Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Zemėr guri

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

-Meleqe xhan, Meleqe shpirt, Meleqe zemėr, kush mund tė na ndaj nė kėtė botė ne tė dy? -i thoshte ai asaj.
-Vetėm vdekja ka aq fuqi. -i thoshte ajo atij.
Meleqja bareshė me njė tufė dele. Qamili bari me njė tufė dhi. Pylli, lumi dhe zogjtė kėngėtarė thoshin: "s'kemi parė tė tillė dashuri!".
Por njė ditė mori fund kjo poezi zemrash. I ati i minatorit Kadri Elezi, mblesi i shkathėt dhe njė shumė e madhe parash, ua mbushėn mendjen top prindėrve tė vajzės. Tė gjithė bashkė, ata shkelėn si pa tė keq me opingat e tyre tėrė baltė mbi kėtė dashuri tė kristaltė. Me gjithė paralajmėrimet dhe ndonjė kėrcėnim, qė bariu i dashuruar i bėri minatorit me xhepin plot, Meleqja e bukur, e larė e tėra me lot, hyri nė njė shtėpi tė fshatit fqinj. Dy herė ajo ishte hedhur nga kali dhe dy herė tė tjera tentoi tė vriste veten. Por njerėzit ishin mėsuar prej kohėsh me vajtimet dhe kundėrshtitė e para tė nuseve tė reja. Dhe e pėrgjuan me kujdes, derisa ajo mbeti shtatzėnė.
* * *
Te balli i galerisė ishin mbushur birat me dinamit dhe ishte bėrė taposja e tyre. Ishin larguar tė gjitha veglat e punės dhe ēdo gjė tjetėr ishte bėrė gati pėr plasjen e minave.
Brigada e Kadri Elezit i dha fund pushimit tė shkurtėr nėn rrezet e diellit tė prillit, qė kishte rėnė te hyrja kryesore e galerisė. Brigadieri piu ujė nga njė shtambė aty pranė dhe u ngrit nė kėmbė.
-Kush vjen sot me mua? -pyeti duke hedhur njė shikim tė pėrgjithshėm mbi shokėt.
-Vij unė! -tha Qamili nė ēast dhe u ēua vrikthi si tė kishte qenė mbi njė sustė.
Kadriu ndjeu njė prerje tė lehtė nė zemėr dhe kėqyri minatorin mendueshėm njė grimė. Kishin kaq kohė qė punonin nė atė galeri tė thellė dhe pėr ēudi s’kishte rastisur asnjėherė tė ndiznin minat bashkė. Ai u pendua qė nuk e caktoi vet minatorin shoqėrues, siē bėnte zakonisht. Por tekefundit e mblodhi veten. Nuk mund ta kthente. Ē'do tė mendonin shokėt...
-Shkojmė Qamil! -tha pas pak me njė ton tė vendosur.
Tė dy nė njė kohė, ata veshėn mushamatė, ndezėn llambat e karbitit, vunė kasketat nė kokė dhe u nisėn drejt harkut tė zi nė bark tė malit. Njė copė herė tė shkurtėr hapat e tyre jehuan nėpėr dekovil dhe mė tej hyrja e errėt e galerisė i pėrpiu tė dy njėherėsh. Balli i galerisė 840 ishte krejt i heshtur. Fitilat e varur, si bishta gjarpėrinjsh tė pėrgjumur, prisnin aty thellė dorėn e zjarrtė tė minatorit, qė t'u jepte ngacmimin e zgjimit tė tmerrshėm. Prisnin ēastin qė tė vėrshėllenin e tė shfrynin me tėrbim, derisa shpėrthimi i tyre i fuqishėm tė shkallmonte nga themelet shkėmbinjtė e hekurt tė nėntokės.
Nėn dritėn e ftohtė tė karbitit, Kadriu i hodhi njė sy tė shpejtė sipėrfaqes sė minuar dhe i kėnaqur prej asaj qė pa, u kthye nga shoqėruesi. Por befas pėrmes atij ndriēimi tė vdekur, gati fosforik, ai vuri re shkarazi njė rreze egėrsie qė vetėtiu nė ninėzat tinėzare tė Qamilit. Kadriu menjėherė ia mbėrtheu sytė fytyrės sė zbehtė tė minatorit dhe ndeshi nė atė vėshtrimin e ndezur tė syve tė tij, ku ziente gjaku i hidhur i mėrisė sė fshehur. Krejt ndryshe nga herėt e tjera, Qamili e kishte ngarkuar portretin e tij me tėrė shenjat e njė urrejtjeje tė thellė. Fytyrėn e kish tė zverdhur dhe tė prishur. Nė ballė i shkėlqenin pika djerse dhe dridhej i tėri prej ngėrēit tė tėrbimit, qė i kishte krijuar afrimi i ēastit pėr kryerjen e krimit tė paramenduar. Tashmė dukej fare qartė, se nė shpirtin e tij ishte zgjuar etja e egėr pėr hakmarrje.
Urrejtja e vjetėr qenka si njė minė e fshehur nė trurin e njeriut, mendoi Kadriu. Ajo e kishte kapsollėn nė bebet e syve tė tij. Mjaftonte tė shkelej pa kujdes nga vėshtrimi i kundėrt, qė ajo tė shpėrthente me tėrė lemerinė e saj. Dhe duke ndeshur sėrish sytė e ndezur tė Qamilit iu duk atė ēast, se e gjithė figura e tij ishte kthyer nė njė minė gati pėr shpėrthim. Kėrkon tė mė vrasė, tha me vete, po pse zgjodhi kėtė rast?... Mos vallė qė tė quhet aksident minash e t'i shpėtoj ligjit?... Po nė ē'mėnyrė mund tė mė vrasė?... Mbase ka lėnė ndonjė birė tė pa taposur mirė, qė kur tė ndizen fitilat ta tėrheqė dinamitin pėr tė ma hedhur nėpėr kėmbė... Me njė fjalė, ky kėrkon sot tė qėrojė hesapet me mua kėtu nė fund tė dheut...
-Ē'ke, sikur s'mė dukesh mirė sot! -i tha qetėsisht.
Qamili bėri edhe njė hap pėrpara duke u zhvendosur si njė trung i madh, i zi.
-Jam mė mirė nga gjithė herėt e tjera. -u pėrgjigj nėpėr dhėmbė.
Tashmė Kadriu nuk dyshonte aspak pėr qėllimin e fshehtė tė tjetrit. Sidomos tani qė e shihte aq pranė vetes, me atė fytyrė tė zymtė e tė pamėshirshme, nė kėtė thellėsi toke larg shokėve, ku kishin ardhur bashkė padashur. Por s'kishte si t'i shmangej. Njė rast i tillė do tė vinte patjetėr. S'ka si ndodh ndryshe, kur jeton kaq afėr njeriut qė tė urren. Po si t'ia bėj?... Si ta spraps sulmin qė ka menduar pėr mua?...
Kadriu lėvizi drejt ballit tė galerisė me njė vendim qė mori aty pėr aty.
-Bėj dritė! - urdhėroi me njė zė tė ngjeshur. Do ti kontrolloj edhe njė herė.
Por ndonėse i fortė, zėri i tij tingėlloi i mbytur, pa mundur tė pjellė asnjė jehonė nėn atė peshė tė pamatshme dheu.
Minatori shoqėrues drejtoi pėrsėri mbi tė shigjetat e zjarrta tė syve dhe ngriti lart llambėn e karbitit. Drita e saj, si vezullim zhive, ra mbi mollėzat e tij tė kuqėrremta. Streha e kasketės lėshoi njė hije tė thellė mbi ballin e tij tė sheshtė e tė prerė, si njė copė mineral i kėputur nga shkėmbinjtė prej hekurnikeli tė nėntokės. Hija e errėt kishte mbuluar edhe vetullat e tij sterrė tė zeza, qė ngjanin sikur dikush qysh nė fėmijėri t'i kishte kaluar nė ballė dy vija tė forta thėngjilli. Me atė pamje tė heshtur prej statuje, Qamili shtatngjeshur, i zymtė dhe tragjik, ndiqte me ca sy tė pėrvėluar ēdo lėvizje tė Kadriut, pėr tė pritur arritjen e ēastit tė volitshėm.
Rretheqark mbretėronte heshtja e njė mjedisi tė lagur nga rrjedhjet nėntokėsore, qė shpėrndanin mijėra xixėllime tė imta. Fitilat e shumtė tė minave ishin pėrhapur nė tė gjithė sipėrfaqen ballore tė galerisė. Tė varur gjer poshtė, bishtat e kobrave tė llahtarshme, me kokat e fshehura nėpėr tė ēarat e shkėmbit, e shtonin edhe mė tepėr atmosferėn e frikshme qė kishte pllakosur aty nė ato ēaste.
Nėse ka bėrė mend tė nxjerrė ndonjė llokum dinamiti tė ndezur e tė ma hedhė, nga plasja e saj s'ka pėr tė shpėtuar as vet, mendoi Kadriu. Po ndofta kėtij nuk i dhimbset mė jeta... Thua deri aty tė ketė arritur?... Do vritemi tė dy. Do quhet pakujdesi nė ndezje. Sa keq tė vdesėsh kot!...Do mendojnė nė tė gjithė minierėn, se ishim aq tė pazotė pėr kėtė punė, sa lamė kokat kėtu brenda ...
Kadriu kish filluar kontrollin nė krahun e majtė, ku fitilat ishin lėnė mė tė gjatė. Pėrveē dyshimit, qė tashmė kishte zėnė tė gėrmonte thellė nė ndėrgjegjen e tij, ky kontroll ishte domosdoshmėrisht i nevojshėm dhe bėhej gjithsaherė pėr tė siguruar njė plasje tė plotė tė eksplozivave. Ndryshe mosplasjet bllokonin rrugėn e hedhjes tutje tė mineralit pėr plasjet e tjera dhe rendimenti do tė ishte i ulėt. Kėsaj, brigadieri i specializuar pėr minat, i ruhej gjithmonė.
Qamilit iu lodh krahu dhe e kaloi llambėn e karbitit nė dorėn tjetėr. Duke kundruar shpatullat e gjera tė Kadriut, qafėn e tij tė bėshme dhe flokėt kuqalash qė i dilnin nga kasketa, atij i erdhėn ndėrmend atė ēast ca vizione dhe tinguj tė largėt. Qafa tė bardha e tė buta delesh, tringėllima kėmborėsh dhe mes tyre silueta e brishtė e asaj vajze tė paharruar, e cila kishte lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn e tij. Pak nga pak galeria u mbush me cicėrima zogjsh, blegėrima qingjash, aromė trėndelinash dhe tingėlloi ajo e qeshura e saj kumbuese, sikur binin kokrra tė verdha misri nė njė sahan floriri. Pastaj nė veshėt e tij erdhi thirrja e saj gazmore: O Qamo oreee!... O Qamo oreee!... Dhe ndjeu vrapin e saj nėpėr zajet e lumit, kapi vėshtrimin e saj ngjyrė lumi, preku flokėt e saj ngjyrė bari tė thatė dhe thithi erėmimin e saj tė veēantė, qė ua kalonte tė gjitha aromave dehėse tė tokės. Mandej Qamili solli ndėrmend diēka qė kishte tė bėnte me buzėt e saj tė ėmbla e me shpatullat e gjera tė Kadriut, mbi tė cilat qėndronte njė qafė mashkullore e hekurt. Dhe papritmas iu duk sikur i dolėn nofullat nga vendi. Ai ndjeu njė valė tė nxehtė gjaku t'i vėrshonte nė gjoks, nė duar e nė kėmbė, sikur t'i kishin hedhur pėrsipėr njė kazan me ujė tė valuar. Befas rėnkoi padashur.
Kadriu, qė vėrtitej me sytė katėr, sa para edhe prapa, ktheu kokėn atė ēast dhe hetoi vėshtrimin e tij tepėr armiqėsor.
-Fole gjė?
-Jo. Mos tė kanė bėrė veshėt. -ia ktheu Qamili me njė ton tė trashė, tė prerė e tė lodhur nga pesha e rėndė e kujtimeve tronditėse.
Atėherė Kadriu iu afrua me llambėn e vet tė karbitit nė dorė. Dy hije tė mėdha, tė errėta, u pėrplasėn nė dy faqet shkėmbore tė galerisė, sikur tė ishin dy fantazma tė frikshme qė dolėn befas nga fundi i dheut. Sytė e tyre u ndeshėn egėrsisht dhe vėshtrimet u ngulėn te njėri-tjetri si shtiza tė skuqura. Njė grimė herė qėndruan tė heshtur ballė pėr ballė. Tėmthat e njomur nga ajri i lagėsht e viskoz i nėntokės u rrihnin si ēekan. Ishte heshtja, qė zakonisht pushton njerėzit para se tė marrin njė vendim pėrfundimtar. Sidomos aty ku ndeshej njė zemėrim i fortė, me njė qėndresė po aq tė fortė.
-Pse kėrkove tė vish sot me mua?
-Sepse pyete, kush vjen. -Qamili shfryu para tij njė duf ajri tė rėndė dhe sytė i vezulluan si rrjedhje zhive mbi shkėmbin e fytyrės sė tij.
-Mė urren shumė?
Qamili mezi u rimbush me frymė dhe iu duk sikur ajri i galerisė kishte shteruar papritmas. Urrejtja, zilia dhe inati ishin mbledhur kruspull nė shpirtin e tij.
-Tė urrej, aq sa dua tė tė shoh xhenaze! - dhe nė sytė e tij egėrshan shkreptiu tani njė flakė ogurzezė. Fytyra e tij u deformua krejt nga ajo shprehje egėrsie dhe marrėzie tė shpėrthyer prej pasionit shtazarak.
-Pėr xhenaze ke ardhur sot kėtu?
-Po... -tha Qamili me ton tė rėndė dhe pas kėtyre fjalėve dėshira e fatalitetit po e pushtonte me njė forcė gati tė tmerrshme. Valė tė nxehta emocionesh e mbuluan tėrėsisht. Iu ngjit nė grykė njė pėrzierje urrejtjeje dhe tėrbimi qė po e mbyste. Me njė pasion prej tė ēmenduri futi dorėn nė xhepin e mushamasė dhe tė pesė gishtat e tij tė ashpėr shtrėnguan eksplozivin e ftohtė. Qė e kishte marrė me vete kur qe kthyer te xhepi i galerisė, ku e mbante fshehur prej ditėsh. I kishte lėnė njė fitil aq tė shkurtėr, sa do tė mjaftonte pėr ta afruar te flaka e karbitit e ta fluturonte mbi gjoksin e Kadriut. Dhe ja, kishte ardhur mė nė fund ēasti i shumėpritur. Pėrbuzja e fuqishme qė ziente nė thellėsi tė tij, ai zjarr i errėt e idhnak, do tė shpėrthente tashmė bashkė me eksplozivin. Kishte pėrballė njeriun e gjallė, vdekjen e tė cilit e kishte pėrfytyruar prej kohėsh si tė vetmin ilaē qė mund t'i vihej plagės qė kullonte gjak tė hidhur nė zemrėn e tij. Ja, pra, ku ndodhej tani vetėm pėr vetėm me atė, qė i kishte dalė nėpėr ėndrra si prishėsi shpirtkeq i lumturisė. Pėr tė kishte kėrkuar gjithmonė shpagim dhe tani duhej tė vepronte vendosmėrisht. Tjetėr pėrfundim nuk kishte si tė nxirrte. Ndjenja armiqėsore ia godiste ngurrimin e ēastit, si njė trokitje e pandėrprerė nė ndėrgjegje, qė i kujtonte detyrėn pėr tė cilėn ndodhej aty...
Ndėrkohė Kadriu kishte arritur nė pėrfundimin, se duhej bėrė patjetėr diēka e shpejtė. Jo pėr ta kundėrsulmuar, po pėr ta zbutur egėrsinė e tij.
-Ēudi, -i tha me njė nėnqeshje tė lehtė. -mua asnjėherė s'mė ka shkuar ndėrmend qė mund tė vritem nga shokėt e mi tė punės, se i kam ditur tė tėrė vėllezėr...
-Mua mė ke ditur me kohė qė mė ke hasmė. - Qamili i shqiptoi kėto fjalė me njė zė qė tė therte veshin e duke u dridhur i tėri.
-Hasmė jo. – ia ktheu Kadriu duke tundur kokėn. -Si mund tė merrja hasmin pėr tė ndezur minat bashkė?
-Do mė merrje njė ditė…
-Do tė tė merrja domosdo, se ne punojmė nė njė brigadė, flemė nė njė kapanon, hamė nė njė kazan, pimė nė njė shtambė. Dhe s'kishte si tė mė shkonte mendja pėr keq...
-Pse erdha nė brigadėn tėnde, apo se mė kish marrė malli pėr ty?...
-Sa turp! - tha Kadriu me keqardhje tė thellė. -Ke pritur kaq kohė pėr tė shfryrė njė zemėrim tė vjetėr, duke jetuar mes nesh, si nė mes tė vėllezėrve!...
-S'kam ardhur kėtu pėr tu bėrė vėlla me ty. -ia priti Qamili me ton pėrbuzės tė vendosur.
-Mirė, po nuk mė thua, pse kėrkon tė veprosh prapa krahėve tė shokėve?
-S'ka pse ta marrin vesh tė tėrė, qė tė kam urryer pėr vdekje.
-Po kjo ėshtė pabesi!
-Mė i pabesė nga unė, u tregove ti, qė mė bėre gjysmė njeri...
Kadriu vuri re si dridhej llamba e karbitit nė dorėn e minatorit tė vrarė keqas nė shpirt.
-E shoh e tė kuptoj. -tha dhe nė cepat e buzėve tė tij tė trasha e nė krejt fytyrėn u sajua njė shprehje keqardhėse e sinqertė.
-Jo, jo. -shpėrtheu Qamili me njė duf tragjik. - Zemrėn time dhe tė asaj, qė i mbushe me helm, ti nuk i sheh e nuk i kupton dot. - zėri i tij u drodh nė fyt nga ngėrēi dhe goja katrore i mbeti e hapur pėr t'u mbushur me ajėr.
Sakaq, Kadriut iu kujtua qėndrimi i akullt i gruas sė tij muajt e parė tė martesės. Nofullat e shtrėnguara, lagėshtira e pėrhershme e jastėkut dhe psherėtimat e gjata tė gjoksit tė saj, qė dukej sikur ishte njė kazan i thellė ku valonte vetėm dhimbja. Ai e dinte edhe vet, se ishte fajtor, qė kishte dėgjuar babanė pėr tė marrė njė grua, e cila kundėrshtonte aq shumė. Ajo ende nuk ishte qetėsuar, edhe pse kishte lindur njė fėmijė. Ky qėndrim i saj e kishte bėrė jo vetėm xheloz, po edhe nervoz.
-Ke shumė tė drejtė, or Qamil... Nė qoftė se nuk e kuptova atėherė sefte, tani e kuptoj fare mirė. Po nuk kam si e ndreq atė qė prishi mblesėria, babai im me tė sajin.
-Unė tė ēova haber, qė kishim lidhur fjalėn me njėri-tjetrin, pse na hyre nė mes?
-Kur erdhi haberi yt, s'kisha ē'bėja…
-Kishe, qė ē’ke me tė! - briti me turfullimė.
-Jo, jo, zakoni e kishte mbaruar punėn e vet.
-Tė thashė hiq dorė, se jam betuar e do ma paguash me kokė! -gjėmoi Qamili nė kulmin e hidhėrimit.
-Nuk ma mori mėndja se do shkonte puna kaq keq pėr njė grua...
-Tė thashė qė s'do tė tė ndahem gjer nė varr, se s'mė del nga shpirti kurrė e keqja qė mė bėn!...
Kadriu vėshtroi sytė e lėngėzuar tė tjetrit dhe uli kokėn pėr tė gjetur diēka me tė cilėn mund ta lehtėsonte brengėn e tij.
-Duhet tė dish, se edhe unė vuaj, po ti vuan mė tepėr. Po tė ishe martuar, mbase nuk do vuaje kaq.
-Dasmėn time ti e prishe qė tė mos ndreqet kurrė. - jehoi Qamili me ca tinguj tė ashpėr, tė njėtrajtshėm dhe gjaku i buēiste nė vesh e i binte nė tru si topuzi i daulles sė dasmės.
Kadriu bėri njė lėvizje tė krahut dhe largoi kasketėn nga balli pėr t'i hapur udhė njė mendimi. Arsyetoi, se nė ēaste tensioni tepėr tė ndehur, natyra e qetė njerėzore, me fjalėn e goditur, mund gjej rrugėn e zbutjes, nė forma qė asnjė pėrballje e fuqishme fizike nuk mund tė arrij efektin e saj tė rrufeshėm.
-Ore Qamil, fshati ynė ka ca vajza tė mira . –i tha sikur tė kishte gjetur ēelėsin e artė pėr tė hapur derėn e lumturisė sė shokut. -Motra ime dhe shoqet e saj i pėlqejnė shumė minatorėt. Pa shih mos i hysh ndonjėrės nė zemėr ! Djalė i mirė je dhe minator i zoti, vetėm kjo urrejtje sikur ta shėmton pak shpirtin...
Qamili bėri pa vetėdije njė gjest tė prerė kundėrshtimi me kokė.
-Jo, or, jo, pėr mua s’ka mė grua tjetėr. Unė martohem vetėm nėn dhé... -nė fytyrėn e tij u shfaq tani njė brengė fataliteti.
Atėherė Kadriu sajoi nė buzėt e veta njė nėnqeshje dhembshurie.
-Mė vjen keq pėr ty sa nuk e them dot, po s’kam ē'bėj tjetėr... A ndreqet halli yt me njė hakmarrje si kjo? -pyeti sinqerisht.
-Po s'u ndreq, mu nė djall le tė vejė!
-Mirė atėherė, po qe se jeta jote ndreqet me vdekjen time, ja ku mė ke, vramė! -tha burrėrisht dhe drejtoi trupin.
Njė dallgėzim i heshtur dritėhijesh tė egėrsuara u lėkundėn mbi shkėmbinjtė ngjyrėkafe.
Qamili ia mbėrtheu sytė pėr disa ēaste i ēuditur sė tepėrmi, qė pas pendimit tė thellė, kundėrshtari po dorėzohej me dėshirė nė duart e tij. Dhe nga kjo e papritur ndjeu sikur i krisi diēka nė shtyllėn kurrizore. Por iu kujtua prapė betimi i bėrė para asaj qė donte. Detyra qė i kishte vėnė vetes para se tė vinte nė minierė. Dhe i shkoi nėpėr trup njė e rrėqethur pėr paburrėrinė e tij tė vonuar.
-Do tė tė vras, se mė ke vrarė! -shkrofėtiu nė mėnyrė konvulsive, me njė zė tė kobshėm qė i doli vetvetiu dhe vetullat e tij tė ngėrthyera u luhatėn si krahė korbi.
Kadriu kėqyri me gjakftohtėsi dorėn e tjetrit, qė u bė gati tė nxjerrė nga xhepi mjetin e fshehtė me tė cilin do ta sulmonte. Por ndjeu edhe njė grimėz luhatjeje nė vendosmėrinė e tij. Ndaj dhe ngulmoi ta godasė mė tej me fjalė tė urta.
-U pa kjo punė, ti erdhe nė brigadėn time me qėllim tė keq, pėr tė bėrė njė krim tė shėmtuar, jo nė shesh tė burrave, po prapa shpinės sė shokėve. Nejse, pa hė tani, vraje shokun e punės dhe kėnaqu me njė turp tė tillė. Shokėt e brigadės do tė tė puthin nė ballė pėr kėtė lloj trimėrie qė nuk ta kanė njohur! - tha kėshtu dhe ia nguli sytė thellė pėr tė kapur ēdo lėvizje tė krahut tė tij e pėr ta shmangur qysh nė ajėr mjetin e mundshėm vdekjeprurės.
Qamili i kishte bėrė tė gjitha gatitjet dhe i kishte thėnė tė tėra fjalėt si nė ėndėrr. Por tani u pėrmend, sikur tė zgjohej nga njė gjumė i thellė. Fjalėt e Kadriut ia goditėn egėrsinė ēuditėrisht. Mė nė fund shigjeta e hollė e voltazhit tė ngritur, qė kish filluar tė lėkundej midis vullnetit tė tensionuar pėr ta vrarė dhe rėnies nė pendim, anoi mjaft nė drejtim tė krahut zbritės. Ai ndjeu befas njė dhimbje ngulmuese, qė i theri pėrbrenda dhe dora i ngriu. Gishtat iu mpinė, iu ngjitėn tė gjithė bashkė dhe i mbetėn nė xhep, si njė copė bluashkė e thatė. Papritmas poshtė supit tė tij kishte vdekur gjithēka. Muskujt i ishin bėrė tė flashkėt, si sfungjer.
Ē'tė ishte kjo gjė qė i ndodhi tani nė ēastin e shumėpritur ? Frikė?... Jo. Ai i kishte marrė parasysh tė gjitha pasojat. Po atėherė ēfarė tjetėr ishte ajo qė i kishte hyrė kaq thellė nė trup dhe e kishte zbutur pak nga pak e pakuptuar tė gjithė qenien e tij?
Ai hodhi sytė padashur dhe ndeshi nė atė vėshtrimin e qetė, tė dhėmbshur e paqėsor, me tė cilin e priste Kadriu sulmin e tij...
Nuk e vras dot jo!...tha Qamili me vete dhe uli sytė pėrtokė. Jo! gati sa s'thirri me zė. Fjalėt jehuan pėrbrenda, nė murin e marrėzisė sė tij dhe befas e mbuluan djersė tė pėrvėluara. Ndikimi i karakterit tė ēuditshėm tė Kadriut dhe rrethi i gjerė i shokėve tė brigadės kishin qenė shumė mė tė fortė nga vendosmėria shkėmbore e karakterit tė tij. Tani po e ndjente plotėsisht, se tė ngrinte dorėn kundėr kėtij njeriu, ishte njėsoj si ta ngrinte kundėr shokėve e vetvetes. Dhe djersėt pak nga pak iu bėnė krejt tė ftohta.
Kadriu e kuptoi tė gjithė pėrmbysjen qė po ndodhte pėrbrenda njeriut tė egėrsuar aty pėrballė. Ai vėshtroi njė grimė nga fitilat qė i vareshin shkėmbit, si rropullitė e copėtuara tė njė vigani dhe u kthye vrullshėm.
-O, u vonuam shumė Qamil! -tha me njė ton miqėsor, sikur midis tyre tė mos kishte ndodhur asgjė. – Shokėt po rrinė pa punė!...
Qamili kishte kujtuar, se me ardhjen e tij nė brigadėn e Kadriut, thikat e tyre do tė qėndronin majė mė majė. Mirėpo nuk kishte qenė ashtu. Qė ditėn e parė ai i qe afruar aq miqėsisht, sa askush nuk do ta kishte bėrė njė gjė tė tillė. E habitshme ishte edhe ajo keqardhja e tij pak mė parė, kur i kishte hedhur fjalėn pėr tė motrėn dhe shoqet e saj? Ē'ishte ai shpirt qė fliste ashtu? Ē'e kishte atė zemėr aq tė ngrohtė pėr tė gjithė shokėt? Ndante cigaret, bukėn, mollėt qė sillte tė hėnėn nga shtėpia..Jo, jo, ai vet nuk e kishte kurrė shpirtin dhe zemrėn e Kadriut. Ndjeu thellė diferencėn e madhe qė kishte me atė njeri tė mirė dhe, sikur tė shihej nė pasqyrėn pėrballė, iu duk vetja shumė i shėmtuar...
Si desha ta vras pak mė parė kėtė njeri? –mendoi i kthjelluar. Ndofta kam qenė nė njė ėndėrr tė keqe. Po ta kisha vrarė atė, do kisha vrarė tė gjithė minatorėt, qė e duan aq shumė. Do kisha vrarė Zenunin xhanan, qė me shakatė e tij tė kripura s'i ndahet kurrė Kadriut dhe lė kokėn pėr mua... Tani iu duk vetja fare i ulėt dhe i erdhi vėrtet turp, qė ndodhej aty, larg tyre, pėr tė vepruar prapa shpinės sė shokėve. Befas gremisi kokėn aq, sa mjekra iu ngul nė gjoks dhe mbeti si njė kėrcu, nė degėn e thatė tė tė cilit ishte varur llamba e karbitit, e cila lėshonte njė dritė tė dobėt, pothuajse si drita e njė ylli.
Kadriu a pa fare qartė, se me atė paqen e fjalėve tė veta e kishte fituar duelin dhe mendoi ta zbusė egėrsinė e kundėrshtarit deri nė ēarmatosjen e plotė tė shpirtit tė tij.
-Po filloj ndezjen! -urdhėroi me tonin e njohur tė brigadierit. - Tani ne tė dy, o Qamil, do vrasim shkėmbin e madh tė mineralit, qė tė na gėzohen shokėt, se ata kanė shumė fėmijė dhe nė kėtė fund pesėmbėdhjetėditėshi presin nga ne tė dy. Ti vėshtro fitilat, mos na mbetet ndonjėri pa zjarr!
Qamili nuk u pėrgjigj fare. Sė fundi u godit keqas nė zemėr. Ndiqte me sy prej fajtori lėvizjet e matura tė Kadriut, qėndrimi i tė cilit, para atij kėrcėnimi tė rrezikshėm, e kishte lėnė fare pa mend dhe filloi tė mendonte i pėrqendruar. Vdekja pėr atė njeri s'kishte qenė kurrgjė. Mė shumė se vdekja, atė e shqetėsonte puna dhe hallet familjare tė shokėve. I pushtuar nga ajo rėnie shpirtėrore e beftė, pėr shkak tė asaj pozite tė pazakonshme nė tė cilėn ndodhej nė ato ēaste, me njė pamje tė pikėlluar, i lodhur, i qullur nga djersėt dhe krejt i dėrrmuar moralisht, ai ndjeu, se do tė dėshironte shumė tė ishte nė rolin e Kadriut, nga fillimi nė fund tė kėsaj ngjarjeje, qė kishte ndodhur midis tyre nė thellėsi tė galerisė.
Kadriu ndezi fitilin e parė, qė ishte mė i gjati nga tė tėrė, me njė qetėsi, gjakftohtėsi e shkathtėsi, qė tregonin pėr njė sistem nervor po aq tė fortė, sa edhe objekti i gurtė mbi tė cilin vepronte. Njė vėrshėllimė shurdhuese tymi zuri tė pėrdridhej me shpejtėsi, duke iu ngjitur shkėmbit pėrpjetė. Pastaj fitilin e dytė, tė tretin e me radhė. Tani mbi shkėmbin e lagur kobrat e llahtarshme zunė tė kėndojnė nė njė kor tė pėrbashkėt, shkatėrrimtar. Pas pak, krismat e tyre tė tmerrshme do tė shndėrronin gjithēka nė pluhur.
Qamili ua kishte qepur sytė bishtave tė tyre tė varur, qė vėrtiteshin gjithė zemėrim, duke u tėrhequr me shpejtėsi pėrbrenda foleve tė shkėmbit tė nėndheshėm.
Kadriu bėri ndezjen e fundit dhe thirri me gjėmim:
-Nisu !. -duke u matur tė vraponte edhe vet.
-Kėtu! -klithi Qamili me njė zė gati metalik dhe drejtoi gishtin ku njė fitil kishte mbetur i shuar mu nė mes tė shkėmbit e mund tė pengonte shkėrmoqjen e mineralit.
-Ik shpejt! -ulėriu Kadriu me shumė forcė kėsaj here dhe vet u kthye pėr tė ndezur atė fitil, qė u shfaq papritmas me gjithė rrezikun qė pėrmbante pamja e tij e heshtur.
Qamili vrapoi nė brendėsi tė galerisė, pėr tė hyrė te xhepi i caktuar pėr strehim. Por s'kishte bėrė as pesėmbėdhjetė hapa, kur u dėgjua njė gjėmim shurdhues i atillė qė, nė atė distancė tė mbyllur, u duk sikur krisi e u thye vet boshti i tokės. Shkulmi i ajrit, qė shkaktoi shpėrthimi i eksplozivit tė parė, i dha Qamilit njė shtytje aq tė fuqishme, sa e bėri tė kėrcej padashur disa hapa pėrpara. Ai ktheu kokėn pas rrėmbyeshėm, i pushtuar nga njė tmerr i papritur dhe pėrmes tymit dalloi Kadriun, qė vraponte duke u lėkundur. Por pas disa hapave tė zvarritur ai ra pėrtokė.
Qamilit iu rrėqeth lėkura e kokės. Nė ēast u kthye me turravrap vetėtime dhe arriti menjėherė pranė tij.
-Ik, shpėto pėr vete! -ushtoi nėpėr tym zėri i plagosur i brigadierit, qė kishte mbetur pėrmbys.
Por sakaq Qamili e mbėrtheu me tė dy krahėt e vet tė fuqishėm, e ngriti peshė dhe u turr tutje. E gjithė kjo ndodhi pėr pak sekonda. Pastaj plasi eksplozivi i dytė, i tretė e me radhė. Krismat e tyre e mbushėn hapėsirėn e galerisė me gurė, gazra dhe tym tė errėt. Ndėrsa mbante shtrėnguar me tė dy krahėt Kadriun dhe vraponte pėr ta nxjerrė nga lėmshi i shpėrthimeve tė njėpasnjėshme, befas ndjeu diēka tė fortė qė e goditi nė shpinėn e tij tė kėrrusur nga pesha. Ishte njė goditje e gurtė, qė e bėri tė dridhet deri nė fund tė kėmbėve dhe iu duk sikur iu shkallmua tėrė trupi. Ai bėri edhe njė hap tė luhatur dhe ra me gjithė peshėn e rėndė qė mbante nė duar.
Sikur pėr ēudi, tė ndodhej ato ēaste aty nėn tokė njė fotograf, qė tė fiksonte pamjen e dy burrave tė pėrqafuar padashur, do tė bėnte tė habiteshin pa masė edhe ata vet kur ta shihnin. Thjesht pėr faktin, se si pak mė parė ata mund tė ishin vrarė me njėri-tjetrin fare kot. Kur nė tė vėrtetė, puna e rėndė, lodhja dhe rreziqet e minierės i kishin destinuar pėr tu dashur fort, deri te ky pėrqafim vėllazėror.
Minat kishin shpėrthyer tė tėra dhe te hyrja e galerisė minatorėt kishin numėruar plasjet me radhė. Kur vonesa e atyre tė dyve u duk se zgjati tepėr e po bėhej e dyshimtė, ata e lanė diellin e ngrohtė, tė mbetej si njė medaljon i artė i varur mbi harkun prej betoni tė hyrjes. Dhe me ndjesinė e papritur tė thirrjes qė u bėnte njė rrezik i beftė, u lėshuan tė gjithė brenda duke fuguar.
Sakaq, Kadriu i plagosur ishte shkėputur nga krahėt e kontraktuar tė Qamilit. Me gjithė gjurin dhe njėrin krah tė gjakosur, ai po rrekej ta sillte nė vete minatorin qė kishte humbur ndjenjat.
Nė ēastin kur u pėrmend, Qamili pa rreth vetes gjithė brigadėn qė priste nė ankth. Pa Zenunin me fytyrėn tejet tė tronditur. Dhe ndėrsa ndeshi nė buzėqeshjen mirėnjohėse tė Kadriut, njė pikė loti i njomi padashur qepallat e zeza. I ēliruar nga tėrė ajo peshė e rėndė shpirtėrore, sytė e tij tė pėrvuajtur u sollėn disa herė pėrqark me njė shkėlqim tė veēantė respekti dhe dukeshin sikur thoshin: "Zemra ime ishte gur, por ju mė keni bėrė tjetėr njeri..."
Tani tymi i ngjeshur i minave, duke kaluar si njė re e murrme mbi fytyrat e ēelura tė minatorėve, po vraponte drejt daljes sė galerisė. Ajri i keq zuri tė pastrohej me shpejtėsi, duke ia lėnė vendin vėrshimit tė furishėm tė oksigjenit, qė ishte aq i nevojshėm pėr mushkėritė e pluhurosura tė njerėzve tė nėntokės. Po ndodhte frymėmarrja madhėshtore e thellėsive tė dheut.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA