krijimtariaime800x150.jpg

Kopsa e varur

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Rrėfim i jetuar

            Fundi i atij marsi ishte i ftohtė e me lagėshtirė, kur Lidhja e Shkrimtarėve dhe e Artistėve tė Shqipėrisė, krijoi njė grup me rreth dyzetė shkrimtarė dhe piktorė, pėr tė pasqyruar nė  letėrsinė dhe artet e sistemin tė kaluar, rrethin e Dibrės, si “Rreth Hero”. Unė dhe miku im Guri Madhi, Piktor i Popullit, zgjodhėm njėri-tjetrin, pėr tė formuar dyshen qė kėrkohej nga tė dy degėt e artit. Dhe na caktuan tė ushtronim krijimtarinė, duke[.1]  jetuar dy javė mes popullit nė fshatrat e Bregut tė Drinit.

            Guri, me atė zėrin e tij tė butė e tė ngrohtė, me tė folurėn karakteristike tė vendlindjes  tij, Korēės, ndonėse jetonte prej shumė vjetėsh nė Tiranė, mė dhuronte kėnaqėsi tė veēantė me bisedat dhe barcoletat e tij gjithė sherbet. Madje edhe kur e kisha pyetur, pse korēarėt e kanė muhabetin aq tė ėmbėl, mė kishte thėnė: “Ne korēarėt jemi ushqyer qė tė vegjėl me sheqer panxhari, jo me ėmbėlsirė kallami.”   

             Kėtė njeri babaxhan dhe artist tė madh, e pata pedagog nė vitin e fundit tė Liceut Artistik “Jordan Misja”, ku mė jepte lėndėn e pikturės me modele “Nudo”. Pasi kisha mbaruar edhe Universitetin e Tiranės pėr letėrsi dhe kisha botuar katėr libra, na u krijua mundėsia tė lidheshim sėrish me njėri-tjetrin. Shkova nė studion e tij te re, ku u njohėm dhe familjarisht. Mė pas ai bėri porosinė time, pėr muzeun e Librazhdit ku punoja nė atė kohė, duke realizuar tablonė e dėgjuar “Gratė Sopotare”, e cila mbeti njė nga veprat kryesore nė fondin e pikturave tė tij.

           Por ky rast i ri, bėri tė rikujtonim edhe njė herė miqėsinė e parė dhe tė diskutonim disa tema, pėr tė cilat, unė nė atė kohė, nuk kisha nivelin e nevojshėm tė afinitetit shoqėror, pėr tė folur me tė lirshėm, pėr ta thirrur me shaka nė dialektin dibran “Or taj, profesor Gjuri !” dhe pėr tė pirė sė bashku raki Dibre.  

            Nė tė gjithė fshatrat e Dibrės ishte pėrhapur lajmi se njė grup i madh me shkrimtarė dhe piktorė, tė ardhur nga Tirana, do tė shpėrndaheshin nėpėr shtėpitė e fshatarėve pėr t’u njohur me popullin. Dhe merret me mend kurioziteti qė kishte ngjallur kjo vajtje e njerėzve tė artit pranė tyre. Nė qendrėn e ēdo fshati ku ndaleshim sė pari, nuk mund tė shkėputeshe nga lutjet e fshatarėve pėr tė bujtur nė shtėpinė e tyre. Por fjalėn e fundit e thoshte shoqėruesi i caktuar pėr kėtė qėllim, i cili me zgjedhjet e tij, linte shumė prej tyre tė pakėnaqur.    

            Ditėn e parė, para ndėrtesės sė shtėpisė sė kulturės sė Dohoshishtit, u mblodhėn shumė kureshtarė, tė rinj gra e vajza. Mes tyre, Guri zgjodhi disa tipa interesantė pėr portrete, madje dhe unė, krahas shkrimeve, bėra vizatime me karbon. Ato gra e nuse tė stolisura me flokėt tė mbledhura topuz pas kokės, ishin secila njė tip interesant mė vete. Dhe siē thoshte Guri, u ngjanin aq shumė grave ruse, qė kishte njohur gjatė kohės sė studimeve tė tij nė akademinė e arteve tė bukura nė Bullgari e nė Rusi ku kishte shkuar.

           Njėra prej tyre, kur pa portretin e saj, teksa Guri ishte ende nė punim e sipėr, tha me habi:

          - Eu, bre, sa tė mėdhoj i paskam sojtė ! (sytė)

         Tė gjithė sa ndodheshin rretheqark u shkulėm sė qeshuri. 

         Nė mesditė u nisėm pėr nė fshatin Brezhdan, qė ndodhej nė vazhdimin e kodrave buzė rrjedhės sė gjerė tė Drinit tė valėzuar. Udhėtuam nėpėr arat e baltosura, bashkė me  shoqėruesin qė na printe, me kėpucėt e rėnduara nga tre kile secila. Dhe arritėm te njė shtėpi dykatėshe me shkallėt e drunjta qė zverdhnin nga pastėrtia, sikur tė ishin larė me ujė floriri. Pikėrisht aty shihej fare qartė, mėsymja e pareshtur qė bėnte perandoria e baltės, pėr tė pushtuar shtėpitė e tyre edhe beteja e pėrjetshme e gruas shtėpiake, pėr ta sprapsur energjikisht. Nė dhomėn e pritjes me shilte leshi dhe divane tė mbuluar tėrė qėndizma qė binin erė sapun, nga kujdesi i maksimal i atyre grave duararta, preferuam tė ulemi kėmbėkryq sipas zakonit.

          Aty, pranė oxhakut, ku zuri vend mbi shilten e butė, piktorit tė madh i mbetėn sytė ēuditėrisht tek i zoti i shtėpisė, Zeka. Guri hapi dosjen menjėherė dhe i tha atij tė qėndronte disa minuta pa lėvizur. Bėri me pak vija tė shkathėta njė skicim tė pėrsosur, duke e kapur portretin e tij nė karakter, aq sa na la tė gjithėve tė befasuar. Pastaj me njė pamje krejt entuziaste tha:

          -Portretin e kėtij burri, me vetullat bishtake tė ngritura pėrpjetė, me kėtė hundė si sqep shqiponje dhe me mustaqet si pendė korbi, do ta vendos nė ndonjė nga tablotė mia, si karakterin mė tipik tė shqiptarit.

         - Bėje ushtar tė Skėnderbeut, duke vrapuar mbi kalė me shpatė nė dorė! - shtova unė pėr humor.

         -Unė ushtar i atdheut kam qenė e jam nė ēdo kohė ! - tha befas Zeka. - Kalin me shalė e kam kėtu pas shtėpisė. U bie arave cep mė cep fluturimthi. Bashkė me tė kam kaluar Drinin disa herė me not...

          Pastaj sofra e madhe e bujarisė dibrane me qengjin e pjekur dhe shishet e vogla tė aranxhatės me raki rrushi para secilit, na mblodhi tė gjithėve pėrqark, si nė njė drekė mbretėrore, ku mbret i sofrės ishte i madhi Guri Madhi. Natyrisht, mbretėrit janė ushqyer nė tryeza nga mė madhėshtoret, por sofra shqiptare seē ka njė madhėshti tradicionale tė veēantė. Sepse burrat ulen kėmbėkryq nė rrumbullakėsinė e rrethit miqėsor tė barabartė, para bukės, kripės dhe zemrės tė servirur nga i zotit i shtėpisė. Ndoshta prandaj ne ndjemė si asnjėherė, se ai fshatar i thjeshtė kishte shtruar aty me shumė dėshirė dhe sinqeritet, bujarinė mė tė madhe tė njeriut zemėrbardhė tė botės. Nė njė pritje karakteristike, ku dollia dhe urimet jehonin si vetė valėt e Drinit qė oshtinte matanė dritareve.

          Sa i pėrket rakisė, zonja e piktorit, Filloreta e nderuar, m’u lut veēanėrisht qysh nė Tiranė tė mos e lija kurrsesi Gurin e saj tė dashur tė pinte raki. Unė vėrtetė nuk isha terjaqi rakie, por nuk isha as budalla, t’i hiqja kėtij miku tė shtrenjtė, dhe vetes time tė drejtėn pėr tė respektuar kėtė pije tradicionale aq tė preferuar, me shumė histori dhe me aq shumė shėndete e dolli tė ngritura nga shqiptarėt nėpėr qindravjeēarė dasmash dhe gėzimesh tė shumta familjare. Aq mė tepėr, tė shpėrfillja rakinė e  mrekullueshme tė Dibrės, qė siē na tha Zeka: “Kishte ngjallur edhe tė vdekurin” kur padashur i kishin spėrkatur arkivolin me raki, nė vend tė ujit pėr tė zbutur dėrrasat e thara nga dielli.

          E si tė mos pinte aty mes popullit, ai artist i popullit, dhe unė tė bėja gabim t’i fshikulloja nė vesh porosinė e Filloretės pėr tė mirėn e tij. Nė atė rast, ajo dolli mes burrash dibranė tė luftės dhe tė punės ishte pikėrisht e mira e tij kryesore, tė ishte burrė mes burrash. Pimė, uruam, bėmė qejf dhe na gufoi shpirti duke kėnduar: “Tė kisha pas njė djalė si Mema, paē me i hy vezirit brenda, me ia lan oxhakun me femna !” Nė atė mjedis gazmor tė paparė, Zeka, me atė fytyrė tejet tė kėndshme, na krijoi emocione tė jashtėzakonshme duke zbrazur nga goja e tij njė gurrė tė pashterur me kėngė trimash.

          Pas kėngėve tė tij, Guri u pėrkul e mė tha, se nuk mund te largohej nga mejdani i kėngėve shqiptare, pa ia thėnė edhe njė herė nė Dibėr asaj intermexos sė gjithė kėngėve korēare: “Njė ditė shkova nga Drenova” dhe bėmė tė dy bashkė njė duet tė duartrokitur nxehtėsisht nga tė gjithė miqtė e sofrės.   

            Por kopsa ishte kryefjala e kėtij rrėfimi. Pra, qysh kur u nisa nga Dohoshishti, vura re se kopsa e parė e palltos sime tė madhe, ishte varur nė dy fije peri nja dy centimetra mė poshtė dhe kishte rrezik tė kėputej rrugės. E kisha mbajtur me kujdes, sa tė shkonim te kjo shtėpi qė na priste, ku mund tė kėrkoja njė gjilpėre me pe pėr ta qepur. Mirėpo rakia dhe gazi ma largoi nga mendja kėtė qėllim qė i pata vėnė vetes. U kujtova papritmas kur do tė dilnim dhe i thashė Zekės, qė e kisha pranė te sofra, po tė ishte e mundur tė mė sillte njė gjilpėrė me pe, pėr tė qepur kopsėn rebele tė palltos sime, qė kėrkonte patjetėr tė arratisej prej meje, pėr tė mbetur si medaljon kujtimi nė arat me grurė tė Brezhdanit blerosh.  

          Ai qeshi me shprehjen time tė frymėzuar nga rakia dhe u tregua i gatshėm nė ēast:

         - Bjere t’ua ēoj grave ta qepin!

         Shkuam tė dy ta marrim te varėsja e asaj ode, ku na ishte shtruar sofra dhe ku e kisha pasur pallton gjatė gjithė kohės para syve. Teksa po kėrkoja ku ishte kopsa e varur t’ia tregoja Zekės, shqeva sytė nga habia dhe mbeta pa frymė. Kopsa ishte nė vendin fillestar ku e kishte qepur rrobaqepėsi nė Tiranė, me perin e sė njėjtės ngjyrė dhe madje e shtrėnguar mė fort se tė tjerat.

         - Ku e ke? - mė pyeti Zeka sėrish.

E vėshtrova burrin simpatik si torollak, pa ditur ē’farė t’i tregoj dhe thashė vetėm:

         - Ore mik, sot ose unė jam bėrė tapė fare, ose kam qenė i verbuar e mė bėnė sytė, kur e pashė kopsėn tė varur nė Dohoshisht.

        Ai qeshi dhe mė tha:  

       -Gratė tona kanė shtatė palė sy. Ato e kanė pėr turp tė shkoj miku nga shtėpia jonė te shtėpia e njė tjetri me kėpucėt me baltė, me rrobe tė lagura e t’i bien kopsat rrugės.

       -Mirėpo, nuk arrij tė kuptoj, or mik i dashur, kur e morėn ato gra symprehta pallton nga varėsja, kur e qepėn kopsėn dhe kur e sollėn prapė te vendi?... Sepse unė gjatė gjithė kohės qė ne rrokullisnim gotat njėrėn pas tjetrės me aq zell trimėror, i kisha sytė e merakosur tė fiksuar pikėrisht aty...

         Ai qeshi pėrsėri, pa dhėnė shpjegime tė tjera pėr enigmėn, mė fėrkoi krahėt dhe zbritėm shkallėt pėr tė veshur kėpucėt, jo vetėm tė lara, por edhe tė lustruara me bojė. Pastaj buzagazi i rrethit familjar qė na pėrcolli deri nė kufi me fqinjin e tyre, na mbeti nė sy, si njė sekuencė e filmike e rrallė dhe e paharruar.

          Ikėm pėr tė kaluar mbrėmjen nė njė drejtim tjetėr dhe kudo na priste befasia origjinale e mikpritjes. Derisa mbaruam ditėt tona plot krijime tė pashlyera dhe u kthyem nė Tiranė. Por pėr shumė kohė njė pjesė e trurit na mbeti, tė dyve me Guri Madhin, nė fshatrat e Peshkopisė, tek ato shtėpi aq tė paqta, tek ata burra dibranė tė punės e tė kėngės dhe tek ato gra nikoqire deri nė mahnitje.   

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA