Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Ēifti i heshtur

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Ata qė quheshin nga tė gjithė ēifti simpatik, ishin dy kamerierė tė bar-restorantit kryesor tė qytetit provincial. Bimi dhe Elda kishin zėnė vend nė njė nga bangat e fundit tė klasės, ku kryenin vitin e fundit gjimnaz tė shkollės sė natės. Ndryshe nga disa mistrecė tė rritur, qė i shtynin orėt me muhabete e karagjozllėqe, kamerierėt e fejuar qėndronin krejt tė heshtur nė skajin e tyre fundor. Buzėqeshnin ėmbėl, kur u drejtoja vėshtrimin dhe putheshin ndonjėherė kur i kisha sytė larg tyre.
Mua mė kishin caktuar me detyrim tė jepja mėsim letėrsie nė klasėn e tyre, sepse disa tė tjerė kishin nxjerrė lloj-lloj arsyesh pėr tė mos punuar me ta. Por arsyeja vėrtetė ishte se, mėsuesit nuk ēanin dot me kokat e gdhenjve, tė ulur nėpėr banga, sa pėr tė marrė njė dokument shkolle. Dhe kuptohet, puna e detyruar me kėta tipa qė nuk hanin pyka, kėrkonte mundim dhe nerva tė forta. Por sidomos durim tė pėrkryer, pėr ta pėrsėritur njėmijė herė fjalėn qė nuk hynte kurrsesi nė trurin e tyre tė pagdhendur qysh nė fėmijėri. Bimi dhe Elda ishin shtyrė nga viti nė vit mė pesėn mėshirėmadhe, vetėm sepse ishin tė urtė.
Thuhej mes mėsuesve, se njė kope me lepuj mund ta bėje zap shumė mė lehtė, se njė klasė me ronxhobonxho tė tillė, qė shpėrthenin papritmas nė tė qeshura pėr budallallėqe krejt tė kota dhe tė shkatėrronin orėn e mėsimit.”Shkepsiri” tha njėri qė nuk e kish mėsuar mirė emrin e Shekspirit tė madh tė letėrsisė angleze dhe hajde t’i mbaje bubullimat e gazit tė tyre qė nuk ndaleshin, derisa ra zilja, pa arritur tė shpjegoj mėsimin e ri. Le tė ishin tė rritur nė moshė, ata sapo uleshin nė banga, bėheshin njėsoj si kalamajtė. Kur e shihje vajzėn nė kėmbė, tė dukej aq e hijshme dhe elegante, sa tė merrte nė qafė. Por sapo ulej nė bangė, e ulte edhe veten deri nė atė shkallė, sa zbulohej tėrėsisht se ishte nga mendja njė kokėrr budallaqje, qė mjerė kujt i binte nė pjesė. Ngaqė mė vinte keq pėr gjendjen e tyre, njė mbrėmje u detyrova t’i them njėrės qė s’i mbyllej goja:
- Dėgjo, moj vajzė! Kur dikush qė kėrkon tė lidhė jetėn me ty tė sheh tė heshtur, mund tė thotė, kjo kasafortė kaq e bukur, kushedi sa miliona ka brenda. Po kur t’i harron e lė krejt pa ēelės dhe zbulon tė gjithė boshllėkun tėnd, ai ikėn nga sytė kėmbėt.
Mirėpo atyre nuk u bėnin fare pėrshtypje kėshillat e mia dhe pėrsėri qeshnin.
Bimi me Eldėn kishin tė keqen tjetėr, nė trurin e tyre rrėshqitės si xham i pjerrėt, nuk zinte vend asnjė pikė uji, nga tėrė ato kova me lėndė mėsimore qė zbrazja mbi ta. Bimit, tė mbushur me katra, qė e thėrrisja tė ngrihej nė mėsim e mė thoshte pa lėvizur nga banga: “Vėre katrėn, profesor!” arrita deri aty, sa t’i thosha: “Mėso pesė vargje, ose pesė rreshta, tė marrėsh njė pesė!” Pra, njė lėshim ky, nė kontrast tė madh me nxėnėsit e ditės, nga tė cilėt kėrkoja analiza ideoartistike tė thella. Elda, disi mė ndryshe, mundohej tė nxirrte pak fjalė ēalamane tė mangėta, sa pėr njė pesė gjysmake.
Erdhi dhe fundi i vitit, kur duhej tė mbyllja regjistrin e klasės sė tyre. Kisha vendosur qė Eldėn ta shty nga halli, pėr tė mos lėnė shumė mbetės nė atė klasė, kurse Bimin ta lė pėrsėritės pėr vitin tjetėr. Ai e dinte mirė gjendjen e tij me shtatė katra nė regjistėr dhe erdhi mė tha teksa po dilja nga klasa:
- Ke vendosur tė mė lėsh, profesor?
- Po tė tė kaloj ty, qė i ke duartrokitur katrat publikisht e me zė tė lartė, duhet tė mos lė asnjė tjetėr qė ma ka sjellė shpirtin nė majė tė hundės.
- Po unė s’tė kam bėrė fare zhurmė, profesor?
- Pėr qetėsinė tuaj tė lavdėrueshme si ēift, do kaloj Eldėn. Ti mėso pėr vitin tjetėr pesė vargjet, apo pesė rreshtat qė tė kam thėnė disa herė.
- Ju nuk jeni aq zemėrngushtė sa thoni, profesor!
- Nuk ėshtė punė zemre, po punė fjale, qė e ke thėnė me gjėmim “Vėre katrėn!” dhe tani ajo s’mė lejon tė lė asnjė tjetėr nė klasė, po tė kalova ty.
- E ke gabim qė mė lė, - tha qetėsisht, - Njė copė pesė pėr mua, nuk do bėjė hatanė.
E vėshtrova mendueshėm me keqardhje.
- Po mirė, more Bim, ta zėmė se tė fal njė pesė dhe ti e mbaron kėtė hall, po si do ēash nė jetė pa dituritė mė elementare qė tė nevojiten?
- Kismet, si tė jetė thėnė... Unė nuk do bėhem profesor si ju, pjata dhe lugė do ēoj te klientėt nėpėr tavolina...
- Do vijė dita qė kamerieri duhet tė jetė jo vetėm i arsimuar, po duhet tė dijė edhe gjuhė tė huaj, - ngulmova ta bind.
- Eh, o profesor, edhe pėr njė copė gur, siē jam unė, do ketė vend diku nė ndonjė mur tė shtrembėr, sa tė mos rrokullisem tė mė marrė lumi!...
Kėto fjalė tė dhimbsura tė njė mendje fukarai mė bėnė tė mendohem. Ai iku i mėrzitur dhe mė dėrgoi tė ėmėn qė kishte muhabet me time shoqe.
- Po, Bimin tim qė e kam rritur me kothere, do lėsh nė klasė ti, o goxha profesor, qė po tė mbaj nė gojė tek tė tėrė, si floririn e tė gjithė mėsuesve!?
- O, ho, ho, leri kėto lėvdata tė kota, se do ta shoh edhe njėherė atė punė! - i thashė pėr ta hequr qafe dhe duke mos pasur mundėsi tė lė asnjė tjetėr, i kalova tė gjithė, duke i hedhur nė kontingjentin jetėsor, si dengje pa markė.
Pas dy vjetėsh kishte ndryshuar sistemi shoqėror dhe me privatizimin e bėrė nė sektorin e tregtisė, Bimi me Eldėn kishin marrė nga ndarja me punonjėsit e tjerė, lokalin e brendshėm tė bar-restorantit. Ata u bėnė pronarė tė ligjshėm dhe ndėrtuan njė banak modern nė fund tė sallės sė madhe, ku bari i tyre filloi tė tėrhiqte klientė nga i gjithė qyteti.
Bimi si kamerier dhe Elda e bukur si banakiere, i shtuan mjaft tė ardhurat, blenė frigoriferė tė fuqishėm, pajisje e komoditete pune, furgon furnizimi dhe njė veturė pėr argėtimet e tyre familjare. Duke dalė kėsisoj nė krye tė konkurrencės mes lokaleve tregtare.
Teksa isha duke zbritur nga shkolla me ēantėn time tė punės nė dorė, Bimi para derės kryesore mė pikasi. Futi njė ēast kryet brenda, diēka i tha sė shoqes te banaku dhe mė thirri entuziast:
- Tė lutem, ktheu njė minutė, o profesor!
Nuk ia prisha qejfin, mė tepėr se u bėra kureshtar pėrse mė donte tani qė s’kishte aspak nevojė pėr mua. Hyra brenda dhe kur vura re pėrzemėrsinė, me tė cilėn mė ftonte, duke mė marrė pėr krahu tė ulesha te njeri nga kolltukėt e rehatshėm, qėndrova sė fundi pėrballė tij. Ai i bėri shenjė gruas dhe ajo solli menjėherė njė tabaka tė madhe me birra dhe meze tė bollshme.
- Ti je rob zoti, o profesor! Ne tė dy me Eldėn nuk e harrojmė kurrė tė mirėn tėnde. Tani mos na e prish qejfin tė pimė ndonjė birrė pėr shėndetin tėnd dhe te na urosh, se na ka shkue puna fjollė me kėtė lokal!
Mbeta pa fjalė. Ngrita gotėn qė ma kishin bėrė gati dhe u thashė:
- Hajt, u priftė e mbara dhe me fitime tė tjera mė tė mėdha nė tė ardhmen! Mė bėhet qejfi, qė e paskeni rregulluar jetėn tuaj pėr bukuri, me punė!
- Faleminderit shumė, - tha ai me njė shprehje plot respekt nė fytyrė. - Po edhe njė fjalė du me ta thanė, o profesor, se mė ka ngelė merak kur mė ke thanė: Si do ēash nė jetė ti Bim, qė nuk mėsove asgjė nė shkollė, e unė tė thashė, kismet, o profesor. A e shef tani, ti me alamet diplome profesori, s’ke para tė hysh nė lokalin tim tė pish njė birrė me gruan. E mua s’mė mungon tani asgjė prej gjėje!...
E kundrova qetėsisht te ata sytė qė i shkėlqenin nga euforia dhe i thashė:
- Kjo ėshtė koha jote, o Bim, koha ime ende nuk ka ardhur !...
Nuk di nėse mė kuptoi saktė ku e kisha fjalėn, por di se ai e pėrdori dhe e shfrytėzoi nė maksimum kohė qė kishte nė dispozicion.
Kaluan disa vjet. Unė ika nė kryeqytet, besnik i profesionit dhe pasionit tim. Dhe Bimi me atė copė pesėn qė i fala atėherė, nuk u bė profesor. Por se si u ngjit deri deputet nė parlament, se si i rregulloi problemet e arsimimit, e di vetėm ai. Guri i tij nuk zuri vend nė ndonjė mur tė shtrembėr, por nė majėn e kalasė shqiptare.
Ndodhi njė ditė rastėsisht, i pashė nga larg si ēift, kur zbritėn nga benci luksoz dhe hynė nė njė dyqan mode tė Tiranės. Tė veshur tė dy me kostum tė zi firmato. Bimi me kravatė tė kuqe dhe kėpucė lustrafine me majė. Elda me shall farfuritės dhe kėpucė mė taka tė holla. Tė dy me pamje tė velur, sikur kishin zbritur nga njė planet tjetėr i rruzullimit.
Unė me njė qeskė nė dorė, ku kisha blerė ca karota dhe presh, ika ca mė larg tyre, pėr tė pritur kohėn time. Ndoshta vjen
...

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA