krijimtariaime800x150.jpg

Nėnėmadhe Fterra

Home
Curiculum

NËNËMADHE FTERRA

NĖNĖMADHE  FTERRA

 

Poemė

 

Nėnėmadhe Fterra, mė kish marrė malli,

dhe u nisa erdha pėr ca ditė behari.

Putha dorėn tėnde prej shkėmbi tė fortė

dhe mbėshteta kokėn te prehri yt i ngrohtė.

 

Por mė pushtoi shpirtin pėrzemėrsia jote,

me atė tėrheqjen tėnde magjiplote

dhe si pėr ēudi, nė ēast ngazėllimi,

zemra m’u bė zog e nisi ligjėrimin. 

 

Nga tė gjitha anėt mė thirrėn njėherėsh

tė kėndoj pran’ tyre, si bilbil i verės:

Mali mė dha sinjal me dritėn jeshile.  

Bregu i bleruar mė tundi ca zile.

 

Shkėmbi Kuq mė ftoi nė fron perėndie.

Lėndina mė shtroi barin nėn njė hije.

Ixori mė nxori ujin e shėrimit.

Ajri mė dhuroi frymėn e gjallėrimit…

 

Ma bėri me sy rrushi kokėrrbardhė:

“Ec tė ėmbėlsonesh, kėtu a derėbardhė!”

Mbuluar me gjethe si plaka me shami,

fiku perdhikul,  tha: “ Eja a shati !”

 

Pėrmes tarracimesh, poshtė nėpėr ledhe

mė thirrėn rrugicat, rrethuar me gjerdhe:

“Eja, zog behari, mbi kopshte kėndona 

perimet bleroshe, qė mbushin sofrat tona !”

 

Mė thirrėn ēatitė me rrasa prej guri,

ku kan’ lindur brezat, burrat pas ēdo burri:

“Kėndo muret tanė, qė ruajnė brėnda,

belbėzime foshnjash dhe ninulla nėnash;

 

Ku nėnat mėkuan me sisėn e jetės

burrat e dėgjuar ngjitur sė pėrpjetės,

dhe brumi njerėzor, bėn prap tė qesh fėmija,

tė ndriēoj gruaja, tė valoj burrėria !…”

 

Por thirrjet i mblodhi tė gjitha nė njė vend

rrapi degėgjerė me hijen e rėndė.

Dhe bashk’me bilbilin e dehur sipėr degės, 

nisėm t’i kėndojmė Nėnėmadhe Fterrės.

 

Gjethi shushurit, teksa fryn veriu,

sikur tund freskoren mbi djep ēilimiu

dhe pėrkund mbi degė limon, portokalla.                       

Tutje skuqin faqet mollėt bashk’me dardha.               

 

Arra kokėrrmadhe, shtatzėna e verės,

rrit nėpėr lėvozhga polenin e erės.

Ulliri shtrin degėt si qiell me yje,  

diellit i merr vajin - ilaē perėndie.

 

Bletėt vijnė nga lulet duke mizėruar,

bagėtitė kthehen me gjinj tė rėnduar.  

Kosherja me mjalt, dybeku me qumėsht,

njėra mė zbut zėrin, tjetri mė njom buzėt.

 

Nė shtėpi tė hallės byreku nėn saē  

kuqėlon nga prushi dhe bie era gjalp.

Buka del nga furra me avull mbuluar

si hėna mes reve, duke kundėrmuar.

 

Mbushur gjith’ aromė kjo oda e miqve,

me ftonj e ēapele, mollė e bukfiqe.

Pa ngrihet dollia me raki tė fortė:

“Tė na rrojnė fėmija, kudo nėpėr botė!…”

 

                    *    *    * 

Tė shoh veshur kohrash, o moj Fterra labe,

Princesh meskėputur, jelek me ēitjane.

Flokėt dy gėrsheta tri pėllėmbė pleksur.

Sytė si shkėndia, prej strallit tė shkrepur.

 

Faqet kuqėloshe me njė cipė pjeshke,

thelpinj mandarine buzėt ngjyrė shege.

Ballin tė stolisur filigran prej sermi.

Mesin tė shtrėnguar me gjardan argjendi.

 

Tė shoh pėrmes shekujsh, Fterra ime e lashtė,

me pjellėn tė mbledhur, kokė mė kokė bashkė.

Te shoh besėlidhur nė mbledhje, kuvende,

tek peshon fjalėn me peshoren mendje.

 

Moj fisnikja jonė, qė mbi ēdo gjė nė jetė,

pastėrtinė e gjakut, pate mė tė shtrenjtė,

duke mos cėnuar prejardhjen e fisit,

si pėrbrėnda pragut edhe rreth mjedisit.

 

Dhe i plekse fiset me fill harmonie,

si sixhade nderur, nė shesh historie.

Pėr tė dalė nga portat njė zė e njė mėndje,

sikur gjithė fshati mban njė iso kėnge.

 

Moj nėn’ e bekuar, Fterra jonė e urtė,

qė nuk njohe kurrė kusarė dhe hajdutė,

nuk njohe vėllavrasje dhe as hasmėri,

Vetėm kėmbim gjaku vllamėri - motėrmi. 

 

Nėnėmadhja trime, armėlara me flori,                

fortesa shkėmbore e qėndresės pėr liri,

qė nga Maro Konda, trimja bija jote -

nusja sokolesh e vatrave Ēorrjote,

 

deri te petritėt e harkut tė Ēlirimit - 

shigjetat pėrballė Romės dhe Berlinit.  

Tė gjithė tė shkolluar dhe trima luftėtar,

tė gjith’ tė nderuar komandant, komisarė.

                    *       *        *

Sot, moj Fterra jonė, e dituris dhe shkencės,

shkruan libra shumė dhe ringjall shumė njerėz.

Qartėson gjithė shtetin me kode e ligje,

gėrmon thellėsitė e lashtėsisė antike.

 

Nė dritėn e diellit nxjerr fundin e detit.

Shqipėron gjith’gjuhėt qė flet kontinenti.

Nė skena teatri dhe nėpėr ekrane

shpėrndan gjithandej gazin prej Tirane.

 

Dhe strehėzėn e ngre nė ēdo pikė harte,

nga deti i Jugut, deri lart nė Alpe.

Dhe stėrvit shqiponjat qė tė fluturojnė,

mėson zogjt’ e vegjėl si tė cicėrojnė.

 

Nėnėmadhja jonė, o moj Fterra e re,

i shpėrndave zogjtė tutje nėpėr re.

Brazdat e mendimit, lėron urt’e butė,  

dhe mbjell kudo fidane, deri nė Hollivud.

 

Krahėt larg i shtrive, nėpėr kontinente.

Pa zure i flet botės me gjuh’ internetesh.

Dhe shėtit gjith’globin me kalė supersonik,

qė nga Atlantiku deri nė Pacifik.

 

                 *     *     *

Jam njė biri yt, moj Nėnėmadhja ime, 

qė tė pėrgjėrohem me kaq kėngėzime. 

Dhe pas ligjėrimit, dua tė tė uroj,

me gjakun e zemrės, jo aspak me gojė:

 

Zėri im t’u bėftė kryekėng’ e vitit,

tė gėzoftė sė pari vetė thelbin e shpirtit.

Vargu im t’u bėftė ilaēi i ėndrrės,

tė shėroftė plagėt e tua tė zemrės. 

 

T’u bėftė rima ime, mė i ėmbli mjalt,

qė del nga nektari i luleve pėrqark.

T’u bėftė mendimi, flutur krahėshkruar,

nė gjoksin tėnd tė bukur, njė ēast i qėndruar.

 

Loti im tu bėftė shami e qerpikut,

kur vajton me mall bijt’qė tė kanė ikur.

Gazi im tu bėftė si buzėqeshje hėne,

kur ti nis gazmon pėr ēdo lindje nėne.

 

Uroj tė lartohet emri yt i njohur,

pėrmbi gjithė malet qė ke rretherrotull !

U nderofsh pėrjetė, nėpėr mijra kohra !

Dhe tė shkoftė lavdia, ku ka skaje bota !

 

Shtator 2007                        

 

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA