
|
Vullnet Mato |
Mirë se erdhët në website!
Të gjitha të drejtat
e botimit janë të autorit.
Kushdo që ka interes
për të përkthyer apo botuar është i lutur të komunikojë me autorin.
Faleminderit për
mirëkuptimin
Vullnet Mato

Numri i vizitoreve
VULLNET REMZI MATO
Poet dhe prozator. I biri i Remzi Matos mësues nga Fterra,
lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Për shkak se i burgosën babanë për agjitacion
dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga vendlindja në moshë të re dhe shkoi për të punuar kinomekanik
në kinematë e sharrave Hotolisht e Stravaj dhe më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë Liceun Artistik
të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën Gjuhë letërsi shqipe.
Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
të Shqipërisë qysh në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në mjaft organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash
dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelvizoonit shqiptar ku fitoi çmime për tekstet.
Dy tregime të tij u përkthyen dhe u botuan në shtypin e huaj. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë
të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës “YLLI” ku u emërua
redaktor. Por një vit më pas u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në
Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit
të herëpashershëm klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë
arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.
Vitet
e fundit jeton e punon në Tiranë, redaktor i shtëpisë botuese “Milosao” Romani i tij “Lakmia” U nderua
me çmim në konkursin e Ndërmarrjes botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës.
Është autor i vëllimeve poetike:
“Tinguj malesh” 1969, “Krahët e erës” 1972, “ninullat e hekurit” 1984, “Katër plagët
e Shqipërisë” 1999, Nënëmadhe Fterra” 2007, “Poezi të zgjedhura” 2010. Ka botuar vëllimet me tregime
“ E fshehta tronditëse” 1999, “Klithmat e mishit të bardhë” 2006. Romanet: Ujësinor” 1976, “Era
e kësaj kohe” 1984, “Lakmia” 2000, “Damkosja e engjëjve” 2004, “Vajza e kyçur” 2007,
“Marrëzia e madhe” 2008, “Matura e paharruar” 2009.

Agim Gashi për Vullnetin dhe Fterrën - Kliko për ta lexuar

|
Emri i gdhendur ne Shkembin e Kuq ne Fterre |
12 Nentor 2007 - 70-vjetori i lindjes
Videoclip - veprat letrare
Kalo tek faqia "Maturantët"
Nenemadhe Fterra - KLIKO per ta shikuar dhe lexuar
Kalo tek faqia "Klithmat e mishit të bardhë"
Kalo tek faqia "FTERRA"

|
Saranda - qyteti ku linda |

|
Librazhdi - qyteti ku banova 40 vjet |

|
Fterra - fshati i orgjines te familjes time |


REI MATO, nipi tek i cili dallohen
shkëndijat e talentit për te thurur vargje. AGI MATO, nipi i vogël me prirje nga elektronika
Për romanin Maturantët ka shumë kërkesa, megjithëse është ribotuar dy herë. Me qellim që t'iu jepet mundësia lexuesve, po
e botoj tërësisht në këtë faqe interneti. Kliko këtu.
|