krijimtariaime800x150.jpg

I shėmtuari misterioz

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

 

    Nė grupin tonė  tė arsimtarėve qė kishim krijuar teatrin amator, bėnin pjesė djem e vajza tė rinj, me arsim tė lartė dhe tė gjithė tė pashėm. Pėr tė mos thėnė se kishte edhe shumė tė bukur, si Petriti, e sidomos Shania fantastike, tė cilėn e quanin ēamia bukuroshe e Durrėsit.

    Por, ishte afruar mes nesh, pėr inerci e si pėr tė kompensuar tėrė hijeshinė e grupit, edhe mė i shėmtuari i efektivit tė arsimtarėve tė rrethit, qė kishte vetėm emrin e bukur, Fatmir. Pėr tė cilin edhe ai vetė thoshte shpesh: “Unė duhej tė quhesha “Fatkeq” po nuk e kuptoj pse krijuesit e mi prindėr mė vunė kėtė emėr, qė stonon tmerrėsisht me pamjen time.”

    Na prekte shpirtin me kėto fjalė dhe me dėshirėn e tij pėr tė marrė nė pjesėt teatrale vetėm rolet negative, tė cilat i qante si askush tjetėr. Por ndjeheshim keq, sidomos, kur padashur hidhnim sytė vėmendshėm mbi fytyrėn tij. Apo kur unė, qė bėja makijazhet e shfaqjes, punoja gjatė pėr tė transformuar nė pėrshtatje me rolin, detajet e gjymtyrėve tė tij tė llahtarshme. Duke bėrė tė pranueshėm pėr spektatorin ballin e zbuluar deri lart nė zhogėn e kokės, me dy gunga koskore tė dala nė tė dy anėt ēuditėrisht, sikur natyra kishte pėrgatitur me to bazamentin pėr t’i nxjerrė brirė kafshe, por mė pas ishte penduar dhe e kishte kthyer nė njeri. Dy sytė e thelluar nė gropat pamore pa qepalla, vetullat e kreshpėruara, bulēitė e rrafshuara nga dobėsia, tė ngjitura fare pranė dhėmbėve, xigomatikėt si dy funde dardhash dhe mjekrėn si tė cjapit, tė zgjatur deri afėr fikthit tė theksuar mashkullor, qė i lėvizte si kokėrr arrė poshtė e pėrpjetė gurmazit, sa herė fliste.

    “ O zot, - kishte thėnė Shania nėn zė, - edhe sikur ndonjė piktor tė kėrkonte tipare tė tilla, pėr tė bėrė portretin e njė xhindi, zor se mund t’i gjente kėtu mes nesh!”

    Ne shokėt e tij, u thoshim vajzave dhe vetė Shanes, tė mos e vrisnin shpirtėrisht, duke e braktisur nė biseda, kur ato qėndronin gjithė kohėn vetėm pranė tė tjerėve. Madje, pėr ta bėrė tė afruar e tė domosdoshėm pėr secilin gjatė provave, Fatmirin e zgjodhėm regjisor tė grupit teatral. Ndonėse  kishte mėsues tė tjerė me prirje letrare e me njohuri skenike tė mjafta pėr atė punė. Megjithatė, Fatmiri, qė kishte mbaruar pėr matematikė, e justifikonte mė sė miri kėtė pėrgjegjėsi shoqėrore qė i kishim caktuar. Sepse ai ishte prej natyre mė i zgjuari nga tė gjithė ne dhe me shije e durim tė pamposhtur pėr tė lexuar pjesė teatrale. Me tė cilat pushtuam skenėn e shtėpisė sė kulturės disa herė dhe bėmė turne nė shkollat e mesme tė Elbasanit dhe tė disa qyteteve tė Myzeqesė.

    Nė marrėdhėniet tona shoqėrore, vajzat mėsuese, si Shania, Leta, Neja e ndonjė tjetėr ishin tejet tė lakmuara nga djemtė si Petriti, Kashani, e gjithė beqarėt e tjerė. Por sidomos Shanes i vardiseshin jo vetėm amatorėt, por edhe djem tė qytetit, tė cilėt i rrėmbente portreti i saj  fantastik gjatė shfaqjeve, nė disa role vajzash heroina tė repertorit skenik. Madje Petriti thoshte me shaka, lum ai pallosh qė do t’ia mbushė mendjen, ta ketė gjithė jetėn nė shtrat kėtė perri ēame, e cila na ka zbukuruar edhe vetė opinionin pėr tė gjithė ēamėt e Shqipėrisė.

    Pra, siē lashė tė kuptohet edhe mė sipėr, djemtė ndjeheshin tė gjithė tė dashuruar nė mėnyrė tė njėanshme me kėtė vajzė tė rrallė. Por Fatmiri psherėtinte nga dhimbja kur vėshtronte Shanen, dhe kjo lėndohej nė shpirt kur ai e shigjetonte nė sy, njėsoj si trėndafili qė vyshket, kur gjembi nė afėrsi i prek petalet. Ndoshta mjerimi shpirtėror qė ndjente kohėt e fundit Fatmiri nga shėmtimi tij, i shkaktohej kryesisht, sepse ndjente largėsinė kilometrike prej saj. Por edhe pamundėsinė pėr tė qenė nė raport tė barabartė pozicional me djemtė e tjerė qė e ngacmonin e bėnin shaka me kėtė vajzė, tė cilėn fati ia kishte privuar vetėm atij, duke e dėnuar tė pėrgjėrohej pėr tė. Aq sa kishte arritur tė shfrynte te shokėt: “Ah, moj nėnė, ē’mė bėre qė s’mė mbajte dhe nja dy javė nė bark, sa tė mė rregulloheshin defektet.” Dhe kėtė duf e nxirrte pikėrisht nė rastet, kur nuk ia varte Shania. Sepse, edhe kur ai i afrohej pėr ndonjė shpjegim roli, ajo e dėgjonte pa e vėshtruar nė sy. Megjithatė, kishte edhe raste kur ajo e falėnderonte pėrzemėrsisht pėr mendimet qė i jepte, duke ndjerė ngrohtėsinė e sinqertė tė zėrit tė tij tė butė e tė nėnshtruar tėrėsisht para saj. Gjithsesi edhe nė kėto raste, ajo komunikonte kokėmėnjanė e me sytė diku nė boshėsi, teksa Fatmiri ndjehej mirė, sepse kishte idenė se kur vajza tė kthen shpinėn duke tė qėndruar afėr, do tė thotė se tė bluan nė trurin e saj.

     Nė fund tė atij viti mėsimor me arritje tė mjafta nė punė e nė lėvizjen amatore tė shkollės sonė tė mesme, ndodhi e ēudia e tė gjitha ēudirave qė e la pa mend grupin tonė tė arsimtarėve. Shania me kasafortėn e mbyllur rreptėsisht e tepėr sekrete tė mendimeve tė saj, u kthye befas pėr njė vizitė nė familjen e Fatmirit, te shtėpia e tij dykatėshe me oborrin e madh nėn hijen aromatike tė portokalleve nė Elbasan. Pas kėtij pelegrinazhi nė Edenin e fshehtė tė kėtij qyteti tė lashtė, ajo bindi prindėrit e saj nė Durrės pėr vendimin e rėndėsishėm jetėsor qė kishte marrė papritmas.

    Tė gjithė ne tė tjerėt, por sidomos pretendentet pėr tu fejuar me tė, gati sa nuk shkalluam nga trutė, kur morėn vesh se Shania bukuroshe ishte fejuar me tė shėmtuarin misterioz. Tejet i mahnitur Petriti, tha se Shania duhet ta kishte dredhur patjetėr gjatė viteve tė universitetit nė Tiranė, qė pranoi verbėrisht tė martohej me Fatmirin e pėrēudnuar fizikisht.

    Unė ia ktheva nė ēast:

    - E ka dredhur, apo e ka shpėrdredhur, ėshtė puna e saj ē’ka bėrė. Nė fund tė fundit, e di vetė e zonja pėrse e ka zgjedhur...

    Nga njė bisedė me Letėn, mėsuam se Shania i kishte thėnė asaj: “Mua, moj motėr, nuk mė duhet bukuria qė kam vetė, mė duhet burrėria, menēuria dhe besnikėria, nė atė masė, qė e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me tė cilin ndjehem fare mirė.“

     Kėto fjalė tė qarkulluara me shpejtėsi tė habitshme, mes tė gjithė atyre qė i njihnin, bėnė tė mbylleshin pėrfundimisht tė gjitha gojėt. Madje pas kėsaj, edhe vete Fatmiri filloi tė na dukej disi mė i natyrshėm me hijen e re tė pamjes sė tij prej bashkėshorti. Por nuk na shkulej nga mendja sidomos zhgėnjimi qė pėsuam, kur kuptuam se teksa qahej pėr fatin e keq tė fytyrės sė shėmtuar, kishte punuar nė mėnyrėn mė misterioze pėr tė shtėnė nė dorė fytyrėn mė tė bukur qė gjendej mes nesh. Por nė fund tė fundit, jeta ėshtė pėrpjekje e pareshtur e njeriut, pėr tė arritur tė pamundurėn nė tė gjitha format dhe trajtat ku shfaqet. Dhe na mbetej vetėm t’i shtrėngonim dorėn kėtij fitimtari tė madh, qė i la me gisht nė gojė tė gjithė pretendentėt.       

lineee027.gif

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA