Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Nepėrka dhe nusja

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim.

 

    Thuhet se natyra ia ka dhėnė helmin gjarprit, thjesht pėr vetėmbrojtje nga kundėrshtarėt e vet. Pasi nė tė gjitha rastet e shfaqjes para syve tanė, ai rrėshqanor i rrezikshėm nuk sulmon, po nuk e sulmove dhe nuk godet pabesisht, kur nuk i afrohesh befasisht. Kėto konstatime i kam tė provuara saktėsisht edhe me pėrvojėn time jetėsore, por sidomos me njė ngjarje tepėr rrėqethėse.

    Si fillim, ėshtė nevojshme tė bėj tė qartė, se nė fėmijėrinė time shfaqja e gjarprit nė rrugicėn me diell, apo nė shtegun ku rrėshqiste me panik pėr t’u fshehur, mė ėshtė shoqėruar gjithmonė me njė dridhtirė tmerri, nga e cila, ose mė ka shpėtuar shurra rrėzė pantallonave tė shkurtra, ose mė ėshtė bllokuar frymėmarrja pėr tė ndaluar vrapin sa mė larg tij. Mė saktė, kam qenė njė frikacak i klasit tė parė. Dhe as vetė nuk e kuptova, se si pas pak kohėsh ndodhi e pabesueshmja, u bėra miku mė i ngushtė i gjarprit, aq sa t’i bėja fole tė mė flinte nė gji, ngjitur me lėkurėn time tė hollė. Dhe ja, si ndodhi kjo ēudi e pazakonshme pėr njė djalė rreth tetė vjeēėve?...

    Nė shtėpinė tonė, tė trashėguar nga gjyshi nė fshatin Karahaxh, (prejardhja nga Kara Haxhi “ Haxhiu i zi “) dhjetė kilometra larg Sarandės, ku ne shkonim gjatė stinės sė verės, erdhi njė babush teqeje me mjekėr tė bardhė, tė madhe e tė gjatė deri afėr brezit. Dukej nė ecje e sipėr, sikur lėvizte njė mullar me kashtė gruri. Ai e njihte babanė si mėsues i atyre anėve dhe i pėlqente tė shkėmbenin mendime bashkė. Duke vėnė re se isha tepėr kureshtar pėr atė dukuri tė leshtė qė mbulonte krejt pjesėn e pėrparme tė pamjes sė tij, ai mė lejonte ta zija pėr mjekre, madje edhe ta lėmoja njėsoj sikur tė ishte ndonjė cjap manar. Dervishi filloi tė mė donte si djalin e tij, mė lėmonte kokėn dhe mė mbante pranė vetes, duke mė treguar ndodhi tė ēuditshme, tė cilat nė atė moshė nuk i kuptoja, por diēka fantazoja me mendjen time tė ujshme.

    Njė ditė, teksa babai ishte duke bėrė disa meremetime me gozhdė e sqepar nė tavan, ai mė mori pėrdore dhe dolėm nėpėr kopshtiet pėrqark kodrės ku ishte shtėpia jonė. Diku te njė ferrė e ulėt, sytė e tij tė murrmė dalluan njė nepėrkė lara-lara, e cila e bėri mjekroshin tė gėzohej si fėmijė dhe mua prapa krahėve t’ia mbath vrapit nė ēast.

    - Qėndro aty!- mė bėrtiti babushi befas me njė ton tė rreptė, tė pazakonshėm. - Unė do ta bėj kėtė bukuroshe laramane, jo tė na hajė ne, po tė kėrcejė vallė nė dorėn tonė...

    Kėto fjalė tė pabesueshme mė bėnė tė kthehem i ngarkuar me kureshtje, pėr tė parė i tendosur disa metra mė tej, si do t’i bėnte kėto marifete mjekėrmadhi fantastik.

    Ai mori njė shkop furkaēe, nga ato qė ne fėmijėt bėnim llastiqe pėr tė vrarė zogj dhe me tė ia ngjeshi kokėn pėrtokė. Pastaj i kapi kokėn me dorė dhe kur e ngriti lart, nepėrka iu mbėshtoll e gjitha rreth dorės sė shpėrveshur deri te bėrryli. Atėherė unė ndjeva disa pika urine qė njomėn mbathjet e mia dhe po prisja kur babushi mjekėrmadh do tė kėputej i vdekur pėrtokė, si mullar kashte i pėrmbysur nga era.

    Kjo jo vetėm nuk ndodhi, por duke parė fytyrėn time tė rrudhur nga tmerri, ai qeshi me ton tė lartė dhe me nepėrkėn pėrqark dorės gjithė damarė tė ngritur nga shtrėngimi i saj, mė tha:

    - Shikoje pa frikė, se do ta urtėsojmė, kėtė kafshė njėsoj si atė macen me tė cilėn loz ti!

    - Ē’kafshė, thua ore babush, po ajo nuk ka katėr kėmbė si macja, dhia apo delja? - i thashė unė me zė tė dridhshėm.

    - Kėmbė kjo ka bishtin, qė e shtyn trupin pėrpara me shkathtėsinė qė nuk e ka asnjė kafshė tjetėr. - u gjegj ai dhe vijoi: - Eja tani tė shkojmė te shtėpia ta bėjmė tė nusėrojė kėtė zonjė pikaloshe tė bukur. 

    Ai tha “zonjė” dhe unė thashė me vete, tė kisha t’ia shtypja kokėn me gurė asaj vrrome  tė pėshtirė.

    Kur shkuam te shtėpia nėna ime u step, duke kundruar me sy tė shqyer baba dervishin me nepėrkėn tė mbėshtjellė pėrqark dorės.

    - Mos u tremb, zonjė, - i tha ai nėnės - nuk ha njeri kjo. Ja, do ta shohėsh. Vetėm mė sill njė filxhan dhe njė copė tė vogėl tė leshtė, sa t’i zbut pak inatin.

    Kur dėgjova sėrish fjalėn “zonjė”, mendova me zemėrim, si ky njeri qė hante bukė me babanė tim, pėrdori pėr nėnėn time tė njėjtėn fjalė “zonjė” qė kishte pėrdorur edhe pėr nepėrkėn. Nėna ime qė nuk vriste asnjė mizė, ishte zonjė mbi  zonjat e vėrteta dhe jo nepėrkė e pėshtirė qė kapte bretkosat pėr fyti nėpėr kanale tė pista dhe i kullufiste. Ai mjekėrosh duhej ta lante njėqind herė gojėn te burimi e t’i kėrkonte falje nėnės, qė e kishte barabitur me nepėrkėn.

    Nėna tepėr e druajtur, i solli atij mjetet qė kėrkoi  dhe ne tė dy tė shtangur te njėri-tjetri po vėshtronim nga larg me habi e tmerr ēdo tė bėnte ai ēudibėrės me laramanen vdekjeprurese. 

    Dervishi ia kapi kokėn me dy gishtat e parė dhe ia shtrėngoi fort, sa iu hap goja dhe i futi te dhėmbėt cepin e copės sė leshtė, duke e mbajtur pingul mbi filxhan. Nepėrka kafshoi copėn e leshtė dhe lėshoi nėpėr fijet e saj njė curril helmi tė verdhė mbi filxhan. Si e mbaroi kėtė punė tė llahtarshme, babushi nxori me dorėn tjetėr nga xhepi njė pincetė tė vogėl dhe duke ia shtypur gojėn, sa iu hap si ndonjė fik i ēarė, i shkuli dhėmbėt me kujdes. Pastaj qeshi i gėzuar dhe e futi nepėrkėn brenda asaj kėmishės sė tij, mė tė bardhė se mjekra gri.

    Nėna klithi:

    -Uauuu, ē’bėre ashtu, more derėzi, se do vdesėsh!...

    Dervishi vazhdonte tė qeshte. Por duke vėnė re, se ne tė dyve na u bė fytyra nė ngjyrėn e dheut dhe ndjeheshim keq nga ky veprim, futi dorėn nė gji, e nxori nepėrkėn dhe shkoi e lėshoi te ferrat poshtė kopshtrave. Mė pas erdhi nė shtėpi, e hodhi helmin nė njė shishe tė vogėl me tapė, duke lėnė fare pak nė filxhan. Ai i kėrkoi nėnės njė lugė sheqer dhe ujė sa pėr tė mbushur  filxhanin. Atėherė mė tha mua fjalėn mė tė tmerrshme, qė na bėri tė dridhemi tė dy me nėnėn.

    - Pije, si trim, se kjo do tė bėjė qė tė gjithė gjarpėrinjtė tė ndėrrojnė udhėn kur tė tė shohin ty me   sy !  

    - Jo, jo, mos ja jep djalit!- kėrceu nėna prerazi dhe mė tėrhoqi pas vetes.

    - Jo! - thashė edhe unė i vendosur tė mos e pi kurrsesi.

    - Unė, moj zonjė, e dua  djalin tuaj tė zgjuar, jo mė pak se ju qė i keni bėrė kokėn! - iu drejtua ai nėnės me pėrulje. - Po me kėtė ilaē qė e kam bėrė nė trupin tim dhe tek shumė tė tjerė, ky djalė fiton imunitet dhe nuk pėson kurrė gjė tė keqe nga helmet e gjarpėrinjve.  

    Nėna u lėkund pakėz dhe mjekėrmadhi m’u drejtua mua:

    - Pije si burrė, se kam folur edhe me babanė, apo do qė ta zbresim nga ēatia tė tė thotė me gojėn e tij?

    Babai dėgjoi nga tavani ku punonte dhe zbriti shkallėn njė ēast.

    - Duhet ta pish me dėshirė, biri im, se ėshtė pėr tė mirėn tėnde!-  mė tha butėsisht duke rregulluar syzet.

    Unė sėrish ngurova i pavendosur dhe sakaq dervishi e ktheu vetė filxhanin, qė humbi njė ēast te goja mes mustaqeve dhe mjekrės sė tij.  

    Mė tej u desh rreth njė orė, pasi ai kishte mbetur ende gjallė, qė ne tė dy me nėnėn tė bindeshim ta pija edhe unė dozėn e parė tė helmit me sheqer. Dhe pasi e rrėkėlleva poshtė, tė them tė drejtėn, mė pėlqeu. Nuk ishte aspak i hidhur, si disa ilaēe qė mė jepte nėna kur ftohesha, apo kur mė zinte gripi. Dhe kura kundra pickimit tė gjarpėrinjve vazhdoi, duke rritur dozėn nga njė pikė ēdo ditė, derisa shishja e vogėl u boshatis krejt.

    Atėherė baba dervishi mė mori me vete dhe dolėm rrėzė kopshtijeve me ferra tė kėrkonim gjarpėrinj pėr provėn e tmerrshme. Por dy ditė me radhė nuk gjetėm asnjė pėr be. Ditėn e tretė ai pikasi njė nepėrkė tė vogėl dhe pasi ia fiksoi kokėn, mė tha mua ta kapja me dore pa frikė. Me gjithė frikėn e zbutur, ai mė kishte injektuar edhe besim. E zura nga koka dhe ajo m’u mbėshtoll te krahu. Ashtu, me nepėrkėn nė dorė, shkuam nė shtėpi dhe pasi bėri veprimet si herėn e parė, ai mė tha ta futja dhe unė nėn kėmishė. Ah, jo, kėtė s’kisha guxim ta bėja kurrė, t’i jepja liri nepėrkės tė mė sillej nėpėr lėkurėn e trupit si t’i donte qejfi, e po t’i tekej tė shijonte mishin tim, sikur tė isha ndonjė bretkosė kanalesh...

    U stepa pėr disa ēaste. Por m’u kujtuan kalamajtė frikacakė tė fshatit greqishtfolės dhe sidomos nusja ime bukuroshe me fustanellė tė bardhė, mė te cilėn mė kishin martuar nė lodrat  dasmore tė fėmijėve. Do t’i lija me gojė hapur tė gjithė djemtė dhe vajzat e vogla minoritare. Do t’u tregoja tė tėrėve, sa trim isha dhe pasi tė nxirrja nepėrkėn triumfalisht, do ta puthja fort nusen time tė dashur. Ky mendim mė dha guxim tė pazakonshėm dhe sė fundi e futa nepėrkėn nė gji. Ajo zvarranike e shkathėt u suall njė copė herė pėrqark gjoksit tim, duke mė shkaktuar njė kilikosje rrėqethėse tė ftohtė, nga e cila pata njė gaz kėrcimtar tė frikshėm, qė e kėnaqi shumė babushin mjekėrmadh.

Pas kėsaj mė tha truri dhe dola me vrap pėr tė shkuar te lėndina, ku luanin ēdo ditė kalamajtė e fshatit. Hyra mes tyre, duke i mbajtur sytė drejt “nuses time”. Pasi u tėrhoqa vėmendjen, tė mė shihnin tė gjithė me vėrejtje, futa dorėn nė gji dhe nxora kokėn e nepėrkės qė e kishte zėnė gjumi nga ngrohtėsia e trupit. Befas  ajo m’u mbėshtoll rreth dorės dhe vura re se pantallonat e disa kalamajve tė tmerruar riguan tek gjunjėt. Ata mė shikonin me sy tė shqyer, sikur tė mos isha ai shoku i tyre i pėrditshėm ardhur nga qyteti, po njė magjistar i zbritur nga qielli.

    Nusja ime rrudhi fytyrėn dhe duke mė pėrpirė me sy tha greqisht:

    -O panaiamu, ti kani aftos ! ( O shėnmėria ime ē’po bėn ai ! )

    Unė i thashė asaj me krenim, se kėtė gjė e bėja vetėm nga dashuria e madhe pėr tė dhe pėr bukurinė e saj qė ua kalonte tė gjitha vajzave tė fshatit. Dhe atė ēast desha ta puth fort, jo si burri i saj i legjitimuar, po si trim triumfator, nga ata qė mundnin kuēedrat nėpėr pėrralla. Por ajo faqekuqe me buzėt si njė qershi e ndarė mė dysh, qė mė bindej gjithmonė si manare, nuk pati guxim tė mė afrohej nė atė krekosje me gjarprin nė dorė.

    Dhe mė ēuditi shumė kur ma ktheu nė ēast me njė greqishte aq tė kthjellėt:

    - Kot thua se mė do mua, ti ke marrė nuse nepėrkėn qė mbaje nė gji, kur unė tė prisja tė luanim bashkė... - dhe u prish nė fytyrė nga kėrshėria.

    Por dhe unė u ēudita shumė qė nusja imė vogėlushe ishte bėrė xheloze pėr njė copė nepėrkė bishtdredhur tė kanaleve... Apo babushi nuk i kishte quajtur kot “zonjė” atė pikalore, kur e zumė bashkė. Dhe me pendim tė thellė qė e kisha lėnė nusen vetėm e po merresha me tė, i thashė tė vinte ta shihte si do ta braktisja pėr hatėr tė saj.

     Atėherė shkuam tė gjithė bashkė, e lėshuam nepėrkėn nė njė ferrė, ku i porosita kalamajtė tė mos e gjuanin me gurė nėse e shihnin prapė, se ajo nuk kishte dhėmbė pėr tė kafshuar njerėzit. Pastaj u ktheva vrullshėm, e pushtova nusen time me tė dy krahėt, e putha shumė fort dhe ndjeva nė buzė e mia lėngun ėmbėl tė buzėve tė saj. Dhe kėtė shpėrthim dashurie e bėra fare pa druajtje, sepse ajo mė pėrkiste vetėm mua, pasi tė tjerėt kishin “nuset e tyre”. Mė pas, secili me nusen pėrkrahu, hymė nėpėr kasollet e vogla prej kashte qė kishim ngritur nė lėndinė. Aty filluam tė shkėmbejmė vizita ēiftesh tek shtėpitė e njėri-tjetrit, duke bėrė urimet e mirėseardhjes dhe shprehėm fshatarēe dėshirat, pėr tė pasur sa mė shumė bereqet nėpėr arat e katundit.

    Njė ditė tjetėr  babush dervishi zuri papritmas katėr gjarpėrinj tė ngjyrave e dimensioneve tė ndryshme. Ai i mbushi mendjen babait dhe shkuam pėr tė bėrė njė paraqitje publike te shėtitorja buzė detit tė Sarandės. Aty im at bėri shumė fotografi dhe unė pozova duka luajtur me gjarpėrinjtė nė duar e nė gjoks, pėrgjatė dy orėve, ku kalimtarėt e mahnitur zgurdullonin sytė me habi. 

    Kėsisoj jetova disa kohė nė botėn e frikshme tė gjarpėrinjve, duke shijuar kėnaqėsinė euforike me krenari te lartėsuar. Mė tej, kur iku babushi mjekėrmadh, unė vijova shkollėn. Dhe jo vetėm nuk u mora mė me gjarpėrinjtė tė mė zemėrohej nusja, po edhe fillova pak nga pak tė ftohem nga ajo dashuri marrėzie me rrėshqanorėt helmatisės, madje edhe e tė ruhem prej tyre.

    Sot kam frikė si tė gjithė frikacakėt ordinerė tė gjarpėrinjve. Por nepėrkėn nuk e urrej, siē nuk mund tė urrehet njė grua gjarpėrore, tė cilėn e kisha futur nė gjirin tim dhe nuk mė kishte rrezikuar, vetėm se mė deshi llahtarisht. Mė vonė, ngjitja nėpėr vite, mė ndau edhe  nga buzėqershia ime, nusja e dashur e vegjėlisė, tė cilėn vazhdoj ta kujtoj me nostalgji.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA