krijimtariaime800x150.jpg

Kėngetarja fatkeqe

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Pamjet e madhėrishme tė shuarjes ditore tė yllit tonė jetėdhėnės, qė vdes e ringjallet herė pas here pėr tė na dhuruar jetėn, mė kanė tunduar t'i sodis sa herė ndodhem nė brigjet detare. Lindja e diellit ka njė bukuri ngazėlluese, po nuk di pse mua mė pėlqen sidomos solemniteti i perėndimit. Ndoshta ngaqė melankolia e diapazonit fantastik tė ngjyrave tė tij tė kuqėrremta, gjatė zbritjes nė horizontin e kaltėrt, i sfidon tė gjithė piktorėt...
Nė verėn e nxehtė tė vitit dymijė e katėr po endesha pėrgjatė shėtitores buzė detit tė Vlorės. Ishte pikėrisht ēasti kur lėmshi i kuq i diellit po fundosej nė peizazhin e pėrflakur pranė Sazanit. Me tė hequr sytė nga deti pėr t'i kthyer nga toka e mbuluar prej muzgut, mė tėrhoqi vėmendjen njė afishe. Lajmėrohej pėr njė konkurs tė zėrave tė rinj qė zhvillohej atė mbrėmje. Mendova se duke shkuar aty, u gjet edhe mėnyra pėr t'i shtyrė orėt para gjumit.
Krejt i vetėm, zura vend nė rreshtat e parė tė sallės sė koncerteve, nė pozicionin pėrballė jurisė. Nga tė gjitha sa pashė e dėgjova, mė bėri pėrshtypje njėri nga anėtarėt specialistė tė muzikės. Ai ishte njė burrė qė e ēmova te mosha afėr tė pesėdhjetave. Ndryshe nga tė tjerėt, tabelat e tij vlerėsues pėr kėngėtarėt e rinj luhateshin vetėm te shifrat e larta tetė deri nė dhjetė. Madje edhe kur tė tjerėt jepnin njė ose dy pikė. Kureshtja ime zevzeke pėr tė mėsuar diēka tė re, ngacmohet pikėrisht nga disa cingėrima tė tilla tė veprimeve ekstreme njerėzore, ndaj dhe kėrkova tė njihem me tė. Gjėja mė e lehtė qė mund tė bėhet te ne, ėshtė tė njihesh me njerėzit. Kjo s'kushton asgjė, pėrveē njė pyetjeje tė thjeshtė. Lamė takim pas njė ore te veranda e njė lokali tė ndriēuar pranė Ujit tė ftohtė. Morėm nga njė birrė vlonjate "Norga" dhe gotat tona shkumbėzuan mbi shkumbėzimin zhauritės tė dallgėve. Sakaq miku im muzikant filloi tė mė shpjegojė edhe shkakun tronditės pse ishte aq bujar me kėngėtarėt e rinj.
“Kur mbarova konservatorin pėr dirigjim dhe mė emėruan nė atė qytet tė largėt e tė veēuar nga rrugėt kryesore, desha tė mos paraqitem fare nė punė. Por prindėrit e mi dhe sidomos babai, mė qortuan ashpėr qė nuk po i pėrgjigjesha thirrjes pėr tė shkuar atje ku kishte nevojė atdheu. Kundėrshtimi im mund t'i kushtonte atij, si kuadėr i vjetėr, pasoja politike nė biografi. Isha emėruar pergjegjės i sektorit tė muzikės nė shtėpinė e kulturės tė Gramshit. Shkova krejt zemėrthyer nė atė vend tė izoluar, ku ardhja e autobuzit tė ditės nga Elbasani pritej me aq kureshtje, sa pothuaj i tėrė qyteti, dilte nė rrugė e nėpėr dritare. U mėrzita pa masė dhe me mjaft vėshtirėsi u pėrshtata me jetėn prej gjysmė robinsoni qė bėja aty. U qetėsova disi, vetėm pasi njoha mėsuesen e muzikės, me tė cilėn krijova familje pas njė viti.
Fill pas pushimeve verore nė Vlorėn time, po kthehesha tani bashkė me gruan pėr tė vijuar punėn. Aty nga ora dhjetė paradite arritėm me autobuz nė stacionin e trenit tė Rogozhinės. Premė biletat pėr nė Elbasan dhe po prisnim trenin e vonuar prej dyzet minutash. Njė grua e re, me njė foshnjė disa muajshe nė dorė, e ulur nė njėrin nga stolat e rėndė, mė pėrshėndeti dhe lėshoi vend pėr mua dhe gruan time. Tha se banonte nė Gramsh dhe mė njihte nga koncertet nė shtėpinė e kulturės. Bebja e saj si top sheqeri, e bukur dhe e shėndetshme, zgjati duart drejt meje. E mora nė dorė, e putha nė faqet e njoma dhe ajo qeshte aq gėzueshėm, sa mė bėri pėr vete brėnda pak minutave.
- Si e quajnė? -pyeta tė ėmėn pas pak.
-Aneta, po Neta i thėrresim, - u gjegj ajo duke i buzėqeshur gruas sime, me tė cilėn kishte filluar njė bisedė tė kotė, pėr njė ndodhi tė rėndomtė provinciale.
Vijova ta pėrkėdhel vajzėn vogėlushe, tė loz me tė e ta puth disa herė, aq sa ime shoqe u detyrua t'i thotė sė ėmės:
-Beni vdes pėr kalamajtė e vegjėl...
Dhe ja, koha me punė mė kaloi si fluturimi i njė shpendi me krahė tė padukshėm. Kėrkova disa herė transferimin nga ministria por nuk ma dhanė, pėr shkak se nuk pranonte rrethi pa u dėrguar zėvendėsuesi. Unė kisha qenė kali qė u kap pėr tė shirė nė atė lėmė. Tė tjerėt nuk pranonin. Nga ky shkak kisha filluar tė mos i numėroja mė vitet e punės nė Gramsh. Aq sa shumė prej tė ardhurve mė pas mė dinin gramshak. Ndėrkohė, isha bėrė me dy fėmijė, djem.
Njė ditė, kur isha duke punuar nė piano, nė derėn e hapur trokiti papritmas njė vajzė simpatike.
-Profesor Beni, a mund tė hyj pak? -pyeti ajo me druajtje, duke xixėlluar sytė e zinj nėn vetullat bishtngritura si dy bishta dallėndysheje.
-Urdhėro! -i thashė duke hequr gishtat nga tastiera e "Parrotit" tė vjetėr dhe e kundrova vajzėn e panjohur me kureshtje.
Ajo nėnqeshi lehtė dhe u skuq nga druajtja. Kishte njė pamje aq tė hijshme dhe njė freski vajzėrore, sa tė merrte mendtė. Topolake me kėmbėt dhe llėrėt e bardha, gati transparente.
-Fol! -i thashė, -Mos ki turp!
U pėrtyp njė ēast. Dhe pasi dėgjoi kukurisjet e dy shoqeve qė e prisnin nė korridor, mori guxim:
-Mė quajnė Neta... Mamaja mė ka thėnė, se kur kam qenė e vogėl mė ke mbajtur nė duar... Dua tė provoj zėrin pėr nė konkursin e festivalit nė radiotelevizion...
E vėshtrova i pataksur e me sy tė zgurdulluar. Ishte njė habi tepėr e kėndshme pėr mua. Kishin kaluar shumė vite dhe as mė kishte shkuar ndėrmend, se ajo vogėlushja e dikurshme me emrin Neta, ishte bėrė tani njė bukuroshe gjimnaziste. Ajo ē’ka po shihja, ishte dėshmia mė e qartė e ikjes pėrpjetė tė moshės sime nė kėtė qytet, i cili, ndryshe nga njerėzit, mezi rritej.
-Patjetėr, meqė tė kam mbajtur nė duar dikur, tani ke pėr tė patur nga unė tė gjitha privilegjet. Dhe vetėm talentin duhet ta keshė tėndin. -ia ktheva buzagaz.
Ajo qeshi me zė dhe unė i thashė:
-Thirri edhe shoqet, tė tė dėgjojnė!
Neta zgjati kokėn te dera dhe ua bėri me dorė. Ato hynė brėnda, pėrshėndetėn dhe mbetėn tė heshtura. Ishin moshatare me tė, por jo me pamjen e saj tė papėrsėritshme.
Bėra disa variacione mbi tastjerė pėr tė ēmpirė gishtat dhe e pyeta:
-Mė thuaj ndonjėrėn nga kėngėt qė di mė mirė!
Ajo pėrmendi nja dy-tri kėngė tė njohura tė muzikės sė lehtė dhe unė zgjodha njėrėn. Kapa disa akorde pėr tė parė deri ku arrinte tonaliteti i saj dhe u intonuam shpejt. Neta filloi tė kėndonte me emocione tė dukshme. I thashė tė mbushej me frymė, tė qetėsohej dhe filluam sėrish. Nė pak masa muzikore kuptova, se ajo kishte njė zė tė ngrohtė me ngjyrime interesante. Ndonėse nuk ngjitej nė tonalitete tepėr tė larta, kėndonte pastėr dhe e lakonte zėrin bukur nė tė mesmet dhe tė ulėtat. Lartėsitė mund tė arriheshin me punė. Kuptohej qartė, kishte nevojė pėr prova tė pėrsėritura, qė tė fitonte teknikėn e tė kėnduarit. Dhe gjėja pėr tė cilėn nuk kishte fare nevojė, ishte dėshira e madhe pėr t'u bėrė kėngėtare.
Provuam edhe dy kėngė tė tjera dhe ramė dakord, qė pasi t'u merrte leje prindėrve, tė vinte ēdo pasdite pėr tė ushtruar zėrin. Pas shpresave optimiste qė i dhashė, ajo iku si dallėndyshe krahėlehtė bashkė me shoqet e gėzuara.
Mendova se Neta nuk ishte ndonjė talent i spikatur, qė tė tėrhiqte vėmendjen e publikut. Por mund tė renditej nė nivelin e pėrgjithshėm tė masės sė kėngėtarėve tė njohur, po tė punonte shumė e me atė ngulm qė shpalosi sot pėr tė fituar konkursin. Nga ana tjetėr, kėrkesėn pėr figurėn fizike si kėngėtare, e pėrmbushte plotėsisht. Punuam pothuaj ēdo pasdite pėr njė muaj tė tėrė. Neta pėrparonte nga dita nė ditė. Mėsėfundi u binda, se tashmė ajo ishte e gatshme tė ēohej nė redaksinė e muzikės nė Radio Tirana. Tani edhe dita e pėrzgjedhjes sė kėngėtarėve pėr nė konkursin pėrfundimtar ishte fare afėr. Prindėrit e saj, mamaja shtėpiake dhe babai punėtor nė ndėrtim, m'u lutėn me besimin e plotė te njė prind dyzetvjeēar siē isha unė, ta shoqėroja vajzėn e tyre nė pėrpjekjen e parė pėr tė ēarė nė jetė. Ndėrkohė kisha biseduar nė telefon me redaksinė e muzikės dhe kisha regjistruar emrin e saj. Morėm leje nė drejtorinė e shkollės sė mesme dhe nė datėn nėntė tetor, tė dy me Netėn, u nisėm pėr nė Tiranė. Zumė dy dhoma teke tė veēanta te hoteli "Internacional" pėr t'u paraqitur tė nesėrmen nė mėngjes nė orėn tetė para komisionit pėrzgjedhės.
Darkuam nė restorantin poshtė hotelit dhe aty nga ora nėntė e mbrėmjes morėm ēelėsat te sporteli. Dhomat teke ishin tė vogla, me mobilim tė thjeshtė e tė vjetėruar. E porosita vajzėn tė mbyllte derėn me kujdes dhe ēelėsin ta linte brėnda bravės, pėr tė qėnė mė e sigurt. E ndjeja veten disi tė lodhur nga udhėtimi prej katėr orėsh me tren dhe rashė tė fle shpejt. Por krejt papritmas, rreth orės njė pas mesnate, dėgjova njė trokitje tė lehtė te dera. Prita sa tė kthjellohesha mirė, dhe pas trokitjes sė dytė u ēova e hapa. Ishte Neta, me kėmishėn e hollė tė natės. Hyri menjėherė brėnda derės sime dhe mė njė zė tė frikėsuar tha rrėmbyeshėm:
-Sportelisti futi njė ēelės nė derė dhe u mundua ta hapte...Unė u ngrita dhe mbajta me dorė ēelėsin nga brėnda qė tė mos binte pėrtokė...U tremba shumė...
U habita pa masė nga kjo ngjarje e beftė dhe vura re, se ajo ndjehej vėrtetė e friksuar.
-Nga e more vesh se ishte sportelisti? -i thashė aty pėr aty.
-Kur nuk e hapi dot, dėgjova hapat e tij nėpėr korridor dhe e pashė nga ballkoni qė shkoi te dhoma e sportelit...
U mendova njė grimė tė gjej njė zgjidhje, si duhej tė veproja nė kėtė ngjarje tė papritur. E lashė Netėn nė dhomėn time dhe me hapa tė lehtė shkova deri afėr sportelit pėr tė konstatuar diēka. Sportelisti i mbrėmjes ishte ndėrruar dhe ky i natės po dremiste i mbėshtetur mbi divanin e sportelit. U tėrhoqa mbrapsht me kujdes dhe shkova sėrish nė dhomė. Neta ishte ulur nė cepin e shtratit tim dhe kishte mbuluar supet e rrumbullt me duar.
-Duhet tė shkosh tė fleshė! -i thashė. -Unė do tė qėndroj zgjuar pėr tė dėgjuar ēdo lėvizje nė korridor…
-Jo, jo, kam frikė ! -tha ajo pa pritur tė mbaroj frazėn time.
-Tė siguroj qė s'ka pėr tė ndodhur asgjė, asgjė, - pėrsėrita me besimin e plotė, se do tė sakrifikoja gjumin e mėtejshėm, qė ajo tė flinte e qetė.
-Tė lutem, profesor Beni, mė ler tė qėndroj kėtu, pranė teje...
Hej, ē'mė gjeti belaja me kėtė zogėz frikacake, mendova.
-Mirė, atėherė, ti bjer fli nė shtratin tim dhe unė po shkoj nė dhomėn tėnde...
-Jo, jo, nė asnjė mėnyrė, -klithi ajo me njė pėshpėrimė nė formė spazme. -Po mė le vetėm, unė sonte do vdes nga frika...
E kundrova me vėrejtje. Me supet zhveshur dhe kofshėt e bardha krejt zbuluar nga kėmisha e shkurtėr qė mbahej me dy fije tė holla, ajo dukej si njė frut i ėmbėl shijeshumė i varur nė degė, para sė cilės do t'i lėshonte goja lėng edhe vet Krishtit. Por unė ato ēaste, duke ndjerė pėrgjegjėsinė qė kisha marrė pėrsipėr, nuk mendoja fare pėr ndjesi tė kėsaj natyre.
-Nuk bėn tė qėndrosh kėtu, -i thashė me ton tė qetė.
-Pse, kėrkon me ēdo mėnyrė tė mė heqėsh qafe? - tha ajo papritmas, me njė nga ato nėnqeshjet e lehta provokuese, qė dinė t'i sajojnė vetėm femrat. -Ne kemi ndenjur pranė aq kohė nė prova, dhe s'tė ka gjetur gjė...Pse tė mos rrimė edhe sonte...
Nėnqesha lehtė me arsyetimin e saj naiv.
-Kėtu ndryshon puna, -i pėshpėrita me zė tė lehtė, qė biseda e nisur tė mos depėrtonte jashtė derės. -Dhoma e gjumit nuk ėshtė dhoma e pianos. Veē kėsaj, unė jam burrė i martuar me dy fėmijė dhe ti njė vajzė e re. Asnjėrit nuk i intereson tė bėhet objekt i fjalėve tė kota qė mund tė lindin pas kėsaj nate.
Ajo heshti njė grimė.
-Po asnjėri nga ne nuk merret me ato fjalė qė thua, se nuk jemi kalamaj. Aq mė tepėr, kur unė dua vet tė qėndroj sonte me ty...
-Pse do tė qėndrosh sonte me mua? - e pyeta enkas pėr tė saktėsuar qėllimin e vėrtetė tė saj.
-Ti, mė ke mbajtur nė duar, qėkur isha gjashtėmuajshe, pse s'do tė mė mbash edhe tani qė jam rritur e mendoj gjithmonė pėr ty. Kaq e rėndė jam bėrė tani pėr duart e tua?
Shqeva sytė mbi tė, krejt i habitur me guximin e kėsaj vajze tė re, pėr tė shprehur mė ēiltėrsi tė tillė fjalė tė kėsaj natyre.
-Pikėrisht, se tė kam mbajtur nė duar gjashtėmuajshe, nuk mund tė tė mbaj tani, qė je bėrė gjashtėmbėdhjetė vjeē. Sepse rėndesėn tėnde do tė mė duhet mė pas ta mbaj edhe nė ndėrgjegje. -i thashė gjithnjė qetėsisht.
-Tė dua shumė, profesor Beni, vetėm zoti e di sa tė dua unė ty... -foli tashmė fare shkoqur, duke iu dridhur zėri nga emocionet.
Kisha mbetur krejt i befasuar me vendosmėrinė e saj pėr tė shpalosur ndjenjat kaq hapur. Gjatė kohės qė bėnim prova, ajo paskishte rėnė nė dashuri dhe unė, duke qenė i pavėmendshėm, isha treguar krejt mospėrfillės. E pėrmblodha veten nė ēast.
-E shikon si mė quan? Unė jam profesor pėr ty, jo dashnor... -i thashė me durim.
Psherėtiu lehtė dhe mė shigjetoi drejt nė sy.
-Pėr mua je profesor dhe i dashur, si nuk mund tė jetė askush tjetėr...
Veēimi prej tė tjerėve, mė dha shkas tė interesohem atė ēast pėr intimitetet e saj:
-Ke shkuar me ndonjė djalė?
-Jo. -tha prerė. -Jam siē mė ka bėrė mamaja... Si atėherė kur mė more nė duar...
-E pse tani mė thėrret mua, dyfishin tėnd, ta bėj atė gjynah?
Kapėrdiu pėshtymėn dhe pastroi fytin lehtė.
-Sepse po tė mos jesh ti, i miri pėr mua, do tė jetė njė ēunak llafazan i keq, qė do t'u lavdėrohet shokėve: "Shtiva Netėn nė dorė!" siē ka ndodhur me shoqet e mia. Unė edhe nuk dua tė mbetem pas shoqeve pėr ato qė mė kėrkon mosha, po edhe dua qė dashurinė time tė parė tė ta dhuroj vetėm ty, qė e meriton plotėsisht shpirtin tim…
Mė mahniti, mė la pa mend logjika e saj lakuriqe.
-Tani tė tėrheq tek unė bukuria e artit muzikor me tė cilin merrem, po mė vonė do tė mė mallkosh...
-Kurrė ! Mua mė tėrheq shpirti dhe zemra jote...
Mendova vetėtimthi se nėna dhe babai i saj, gruaja dhe fėmijtė e mi flinin tė qetė kėtė mesnatė dialogu pėshpėritės nė dhomėn e kėtij hoteli tė largėt. Flinin me besimin e palėkudur tek unė, dyzetvjeēari. Ndėrkohė, kjo nimfė e bukur, mė pak se gjysma e moshės sime, kjo adoleshente marramendėse, qė tė tundonte aq sa tė mpinte trurin me feminitetin e zhveshur dhe logjikėn e saj rinore, ngulmonte tė kėrkonte nga unė pabesinė… Mirėpo tashmė u kuptua qartė, se puna e sportelistit kishte qenė vetėm sajesa e saj. Dhe kjo mė zemėroi shumė. U ēova nga karrigia ku kisha qėndruar dhe i thashė me ton tė prerė:
-Vajzė e mirė, largoi nga koka ato mendime absurde dhe bjer e fli kėtu, se unė po dal tė marr pak ajėr te dritarja e korridorit derisa tė gdhihet. Nė tė kundėrt, nesėr nė mėngjes e lėmė radion dhe nisemi drejt Gramshit...
Ajo mė hodhi atė ēast njė vėshtrim keqardhės tė atillė, qė tregonte fare qartė, se ishte vrarė mjaft rėndė shpirtėrisht. Pastaj uli kryet dhe filloi tė pėrlotej.
Unė dola jashtė dhe prita lindjen e diellit.
Tė nesėrmen krejt serioz me njėri-tjetrin shkuam nė radio. Ajo kėndoi dy kėngė para komisionit pėrzgjedhės dhe fitoi tė drejtėn pėr tė hyrė nė konkurs. Gjatė kthimit me tren qėndruam nė stolat pėrballė dhe unė i vėrtita bisedat rreth konkursit pėrfundimtar qė do tė bėhej mė njėzet tetor. Por nė tė vėrtetė, bluaja nė tru ndėshkimin pėr sjelljen e mbrėmshme tė saj. Gjė qė mė bėri tė mendoj se nuk mund tė vazhdoja mė tej tė merresha me shoqėrimin e kėsaj vajze hoteleve dhe sallave tė tjera. Isha mėsues pėr tė dhe krahas punės qė kisha bėrė, duhej edhe tė pėrdorja metodat e mia strikte, pėr ta bėrė tė mendonte, se kėsaj here ajo do tė humbiste pėr fajin e saj.
I palėkundur nė vendimin tim, pas pak ditėsh e lajmėrova Netėn, se gjoja komisioni pėrzgjedhės e kishte shkurtuar listėn e konkursit pėrfundimtar, pėr shkak tė fituesve tė shumtė. Pas kėsaj, dikush nga shoqet e veta mė tha, se ėndrra e saj e pėrmbysur papritmas, e kishte bėrė tė qante disa ditė me radhė. Nuk mė erdhi keq aspak, sepse njė reagim tė tillė e kisha paramenduar, qėkur vendosa tė mos e ēoj nė konkurimin pėrfundimtar…
Mė pas ndodhėn ndryshime tė rėndėsishme nė jetėn e vendit. Unė shkova tė punoj nė qytetin tim tė lindjes dhe Neta mbaroi tė mesmen. Mė tej mora vesh, se njė djalė mashtrues i kishte premtuar martese dhe e kishte shpėnė tė shfrytėzohej poshtėrsisht te semaforėt e Italisė. Ky lajm krejt i papritur pėr mua, mė tronditi e mė hidhėroi aq shumė, sa u pendova thellėsisht pėr dėnimin tepėr tė rėndė qė i kisha dhėnė asaj vajze kėngėtare me ndjesi tė spikatura. Mund tė kishte ēarė nė jetė nėpėrmjet rrugės sė kėngės, pėr tė shpėtuar nga ajo gremisje mynxyrore qė kishte pėsuar. Dhe qė nga ai ēast, ndjeva me dhimbje, se pesha e gjashtėmbėdhjetė viteve tė atėhershėm tė saj, nga e cila u mundova tė shpėtoj, do tė vazhdonte tė rėndonte mbi ndėrgjegjen time pėr gjithė jetėn...”
Birra " Norga" mė ngeci nė fyt. Vura re se edhe sytė e Benit ishin lėngėzuar. Ndoshta nga tronditja qė mė shkaktoi rrėfimi i tij, befas atė ēast m’u krijua njė pėrfytyrim i ēuditshėm. Shkumbėzimet e bardha tė dallgėve tė fuqishme, qė era e fortė i sillte nga pėrtej detit dhe i pėplaste pas shkėmbinjve, m’u dukėn si fustane nusėrie tė shkyer nga Otrantoja. E cila, pasi merrte vajzat tona fatkeqe, kthente mbrapsht veshjet e dasmave tė tyre tė mohuara.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA