Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Njė vajzė magnetike

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Teksa punonte udhėheqės artistik nė qendrėn kulturore tė fėmijėve, Adi po u afrohej tė tridhjetave pa e ndjerė aspak ngjitjen nė vite dhe pa ndryshime tė dukshme nė pamjen e tij prej burri simpatik. Nuk ishin as mustaqet e tij tė holla, as flokėt biond tė pėrdredhur sipėr ballit, as shtati elegant i njė mashkulli tė pjekur qė e kishin vėnė atė nė qendėr tė vėmendjes se femrave. Por ishin gishtėrinjtė e tij tė shkathėt dhe fizarmonika me tingujt magjik, sė cilės i binte si njė instrumentist virtuoz i vėrtetė.
Pėrveē punės rutinė pėr pėrgatitjen e grupeve artistike te fėmijėve, ai shėrbente mbrėmjeve edhe si fizarmonicist nė orkestrinėn e klubit ndanė shėtitores kryesore nė qendėr tė qytetit. Turmat e shumta tė njerėzve qė bėnin shėtitjen e mbrėmėsore, ndaleshin ndanė kangjellave rrethuese tė klubit pėr tė dėgjuar meloditė tėrheqėse, ose zinin vend nė tryezat verore pėr tė pirė dhe ndonjė birrė. Por sidomos vajzave u pėlqente tė ndiqnin ritmet e orkestrinės, nė ballė tė sė cilės qėndronte gjithmonė Adi me fizarmonikėn rrėzėllitėse nė gjoks, duke derdhur pareshtur nga nga gishtat e tij atė flladin melodioz qė ngrinte pėrpjetė zemrat e tyre rinore.

Nga ėmbėlsia e fizarmonikės sė tij gazmore, s’kishte si tė mos tėrhiqej dhe Elda njėzetvjeēare, qė kishte ardhur nga Tirana tek e motra banakiere e atij klubi. Ajo kishte mbaruar gjimnazin “Ēajupi” tė kryeqytetit dhe megjithėse shquhej pėr zgjuarsi natyrore, nuk arriti mesataren pėr shkollimin e lartė. Ndaj dhe kishte ardhur t’i ndihte motrės sė martuar kėtu me njė oficer, duke i mbajtur ca kohė dy fėmijėt nė moshė tė njomė. Elda shpesh merrte fėmijėt e veshur bukur dhe zinte vend te njė nga tryezat pėrballė podiumit, ku dėgjohej mė mirė orkestra. Ajo i shoqėronte me lėvizjen e lehtė tė buzėve dhe luhatjen e belit, pothuajse tė gjitha meloditė qė ndėrroheshin njėra pas tjetrės pėr tė vallėzuar ēiftet te pista rrethore nė mes tė tryezave tė klubit veror. Por sidomos kur Adi i binte kėngės sė saj tė preferuar nga filmi brazilian “Nė moshėn e dashurisė” Elda gati sa nuk fluturonte. Asaj i qeshte fytyra dhe krejt trupi vajzėror me llėrė tė rrumbullta nė tė dy anėt e gjoksit tė kėrcyer. Qysh nė ditėt e para tė ardhjes sė saj kėtu, Elda kishte tėrhequr zvarrė vėshtrimet e shumė djemve ēapkėnė. Por e ndikuar nga mentalitetit pėrēmues i vajzave kryeqytetase pėr ēunat provincialė, ajo nuk ua varte fare.
Edhe Adit i kishte rėnė nė sy kjo vajzė e ardhur kėtu kohėt e fundit, si nga pamja moderne e paraqitjes sė saj, ashtu edhe nga gjallėria karakteristike e njė femre tiranase, e cila nuk druhet te flasė e veprojė lirshėm nė tė gjitha mjediset. Por nuk ishte vetėm ajo qė interesohej veēanėrisht pėr tė. Shumė vajza tė reja e tė bukura, si arsimtare edhe banore tė tjera tė qytetit, qė e kishin njohur nė kontaktet e shpeshta me orkestrėn e klubit nėpėr mbrėmjet e vallėzimit tė shkollave apo qendrave tė punės, e adhuronin me pėrgjėrim fizarmonicistin simpatik. Mirėpo ai qėndronte tepėr korrekt me tė gjitha. Kishte njė vendosmėri tė ngulitur vetvetiu nė karakter, pėr t’i qėndruar besnik deri nė fund gruas sė re nė moshė, tė cilėn e pati zgjedhur me dashuri dhe bėri me tė dy fėmijė njėrin pas tjetrit, sipas parimit “Fėmijėt bėhen nė rini dhe qejfet nė pleqėri”. Nė kėto rrethana, Adi i shmangej ēdo vėshtrimi provokues e pėrpirės qė i drejtonte ndonjė femėr, kushdo tė ishte ajo. Por ama, ai nuk dinte mirė, se magnetet e botės femėrore ishin me fushė tėrheqėse tė fuqive dhe intensiteteve krejt tė ndryshme. Sepse kishte edhe nga ato femra, tė cilave po t’u krijohej nė tru njė polarizim tepėr i fortė magnetik, arrinin njė fuqi tėrheqėse aq tė llahtarshme, sa mund tė shkulnin si uragan nga rrėnjėt e vendosmėrisė dhe ta ēonin pėrpjetė nė hava, cilindo mashkull rezistues, sado i pėrbetuar tė ishte ai.
Kjo vajzė, e nxitur nga simpatia e madhe pėr fizarmonicistin e zemrės sė saj tė polarizuar keqas, pasi e kishte vendosur nė qendrėn e fushės sė saj magnetike, nisi fillimisht ta mbėrthente me vėshtrime gozhduese tė pandėrprera. Aq sa Adi nuk guxonte tė hidhte shikimin drejt tryezave tė lokalit, pa ndeshur nė sytė e saj ngulmues. Mė pas, duke e pasur shtėpinė e sė motrės ndanė rrugicės ku ai kalonte pėr tė shkuar nė familje kur mbyllej klubi, ajo e priste deri vonė dhe dilte te dritarja e prapme e banjės pėr t’i thėnė nga lart:

- Natėn e mirė Adi dhe gjumė tė ėmbėl!

Atij i bėnte pėrshtypje se si kajo vajzė e re nė moshė, rezistonte ēdo natė pa gjumė deri nė orėn njėmbėdhjetė e gjysmė, apo deri nė mesnatė nganjėherė, kur ai kishte mbrėmje vallėzimi. Madje edhe habitej, se si ajo s'kishte marrė vesh qė ishte me grua tė re dhe me dy fėmijė, nė kėtė qytet tė vogėl, ku njerėzit dinin pėr njeri-tjetrin edhe ē’kishte secili nė zorrėt e barkut. Ku vajzat pyesnin pėr ēdo gjė dhe dinin gjithēka rreth djemve. Po mirė thonė se dashuria e rrėmbyer nuk pyet pėr asgjė tjetėr, kur e godasin tam-tamet ritmike tė zemrės.

Ky urim i saj i pėrnatshėm, e bėri Adin t’i pėrgjigjet mė sė fundi njė natė:

- Tė ėmbėl e bėfsh gjumin edhe ti moj vajzė !...

Elda fluturoi nga gėzimi e gati sa nuk u hodh nga dritarja nė rrugė. Pas kėsaj, natėn tjetėr vonė, ajo i doli fshehtas nė pritė prapa pallatit, ndėrkohė qė e motra me fėmijėt kishin rėnė tė flinin.

-Tė lutem, Adi, ndalo pesė minuta, - iu lut ajo befas duke dalė nga hija hėnore e pallatit.
-Urdhėro, moj vajzė, si e ke hallin? - e pyeti ai krejt ftohtė.

-Hallin tim mos e paste njeri!- ia ktheu ajo, duke i zgjatur dorėn vogėlane dhe duke ia shtrėnguar dridhshėm, sa atij i bėri pėrshtypje ky temperament aq i zjarrtė.

-Pse, ē’fare ke ti ?- bėri sikur nuk kuptonte gjė Adi.

-Nėse do vdes njė ditė nga mospėrfillja jote, dije se mė ka marrė nė qafė vetėm pėr dy fjalė tė mira!...

- Ē’farė do ti, tė tė them unė, qė tė shpėtosh nga ky paragjykim?

-Tė mė thuash se mė do, sa njė fije nga ata flokėt e verdhė te balli...

-Po si tė ta them kėtė, kur kam gruan qė e dua shumė dhe dy fėmijėt e mi?...

-Ata t’i duash me gjithė zemrėn dhe me gjithė shpirtin tėnd, kurse mua vetėm me njė fije floku! - ngulmoi Elda.
Adi qeshi me njė tingėllimė gazi tė lehtė. Sakaq ajo mori zemėr dhe iu hodh nė qafė, e puthi fort nė buzė me njė afsh dridhmėtar tė nxehtė e tė guximshėm, tė njė temperamenti tė atillė, qė ai nuk e kishte provuar as nė ēastet e para tė dashurisė sė tij me gruan shumė tė druajtur nė atė kohė.
-Ja, - i tha Adi duke u shkėputur lehtėsisht, - e more mė nė fund dhe atė qė tė duhej pėr tė mbetur gjallė...
-Faleminderit, se mė lehtėsove shumė e mė qetėsove shpirtin, pėr tė mos menduar pėrsėri se ti nuk mė pėrfill...Sonte do fle e qetė siē nuk kam fjetur asnjėherė nė jetėn time...Do fle edhe pėr ato net qė tė kam pritur deri vonė...

Ajo iu hodh nė qafė edhe njė herė me njė puthje tjetėr tė zjarrtė dhe pastaj i tha e kėnaqur:
- Tani shko se tė flihet dhe ndoshta tė pret gruaja me fėmijėt !

Adi tundi kryet me habi dhe duke i thėnė edhe ai vetėm “Natėn e mirė!” vijoi rrugėn. Por ndjeu se pėrbrenda zemrės sė tij tė akulluar pėr femrat e tjera, diēka ishte zbutur. Rrezatimet e pėrsėritura shpesh tė zemrės sė kėsaj vajze, ashtu si rrezet Lazer kishin filluar tė bėnin shkriftimin e ngrirjes sė tij prej vitesh, pėr tė mos i qėndruar gruas aq besnik sa kishte menduar.

Tė nesėrmen afėr mesnatės, Elda doli sėrish nga hija pas pallatit dhe iu lut tė shmangeshin paksa nga rruga ku mund tė binin nė sy. Pastaj e tėrhoqi me dorėn e saj tė vogėl pėr te hija tjetėr nėn dritaret e kinemasė dimėrore tė qytetit aty pranė, e cila nė atė kohė verore pushonte nė errėsirė tė plotė. Aty iu hodh sėrish nė qafė, nė fragmente sekondash, sa ai nuk arriti tė kundėrshtojė, sepse ajo e mbyti me tė puthura, duke ia ngacmuar tmerrėsisht ndjesitė mashkullore. Tashmė ai ishte zbutur e bėrė aq i bindur, sa do ta kishte zili ēdo bareshe pėr manarin e saj.

Ndryshe nga herėt e tjera, Adi ia ktheu puthjet me afsh burrėror tė pėrvėluar dhe ndjeu njė eksitim tė paparė ndonjėherė nga ai gjoksi i saj i kėrcyer, qė luhatej ngjitur me gjoksin e tij si tė ishte gajde magjike. Atėherė, duke kėrkuar vend pėr tė shfryrė atė duf tė papėrmbajtur, ai vuri re se njėra nga dritaret e kinemasė e kishte xhamin tė thyer. Me guximin se operatorin e kinemasė e kishte shok, zgjati dorėn dhe rrotulloi dorezėn e brendshme. Dritarja u hap! Ai u ngjit i pari nė sallė dhe pastaj e tėrhoqi Eldn lart pa vėshtirėsi. Aty mes karrigeve, tė ngjitur fort me njėri-tjetrin, ata filluan tė puthen e tė shtrėngohen me njė duf tė papėrmbajtur. Mė tej kuptohet edhe fundi i kėtij cikli pėrvėlues qė kėrkonte patjetėr aktin sublim tė shuarjes sė pėrbashkėt.

Dolėn pas mesnate me frymėmarrje tė lehtėsuar dhe u ndanė me njė puthje tė fundit prapa pallatit dykatėsh, kur edhe hėna kishte perėnduar.

Kur Adi shkoi nė shtėpi dhe u shtri nė shtratin dopjo aq lehtė, sa pėr tė mos e zgjuar tė shoqen, ajo priste e zgjuar dhe u kthye drejt tij, me njė vėshtrim psherėtitės, sikur njė shenjtor i fshehtė t’i kishte treguar ku kishte qenė ai deri nė ato ēaste. Apo nga era qė binte trupi i tij, ajo kishte nuhatur afrimin e njė femre tjetėr nė pronat e saj tė ligjshme. Adi u vra keqas nė ndėrgjegjen e rėnduar nga tradhtia dhe nga detyrimi qė nuk kishte qenė i gatshėm pėr tė prej disa netėsh. Atėherė u vu nė funksion tė mundimshėm t’i plotėsojė edhe asaj detyrimin e vet mashkullor. Por me fuqi tė drobitur dhe me temperaturė nėn gradacionin e zakonshėm, tė njohura mirė nga gruaja gjatė martesės prej shtatė vjetėsh. Ajo nuk reagoi fare, sikur ai tė kishte kryer marrėdhėnie me njė njeri pa frymė.
Por si ēdo mashkull qė kėto gjėra i pėrcjell shpejt drejt harrimit edhe Adi nuk i kushtoi rėndėsi ngjarjes sė shtėpisė. Tė nesėrmen ai i tregoi mikut tė vet, operatorit tė kinemasė pėr aventurėn e mesnatės pėrmes xhamit tė thyer. Ky, jo vetėm qė e quajti asgjė merakun e tij, por dhe deshi t’i japė ēelėsin e derės pėr net tė tjera. Adi e quante tė tepėrt kėtė lehtėsi, pėrderisa xhami i thyer e kryente fare mirė nevojėn e tij. Atėherė operatori i tregoi se mund tė shkonte nė fund tė sallės, pas perdes ku ndodheshin disa perde te vjetra te palosura, tė cilat mund t’i shėrbenin si shtrat, pėr tė mos u sakatuar mes karrigeve.
Nė mesnatėn tjetėr Adi e zhveshi plotėsisht nga puplat zogėzėn e tij ėmbėloshe dhe pasi soditi pak ēaste trupin e saj si skulpturė e gjallė, mendoi: Femra ėshtė njė frut i madh me lėvozhgė tė butė. Duhet ta zhveshėsh pėr tė parė e ndjerė shijen e vėrtetė tė thelpinjve tė saj tė bardhė. Ai filloi nga kėmbėt e mbushura me tul tė ngrohtė dhe deri te gjoksi pjepėror i bardhė, tė shijojė si asnjėherė tjetėr temperamentin avullues tė asaj vajze marramendėse, qė ia tėrboi tė gjitha ndjesitė epshore me rėnkimet si nė jerm. Dhe gati si i marrosur nga epshi pėr tė, tha me vete, oh, ē’paska bėrė zoti ! Tani po bindem, se unė u nxitova me zgjedhjen e frutit tim. Nėse do tė pranonte kjo krijesė mahnitėse, unė mund ta marr kėtė frut tė mrekullueshėm, tė jetoj nė njė qytet tjetėr, tė punoj nė njė orkestėr tjetėr.
-Shijen tėnde nuk besoj ta ketė femėr tjetėr nė botė! - i tha ai pas pak.
- Vėrtetė? - ia bėri ajo kėnaqėsisht dhe me zgjuarsinė e saj natyrale mendoi nė mėnyrė krejt telepatike: Eh, more bukuroshi im, ne femrat jemi e njėjta gjellė dhe nga e njėjta tenxhere, ndryshon vetėm mėnyra se si u serviremi juve meshkujve. Por u dukemi ndryshe, vetėm sepse duke na ndėrruar, u rritet oreksi. Kurse gjella qė shijojmė ne nga ju burrat, ndryshon vėrtetė si nga forma edhe nga dimensioni e kohėzgjatje nė ngrėnie... Dhe befas ajo solli ndėrmend, se nė dashuritė e para me bashkėmoshatarėt shkollarė, nuk kishte shijuar asnjėherė njė burrė tė vėrtetė.
Pas disa takimeve me kėtė intensitet epshndjellės mes tyre, Adi e bėri zakon ta thėrriste ēdo mesnatė kur i afrohej pallatit tė saj nga larg, duke fėrshėllyer melodinė nga filmi” Nė moshėn e dashurisė” qė i asaj pėlqente shumė. Skena e kinemasė ishte bėrė foleja e tyre e fshehtė pėr tė gjitha netėt parajsore. Kurse gruaja e tij priste vetėm brymėn e ftohte tė netėve tė vona qė i shpinte ai nė shtrat.
Por pikėrisht kur Adi ndodhej nė njė gjendje krejt i magjepsur prej saj dhe po mendonte tė merrte vendime tė rėndėsishme pėr jetėn e tij, ndodhi edhe ēudia. Elda, si gjitha femrat e zgjuara, qė kanė nė trurin e tyre njė barometėr organik tepėr tė ndjeshėm, me tė cilin kapin edhe luhatjet mė tė imta nė atmosferėn psikologjike tė meshkujve, krejt papritur i tha nė takimin e fundit tek po ndaheshin nėn hijen e pallatit:

- Tė dua shumė Adi, prandaj po tė them, duke tė folur nga ana e sė mirės tėnde, se unė nuk kam shpirt katil si ca femra tė tjera, t’i marr burrin gruas tjetėr dhe t’u mohoj babanė fėmijėve. Mora ē’desha shumė nga ti dhe po ashtu tė dhashė ty ē’farė tė pėlqeu tek unė. Deri kėtu pėr mua ishte njė pasion. Mė tej mund tė bėhet krim. E shoh tė pamundur tė vazhdoj, pa hyrė nė gjynah me familjen tėnde. Prandaj nesėr do tė iki nė Tiranė pėr fare, tė tė harroj dhe tė lutem tė mė harrosh edhe ti mua!...
Ajo e puthi vrullshėm pėr herė tė fundit dhe vrapoi pėr nė shtėpinė e pėrgjumur tė sė motrės. Adi mbeti si i ngrirė nėn hijen e pallatit dykatėsh, ndėrkohė qė hėna po perėndonte sėrish prapa malit.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA