krijimtariaime800x150.jpg

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

vullnetphotomica_com.jpg

Mirė se erdhėt nė website!

Tė gjitha tė drejtat e botimit janė tė autorit.

Kushdo qė ka interes pėr tė pėrkthyer apo botuar ėshtė  i lutur tė komunikojė me autorin.

Faleminderit pėr mirėkuptimin

Vullnet Mato

Numri i vizitoreve nga 3o marsi 2011

Kalo ne faqen K R Y E S O R E

Kalo ne faqen P O E Z I A

0001.gif

TRREGIMI I DITĖS

SHPULLA E EMBEL

Tregim

 

    Sapo dola nė korridor nga dera e klasės sė katėrt A, ku kisha mbaruar orėn e mėsimdhėnies, mė shkuan sytė befas te vendpushimi para kabinetit tė biologjisė. Aty nė gjysmerrėsirė, Ermali i sė katėrtės B tentoi atė ēast tė puthte me zor, Luljetėn dhe ajo e goditi me njė shpullė rrėmbimthi. Kjo sjellje e pazakonshme e tij, mė la pak sekonda tė menduar, madje edhe tė tronditur. Sepse ai nxėnės ishte krijesa ime model, me tė cilėn kisha punuar veēmas katėr vjet radhazi, pėr ta formuar si njeri dinjitoz, nga i cili mund tė merrnin shembull tė gjithė tė tjerėt.   

     E thirra Ermalin te shkallėt, ku u nis tė vraponte dhe i thashė qė nė fund tė orėve tė vinte patjetėr tė mė takonte te kabineti im i letėrsisė. Ai e kuptoi plotėsisht qė e kisha parė veprimin e tij tė mbrapsht me shoqen e klasės dhe u skuq, aq sa nuk e deshi veten qė kishte rėnė padashur nė lakun e syve tė mi.

      Qysh nė ditėt e para tė ardhjes sė tij nga fshati i largėt malor, unė e kisha zgjedhur atė djalė tė zgjuar, trupvogėl, si njė brumė njerėzor tė pastėr, pėr t’i dhėnė formėn e njė njeriu me intelekt tė zhvilluar, me kulturė tė bollshme letrare dhe me edukatė tė spikatur qytetare. Duke i ushqyer dijet e tij sistematikisht, me libra nga biblioteka ime, duke e mbajtur pranė mė kėshilla, deri edhe duke i dhuruar kėpucėt e mia tė tepėrta pėr kėmbėt e veshura keq. Mė pas e kisha bėrė koleg pėr matematikėn, ku ai shkėlqente, t’u shpjegonte problemat e vėshtira nxėnėsve tė klasės sime nė kujdestari gjatė orėve tė studimit. Nė fund tė fundit, tė gjitha kėto i bėja, edhe pėr tė matur veten time, se deri ku mund tė arrinin aftėsitė dhe mundėsitė e mia njeri - formuese, si  mėsues me pėrvojė njėzetvjeēare. Por gjesti i tij i sotėm mė la paksa tė zhgėnjyer pėr kėtė segment tė karakterit tė tij tė panjohur prej meje. Sepse nė drejtime tė tjera, ai shquhej pėr mirė dhe ishte bėrė nxėnės i dhjetės absolute nė tė gjitha lėndėt.

    U ndjeva mjaft i befasuar prej tij, jo se unė isha aq strikt e pedant, sa tė mos merrja parasysh, se ai djalė, qė tashmė kishte marrė pamje burrėrore, me pushin e zi nė mjekėr dhe me shtatin e hedhur djaloshar, nuk do tė lakmonte vajzat, madje edhe t’i puthte ato. Por kurrsesi tė bėhej njė dhunues femrash, si ai qė mė kishin zėnė sytė pak mė parė.

    Nė fund tė orės sė gjashtė Ermali mė priste kokulur te banka e parė, pėrballė katedrės dhe u ngrit nė kėmbė, sapo hyra nė klasė. I thashė tė ulej dhe mora karrigen time u ula pėrballė tij. Dukej paksa i turpėruar, por pa ndryshuar ngjyrėn nė atė fytyrėn e njohur mirė prej meje, ku si nė njė ekran lexoja sesi ravijėzoheshin nė ngjyra dhe shprehje tė mimikės, gjithė ndjenjat e tij. Mė erdhi ndėrmend ajo fytyra e skuqur shumė nga turpi dhe pendimi, kur e kisha qėlluar me shpullė, si tė parin dhe tė fundit rast nė jetėn time prej mėsuesi. Pėr shkak se kishte thyer xhamin e dritares sė kabinetit tė letėrsisė, tė kompletuar me paratė e rrogės sime, pėr mungesė fondesh nga drejtoria e shkollės. Mjedis, ku kisha krijuar tė gjitha kushtet pėr tė studiuar pasditeve klasa ime nė kujdestari me konviktorė tė ardhur nga fshatrat. Ai jo vetėm mė kėrkoi falje tė sinqertė pėr atė dėmtim pa dashje, por edhe me pendim tė thellė, mė qėndroi mė afėr se kurrė, me njė dashuri, sikur tė  isha prindi i tij i vėrtetė.

    Nė rastin e pazakontė tė sotėm, si fillim i hodha vetėm njė vėshtrim serioz tė pjerrtė. Por ende pa arritur tė hap gojėn i pari, pėr ta akuzuar pėr sjelljen e tij tė padenjė, ai me nuhatjen e mprehtė se ku rrihte ēekani i bisedės, nxitoi tė mė thotė:

    -Mė keni thėnė prej kohėsh, profesor, se sinqeriteti ėshtė e vetmja dhuratė qė mund t’i falim njėri-tjetrit dhe unė e kam pasur kėtė, si tė vetmin postulat nė tė gjitha komunikimet e mia me ju...

    -Kėtė e kam konstatuar me kohė, - e ndėrpreva kėnaqėsish qė ma kujtoi atė kėrkesė, - Prandaj dhe duhet tė mė flasėsh sa mė sinqerisht sot, pse ke filluar tė bėsh akte tė tilla rrugaēėrie me vajzat e klasės? Aq mė keq, me Luljetėn, me atė vajzė tė urtė e tė ndershme qė nuk i pranon nga askush kėto lloj sjelljesh?

    Kur dėgjoi fjalėn ”E ndershme” ai formoi nė fytyrė njė nėnqeshje tė lehtė paksa ironike.

    - Mė keni kapur mat, profesor, dhe ju lutem tė mė falni, por jam i detyruar tė flas fare hapur, se nuk kam si tė shpjegohem ndryshe. Unė Luljetėn e kam dashur dhe kam shkuar me tė...

    Shqeva sytė mbi fytyrėn e tij aq tė qetė, sikur tė kishte thėnė thjeshtė, kam pirė njė kafe me atė vajzė.

    -Si the, more, ma thuaj edhe njė herė?

    -Kam pasur marrėdhėnie intime me dėshirėn e saj...

    Deri nė ato ēaste, dija se Luljeta ishte vetėm shembulli mė i qartė, qė na jep natyra me pėrsosjen e bukurisė femėrore nė moshėn e adoleshencės, kur ajo piqet si e tillė. Madje me njė pamje aq ekspresive, sa ajo vajzė fshatare, edhe me njė fustan tė thjeshtė, tregonte hire vajzėrore, me tė cilat mund t’i prishte mendjen ēdo djali. Dhe padashur m’u kujtua, viti i parė, kur me njė mikun tim qė i binte organos, organizoja mbrėmje argėtimi me klasėn time nė kujdestari, pėr t’i qytetėruar fėmijėt fshatarė, Luljeta e turpėruar, i hiqte duart nga supi i djalit, me tė cilin kėrkoja tė mėsonte vallėzimin nė ēift. Si ishte munduar tani, ajo vajzė me kėtė djalė qė kisha para syve, kishin shkuar deri nė ekstremin fundor tė formimit qytetar?!...

    -Shkova me Luljetėn, pas njė mbrėmjeje qė bėmė deri vonė nė konvikt, dhe ajo ma kėrkoi vetė. Duke mė treguar edhe mendimin e shoqeve tė saj, se ajo ndershmėri pėr tė cilėn flitej shumė, ishte vetėm njė xham akulli qė duhej thyer, pėr tė mos penguar tė dukej ana femėrore e njė vajze. Dhe unė, qė e kisha vuajtur shumė shpirtėrisht thyerjen e xhamit tė kabinetit, u stepa nė fillim. Por duke kuptuar dėshirėn dhe vendosmėrinė e saj, nuk mund tė mos i pėrgjigjesha me dashurinė time. Pastaj kur mbaruam, ajo mė tha papritur duke u pėrkulur pėr tė veshur tė mbathurat:  

    - Nuk tė vij mė. Kjo qė bėra me ty sonte do tė jetė e para dhe e fundit herė...

    - Pse? - e pyeta i ēuditur nė kulm.

    - Nuk mė pėlqen ta bėj mė kėtė gjė.

    - Po pse mė erdhe, kur s’tė pėlqente?

    - Meqė e kishin bėrė shoqet e ngushta, u bėra kurioze... 

   U mendova pak, si mund ta bindja qė tė mos hiqte dorė nga unė.

    - Do vish se s’bėn, se ti mė do mua!- i thashė duke qenė i sigurt pėr kėtė.

    - Nuk tė dua kushedi se ēfarė, kisha vetėm simpati pėr ty dhe kaq.

    Mė erdhi shumė inat nga ato fjalė qė nuk i prisja kurrsesi prej saj dhe u tregova egoist:

    - Do mė vish, se po nuk mė erdhe, kėtė qė bėra sonte me ty, do ua tregoj tė gjithė shokėve tė klasės...

    Ajo ngriu pak sekonda, duke mė vėshtruar me habi, pastaj tha me njė zemėrim tepėr tė madh:

    -Po mė hape namin, do u them edhe unė tė tėra shoqeve, qė t’u thonė pastaj edhe djemve tė tyre, se ti e kishe sa ēunat e kopshtit tė kalamajve...

    U tėrbova nga ato fjalė tė tmerrshme tė dala nga goja e saj dhe menjėherė ia futa me shpullė turinjve. Ajo mė vėshtroi me sy tė shqyer dhe pasi u bė spec e kuqe nė fytyrė, iku me vrap. Tani jo vetėm nuk mė flet fare me gojė, po edhe ikėn sa mė larg nga unė. Po me thėnė tė drejtėn, profesor, tani sepse kam filluar ta dua mė shumė dhe i penduar pėr shpullėn e asaj nate, qė ishte njė aksident i imi, desha ta afroj me puthjen qė pikasėt ju. Por mesa duket, ajo sot mori hakėn. Dhe qoftė ashtu siē e kuptova unė, njė shpullė e ėmbėl, vetėm sa pėr hakmarrje...

    E dėgjova Ermalin duke mbajtur frymėn pezull nga habia dhe nuk gjeta frymė tjetėr pėr tė ndėrhyrė me kėshilla tė panevojshme nė intimitetet e moshės sė tyre. Duke menduar se me ndryshimet e reja, qė po u bėnte koncepteve rinore faktori i jashtėm formues, me gjithė mjetet e fuqishme tė kohės, unė kisha dalė jashtė lojės. Aq mė tepėr, atė ēast ndjeva tamam, se tashmė, pak para mbarimit tė shkollės sė mesme dhe marrjes sė dėftesės sė pjekurisė, ata ishin bėrė vetėveprues, sipas botėkuptimit tė tyre pėr jetėn dhe unė gjendesha veēse nė pozicionin e njė spektatori. Megjithatė, edhe disa kohė mė pas, njė pikėēuditje e madhe mė qėndroi nė mes tė trurit, si huri i vetėm njė gardhi tė rrėzuar, ku qengjat e dikurshėm kishin fluturuar.  

lineee027.gif

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA