Make your own free website on Tripod.com

krijimtariaime800x150.jpg

Dashuri e verbėr

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Isha mėsues nė shkollėn e mesme, kur u njoha rastėsisht me inspektorin e ri tė arsimit. Ai ishte njė djalė shpirtpastėr dhe simpatik me kuptimin e plotė tė fjalės. Me shtatin e derdhur, flokėt e zinj dhe me fytyrėn pakėz tė zeshkėt, tėrhoqi si me magnet brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr sytė e tė gjitha vajzave pėrqark. Emri i tij Visi, pėrcillej sa te njėra, te tjetra, duke ndezur te secila njė buzėqeshje tė ėmbėl. Nuk di ē’i pėlqeu atij pėr tu afruar tek unė, qysh nė takimin e parė me filxhanėt e kafes pėrpara. Ndoshta biseda e ēiltėr dhe sqarimet qė i bėra si i ardhur rishtas nė atė detyrė.
Takoheshim herė pas here krejt rastėsisht dhe mė ftonte ose pėr kafe, ose kishte dėshirė ta zgjaste paksa bisedėn nė rrugė. Por dhe unė, duke parė se i kisha ngjallur interes me natyrėn time tė shqiptimit troē tė dukurive, si mė i madh nė moshė prej tij, mundohesha ta kėnaq me mendime intelektuale, tė cilat vėreja se i lakmonte.
- E kam grurė me shefe Kėzen!- ishte konstatimi i parė qė mė shprehu ai pėr detyrėn e re.
Ky konstatim i tij mė kėnaqi, ndonėse duke e njohur ftohtėsinė autoritare tė shefes edhe mė habiti paksa.
Pas tre muajsh kontaktesh tė kėsaj natyre, Visi kėrkoi tė mė fliste pėr njė shqetėsim tė dukshėm edhe nė sytė e tij dhe zumė vend nė njė tryezė tė veēuar, te njė bar-kafe ku ai mė ēoi me ngulm.
- Mė ka gjetur belaja me shefen!... - e nisi ai shpalosjen e hallit tė vet.
Shefja e arsimit pėr tė cilėn po mė fliste, ishte njė beqare e staxhionuar, mbetur pa martuar deri te tė dyzetat, pėr shkak tė fytyrės paksa burrėrore, me faqe tė fishkura dhe me sy shigjetar, qė mė tepėr tė tronditnin, se sa tė afronin pėr t’u ndalur para autoritetit tė saj tė trashėguar qysh nė lindje.
- Qė ditėn kur hyra i emėruar inspektor nė zyrėn e arsimit, ajo mė caktoi tė punoj nė tryezėn pėrballė vetes dhe u deklaroi tė gjithė inspektorėve tė tjerė, se nė mungesėn e saj, do ta zėvendėsoja unė pėr ēdo problem zyre. Ndonėse isha mė i riu nė moshė mes inspektorėve. Madje edhe nė, prezencėn e vet, ajo i drejtonte tek unė drejtorėt e shkollave apo mėsuesit me ankesa, duke mė prezantuar si krahun e djathtė tė saj. Kuptohet, edhe unė pėr kėtė vlerėsim tė madh qė po mė bėnte, qysh nė fillimet e ushtrimit tė detyrės sime, u vura para detyrimit shpirtėror tė tregohesha sa mė i ngrohtė e mirėnjohės nė marrėdhėniet e vartėsisė me shefen. Veē buzėqeshjes sė stampuar nė fytyrė, qysh nga krijuesit e mi, i bėja tė gjitha respektet shoqėrore. Madje deri te blerja e byrekėve tė ngrohtė, pėr t’i ngrėnė nė zyrėn e pėrbashkėt, ku ajo mbyllte derėn, derisa sa tė mbaronim sillėn e mėngjesit. Mė fliste me entuziazėm dhe i pėrgjigjesha me pėrzemėrsi, duke krijuar kėsisoj nė zyrė njė atmosferė tejet gazmore. Madje duke e pasur dhomėn time prej beqari te njė apartament nė largėsi, ku e kapte syri i saj, ajo mė thoshte tė nesėrmen kur shkoja nė zyrė edhe orėn nė tė cilėn kisha fikur dritėn pėr tė rėnė nė gjumė atė natė. Pas ca kohėsh, kur shkova nė shtėpi, i thashė edhe mamasė sime, se mė ishte bėrė nėnė e dytė shefja, e cila mė gjendej pranė me shqetėsimin dhe pėrkujdesjen e njė nėne tė vėrtetė. Prindėrit u qetėsuan mjaft shpirtėrisht pėr fatin tim tė mirė nė jetė, menjėherė pas mbarimit tė studimeve pėr matematikė e fizikė...
- Sa mirė! - ndėrhyra unė, duke ditur se Kėzja nuk para shtrohej nė miqėsi tė tilla me vartėsit e saj, siē po dėgjoja kėtė pėrjashtim.
- Dale, se ky ishte fillimi! - mė ndali Visi pėr tė vijuar shpalosjen e shqetėsimit tė tij mė tej. – Me kalimin e kohės, vura re, se femrat dhe sidomos mėsueset e reja qė hynin nė zyrė, jo vetėm nuk i drejtonte tek unė pėr zgjidhje problemesh, por ua priste shkurt dhe i pėrcillte pa arritur tė kthenin as kokėn drejt meje. Megjithatė, ende nuk kisha zbuluar tėrėsisht natyrėn dhe karakterin e saj, pėr tė dalė nė njė pėrfundim logjik dhe pėr tė nxjerrė rrėnjėn katrore tė llogaritjeve tė mia, pėr mbulesėn qė po mė bėnte ajo me V -nė e saj krahėzgjatur, ku po e vendoste kėtė rrėnjė. Besoj e ke parasysh...
- Po, po, e kuptova krahasimin tėnd me shkronjėn V, nėn sqetullėn e sė cilės vendoset rrėnja katrore, se dhe unė i letėrsisė, kam bėrė ca matematikė nė gjimnaz.- i thashė pėr tė mos u zgjatur me shpjegimet e tij nė kėtė fushė.
- Por gjithsesi, nuk mund tė mė shkonte mendja kurrsesi pėr ndjesi tė tjera mes nesh, veē njė shoqėrie tė sinqertė mes kolegėsh tė njė zyre. Mirėpo erdhi njė ditė, kur shefe Kėzja, mė kėrkoi t’i jepja tė paketuara kėmishėt dhe tė brendshmet e mia pėr tė t’i larė e hekurosur. Kjo mė vuri disi nė dyshim dhe veē kėsaj u ndjeva tejet i rėnduar pėr kėtė pozicion tė panatyrshėm, qė shkonte pėrtej shoqėrisė prej kolegėsh, nė tė cilin po vihej ajo. Megjithatė ende isha larg zbulimit tė sė vėrtetės. Madje ndodhėn edhe disa raste tė tjera, qė nuk ia vlen tė zgjatėm, por do ndalem te ngjarja e fundit. Ne erdhėm bashkė pardje, nė atė mbrėmjen e vallėzimit qė na kishte ftuar drejtori i gjimnazit tuaj me rastin pėrvjetorit tė shkollės. Nė orėn e vonė kur dolėm dhe e shoqėrova shefen deri afėr pallatit tė saj, ajo mu afrua krejt papritmas dhe duke ma shtrėnguar kokėn fort me tė dy duart, mė puthi me njė lloj pasioni tė dridhshėm qė mė mahniti, aq sa mė la pa gojė pėr disa ēaste...
Mua mė shpėtoi njė gaz i papritur, i cili detyroi Visin tė heshtė pėr pak sekonda.
- S’kishte faj e gjora shefe, paskishte rėnė nė dashuri qyqarja dhe e mori nismėn e para, duke menduar se ty tė mungonte guximi! - i thashė krejt i befasuar.
- Pikėrisht. - pohoi ai dhe vijoi: - Me thėnė tė drejtėn mua mė erdhi ndot kur mė la nė gojė jargėt e dhėmbėve tė saj tė prishur, me ato buzė tė fishkura prej gjysheje dhe pėshtyva anash. - Ē’farė po bėn, shefe Kėzja? - i thashė tejet i tronditur nga gjesti i saj tashmė krejt i kthjellėt, sepse aty te mbrėmja juaj, nuk kishte pirė asnjė gllėnjkė verė, qė mund tė mendoja se ishte e pavetėdijshme.
-Pse, ti nuk mė dashuron, siē tė dua dhe unė?!- pyeti ajo me njė zė qė nė atė heshtje nate, m’u duk si bubullima e shkreptimės qė sapo ndjeva te sytė, nė ēastin kur mė puthi me forcė.
- Si mund tė dashuroj nėnėn time! - i thashė ende i tronditur nga sjellja e saj pėr tė mė bėrė dashnor me zor, kur mė silleshin pėrqark gjithato mėsuese tė reja aq marramendėse dhe u bėja bisht pėr tė mos abuzuar me detyrėn...
Mirėpo kur dėgjoi fjalėn “Nėnė” me tė cilėn e emėrtova, ti nuk do tė mė besosh, se si ajo lėshoi njė turfullimė tė egėr, e cila m’u duk gati si angullima e njė arushe tė sėmurė nė thellėsi tė pyllit.
- Nėna jote unė?!...- shqeu sytė ajo, aq sa kokėrdhokėt i ndritėn si dy vezė zogjsh.
- Po, - i thash me zė tė dridhshėm, unė jam njėzetedy vjeē dhe aq sa ju, zonja shefe, kam mamanė time!...
Ajo mori frymė thellė dhe gati duke mė gllabėruar me sytė e saj tė egėrsuar, klithi:
- Shporru, dhe mos mė dil mė pėrpara syve! - pastaj iku pėr te pallati i saj si e tėrbuar.
- Kam dy ditė qė nuk shkoj dot nė zyrė! - rėnkoi i riu Visi me zė tė dridhshėm, gati duke lotuar.
-Mos u mėrzit, djalosh! - i thashė duke i fėrkuar krahėt. - Merre shtruar, se nė jetė ke pėr tė pasur edhe raste tė tjera, kur eprorė tė tillė verbohen nga fjalėt “urdhėro !”, “ si urdhėron!” tė vartėsit pėr t’iu bindur karriges, apo nga ngritja e dorės sė ushtarit pėr tė nderuar gradėn e tyre dhe i marrin ato pėr dashuri!...

 

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA