Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Falja e kotė

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim


Ashtu si besimtari, qė kur i vjen ora e shenjtė kėrkon patjetėr njė kishė apo xhami pėr t’u falur, edhe Agroni, miku im letrar, mė kishte bėrė mua altarin e faljes sė tij.
Ai erdhi njė ditė, krejt papritmas, i ngarkuar me emocione tė forta, si ajo reja qė nxin e mezi pret tė shkarkojė ngarkesėn e vet tė ujshme.
-Do tė tė tregoj njė gafė qė kam bėrė e nuk ia fal dot vetes! - ia nisi ai me njė dridhje tė lehtė nervoze tė muskujve tė fytyrės sė tij me pamje burrėrore tė hijshme.
- Gafa jemi, njerėz bėjmė! - bėra lojė fjalėsh pėr t’i dhėnė impuls rrėfimit tė tij.
Por pa ia varur shakasė sime, ai vijoi gjithnjė i tensionuar nga shtysa e shqetėsimit tė brendshėm qė e mundonte:
- Para ca ditėsh, - pata njė rast tė shkėlqyer me njėrėn, qė po ta shihje ti, do mė thoje, si ka mundėsi tė erdhi nė dorė ajo alamet femre!...
- Po, dhe e arrite qėllimin tėnd prej hamshori tė lidhur me kapistėr nė stallėn e krijimit letrar?
- Atje dua tė dal, po duro! - vėrejti ai me njė shprehje pakėnaqėsie te dukshme nė fytyrė, qė i ndėrpreva rrjedhėn e rrėfimit.- Qė thua ti, vėlla i dashur, ajo mė erdhi deri te shtrati i dhomės sime, pėr tė marrė njė libėr qė ia kisha pėrmendur si tė rrallė. Kishim prej kohėsh afeksione tė dyanshme tė njė simpatie tė dukshme. Por pėr vetė kushtet familjare nė tė cilat ndodheshim, asnjėri nga ne nuk pretendonte lidhje serioze, pėrveē dėshirės qė ajo kishte tė puthej me mua dhe unė me tė gjithashtu. Ndaj dhe me atė rast, u puthėm e u puthėm, gati sa nuk i thithėm gjakun njėri-tjetrit. Vura re se asaj i digjnin faqet si prush dhe mua gjithė trupi mė pėrvėlohej. Temperaturat tona shkuan nė gradacione furre, qė mund t’i shuante vetėm njė lumė. Ēast ky, kur qeniet njerėzore nuk mund tė ndalen kurrsesi pa rėnė nė mėkatin e ngasjes epshore qė u ka dhėnė natyra nė trup. Nė kulmin e atij momentit tė artė dhe aq tė paduruar, tentova me ngut ta shtrija nė shtrat e t’i hiqja tė mbathurat. Por femrat paskan aftėsinė qė pėr njė sedėr ēasti, mund tė dalin pa u djegur edhe nga furra e pėrvėluar. Ajo krejt befas e nė mėnyrė instinktive, si e komanduar nga ndonjė fuqi e mbinatyrshme qė mund tė shuante edhe zjarrin qė djeg me flakėrimė njė pyll tė tėrė, mė ndali dorėn:
-Mos! - tha prerazi njė fjalė tė vetme.
Fjalė kjo, qė nė atė ēast tė papritur mė tingėlloi si ajo thirrja “Ndal!” e rojės me helmetė nė njė postbllok ushtarak. Kėtė ”mos !” tė zakonshėm frenimi, e kisha dėgjuar edhe mė parė nė rini, nga ndonjė femėr, e cila mė pas, pa e zgjatur shumė, e kishte hequr vetė ambalazhin e “thesarit” tė saj. Por nė kėtė rast tė shumėpritur nga tė dy, u ndjeva i habitur.
-Pse shpirt?- i thashė me njė zė grykor tė mekur nga padurimi.
- Jo, jo, deri te ajo punė nuk mund tė shkojmė sot!
- Pse zemra ime?
- Se ashtu ėshtė puna!...
Kjo pėrgjigje enigmatike mė bėri tė mendoj se mos ajo ishte me ato lulėkuqet mujore. Dhe pėr tė vėrtetuar kėtė dyshim, kalova me marifet dorėn sipėr fustanit, deri poshtė rrafshultės sė saj fundore. Por aty nuk kishte asnjė send pritės pėr rrjedhjen e zakonshme femėrore.
-Ja, - i thashė me afsh tė nxehtė, - je fare nė rregull, ndaj mos mė pengo tė bėj detyrėn time, pėr tė shijuar kėnaqėsinė e dyanshme qė na mundėson ky rast i rrallė!
-Jo sot, jo!...
- Kur, moj xhan, mund tė ishte mė e domosdoshme se sot?...
-Do gjej unė njė rast tjetėr! Njohja jonė nuk mbaron me kaq! - tha ajo duke u tėrhequr mbrapsht, nė dukje vendosmėrisht, por tashmė disi mė e freskuar nė temperaturėn trupore.
Mendova tė zakonshmen e kundėrshtimit tė femrave, tė cilat rezervohen tė dorėzohen qysh nė rastin e parė tė afrimit tė kontaktit. Ose si inerci e instinktit vetėmbrojtės ndaj rrezikut mashkullor, ose pėr tė kryer atė ritin idiot tė tyre, se gjoja nuk janė tė djegura pėr mashkull. Dhe unė e lashė. E fala. Ndonėse padurimi mė mundonte shumė, pasi ndjeja dhimbje nė organet e mia, nga eksitimi i zgjatur. Por ajo mė kishte premtuar njė rast tjetėr, tė cilin unė e besova dhe nuk mund tė ngulmoja nė mėnyrė tė njėanshme, si ai demi pėrēor, kur tėrbohet nga era trazimtare e mėshqerrės.
-Pra, kjo ishte gafa? - nuk m’u durua mua ta pyes pėrsėri.
- Prit! - ma preu Agroni rreptas. - Ashtu siē mė tha ajo, edhe unė prita rastin tjetėr. Nė mėnyrė qė gjithēka tė kryhej me kėnaqėsinė e pėrbashkėt. Kėsisoj, pas dy javėsh e takova nė rrugė krejt vetėm dhe pas pėrshėndetjes sė zakonshme, i thashė:
- Rast mė tė volitshėm se sot, pėr ta ēuar deri nė fund mrekullinė e lėnė pėrgjysmė, nuk besoj se mund tė gjejmė sėrish!...
Por teksa prisja njė pėrgjigje pozitive tė mirėpritur prej saj, ajo mė tha krejt papritur:
-Ti kėnaqesh me pak !... - dhe mė zgjati dorėn, duke nxituar pėr aty ku ishte nisur.
Mbeta i stepur nė mes tė rrugės, si ndonjė hu gardhi i ngulur aty rastėsisht. Mu rrotullua hapėsira para syve, sikur tė kisha pirė njė kile raki dhe duke mallkuar veten pėr atė falje tė kotė, shfryva me duf: - Ah, moj, ah, veē mos mė rėnē dhe njė herė tjetėr nė dorė, pa ta tregoj fare mirė si kėnaqem unė!...
Padashur e ndėrpreva Agronin sėrish, duke qeshur me zė, se m’u kujtua ai proverbi i miut tė rėnė nė kazanin e rakisė, qė i tha maēokut, mė nxirr nga ky lėng pėrvėlues, pastaj mė ha kur tė duash dhe sa u shkund pakėz, ia mbathi nė vrimėn e vet.
-E qė thua ti, miku im, - vijoi ai pa ndryshuar humorin nga gazi im, - zjarri i ndezur mes nesh, qė donte njė lumė tė tėrė pėr tu shuar, nuk u ndez mė. Sepse duhej qė lumi tė sillte barrė tė tėra me dru, tė shkulura nga ndonjė vėrshim mė i fuqishėm. E, ja, kėtė budallallėk bėra. Tani fol ti e mė thuaj ē’mendon pėr gafėn timen prej trapi?!...
U mendova pak pastaj i thashė sipas bindjes sime:
- Ti e di, unė nuk kam shumė pėrvojė me femra tė tjera. Se jam kapur mat qysh nė fillim me atė qė mora. Dhe tani ajo mė shtrėngon fort me ca fije zemre tė pazgjidhshme, tė cilat nuk mė lėnė tė ushtrohem me tė tjerat. Por di tė them, se mbase duhej tė kishe vazhduar ta bindje, derisa tė kalohej caku i druajtjes sė saj. Sepse ne meshkujt nganjėherė i drejtojmė kėrkesat tona, me thjeshtėsinė e lypjes sė copės sė bukės, duke kujtuar se ato e kanė po aq tė lehtė dhėnien e donacionin qė presim. Me pak fjalė, nuk mund tė bėsh asgjė kundėr dėshirės sė femrės dhe aq mė keq forcėrisht, siē thua, nėse ajo tė vjen sėrish. Kur tė refuzon femra energjikisht, asaj nuk mund t’i japėsh tė hajė as bakllava me mjaltė, pa e pranuar me dėshirėn e saj...
- Pikėrisht, atė bėra. Se edhe falltar tė kisha qenė, nuk mund tė kuptoja dėshirėn e saj pėrderisa kundėrshtonte. Po, ah, veē mos mė ardhtė edhe njė herė, se ia tregoj unė si velem vetėm me erėn e saj!...- pėrsėriti ai i penduar keqas nga falja qė i rėndonte nė sedėr.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA