krijimtariaime800x150.jpg

Ngatėrresa e pandreqshme

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Shkurtimi ka qenė kurdoherė mėnyra mė e lehtė dhe mė e shpejtė e shqiptimit tė emrave, pėr tė mos lodhur gojėn me zgjatime rrokjesh tė panevojshme. Por jo gjithmonė kjo mėnyrė thirrore ka gjetur mirėkuptim mes njerėzve.
Dy kushėrinjtė e parė me emrat Gracen dhe Hysen, thirreshin shkurtimisht “Cen”, nga tė gjithė nė fshatin Prevallė tė Ēermenikės. Fjala vjen: O Cen ! - ou !- njėri. O Cen ! - Eu bre! - tjetri. Kushėrinjtė Cen, si djem tė baballarėve vėllezėr, kishin pamje tė ngjashme, por karaktere krejt tė ndryshėm.
Cen - Graceni tridhjetėvjeēar ishte bari me njė tufė dhi. Pėrveē cilėsive tė tjera, njihej nga tė gjithė pėr sjellje tė ngjashme me njė cjap pėrēor tė shkathėt e tė harbuar nėpėr rrėpira shkėmbinjsh e pėrrenj tė mbuluar me shkurre tė gjelbėruara. Duke qenė kėsisoj edhe pak allēak nė pėrgjigjet qė u jepte tė tjerėve, ai dukej sikur i priste fjalėt me latoren qė mbante nė dorė pėr tė prerė degė tė gjethuara, me tė cilat ushqente dhitė. Fshati e mbante nė gojė pėr shpotitė e tij me tė cilat shkuleshin gazit. Njė bari qė ruante dhitė e shtėpive tė lagjes sė poshtme, i kėrkoi cjapin e madh pėr tė ndėrzyer kopenė. Cen Graceni ia dha dhe i tha me ironi: “ Pėr kėto punė nė lagjen tuaj, unė s’kam kursyer veten time, jo tė kursej cjapin!...”
Krejt ndryshe Cen - Hyseni njėzetegjashtėvjeēar ishte njė pendar i urtė dhe i pa djallėzuar, qė me majėn e hostenit nxiste lehtas vithet e qeve pėr tė hapur brazdat e taracave nė lartėsitė malore tė fshatit. Kur ai mbaronte plugimin e tokave tė familjes sė vet, u ndihte me pagesė edhe fshatarėve tė tjerė qė nuk kishin pendėn e qeve te dyzuar. Madje hakun e punės nuk ua kėrkonte me para nė dorė, por me njė sasi tė arsyeshme bereqeti, kur ata vilnin prodhimin.
Erdhi koha kur i ati i Cen - Hysenit, dėrgoi mblesin nė fshatin Zdrajshė tė anės perėndimore tė vargmalit tė gjerė. Dhe pasi Cen bujku i hodhi njė sy tė shpejtė nuses bukuroshe tė lavdėruar nga mblesi dhe i gjithė farefisi, u lidh fejesa. Ndėrsa pėr Cenin bari, megjithėse ishte mė i madh nė moshė, ende nuk po gjendej nuse. Vonesa kishte ndodhur, jo pėr shkak se ai ishte disi allēak, pasi nė fshat ishte martuar edhe ndonjė torollak me torollaken qė meritonte tė njėjtin fat. Por sepse Cen bariu nuk kishte pėlqyer ēdo lloj vajze. Ai thoshte se e donte nusen, pėrveēse tepėr tė bukur, edhe tė mos kishte hipur asnjėherė nė makinat apo autobusėt qė pėrshkonin rrugėn automobilistike pėrfund luginės. Pasi qarkullonin fjalė, se tė rejat bukuroshe tė fshatrave tė thellė malorė u besonin paksa si tepėr shoferėve, me tė cilėt shpresonin se mund tė martoheshin nė qytet.
Pas gjashtė muajsh fejesė, pa arritur tė shkėmbehen takime tė dhėndrit me nusen e largėt nga Zdrajshi, u pre dita e dasmės mė 14 shtator. Sė fundi ishin plotėsuar gatitjet familjare dhe nusen e sollėn nė Prevallin majė malit me njė kalė tė bardhė, tė cilit i kishin shtruar mbi samar njė velenxė tė leshtė me xhufka. E shoqėruar me pak krushq, ajo ishte stolisur fund e krye me njė mori xhingla minglash, tė cilat tringėllinin hareshėm, sa herė kali hidhte hapat nėpėr rrugėt e ngushta drejt majėmalit. Kishte veshur xhoke leshi tė hollė me ornamente shumėngjyrėshe, jelek tė punuar me fije ari dhe ishte mbuluar me njė shami mėndafshi tė shtrenjtė. Nusja u prit nė shtėpinė e Cen bujkut me tri daulle zhurmėmėdha, me lėkura dhie tė shtrėnguara fort, qė jehonin deri tutje luginės. Mė pas ajo u vu pranė oxhakut nė konakun e grave tė nusėronte siē ishte zakoni e mbuluar me napė tė bardhė.
Rretheqark shtėpisė, burrat e ftuar kėrcenin valle dyshe dhe ngjanin me ato luhatjet e tyre krahėhapur, sikur ēifte shqiponjash provonin fuqinė e flatrave tė njėra-tjetrės nėn klithmat e pipėzave dhe kumbimin e daulleve qė gufonin pareshtur mbi gjokset e tyre. Prapa shtėpisė piqeshin nė hell tri dhi dhe katėr kecėr tė njomė pėr meze. Terjaqinjtė e rakisė prej kumbulle te dhoma e burrave, tė shtruar kėmbėkryq, pėrcillnin te njeri tjetri dollitė me shume shėndete dhe kėndonin me fytyra tė kuqėluara.
Dy baballarėt vėllezėr, kishin bėrė tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme, qė dasma e Cenit tė parė nė familjet e tyre vėllazėrore tė mbahej mend nga i tėrė fshati. Dhe ashtu po ndodhte vėrtetė, sepse ushqimi i bollshėm, rakia qė derdhej lumė dhe hareja gjėmimtare, nuk pushuan deri vonė. Me afrimin e mesnatės, kur kumbimi i daulleve dhe rakia kumbullore ua kishin bėrė dasmorėve kokėn daulle, dy burrat e ngarkuar nga i zoti i shtėpisė, shkuan tė futnin dhėndrin te konaku, ku do tė flinte me nusen. Ata u ndalėn te korridori i errėt para derės, ku pritej Cen bujku tė provonte plorin e parmendės sė vet te nusja e re dhe e thirrėn ēakėrrqejf:
- Or Cen !
- Ou ! - u gjegj Cen bariu, i ndodhur aty pranė me gojėn e lėngėzuar, pasi kishte hedhur njė sy te e ēara e derės, nė ēastin kur nusja e kushėririt po zhvishte rrobat e rėnda tė dasmės, duke zbuluar kofshėt e rrumbullta pėr tė veshur kėmishėn e natės.
- Eja kėtu, or qafir, se s’kena lanė vend pa tė kėrkue! - Dhe me sytė tė turbulluar e pa i kėrkuar shpjegime mė tej nė atė errėsirė korridori, ata e kapėn pėr krahėsh dhe e shtynė me forcė brenda dhomės me dopjoshtratin e shtruar tė nuses. Pastaj njėri nga burrat ēakėrrqejf, qė kishte drynin nė dorė, mbylli derėn, futi ēelėsin nė xhep dhe i tha Cenit nga e ēara mes kanatave:
-Veni rezen e hekėrt derės nga brenda dhe hajt me nji kokorroē mashkull nė krye tė vitit!
Pastaj tė lehtėsuar pėr detyrėn e kryer, ata shkuan tė vazhdojnė orgjinė e shėndeteve qė kishin lėnė pa pėrfunduar.
Daullet jehonin pa pushim dhe njerėzit nėn ēatitė e dy shtėpive gėzonin. Pas kalimit tė mesnatės, njėri nga burrat ēakėrrqejf, qė futėn dhėndrin te nusja, shkoi te zjarri ku piqej keci i fundit pėr sofrat kryesore tė konakut tė burrave. Dhe kur dalloi aty Cen bujkun, teksa pėrtypte njė copė mish tė ofruar nga pjekėsit para se te futej te nusja, gati sa nuk i plasėn sytė e nuk luajti menē! Njė ēast dyshoi se mos ai kishte dalė i zhgėnjyer nga dėlirėsia e vajzės, me tė cilėn ishte martuar. Por kur pa se dhėndėri po pėrtypej me oreks tė madh e pa kurrfarė shqetėsimi nė fytyrė, e pyeti me ankth:
-Cen, mor jahu, pse paske dalė prej konakut tė nuses?
Cen bujku hapi sytė para zjarrit bubulak, sa iu dukėn kokėrdhokėt si dy qershi tė kuqe nga habia.
-S’kam shku ala ke nusja, or burrė i dheut, ēa je tue thanė?...
Burri i u mendua njė ēast duke u bėrė krejt esėll nga tronditja dhe pa lėnė shkak pėr sherr mes dy Cenėve, vrapoi te dera e nuses.
- Or, Cen !?
Heshtje. Asnjė pipėtimė brenda konakut nusėror.
- Or, Cen, dil shpejt, se tė kena fut kabim !
Heshtje....
- Dil, or Cen, se pėr atė zot, je tue ba gjynah, nusja nuk ashtė jotja, po e kushėrinit tat!
Asnjė pėrgjigje.
- Ēil rezen e derės, or budall, se kena lan nam pa dashun!
Mė nė fund zėri i Cenit allēak u dėgjua si pėrmes njė qypi:
- Ku di gja unė, vetė mė keni futė!...
- Kena hangėr, me nder, m...
- Ju baftė mirė, pra!- u gjegj ai me gjuhėn e vet allēakēe.
- Dil, shpejt, po tė thona, or damaluk, se po na merr nė qafė kotnasikot!
- Nuk dal, pėr atė zot, jo!... Na tė dy me nusen i kena ba adetet tė tana e s’kena faj!... Vetė na keni bashkue me forcė. Kjo nuse tash ashtė fati i em dhe unė fati i saj!...
Pa menduar tė shqyej derėn nė mėnyrė skandaloze, ai shkoi i pėshpėriti nė vesh tė zotit tė shtėpisė pėr hatanė e madhe qė kishte ndodhur:
-Ēa ka ba katuni qė i ka thirr tė dy ēunat Cen e ēa kena ba na dy budallėt qė i patėm lanė sytė ke faqorja e rakisė...
- Hė, pra fol, ēa keni ba!?- shqeu sytė nga habia babai i dhėndrit.
- Ka dy sahat kena fut ke nusja Cenin tjetėr, qė na shpėlaftė mortja!...
- Ku ashtė Ceni im? - pyeti ai i tronditur.
- Te zjarret, tue hang mish!...
Dy baballarėt vėllezėr u tėrhoqėn mėnjanė krejt tė mahnitur dhe e pleqėruan ngjarjen me gjakftohtėsi vėllazėrore. Sė fundi, mes gjėmimit tė daulleve i dhanė dorėn njėri-tjetrit, pa alarmuar dasmorėt dhe thirrėn dhėndrin pa fat. E bindėn atė, se kjo ishte njė ngatėrresė qė nuk mund tė ndreqej kurrsesi me sherr e mėri nė vėllazėri. Por do tė zgjidhej shpejt, duke i gjetur atij njė nuse tjetėr brenda vjeshtės. Dhe i thanė tė vazhdonte tani tė hante mish tė pjekur, se kėtė nuse e paskish pasur fat Ceni qė pėlqente mishin e gjallė.
Dasmorėt festuan tė kėnaqur dhe nė tė gdhirė u shpėrndanė pa marrė vesh se nė atė dasmė ishte martuar Cen allēaku i shkathėt. Ndėrkaq, bariu ndjehej i lumturuar fund e krye, me bindjen e plotė tė provės, se nusja nuk kishte hipur nė asnjė mjet me katėr rrota. Por atij i kishte ardhur keq vetėm se nga ajo dasmė iu pakėsua tufa e dhive.
Nusja syzezė e vetullzezė u tha grave tė nesėrmen nė drekė, se nuk do tė kishte dashur njė Cen ndryshe nga ai qė pati fat dhe nuk i kishte mbetur merak pėr tė parin, pėrderisa atij nuk ia mbante mend as fytyrėn.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA