i shndėrruar nė pėrmasat e njė ariu tė pangopur, nga ata tė pyjeve qė kalojnė kufirin e futen te fqinjėt, jo vetėm e hante tė tėrė atė llokum vigan tė bėrė me mjaltė lulesh, po dukej sikur nuk po i mjaftonte. Sepse u bė dy orė e ca qė pėllumbin e kishte shuar nga mendja dhe truri po i avullohej pėr tė tretėn herė mbi atė krijese femėrore tė fundosur nė sfungjerin e divanit, e cila po aq e uritur dhe drithmėtare, po ofshante nė jermin e rėnkimeve tė kėnaqėsisė.
Nė ēastet kur ishin duke ēlodhur frymėmarrjen e ēoroditur dhe ajo krejt e pėrhumbur po thoshte me vete, uh, ē’mashkull qenka ky, moj nėna ime, ra befas zilja e derės me tringėllimat treshe tė Kaēit, i cili ēuditėrisht ishte kthyer me shpejt se herėt e tjera.
Dana brofi nga divani si njė sustė e tendosur nė maksimumin e tėrheqjes.
- Shko shpejt nė ballkon merr pėllumbin!- i pėshpėriti ajo tė dashurit, me njė pamje sikur e nxori atė fjali tė frikshme nga fundi trupit tė saj, pikėrisht aty ku ishte rraskapitur mė tepėr.
Dana hapi derėn, duke u mundur tė pėrmbajė tensionin nervor tė ēastit dhe sytė i shkuan padashur te vargu i peshqve tė radhitur nė njė purtekė shelgu qė mbante Kaēi nė dorė me krenim.
-Sot kam kapur peshq mė tė mėdhenj dhe i kam zėnė mė shpejt se herėt e tjera!- tha ai me njė zė, qė asaj iu duk sikur vinte nga njė planet i largėt, qė mund tė quhej “Kotėsia”
- Nė shtėpi ka njerėz!- mundi tė sajoj fillin e bisedės Dana. - Ka ardhur komshiu pėrballė tė marrė pėllumbin e tij. Mbylla derėn dhe shkova nė ballkon i hapa vend te vazot e luleve pėr tė vėnė karrigen, qė tė ngjitej ta zinte sipėr tendės, ku kishte dy orė qė nuk shkulej e mund tė na e bėnte me glasa...
Sakaq Astriti hyri nga ballkoni nė dhomė mė pėllumbin nė dorė, qė pėr fat nuk ishte larguar nga vendi, si i vetmi fakt real qė mund tė shuante dyshimin e ekzistencėn sė tij nė shtėpinė e kėsaj gruaje. Ai i zgjati dorėn tė zotit tė shtėpisė, pa rėnė nė sy pėr gjendjen e brendshme prej lojtari tė zėnė mat.
- Ju lutem tė mė falni, zoti Kastriot, pėr shqetėsimin dhe falėnderoj profesoreshėn qė mė ndihmoi ta zinim, pa u rrezikuar tė rrėzohesha nga ballkoni, nė atė lartėsi ku kishte qėndruar ky shpend i pabindur pėr tu kthyer nė shtėpi, me gjithė ndjelljet qė i bėra nga ballkoni im !- mundi tė lėshojė fjalėt me breshėri Astriti dhe lėvizi drejt derės pėr tė mos krijuar ndonjė dyshim me zgjatjen e qėndrimit aty.
- Qėndroni tė paktėn pėr njė gotė raki!- e ftoi Kaēi aq shpirtmirė. Ndonėse shpirti i mirė i burrit dhe qenia e tij mashkull i mirė, janė pėr gruan e re dy gjėra krejt tė ndryshme.
- Tu rrittė nderi, ja ku e piva rakinė qė mė qerasi zonja juaj e nderuar! - tha Astriti ngulmues, duke treguar gotėn bosh mbi tryezė dhe pasi i zgjati dorėn sėrish, doli nga dera si i ēliruar nga vargonjtė e tmerrit.
Kaēi u pėrtyp paksa i hutuar dhe iu kthye sė shoqes:
-Shiko, vogėlushja ime, sa tė mėdhenj! Sot do hash edhe ti qė s’i ke qejf cironkat, se kėta janė peshq tamam! - dhe i zgjati asaj vargun pėr tė shkuar tė zhvishej.
- Do ha! - tha ajo nga sikleti, por sytė e saj dukeshin sikur thonin, eh, ta dish ti more peshkatar lumi, ē’alamet peshk deti kam ngrėnė unė sot...
Astriti shkoi te ballkoni i tij, puthi disa herė pėllumbin te krifa grixho dhe i mėrmėriti butėsisht: Sot ne tė dy kaluam kufirin dhe hymė nė thellėsi tė truallit fqinj, por shyqyr zotit qė na doli pėr mbarė tė priteshim bujarisht, ti si pėllumb i paqes, unė si Shėnvalentin i dashurisė...

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA