krijimtariaime800x150.jpg

Prova sekrete e vajzės

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

 

Nila ishte njė topolake me ngjyrime brune nė trup dhe me ėndrra tė guximshme nė mendje. Ndryshe nga shoqet e moshės sė saj, ajo me tė mbaruar shkollėn e mesme tė minierave nė Pėrrenjas, hyri nė njė kurs pėr shofere. Tė gjithė nė familje e porositėn tė kishte kujdes me kėtė profesion, sepse duke filluar qysh nė guidat e kursit, meshkujt lakmitarė do t’i binin nė qafė pėr ēdo lehtėsi qė mund t’i bėnin. Nila u pėrgjigjej tė gjithėve: “Ju lumtė atyre po mė gjetėn budallaqe !”

Instruktori i kursit, njė shofer nafte me pėrvojė, e filloi pretendimin e vet, jo me gojė, por me gishtat e dorės sė majtė. Sa herė duhet t’i mėsonte ndėrrimin e marsheve, nga krahu i pasagjerit tė parė, ku qėndronte zakonisht pėr ta mbajtur nėn kujdes kursantin, ai bėnte sikur nuk e shihte levėn dhe i prekte gjurin.

- Profesor, leva e marsheve ėshtė prej hekuri, jo prej mishi!- i tėrhiqte vėmendjen ajo.

- Po, po, Nila, mė fal, se e kisha mendjen te gropat e rrugės ! - justifikohej kot ai, sepse mendjen e kishte pikėrisht te gropat e mishit tė saj.

Nila, si vajzė e mprehtė dhe me pasion pėr punėt qė niste, e mbaroi kursin shkėlqyer si nė teori edhe nė praktikė. Me tė marrė patentėn shkoi nė sektorin e komunales dhe mori njė furgon tė vjetėr pėr tė punuar nė transportimin e plehrave. Vuajti disa muaj me radhė, duke e ēuar mjetin e amortizuar herė pas here te ofiēina e parkut automobilistik pėr riparime, tė cilat s’kishin tė mbaruar. Sa ndreqej njėri defekt, shkaktohej tjetri. Dukej sikur edhe hekurat e ndryshkur ia bėnin me inat daljes sė saj femėrore nė njė punė tė tillė. Shpesh detyrohej t’u jepte xhenerikėve edhe ndonjė shpėrblim nga rroga e pakėt qė merrte.

- Lere, atė dreq furgoni mė tė vjetėr se unė! - i thoshte i ati i moshuar. - Ai qafir nuk kėrkon vetėm krahėt e tu, po edhe paratė e djersės!

- Nuk e lė! - ngulmonte ajo. - Tė paktėn ushtroj zanatin.

Nila mori vesh se nė drejtorinė komunale tė rrethit kishte ardhur njė furgon i ri fringo, pėr tė cilin drejtori Sinan Puria, nuk kishte vendosur ende kujt do t’ia jepte nga katėr shoferėt pretendentė tė ndėrmarrjes se tij. Dikush nga ata, i kishte ofruar njė shuk me tė holla, qė ta merrte mjetin fringo, pa hyrė nė garė aftėsie me tė tjerėt. Nila vrapoi t’i lutej drejtor Sinanit, qė jo vetėm ta merrte si femėr, por edhe t’i premtonte punė tė palodhur pėr ta mbajtur Pėrrenjasin tė pastėr si oborrin e njė nikoqirje tė mirė, mjafton ta merrte atė mrekulli vezulluese. Aq mė tepėr kishte bindjen, se drejtori i moshuar nuk mund tė pretendonte kurrsesi trupin e saj tė njomė e topolak nė kėmbim tė atij furgoni.

Pasi e pa mjetin tė parkuar nė fund tė oborrit tė drejtorisė, ajo hyri me njė frymė te zyra e drejtor Sinanit, duke pasur brenda vetes njė ngasje e tundim tė paparė ndonjėherė. Me buzagazin e saj engjėllor iu lut atij atė mesditė, aq sa ishte gati t’i falte shpirtin, vetėm ta merrte atė furgon tė mahnitshėm.

Drejtor Sinani e dėgjoi qetėsisht tė gjithė lutjen e saj tė pėrgjėruar, duke u lėngėzuar brenda gojės e duke picėrruar sytė te gjoksi i saj mollėzak, dhe nė fund i tha krejt gjakftohtė:

- Furgoni qėkur erdhi mė tha njė fjalė: Jam me moshė te re dhe mė fiton, kush fal pėr mua dhuratė nga mosha e re e vetes...

Nila e kuptoi ku rrihte ēekani i ndryshkur i drejtorit dhe e kundroi me keqardhje nė fytyrėn e zhubrosur nga rrudhat gjashtėdhjetė e ca vjeēare. Por ajo mendoi se diēka duhet tė bėnte, pėr ta bindur atė plak kėrkues thesaresh vajzėrore, qė tė mos i shpėtonte nga duart njė rast kaq i shkėlqyer. Ndonėse pa pėrvojė nė marrėdhėnie me meshkujt, ajo mori parasysh tė pėrpiqej shumė, derisa ta ēonte plakushin pushtanik nė shtatė ēezma, pa i dhėnė tė pinte nga uji i kulluar i trupit tė saj.

- A nuk ka zgjidhje tjetėr, sikur tė lija rrogėn gjashtė muaj pa marrė? - pyeti ajo me drithtirė gjymtyrėsh.

- As furgoni vetė po ta pyesėsh, nuk besoj se pranon zgjidhje tjetėr nga njė vajzė si ti! - i tha ai duke lėnė tė kuptohet se mund ta merrnin me lekė, ata qė e kishin trupin me gjemba, jo me lule tė freskėta siē e kishte ajo...

Nila heshti njė grimė dhe tha mė sė fundi:

- Do ta shohim edhe atė gjė!... - vendosi duke hedhur sytė e turpėruar te muri i zyrės sė drejtorit, ku ishin afishuar disa tabela me fotografi e shifra nga arritjet e ndėrmarrjes dhe pėrfund tyre ishte mbėshtetur njė divan i butė prej sfungjeri tė veshur mė lėkurė tė zezė. “ Kėtu do tė mė shtrijė, - mendoi vajza me trishtim, - nė kėtė divan tė zi, pėr tė mė zhyer vajzėrinė time tė bardhė, qė nuk kam pranuar t’ia lejoj as atij djalit qė kam dashur nė shkollėn e mesme. - Dakord, o drejtor, po si do bėj, qė ta marr furgonin? - e pyeti ajo drejtorin pas pak, gjithnjė me njė drithtirė trishtuese nė trup.

Sinani e ēoi buzėn lapurake vesh mė vesh nga kėnaqėsia.

- Meqė je dakord ta marrėsh, shko te administrata, thuaji asaj tė bėj gati dokumentet pėr firmė. Dhe do vish prapė tek unė nė zyrė, nė orėn pesė pasdite tė marrėsh ēelėsat e furgonit... - i shpjegoi ai me neps tė dukshėm nė sytė e tij epshorė.

- Mirė! - u gjegj Nila dhe pasi i dha Sinanit njė puthje falėnderimi tė sinqertė nė faqe, doli pėr tė shkuar nė zyrėn e administratės.

Dokumentet u bėnė shpejt dhe pasi firmosi vetė Nila, shkuan bashkė me punonjėsen e administratės te zyra e drejtorit. Ai i tha punonjėses tė linte aty dokumentet e tė shkonte nė zyrėn e saj dhe Nilės tė ulej nė karrigen pėrballė. Pasi firmosi edhe vetė nė sytė e vajzės, drejtori i futi shkresat nė sirtarin e tij.

- Tani furgoni akull i ri ėshtė i yti! E paē hallall!- i tha asaj me njė pamje tepėr entuziaste, pas sė cilės vajza do tė priste pasdite me zemėr tė ngrirė pasojėn e hidhur tė kėsaj fitorie.

Fjala “Akull” ia akulloi edhe asaj krejt trupin, duke e venė nė mendime tė ankthshme, si mund tė bėnte qė pasdite, kur boshatiseshin zyrat, tė mos kėmbente rininė e saj me njė organ mashkullor prej akulli shumėvjeēar. Ndjeu se gjendej nė njė dilemė tė tmerrshme. Sikur ta merrnin vesh prindėrit, sidomos babai, atė kusht llahtarshėm qė kishte pranuar, asaj jo vetėm do t’i shuhej menjėherė ajo ėndėrr e bukur me xixėllime fringo, por do tė futej nė dhe e gjallė. O zot, tha me vete, pse na ke bėrė ne femrat, tė paguajmė kaq shtrenjtė edhe pėr sende qė meshkujt mund t’i marrin pa poshtėruar veten kaq shumė!... Nė ankthin e kėtij halli, iu kujtua ēfarė i kishte treguar ajo shoqja e saj, qė e zgjati zhvirgjėrimin nė disa takime, duke i larguar vėmendjen mashkullit, pėr tė mbaruar pa arritur depėrtimin. Do provoj sekretin e saj, tha me vete, dhe po e pashė keq, do i shkas nga prehri si ngjalė.

I dha dorėn drejtorit dhe shkoi hėngri drekė fare pa oreks te njė restorant i rėndomtė. Dhe pasi u soll pėrqark nėpėr dyqane tė shtynte kohėn, nė orėn pesė pa pak, u paraqit te dezhurni i zyrave tė ndėrmarrjes. Ai i porositur nga drejtori, i tha tė ngjitej menjėherė te zyra, duke menduar se Sinani kishte bere sevap qė ia kishte dhėnė furgonin kėsaj vajze te re.

Nila hyri te zyra e drejtorit, duke pėrfytyruar me dridhje tė tmerrshme nė gjunjėt e saj, se si pas pak do ta mposhtte organin e akullt tė kėtij plakushi, nė trupin e saj tė virgjėr.

Sinani u ēua nga karrigia dhe e ftoi vajzėn tė rehatohej te divani. Shkoi i vuri ēelėsin derės dhe iu ul fare pranė, duke shtrirė dorėn nėn fustan, deri ne thellėsi tė kofshėve tė saj. Rrėshqitja deri afėr fundbarkut tė saj e njė miu tė qullur nga ata tė gjirizeve, mbase do t’i dukej mė pak rrėqethėse dhe e frikshme nė ato ēaste. Plaku pėrkuli kokėn dhe e ngjeshi mes kofshėve te saj me njė puthje e lėpirje gati prej bulldogu. Pastaj e shtriu trupin e saj tė ngrirė tejpėrtej divanit dhe i hoqi tė mbathurat. Puthi sėrish e lėpiu i verbuar nga vėshtrimi pa syze nė afėrsi tė organit femėror. Sė fundi u bė gati tė pėrdorė organin e tij, ende pa arritur formėn e gatishmėrisė sė nevojshme burrėrore.

Vajza ndjeu diēka paksa tė fortė nė afėrsinė fundore tė trupit. Pikėrisht nė atė ēast tė frikshėm, mendoi tė provonte atė qė kishte dėgjuar nga shoqja e saj. Atėherė pėr t’i larguar vėmendjen eksituese, Anila e pyeti me sytė nga fotografitė e tabelės te muri sipėr kokės:

- Drejtor, cili sektor ka dalė fotografi kėtu?...

- A, a, kush?... - tha ai i jargavitur dhe ngriti kryet pėrpjetė nga tabela.

Anila ndjeu se kallėpi i akullit nė afėrsi tė trupit tė saj filloi paksa te zbutej. Ky fakt i ēuditshėm i dha kurajė ta nxisė me tej:

- Ja, ja, ky, ky kėtu !...

Sinani u kapėrdi me fytin krejt tė thatė.

- Aha, janė ata tė pastrim gjelbėrimit !... - tha ai dhe filloi sėrish tė hungėrojė e tė mundohet me masazhe dore pėr tė marrė veten.

Kur ajo ndjeu serish tendosjen e akullt pranė trupit tė saj, i tha edhe njėherė duke vėnė gishtin te njė pikė mbi fotografi:

- Po kjo kėtu, unė jam ?....

- Ku ? Ku?... Nuk e dalloj dot ...

- Kėtu te kjo ku kanė dalė shumė veta...

- Lere ta llafosim mė vonė, se i kam lėnė syzet te tavolina!... - tha ai dhe kuptoi se ishte lėngėshtuar krejt nėnvete, pa arritur tė bėnte gjė.

Vajza ndjeu se tashmė kallėpi i akullit tė tij kishte shkrirė tėrėsisht. Ai u mundua edhe me tej, por nuk mundi ta ngjallte sėrish atė send tė vdekur.

Pas kėsaj drejtor Sinani u tėrhoq te fundi i divanit, ngriti pantallonat dhe i tha vajzės me keqardhje tė thellė:

- Ēou vogėlushe, vish tė mbathurat, se nuk funksionova dot sot ! Pata emocione tė ēuditshme. Njė herė tjetėr. Ne tani jemi miq...- tha ai dhe shkoi te tryeza i dha ēelėsat e furgonit.

Anila nėnqeshi e gėzuar deri nė thellėsi tė shpirtit dhe tha me vete: “Po arrite edhe njė herė tjetėr tė shtrish trupin tim nėn akullin tėnd tė qullosur, tė lumtė ty, o rrapatuē plak!... Dhe tani qė ta mora furgonin, po mė re prapė nė qafė, do shkoj tė tregoj atje ku duhet, tė tė shkrihet edhe akulli i shpirtit tėnd!

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA