Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Tė kesh zili tė ēmendurin

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Kur arritėm nė qendėr tė fshatit, ndaluam disa minuta te salla e freskėt e shtėpisė sė kulturės. Pas pak aty hyri njė mesoburrė i thatė, me flokėt e ballit tė degraduar nė push tė hollė, tė verdhėremė. Ai i pėrshėndeti tė gjithė me pėrzemėrsi. Mua mė shtrėngoi dorėn fort dhe duke mė vėshtruar buzagaz, u ul nė karrigen pranė. Ishte drejtori i shkollės sė mesme tė zonės. Quhej Bezat. Nė fillim kuvėnduam mbarė e prapė dhe ai mė bėri shoqėri deri nė lokalin e fshatit, ku kishte kos delje, si pėr ta prerė me thikė.
Pasdite, krejt rastėsisht, Bezati mė tha:
-Do tė tė flas pėr njeriun mė tė ēuditshėm, qė kam parė gjatė viteve qė punoj nė kėtė fshat. Ėshtė njė i ēmendur, qė pikturon aq bukur, sa tė lė me gojė hapur. Dhe tė mendosh, s'ka bėrė asnjė shkollė pėr atė punė dhe as ka dalė nga fshati pėr tė parė ndonjė piktor diku gjetkė. Ai ka edhe njė emėr qė ua shton gazin njerėzve, quhet Gjelok Pula... Si duket, me emrin prindėrit e tij kanė dashur t'i kompesojnė mbiemrin e trashėguar.
I kredhur, siē isha, nė pėrfytyrimin e atij njeriu, mė pushtoi njė kureshtje e tillė, qė mė bėri tė mė fshihen nga mendja tė gjitha qėllimet, pėr tė cilat kisha shkuar nė atė fshat malor. Ky fakt i ēuditshėm mė interesoi aq shumė, sa vendosa qė bashkė me Bezatin t'i shkojmė menjėherė nė shtėpi.
Nė banesėn e tij shkohej lehtė, sepse ndodhej nė fund te kodrinės, ku kishim ndaluar ato ēaste. Pasi zbritėm shkarėzimin nėpėr njė rrugicė dredha - dredha, u gjėndėm nė njė vend tė thelluar, qė ngjasonte me sheshin nė fund tė shkallėve tė njė amfiteatri tė lashtė. Mjedisi pėrqark ishte qerthulluar nga blerimi i dėndur i drurėve tė gėshtenjave dhe mes tyre ndodhej shtėpia dykatėshe e sapondėrtuar e Gjelok Pulės.
Qėkur kam qėnė i vogėl, nuk mė ka pėlqyer kurrė t'u afrohem tė ēmendurve. Jo nga frika, po sepse ndjej njė keqardhje sfilitėse, kur e shoh njeriun tė ketė pėrfunduar nė atė gjendje tė vajtueshme, ku e ēon logjika e sėmurė. Veē kėsaj, nė kėtė vend tė mbyllur e tė heshtur diēka mė vuri edhe nė marak. Ndaj u ndala dhe e pyeta Bezatin:
-Ky piktor Pula, mos ndodh ndonjėherė t'i largohet mbiemrit pėr t’u bėrė gjeli agresiv i emrit tė vet?
Bezati qeshi njė copė herė me kėtė lojė fjalėsh.
-Jo. -tha pas pak. -Ėshtė i heshtur dhe i zymtė. Pothuaj nuk flet fare. Megjithėqė unė e kam parė vetėm nja dy herė. Ai del rrallė nga shtėpia dhe e njoh mė tepėr nga ē'tregojnė tė tjerėt.
Kur iu afruam banesės, na doli pėrpara njė vijė uji, qė derdhej nė njė postaf. Aty pranė njė kazan i madh, i zi, avullonte me ca shkulme tė bardha, tė shpejta. Dy gra tė pėrkulura nė njė pozicion tė padukshėm, qė shpėrlanin teshat nė njė govatė tė drunjtė, ngritėn kryet befas dhe zgjatėn qafat, sikur tė kishin mbirė nga dheu. Ato na kundruan me njė shprehje habie, qė vihej re shkoqur nė fytyrat e tyre tė rrahura nga stina verore.
-A ndodhet Gjeloku nė shtėpi? -i pyeti Bezati pasi i pėrshėndetėm.
-Ka shkuar andej poshtė! -ato bėnė me dorė nga njė grunore e largėt me diell, ku korrnin njė grup njerėzish tė venė nė radhė dhe vijuan tė na kėqyrnin me atė habitjen e tyre tė shushatur.
-Ky shoku ka ardhur nga rrethi pėr tė parė ato pikturat... -u tha Bezati sa pėr tė shuar kureshtjen e tyre.
Ato hodhėn njė ēast mbi mua sytė e tyre tė ngulmėt.
-Kyēin e mban me vete ai. Shihni aty te dritarja! Ka njė tė ēarė. - tha njėra me shami tė zezė te rrėzuar mbi supe.
Vėshtrimi i tyre gjithnjė i habitur nuk mė pėlqeu dhe mė ngjalli dyshim. Lėvizėm drejt ndėrtesės me mure guri, ku njė palė shkallė tė jashtme ngjiteshin deri nė katin e dytė. Dritarja qė na treguan ishte pa xhama. Pas saj, pėr tė penguar pamjen e dhomės, qe mbėrthyer vetėm njė stendė emulacioni me beze tė kuqe, nga ato qė mbeteshin arave. Ngjita nja pesė shkallė dhe u zgjata te e ēara e bezes. Ajo qė po shihja atė ēast aty brėnda, ishte vėrtetė nje pamje mahnitėse, e cila mė rrėqethi shtatin papritmas. Njė mori ornamentesh, kuadratesh, figurash plot ngjyra, luzmuan menjėherė nė sytė e mi. E ēara e bezes sė kuqe lejonte tė shiheshin vetėm disa fragmente tė asaj morie pikturash murale shumėngjyrėshe, qė dukeshin sikur vallėzonin pezull nė hapėsirėn prej dyshemesė deri te mesi i tavanit tė asaj dhome. U ndeza keqas nga kėrshėria dhe i thashė Bezatit tė shkonim qė atė ēast pėr tė kėrkuar Gjelok Pulėn e ta sillnim tė hapte derėn.
Zbrita shkallėt aq i hutuar nga vėshtrimi i ethshėm aty brėnda, sa mė dukej sikur hidhja ca hapa tė shurdhėr nė njė boshllėk tė mjegulluar hijesh. Madje pata edhe njė marrje mendsh tė lehtė. Rretheqark nėpėr drurėt e shumtė e gjethedėndur tė gėshtenjave, gjinkallat ia kishin krisur kėngės nė njė kor tė fuqishėm, monoton e tė palodhur. Ne trurin tim u piketuan befas dimensionet abstrakte tė njė trekėndėshi mahnitės: Blerimi plot freski, kėnga gjumėndjellėse e gjinkallave, pikturat shumėngjyrėshe dhe mes tyre Gjelok Pula i hallakatur nga mendja.
-Si te mos ēmendesh nė mes tė kėsaj mrekullie fantastike! -i thashė Bezatit i entuziazmuar.
Ai qeshi dhe bėri me kokė njė gjysmė harku soditės.
-Ky ėshtė vendi mė piktoresk i fshatit, -foli buzagaz.
Kur arritėm te grunorja, grupi i korrėseve i pėrbėrė nga gra e vajza me shami tė bardha i lanė drapėrinjtė pėr tė mėsuar shkakun e vizitės sonė. Dhe si morėn vesh qė na duhej Gjeloku, ato qeshėn e nisėn nga qyfyret. Njė djalė i vogėl rreth tė nėntave, e shqiptonte emrin e mbiemrin e tij "Kikiki Kakakaja" dhe shkrihej nė gaz bashkė me fėmijėt e tjerė. Ndėrkaq dikush shkoi e lajmėroi te fundi i njė parcele, ku tė merreshin sytė nga flakėrimi i harbuar i lulėkuqeve. I marri po harbohej edhe vet pėrmes atij kuqėlimi tė zjarrtė.
Ai erdhi, duke shtrėnguar me tė dy duart njė tufė tepėr tė madhe me lulėkuqe dhe qėndroi mes grumbullit tė njerėzve, qė donin tė dinin edhe arsyen pse na duhej. Kishim pėrballė njė burrec, tė cilit nuk i zgjuam asnjė interes pėr t'i shkėputur sytė nga tufa e lulėkuqeve. M'u desh ta mposhtja ndjenjėn e tmerrit qė mė pushtoi, kur pashė fytyrėn e tij tė parruar me ca qime tė hirta, flokėt e dendur si shkurre, tė lėshuar deri poshtė veshėve, vetullat e trasha si dy bishta dhije, sytė gri tė futur thellė ballit me njė vėshtrim tė errėt, tė ftohtė, indiferent. Kishte veshur njė kėmishė kafe tė dalėboje dhe pantallona doku blu, qė i rrinin aq tė gjera, sa dukej si i futur nė thes. Ai nuk pyeti pėrse e kishim kėrkuar dhe mua m'u desh t'i jap dorėn e t'i them me njė zė disi tė druajtur:
-Na pėlqyen shumė ato pikturat e tua... Ti je artist. Po tė duash eja na hap derėn t'i shohim nga afėr!
Gjindja pėrreth qeshi me epitetin "artist" pėr tė. Dhe atėherė u shtrėngova tė them me seriozitet tė plotė, se s'kishte asgjė pėr tė qeshur. Pasi ato qė pashė nga njė e ēarė e dritares, ishin punė qė mund t'i bėnte vetėm njė profesionist i zoti.
Pas kėsaj, Gjelok Pula bėri njė hap pėrpara dhe ne tė dy me Bezatin e ndoqėm, duke e vėnė nė mes. Bėnte vapė. Rrugės karkalecėt e trėmbur brofnin me ca kėrcėllima tė thata dhe fluturonin trumba-trumba nė tė dy krahėt. Sakaq i drejtova disa pyetje, por ai i kishte fjalėt tepėr tė shtrenjta. Hidhte nga njė vėshtrim tė shkurtėr pa shprehje dhe ulte kryet, pėr tė parė mirė vendin ku shkelte dhe tufėn e lulekuqeve qė mbante nė duar. Bezati mė shkeli syrin pėr tė mė dhėnė tė kuptoj, se s'duhej ta gėrmoja mė tepėr, pasi nuk i dihej. Kjo mė detyroi qė, sa pėr tė thyer heshtjen, tė flisja pėr vlerat e atyre qė dallova nga dritarja. Gjelok Pula kthente herė pas here kryet me njė shprehje krejt tė papėrcaktuar. Megjithatė, natyra e tij e heshtur m'u duk mė e pranueshme, nga ajo e disa tė marrėve tė tjerė, qė tė ēajnė kokėn pareshtur me fjalė tė kota e alogjizma qesharake.
Ngjitėm shkallėt e gurta tė katit tė dytė dhe hymė nė njė korridor tė pashtruar. Mbi binarėt e dyshemesė ishin hedhur vetėm disa dėrrasa plepi tė pambėrthyera. Gjelok Pula shkelte serbes mbi to dhe u ndal para njė dere me prag tė drunjtė. Futi dorėn thellė nė pantallona dhe nxori njė ēelės tė ēuditshėm, qė e kishte bėrė vet. Ishte njė tub dy pėllėmbė, me ca dhėmbė metalik tė salduar te maja e me njė rreth mbajtės te fundi. E ngjeshi thellė nė derė dhe e rrotulloi me njė kėrkėllimė metalike tė mbytur. Mandej e tėrhoqi me kujdes dhe e futi sėrish nė brez, si tė ishte ēelės thesari. Rregulloi njė ēast drejtpeshimin e vet mbi dėrrasėn ku kishte qėndruar, pastaj zgjati kėmbėn e djathtė, rėndoi mbi pragun e derės dhe priti, sikur tė ndodhej pėrpara njė enigme. Befas u dėgjua njė gurgullimė e rėndė, qė zgjati dy-tri sekonda. Dhe dera u hap krejt, duke u futur e gjitha nė mur. Ishte diēka si te ajo ēelja magjike "Sezam hapu!" Mbeta i stopuar njė grimė. Mė pas i thashė ta hiqte kėmbėn nga pragu. Dhe pėrsėri u ndie ajo gurgullima mistrioze, qė e nxori derėn nga muri dhe rimbylli dhomėn. Atėherė shkela vet mbi pragun e drunjtė dhe vėshtrova pėrpjetė, midis njė tė ēare te kasa e derės. Po ē’tė shihje! Njė mori trungjesh tė lidhur me tela ēeliku nėn ēati, kapėrtheheshin me njėri-tjetrin dhe lėviznin poshtė e pėrpjetė, sa herė hapej e mbyllej dera. Pra, i ēmenduri kishte zbatuar nė mėnyrė tė pėrpiktė e autodidakte ligjin e kontrapeshave, tė cilat mbanin derėn pezull dhe krijonin lėvizjen e saj para-prapa, sa herė shkelej pragu. Ky zbulim mė la krejt tė shtangur. Thirra Bezatin qė tė afrohej e tė shihte ē'gurgule e mėnēur bėhej nėn ēatinė e tė marrit. Nė ēastin kur hymė brėnda dhe u ndie mbyllja automatike e dhomės, hodha sytė prapa derės. Atėherė vura re, se ajo nuk ishte njė derė e thjeshtė dosido. Por kishte nga ana e brendshme njė trajtim artistik tė rrallė. E punuar e gjitha me dru arre, sipėrfaqja e saj ishte ndarė nė tri pjesė tė barabarta. Nė secilėn prej tyre ishin vendosur nga tri zemra druri, duke formuar nė kėtė mėnyrė nėntė katėrkėndėsha, qė shkėlqenin nga lustra. Kur vuri re stepjen time, Gjelok Pula zgjati dorėn serbes dhe takoi njė ēelės elektrik te cepi i murit. Nė derė u ndezėn menjėherė tetėmbėdhjetė rrathė me ngjyra, qė u ngjanin stopave tė automjeteve. Tani ajo dukej si ndonjė portė magjike, qė tė merrte sytė me vezullimin e saj. U pėrkula fare pranė dhe vura re, se rrathėt e ndritshėm ishin thembra tė rrumbullakosura, nga ato pantoflet plastike tė grave tė prodhuara nė Durrės. Transparenca dhe kombinimi i kuadratėve tė vegjėl, tė kėtyre thembrave blu, tė kuqe, jeshile, tė verdha, rozė, saks, violet, krijonte njė rėzėllitje ngjyrash, qė do tė mahniste edhe profesionistin mė tė specializuar tė ndriēimit dekorativ. Pėrballė saj, tė krijohej pėrshtypja sikur kishe hyrė nė skafin e nėndetėses fantastike tė Zhyl Vernit.
Duke pikasur ēmeritjen time, Gjeloku ēmendurak takoi edhe njė ēelės tjetėr. Dhe kėtė e bėri me njė intensitet tė tillė tė lėvizjes sė krahut, si tė donte t'u jepte ndjesive tė mia tė tronditura njė goditje akoma mė tė fuqishme. Befas u duk sikur nė gjysmerrėsirėn e asaj dhome leu dielli verbues. Tavani, i ndėrtuar i tėri me rrathė prej allēie tė ngjyrosur e tė ngritur nė reliev, nga mė i vogli nė qendėr, deri te mė i madhi qė pushtonte kupolėn e dhomės, ishte plot me llampa elektrike tė madhėsive tė ndryshme, tė vendosura gjatė perimetrit tė ēdo rrethi. Ato vinin duke u hapur nė mėnyrė valėzuese, nga mė e madhja pesėqint watėshe nė mes, qė ishte dielli, deri te llambushkat mė tė vogla nė rrethin e fundit, tė cilat, sipas Gjelokut, ishin yjet. I mposhtur tėrėsisht nga pushteti i fuqishėm qė merrte aty fantazia krijuese e atij marroku, mendova: Kushedi sa ditė e netė punė ngulmuese e rropatėse i qenė dashur Gjelokut tė palodhur, pėr tė punuar nė pozicionin kryepėrpjetė jo vetėm gjithata rrathė me harqe aq tė pėrpiktė, po edhe instalimet e ndėrlikuara elektrike pėrbrėnda tyre, tė pėrshtatura pėr tensione tė ndryshme. Pa llogaritur mė tej ngjyrosjet nė formėn e brezave tė ylbertė tė kėtyre rrathėve dhe llampave, me njė harmoni ngjyrash, qė tė bėnte pėr ta patur zili atė mendjen e tij tė ēmendur.
Ndriēimi i fuqishėm i tavanit i kishte bėrė edhe muret tė llamburisnin. Tani reflekset e dekoracioneve tė shumta e plot ngjyra, qė pėrhapeshin nė tė gjitha anėt, tė godisnin nė sy me njė shkėlqim lėbyrės. Tė katėr faqet e murit ishin ndarė nė blloqe tė barabartė kuadratėsh vertikal. Brėnda tyre ishin pikturuar tė gjithė llojet e zogjve, qė kėndonin nė fshatin e Gjelok Pulės dhe tė gjitha lulet e gjethet, qė kishin ēelur para syve tė tij tė mprehtė e tė kujdesshėm. Motivet popullore, ornamentet floreale dhe gjithė lajlet e tjera simbolike, me linja aq tė ndėrlikuara, ishin punuar me ca nuanca ngjyrash tepėr transparente, qė binin nė sy menjėherė pėr origjialitetin e tyre. Kjo mė nxiti ta pyes:
-Ku i ke gjetur kėto ngjyra kaq tė bukura?
Ai mė hodhi njė vėshtrim zhbirues dhe uli kryet. Mandej drejtoi sytė sėrish dhe tha si me pėrtim:
-Njashtu...
-Si njashtu? - ngulmova.
Gjeloku pėrsėriti po atė shprehje tė errėt tė fytyrės sė tij. Dhe si e pa qė unė doja tė dija patjetėr, tha:
-I bėra vet...
-Me ēfarė i ke bėrė?
-Njashtu. - tha sėrish dhe heshti.
-Mbase ruan sekretin e prodhimit. -mė pėshpėriti Bezati te veshi dhe mė ngjeshi supin.
Mund tė ishte edhe kjo. Veēse nuk po kuptoja ku e kishte hallin qė s'po hapej nė bisedė. Pata pėrshtypjen, se pyetjet e mėrzisnin. Por nė reagimet e fytyrės sė tij tė parruar, vihej re qartė, se i bėhej qejfi qė punimet e tij po na pėlqenin shumė. Kjo mė nxiti tė kėrkoj tė vėrtetėn e ngjyrave dhe ngula kėmbė pėr ta bindur, se mund ta ndihmoja duke i siguruar njė dhuratė me ngjyra industriale. Atėherė ai kuturisi tė mė shpjegojė shkurt, se i pėrgatiste nga lulet e ndryshme, nga gjethet dhe rrėnjėt e bimėve, duke i zier me kripė e limontos. Pėr kėtė qėllim e kishte mbledhur edhe atė tufėn e madhe me lulekuqe, me tė cilėn u prezantua para nesh.
-Or po ē'i do llafet, ky qenka mjeshtėr! -tha befas Bezati.
Unė buzėqesha dhe vijova tė sodis fundin e mureve. Deri nė lartėsinė njė metėr e gjysmė nga dyshemeja, dhoma ishte veshur rretheqark me fileto ahu, tė krijuara prej dėrrasash tė zgjedhura me damarė tė errėt nė formė rrėkera ujėrash. Ato ishin kanalizuar hollė dhe ishin llakuar me rrėshira pishash e kumbullash, qė i kishte mbledhur vet dhe pėrpunuar aq mjeshtėrisht, sa dukej sikur veshja e drunjtė qe mbuluar me njė cipė tė hollė qelqi.
Mandej oxhaku ishte njė mrekulli mė vete. I punuar i tėri me gur tė butė, ai kishte formėn e njė gjarpri tė madh, tė spėrdredhur e pulla-pulla. Bishti i tij pėrfundonte nė tavan dhe goja hapej mbi vatėr sa gjerėsia e saj. Gjuhėn e kėtij zvarraniku tė gurtė, qė i shėmbėllente njė dragoi kinez plotė kolorit, e pėrbėnin dy ēengelėt me zinxhirė tė gjatė ku vareshin kusitė. Kuptimin e plotė tė kėtij kompozimi e jepte ndezja e zjarrit flakėrues.
E pyeta Gjelokun ku e kishte parė kėtė tip oxhaku dhe ai tha:
-Nė mėndje...
Ēfarė nuk shihte ai nė atė mendjen e vet, ku fantazia pleksej me marrėzinė!
Te vatra e shtruar me ngjyrim tė kuq, pėrgatitur me ēimento dhe tjegulla tė shtypura, mė tėrhoqėn vėmendjen dy kapakė alumini. Kur i zbulova vura re, se ishin dy tenxhere tė vogla tė ngjeshura rrafsh me vatrėn. Fundet e tyre kishin nga njė vrimė nė mes, ku ishin lidhur tuba tė padukshėm, pėr tė pėrcjellė jashtė dhomės ujėrat e shpėlarjes sė filxhanėve tė kafesė. Nė tė dy skajet e kornizės prej dru lisi tė vatrės, gjendeshin dy butona tė bardhė, tė bėrė prej kocke kali. Shtypa njėrin dhe befas kanatet e dritares anėsore ia bėnė "shtrak", duke u hapur tėrėsisht, deri sa takuan takot prej gome nė mur. Shpjegimi gjendej brėnda logjikės qė vepronte nė tėrėsinė e gjėrave tė krijuara prej tij. Kur tė frynte erė e fortė e tė kthente oxhaku, ajri i dhomės mund tė pastrohej, pa qenė nevoja qė Gjeloku tė ēohej prej qoshes sė zjarrit. Qė tė bėnte kėsisoj jetėn e njė pashai, ndonėse i publikuar si i ēmendur.
Duhej njė ditė e tėrė pėr t'u njohur me tė gjithė potencialin e krijimeve, ku kishte derdhur pasionin e vet Gjelok Pula, nė arte, zeje, ndėrtime, sajime, adoptime, shpikje dhe pėrdorime teknikash tė shumėllojshme e origjinale. Ishte njė tėrėsi voluminoze punėsh tė akumuluara prej disa vjetėsh, qė shkonte nga kanapetė e rehatėshme anėsore me mpleksje rrypash kamardarje, deri te krevatėt perandorak pėr vete e pėr djalin, kokat sferike dhe gdhendjet artistike tė tė cilėve tė habisnin. Mė tej sėndyqet e valixhet e vizatuara me penela tė bėrė nga bishti i kalit, me susta qė hapnin vrikthi kapakėt e tyre, me bravat e ēuditshme tė bėra prej gėzhojash tė verdha. Si dhe njė mori sendesh tė tjera, tė lindura nga mitra aq pjellore e fantazisė sė tij. Elementet e rėndomtė tė tokės, druri, metali dhe guri, pasi bini nė duart e tij magjike, bėheshin elemente jetėsor, me bukuri tė veēantė dhe pėrdorim komod.
Pak nga pak, nė trurin tim tė ndezur u ravijėzua tėrėsisht njė dilemė e madhe, qė mė ishte gozhduar nė mendje qysh nė kontaktin e parė me produktin e materializuar tė mendimit tė kėtij njeriu. Si ishte e mundur qė i ēmenduri tė bėnte krijime tė tilla? Arti i punėve tė tij kėrkonte njė mprehtėsi mendore tė tejkaluar, nga ajo logjika e rėndomtė pėr punė tė zakonshme e njerėzve tė tjerė tė kėsaj krahine, ku ky person ishte shfaqur si pėrjashtim. Mos vallė kėtė pėrjashtim quanin kėtu ēmenduri?...Monomania e tij fisnike, qė arrinte deri te pasioni i harbuar i tė ēmendurit, ishte njė provė e gjallė, se asgjė e jashtėzakonshme dhe e bukur nuk arrin tė krijohet, pa pėrqėndrimin e plotė tė mendjes e tė shpirtit. Faktor i vetėm ky, nga i cili kanė lindur tė gjitha mrekullitė e mėdha tė njerėzimit. Paēka se njerėzit e rėndomtė mendojnė ndryshe pėr vet krijuesin, Dhe duke hedhur sytė njė grimė mbi figurėn e Gjelokut, aq nė kontrast me punėn, sikur m'u fashit ēdo mendim e mė rrėmbeu sėrish thirrja e shkėlqimit verbues tė artit tė tij, qė dukej sikur buēiste me tone tė larta nga tė gjitha drejtimet rretheqark.
Tashmė kureshtja pėr dhomat e tjera zuri tė trokasė parreshtur nė mendjen time. Gjeta rastin t'i them Gjelokut, se ende nuk isha ngopur plotėsisht duke parė. Po tė donte, mund tė na ēonte edhe nė dhomėn ngjitur.
Ai u step dhe largoi fytyrėn nga vėshtrimi im ngulmues. Mungesėn e dėshirės e shprehu edhe me fjalėt:
-Ajo s'bėn tė shihet...
Mirėpo njeriu ėshtė i prirė gjithmonė pėr tė parė pikėrisht ato qė s’ bėjnė tė shihen edhe kur mbulon trupin aq tė njohur. Ndaj iu luta me zjarr tė na e tregonte edhe atė dhomė, nėse brėnda saj nuk kishte njerėz. Me tė njėjtin pasion e pėrforcoi kėrkesėn edhe Bezati.
Atėherė Gjeloku bėri pėrpara mekanikisht, me njė ecje krejt tė pavullnetshme. Pasi hodhi disa hapa duke u mbajtur nėpėr faqet e murit, pėr tė mos u rrėzuar nga lėkundja e ndonjė dėrrase tė pambėrthyer tė korridorit, mė nė fund ai shtyu edhe derėn e dhomės tjetėr. U duk menjėherė, se kjo ishte "studioja" e punės sė tij. Njė rrokopujė sendesh, njė ērregullim total, njė kaos i vėrtetė. Nga mesi i dyshemesė, deri nė tavan, ngriheshin nė tė dy anėt rafte tė gjatė e tė shumtė. Ata ishin bėrė prej dėrrasash tė lidhura me tela ēeliku njėra pėrmbi tjetrėn qė, nė mėnyrė tė shkallėzuar, formonin kėnde tė pjerrėt. Nė ato rafte tė rėndomtė gjendeshin ēikėrrima e rrangulla tė ēdo lloji, qė nga gozhdė tė ndryshkura, copėra xhamash me ngjyra tė mbledhura rrugėve, pantofle tė vjetra, kanaēe, tela, kartona, llastiqe, predha kundėrajrori tė zbrazėta, kallama kėnete, copėra lėkurėsh, lėkura gjarpėrinjsh, krahė fluturash, dhėmbė ujku, pendė zogjsh, guralecė zalli, brirė lopėsh, kocka kuajsh, guacka kėrmijsh, bėrthama frutash, gogla dushku, boēe pishash, deri te lėngu ngjitės i kėmbėve tė ziera tė bagėtive, qė pėrdorte si tutkall. Aty pėrpara, dy dėrrasa tė brimuara e tė kapura me vida i shėrbenin si morseta pėr tė punuar drurin. Zdruqet dhe sharrat e tė gjitha llojeve, ēekiēėt, sqeparėt, daltat dhe veglat e tjera i kishte sajuar vet nė forma krejt origjinale dhe mjaft praktike. Objektet e shumta, ēikėrrimat e rėndomta dhe grahmat e rėnda qė pėrhapeshin prej tyre, mė bindėn, se i gjithė arsenali, mbi tė cilin vepronin duart e tij transfomuse, pėrbėhej nga mjete krejt rrethanore.
Si e pa qė nė fytyrat tona nuk shkėlqeu mė ajo habia e dhomės sė parė, Gjelok Pula u tėrhoq shpejt nė korridor. Aty e pashė tė udhės ta pyes:
- Ē'mendon t'i bėsh tjetėr kėsaj shtėpie fantastike?
-Aēesor...-u gjegj pa u menduar gjatė, si herėt e tjera.
-Ashensor?! -ndreqa fjalėn me habi, duke menduar, se kjo dėshirė e tij ishte vėrtet diēka qė mund tė merrej si shprehje e tepruar e njė tė ēmenduri.
-Njashtu. -pranoi nė ēast korrigjimin. Bezati qeshi me tonalitet tė lartė.
-Po a e di ti, -i thashė me seriozitet. -se pėr tė ngjitur njė arkė nė katin tėnd tė dytė, duhet sė pari njė elektromotor i fuqishėm?
Gjelokut i shkėlqyen sytė me njė dritė sigurie tė ēuditshme.
-E kam ble. -tha dhe mė tėrhoqi pėr krahu deri nė fund tė korridorit, ku njė alamet pajisje tė tillė e kishte mbuluar me njė thes plastmasi nga tė plehut kimik.
-E si mendon ta bėsh? -e pyeti Bezati.
-Vajta pashė atė tė turizmit…-u gjegj duke shprehur keqardhje. -Po ky qė kam gjetur vėrtitet shumė...
-Me njė fjalė nuk bėn... -shtova.
-Bėn, -tha duke rifituar shprehjen e parė tė fytyrės. -Do t'i bėj njė rrotė tė madhe me dhėmbė, prej dru gorrice, qė t'ja uli ca vėrtitjen...
Qesha entuziast, nga bindja se edhe kjo, qė dukej si dėshirė prej tė ēmenduri, kishte njė pikėnisje logjike. Duke zbatuar parimin e rrotave tė dhėmbėzuara, ai do t'ia arrinte patjetėr edhe ashensorit. Sepse mbėshtetjen kryesore pėr ēdo arritje, e gjente te kėmbėngulja e tij e tejskajshme.
Kur dolėm jashtė, gjinkallat vazhdonin tė jehonin nė kulmin e ekstazės sė tyre dhe hijet e ngjeshura tė gėshtenjave na grishnin pėr t'u shtrirė nė barin e njomė. Bezati u detyrua tekefundit tė pohonte, se ishte befasuar edhe vet nga punėt e kėtij njeriu, pėr tė cilat nė fshat flitej padrejtėsisht, si pėr ca zhgarravina tė kota, tė bėra nga njė dorė e shkujdesur e nivelit tė njė fėmije.
Gjelok Pula, i ēelur tashmė nė krejt pamjen e vet prej fjalėve tė mia inkurajuese, mė tėrhoqi mėnjanė. Shprehja e murrėtyer qė mori befas fytyra e tij tregonte, se po bėhej gati pėr tė mė treguar ndonjė sekret, tė cilin nuk donte ta dėgjonte drejtori i shkollės sė fshatit pėrfolės. Pasi u larguam ca hapa nga Bezati dhe e mposhti njė ēast tronditjen, mė tha me njė zė pėshpėritės, gati tė dhimbshėm.
-Tė tėrė tallen e qeshin me mua, mė thonė "i ēmendur "... Ti pse thua artist?...
Mė mallėngjeu dhe u ligėshtova shpirtėrisht aq tepėr, sa mė erdhi vėrtetė shumė keq pėr tė.
-Pėr mua, ti je mė i mėnēuri nga tė gjithė. -i thashė duke i rrahur supet.
-Po pse mė tallin? -shtoi me dhimbje tė thellė.
-Tallen ata qė janė prapa botės, qė s'kuptojnė nga kjo punė e madhe dhe e bukur qė bėn mėndja jote.
Sytė e tij shkėlqyen papritmas me lotė gėzimi dhe filloi tė mė hidhte ca vėshtrime plot mirėnjohje.
-Edhe unė ēuditem... -pasoi duke fshirė cepat e errėt tė syve me trinėn e dorės. -Shumė herė them me vete, jam vėrtetė ashtu si thonė... Po kur i futem punės, mendja mė punon si sahat...
-Mbase duhet tė hysh edhe nė muhabet me fshatarėt. Jo vetėm tė punosh i mbyllur.
-Shkova nė korrje sot, ata prapė qeshėn!...
-Mbaje veten si gjithė tė tjerėt! - i thashė me ton kėshillues. -Ata nuk rrinė tė parruar e tė paqethur. Dhe nuk rrinė vetėm...
U mendua njė grimė herė dhe paskėtaj sajoi pėr herė tė parė njė buzėqeshje tė trishtme e tė nemitur. Mandej m'i mori tė dyja duart m'i puthi e m'i lėmoi me dashuri.
U pėrshėndetem ngrohtėsisht me tė dhe u nisėm. Kuptohet vetiu, rrugės isha tepėr i ngarkuar me emocionet e forta, qė mė shkaktuan tė gjitha ato sa pashė e dėgjova tek ai njeri dhe i thashė Bezatit:
-Ndodh jo rrallė, qė njeriu i talentuar, me atė pasionin e tij tė pėrqendruar pėr t'iu kushtuar artit deri nė harrimin e vetvetes, ndryshon jo vetėm mėnyrėn e tė jetuarit, po edhe raportet jetėsore me njerėzit e tjerė. Mirėpo ėshtė fatkeqėsi e kohės dhe e mjedisit ku jeton, kur kjo veēanti e tij merret nga tė tjerėt si ēmenduri.
Bezati u pėrkul kėputi njė kėrcell tė thatė.
-Pse kėshtu, ta haj dreqi, pse tė mos kuptohet?... - u shpreh me keqardhje tė dukshme.
-S’ke ē'i bėn, sepse ekziston njė shtresė mediokre, e prapambetur nė sensin kulturor. Kjo pjesė me nivel paralel, jo vetėm nuk e kupton artin, po edhe ndjen kėnaqėsi e argėtohet duke bėrė hoka me krijuesin.
-Mirė s'kuptojnė krijimtarinė e tij, po pse t'i thonė i ēmendur e tė tallen?
-Sepse shohin njė njeri qė u duket ndryshe nga vetja, me veprimin e pazakonshėm, me pamjen e tejkaluar, apo me qėndrimin e veēuar. Dhe kjo i nxit pėr ta shpotitur e pėr tė amplifikuar vlerėsimin e tyre nė tė gjithė opinionin e gjerė. Siē e pe edhe vet, pakujdesia pėr formėn njerėzore i ka prishur shumė punė pėrmbajtjes artistike tė Gjelokut tė gjorė.
Gjatė tėrė ditėve tė qėndrimit nė atė fshat, s'mė hiqeshin nga mendja duart fantastike tė Gjelokut, qė si me magji shndėrronin nė ar ēdo lloj plehrurine. Ky njeri i ēuditshėm dinte fare pak gjėra nga kjo botė. Sepse jeta merrte nė sytė e tij trajta reale vetėm kur, prej drurit, gurit dhe ngjyrave plot nuanca, bėnte realitet tė bukurėn e fantazuar nga korja plot frymėzim e trurit tė tij. Po ta kishin dėrguar me kohė nė njė lice arti, kjo mendje, nė dukje e ēalė, do tė ishte tani njė vlerė pėr thesarin e pėrbashkėt, qė quhet art. Dhe nuk mund tė mos mendosh e tė tė vijė keq, sa shumė talente tė pazbuluar vdesin rrėzė maleve, mes pyjeve, apo edhe ndanė fushave, pa i parė kurrė dyert e mėdha tė shkollave artistike, nė tė cilat shpesh shkojnė ata qė kanė tepėr dėshirė dhe pak talent.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA