Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Burri i pesė grave

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Epiteti Don Jovani, qė i kam pėrngjitur emrit tė kėtij njeriu, pėrputhet tėrėsisht, jo vetėm me karakterin e tij tejet feminist, por edhe me tingėllimin fonetik tė Don Zhuanit, aq tė njohur nė veprimtaritė e veta mashtruese me gratė.
Don Jovani ishte njė shofer shtatshkurtėr nga Palasa e Himarės. Ai nuk kishte as ndonjė pamje tėrheqėse pėr tė joshur aq shumė femrat, si Don Zhuani i famshėm. Por kishte njė natyrė prej zamke, qė u ngjitej atyre me ngulmin e pashkėputur, me gazin e paperėnduar nė buzėt e tij dhe me njė zė nanuritės, aq tė ėmbėl, sa mund tė prekte telat e zemrės delikate tė disa grave tė ndjeshme.
Me Jovanin, tepėr larg profesionit dhe pasionit tim letrar, mė lidhėm dy fije tė padukshme tė dobėsisė sime tė hershme: Himara e bukur pranė vendlindjes dhe gjuha greke, qė pata mėsuar nė Sarandė qysh nė vegjėli. Duke vėnė re se nė parcelėn gjuhėsore tė trurit, po mė thaheshin disa fjalė tė paprashitura prej kohėsh, Jovani ishte njė rastėsi e mirė ushtrimore, jo vetėm pėr tė stėrvitur gjuhėn, por edhe pėr tė mėsuar disa pasurime tė reja nė fjalorin bashkėkohor tė greqishtes.
Nejse, ajo qė dua tė tregoj nuk ėshtė ky informacion i thjeshtė, por fakti se prototipi i pushtit shqiptar, qė mė befasoi duke me treguar jetėn e tij, kishte pesė gra dhe njė tufė fėmijė me secilėn prej tyre. Punonte shofer autoambulance nė spitalin qendror tė Tiranės dhe kjo i jepte mundėsi tė shkonte nė ēdo lagje e shtėpi, ku thirrej urgjenca shėndetėsore. Ne u takuam rastėsisht, teksa e dėgjova tė fliste greqisht me njė person nė afėrsi tė pallatit tim, ngjitur me spitalin, ku pėr disa net me radhė parkonte makinėn. Jo se spitali nuk kishte parkim pėr mjetin e tij, por sepse nė kėtė pallat atij i kishin mbetur sytė edhe te njė vajzė katėrmbėdhjetėvjeēare, me tė cilėn ishte njohur gjatė thirrjes sė urgjencės pėr njėrin nga prindėrit e saj.
Pra, ai kishte lėnė gruan e parė tė ligjshme me pesė fėmijė, nė shtėpinė e vet dykatėshe nė Palasė. Tek e cila shkonte rrallė, sa pėr tė mos e lėnė djerrė, sikur barku i saj tė ishte njė parcelė, ku ai mund tė mbillte ēdo dy vjet nga njė kokėlakėr tė re. Sepse pėr fėmijėt e harruar qė linte pas, nuk e merrte malli. Donte vetėm sa ta shihte fshati, se ajo familje kishte burrė dhe gruaja tė vazhdonte tė mbante lidhur gurėt e vjetėr tė mureve tė shtėpisė sė tij. Ashtu siē kishte qenė zakoni me gratė e kurbetllinjve tė atij bregdeti, qė ktheheshin vetėm kur fillonte t’u harrohej emri. Ndėrkohė bashkėjetonte me njė kuzhiniere tė shėndetshme nė Tiranė, me tė cilėn kishte bėrė tre fėmijė, pasi ajo e kishte pranuar tė banonte nė shtėpinė e saj. Kishte dy fėmijė me njė infermiere, tek e cila shkonte pėr tė fjetur disa net nė javė, me pretekstin se netėt e tjera gjendej nė gatishmėri urgjence. Kishte shtuar pjellėn e tij edhe me dy fėmijė tė tjerė te njė grua nė Sauk. Kishte dy vjet qė ishte bėrė baba i paligjshėm me njė punėtore tė kombinatit ushqimor. Dhe tani sė fundi te pallati im, bėnte dashuri fshehtas me njė adoleshente, e cila dilte nga kati i parė, kur prindėrit e saj bėnin gjumin e mesnatės dhe i shkonte te shtrati portativ qė mbante Jovani nė autoambulancė.
Dy pyetjeve tė mia konfindenciale, nė mėnyrėn habitore, ai u ishte pėrgjigjur kėsisoj:
- More Vani, ēfarė i shijon ti asaj fėmije?
- E para, ajo ka qejf vetė, - qeshi ai me kėrcėllimė. - Pastaj puna ime kuptohet, maēokut tė vjetėr i shijojnė mė shumė minjtė e njomė!...
U preka shpirtėrisht nga kėto fjalė mizore, sepse nuk mund te qeshja me poshtėrsinė e tij.
-Po kėshtu si e ke zėnė ti, more varvat i himarjot, mund tė bėhesh me dyzet gra dhe tė formosh njė batalion me kopilė tė paligjshėm!...
- Kurani mysliman, nuk thotė kot, se burri mund tė ketė deri nė shtatė gra...
- Por ama Bibla jote nuk ta lejon kurrsesi, - ia ktheva me tė njėjtėn monedhė.
Ai nuk u mendua fare pėr tė mė dhėnė pėrgjigjen qė meritoja:
- Unė nuk shkruaj libra, - tha krejt i qetė e buzagaz. - Nė kėtė botė njeriu ka dy qėllime, o tė shpjerė botėn pėrpara me shkencė, o t’i shtojė botės popullsinė. Unė mund tė bėj vetėm tė dytėn, pėrderisa karburatori ma shpie currilin e naftėn tė digjet mirė nė ēdo motor...
Mirėpo adoleshentja pa pėrvojė femėrore i hapi telashe tė papritura dhe Jovani, si rrallėherė m’u duk tejet i mėrzitur kur ma zunė sytė sėrish.
- E mbusha aksidentalisht!- tha kur e pyeta pėr shkakun atij trishtimi qė shprehte fytyra e tij.
- Ti je i ēmendur! - i thashė i tronditur me ton tė ashpėr.
- Jam i menēur dhe i specializuar pėr kėto punė aty ku punoj, - tha ultas. - Lepurin nga barku ia nxjerr asaj edhe sikur tė shkojė tre muajshe, por kam problem njė shuk me para pėr maminė, qė tė pranojė ndėrhyrjen e abortit nė shtėpinė e saj. Tani pres mos na japin ndonjė shpėrblim pėr Vitin e Ri, se rroga nuk mė mjafton...
Atė ēast m’u kujtua se pėr tipa tė tillė njerėzish sharlatanė, ka njė shprehje qė pėrdorin zakonisht gratė: “Tė qafsha me lot e me qurre! “
Tri javė rresht, Jovani ishte tym dhe nuk u duk pėr tė kaluar mesnatėn pranė pallatit tim. Javėn e katėrt, nė prag tė Vitit tė Ri, ai i ra borisė teksa po nxitoja hapat pėrgjatė rrugės “Bardhyl”
- Jasu, patridha! - lėshoi dy fjalė tė vetme, duke nxjerrė kryet nga dritarja e makinės, me atė gazin e tij kėrkėllitės, kur ishte me qejf.
- Hė, - i thashė gjithė merak, - ē’bėre pėr atė hallin e madh!
- To petakse ! (e hodhi!) - tha greqisht.
Mora frymė thellė dhe sikur u lehtėsova nga keqardhja qė kisha ndjerė kur ma tregoi fillimisht.
- Po mė dėgjove mua, mos bėj budallallėqe tė tjera me tė dhe as me ndonjė tjetėr, se do gjesh belanė mė keq!- e kėshillova pėr tė bėrė sadopak detyrėn qė mė takonte.
- Po s’bėra, vdes! - tha duke qeshur dhe i dha gaz makinės drejt spitalit.
Njė copė herė me bėri sėrish tė mendoj thellė ky njeri i ēakorduar nė ndjenjat e tij noprane.
Por, duke u marrė me telashet e punėve tė mia familjare gati e kisha harruar, kur pas ca kohėsh mė doli parasysh papritmas, si fanti spathi i ngjyrės sė zezė. Ai ndali makinėn ndanė rruge, me njė pamje krejt tė zbehtė, tė tretur nga vuajtja e thellė shpirtėrore.
- Mė ka ndodhur hataja e tė gjitha hateve! - lėshoi fjalinė e parė duke marrė frymė thellė, sikur i mjaftonte ajri.
- Ē’dreqin ke katranosur pėrsėri, mor jahu? - i thashė duke mos pasur aspak dėshirė tė zgjatem nė bisedė me tė.
- Unė tė dėgjova ty, patridha, dhe kam bėrė ca frena kohėt e fundit, - tha me zė tė mekur. - Po gruaja nė fshat, pas kaq kohėsh i mori vesh tė gjitha qyfyret e mia. Ajo nga inati u bė e marrosur, spėrkati shtėpinė me benzinė, i vuri flakėn dhe i dogji tė tėra me kuē e me maē, pastaj shkoi me gjithė fėmijėt te prindėrit e saj. Mua mė la vetėm njė gėrmadhėn me gurė tė zinj, qė edhe miliona po tė kisha, nuk bėhet mė kurrė siē ishte. Tani kam mbetur si ai huri i shkulur nė mes tė udhės dhe zoti e di se ku do ngulem kur tė dal nė pension. Se edhe ajo kuzhinierja qė mė mbante nė shtėpinė e saj, i kishte shkuar infermieres, dhe duke bėrtitur “kurve!”njėra e “kurvė!”tjetra, i kishin shkulur flokėt njėra-tjetrės...
Nuk m’u durua mė tej, prisha edhe unė gojėn me tė:
- Do vijė dita qė edhe ti, si kurvar i tyre, tė mos kesh mė asnjė fije floku. Se do mblidhen tė tėra bashkė me gjithė fėmijėt dhe do tė t’i shkulin qimet e kokės njė nga njė. Atėherė ē’farė do bėsh, more qyqar?!...
- Do ia heq vetes, ose do pi bar miu, se minj tė njomė nuk do ha dot mė! - tha dhe tėrhoqi kėmbėt zvarrė drejt autoambulancės.
Dukej tamam, sikur ishte nėn efektin e barit tė miut, ende pa pirė helmin shfarosės.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA