krijimtariaime800x150.jpg

Porta e leprozit

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

    Tregim

    Ndėrtesa dykatėshe nė lagjen “Marudie” ishte kthyer nė njė shtėpi tmerri pėr tė gjithė kalimtarėt e rrugės me kalldrėm qė zgjatej pėrbri saj. Ajo banesė e frikshme quhej ,“Vila e zezė” nga kushdo qė e zinte nė gojė, ndonėse suvaja e saj e rrjepur dhe e plasaritur nė disa vende, ishte e lyer nga jashtė me gėlqere te bardhė. Vila kufizohej nga rruga me njė mur guri tė ulėt, dhe kishte njė portė dykanatėshe prej dru lisi, me njė ēok tė hekurt, nė formė dore, te kanati i djathtė, tė cilin nuk guxonte askush ta prekte pėr tė trokitur. Kishte kaluar aq shumė kohė pa i rėnė dikush atij ēoku, sa edhe vetė njeriu enigmė qė banonte aty brenda, kishte harruar ē’ishte trokitja e njė dore tė gjallė, pėr ta thirrur me dorėn e hekurt tė dilte te porta.

    Njerėzit kishin dėgjuar tė thuhej, se po tė infektoheshe qoftė edhe duke prekur atė portė prej lisi, sėmundja qė merrje aty, tė shfaqej me shkėputjen copa-copa tė gjymtyrėve nga trupi. Derisa vinte njė ditė tė mbeteshe si trung lėkurėrrjepur gjithė dregėza tė gjakosura. Pastaj duhej tė prisje vdekjen krejt i vetmuar, siē kishte mbetur ai njeri i ngujuar me dėshirėn e tij brenda atyre mureve tė ferrit. Kjo frikė kishte bėrė jo vetėm tė mos afrohej askush pėr tė kapėrcyer pragun e jashtėm tė saj, por as tė mos i mbanin sytė tė ngulitur gjatė te arkitektura dy kateve me katėr dritare tė mbyllura nga grila druri tė trasha. Madje ēamarrokėt e lagjes, qė nuk linin dy gurė bashkė nė oborret e shtėpive me dyer tė hapura, aty ruanin edhe sytė nga ndonjė infektim imagjinar me anė tė vėshtrimit, megjithėse porta e jashtme ishte gjithmonė pa ēelės dhe pa lloz. Por lavdi qiellit, askush nuk e kishte kapėrcyer portėn e kėtij ferri tė paralajmėruar gojė pas goje. 

    Edhe vetė fjala “Ngujim” e pėrdorur shpesh pėr leprozin, kishte marrė njė kuptim tepėr tė rėndė. Sepse njeriu vėrtetė nė mė tė shumtėn e rasteve vinte krejt i vetėm nė kėtė botė, por  kurrsesi nuk  mund tė jetonte pa shoqėrimin e njerėzve tė tjerė, po tė mos kishte ndonjė arsye tepėr tė fortė. Ndryshe mė mirė tė shkonte nė varr i vetėm, se sa tė jetonte krejt i vetėm si ai i sėmurė i pajisur me njė durim aq tė madh. Por njeriu nė fillim e pret sėmundjen me njė frikė tė madhe, pastaj pak nga pak miqėsohet e jeton me tė, sikur ta ketė pjesė tė trupit. Dhe atij vetė nuk i bėnte aq shumė pėrshtypje, sa tė tjerėve qė kishin dėgjuar pėr tė. Nė kėto rrethana, kurioziteti pėr tė parė me sy atė njeri tė mbyllur aty prej disa vjetėsh, ishte rritur sė tepėrmi. Sidomos te burrat qė e kishin njohur prej kohėsh, por edhe te moshatarėt qė kishin dėgjuar pėr tė, si pėr njė njeri tė mirė, por me fat tė llahtarshėm.

Ai kishte qenė dikur njė kėpucar i pashėm, tė cilit fatkeqėsitė nė jetė i kishin ardhur njėra pas tjetrės, si tė ishin njė varg mallkimesh tė dėrguara nga vetė i plotfuqishmi i qiellit. Nė fillim i kishte vdekur gruaja nė lindje e sipėr, sapo mori vesh se kishte sjellė nė jetė njė fėmijė tė vdekur. Mė pas ky bir i vetėm, shoqėroi pėr nė varrezat e kishės tė dy prindėrit, qė vdiqėn njėri pas tjetrit, me diferencė disa mujore. Dhe sė fundi u vulos vetė brenda dhomave tė shtėpisė, me gjymtimin fizik qė iu shfaq papritmas nga ajo sėmundje e tmerrshme. Dukej sikur tė gjitha forcat e errėta tė mbinatyrshme kishin marrė inat me tė.

    Thoshin se atij i kishte rėnė hunda si ndonjė copė ashkėl dhe tė dy buzėt ia kishin lėnė dhėmbėt zbuluar, si tė njė kafke prej tė vdekuri. Por tė thėnat ishin hamendje pėr shumė prej atyre qė e mbanin nė gojė me njė neveri tė frikshme. Tani nuk dinte askush mese mbahej gjallė dhe si ushqehej ai njeri, qė nuk guxonte as vetė tė ekspozonte pamjen e tij tė pėrēudnuar, pėr t’u afruar te dyqanet ushqimorė. Sepse nga frika e sėmundjes sė tij tė pashėrueshme, tregtarėt mund ta pėrzinin me shkop, si ndonjė qen tė zgjebosur.

     I vetmi njeri qė dinte diēka tė vėrtetė pėr gjendjen e leprozit Andrea, ishte shoku i tij i lodrave tė fėmijėrisė, kėpucari Raqi Paluka, i cili kishte punuar bashkė me tė prej shumė vjetėsh nė njė dyqan kėpucėsh. Por edhe ky person kishte qėndruar i fshehtė, pėr tė mos larguar myshterinjtė nga kėpucaria ku punonte. Ai shkonte te “Vila e zeze”natėn vonė, pėr t’i shpėnė qyqarit ndonjė tas me gjellė tė ngrohtė nga restoranti dhe bukė tė mjaftueshme, derisa fatkeqi i ngujuar tė shkonte pas prindėrve tė vetė nė varrezat e kishės. Raqi nxirrte nga pusi i oborrit tė kėsaj shtėpie edhe kovėn me ujė, pėr shtambėn ku pinte i pėrēudnuari nga pamja, qė ruhej pėr tė mos dalė ditėn ta shinin njerėzit me sy nga dritaret e shtėpive tė lagjes.    

    Raqi guximtar, jo se nuk kishte frikė nga sėmundja famėkeqe e tij, por kishte njė shpirt tė dhimbsur, qė siē thoshte edhe vetė, mos e pastė njeri. Ai hynte aty siē mund tė hyjė eksploratori i xhunglės pėr tė ushqyer njė krokodil, tė cilin e mban tė lidhur prej kohėsh me kavo ēeliku. Dhe sapo kthehej nė dyqan, lante duart jo vetėm me sapun, por edhe fėrkohej deri te sqetullat me alkool tė fortė nėntėdhjetė gradėsh. Raqi kujdesej pėr tė gjitha nevojat e domosdoshme qė kishte leprozi Andrea nė marrėdhėniet me botėn e privuar jashtė vilės sė zezė. Kjo punė tejet e frikshme dhe po aq e mėrzitshme, e kishte bėrė edhe atė zemėrmadh tė priste me ankth ditėn e vdekjes sė tij. Por edhe shpesh tė fshinte lotėt e keqardhjet pėr shokun  e dashur tė jetės e tė punės shumėvjeēare. Ai shpesh kujtohej me trishtim, se si kur ishin tė rinj, loznin futboll bashkė te fusha e vogėl nė tė dalė tė qytetit, si laheshin tė dy nė lumė dhe si piqnin peshqit e zėnė tė dielave nė prushin e zjarrit, ku pinin edhe nga ndonjė shishe birrė qė merrnin me vete nė ēantat e tyre sportive. Sillte ndėrmend mbrėmjet e vallėzimit me vajzat e gjimnazit, martesat e tyre, shėtitjet me gratė pėr krahu nė bulevardin e madh... Por, eh, ajo kohė e artė kishte perėnduar pėrgjithmonė, duke lenė te oda e shtruar me qilim tė madh e Andreas sė dikurshėm, njė trung tė zi, pėr tė cilin Raqi duhet tė psherėtinte nga dhimbja shpirtėrore, sa herė e shihte me sy dhe nė ēdo rast kur i kujtohej fati katran i atij shoku aq tė mirė.

    Kėsisoj erdhi mė nė fund edhe dita, kur Andreaja i gjymtuar nga leproza, sa nuk mund tė shihej me sy, u sėmur rėndė edhe nga zemra dhe po bėhej gati tė vdiste, me gjithė ilaēet e shumta qė i kishte shpėnė pas infarktit tė parė tė kaluar prej tij. Njė tė premte vonė, ai e thirri Raqin pėr t’i dhėnė amanetet e fundit. Atė mbrėmje trungu i zi u ēua pėrgjysmė mbi jastėkun e palosur. Dukej i lodhur nga jeta, i drobitur dhe krejt i gatshėm pėr tė thirrur vdekjen tė vinte ta merrte. Me njė zė mėrmėritės tė mbytur, nga shamia qė mbante nė mes tė fytyrės, ku i dukeshin vetėm balli dhe sytė, si dy qirinj tė shuar dhe ku lexohej zhgėnjimi dhe deziluzioni qė shfaqet nė pamjen e njė kufome, ai i tha :

    - Degjomė o vėllaēkua im i dashur! Dua tė tė them sot, se pėr kaq vjet sa rrojta, nuk arrita tė besoj, se zoti mund tė ishte nė anėn e sė keqes sime, aq sa mė la nė kėtė jetė fillikat, si njė  kėrcu tė harruar nė bodrum. Ti ke qenė pėr mua njeriu i vetėm qė i plotfuqishmi la tė mė afrohet pranė!...- tha kėto  fjalė  mirėnjohėse nė ēastet e tij tė fundit nė kėtė botė dhe dora qė mbante shaminė, zuri t’i dridhej si ajo e njerėzve qė vuajnė nga parkinsoni. Teksa dukej se po recitonte lutjen e atij qė po jep shpirt, vijoi me njė ngėrē tė ēuditshėm nė grykė: - Vetėm ai qė ėshtė atje lart e di sa lot kam derdhur pėr kėtė fatin tim tė zi. Dhe deri tani koma nuk e kam kuptuar, pse ai mėshirėmadh, qė dėrgon kaq shumė sėmundje pėr tė gjithė njerėzit, zgjodhi e dėrgoi mė tė keqen pėr mua?...  

    Kėtu ai u ndal dhe mori frymė aq thellė sa u drodhėn edhe sustat e krevatit poshtė tij.

     -Ti nuk e di, o miku im i shtrenjtė qė deri tani nuk ta kam shpėrblyer tėrė mundimin e madh dhe dashurinė qė ke treguar pėr mua, se im at e ngriti kėtė vilė, me florinjtė e trashėguar  nga gjyshi im tregtar dhe i ruajti verdhushkat e tjera si sytė e ballit pėr njė ditė tė zezė, derisa iku nė rahmetin e tij. Po edhe unė nga frika pėr ta nxjerrė nė shesh atė pasuri, hėngra gjithė jetėn paratė qė nxorėm bashkė nga mballomat e kėpucėve tė dynjasė dhe i ruajta ato verdhushka qė nuk t’i kam treguar as ty, pėr njė ditė tė zezė. Tani ajo ditė e zezė erdhi pėr mua... Ti o shpirtflori, do mė bėsh varrin me ata florinj dhe kur shteti ta nxjerrė kėtė shtėpi nė ankand, si njeri pa trashėgimtarė qė kam mbetur unė, do ta blesh vilėn pėr veten tėnde, meqė je me shtėpi tė vjetėr,...

    Raqi, i ulur tri metra larg tij, e dėgjonte kokulur e me shpirt tė vrarė nga keqardhja, sikur tė ishte njė kufomė e gjallė qė po i fliste nė ato ēaste. Teksa Andrea me njėrėn dorė mbante gjoksin e drobitur nga dhimbja e zemrės dhe me tjetrėn mbulonte me shami hundėn e gjysmuar bashkė me dhėmbėt lakuriq, pėr tė mos e pėshtirosur shokun e vjetėr. Ndėrkohė aty brenda zotėronte njė heshtje qė dukej sikur pritej tė ēaheshim gurėt e mureve.

    - Verdhushkat i ke te muri i djathtė i qilarit, tė mbyllura nė njė teneqe vaji. Hape suvanė atje ku ke atė ēengelin e futur nė mur dhe mbaromė mua tė gjitha punėt e fundit pėr nė atė botė. Me florinjtė qė mbeten nga blerja e shtėpisė, se ata janė shumė, ti leri mballomat e kėpucėve, ku shkelin bota mbi tė pėgėrat e qenve dhe hap ndonjė dyqan tė madh tregtie, tė bėsh prokopinė qė nuk e bėra dot unė si i mbetur pa fėmijė...- kėtu Andrea filloi tė ngashėrehej me zė tė ndjeshėm dhe padashur e ngriti shaminė te sytė, duke lenė pak ēaste tė zbuluar dhėmbėt tmerrues.

    Por edhe Raqi zuri tė fshinte lotėt e valė dhe vetėm sėmundja e llahtarshme e pengoi pėr tė mos iu hedhur nė qafė pėr herė tė fundit shokut tė ngushtė.

    Si shumė njerėz nė kėtė botė qė luftojnė dhėmbė pėr dhėmbė me sėmundjet, Leprozi Andrea i vuri jetės njė kapak floriri me vdekjen e tij nga ajo sėmundje e tmerrshme, tė nesėrmen nė mėngjes. Ai u pėrcoll pėr nė varrin e spėrkatur me gėlqere, i mbyllur nė njė arkivol hermetik, tė dezinfektuar me kreolinė. Prapa karrocės sė plehrave tė bashkisė, ku ishte vendosur arkėmorti i tij, e shoqėronte funeralin, vetėm Raqi kokulur e me shpirt tė vrarė. Por me shpresa tė arta pėr tė nesėrmen e tij, kur do tė bėhej tregtari mė i dėgjuar i qytetit.         

 

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA