krijimtariaime800x150.jpg

Mos ma puth vajzėn

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim


Po ta shihje Kazazin me sy tė zakonshėm e pa i kushtuar vėmendje figurės sė tij, ai tė jepte pėrshtypjen e njė fshatari tė humbur, i cili sapo i kishte mbaruar punėt e mbjelljeve nė brazdat e veta dhe po dridhte cigare nė heshtje. Kur e vėreje me kujdes, duke mbajtur kutinė e duhanit nė njėrėn dorė dhe letrėn e hollė nė tjetrėn, nuk mund tė mos tė mos vije re lėkurėn e rrjepur nėpėr gishta, nga alergjia nė ēdo fillim pranvere. Pastaj po tė pyesje dikė qė e njihte, merrje vesh se ai ishte njė intelektual me arsim tė lartė qė kishte punuar disa vjet nė ambasadėn shqiptare tė Gjermanisė.
Mė ra rasti tė punoj me tė, duke qenė bedel, pėr tė bėrė punėt e tij, nė mėnyrė qė ai tė merrte rrogėn. Sepse nuk ia thoshte fare nė detyrėn e drejtorit tė muzeut, ku e kishin vėnė pas kthimit nga Gjermania. Madje mė thoshte shpesh pėr tė mė dhėnė kurajė: “Mua mė ke sa tė tė mbaj me muhabet, tė mos mėrzitesh, se pėr punė tė tilla jam fare nul. Kur ta shohėsh qė t’u lodhėn veshėt e tė pengoj, mė thuaj pa druajte, ik o Kazaz, mos mė ēaj kokėn mė tepėr dhe mua nuk mė ngel hatri, pėr kokėn e vajzės sė vetme !” Kaq i sinqertė, mirėnjohės dhe shpirtmirė ishte ai njeri.
Kazazi kishte njė vajzė gjashtė vjeē, njė manare flokėverdhe e vetullverdhė, si e ėma, e cila e veshur bukur si kukull e ndiqte tė atin pas. Ndonėse ai nuk e pėrkėdhelte asnjė herė dhe nuk lejonte askėnd ta bėnte kėtė gjė. Kur e putha sė pari pėr ta marrė me tė mirė e pėr t’i bėrė qejfin tė atit, Kazazi mė vėrejti ashpėr dhe pa u rezervuar aspak nga unė qė isha bedel i tij, mė tha me ton tė prerė:
- Tė lutem, mos ma puth vajzėn!...
- Pse? - e pyeta krejt i habitur e pak hatėrmbetur, qė edhe pėrkėdheljen aq tė zakonshme pėr fėmijėt, ma ndaloi me ton tė pazakonshėm.
Atėherė ai buzėqeshi pėr tė mė zbutur dhe mė tregoi ngjarjen e mė poshtme. Njė ndėr rrėfimet “kokėēarėse”, qė kanė zakonisht njerėzit e ardhur nga jashtė, i cili mė ka mbetur i paharruar pėr tėrė jetėn.
-U sėmura nga njė ftohje, - e filloi Kazazi ngjarjen e tij.- Mjeku i trupit diplomatik, mė rekomandoi pas kurimit, tė shkoja nja dy javė, pėr ta marrė veten shpejtė te njė kamp malor nė kufi me Zvicrėn. U nisa menjėherė, pėr t’i ēuar deri nė fund kėshillat e tij. Bujtina ku u instalova, nė njė hyrje pėr persona pa familje, ishte me tre kate dhe me dhoma tė drunjta tė mobiluara mjaft mirė. Pasditen e asaj dite qė sapo u rehatova nė dhomėn time, vura re se te apartamenti pėrballė zuri vend njė ēift familjar, me njė vogėlush tė bukur, flokėkaēurrel biond, siē janė shumica e fėmijėve gjermanė.
Duke qenė tepėr i pėrmalluar pėr vajzėn time katėrvjeēare qė lashė nė Berlin, pasi kisha qenė tri javė larg saj nė spital dhe tani sėrish nė kamp verimi, mė tėrhoqi shumė shpirtėrisht pamja e atij djali gjerman qė ngjante si vėllai i sime bije. Pra, malli im pėr fėmijė dhe dėshira e atij vogėlushi pėr tu argėtuar nė mjediset e jashtme tė atij kampi, sikur takuan njėri- tjetrin, tė thirrur nga njė telepati e ēuditshme. Unė i putha faqet dhe i fėrkova kokėn flokėbutė, si e njė qenushi tė lezetshėm dhe ai mė erdhi pas, te stoli ku ulesha zakonisht nė lulishten pėrballė diellit. Mė ndiqte pas e nuk me shqitej me fjalėt e tij tė lezetshme, duke dashur ta shoqėroja nė lodrat me topin e vet shumėngjyrėsh qė nuk e lėshonte nga duart. Luajtėm bashkė gjithė paraditen e ngrohtė, me atė diellin alpin, qė as tė digjte as tė linte tė mėrdhije, ndonėse ishte korrik. Pasdite sapo u zgjua nga gjumi, vogėlushi u shpėtoi prindėrve nga duart me kundėrshti tė dukshme dhe erdhi direkt tek unė, tashmė krejt buzagaz si tė ishim miq tė vjetėr. E putha dhe i lėmova kaēurrelat si zakonisht, duke i dhėnė edhe njė ēokollatė qė kisha nė xhep, tė blerė posaēėrisht pėr tė nė dyqanin e kampingut. Ai e mori dhe e hėngri nė ēast, duke pėrcjellė edhe nė fytyrė shijen e kėnaqėsisė sė tij. Luajtėm bashkė sėrish deri afėr mbrėmjes, kur prindėrit mezi e shkulėn nga stoli ku qėndronte pranė meje. Ndonėse unė i thashė ėmbėlsisht disa herė: “Shko tani bukurosh me mamin dhe babin se u bė vonė!”
Tė nesėrmen nė mėngjes ai i ēua nga gjumi mė herėt se ditėt e tjera dhe erdhi direkt te stoli ku isha ulur pėrballė rrezeve mėngjesore, qė mė binin pėrsipėr nga qielli si njė tufė e verdhė mėndafshi. Filluam nga lodrat me figurat qė i bėja, duke kaluar gishtin lehtas mbi rėrėn e shkrifėt tė rrugicave te lulishtes dhe ai dallonte nė ēast lepurin nga peshku apo zogun nga macja. Pastaj i pasoja topin sa here e gjuante lehte drejt meje dhe nė njė ēast kur u lodha sė tepėrmi e desha tė pushoja pak, ia fsheha pas shkurres dekorative, kur nuk e kishte mendjen.
-Ku ėshtė topi? - e kėrkoi ai nė ēast.
-Humbi ! - i thashė pėr tė zgjatur sadopak kohėn e ēlodhjes.
-Ku humbi? - pyeti duke picėrruar sytė si dy rruzuj sedefi tė bardhė.
-E mori xhaxhi kusari!- i thash unė.
-Ē’domethėnė “kusar” ? - u interesua ai me habi.
-Ėshtė ai xhaxhi qė vjedh topat e kalamajve dhe i shet nė treg... - i thashė pa i peshuar fjalėt. Por kur ktheva kokėn, vura re se tė dy prindėrit e tij, qė po pinin kafen nė ballkonin sipėr nesh, po na ndiqnin me kujdes.
- Ku ėshtė tregu tė shkojmė t’ia marrim?- tha vogėlushi ngulmues.
Atėherė unė zgjata dorėn pas shkurres, nxora topin dhe ia dhashė. Ai qeshin i gėzuar dhe tha:
- Ti xhaxhi je “kusar” ?...
- Jo, unė, jo, ai xhaxhi qė e vodhi e iku fshehtas! - i thashė pėr ta mbyllur atė dreq bisede qė hapa padashur. Pa ditur se ai fėmijė tepėr kureshtar, nuk dinte ē’ishte vjedhja, tė cilėn ne nė Labėri e mėsonim nga prindėrit qėkur lindnim, sa herė flitej pėr vjedhjet e bagėtive nė kopetė e fshatit dhe ēmonim hajdutėt si guximtarė tė mėdhenj.
Tė nesėrmen nė mėngjes herėt, kur ēela derėn pėr tė dalė nga dhoma ime, pashė pėrballė nė korridor ēiftin me valixhet gati pėr ikje. Ata mė prisnin pėr tė mė pėrshėndetur para largimit.
- Mirupafshim, zotni i nderuar!- mė tha i ati i fėmijės, njė intelektual me sqimė nė veshjen e tij elegante, duke mė zgjatur dorėn miqėsisht.
Krejt i habitur pėr ikjen e tyre tė parakohshme qysh ditėn e tretė tė ardhjes aty, pyeta:
- Si ka mundėsi, ju sikur thatė pardje, se e keni prenotuar hyrjen pėr dy javė?
- Nuk mund tė vazhdojmė mė tej, kemi probleme familjare, pėr tė cilat na duhet tė shkojmė patjetėr! - tha ai, teksa e shoqja mbante djalin pėrdore qė tė mos turrej tek unė.
- Dėshiroj shpirtėrisht tė mos ketė ndodhur ndonjė fatkeqėsi nė rrethin tuaj familjar ! - ia ktheva me sinqeritet.
- Jo, asnjė fatkeqėsi nuk na ka ndodhur...
- Atėherė, si?
- Meqė po ngulmoni tė dini arsyen, po ju them se kemi problem vazhdimin e qėndrimit tonė kėtu.
- Pse? - u habita unė ca mė tepėr.
Duke heshtur pakėz, pėr tė renditur fjalėt sa me qetė, ai tha:
-Djali ynė u lidh me tepėr nga ē’duhet me ju e me pėrkėdheljet tuaja tė pa praktikuara pėr edukimin e tij. Ne pėrpiqemi qė nė kėtė moshė delikate tė formimit tė karakterit tė fėmijės, tė rritim njė njeri me dinjitet, jo njė qen qė lėpihet pas tė zotėrve, gjithashtu tė nxjerrim mes njerėzve njė krijesė tė pastėr, qė tė mos dijė se ekziston vjedhja e sendeve tė tjetrit...
Mbeta i hutuar pėr njė ēast, por e pėrmblodha veten shpejt. E kuptova thellė tė gjithė gabimin tim trashanik, aq tė pakujdesshėm.
- Ju lutem qėndroni, tė shkoj unė, qė ju shkaktova kėtė shqetėsim! - u thashė i turpėruar dhe i zėnė ngushtė.
-Jo, jo, kurrsesi, mirupafshim! - tha ai vendosmėrisht duke mė zgjatur dorėn pėrfundimisht, pastaj bashkė me tė shoqen ngritėn valixhet dhe dolėn, duke tėrhequr pėrdore vogėlushin qė mbante kokėn pas, me sy tė lotuar drejt meje.
E ndjeva veten aq keq sa nuk e kisha ndjerė ndonjėherė gjatė gjithė viteve nė atė vend. Dhe qė nga ajo ditė e ikjes sė tyre, pėr tė qenė larg nga unė, sikur tė kisha sėmundjen e tmerrshme tė leprozės, vura mend e nuk e putha mė vajzėn time. Por nuk lejoj edhe asnjeri tjetėr ta puthė e ta pėrkėdhelė. Prandaj tė lutem, mos m’u zemėro!...

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA