Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Tė vėrtetat e plakės Rabie

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Nė tė gjithė krahinėn flitej me krenim patriotik, se plaka Rabie kishte strehuar Komandantin nė kasollen e saj dhe me bujari tė rrallė i kishte therur pėr darkė dhinė e vetme. Madje ishin sajuar edhe dialogje me shprehje pompoze tė plakės pėr "birin e shumėdashur tė popullit" dhe pėr dritėn e fuqishme tė shpresės qė kishin pėrhapur fjalėt e tij atė natė nė kasolle. Sepse kalemzhinjtė e shtypi dhe tė letersisė, gjatė dekadave tė fundit kishin zgjedhur si mė tė preferuarėn e me tė pranueshmen zyrtare nga tė gjitha mjetet gjuhėsore, hiperbolėn, pėr ta bėrė tė thjeshtėn e zakonshme, tė madhėrishme.
Ndaj dhe plaka Rabie kishte privilegjin tė ishte bėrė e njohur nė tė gjithė vendin, pėr aktin e lartė patriotik dhe pėr djalin e shpallur dėshmor. Ndėrsa kasollja e saj ishte cilėsuar si bazė e luftės dhe duhej bėrė muze, pėr tė pėrjetėsuar nė breza "dashurinė Parti-popull tė ēimentuar nė luftė".
Aso kohe merresha me ngritjen e muzeumeve tė fshatrave tė zonės malore qendrore dhe shkova e takova Plakėn te njė banesė e fisit tė saj brėnda nė fshat. Ishte njė shtatėdhjetėvjeēare e shkurtėr, qė mbante shami tė bardhė, xhoke leshi, brekushe tė zeza prej doku dhe njė palė opinga tė tretura. Pėr tė kryer kėtė punė tė ngarkuar, kisha trurin magnetofon dhe blokun e shėnimeve arkiv personal. E pyeta gjatė pėr gjithshka mė interesonte lidhur me bėmat e asaj nate. Dhe ajo, me kujtesėn e pėrkryer dhe logjikėn e sinqertė, mė foli aq troē dhe aq shkoqur, sa u befasova me tė vėrtetat, qė shkonin nė drejtim tė kundėrt me opinionet e pompuara pėr figurėn e saj. Foli krejt ndryshe nga ē’thuhej, sikur tė ishte nėna malėsore qė kishte hapur gjoksin, gati pėr t'i dhėnė gjirin e shterur udhėheqėsit tė madh tė popullit. Si i njohur me emėr nė atė kohė dhe i mbajtur nė gojė me adhurim nga e gjithė krahina. “Nuk ia kisha pa kurrė kryet si ia kishte ba nana e vet dhe nuk ia vuna re fytyrėn asnjanit prej atyne, qė m’u dukėn atė natė sikur kishin dalė prej pjellės sė njė barku! ”– mė tha ajo.
Mirėpo hiperbola kishte arritur deri aty, sa, disa fshatarė, pėr tė pėrfituar sadopak nga "lavdia" e asaj nate, kur dėshmitare kishte mbetur vetėm plaka Rabie, kishin filluar t’i besonin edhe vetė trillimet e tyre tė pėrsėritura. Ata kishin sajuar me hollėsi tė rreme, sikur atė natė i kishin ēuar udhėheqėsit dikush bukė, dikush, qumėsht, dikush byrek me gjizė. Madje, njė i vetshpallur "veteran", qė nė atė kohė ishte tetė vjeē, tani zhvillonte takime tė programuara nė tė gjithė shkollat e rrethit. Duke thėnė, se kishte shkuar te kasollja e largėt nė mes tė natės pėr tė takuar udhėheqėsin. Dhe kur ai e kishte parė te dera, i kishte thėnė: " Qasu, toke me mua, se ju pionierėt luftoni mė shumė nga ne, sepse futeni deri thellė nė strofkėn e armikut"
Por e vėrteta e mbetur gjallė foli ēuditėrisht ndryshe. Thuhet se pleqtė kanė vesin e moshės nė tė perėnduar, qė ta ngrejnė veten nė lartėsitė e ėndėrrura tė jetės sė tyre, sa here u jepet rasti. Por jo, kjo plakė malesh ishte aq e sinqertė dhe e vėrtetė nė fjalėt e veta, sa ē’ishte edhe vetė mali me shkėmbin e madh tė ngulur prej shekujsh pėrbri kasolles sė saj. Ajo tha se pasi ishte fshehur nė pyll deri nė mbrėmje vonė, udhėheqėsi i panjohur e i mbajtur shumė sekret, bashkė me tre personat qė e shoqėronin kishte arritur nė kasollen e saj nė orėt e pasmesnatės. Atė natė dimri me borė, ai ishte prirė nėpėr shtigje tė fshehtė nga i biri i plakės, i pajtuar si udhėrrėfyes dhe strehues me pagesė. Dhe e kishin ēuar pikėrisht te kasollja e saj, sepse ishte jashtė fshatit dhe krejt e veēuar. Por as i biri dhe as plaka nuk dinin se cilėt ishin ata persona civilė tė armatosur e tė lodhur nga rruga e mbuluar me borė. E jo siē thuhej, vite mė vonė, sikur dielli qė kishte ngrohur tė gjitha zemrat e asaj krahine, bridhte kasolle mė kasolle popullore dhe dyert hapeshin njera pas trjterės pėr ta ruajtur nga ēdo e keqe. Ndodhi qė atė natė, nė kasollen e thurur me thupra tė lyera me bajga lopėsh, nuk gjendej as bukė dhe as miell pėr tė pritur, sipas traditės sė mikpritjes kėta miq tė papritur. Tė kėrkonin hua, duke shkuar aq vonė diku nė fshat ishte tepėr e rrezikshme. Atėherė tre personat e panjohur, as nga emrat dhe as nga pėrgjegjėsitė e luftės, paguan mirė dhe djali i plakės nxori pėrjashta dhinė manare, qė mbahej te fundi i kasolles nė ndarjen me gardh tė brendshėm. Mirėpo, duke kujtuar, se kjo u bė pėr tė liruar vend, plaka te oborri i kishte kundėrshtuar gjatė tė birit, pėr tė mos e therur dhinė qumėshtore. Por ai i kishte treguar verdhushkat, me tė cilat mund tė bliheshin tri dhi qumėshtore tė tjera. Atėherė ajo kishte heshtur me keqardhje, sepse atė dhi e kishte rritur me gjethet e dorės sė saj. Jo siē ishte trumbetuar, qė pėr tė madhin e tė mėdhenjve tė panjohur nga askush nė atė kohė, plaka kishte qenė gati tė digjte edhe kasollen. Sakaq, civilėt e armatosur kishin filluar tė dremisnin pranė zjarrit tė mbėshtetur te supet e njėri-tjetri. Ndėrkohė plaka me tė birin dhe nusen e tij, e coptuan dhinė.
Dhe kur e pyeta plakėn se ku e zien tė gjithė atė sasi mishi, sinqeriteti i saj kulmor arriti tė mė tregojė edhe hollėsinė mė intime. Pasi dy gratė ishin menduar njė copė herė pėr enėn, vendosėn tė vetmen zgjidhje, ta futin nė kazanin e vjetėr tė larjes sė teshave.”Nusja atė ditė kishte la lėveret e saj tė muajit nė tė, po s’kishim ēa me ba, se s’patėm enė tjetėr tė madhe.”
Shoqėruesit kishin me vete njė orė tavoline, me zilen e sė cilės ndėrrohej ēdo gjysmė ore personi qė ruante pėrjashta. Afėr mėngjesit, plaka shpėrveshi mėngėt dhe duke i nxjerrė copat e mishit tė zier nga kazani me njė mashė zjarri, i lėshonte direkt mbi sofėr. Tė panjohurit hėngrėn zierjen e shpejtuar tė kazanit tė pakallaisur e tė nxirė prej vitesh, me mjaft nxitim dhe para se tė agonte, u larguan pėrfundimisht. Siē u shkrua mė vonė, dhėtimi i tyre drejt Jugut, ishte vėshtirėsuar pas kėsaj jo vetėm nga bora, po edhe nga diarreja e mishit tė dhisė.
Pak ditė pas largimit tė tyre nga pyjet e asaj zone, dikush nga barinjtė qė pikasi grupin e armatosur nė ikje dhe u interesua ku kishin fjetur, e kallėzoi djalin e plakės te ēetat kundėrshtare dhe ata e kishin vrarė. Pa arritur tė bėnte dhe heroizmat e pėrfolura mė vonė. Nusja pa fėmijė deri atėherė, u martua mė pas nė fshatin fqinj .
Kaq ishte e vėrteta e parė e vjelur nga vet goja e plakės Rabie.
Dhe ja, e vėrteta e dytė:
E mikluar nga buja e madhe qė i bėhej, si nėnė Rabija, qė hapi gjinė pėr prijėsin e vendit, plakės iu tek njė ditė tė nisej pėr tė takuar "Djalin" te blloku i udhėheqėsve nė Tiranė. Pas vonesave tė gjata identifikuese dhe procedurave strikte, nėse “djali” e pranonte “nėnėn”e adoptuar nga thashethemnaja politike, plakės malėsore ia hoqėn teshat qė binin erė dhi dhe e futėn nė dush. Mandej i veshėn njė palė ndėrresa mė tė pėrshtatshme dhe e ēuan nė hollin, ku pas njėzetepesė vjetėsh do tė takohej me "tė birin " e panjohur.
Ndėrsa priste me kėrshėri ballafaqimin me "Djalin", krejt e fundosur nė njė kolltuk tė butė, ajo nxori pipėn e saj tė gjatė dhe ndezi njė cigare nga paketa sipėr tavolinės sė mesit. Sipas fotos nė muze, nė atė pozicion e fotografuan edhe reporterėt e bllokut, qė fiksuan takimin e udhėheqėsit me popullin e thjeshtė.
"Djali" hyri pak me vonesė dhe e pėrshėndeti “Nėnėn”e rėndomtė me atė pėrzemėrsinė e stampuar nė fytyrėn e tij dhe pasi nxori jashtė fotoreporterėt e pyeti:
-Po si je moj nėnė Rabie, se na mori malli ?...
Plaka e habitur, qė ai kishte pritur aq shumė vjet pėr tė nxjerrė “mallin” e kundroi njė grimė me vėrejtje dhe pasi nuk gjeti nė fytyrėn e tij asnjė shėmbėllim me njerėzit qė i kishin shkuar atė natė tė largėt nė kasolle, ia ktheu me gjuhėn e saj tė pakontrolluar:
-Ja erdha, or ti, ēun, se desha me tė pa i herė, a ti ishe ai qė erdhe atė dimėr si lugat nė mes tė natės. Desha me tė pa, se prej teje ma kanė vra djalin tė mallkuemit e luftės... Ata tė partisė atje, mė kanė thanė, s'ka gajle se ta kanė vra, ti djalė ke Komandantin... Thashė me e provue nji herė, mė pranon ti tė rri si nanė kėtu nė shtėpinė tande, apo...
-Tė pranoj, posi... Qėndro nja dy ditė dhe ēapu prapė nė fshat, se kėtu mėrzitesh!
-Jo, jo, or ēun, nuk mėrzitem, due me ndejt kėtu tek ti, se aty s'kam ēa me hangėr...
Djali qeshi padashur me njė farė pengu nė zėrin e tij dhe mandej e pyeti:
-Pse, nuk tė japin bukė atje nė fshat ?
Plaka ishte pėrtypur njė ēast me mėdyshje, t'ia tregonte tė vėrtetėn apo jo.
-A do drejt ti?...
-Mė trego tė vėrtetėn pėr ēdo gjė qė ka ndodhur e po ndodh atje, se ato qė do mė thuash ti, unė nuk ia them asnjėrit!
Plaka ishte pėrtypur njė grimė, kishte thithur edhe njė herė pipėn e gjatė dhe kishte vijuar me besim tė plotė:
-Ehu, na po vdesim pėr bukė, or ēun. Dymbėdhjetė kile misėr pėr frymė nė muaj na japin. Edhe ato kile tė flamosura na i japin kur shkojmė e gdhihena pėrjashta nja dy-tri net anej poshtė nga grumbullimi i rrethit.
"Djali" i madh qe prishur disi nė fytyrė dhe pasi ishte pėrcjellė pakėz, e kishte pyetur sėrish.
-Po pse, nuk prodhon fare misėr kooperativa juaj?
-Diēka pėr ata qė punojnė, sa me majt frymėn gjallė pėr pak muaj. Por me thanė tė vėrtetėn, edhe nuk punojnė, se s'ka tokė tė bollshme ku me punue...
-Kanė urdhėrin tim tė hapin toka tė reja, tė mbjellin e tė shtojnė prodhimin e bukės...
-Ku me e hap tokėn e re, or ēun, pėrmi Gurin e Madh?... A e ma men ti, si ashtė veni aty ke ne?
-Po, po, e kam parė, po kryetari i kooperativės tuaj duhet tė bėj taracime e tė krijojė tokė buke...
Plaka kishte qeshur njė grimė me qesėndi dhe kishte thithur pipėn sėrish.
-Kryetari nuk e ka menjen aty...
-Pse, ku e ka? -ishte habitur "Djali"
-Te ai llafi... -tha plaka ēapraze duke qeshur me kumbim tė fort.
-Te cili llaf, se nuk po tė kuptoj?…
-E ka menjen t'u kėrcej pėrsipėr grave tė katunit. I merr me radhė si gjeli pulat e furrikut.
I madhi i vendit kishte qeshur padashur me sinqeritetin e zhveshur lakuriq tė kėsaj plake malėsore.
-Pse kaq i tmerrshėm qėnka ai kryetari juaj? - filloi tė bėjė humor.
-Mėzat i patredhur. Ha, pi raki qyl, bėn atė llafin nėpėr mullarėt e katunit, e kurrgja tjetėr s'din ai rob.- vazhdoi tė qeshte plaka.
-Po, nuk ia mbledhin ata tė kėshillit aty?
-Kush me ia mbledhė? Kryetari kėshillit ėshtė daha ma beterr prej tij. Ai s'pyet as pėr gratė me barrė, si Seforja, Tafilorja e Isakorja, qė pranuan tė shtrihen nė zyrėn e tij si lopėt, pėr me hy nė listėn e ndihmės sė bereqetit.
“Djali” i madh qeshi trishtueshėm dhe vuri dorėn mbi ballė. Atė ēast kishte hyrė te holli gruaja e tij hijerėndė. Ky ia kishte prezantuar plakės me pyetjen:
-Po kjo gruaja ime, si tė duket, moj nėnė Rabie?
Plaka e kishte vėrejtur njė copė herė me kujdes dhe mė pas kishte thėnė:
-Pse, vetėm kėtė grua ke ti, or ēun?
-Vetėm kėtė.
-Ti je mret i Shqipnisė, duhet me pas nji stan me gra...
-Nuk mė lejohet. - kishte qeshur ai dhe gruaja e tij njėherazi.
-Jo, jo, ē'a je tue thanė, bre, ti duhet me e marrė edhe nji grue tjetėr se s'ban!…
-Po, kėtė qė kam ē'ta bėj? Ta ndaj? - kishte qeshur "Djali", duke shikuar nga e shoqja me kėrshėri.
-Jo, pėr ta da, se kjo duket gru e mirė dhe ashtė gjynah nga zoti, po maje pėr hyzmet e merr njė kumull tė re, pėr qejf e pėr lezet!
Atėherė gruaja e tij e kishtye pyetur me njė nėnqeshje tė lehtė:
-Akoma ato shallvaret si burra mbajnė gratė andej?
-Njashtu. Po ēa me ba?
-Tė vishni fustane si tė gjitha gratė e Shqipėrisė qė po lulėzon !
-Ku me i gjet paret, pėr fustana?
Pasi nusja e “Djalit” ishte pėrtypur nė mėdyshje, plaka Rabie kishte vazhduar:
-Erth aty te na ajo e zyrės se grave tė rrethit dhe bani nji meshtjellje me tė tana gratė e katundit. Na tha: ”Hiqni moj qyqe kėto shajake tė leshta me rrypa e zdrypa, se kushdi sa vuejnė ata tė zestė burra me ua gjet ku e kini mėfshef ju!” Une ia prita me tė parė, na jep zotnia jote ka dy fustana tė gjithave t’i provojmė nji herė! Por ajo u tut e tha: “Zyra jonė e grave s’ka pare.”Atėherė, pra, mos u qaj hallin burrave tanė ti, se ene me ferra ta mulojnė gratė, ata e gjejnė menjiherė, s’e kanė pėr gajle fare...
Pas shumė kėrēepėve tė tillė qė nxirrte nga goja plaka qyfyremadhe, "Djali" e bėri gati pėr udhė. Urdhėroi t’i jepnin nga tri kile sheqer, makarona dhe oriz nė qeska doku tė lidhura mirė dhe e nisi pėr nė komitetin e partisė tė rrethit me njė xhips ushtarak tė gardės.
Oficeri shoqėrues e la plakėn Rabie te sekretari i parė bashkė me njė porosi me shkrim pėr autoritetet e pushtetit lokal.
Kryetari i kooperativės dhe kryetari kėshillit tė fshatit u thirrėn nė rreth me urgjencė. Dhe pasi u kthyen nė bazė tėrė hundė e buzė, i thanė nėnė Rabies me zemėrim, tė mos nisej asnjėherė tjetėr pėr tė dalė nga fshati pa lejen e tyre. Sepse ata pėrgjigjeshin me kokė pėr atė kokėn e saj tė pagdhendur qė mund ta vrisnin armiqtė e popullit rrugės.
Dy javė mė pas u bė festa e Labinotit. Bashkė me fshatarėt e zonės, merrte pjesė nė pėrvjetorin e krijimit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm edhe nėnė Rabija. Teksa ndodhej nė rreshtat e parė me veteranėt e luftės, ajo kishte parė "Djalin" e madh nė tribunė dhe i kishte thirrur nė emėr me plotė zėrin. Por s’kishte marrė prej tij asnjė pėrgjigje.
Pasi mbaruan fjalimet e rastit, nėnė Rabija kishte rendur prapa tribunės, ku ndodhej atė ēast "Djali". Ai e pa tek po u lutej oficerėve qė e pengonin dhe u tha atyre ta lejonin.
-Ke ndonjė hall, qė mė thirre nga poshtė? - e kishte pyetur ai.
-Or, ēun, mė gjet belaja...S'ka kėrkund nga ato qeset qė mė fale ti mue, e mė vijnė ata shejtanėt e vegjėl tė katunit e ma firuan sheqerin. Po ban si tė bash e mė dėrgo njė dryn, ta myll sėnukun ! - i qe lutur ajo.
Ai kishte qeshur me kėtė kėrkesė tė habitshme tė nėnės qė i theri dhinė manare nė kohė tė vėshtira. E qė ishte si t’i kėrkonte tani njė qime dhije bariut tė kopesė. Por plaka Rabie nuk kishte arritur tė dėgjonte shpėrthimin e sė qeshurės sė tij dhe tė shpurės qė e shoqėronte. Sepse e kishin tėrhequr menjėherė pėr krahėsh dy punonjės tė sigurimit tė zonės, tė cilėve u pati shpėtuar

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA