krijimtariaime800x150.jpg

V L E R E S I M E

Home
Curiculum

vullnetmato333.jpg

Agjencioni Floripress i muajit prill 2011 shkruan: kliko për ta parë

 

PORTRETI POETIK I VULLNET MATOS

 

Poeti Vullnet Mato, me vėllimin e tij pėrmbledhės “Poezi tė zgjedhura” paraqitet para lexuesve dhe ekspertėve tė kėsaj fushe me njė portret poetik tė lakmuar. Ai bėn pjesė nė elitėn artistike tė vėndit qė i gdhend vargjet nė gurė, duke lėnė pas sinjale e shenja tė pashlyeshme.
Nė kėtė aspekt ėshtė simbolik dhe i veēantė veprimi i tė rinjve lexues tė vendorigjinės sė poetit, Fterrės tė cilėt skalitėn nė faqen e malit e mrin e tij, duke u bėrė kėshtu tė vetmit nė vend e ndoshta nga tė rrallėt nė botė qė nė gur nuk gdhendin emra diktatorėsh, por emra poetėsh.
Me dhjetra e qindra janė vlerėsimet pozitive tė bėra nė shtyp e internet nga lexues dhe krijues nga cepa tė ndryshėm tė botės pėr poezinė e poetit Vullnet Mato. Mė kanė bėrė pėrshtypje disa nga cilėsimet mė pikante tė cilat i qėmtova dhe i rendita mė poshtė:
“ Jam mrekulluar nga kjo poezi…njė poezi e mrekullueshme… gjėrat e trishta thuhen me njė gaz tė brendshėm qė tė bėn tė mendosh… ju rrėfeni me fjalėn tuaj tė artė… thesari yt poetik ėshtė i mbushur me diamante e xhevahire… urime pėr vargėzimin tuaj meditues e sugjerues… mė emocionon poezia juaj… e tjera.
Ai qė e lexon me kujdes dhe dashamirėsi vėllimin “Poezi tė zgjedhura” bindet se vlerėsimet janė reale dhe tė sinqerta, ndėrsa shton me bindje se Vullnet Mato ėshtė poet me kuptimin e plotė tė fjalės, sepse shfaqet si mjeshtėr i saj nė tematikė, nė figuracion, nė metrikė, e nė
mesazhet qė transmeton.
Poetin e shqetėsojnė ato qė ndodhin brenda vetes, rreth vetes e tej vetes, ato tė shteteve e kontinenteve, ato tė Tokės dhe tė yjeve. Pra, gjerėsia tematike e poezisė sė tij ėshtė shumėformėshe, e pasur, e larmishme, vetiake dhe universale. Si nė njė kredo tė vėrtetė atdhetarie e krenarie ai i drejtohet popullit tė tij: “Populli im ėshtė si malet qė nuk sheshohen kurrė!” Mandej shton tiparet e bashkeatdhetarėve heroikė e autoktonė duke pėrdorur fjalė tė mirėfillta kompozita: ” milionadallgėsh – zakonebukur – shkėmbngulur.”
Poezia e Vullnet Matos flet pėr fėmijėn e yjet, pėr lulen e plugun, pėr lumin e kirurgun, pėr Krishtin e Muhametin, pėr mollėn e pulėbardhat, pėr pafundėsinė dhe zhgėnjimet e kėshtu me radhė deri nė pafundėsi detajesh.
Unė do tė doja tė theksoja se tek vellimi poetik: “Poezi tė zgjedhura” spikat dukshėm simbolika e tri “F”- ve, tė cilat me ēiltėrsi, por dhe me nėntekst, japin tė gjallė e tė plotė FĖMIJĖRINĖ, FEMRĖN, FTERRĖN.
Pėr fėmijėrinė shprehet malli pakufi i poetit si i ēdo qenie njerėzore, pėr atė stad tė jetės si dhe dėshira utopike pėr rikthimin e ėndėrruar tė saj: “Atėherė dėshiroja tė vetmen lumturi,/ tė bėhesha i madh sa mė shpejt./ Tani thėrres me nostalgji:/ Eja dhe njė herė o fėmijėri e shtrenjtė !” 
Kujtimet pėr shtėpinė e prindėrve janė tė gjalla e nostalgjike. Ato shprehen me detaje mbreslėnėse tek vetėdija dhe nėnvetėdija e poetit: shkallėt e vjetra, fiku si gjysh, ulliri me rrudha tė hirta, nėna e babai qė s’janė mė, vėllezėrit me nuset e fėmijėt si drita etj. E ndėrtuar nė formėn e enumeracionit poetik, poezia tė mbetet nė kujtesė se tė zakonshmen, njerėzoren, tė malluarėn, ai e shpreh me art tė goditur, me figura tė qėmtuara mirė. Atė e ka pėrherė me vete, se s’mund tė rrijė dot pa ata elemente me tė cilėt ėshtė mėsuar qysh nė fėmijėri: “pa thithur aromėn e cfakės sė ēelur… pa zėrin e mėllenjės… pa fikdetin e pjekur…pa dafinėn erėmirė… “
Femra ėshtė brinja e dytė e trekėndėshit tė simbolikės sė “F”-ve. Ajo jepet shumėformėshe, por nė tė gjitha pamjet qė shfaqet pozitiviteti i saj: herė si mike e motėr, herė si e dashur e grua, herė si motėr e shoqe. Femra jepet si jė qenie sublime e adhuruar, e lakmuar, e respektuar: “Dhe tė shtatė ditėt e javės /mė kujtojnė ty qė tė dua…/ Pa ty jeta mė kalon nė akullnajėn e ftohtė…/thonė se dashuria e parė rizgjohet/ ndaj ika me kujdes si nga nje vend iI minuar”
Sipas poetit Vullnet Mato, femra tė transformon, tė zbut, e tė lumturon: “Unė isha Saturni i nėnzeros sė ftohtė/ Ardhja jote ishte afrimi i diellit rrezeshkrirės…
Autori pėrsėrit, por shpe dhe mė tej konceptin gjithėkohor tė bukurisė femėrore si objekt frymėzimi pėr artistėt e tė gjitha arteve, pėr poezinė e pikturėn, pėr muzikėn e skulpturėn:“Beatriēja, Dea, Kleopatra apo Helena/ vunė nė punė penat e daltat skalitėse/ tė bukurisė mahnitėse…
Trekėndėshi simbolik mbyllet me ‘F”-nė e tretė, atė tė vendorigjinės sė fisit, Fterrės, sė dėshiruar e tė adhuruar si njė nėnėmadhe, kompozitė e cila zė fill qė nė titull tė poemės pėr kėtė fshat. Poeti e personifikon kėtė vendbanim nė trajtėn e njė gjallese tė veēantė e tė adhuruar, krijon raportin e njohur bir-nėnė duke e njėsuar nė njė qenie: “ I puth dorėn e shkėmbtė,/duke mbėshtetur kokėn te prehri i saj i ngrohtė…”
Biri i malluar kujton nėnės sė adhuruar malin, bregun, shkėmbin, lėndinėn, zogjtė e gjithēka qė e ka skalitur brenda vetedijes qė nga koha e fėmijėrisė. Janė vargje tė rrallė qė njė bir i talentuar ia kushton nėnė sė malluar.
Nė pėrfindim tė kėtij vėshjtrimi tė shkurtėr pėr portretin poetik tė Vullnet Matos, me lejoni tė them nė emrin e tė gjithė dashamirėsve tė vargjeve tė tij: “Shendet tė bardhė e penė tė mbarė POET !” Vazhdo tė gdhendėsh vargje nė gur shumė e mė shumė ! Urime tė sinqerta !”

 

Raimonda Moisiu 

 

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA