krijimtariaime800x150.jpg

Gruaja ēapraze

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Mė kishte ndodhur shpesh, kur kthehesha nė mesditė nga puna, shihja te hyrja e katit tė parė tė pallatit pranė apartamentit tim, njė grua qė mė ndiqte vėshtrimndezur nga pėrzemėrsia. Ajo kishte portretin e njė femre afėr tė dyzetave, me gjoks tė shėndetshėm, qė i binte nė sy nga dekolteja e hapur. Mė buzėqeshte rregullisht dhe mė pėrshėndeste vetė e para. Madje kur kaloja ndonjėherė pa e pasur mendjen, ēohej pėrgjysmė, nė shenjė respekti, ndonėse nuk kisha me tė ndonjė njohje apo prezantim direkt. Dija vetėm se ajo ishte gruaja e njė shefi nė bashki. Dhe kaq.
Pas disa pėrshėndetjeve entuziaste tė saj, fiksova bindjen e plotė, se kisha tė bėj me njė zonjė tė sjellshme pėr ta pasur zili. Dhe pėr tė mos e lėnė tė mė pėrshėndeste gjithmonė ajo e para, fillova tė gatitem, me t’u afruar nė atė segment rruge, ku isha i detyruar tė kaloja patjetėr pėr nė shtėpi, tė tregoja dhe unė mirėsjelljen time. Nė kėtė rast, ajo mė pėrgjigjej me njė pėrkulje tė thellė e plot gaz, nga stoli ku zakonisht qėndronte duke u marrė me punė dore. Mė duhet tė them gjithashtu, se gjithēka nga ana ime ishte vetėm mirėsjellje. Sepse nuk mė kishte shkuar nė mendje absolutisht asnjė ndjesi tjetėr, pėrveē respektit pėr atė zonjė tė nderuar qė mė kishte bėrė pėrshtypje tė mirė. Madje e quaja shefin bashkiak, njeri me fat qė kishte lidhur jetėn me njė grua tė tillė.
Ajo ēuditėrisht ishte pa punė, ndonėse me burrin nė bashki, ku mund tė gjendeshin pėr tė variante punėsimi. Por kjo ndodhi vetėm pas disa muajsh, kur rastėsisht e pashė tė rrethuar nga njė kub xhamash, te arka e farmacisė kryesore tė lagjes sonė. Mora vesh mė vonė se kishte njė emėr me tingėllim tė ēuditshėm, quhej Qefsere dhe pėr shkurt gratė e thėrrisnin Qefe.
Shkova njė ditė nė atė farmaci pėr tė marrė barnat e njė recete tė gruas sime, e cila e mbėrthyer keqas nga dhimbjet e nervit shiatik, kishte zėnė shtratin e po lėngonte. Kjo gjendje e pazakonshme mė kishte trishtuar mjaft. Sepse veē merakut pėr vuajtjet e saj, po rėndohesha sė tepėrmi edhe duke kryer tė gjitha punėt e shtėpisė, nga gatimi, deri te larja e teshave.
Qefja mė pa tė trishtuar, me kokėn mbi dorėn tė mbėshtetur te banaku, teksa farmacistja shkoi te aneksi i brendshėm tė pėrgatiste recetėn dhe mė pyeti:
- Ē’ke zotrote qė qenke i mėrzitur?
- Ah, moj zonjė, kam gruan shumė sėmurė. - i thashė shkurt, pa i kushtuar vėmendje bisedės me tė.
- Ē’ka gruaja jote? - ngulmoi ajo.
- Ėshtė bllokuar nė shtrat nga shiatiku, e mė ka zėnė halli!
Ajo qeshi dhe ma ktheu nė ēast:
- E, ore e, te shtrati i saj e ke hallin! Ti je pallosh, tė... edhe nė kėmbė! - tha ajo copė, pa kurrfarė druajtje, duke u shprehur nė njė mėnyrė qė nuk e kisha marrė as me mend se mund tė fliste njė femėr, madje njė tip fare pa afėrsi konfindenciale me mua.
Krejt i pa pėrgatitur tė dėgjoj fjalė tė tilla nga goja saj, nė ēastin e papritur m’u duk sikur mė bėnė veshėt dhe e pyeta sėrish pėr t’u siguruar:
- Ēfarė the, moj, ēfarė the?
- Ti (tė bėn) nė kėmbė! - pėrsėriti ajo me gojėn plot, duke qeshur me zė.
M’u duk sikur mė ra mbi kokė tavani i farmacisė e mė zuri nėn vete. Kaq tė rėnda mu dukėn atė ēast ato fjalė tė pabesueshme tė dilnin nga goja e saj. Ndryshe tė dėgjuara nga ndonjė tjetėr, mund tė mos mė bėnin aq pėrshtypje. Sepse me figurėn e jashtme, ajo kishte zėnė vend nė trurin tim, si simbol i gruas sė edukuar me dėlirėsi dhe plot mirėsjellje femėrore.
- Ik, moj gojė ēapraze!- ia ktheva me mllef sapo mora veten.- Tė dija goxha zonjė, po paske qenė kaq e ulėt!
Fjalėt e mia nuk bėnė asnjė efekt pėrmirėsues nė fjalorin e saj. Pėrkundrazi, ajo qeshi me sarkazėm dhe vijoi:
- Gjoja, s’ta ka qejfi ty!...
- Mbylle atė dreq goje, se i vure kapak balte tė gjithė respektit tim!
Ajo vijoi tė qeshte paturpėsisht dhe shtoi mė tej:
- Shko shitju ndonjė budallaqje nė vend tjetėr, se unė tė kam kuptuar ty qė nga maja hundės!...
Atė ēast doli farmacistja nga aneksi me pakon e barnave dhe me shpjegimet e pėrdorimit tė tyre, nuk mė la hapėsirė kohe t’i jap pėrgjigje tjetėr. Por kur dola jashtė, isha i tėrbuar e mė erdhi plasje qė nuk munda t’i them edhe ca fjalė siē e meritonte, pa bėrė skandal qė ta merrte vesh farmacistja. Sakaq mendova, medet, sikur kėtė opinion pėr mua ta kishin edhe gra tė tjera qė mė njihnin e nuk shpreheshin dot hapur si ajo.
Sapo arrita nė shtėpi, ia tregova gruas sime gjithė bisedėn e poshtėr qė bėra me tė, duke i shprehur edhe mahnitjen time pėr ato fjalė tė papritura qė dėgjova nga goja e saj.
Por nė vend tė errėsimit qė prisja nė fytyrėn e saj, pėrkundrazi, gruaja ime nėnqeshi lehtas.
- Asaj i ka plasur cipa, - mė tha me ton tė qetė. - Po pse, nuk e njihje Qefen ti?
- Si mund ta njihja? - i thashė me habi. - Ajo mė ėshtė treguar deri sot si kancelarja gjermane Anxhela Merkel...
- Qefen e njeh gjithė lagjja, - vijoi gruaja. – Ajo edhe kur e pyesin si e ke emrin bėn shaka, duke u thėnė: “Po tė ta them emrin,ti do fillosh tė besh qef me mua.” Por nuk kisha dėgjuar, se ka raste qė fjalė tė tilla u thotė edhe burrave. Megjithatė, ajo nuk bėn kushedi se ēfarė, vetėm se nuk ka turp fare dhe lėshon nga goja fjalė tė pista siē i teket.
Shtova me keqardhje:
- Mė tha se mė ka kuptuar si pusht qė nga maja e hundės, kur unė nuk e kam as hundėn tė madhe tė bie nė sy, dreqi ta hajė...
- E ke ashtu siē duhet, pėr veten tėnde dhe pėr mua, po mos u bėj merak nga llafet e Qefes! - mė tha ime shoqe qetas.
- Po sikur tė mos jenė thjesht fjalėt e saj, ky opinion do tė na krijonte shqetėsime tė dyve...
- Tė njoh vetė unė, s’kam nevojė tė mė thonė bota, - u shpreh ajo pėr ta mbyllur atė bisedė dhe hapi pakon me barnat qė i ēova.
Por historia e banaliteteve tė Qefes nuk u mbyll me aq. Sepse pėr gojėn ēapraze tė saj, dėgjova edhe mė vonė, kur njė miku im nga njė lagje tjetėr, mė tha me sy tė ndriēuar nga zbulimi i beftė:
- Atje te ju ka shumė femra tė dorės, qė tė provokojnė vetė!
- Ē’i ke kėto fjalė!?- ia preva nė ēast. - Pėrkundrazi, te ne femrat janė tė ndrydhura nga opinioni dhe nuk ta zgjatin as nė rrugė as nė mjedise pune.
- Ja fut kot!- ma ktheu ai me bindje tė plotė e paksa i acaruar. - Dashke tė bėsh edhe avokatin mbrojtės tė kuēkave tė lagjes tėnde! - Unė ndala makinėn te vendpushimi para asaj farmacisė sė madhe dhe njė grua te arka prej xhami, sa i hodha sytė, mė shkeli syrin disa herė.
Qesha me zė.
- O, ho, ho, Qefja ėshtė njė ekzemplar i rrallė i gruas me gojėn ēapraze! - dhe i shpjegova se ashtu quhej pėr shkurt. - Por thonė se ashtu siē ka emrin, ka edhe shumė qejf tė pėrqeshė burrat, duke vėnė nė lojė dobėsinė e tyre pėr t’u vardisur grave tė martuara! E them kėtė, sepse deri tani, nuk kam dėgjuar njeri tė thotė se ka arritur qėllimin final me Qefen. Por gjithsesi, bota e grave, ashtu si bota jonė e burrave, ka patjetėr edhe veēantitė tipike. Me sa kuptoj unė, ajo ėshtė njė tip i lirė femre, pa kurrfarė frenimesh, qė nuk e ēan kokėn e nuk bėn llogari ē’thonė tė tjerėt pėr tė, miku im... Dhe ndoshta ajo ka ecur disi mė pėrpara, drejt njė lirie pa caqe nė fjalė e nė mendime, ku po shkon bota e sotme...
- Bota e dhier! - e mbylli ai dhe iku i ēakorduar nga pėrqeshja e saj.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA