krijimtariaime800x150.jpg

Dashuri para provimeve

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

(Fragment)

Po bėheshin gjashtė ditė qė Sokoli ishte mbyllur nė shtėpi, pėr tė pėrgatitur provimin e parė. Vetmia, lodhja dhe malli pėr shokėt, sidomos pėr Alketėn, po e bėnin gjithnjė e mė tė pavėmendshėm. Bėri ēdo orvatje pėr tė larguar mendjen prej tyre, por ishte e pamundur tė pėrqendrohej mė tej.
Tekefundit ai mbylli librin, mori pyetjet e letėrsisė me vete dhe nė orėn nėntė pa ēerek u gjend nėn dritaren e Alketės. Hodhi sytė disa herė pėrpjetė, por nuk pikasi gjė. Nė tė gjithė fasadėn e pallatit qenė lėshuar perdet e holla qė ruanin intimitetet familjare. Fėrshėlleu tri herė si gushėkuq, por ajo nuk dėgjoi. Atėherė nxori celularin dhe i tha se gjendej poshtė dritares pėr tė folur me tė.
Befas u luhat perdja e tylit dhe Alketa buzagaze nxori kokėn zeshkane te dritarja e katit tė tretė.
- Koli, prit se erdha! - zėri i saj pak si i mbyllur pati njė tingull tė largėt, gati qiellor. Pastaj perdja e tylit u lėshua sėrish, sikur mes tyre tė kishte rėnė papritmas njė copė re flurore.
Ai u tėrhoq nėn hijen e njė shelgu lotues, qė bleronte aty pranė dhe i drejtoi sytė nga cepi i pallatit. Kish filluar tė bėnte pak vapė. Lart, nė ujėvarat gjelbėroshe tė shelgut, cicėronte pareshtur njė zog, qė thėrriste me ngulm zogėzėn e vet. Pak mė tej, disa fėmijė gajaseshin me njė vajzė tė vogėl, duke i pėrsėritur thirrjen e gjyshes: "Oj Ivona, tė keqen nona, mos u bėj pis se tė rreh moma!" Ndėrsa pas shpine, nė xhadenė e asfaltuar tė unazės, ndihej rrapėllima e paprerė e makinave.
Ja, mė nė fund ku u duk ajo fytyra e saj e ēiltėr, nė tė cilėn pėrzihej shprehja e zakonshme e pėrzemėrsisė. Kishte veshur njė fustan shtėpie tė hollė me lule tė bardha, qė i qėndronte lirshėm nė trup dhe me kėmbėt e plota tėrhiqte bran njė palė shapka tė kaltra. Me atė afrimin e saj tė shpejtė e tė lehtė, ajo iu duk Sokolit si njė degė e mbushur me lule molle, qė e shtynte era pranverore drejt shelgut.
Alketa iu qas fare pranė dhe me vėshtrim ledhatues e me buzėqeshjen plot adhurim i dha dorėn. Ai ndjeu butėsinė e gishtave tė saj si tė veshur me push zogu. Fytyra e saj nazike dukej pak e hequr. Sytė e zinj me qerpikė tė dendur kishin njė shikim tė ngrohtė, tė ėmbėl e mjaft tė pėrmalluar. Atij i gufoi zemra dhe pati ndjesinė e thellė se dashuronte ēdo fije floku tė kėsaj vajze.
- Sa mirė bėre qė erdhe! - murmuriti Alketa me atė zėrin e saj tė thellė, qė i jehonte pėrbrenda kraharorit dhe mbėshteti dorėn te trungu i lėmuar i shelgut.
Sokoli kundroi njė grimė lojėn vezulluese tė rrezeve tė mėngjesit, qė praronin pushin e hollė nė qafėn e saj dhe ndjeu njė trazim nė gjoks e njė dėshirė te buzėt e prushta.
- U ēmenda ! – i tha duke rrėshqitur vėshtrimin e ethshėm nga qafa e gjatė te jaka e hapur e fustanit, te faqet e kuqėluara nė mollėza e deri te ninėzat si dy bulėza zifti. - Ku jemi mėsuar ne tė rrimė mbyllur e pa e parė njėri – tjetrin kaq gjatė, moj Keta!
Alketa e kuptoj se ai kishte nevojė tė domosdoshme tė ēmallej me praninė dhe zėrin e saj, qė ishte mėsuar ta kishte gjithmonė te banka pėrbri vetes. Ajo ndjeu njė fėrfėllimė drithėruese nė kraharorin e njomė dhe, si pėr tė fshehur gjendjen e saj tė brendshme, hodhi njė grimė herė sytė e saj tė qelqėruar nga gėzimi diku tej rrugės sė zhurmshme. Pastaj me njė vėmendje tė veēantė, sikur t'ia kishte harruar krejt fytyrėn, u kthye edhe ajo e kundroi me mall ballin e tij me dy dallgėzime tė lehta sipėr vetullave harkore, buzėt e ngrohta e tėrė afsh me njė nėnqeshje djaloshare tė kėndshme dhe, atė mjekrėn e tij katrore tė pushėritur me qime zijoshe tej e tej faqeve tė rrafshėta. Dukej sikur gjatė kėtyre ditėve ai qe rritur e burrėruar mė shumė.
- Edhe unė u mėrzita vetėm, - i tha ajo me njė psherėtimė, - po s'ke si mėson ndryshe...
- Genti me Bibanin dhe ca goca studiojnė kėtu matanė, te pylli i akacieve, - bėri tė ditur ai. - Shtrojnė batanije nėn hijet me bar dhe rrinė deri nga dreka bashkė. Si thua, Keta, shkojmė dhe ne tė dy?
Alketa u mendua me njė buzagaz tė ėmbėl.
- Do merremi me muhabete e do mbetemi pa mėsuar, - tha ajo me mėdyshje. - Nja njėzetė pyetje unė s'i kam kaluar fare...
- Tė paktėn vetėm sot, - iu lut ai me pėrgjėrim - Do t'i pėrsėritim bashkė, ja, unė i kam marrė pyetjet me vete...
Lart nė degėt e shelgut u dyzuan cicėrimet dhe u bėnė mė ngulmuese. Dukej sikur njė soprano dhe njė tenor kėndonin njėherėsh e i pėrgjigjeshin njėri - tjetrit me tonalitete tė larta.
- Nesėr, - diktoi ajo prerazi. - Do marr edhe Odetėn e shkojmė tė tre qysh nė orėn tetė.
Sokoli mbeti kokėvarur e si i brengosur pėr pak sekonda. Mandej, duke e fiksuar shikimin mendueshėm tek ai shtegu i bardhė qė ēante mes pėr mes flokėve tė Alketės, u rrek tė ēante edhe njė shteg nė mendjen e saj.
- Tė lutem eja sot, ma plotėso dėshirėn, se ashtu ėshtė puna...
- Pse, si ėshtė puna? - ajo ia nguli shigjetat e zeza tė ninėzave me kėrshėri.
Sokoli vėshtroi me lakmi buzėt e saj tė bumbėzuara, qė kuqėlonin si njė lule shege e sapoēelur.
- Do drejt ti?... Mė ėshtė bllokuar truri, nuk mėsoj dot dhe ka rrezik tė rrėzohem nė provimin e letėrsisė... Mė ėshtė bėrė goja helm, dua patjetėr pak nektar nga ai i buzėve tė tua. Mė rri mendja aty gjithė ditėn, vdiqa, mbarova...
Migana ia dha njė tė qeshure tė fortė, qė jehoi me gufim nė gjoksin e saj dhe e mbyti menjėherė, duke vėnė pėllėmbėn e dorės mbi buzė. Pastaj shikoi rreth e qark dhe tha me zė tė ulėt:
- Ua, ti Koli qenke fare i lojtur, si tė paska rėnė nė tru kaq keq?
- Nuk e di, - i tha ai duke u shkuar gjuhėn buzėve tė veta, qė kishin zėnė t'i thahen nga sikleti. - Thonė se kur pi drogė njė herė, nuk rri dot pa pirė pėrsėri. Qėkur provova atė nektarin e buzėve tė tua, jam droguar keq dhe s'ka antidrogė qė mė shėron. Vetėm po pėrsėrita dozėn qė mė dhe, mė qetėsohet shpirti...
Ajo u kukuris sėrish dhe vėshtroi njė grimė anash, ku ndeshi fytyrėn e ngrysur tė njė plake, e cila kaloi trotuarin duke tundur kryet.
- Epo, s'kam ē'bėj, - pranoi ajo me njė pėrtėritje tė beftė nė fytyrė dhe kapėrdiu njė psherėtimė, - Gjithė kėtė farė ēuni s'mund ta lė tė shkoj dėm pėr hiē asgjė...
Sokoli vuri buzėn nė gaz i kėnaqur dyfish, si nga pranimi i saj, ashtu dhe nga ironia e lezetshme qė pėrdori.
- Atėherė shko merr antologjinė bashkė me shėnimet dhe mos u vono!
Ata u takuan tej pallatit, te trotuari i unazės dhe morėn rrugėn drejt njė kodrine qė ngrihej matanė ndėrtesave tė dendura. Ai ecte me hapin fitimtar tė tė riut tė shkujdesur, ajo me lėvizjet lozonjare e me freskinė e tė pėrkėdhelurės sė fatit. Vėshtrimi i tyre, i gjallėruar nga natyra plot vegjetacion tė harlisur, binte gjithandej mbi blerimin e pėrshkėnditur prej rrezeve tė ngrohta tė diellit dhe mbi trumbat e zogjve, qė ē’vendoseshin pareshtur me fluturime tė hareshme nga njėra pemė nė tjetrėn.
Pylli i dendur i akacieve, tė mbjella para shumė vitesh nga punonjėsit e pyjores, ishte njė parajsė pranverore e vėrtetė. Me barin e dendur si velenxė jeshile dhe me freskinė e hijeve tė thella, ai krijonte njė atmosferė tė kėndshme ngjyrė gri, me tė cilėn ftonte kėdo pėr tu kėnaqur nė gjirin e tij bujar. Tė parėt qė e shijonin mrekullinė shpirtėrore qė u dhuronte ky pyll, ishin maturantėt, tė cilėt vinin kėtu pa filluar ende vapa me dyndjen e njerėzve tė shumtė.
Ata hodhėn sytė rreth e rrotull pėr tė parė shokėt e klasės. Sokoli thirri me zė tė lartė Gentin dhe Bibanin. Por nuk mori asnjė pėrgjigje. Ndjehej gjithandej vetėm heshtja ndjellamirė e kėtij pylli.
- Mund tė kenė ndėrruar vend sot, - tha ai me habi dhe vėrejti fytyrėn e Alketės, mos kapte nė tė ndonjė shenjė meraku, qė po mbeteshin vetėm.
Por pėrkundrazi, ajo buzėqeshi ėmbėlsisht dhe aty nėn ngjyrimet fantastike tė pyllit, fytyra e saj u duk ēuditėrisht mė e bukur e mė joshėse. Ndoshta sepse shpesh femrat i kuptojnė dredhitė e djemve, po meqė u pėlqen loja e tundimit, bėjnė sikur veprimet e tyre janė krejt rastėsore.
Sokoli zgjodhi njė vend tė sheshtė me bar tė pashkelur, midis dy gėmushave, tė cilat krijonin njė gjysmėharku tė mbyllur dhe shtroi aty plastmasin. Drita e kufizuar, qė vėrshonte nga nėnfletėt, ishte aq e blertė, sa edhe trupat e tyre tė ngjyrosur prej saj merrnin njė pamje fantastike. Disa bimė kacavjerrėse, qė ndėrthureshin me degėt e gėmushave, kishin ēelė lulet e tyre tė bardha nė formė hinkash.
- Ė, Keta, si thua, a nuk jemi kėtu si nė mes tė njė kurore tė madhe?
Ajo buzėqeshi sėrish dhe pati njė pėrtėritje tė beftė pėrbrenda vetes.
- Me ē'po duket, tė erdhi frymėzimi pėr tė thurur ndonjė poezi...
- Tė them tė vėrtetėn, kur jam me ty mė kėndon shpirti padashur dhe mė duket sikur do fluturoj... Po ti, Keta, ndjen tė njėjtėn gjė kur jemi bashkė?
Ajo e shigjetoi drejt nė sy pak si gjatė dhe pasi kapėrdiu njė peng tė krijuar nga emocioni i ēastit, i tha :
- Normal, pėrderisa unė ndjej pėr ty...
Sokoli, si pėrgjigje dhe si paradhėnie pėr kėrkesėn e bėrė qysh te pallati i saj, e puthi befas me njė shtrėngim tė fortė. Nė tė cilin shpėrtheu i tėrė pasioni i dėlirtė, i zjarrtė dhe i pėrmalluar i moshės sė tij tė njomė. Pastaj tė dy njėherėsh ata u shtrinė vetvetiu me krahė tė kryqėzuar. Dhe pėr disa sekonda tė gjata mbetėn gati pa frymė nė buzėt e njėri – tjetrit, duke thithur me forcė tė pazakonshme gjithė nektarin e mbledhur aty gjatė javės sė tmerrshme tė vetmisė. Pak nga pak temperatura nė buzėt dhe faqet e tyre filloi tė rritej me shpejtėsi, aq sa krejt trupi po u digjej si prush. Duke mos duruar mė tej ngasjen e zjarrtė, nė gulēim e sipėr, Sokoli ēoi dorėn e dridhshme te tė brendshmet e saj.
- Mos! – i tha Keta gati duke shfryrė pėrmes gjuhės sė tij magjike, qė ia kishte elektrizuar tė tėrė trupin nė mėnyrė flakėruese dhe shtrėngoi llastikun fort me dorė.
- Pse, shpirt?...
- Jo aty, jo! - kundėrshtoi ajo vendosmėrisht e me njė ndijim turpi.
- Ti je imja dhe unė yti. Ē'ka pėr tu bėrė mė vonė, pse tė mos bėhet tani, nė kulmin e lumturisė sonė?...
- Jo, nuk dua tė bėhet ajo gjė ...
- Ti nuk ke besim tek unė?
- Nuk ėshtė puna te besimi, - tha ajo duke gulēuar, aq sa kraharori dhe zemra po i ēahej.
- Po ku?...
- Nuk mund tė bėj kaq lehtė diēka qė s'e kam bėrė ndonjė herė... Po hiqe dorėn se janė tė holla e m'i grise!
- Unė e di qė ti je vajzė, po tė lutem bėj sakrificė pėr mua, kam shumė dėshirė...
Ajo i hapi sytė tej masės fare afėr syve tė tij.
- Ore ēun, ē'kujton ti se ėshtė ?... Mos vallė ndonjė copė ēokollatė dhe na, merre, haje!...
- Ke frikė? – i tha ai duke ia kaluar dorėn te pjesa mė e ndjeshme.
- Po, edhe frikė kam...
Ai turfulloi me drithėrimė i eksituar sė tepėrmi.
- Ti e di qė unė s'kam qenė nxėnės i keq nė edukatėn seksuale. Jam nė gjendje tė tė mbroj plotėsisht...
- E di, megjithatė, nuk mundem...
- Hė, tė lutem, Keta!
- Tė thashė pra, jo! - ngulmoi ajo duke shtrėnguar gjithnjė llastikun
- Hė, shpirt, se mezi po duroj!
Edhe ajo ndodhej nė njė gjendje tė tmerrshme dhe tė padurueshme. Faqet i kishte flakė tė kuqe dhe i digjnin. Me puthjet e tij tė flakta, tė pareshtura e tėrė dridhėrima pėrvėluese, ai po ia zgjaste tej masės atė gjendje ekstaze tė paprovuar ndonjė herė deri nė atė shkallė. Por gjithsesi, ajo nuk jepej dot.
- Duhet tė presim, kur t'i vijė koha! - i tha ajo pa u menduar pėr kėtė lloj justifikimi.
- Ē'farė kohe, Keta?... Ne jemi tamam nė moshėn qė duhet...
- Mosha po, por kemi probleme tė tjera pėrpara. Zemra ime vėrtetė ka pranuar tė dojė njė djalė, por nuk mund tė pranojė edhe tė bėhem grua edhe tė vazhdoj shkollėn njėherėsh...
- Ato nuk na pengojnė aspak tė bėjmė dashuri me njėri- tjetrin.
Ajo largoi buzėt nė mėnyrė kundėrshtuese njė grimė.
- Mė vjen keq, Koli, po veprimet e dashurisė kanė radhėn e tyre. Nė jetėn e njerėzve ka edhe ca rregulla...
Ai e puthi sėrish me mospėrmbajtje dhe e shtrėngoi me tė gjithė forcėn e krahėve tė tij djalosharė. Pastaj i zbėrtheu tri kopsat e kreut tė fustanit prej basme dhe duke lėmuar gjoksin e saj tė fortė me njė ndjesi zemėrdridhėse, tha me zė gati tė mekur:
- Natyra, qė ka krijuar organizmin tonė, ka vėnė aty ligjet e saj, jo rregullat qė vėnė njerėzit... - ai tregoi me gisht njė lule kumbulle tė egėr aty pranė. - thuaji asaj lules aty, mos lidh kokėrr, se kėshtu kemi vendosur unė dhe Keta!
Ajo u befasua kėnaqėsisht me argumentin e menēur qė gjeti njeriu i zemrės sė saj. Por instinkti i vetėmbrojtjes ende nuk e linte tė jepej plotėsisht.
- Koli, shpirti im, jam gati tė bėj ēdo gjė qė dėshiron ti, po nuk dua tė prishem qė tani dhe pastaj deri sa tė vijė koha tė bashkėjetojmė, ta ndjej veten femėr e pėrdalė, mė kupton?
Ai u ndie paksa i nervozuar, megjithatė, nuk la shkak tė kuptohej prej saj.
- Nuk besoja kurrė qė ti, Keta, tė ruaje pėr kėtė rast mendime tė tilla jashtė kohės. Ē'rėndėsi ka ekzistenca e himenit tek njė vajzė si ti? Nuk tė mjafton dashuria ime e sinqertė, pėr ta ndjerė veten gjithmonė vajzė me dinjitet?
Ajo lėshoi papritmas njė breshėri tė puthurash nė tė gjithė fytyrėn dhe gjoksin e tij tė mbuluar nga pushi i zi djaloshar.
- Tė lutem, Koli, mos ngul kėmbė o sot o s'ka! E lėmė ta bėjmė njė herė tjetėr, qė tė jem edhe unė e pėrgatitur nga ana psikologjike... Mbasi nuk kam menduar se do arrij kaq shpejt deri aty...
- Si nuk je pak kurioze, moj gocė, tė provosh kėnaqėsinė e madhe qė na ka falur natyra?!...
- Edhe unė i ndjej ngacmimet e hormoneve tė mia dhe tė gėnjej po tė them se nuk dėshiroj ta provoj atė gjė. Por mė duket si diēka e tmerrshme... tė bėj shpejt e shpejt njė hap kaq tė madh nė jetėn time...
- Tė thashė, moj Keta, se ti kot kėrkon tė dalėsh jashtė kėrkesave tė natyrės. Kur i di pasojat psikologjike po t'u kundėrvihesh ligjeve tė saj. Unė qė tani ndjej nėnvete njė shtrėngim tepėr tė dhimbshėm, qė mezi po e duroj... Ti duhet tė mendosh edhe pėr gjendjen time... - zėri i tij ishte bėrė tani fare i butė e i ėmbėl, fjalėt gati po i rridhnin nga goja.
Ajo u zu ngushtė dhe heshti njė grimė. Dukej se po kalonte ēaste tė jashtėzakonshme dyluftimi me vetveten. Ishte midis dy zjarresh: Zjarri i brendshėm qė e shtynte drejt tij dhe zjarri i djalit tė dashur qė e tėrhiqte fort drejt vetes. Mandej edhe kureshtja e kaq viteve tė vajzėrisė pėr atė gjė aq tė pėrfolur. Prapė se prapė mbeti e stepur nga njė frikė thuajse instiktive.
- E lėmė me kaq. S’dua ta humb virgjėrinė pikėrisht sot dhe pikėrisht para provimeve, kur duhet tė mendoj vetėm pėr to...
- Mesa duket, ti, Keta nuk mė do qė gjen justifikime tė tilla njėrin pas tjetrit...
- Uh, tė dua me shpirt, po... - u duk se rezistoi sėrish gati e mekur.
- Mos ki frikė, zemėr, - belbėzoi ai me zė tė shuar. – Tė betohem, do mundohem tė veproj me mjaft kujdes, pa tė dėmtuar asgjė. Unė jam njeriu tė cilit duhet t’i besosh... Hiqi, t'u bėfsha, se vdiqa s'duroj dot mė!...
Ajo e vėshtroi me dhimbsuri dhe ia mori kokėn nė gjoksin e saj. Atė ēast i vezulloi mendimi, se nė shkollė, madje edhe nė klasėn e tyre kishte vajza tė tjera qė shkonin me ēuna, tek tė cilat ai mund tė plotėsonte nevojat e rastit. "Por Sokoli mė do vetėm mua dhe pėr kėtė jam mė se e bindur." – i tha vetes me ndjenjė krenarie dhe ky mendim e tulati krejt.
- Uh, moj nėne, si t’ia bėj kėtij njeriu, qė s’ia prish dot! Mirė, atėherė, - u thye mė nė fund ajo dhe uli pėrgjysmė tė brendshmet. - mund tė veprosh nė sipėrfaqe deri sa tė ēlirohesh. Vetėm kėtė mund tė ta lejoj. Po shpejt se u vonuam pėr pyetjet e provimit...
Sokoli, djalė i butė dhe i bindur prej lutjeve tė vajzės qė e donte sinqerisht, bėri ashtu siē tha ajo. Ai u lėshua me njė dallgėzim puthjesh pėrvėluese nė tė gjitha pjesėt e zbuluara tė trupit. Prej kodėrzave bardhoshe tė gjoksit, deri te rrafshina e errėt fundore, duke i shoqėruar me nanurisjet e avullta dhe pėshpėritjet si nė jerm: "O Keta, shpirti im, zemra ime, tu bėfsha unė ty! Oh, mė ēmende, tė kem ta rrufis tė tėrė kėtė skulpturėn e gjallė tė trupit tėnd dhe pastaj le tė vdes!".
Diku aty pranė, njė bilbil i fshehur midis fletėve kėndonte me ca tinguj magjepsės, cėkėr, cėkėr, cėkėr - cuk, cuk, cuk, - cėrėq, cėrėq, cėrėq.
Sakaq Sokoli ra nė njė pėrhumbje tepėr tė kėndshme dhe e shkarkoi tė gjithė dufin e rėndė tė frymėmarrjes rėnkimtare mbi atė gjoksin e saj tė njomė. Ku ndjehej njė erėmim qė ua kalonte tė gjitha aromave tė kėndshme tė trėndafilave qė ēelte toka. Dhe ato ēaste mendoi qetėsisht, se kishte fituar kėnaqėsinė mė tė madhe tė dashurisė sė saj, vetėm me atė konceptin e tij, se asnjė kėshtjellė nuk duhej marrė me forcė shkatėrrimtare. Mbeti edhe disa sekonda ashtu i shtrirė, i turbulluar, i lumtur dhe ndjeu nė shpirt se e donte atė vajzė, si s'kishte dashur kurrė as ndonjė shok, as babanė, as nėnėn dhe as vet perėndinė.
- Sot qė u afrova te dera e parajsės, besova plotėsisht se ajo ekziston! – tha ai mė nė fund, nė kulmin e kėnaqėsisė.
Alketa qeshi me zė.
- Ē’ja kėput kot, o Koli ! Po tė ishte ashtu siē thua ti, tė martuarit nuk do kishin fare halle nė kėtė botė.
- Ndoshta, kjo lumturi i bėn hallet e tyre mė tė lehta. – u detyrua ai tė korrigjojė shprehjen superlative qė pėrdori. – Por sidoqoftė, me parajsėn qė mė joshe sot, ti mbetesh pėr mua njė mister i vėrtetė...
Pastaj krejt i lehtėsuar, ai u ēua ndenjur dhe i dha Alketės edhe puthjen e vakėt tė falėnderimit, para se tė fillonin nga mėsimet.
Mirėpo ndryshe nga Sokoli, Alketa gjatė gjithė kohės ndjehej mjaft e hutuar dhe po aq e tensionuar nga mbingarkesa qė i kishin krijuar ato ngacmime seksuale tė papritura. Madje edhe kur u larguan nga pylli e mė pas deri nė mbrėmje nė shtėpi, ajo ndjeu dhimbjen e pareshtur tė tėmthave. Ndonėse u kujtua qė Sokoli kishte pohuar diēka tė vėrtetė pėr pasojat, asaj pėrsėri i dukej herėt dhe i mungonte guximi e vendosmėria pėr tė lejuar qė ai ta eksploronte plotėsisht trupin e saj. Por mendoi, se ndėrkohė nuk do t'ia kursente asnjėherė nektarin e buzėve, aq tė dėshiruar prej tij. Atė nektar aq tė ėmbėl, qė, siē e quante ai, ishte droga mė e mirė kundėr vetmisė e qė s'mund tė krahasohej kurrė me tė gjitha kėnaqėsitė shkatėrrimtare tė substancave eksituese tė rrezikshme. Apo tė atyre dozave me alkool e nikotinė, tė cilat i pėrdornin kot mė kot disa moshatarė kureshtarė e snobistė.
Keta vėshtroi orėn befas.
- Pu, pu, sa vonė ka shkuar !... Kushedi sa do mė shajė mamaja ! – i tha ajo duke mbledhur librat dhe u ēua vrullshėm me dorėn tė zgjatur drejt tij. - Mirupafshim Koli !
- Takohemi nė ėndėrr ! – u gjegj ai gjithė gaz. – Ta dish se sonte do ta gdhi me kujtimet e kėsaj dite tė paharruar.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA