| 
                                    Tregim Frenisti i teleferikut drejtoi vėshtrimin
                                    e ngarkuar me padurim nga fasada e hirtė e monolitėve tė lartė. Prapa tyre shtrihej pylli i dendur, i ravijėzuar damarė-damarė
                                    prej pėrrenjve qė lėshoheshin shpateve me pėrvijime tė bardha. Mandej kapi vrullshėm receptorin e telefonit manual dhe i ra
                                    ziles me tri rrahje tė shpejta.
 -Alo, mali, gati barra?
 Zėri i tij pėrshkoi telin e trashė prej ēeliku dhe nė ēast u
                                    gjend sipėr shkėmbinjve tė mprehtė qė grisnin qiellin e kthjellėt.
 -Gati e ke! -cėrriti zėri i tjetrit nga maja e malit.
 Frenisti lėshoi menjėherė levėn e frenave dhe polexhia e madhe, qė shtrėngonte telin e hollė qarkullues, zuri tė rrotullohej
                                    ngadalė nėn veprimin e kundėrpeshės. Barra e rėndė me katėr trupa ahu tė lidhur bashkė hyri nė stacion, te vendi i shkarkimit.
                                    Pastaj, me njė farė nervozizmi qė vihej re nė lėvizjet e tij, frenisti shtrėngoi pėrsėri frenat dhe pėr njė ēast pėrmbi telin
                                    mbajtės u lėkundėn pothuaj tė gjitha barrėt e largėta. Aty pranė tij, karrukullat, tė nxehura sė tepėrmi nga vrapi ajror nėpėr
                                    tel, po tymosnin lehtė grason qė u digjej rreth boshtit.
 Dy teleferistė me ēelėsa tė mėdhenj nė duar vrapuan tė lirojnė
                                    dadot e morsetave prej druri qė shtrėngonin telin qarkullues te krahėt e karrukullave. Barra u lėshua pėrtokė me gjėmim tė
                                    rėndė dhe secili nga teleferistėt, pa humbur kohė, ngriti karrukullėn e vet pėrmbi telin bosh tė kthimit.
 Sakaq, frenisti
                                    i teleferikut, njė burrė i gjatė, me ca flokė tė prerė shkurt qė i rrinin pėrpjetė si furēe, me fytyrė tė mprehtė, por me
                                    krahė tė fuqishėm tėrė damarė, ndiqte veprimet e punėtorėve tė shkarkimit me njė padurim tė dukshėm. Dhe kur pa, se gjithēka
                                    ishte bėrė gati pėr afrimin e barrės tjetėr, qė priste atje tej si njė balonė e madhe e ngritur nė ajėr, rrėmbeu sėrish receptorin
                                    e telefonit.
 -Mali, mali, o mali, a jeni gati?
 -Prit, mor jahu, prit edhe pak! -u gjegj zėri andej nga lart, ku ende
                                    nuk ishte ngarkuar barra e fundit.
 -Ē'djallin bėni bre, pse na vononi? -briti frenisti me nervozizėm dhe lėshoi receptorin
                                    mbi aparatin e vjetėr telefonik, gati duke e pėrplasur.
 Ndėrkaq, vagoni i trupave qė vinte nga stabilimenti i sharrės shkau
                                    te hyrja e stacionit tė teleferikut dhe ndaloi fare pranė ngarkesės. Punėtorėt rrėmbyen capinat dhe filluan me ngut ngarkimin
                                    e barrėve tė sapoardhura. Gjė qė tregonte, se te gatrat e sharrės nuk kishte trupa rezervė. Boshllėku vihej re kudo pėrqark
                                    shinave tė dekovilit, ku dukeshin vetėm copėra lėvoresh tė hedhura gjithandej.
 Ra sėrish zilja e telefonit. Frenisti, qė
                                    tashmė kishte filluar tė brengosej sė tepėrmi, ngriti receptorin krejt i mposhtur nga padurimi. Nga lart e po e njoftonin
                                    mė nė fund, se barra ishte gati.
 -Na plasėt! -shfryu ai. -Ju atje sipėr sikur punoni me kėmbė, or gjeēi belanė!
 -O Idriz,
                                    ti po na ēa kaptinėn si tepėr! Sa herė ta kemi thėnė qė janė konsumuar morsetat e karrukullave e mezi shtrėngohen? - tha zėri
                                    i hollė nė membranėn e zezė dhe heshti, sikur u fsheh pas rrjetės metalike.
 Frenisti e kėqyri njė grimė atė rrjetė mbrojtėse
                                    dhe e ndjeu veten krejt tė pafuqishėm pėr tė bėrė diēka kundėr zėrit.
 -Dreqi t'i hajė, e mora vesh! - shtrėngoi nofullat
                                    ai. -Po kėta shoferėt, qė janė bėrė masė kėtu pėrjashta e presin me makinat bosh, po gatrat qė s'kanė ē'tė bluajnė, a e marrin
                                    vesh?...Hajt shpejt, bėni gati barrėn tjetėr!
 Frenisti lėvizi levėn dhe polexhat e mėdha tė stacionit gėrhitėn pėrmbi njėra-tjetrėn.
                                    Ai hodhi njė sy tė shpejtė nėpėr gjatėsinė e telit dhe nė sfondin e qiellit tė thellė vėrejti me dyshim vargun e barrėve shumėtonėshe,
                                    qė filluan tė sulen drejt tij si njė kope ajrore e pėrbindshme. Barra mė e afėrt hyri nė stacion duke u lėkundur, si ndonjė
                                    dem i egėr i lidhur kokė e kėmbė, nėn klithmat e karrukullave qė rrotulloheshin marrėzisht mbi sipėrfaqen e lėmuar tė telit
                                    mbajtės.
 Por befas atė ēast u dėgjua njė rrapėllimė e tmerrshme. Ngjante sikur tė ishte vėrtetė njė kope buajsh tė tėrbuar,
                                    qė kishin filluar tė sulmonin njėri -tjetrin. Gjėmimi nė ajėr sa vinte bėhej mė i rėndė. Telat lėkundeshin me njė cijatje
                                    rrėqethėse, sa gati po shembej baraka e stacionit. Thua po shkulej nga dheu me gjithė rrėnjėt e saj prej telash tė betonuar
                                    thellė.
 Papritmas teli i trashė mbajtės u ul ēuditėrisht deri afėr tokės.
 Frenisti i pėrqendruar i tėri nė punė, nė
                                    fillim nuk kuptoi ē'po ndodhte. Ai kafshoi fort cigaren dhe po dėgjonte i ēmeritur atė gjėmim tė pazakontė. Pėr njė ēast iu
                                    bė sikur ishte dimėr. Iu duk sikur murrlani sillte nga qafėmalet stuhi dėbore dhe rrufe, qė shkisnin me rropamė e gjėmime
                                    shurdhuese mbi telin e trashė dhe pėrplaseshin te hyrja e stacionit, duke bėrė qė gjithēka rretheqark tė dridhej e tė ulėrinte
                                    me vėrshėllima telash. Por jo, ato nuk ishin gjėmime rrufeje. Kuptohej, se ajo qė po ndodhte ishte bubullima e shembjes sė
                                    teleferikut. Ai doli vrullshėm nga stacioni dhe zbriti te vendi i shkarkimit, i pushtuar nga njė ndjenjė llahtare. Aty hodhi
                                    sytė me tmerr mbi telin e trashė qė ishte pėrkulur tej masės nga mbipesha. Dhe, kur e kuptoi me tėrė qartėsinė e fenomenit
                                    atė qė kishte ndodhur, zuri kokėn me duar. Dy rrudha tė thella, si dy prerje sėpate, ia pėrshkuan ballin tej e tej.
 Por
                                    katastrofa ende nuk kishte marrė fund. Me e madhja pritej tė ndodhte nga ēasti nė ēast. Njėra nga barrėt nė krye tė teleferikut
                                    kishte shkarė nga morsetat e konsumuara tė shtrėngimit dhe kishte goditur barrėn tjetėr pranė saj. Mandej, tė shtyra nga forca
                                    e goditjes fillestare, ato kishin shkarė njėra pas tjetrės dhe ashtu, duke sulmuar barra-barrėn me fuqi tė papėrmbajtur, pesė
                                    barrė ishin grumbulluar te njė pikė e vetme nė mes tė telit mbajtės. Kjo avari e rėndė kishte prishur pėrfundimisht shpėrndarjen
                                    e barabartė tė peshave nėpėr gjatėsinė e telit tė trashė. Dhe ky qe varur aq shumė, sa tanimė ishte gati tė kėputej nga ēasti
                                    nė ēast. Pritej qė secili nga tė dy stacionet tė merrte nga njė kilometėr tel tė shtrirė pėrtokė, pa jetė. Pra, shkatėrrimi
                                    pėrfundimatar i teleferikut.
 Gjėja qė i kishte habitur mė tepėr, tė gjithė ata qė e kishin parė pėr herė tė parė telin
                                    e tendosur nga njėri skaj i luginės nė tjetrin, kishte qenė puna e madhe qė ishte dashur pėr ta tėrhequr aq fort dhe aq lart
                                    atė kavo tė trashė e tė gjatė prej ēeliku. Kjo kishte habitur sė pari edhe vet frenistin, i cili shpesh kishte bėrė pyetjen
                                    e frikshme: po sikur njė ditė tė kėputej gjithė ky tel?... Dhe ja, ajo ditė e kobshme kishte ardhur. Teli do tė kėputej pikėrisht
                                    nė duart e tij tė pafajshme.
 Ai u bė dyllė i verdhė, sytė iu kapsallitėn te hataja e pritshme dhe buzėt e fryra iu thanė,
                                    aq sa filloi tė dridhej nė heshtje.
 -Ikni, ikni shpejt! -u thirri punėtorėve me njė ton tė lartė e tė trazuar. -Turruni
                                    me vrap, or po u them, se do kėputet teli !...
 Njėri nga punėtorėt vrapoi te barakat familjare pėr tė lajmėruar teknikun
                                    e teleferikut, njė frenist qė kishte punuar gjatė turnit tė tretė.
 Pėr pak sekonda lajmi i papritur u pėrhap nė tė gjithė
                                    stabilimentin e sharrės dhe shkaktoi pėshtjellim tė pėrgjithshėm. Punėtorėt e tė gjithė reparteve lanė punėn dhe dolėn tė
                                    tėrė mbi njė kodėr anėsore pėr t'u mbrojtur nga shkatėrrimi i pashmangshėm. Ata zunė tė diskutojnė grupe-grupe pėr pamundėsinė
                                    e ndonjė veprimi qė mund ta shpėtonte stacionin. Katastrofa e teleferikut ishte katastrofa qė do tė rrėnonte gjithė ngrehinėn
                                    e sharrės. Sepse pėr ta ringritur telin e kėputur do tė duheshin tė paktėn tre muaj, gjatė tė cilėve do tė ndalej puna krejt.
                                    Pa le pastaj forcat, mjetet dhe rropatjet e shumta qė kėrkonte ai pėr t'u vėnė edhe njė herė nė gjendjen e mėparshme.
 Njė
                                    pamje kėrcėnuese e frikshme shtrihej tani mbi luginė. Tekniku u teleferikut, Gani Rasku, ishte njė vendas i njohur nė tė gjithė
                                    luginėn pėr prirjet dhe aftėsitė nė ushtrimin e njė profesioni tė tillė. Nė njė moshė kur po u afrohej tė tridhjetave, me
                                    trup tė shkurtėr, por muskuloz, me tipare tė ashpra nė fytyrė, ku tė dallueshme ishin sidomos nofullat katrore, mollėzat e
                                    dala dhe balli i prerė si me thikė, ai kishte gjithmonė pamjen e njė njeriu gaztor. Pas katėr vjetėsh martese me njė fshatare
                                    trupngjeshur nga fshati i vet, Ganiu kishte vetėm tetė muaj qė ishte bėrė baba. Nė tė gjithė ngrehinėn e sharrės e quanin
                                    "Dashnori i teleferikut". Kjo, sepse tė tėrėve u bėnte pėrshtypje dashuria e tepruar qė tregonte ai pėr atė tel, tė cilin
                                    s'e ndante kurrė nga sytė, nga bisedat, dhe nga mendimet e veta. Tregonin, se e kishin parė shpesh pas mbarimit tė turnit,
                                    nė netėt e nxehta verore, teksa qėndronte me orė tė tėra i shtrirė me krahė tė kryqėzuar nėn kokė, duke kundruar lėvizjen
                                    ritmike tė barrėve qė zbrisnin nga mali. Kėnaqej me atė rrėshqitjen e tyre varg e varg nėpėr telin e gjatė dhe ndihej i lumtur
                                    si fėmijė, ndėrkohė qė gruaja e re e priste nė shtėpi. Madje disa hokatarė edhe vonesėn disavjeēare pėr tė lindur fėmijė e
                                    lidhnin me pasionin e tij tė tepruar pėr tė qėndruar pranė teleferikut.
 Ndėrsa po ndodhte gjėma e telit tė tij tė dashur,
                                    ai po flinte nė shtratin e madh prej druri, nė dhomėn e gjumit tė veshur me kompensatė. Djali i vogėl kishte kohė qė ishte
                                    zgjuar dhe zuri tė qante. Ganiu u ēua, e mori nė duar dhe, pasi e qetėsoi me njė zile plastike, e futi nė shtrojet e veta
                                    e po lozte me tė. Kur trokiti dera, Petriti i vogėl kishte filluar tė gajasej nėn gishtėrinjtė e mėdhenj, pėrkėdhelės tė babait.
                                    Ganiu e ēeli derėn krejt i qetė, por me tė marrė vesh ngjarjen e pabesueshme, vrapoi si i marrė, duke e lėnė fėmijėn fare
                                    vetėm. Te gardhi me listela i oborrit mundi tė lajmėrojė njė fqinjė qė u ndodh aty pranė dhe me njė frymė arriti nė stabiliment.
 Ata
                                    qė e panė nga afėr nė ēastet e shtangies sė tij, vunė re, se si ai u shpėrfytyrua menjėherė, duke marrė pamjen e njė tė ēmenduri,
                                    nė fytyrėn e tė cilit lodron njė mimikė e pakontrolluar. Ishte goditur befasisht nė tru dhe nė zemėr. Ēdo ngjarje tjetėr do
                                    ta kishte besuar menjėherė, qoftė edhe sikur tė bėhej fjalė pėr rėnien e zjarrit qė djeg gjithēka. Po se njė ditė do tė zgjidhej
                                    mali i lidhur aq fort pas stabilimentit me litar tė trashė ēeliku, kėtė s'mundi ta besonte dot. Nuk u zinte besė syve dhe
                                    i fėrkoi disa herė me panxhat e tij. I dukej si njė ėndėrr e llahtarshme, e cila do tė prishej shpejt nga realiteti i zakonshėm.
                                    Me njė vėshtrim tė ēmeritur hetoi rretheqark, ku kishte heshtur gjithēka dhe mė nė fund njė ēekan i fortė filloi t'u binte
                                    brinjėve tė tij, aq sa iu duk se po i shkallmohej kraharori. Ai stacion i thjeshtė teleferiku kishte qenė njėkohėsisht edhe
                                    stacioni i parė, ku jeta e tij filloi tė ngjitej nė lartėsitė e ngazėllimit qė i jep njė fshatari puna e punėtorit. Aty ai
                                    ishte bėrė frenist dhe mė pas teknik. Si ishte e mundur qė tė shpėrbėhej gjithēka kaq lehtė, kaq papritmas?...Jo, jo, duhej
                                    tė kishte patjetėr ndonjė shpėtim...Duhej kėrkuar, duhej gjetur...
 Punėtorėt ishin larguar tė tėrė nga rrezja ku mund t'i
                                    pėrfshinte pėrplasja e telit dhe po prisnin kėputjen e tij nė njė gjendje dėshpėrimi tė plotė. Ata s'ua ndanin sytė barrėve
                                    tė mėdha tė mbetura pėrfund luginės, si ndonjė karvan i ngecur nė moēal. Tė gjithė i brente keqardhja, qė ai karvan i madh
                                    i ngarkuar me thesarin e tyre s'do tė hynte mė nė dyert e stabilimentit ndoshta pėr shumė kohė. Ndėrsa lart, pylli i heshtur
                                    do tė mbetej si njė mjekėr leshtake e parruar nė faqen e malit plak, i cili kushedi kur do ta zgjidhte sėrish kuletėn e vet
                                    pėr familjet e shumta tė sharrėxhinjve.
 Me gjithė kundėrshtitė e shokėve, Ganiu hyri nė stacionin e frikshėm. Ai mendoi,
                                    se nuk mund tė ekzistonte njė rrezik i tillė, qė ta pengonte pėr tė bėrė tė gjitha pėrpjekjet e veta shpėtimtare. Teksa punėtorėt
                                    e alarmuar i thėrrisnin "Dil shpejt'", Ganiu hetoi me kujdes gjendjen e pėrgjithshme tė stacionit. Mandej bėri edhe njė provė,
                                    duke i lėshuar krejt frenat. Por barrėt ishin kapėrthyer me njėra-tjetrėn dhe teli qarkullues nuk lėvizi nga vendi. Bėri orvatje
                                    tė tjera, duke manovruar me levat, por pa sukses. Atėherė doli jashtė dhe, pasi u mendua njė grimė herė, pėrvijoi njė mendim:
                                    Duhej hedhur njė tel i hollė nė formė laku te stacioni i malit dhe tė tėrhiqej zvarrė pas telit tė trashė, deri sa tė arrinte
                                    nė mes tė luginės, ku ishin grumbulluar barrėt. Pastaj me anėn e tij, tė gjithė punėtorėt e sharrės tė ulnin telin e trashė
                                    mbajtės, derisa barrėt t'i afroheshin tokės ku mund tė shkarkoheshin.
 Ganiu hodhi njė vėshtrim tė shpejtė nga kodra e stabilimentit,
                                    ku ishin grumbulluar punėtorėt e shqetėsuar. Megjithėse teli ishte ende nė ajėr, ata i kishte pushtuar njė panik i madh e
                                    i pazakonshėm, qė i kishte lėnė tė tėrė duarkryq.
 -Nuk ka asnjė rrezik! -njoftoi ai me gjakftohtėsi, duke u afruar te turma
                                    kryesore. -Do ta shpėtojmė tė tėrė bashkė!
 Mandej, Ganiu bisedoi me pėrgjegjėsin e stabilimentit dhe i shpjegoi hollėsitė
                                    e planit tė tij. U thirrėn edhe disa specialistė tė tjerė dhe aty pėr aty u vendos, qė fillimisht punėtorėt tė ngjiteshin
                                    te kavaleta ku mbėshtetej teli mbajtės, e cila gjendej nė njė pikė tė lartė shkėmbore, afėr stacionit tė malit.
 Turma e
                                    madhe e punėtorėve u lėshua drejt malit pa humbur kohė. Nė stacionin e teleferikut u la vetėm frenisti i turnit pėr tė qenė
                                    nė gatishmėri. Ndėrsa nė sharrė, vetėm kaldaisti, qė tė ushqente zjarrin pėr ta mbajtur kaldajėn ndezur. Gjithė tė tjerėt,
                                    rreth shtatėdhjetė vetė, filluan tė ngjiten pėrpjetė, nėpėr njė rruginė tė ngushtė tėrė dredha e gurė.
 Sa mė tepėr ngjiteshin,
                                    aq mė shpesh i hidhnin sytė pėrpjetė nga teli i kėrrusur nėn peshėn e frikshme, qė rėndonte vetėm te mesi, nė njė pikė fatale.
 Ata
                                    ndaluan pikėrisht te vendi ku ishin grumbulluar barrėt. Me ndjesinė e njė katastrofe tė dukshme nė sy, vėshtruan pėrpjetė
                                    atė masė tė madhe tė varur nė ajėr, tė cilėn vetėm njė fije force e pakuptueshme e mbante ende pezull nė ekuilibrin midis
                                    qiellit dhe tokės. Dukej si njė trup qiellor vigan qė po i afrohej tokės dhe nga ēasti nė ēast do tė pėrplasej me shungullimė,
                                    tė shtypte e shkallmonte gjithēka rretherrotull.
 Gani Rasku e la bisedėn dhe u nis turravrap pėr tė arritur punėtorėt.
                                    Ata, tė lidhur njėri pas tjetrit nė njė zinxhir tė gjatė, po i afroheshin kavaletės, duke mbajtur nė duar rreth dyqind metra
                                    tel ēeliku, tė shtrirė nė gjatėsi. Ai ishte njė tel i vjetėr spiroidal, i dalė jashtė pėrdorimit. Fijet sipėrfaqėsore tė tij
                                    qenė konsumuar aq, sa vende-vende ishin kėputur dhe dilnin anash si gjėmba tė hidhur, qė nuk linin tė kapej me dorė. Megjithatė,
                                    para sė keqes qė pritej, dhimbjet e shkaktuara prej kėtij gjarpri gjėmbaē nuk i vinte re askush.
 Duke nxituar sa ishte
                                    e mundur mė shpejt, vargani i punėtorėve arriti mė nė fund te kavaleta. Tė lodhur, tė rraskapitur e qull nė djersė, asnjėrit
                                    prej tyre s'i shkoi mendja pėr t'u ēlodhur, po filluan menjėherė nga puna.
 Ganiu me tre djem tė rinj u ngjitėn mbi shtyllat
                                    e kryqėzuara tė kavaletės dhe zbėrthyen krahun e mbėshtetėses. Mandej punėtorėt zunė ta tėrheqin telin e trashė anash. Me
                                    pak mundim ai rrėshqiti dhe ra mbi kodrinė me njė vizhgėllimė tė padėgjuar ndonjėherė. U duk sikur befas njė kamxhik vigan
                                    rrahu tokėn me fuqi tė pėrbindshme. Andej poshtė, nė lartėsinė nga toka, barrėt u lėkundėn aq shumė, sa teli vėrshėlleu nė
                                    ajėr me njė vibrim tė tillė, qė bėri tė kumbojė e tėrė lugina. Pėr tė kuptuar fenomenin e ēuditshėm akustik qė u krijua, duhet
                                    thėnė, se lugina e thellė ishte gropa e njė kitare madhėshtore, ku teli bas i teleferikut jehoi brenda saj me njė tingull
                                    tė trashė, tė zgjatur, hingėllues, qė zor se mund tė krijohej ndryshe. Por megjithatė, nuk u kėput.
 Fytyra e Gani Raskut
                                    shkėlqeu papritmas si dielli nė zgrip. Ndėrhyrja e parė kishte dalė me sukses. Tani atje poshtė nė mes tė luginės pesha e
                                    rėndė ishte afruar rreth dhjetė metra pranė tokės.
 Tė kėnaqur nga kjo rrethanė e re, punėtorėt kaluan telin e hollė mbi
                                    tė trashin dhe, duke e tėrhequr zvarrė nga tė dy anėt, filluan tė zbresin poshtė. Dy turma tė mėdha, si dy ortekė tė lidhur
                                    bashkė, rrokulliseshin nėpėr shkurret e dendura.
 Teli gjėmbaē, i lakuar mbi telin mbajtės tė teleferikut, arriti mė nė
                                    fund te barrėt e kacavjerrura nė ajėr.
 Tani puna e nisur kishte arritur nė njė fazė kritike.
 Pasuan disa ēaste stepjeje
                                    pėr tė gjithė. Dy skajet e telit gjėmbaē mbetėn njė copė herė tė varura mbi kokat e tyre, si njė zvarranik i madh i vrarė,
                                    pėr tė cilin duhej vendosur sa mė parė si tė veprohej mė tej.
 Por befas jehoi fort zėri i Gani Raskut:
 -Dy teleferistė
                                    tė vijnė me mua pėr tė zgjidhur morsetat e barrėve. Tė tjerėt tė mbajnė gjėmbaēin fort duke e tėrhequr poshtė nga tė dy krahėt!
 Detashmenti
                                    i sharrėtarėve filloi nga beteja. Secili prej tyre nuk qėndronte mė nė pozicion drejtpeshimi, por nė kėndin e pjerrėt qė i
                                    diktonte forca e tėrheqjes sė telit gjėmbaē.
 -Jo pėrnjėherėsh! Pak nga pak, pak nga pak! -briti Ganiu me sytė mbėrthyer
                                    pėrpjetė.
 Barrėt filluan tė ulen ngadalė. Teli mbajtės zuri tė cijaste nga tendosja.
 -Jepi, jepi! -thėrriste Ganiu herė
                                    pas here i pushtuar nga emocione tė fuqishme.
 Barrėt po i afroheshin tokės gjithnjė e mė tepėr me gjithė peshėn e tyre
                                    tė frikshme. Pėrgjegjėsi kishte ngrirė me dorėn pėrpjetė si njė statujė shkėmbore. Ai nuk ishte mė nė gjendje pėr tė thėnė
                                    fjalė tjetėr. Vetėm hidhte sytė kur e kur nga inxhinieri pėr tė pikasur ndonjė ndryshim nė fytyrėn e tij tė qetė.
 -Edhe
                                    pak, edhe pak! -vazhdonte tė thėrriste Ganiu i magjepsur tėrėsisht pas qiellit tė pabesė, qė me heshtjen e kaltėr kishte mbuluar
                                    ēdo dyshim.
 Tani barra e mesit u afrua nė lartėsinė njė shtat njeriu. Teli dridhej e rėnkonte nga tėrheqja e tepruar. Sytė
                                    e tė gjithėve ishin mbėrthyer aty, ku fitoren nga disfata e ndante milimetri.
 -Stop! Stop! Stop! -klithi tri herė Ganiu
                                    me tė dy krahėt e hapur pėrpjetė, sikur t’i falej sė padukshmes pėr mėshirė.
 Dy teleferistėt me ēelėsa nė duar u
                                    lėshuan vrikthi dhe me njė shpejtėsi tė pazakonshme liruan morsetat e barrės sė parė. Trungjet ranė pėrtokė duke lėshuar njė
                                    tingull druri tė mbytur. Teli i lehtėsuar disi u lėkund i tėri.
 -Mbajeni, mos e lini tė tundet! -thirri sėrish Ganiu, duke
                                    mbajtur fort zinxhirėt e varur poshtė nga barra e parė, me njė shtrėngim po aq tė fuqishėm tė nofullave gungaēe.
 Ai u ndėrmend
                                    atė ēast, se sa mė tepėr tė shkarkohej teli, aq mė vėshtirė do tė ishte tė mbahej i tėrhequr. Dhe kjo e bėri tė futet pėrsėri
                                    nė merak.
 Sakaq, teleferistėt filluan punėn pėr lirimin e barrės tjetėr. Pėr pak sekonda edhe ajo u lėshua poshtė. Teli
                                    u lėkund sėrish me hungėrimė tė rėndė dhe zuri t'i largohej tokės, me gjithė tėrheqjen qė i bėhej nga tė dy krahėt.
 -Shtrėngojeni
                                    mė fort, mė fort! -gjėmoi Ganiu me njė zė gati tė ngjirur.
 Pėrgjegjėsi i stabilimentit u lėshua i tėri pėrtokė dhe zuri
                                    tė lidhte njė cigare. Duart i dridheshin dhe buza i qe tharė. Inxhinieri e kundroi njė grimė dhe vijoi tė ndiqte pėrpjekjen
                                    e fundit tė punėtorėve, duke mos i ndėrhyrė Ganiut nė urdhrat e sakta qė jepte.
 Tashmė kishin arritur te barra e pestė.
                                    Teli qe lehtėsuar mjaft dhe barra e fundit ishte larguar shumė nga toka.
 -O burra ta tėrheqim edhe njė herė! -bėri thirrje
                                    Ganiu me tėrė buēitjen e zėrit tė tij.
 Punėtorėt bėnė edhe njė pėrpjekje tjetėr, duke pėrdorur tė gjithė forcėn e krahėve.
                                    Ata ishin kontraktuar dhe po e tėrhiqnin, duke e lėshuar tėrė peshėn e trupit pjerrtas me tokėn, aq sa teli gjėmbaē ua plagosi
                                    duart keqas. U zhgėrryen, duke u shtrirė tė tėrė pėrtokė. Por ishte e pamundur tani tė ulej mė tepėr teli i egėrsuar e kryeneē.
 Atėherė
                                    inxhinieri i ri u bėri thirrje teleferistėve, qė tė afronin trupat e shkarkuar pėr tė krijuar me ta lartėsinė e nevojshme.
                                    Kėshtu, pas pak Gani Rasku hipi pėrmbi stivė, arriti zinxhirėt e barrės sė fundit dhe i tėrhoqi derisa ēelėsat e teleferistėve
                                    mundėn tė prekin dadot.
 Tashmė ishin ēastet e fundit tė kėsaj beteje tė mundimshme.
 -Dėgjoni kėtu! -i paralajmėroi Ganiu
                                    teleferistėt. - Do zhvidhosni vetėm dadon e parė! Kur tė filloj e dyta, do rrini gati, qė kur tė them unė "tre" ta lėshojmė
                                    tė gjithė njėherėsh! E morėt vesh?...Kur tė them unė "tre" - pėrsėriti fort qė ta dėgjonin tė gjithė.
 -Mirė. - thanė ata.
 Dadoja
                                    e parė u lirua me kujdes. Por ende pa filluar e dyta u dėgjua befas njė frushullimė fare e lehtė dhe brenda fraksionit tė
                                    sekondės barra ra pėrtokė. Gani Rasku, me duart e kapura te kllapat e zinxhirėve, fluturoi mbi njėqind metra lart nė ajėr,
                                    bashkė me telin mbajtės. Basi i kitarės vigane gjėmoi pėrsėri nė gropėn e luginės. Por kėsaj here me kumbimin e njė tonaliteti
                                    tė lartė. Me tingull mortor.
 Hataja ndodhi. Njeriu humbi. Fitoi pabesia e metaleve...
 Kishte qenė, pikėrisht, barra
                                    me morsetė tė liruar, e cila nė krye tė herės kishte goditur barrėt e tjera duke shkaktuar gjithė avarinė e teleferikut...
 Ajo
                                    qė panė me sy ata qė ndodheshin aty atė ēast, qe njė pamje e llahtarshme, e dhimbshme, rrėqethėse, qė i la tė gjithė tė shtangur,
                                    sikur t'i kishte goditur rrufeja. Gani Rasku kishte mbetur i varur nė mes tė luginės, me duart shtrėnguar te zinxhirėt e varur
                                    tė barrėve tė teleferikut qė vazhdonte tė lėkundej nėn kupėn e palėvizshme tė qiellit. Ai dukej tani si njė zog i vetmuar,
                                    i mbetur pezull nė hapėsirėn pa shpresė.
 Kaluan pak sekonda, gjatė tė cilave u ishte lidhur gjuha tė gjithėve dhe kishin
                                    mbetur tė mekur me sytė nga qielli..
 Ganiu vet s'po kuptonte ende ē'kishte ndodhur. Vetėm kur hodhi sytė poshtė dhe pikasi
                                    punėtorėt, qė gėlonin nėnvete si miza tė shqetėsuara, kuptoi mė nė fund si qėndronte puna. I gjendur krejt nė befasi, ai ndjeu
                                    njė rrėqethje tė ftohtė qė i pėrshkoi palcėn e kurrizit. Shtrėngoi mė fort duart nė kllapat e zinxhirėve dhe tendosi muskujt
                                    e krahėve, nė njė gjendje hutimi krejt tė turbullt.
 -Mbahu fort! -dėgjoi nga poshtė zėrin e mekur, gati vajtimtar tė pėrgjegjėsit
                                    tė stabilimentit.
 -Mbahu! Mbahu! Mbahu! -ushtuan njėherėsh me dhjetėra zėra tė alarmuar e tė largėt, tė cilėt i vinin nė
                                    vesh si klithma qė ngjiteshin nga thellėsitė e njė humnere.
 Vetėm tani ai erdhi nė vete plotėsisht dhe e ndjeu jetėn nė
                                    rrezik.
 Si ēdo njeri, edhe ai kishte menduar dikur pėr kėnaqėsinė qė mund tė ndjeje, po tė mundje tė fluturoje lart nė
                                    qiell. Por tani qė po e shihte, se ishte shkėputur nga njerėzit dhe i pėrkiste qiellit, mendoi se tė gjitha kėnaqėsitė e mėdha
                                    mund t'i ndjente vetėm duke qenė edhe njė herė pranė tokės. Krahėt filluan t'i lodhen menjėherė dhe shpatullat t' i mpihen.
                                    Megjithatė, u orvat ta largonte nga koka mendimin e kobshėm pėr lemerinė qė e priste. Befas u ndėrmend, se teleferiku kishte
                                    shpėtuar, ndėrsa ai vet s'mund tė gjente shpėtim nė ato pak fije muskujsh tė lodhur, ku ishte varur jeta e tij. I erdhi keq
                                    qė ndodhi kėshtu. Pikėrisht tani qė teleferiku shpėtoi, unė duhet tė jetoja, tha me vete. Edhe pėr njė muaj fillon remonti,
                                    vijnė karrukullat e para shqiptare... Teleferiku do tė kėndojė me to, kurse unė do tė qahem prej gjėmės sė tij... "Tė vrau
                                    teleferiku, o Gani! "... Sa keq tė tė vrasė gjėja qė do mė shumė... Jo, jo, unė duhet tė jetoj... Duhet tė mos i lėshoj duart
                                    nga ky tel!...
 Mendoi kėshtu dhe nėpėr trup sikur i kaloi njė energji e re, njė vrull i lėngshėm qė i ngrohu damarėt. Ndjeu
                                    njė farė lehtėsimi nė kyēet e duarve. Pėr njė ēast filloi tė mos i besonte vdekjes sė pashmangshme dhe vrau mendjen pėr tė
                                    gjetur ndonjė mėnyrė shpėtimi.
 -Kurajė Gani, kurajė, se kemi dėrguar tė sjellin dyqind metra litar! - dėgjoi inxhinierin
                                    nga poshtė.
 Ganiu llogariti: sa tė shkonte njeriu pėr tė marrė litar nė dyqanet e qytezės sė sharrėxhinjve, sa tė kthehej
                                    dhe sa tė hidhej litari te kavaleta, duhej tė kalonte mjaft kohė. Pėr tė pritur kėtė mundėsi shpėtimi, muskujt e tij duhej
                                    tė ishin prej ēeliku... Tė lidhej pas kėsaj shprese iu duk fare e kotė. Kishin kaluar vetėm dhjetė minuta dhe i qe dukur sikur
                                    kishte dhjetė muaj qė rrinte varur nė atė tel.
 Poshtė ishte krijuar njė gjendje alarmi e plotė. Tė gjithė nė njė gojė,
                                    ata thėrrisnin pėr t'i dhėnė kurajė.
 Pėrgjegjėsi i stabilimentit ishte mbledhur i tėri galuc dhe, ngaqė nuk shikonte dot
                                    pėrpjetė, kishte zėnė kokėn me duar. Prej njė pozicioni tė tillė, ai lėvizi vetėm kur i shkoi pranė usta Pandi, njė burrė
                                    gjymtyrėgjatė nga Korēa, qė e kishte kaluar tėrė jetėn nėpėr sharra. Ai i propozoi tė lėshohej teleferiku te stacioni, qė
                                    bashkė me zinxhirėt ta merrte me vete Gani Raskun, pėr ta afruar te vendi i zakonshėm i shkarkimit tė barrėve.
 Ky mendim
                                    ndriēoi fytyrat e tė gjithėve. Teleferisti i ri u nis me vrap pėr tė njoftuar frenistin te stacioni i teleferikut.
 -Dėgjo,
                                    o Gani! -thirri inxhinieri duke i bėrė duart si hinkė. -Mbahu fort edhe pak minuta, se do lėshohet teleferiku tė tė tėrheqė
                                    gjer te stacioni!
 Ganiu kishte shtrėnguar nofullat dhe nga lodhja e tepėrt po i buēisnin veshėt. Megjithatė, ky lajm ia
                                    shtoi shpresat. Kėshtu po, mendoi. Nėse pesha e trupit tim dhe e zinxhirėve tė barrėve do tė arrijė tė krijojė deridiku kundėrpeshėn
                                    e nevojshme pėr lėvizjen e telit qarkullues, unė kam mundėsi tė shpėtoj... Pėrmblodhi mė fort falangat e lodhura tė gishtėrinjve
                                    pas zinxhirėve dhe po priste me njė padurim tė rrallė lėvizjen e teleferikut.
 -Qėndro, qėndro! Mos u dorėzo! -vazhdonin
                                    tė thėrrisnin nga poshtė.
 Ganiu njohu zėrin e usta Pandit, zėrin e ngrohtė tė atij burri tė madh qė i kishte mėsuar zanatin
                                    dhe ndjeu t'i rrihte zemra. Iu bė qejfi shumė, qė ai njeri ndodhej aty pranė tij, me dashurinė, kujdesin dhe shqetėsimin e
                                    vet. Midis atyre njerėzve me sytė nga qielli, tė mbėrthyer aty poshtė si njė pyll i vogėl i rrahur nga stuhia, ai kishte shumė
                                    shokė e dashamirės, prej tė cilėve s'mund tė ndahej dot nė mėnyrė tė tillė. Si tė shkėputej kėshtu pėrgjithmonė prej tyre,
                                    tamam si njė gur i flakur pėrpjetė qė kthehet e bie i copėtuar nė greminė... Duhet tė bėnte tė pamundurėn, tė rezistonte tė
                                    paktėn deri sa tė lėshohej teleferiku. Ai u shtrėngua i tėri dhe u tkurr, aq sa u kthye nė njė gjendje tė ngurtė, gati metalike.
 Pasuan
                                    edhe disa minuta tė tjera, gjatė tė cilave Ganiu ishte mpirė tėrėsisht nga muskujt, kur ndjeu befas sipėr kokės lėvizjen e
                                    ngathėt tė karrukullave. Ngriti sytė e mjegullt dhe mbajti vesh...Ah, ato...karrukullat, ah, zuskat e vjetra po hingėllinin
                                    sipėr kokės sė tij me njė zė tė ngjirur, tė dehur, pėrtac. Hingėllinin me tingullin e tyre ndjellakeqės e mezi zvarriteshin,
                                    sikur ia bėnin pėr inat. Ai shtrėngoi duart fort sėrish, por ndjeu midis shpatullave dy zgavra tė thella qė po ia gėrryenin
                                    gjithnjė e mė shumė trupin e mbilodhur.
 Poshtė fluturonin lėndina, shkėmbinj, pemė, njė pėrrua, mandej njė lumė i rrėmbyer.
                                    Dhe befas kėnga e ngjirur e karrukullave ndaloi. Teleferiku kishte ngecur pėrsėri. Pasoi njė heshtje e dhimbshme dhe krejt
                                    e shurdhėr.
 Ganiu vėshtroi edhe njė herė nėnvete. Ndodhej nė njė vend mė tė thellė, pėrmbi zallin e lumit. Njerėzit tani
                                    nuk dukeshin mė. Humbja e atij ngushėllimi tė vetėm, ia terratisi sytė dhe ia goditi zemrėn si me purtekė. Vetmia, qė u krijua
                                    papritmas, shkaktoi nė qenien e tij njė boshėsi pikėlluese. Kėqyri telat mbi kokė. Ata ishin kapėrthyer me njėri-tjetrin keqas.
                                    Teli qarkullues kishte kaluar sipėr mbajtėsit dhe qe bėrė lėmsh rreth karrukullave, tė cilat ia kishin bėrė tashmė edhe sfidėn
                                    pėrfundimtare.
 Ja, edhe shpresa e fundit u shua shumė shpejt para syve tė tij. Ishte thėnė, se duhej tė vdiste patjetėr.
                                    Atė kohė i ndjeu krahėt aq tė kėputur, sa deshi tė lėshohej drejt tokės, mjaft qė tė shpėtonte njė ēast nga ajo lodhje sfilitėse.
                                    Edhe sikur tė kishte mbi trup dy ujqėr tė tėrbuar, qė shqyenin copa mishi nga shpina e tij, nuk do t'i shkaktonin dhimbje
                                    tė tillė.
 S'vonoi shumė dhe turma e punėtorėve u qerthullua pėrsėri aty poshtė tij, te zalli i bardhė i lumit tė rrėmbyer.
                                    Ajo turmė ishte dielli i tij shpresėdhėnės qė u rrokullis kodrinave dhe i qėndroi nėnvete pėrmbi zaje, pėr t'i dhėnė diēka
                                    nga energjia e vet.
 -Mbahu, duro edhe pak! Duro! -thirrėn ata sėrish.
 Por tani Ganiu i kishte kaluar caqet e durimit.
                                    Ai ishte drobitur i tėri dhe kishte vendosur tė lėshohej mes njerėzve tė shumėdashur. Tani kjo vdekje i dukej gjėja mė e mirė
                                    qė mund tė bėnte. Nuk mund tė duronte mė tej as njė minutė. Ēdo pjesė e trupit tė tij kishte vetėm njė shtysė, njė dėshirė,
                                    njė pasion tė fundit: tė lėshohej drejt ēlodhjes, drejt qetėsisė sė shumėpritur, sido qė tė ishte ajo nė llojin e tmerrit
                                    tė pamėshirshėm qė pėrmbante. Tė gjithė muskujt dhe damarėt kishin zėnė tė ngrenė krye, duke mos iu bindur mė urdhrave tė
                                    trurit tė tij. Pak nga pak kundėrshtimi i aradheve vepruese tė organizmit po i afrohej gjendjes kaotike. Ēdo qelizė dhe ēdo
                                    grimcė tjetėr e gjallė bėrtiste: Ēlodhje! Ēlodhje! Ēlodhje! Britmat dhe sokėllimat e tyre i ndiente thellė nė tru dhe nė tėmthat,
                                    ku ato rrihnin si me varre fortesėn e shtabit tė tij qelizor. Duke shkuar nėpėr mend lėshimin e krahėve, ai ngriti kokėn dhe
                                    kundroi duart e ngjitura, pothuaj si tė salduara te zinxhirėt. Pėr habinė e tij, vuri re, se i qenė ėnjtur aq shumė, sa pėr
                                    njė ēast iu duk, sikur po mbahej me njė palė kėmbė tė trasha, tė nxira nga gjaku i damarėve tė kėrcyer si lėvore bizelesh.
                                    Ato i digjnin me njė dhimbje therėse, tė hidhur dhe kurrsesi tė durueshme mė tej.
 -Do hidhem! -shpėrtheu me sa fuqi kishte,
                                    me zė bubullime, qė ta dėgjonin tė gjithė. -S'duroj dot asnjė minutė mė tepėr! Dua vetėm tė shpėtoj nga kjo e keqe!...
 -Ē'i
                                    ke ato fjalė, more djalė i mbarė? - gjėmoi usta Pandi nga mesi i turmės. -Nuk tė vjen turp nga gjithė kėta burra, more trim?
                                    Mblidhe veten po tė them, mbahu si deri tani e mos u trego shokėve vdekjen, po tregona si di ti tė jetosh!
 Ganiut i kaloi
                                    nėpėr trup njė e rrėqethur e fuqishme, qė e bėri tė dridhet nė tėrė gjatėsinė e shtatit dhe i theri zemra nė ēast, duke i
                                    dhėnė njė shkulm gjaku tė pėrvėluar nė fytyrė. Kishte dashur tė lėshohej, tė tradhtonte veten dhe gjithė ata atje poshtė.
                                    Kishte dashur t'i dorėzohej vdekjes nė sy tė ustait dhe shokėve tė shumtė... I erdhi shumė turp dhe shtrėngoi dhėmbėt aq fort,
                                    sa i kėrcitėn me zhurmė dhe ndjeu nė gjuhė ciflat e zmaltit tė tyre. Do tė duroj sa tė mos mė punojė asnjė damar, mendoi.
                                    Kjo qė mė kėrkojnė ėshtė fare pak, para asaj qė kanė bėrė ata pėr mua e pėr krahėt e mi tė pamėsuar. Dhe unė kėto krahė t'i
                                    thyej tani ?!... Jo, kurrė! Nė asnjė mėnyrė! Do qėndroj deri nė pikėn e fundit!...
 Por koha kalonte. Lodhja e tejskajshme
                                    bėnte punėn e vet tek ai njeri i dėrrmuar, por kurajoz dhe i paepur si askush tjetėr. Litari ende s'po vinte. Pak nga pak
                                    po i pėrhumbej tėrė trupi. I dukej sikur i qe sulur njė zgjua blete dhe e kishte mbėshtjellė tė tėrin me pickime tė hidhura.
                                    Tani ato pickime tė paprera, gati po e vinin nė gjumin e kapitjes sė plotė. Kjo bėnte qė herė pas here tė humbiste vetėdijen.
                                    Tekefundit ai e lėshoi njėrėn dorė. Por u ndėrmend pėrnjėherė nga klithma e fuqishme e turmės dhe me shumė mundim arriti pėrsėri
                                    ta zgjaste te zinxhiri. Tani e ndeju edhe vet, se fundi ishte mė afėr se kurrė. As litari dhe asnjė ndihmė tjetėr s'mund tė
                                    arrinte tė shmangte gjėmėn e tij tė llahtarshme.
 Por nė atė grimė kohe, kur ndodhej pėrtej durimit dhe fare pranė vdekjes,
                                    midis buēimės marramendėse tė veshėve, dėgjoi njė zė gruaje qė po e thėrriste me ngulm. Sikur tė pėrmendej nga njė gjumė tepėr
                                    i rėndė, ai hapi sytė e mjegulluar dhe aty poshtė midis grumbullit tė madh tė njerėzve dalloi tė shoqen, tek mbante Petritin
                                    e vogėl nė duar. Djali tundte doēkat e vogla tėrė gėzim, duke gjetur argėtim tek ajo pamje ajrore qė shihnin sytė e tij fėminorė.
 -Tė
                                    keqen, o Gano, duro! - thėrriste e lutej gruaja e re. - Duro edhe pak po e deshe Petritin tėnd! Mos e ler pa baba, se ėshtė
                                    akoma kėrthi! Mos e ler jetim, se ėshtė gjynah!...
 Ganiu u mallėngjye aq tepėr, sa iu mbushėn sytė me lot dhe mori frymė
                                    aq thellė, sa iu fry trupi si kacek. Duke e pėrqendruar vėshtrimin te djali, qė dukej prej andej sa njė zog krahėhapur, befas,
                                    nga njė pėrzierje gazi dhe helmi, iu bė njė lėmsh i madh nė grykė dhe filloi tė qeshte duke qarė... Si t'i pėrgjigjej me vdekje
                                    atij gėzimi aq tė madh, me tė cilin e prisnin krahėt e hapur tė Petritit tė tij tė dashur... Si tė mbetej nė sytė e tij tė
                                    njomė me pamje tė copėtuar e tė gjakosur pėr tėrė jetėn... Ai mori frymė thellė edhe njė herė, pėrmblodhi rreth trungut tė
                                    buhavitur muskujt e flashkur dhe forcat sikur iu pėrtėrinė paksa te krahėt. Sidoqė nė deje ndjente t'i shkonte ujė i pėrvėluar.
                                    Ah, o shpirt i vogėl, tha, pėr ty po rri varur e nuk vdes dot!...
 Aty afėr njė harabel i lodhur u ul njė ēast mbi telin
                                    e trashė dhe pasi pastroi krahėt me sqep, zuri tė mbushė ajrin me tingujt e tij tė kristaltė. Ganiu mendjehumbur kundroi njė
                                    grimė me zili ata krahėt e tij tė lehtė. Por nuk pati mundėsi tė dėgjojė pėr herė tė fundit kėngėn e tij tė gėzueshme, sepse
                                    lodhja paskėsh edhe njė kufi kritik, tej tė cilit ēdo fije nervore fillonte tė lėshonte tinguj alarmi dhe tė gjitha sė bashku
                                    formonin njė gjėmim buēitės qė shkallmonte kockat, shtyllėn kryesore dhe kafkėn e kokės.
 Gjendej nė pragun e njohur tė
                                    ishemisė sė trurit, kur nga lodhja dhe dhimbja e tepėrt, kryeqendra e organizmit bėnte shkėputjen e vetėdijes pėr tė eleminuar
                                    ndjesinė e mbigrakuar tė vuajtjes fizike. Por rėnia e tė fiktit, qė nė mė tė shumtėn e rasteve nė tokė ndodh pa pasoja, aty
                                    nė majė tė telit ishte tani sė fundi njė fshirje e menjėhershme nga tabela mendore e tė gjitha vendimeve pėr durim tė tepruar,
                                    sado tė guximshme dhe kurajoze tė ishin ato.
 Papritmas teleferiku u lėshua edhe njė herė tjetėr... Gjithė teli u drodh
                                    me disa vrunduj tė pėrsėritur, si ndonjė kalė kur rrėqeth shpinėn nėn samar. Harabeli fluturoi larg. Por karrukullat nuk lėvizėn
                                    nga vendi... Ganiu mezi hapi qepallat qė i rėndonin si plumb.-Lėvizni, moj bushtra! -mėrmėriti nėpėr dhėmbė, se marramendja
                                    nuk e la tė ngrejė kokėn. -Hė, s'doni, po merrni hak se kisha bėrė mend t'ju zhduk!...Do tė vdes, po edhe juve u ka ardhur
                                    fundi, t'u hedhin nė pėrrua... Nė djall tė veni, s'e dua tė mirėn tuaj!...
 Sakaq, mendimet e ēoroditura ia preu nė mes
                                    njė gėrhitje e rėndė qė po afrohej drejt tij me shpejtėsi. Ishte njė gėrvishtje metalike qė tė shkulte zorrėt nga barku. Teli
                                    i trashė po gėrthiste gjithnjė e mė fort dhe pas pak ia behu teli gjėmbaē, i cili u pėrplas pas karrukullave me njė zhurmė
                                    tė skėterrshme.
 Ardhja fare pranė Ganiut e atij teli tė harkuar nė ajėr, ishte si rėnia e befasishme e njė ylberi tė gėzueshėm
                                    qė ngjalli shpresa tė mėdha pėr jetėn.
 Po ē'kishte ndodhur?
 Teli i hollė gjėmbaē, qė u shpėtoi punėtorėve nga duart,
                                    ngeci pėrmbi telin mbajtės andej lart nga u shkarkuan barrėt. Tani nga lėkundja e fundit e teleferikut kishte rrėshqitur gjatė
                                    pjerrėsisė dhe u gjend dy hapa larg fatkeqit tė dėnuar padrejtėsisht me vdekje, prej lakut tinėzar tė telave tė ēeliktė.
 Nga
                                    poshtė shpėrthyen njėherėsh brohoritje tė fuqishme, tė papėrmbajtura, si tė ushtonte njė stadium i tėrė tifozėsh tė ngazėllyer
                                    nga fitorja e mundimshme. Punėtorėt hidhnin pėrpjetė qeleshet, kasketat, xhupat dhe ēdo gjė qė u ndodhej nėpėr duar.
 -Shpėtove
                                    Gani, shpėtove o djalė'. -gjėmoi usta Pandi me zėrin e tij bubullues. -O burra tani, ngjitu lart te teli i trashė dhe kapi
                                    tė dy fijet e telit tė hollė, tė zbresėsh pas tij!
 Dy punėtorė vrapuan tė marrin batanije te baraka e rojes sė stabilimentit
                                    qė ndodhej aty pranė.
 Gani Rasku, i ringjallur ēuditėrisht prej kėsaj rrethane tė mahnitshme, vėshtroi plot emocion dy
                                    fijet e telit qė zgjateshin drejt tokės. Mandej, duke grumbulluar tė gjitha fuqitė qė i dha kjo shpresė e re, e dukshme dhe
                                    mjaft bindėse, filloi tė ngjitej pas zinxhirit pėr tė arritur sė pari telin mbajtės.
 Tani nė ajėr zhvillohej njė pėrpjekje
                                    e pashembullt, njė pėrleshje e mbinatyrshme e jetės me vdekjen. Toka me njė fuqi tė pėrbindshme e tėrhiqte pėr ta fundosur
                                    nė thellėsitė e kobshme tė mbarimit. Ndėrsa ai rropatej pėr t'u ngjitur nė lartėsitė e hareshme tė shpėtimit. Ishte njė duel
                                    i tmerrshėm qė zhvillohej ndėrmjet globit vigan tė tokės dhe globit tė vockėl tė zemrės sė tij guximtare.
 Nėse deri atėherė
                                    pamundėsia e shmangies sė rrezikut i kishte ngujuar punėtorėt nė harkun e mbyllur tė njė dėshpėrimi tė thellė, tani kjo mundėsi
                                    e vėshtirė shpėtimi, kishte krijuar tek ata njė gjendje ankthi tė paduruar, qė shoqėrohej me shpėrthime britmash sa herė Ganiu
                                    ngjitej pak ose rrėshqiste pas zinxhirėve.
 Ai rėnkonte herė pas here duke shfryrė me duf: Do t'i thyej kockat e do ta arrij
                                    se s'bėn!... Dhe pas shumė pėrpjekjesh Ganiu e arriti mė nė fund telin mbajtės, duke u distancuar dukshėm nga kthetrat e llahtarshme
                                    tė vdekjes. Se si e bėrė kėtė gjė, as ai vet nuk po e kuptonte, sepse duart nuk i ndjente mė tė vetat, pėr shkak, se fijet
                                    nervore tė ndjeshmėrisė sė trinave i qenė atrofizuar pėrfundimisht nga mpirja e gjatė.
 Turma e punėtorėve aty poshtė te
                                    zalli i ngjante ato ēaste njė lumi tė vrundulluar qė shpėrthen e hidhet marrėzisht pėrmbi shkėmbinj.
 Pasi e mbėrtheu telin
                                    e trashė me tė dy duart, ai bėri edhe tri kapje tė tjera dhe arriti gjėmbaēin shpėtimtar...
 -Tė lumtė, shpėtove! Jepi o
                                    trim, o Gani! - thėrrisnin me ngazėllim nga poshtė.
 Gruaja e Ganiut e lėshoi djalin, qė hallavitej kot pas gazit tė turmės
                                    dhe vuri duart mbi zemrėn qė po i ēahej. I kishte rėnė dy herė tė fikėt, ishte lagur e tėra me lot e me ujin e lumit, me tė
                                    cilin e kishin sjellė nė vete. Dhe prapė kundėrshtonte tė largohej nga ajo skenė tragjike e ngritur nė ajėr, ku Ganiu i saj
                                    kacafytej realisht me mortjen e pamėshirshme.
 Me gjakftohtėsi e vetėdije tashmė tė kthjelluar, Ganiu kapi telin gjėmbaē
                                    dhe, pasi e pėrdrodhi midis kėpucėve, siē bėnte me litarin kur ishte ushtar, u lėshua i tėri mbi peshėn e kėmbėve. Atė ēast
                                    lėshoi vetėm njė "Oh!" tė gjatė, rėnkimtar dhe mbylli sytė. Me tė dy skajet e telit midis shalėve dhe duke u mbajtur lehtė
                                    me krahėt e kryqėzuar qėndroi ashtu gati pesėmbėdhjetė minuta pėr tė ēlodhur duart e vdekura, qė kishin marrė njė ngjyrė tė
                                    manushaqtė. Gjatė kėtij intervali jetik, ai mundi tė formulojė vetėm njė mendim: Njeriu qenka shumė, shumė i fortė...
 Ndėrkohė,
                                    gjithė meraku i punėtorėve ishte pėrqendruar te dy skajet e varur tė telit gjėmbaē, njėri prej tė cilėve ishte mė i shkurtėr.
                                    Kėtė Ganiu s'mund ta vinte re nga sipėr. Si do t'i bėhej hallit kur ai tė arrinte aty ku mbaronte skaji i shkurtėr, qė ishte
                                    afėrsisht pesėmbėdhjetė metra larg tokės? Sepse, sapo tė kapte fijen e gjatė qė i mbetej pėr tė zbritur mė tej, teli do tė
                                    lėshohej i tėrė poshtė dhe jeta e tij ishte pėrsėri nė rrezik nga ajo lartėsi...
 Pėrveē pritjes me batanije, nuk gjetėn
                                    asnjė zgjidhje tjetėr tė shpejtė. Pa humbur kohė, tetė punėtorė tė fuqishėm hapėn dy batanije leshi tė vėna njėra pėrmbi tjetrėn
                                    dhe zunė vend nėnvete, duke krijuar njė rreth tė ngushtė.
 Gani Rasku filloi tė zbresė, duke shkarė ngadalė nėpėr telin
                                    gėrvishtės, i cili qysh nė metrat e para ia gjakosi keqas duart dhe kofshėt.
 -O burra, se ia hodhe! Edhe pak se arrite!
                                    - thėrrisnin herė pas here punėtorėt me gėzim tė papėrmbajtur.
 Gjithnjė me telin tė mbėshtjellė pas trupit, si hardhia
                                    pas lisit, ai vazhdonte tė ulej metėr pas metri. Ndėrsa mbi fletėt e batanijeve binin pika gjaku. Pėrveē lodhjes dhe vuajtjes
                                    sė gjatė, trupit tė tij iu shtuan edhe ato pickime e gėrvishtje tė gjakosura. Kofshėt iu grinė dhe krahėt iu rropėn, por ngazėllimi
                                    hapėsirave tė pamata tė jetės, qė u ēelėn sėrish para tij, e bėnin t'i duronte me kėnaqėsi. Ai ishte vėrsulur drejt njerėzve
                                    tė dashur me rrėzėllimin e largėt tė njė dielli tė kuq qė zbret nė fund tė horizontit. Metrat e telit vampir shkurtoheshin
                                    njėri pas tjetrit dhe ēdo metėr ishte pėr tė njė betejė e fituar me gjak. Por tani nė fytyrėn e tij ishte vulosur buzėqeshja
                                    ngazėlluese e njeriut qė rilind. Ishin ēastet triumfale kur ai kthehej nga kozmosi i llahtarės dhe s'kishte si tė mos ishte
                                    aq i gėzuar.
 Dhe ja, arriti te fija mė e shkurtėr.
 Nuk mund tė merret me mend habia dhe tronditja qė ndjeu atė ēast,
                                    kur pikasi papritmas, se rruga e tij prej teli tė dyfishtė pėrgjysmohej pėrsėri nė njė pikė qiellore, ende larg tokės dhe
                                    njerėzve.
 -Hidhu! -i thirrėn punėtorėt e spėrkatur nga shiu i gjaku qė rigonte prej tij.
 -Hidhu pa frikė, se tė presim!
                                    -buēitėn njėherėsh shumė zėra nga poshtė.
 Ganiu i kėqyri shokėt me buzagazin e tij tė largėt. Ata iu dukėn ende tė vegjėl,
                                    pa ato pėrmasat e zakonshme qė i duheshin pėr tė krijuar sigurinė e shprehur prej tyre. Pėr tė shpėtuar nga ato gėrvishtje
                                    tė hidhura, ai ishte gati tė hidhej qysh dhjetė metra mė lart. Por tani, kur durimi i tij prej ēeliku kishte arritur fundin,
                                    mendonte, se nuk duhej tė nxitohej. Duke fituar mbi ata tela me fije tė ēelikta, edhe fijet e nervave tė tij kishin marrė
                                    pothuaj fortėsi dhe rezistencė ēeliku. Nė kėto ēaste nė trupin e tij kishin lindur forca tė reja, qė tregonin se nė organizmin
                                    e njeriut paskish energji tė pashtershme. Jeta e rikthyer i kundėrvihej vdekjes sė mposhtur, pikėrisht me kėto energji tė
                                    shumėfishuara prej triumfit.
 Pėrmes trazirės sė mendimeve, ankthit torturues dhe asaj lodhjeje drobitėse, qė tashmė i kishte
                                    vėnė tė tėra poshtė, ai arsyetoi, se po tė mbahej te fija e shkurtėr, deri sa tė arrinte pjesa e gjatė e gjėmbaēit nė krye
                                    tė telit tė trashė tė teleferikut, shpejtėsia e rėnies, gjatė fėrkimit tė telave, duhej tė zvogėlohej diēka. Dhe aty pėr aty,
                                    ndryshe nga ē'pritej, lėshoi fijen e gjatė dhe u kap me tė dy duart tek e shkurtra.
 Ajo qė ndodhi atė ēast kritik, shpjegohet
                                    qartė po tė pėrdredhim njė zinxhir pas gishtit dhe njėrin cep tė tij ta tėrheqim me forcė.
 Me sytė ngulur nė qiell prej
                                    njė kohe tė gjatė, njerėzit panė, se e tėrhequr nga pesha e trupit tė tij, fija e gjatė e gjėmbaēit u pėrdrodh disa herė pas
                                    telit tė trashė tė teleferikut dhe pastaj zuri tė zvarritet, duke e ngadalėsuar rėnien nė mėnyrė tepėr tė ndjeshme. Nė ēastin
                                    kur Ganiu ndodhej vetėm tri metra larg tokės, fija e penguar kapėrceu teleferikun dhe gjėmbaēi ra i gjithi pėrtokė. Sakaq,
                                    ai kėrceu hopthi dhe u gjend befas mes rrethit tė madh tė shokėve, krahėt e tė cilėve, tė zgjatur pothuaj ngjitur me njėri-tjetrin
                                    pėrqark harkut tė batanijes, u ngjanin petaleve tė njė luleje tė madhe tė ēelur nga gėzimi i tyre i pėrbashkėt.
 Mbi shtatėdhjetė
                                    buzė, herė dy-tri puthje, baras melhemi qė iu vu menjėherė fytyrės sė tij tė plagosur keqas prej kamxhikėve tė vdekjes.
 Nga
                                    rraskapitja e pazakonshme dhe tensioni nervor me tė cilin e pėrballoi atė kohė tė tmerrshme, Gani Raskun e kaploi njė gjumė
                                    i rėndė, qė e shkėputi tėrėsisht nga tė gjitha ndijimet organike pėr gati katėr orė tė mira. Dhe do tė kishte fjetur edhe
                                    katėrmbėdhjetė orė tė tjera, po tė mos ishin doēkat e Petritit tė vogėl, qė silleshin si dy pėllumba tė bardhė mbi mjekrėn
                                    e tij gjėmbore.
 Jetėgjati u pėrmend pas njė ėndrre tė turbullt. Puthi djalin disa herė dhe sytė e qelqtė i riguan lot gėzimi.
                                    Kur vuri re shokėt, qė e prisnin te karriget pėrqark shtratit, nė fytyrėn e tij shkėndijoi njė buzėqeshje lumturie. Ganiu
                                    i kundroi tė gjithė me radhė me atė vėshtrimin e tij tė adhurueshėm dhe me atė pamjen e vet tė mbushur me ngrohtėsi e mirėnjohje.
                                    Befas shpirti i tij ngazėlleu dhe e ndjeu veten tė pėrtėritur e tė gjallėruar pėrjetėsisht. Dukej sėrish po ai njeri, po ai
                                    shpirt i fuqishėm qė lidhte tokėn me qiellin, malin me breglumin, pyllin me sharrėn. Papritmas, pėrmes asaj atmosfere plot
                                    pėrmallim, ai pyeti:
 -Punon teleferiku?
 -Jo. -i thanė shokėt nė njė gojė. -Kanė ngecur telat.
 -Duhen bombarduar nga
                                    ana e malit me nja dy barrė tė zgjidhura qė tė shplekset qarkulluesi. -tha Gani Rasku pas pak.
 Dhe shtoi mė tej, se ajo
                                    qė kishte pėrjetuar pėrmbi tel, s'ishte asgjė pėr t'u kujtuar, sepse ata shumė herė e kishin pasur jetėn nė njė fije, por
                                    ishin mbajtur fort pas saj.
 |