Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Haka e grave

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

  Tregim

 

Kisha shkuar nė Korēė pėr tė takuar disa miq tė hershėm dhe pėr tė ēuar nė bibliotekėn e qytetit pesė kopje tė romanit tim tė fundit. Pasi mbarova punė me librat, hyra nė kafen "Kursal" qė kisha  frekuentuar prej kohėsh. Teksa po kėrkoja ndonjė tryezė bosh, vura re dy sy tė mėdhenj, me njė vėshtrim tė vrarė prej kali, qė nuk po mė ndaheshin. Personi mjekėrrosh ma bėri me dorė tė shkoja te tryeza e tij, ku ndodhej krejt i vetėm. U afrova instinktivisht dhe e pėrshėndeta me kokė, duke e kundruar me vėrejtje, si njeri krejt tė panjohur pėr mua.

-Ke tė drejtė tė mos mė njohėsh, o byrazer, kam ndryshuar nga mjekra… -tha ai dhe befas deklamoi njė varg: -"Moj mėze qė mė tėrbove…"     

-"Kapistallin s'ma pranove…" -ia plotėsova unė nė ēast dhe i buzėqesha kėnaqėsisht, duke sjellė ndėrmend poezinė e vėllimit poetik, qė mė kishte dhuruar nė njė takim poetėsh, para dy vjetėsh nė Korēė.

-Ai jam, Ilka, kirurgu qė bėn vjersha, -tha duke mė zgjatur dorėn dhe mė ftoi tė ulem.

-Po ē'e ke lėnė gjithė atė mjekėr, mor Ili? -i thashė dhe u ula si me mikun qė mė kishte lėnė mbresa tė kėndshme me poezitė e bisedat e tij gazmore.

-Mjekrėn e kam lėnė qė tė mos mė njohin tė njohurit e kėtushėm. Kurse juve qė vini pe Tirane, u flas vet, -tha me njė buzagaz tė rezervuar.

Nuk kėrkova sqarim pėr rebusin e shprehjes sė tij dhe kalova tangent te kujtimet e mia. Madje mė ra ndėrmend  edhe pėrshkrimi qė i kishte bėrė njė letrareje qė shkruante vetėm pėr seksin: "Ajo kur ulet tė shkruaj, heq breēkat qė tė frymėzohet! " 

-Kam menduar shpesh pėr ty dhe pėr qyfyret e tua, - i thashė miqėsisht.  

-Ashtu? Mė bėhet qejfi shumė. -u shpreh me gaz.

-Po hė, ia vure kapistallin mėzes tėnde, apo vazhdon t'i thurėsh vargje?   

Ai u prish pakėz nė fytyrė. Por mė pas e mblodhi veten menjėherė dhe kaloi nė gjendjen e mėparshme, me ata sytė e tij qė ruanin njė pėrndezje tė vazhdueshme.

-Ia vura kapistallin bashkė me samarkėn dhe hipa kaluar. Po ē'e do, ajo e kish revanin shumė tė shpejtė dhe mė rrėzoi plasur nė tokė… -tha duke lėkundur kryet dhe thirri kamerierin.

Ai vet pinte konjak, unė porosita njė krem uiski.

-Pijet e grave tė pėlqejnė… -tha dhe nėnqeshi lehtė.

-Mė pėlqen, se ka pak alkool, -ia ktheva  

-E ke trurin tė pagoditur nga hallet, qė s'tė kėrkon alkool. -vėrejti dhe heshti mendueshėm.

Ndjeva, se ndryshe nga humori i dikurshėm, diēka fshihej pas mėrzisė dhe gotės sė konjakut qė kishte vėnė pėrpara. Veē kėsaj, sytė e njeriut, buzėt dhe duart e tij flasin nganjėherė mė shumė se fjalėt.

-Po, hė, si qe puna, qė mėzja tė plasi pėrtokė? -vijova ta gėrmoj.

-Megjithė mend kėrkon ta dish?

-E kam thjesht nga kureshtja…

Ai mė hodhi njė vėshtrim tė thellė drejt nė sy, me mėdyshje pėr ta zgjatur atė bisedė. Por duke parė pėrqėndrimin tim nė pritje tė vėmendshme, vijoi me njė pamje paksa dramatike nė fytyrė.

-Ėshtė histori qė nuk kam qejf ta tregoj, bile as ta kujtoj. Po ty do tė ta them, o byrazer, se ke kohė pa mė takuar dhe e kuptova qė s'din ē'mė ka ndodhur...

-Dramė ?

 -Tragjedi. -tha dhe filloi tė flasė me ton tė shtruar. -Eh, or, mik vėllai, mos pėsoftė njeri atė qė pėsova unė…Njeriu nė jetė duhet t'i presė tė tėra, se s'dihet nga i vjen e mira dhe e keqja. Ja, ajo qė s'e prisja kurrė, mė erdhi nga s'e kisha pandehur… Tė them tė drejtėn, mė vjen zor tė t'i tregoj tė gjitha, po ndryshe nuk kam si tė jem i sinqert me ty… Dihet qė femrat kanė gjynahet e tyre, po ne burrat e martuar, tė stėrvitur nė atė zanat, kemi neps pe qeni. Le tė jetė gruaja e mirė sa tė dojė, pulka e botės na duket mė e majme. Kjo ėshtė fabula mitologjike e tradhtisė sė tėrė mashkujve... Dhe qe ta kam llafin, me njė kolegun tim kirurg, qė punonim bashkė nė spitalė, Tomi quhej, na u tek tė hanim njė drekė tė mirė matanė kufirit, nė Kostur. Unė me mėzen time, mjeken stazhiere pe Kolonje dhe Tomi me dashnorkėn e tij, njė pelė e bardhė me flokė tė verdha, qė punonte drejtoreshė nė bankėn e kursimeve. Tomi e kish zėnė mikeshė, kur i kishte hequr njė kallo te gjishtrinjtė e kėmbės dhe ia kishte pėlqyer ato kėmbkat e mbushura e syēkat bojėqielli. Mė pas zuri t'ia digjte edhe atė kallon kronike nė krye tė kėmbkave. Ajo qe e martuar me njė veteriner, po ama vdiste pėr mustaqkat e Tomit. Kurse stazhierkės sime beqare, i pėlqeu mėzja e vjershės dhe deshi vet kapistall tė pėrdorur. Mos qesh me proēkat tona si burra tė martuar. Se dashuria ėshtė sėmundje, ėshtė njė patologji qė askush nuk mund ta shpjegojė. Misteret e dashurisė janė nga mė tė ēuditshmet. Kush mohon pasionet qė tė krijon, e ka gabim, ato janė mė tė fuqishme nga ēdo gjė, se tė shpien deri nė marrėzira. E, nejse, rregulluam vizat nė konsullatėn greke pėr vajtje e ardhje brėnda ditės dhe me bencin e Tomit shkuam nė Kostur. Afėr ėshtė pe kėtej, njė orė e pak. U lamė nė gjolin e Prespės dhe drekuam nė njė restorant lluksoz, shumė tė shtrenjtė. Katėrqint e pesėdhjetė euro na bėri dreka. Pimė shampanjė dhjetėvjeēare. Hajd, or hajd, shampanja dhjetėvjeēare tė bėn kalė varvat, ē'e do viagrėn para saj, bre. Ata tė parėt s'kanė qenė budallenj qė e pinin me poēka e i bėnin gratė tė pillnin njė dyzinė. Mė pas u ngjitėm nė dhomat tona, te moteli qė kishim zėnė…

Kamerieri solli porosinė time dhe Ili vijoi:

-Do thuash ti, aq shumė para, pėr tė bėrė qejf me njė grua tjetėr…Nuk ėshtė vetėm ndėrrimi i gruas, bre. E vėrteta ėshtė, se gruaja ime kur u bė me dy fėmijė e kishte bezdi tė madhe atė punė. "Plasa me punėt e shtėpisė, laj, shpėlaj, gatuaj e ushqej fėmijėt, vjen edhe ti e mė thua mbaji kėmbėt ngritur tė bėj qejf unė, mė ler rehat sot, tė tė bėj njė lakror qė tė pėlqen!" Ja kėshtu mė thoshte gruaja. Kurse kjo tjetra, mėzja pe Kolonje: "Ilkė, o shpirt, do vdes po s'tė kam pranė!" dhe mė rrufiste e mė lėshonte avullin e ngrohtė nė gojė. E si tė mos mė prishej mendja tė harxhoja pėr tė bėrė qejf me tė, bre!…Mėndja e burrit me vidha ėshtė, gratė kanė kaēavidhėn nė dorė, tė zhvidhosin kur tė duash, shpėton vetėm po i pate vidhat tė ndryshkura. E, nejse, ajo pela e bardhė e Tomit, Florenca, ishte aq e lojtur pas tij, sa do e linte edhe mamanė duke vdekur, pėr tė bėrė gjysmė ore dashuri me Tomin. Pastaj qė t'i shkonte sė ėmės, do vraponte si e hazdisur. Edhe atė ditė e kishte kohėn me krėk, se nė orėn katėr pasdite duhej tė ishte patjetėr nė punė, tė mbyllte llogarinė e bankės. Dhe pėr shkak tė saj, mė tre e ēerek u nisėm nga Kosturi tė kthehemi me yrysh tė madh. Nė njė gjendje tė atillė ishte marrėzi tė rendje me revan galopant. Po ne si tė pjerdhur nga trutė qė ishim, kaluam dy doganat me njė frymė dhe po zbrisnim kthesat e Kapėshticės pėr tė arritur kohėn. Kjo do tė kishte qenė tmerrėsisht komike, po tė mos ishte bėrė tragjike…

 Ili ndaloi njė grimė, uli kryet dhe fytyra e tij mori njė shprehje tepėr tė dhimbshme. Mandej vijoi me njė ton krejt tė ndyshuar, duke u gėlltitur shpesh pėr tė mposhtur ringjalljen e emocioneve.

   -Qė tė ta ngas llafin, te njė kthesė, jo dhe aq e ngushtė sa tė mos merrej me shpejtėsi nga Tomi, benci ynė fluturovi poshtė greminės, njėsoj sikur ta kishte thėthitur vet djalli…Mbaj mend vetėm qė ne bėrtitėm tė katėr njėherėsh dhe pas tre-katėr rrokullimash tatėpjetė rrėpirės, nuk mora vesh gjė tjetėr…Erdha nė vete pas dy ditėsh te salla e reanimacionit. Kur hapa sytė, pashė se mė kishin hequr njėrėn kėmbė dhe mė kishin ngjitur e arrnuar dorėn e bėrė sallatė. Kokėn prapa e kisha tėrė xhumba…

-Po tė tjerėt? -nuk m'u durua mua.

-Vdiqėn nė vend, bre !... -tha Ili me dėshpėrim dhe iu mbushėn sytė me lot. -Benci u bė rrangalle bashkė me ta, vetėm mua mė kishte flakur pėrjashta gjatė rrokullimave.

-Pah, ē'tersllėk i tmerrshėm! -shtova i pėrpirė trup e shpirt nga ngjarja.

Ai fėrkoi mjekrėn, rrudhi ballin dhe tha trishtueshėm:

-Lere, o byrazer, na zuri haka e grave... Po edhe haka e burrit tė Florencės…Bile ai nuk e pranoi fare arkivolin e saj nė shtėpi. U kishte thėnė: "E kam dėrguar gruan nė zyrė, jo nė Greqi, ku paskėrka shkuar ajo me jaran brėnda orarit tė punės." Edhe gruaja e Tomit, ia bėri nderet pėr hir tė fėmijėve, po nuk derdhi asnjė pikė lot pėr tė. Kurse gruaja ime mė la menjėherė, mori fėmijėt dhe shkoi tek i ati. Korēa nuk i honeps dot kėto imitime skandalesh tė jetės perėndimore, qė na i ka qejfi ne dhe sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė, tė var teneqenė…Eh, ē'grua e rrallė ishte ajo imja, bre byrazer! Me njė fisnikėri tė madhe karakteri. Po unė jam sjellur si koqe me tė. Rastis qė ne, intelektualėt, ngaqė na pėlqen mėndja shumė, veprojmė me gratė fare pa mėnd…

Duke vėrejtur shprehjen qė kishte marrė tani fytyra e tij, kuptohej pa mė tė voglin dyshim, se nė brendėsi tė vetvetes, veē pendimit, ai ndiente pėshtjellim dhe zbrazėtirė tė dhimbshme. 

Vėshtrimi im u vendos padashur pas shpinės sė Ilit dhe vetėm atėherė pashė dy patericat e mbėshtetura pas murit. 

- Kam mbetur pa punė, se zanatin s'kam si e punoj me dorėn qė s'e komandoj dot pe nervave tė dėmtuara. Me protezėn e kėmbės sė djathtė, tani s'bėj as pėr portier spitali. Se edhe ajo punė kėrkon t'i kesh tė dy kėllqet tė saktė. Kam mbetur si lanxho, siē mė sheh. Tani unė s'i pėrkas mė kėsaj bote dhe mundohem tė mos bie nė sy tė njerėzve. Nė njė situatė tė tillė njeriu bėhet fatalist. Megjithatė ruhem tė mos bie nė ndonjė plogėshti depresive dhe kam filluar gjene tė shkruaj poezi. Ato sikur mė ngushėllojnė cazė!...

Kisha mbetur i topitur, me njė tokėl nė fyt dhe mė shkreptiu nė mendje: Sikur ta dinin njerėzit e shkretė cilat rrugė tė jetės ēojnė nė greminė, mbase do tė bėnin shmangie tė mėdha nė jetė.

 

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA