krijimtariaime800x150.jpg

Gruaja e spiunit

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

 

Ai ishte nga ata njerėz, qė mund tė duronte me shumė kėnaqėsi ta kalonte tė gjithė natėn nė ndonjė bodrum tė errėt, i dėrrmuar nga uria e tė ftohtit, mes minjve dhe ēdo lloj kafshe neveritėse, vetėm e vetėm qė nė mėngjes tė raportonte nė Degėn e Sigurimit ca fjalė armiqėsore.
Bejkul Sakrami ishte prototipi mė i pėrsosor i njeriut tė poshtėr. Poshtėrsia lexohej shkoqur edhe nė fizionominė e tij tė mprehtė, si ajo e dhelpėrit nė pėrgjim. Edhe nė ngjyrėn e fytyrės sė tij, qė i ngjante atij dheut tė hirtė tė bokėrimave. Edhe nė sytė e tij tepėr tė bardhė e tė ftohtė, qė u ngjanin syve tė gjarprit tė shkėmbinjve. Madje edhe hunda e tij kurrizore, me njė ind kockor gati tė tejdukshėm nėn lėkurė dhe me dy flegra qė i dridheshin pas ēdo frymėmarrjeje, e bėnte mė tė plotė leximin antipatik tė portretit tė tij. Mbase edhe vet Bejkul Sakrami ishte i vetėdijshėm pėr atė zymti qė shprehte pamja e tij. Pėrderisa prirej aq shpesh nga bėmat e kėqija e tundohej nga poshtėrsitė. Thua se donte tė hakmerrej me njerėzit fytyrėpaqe, pėr atė damkė qė kishte vėnė natyra nė fytyrėn e tij.
Kam dėgjuar shpesh tė thuhet, se ekziston njė lidhje e ngushtė ngjashmėrie midis pamjes sė jashtme tė njeriut dhe shpirtit tė tij. Kėtė pėrqasje s'kam dashur ta besoj, veēse te ky person i jashtėzakonshėm, qė shquhej nga mania e tij pėr tė bėrė fėlliqėsira ndaj njerėzve tė zakonshėm. Te pamja e tė cilit, krijuesi i mistershėm kishte gdhendur tė gjithė plasticitetin e pėrēudnuar tė shpirtit, duke u bėrė kėsisoj i shėmtuar nė tė gjitha kuptimet.
Dhe mė e keqja, ai nuk pendohej kurrė pėr bėmat e tij tė mbrapshta, tė kryera me mjetet e veta tė preferuara, cinizmin, shpifjen, intrigėn. Madje as fjalėt dhe vėshtrimet pėrbuzėse tė shokėve tė punės nuk arrinin ta frenonin sadopak. Ai mjaftohej vetėm duke mos u folur mė tej me gojė.
Ndonėse kisha dėgjuar pėr karakterin e tij tė mbrapshtė, me Bejkulin u njoha nga afėr krejt rastėsisht. Nė njė nga ato diskutimet skenike pas provės gjenerale, qė organizonte nė atė kohė instruktori i komitetit tė partisė pėr ideologjinė me punonjėsit e kulturės dhe krijuesit e artit. Ku biseda sillej rreth realizimit ideoartistik tė shfaqjes qė do tė jepej tė nesėrmen. Bejkuli u ngrit vrikthi nga mesi i sallės, ku ishim mbledhur. Me flegrat e hundės qė i dridheshin dhe me vėshtrimin e shqetėsuar, tė tendosur pėrballė skenės tha:
- Pa shikoni hijen e kazmės e tė pushkės, qė bie prapa, nė perden e bardhė tė fondalit! Ajo krijon figurėn e njė zezaku tė lidhur me litar. Ky ėshtė njė gabim jo i vogėl ideologjik qė i ka shpėtuar skenografit. Njė gabim qė ka tė bėjė me pėrbuzjen raciste ndaj proletarėve me ngjyrė... Ne duhet tė jemi mė vigjilentė! – pas kėsaj sytė e tij shkreptinė njė dritė tė verdhė, tė ethshme dhe iu rrėqethėn tėrė dejet e fytyrės.
Kuptohet, vetėm masa djallėzore e trurit tė Bejkul Sakramit, qė shkrepte vetėtima tė zeza brėnda kafkės sė tij, mund tė sajonte njė fantazi tė tillė ideologjike, pėr tė goditur skenografin e pafajshėm e pėr tė lartėsuar mprehtėsinė e vet kritike. Pas fjalėve tė tij pasoi njė heshtje e zymtė, gjatė sė cilės tė gjithė shikonin tė ēmeritur herė nga skena dhe herė nga instruktori i rreptė. Mua m'u drodh tėrė shtati nga neveria. Diēka m’u pėrdrodh pėrbrėnda stomakut. Atėherė, sikur tė mė kishte djegur njė spec atje ku s'thuhet, brofa papritmas nė kėmbė. Dhe me njė thirrje tė beftė iu luta punėtorit tė ndizte dritat e skenės. Pas pak gjithēka u ndriēua dhe hija e dyshimit tė tij u davarit menjėherė.
-Ja ku u zgjidh edhe zezaku! -thirra me mllef dhe e shigjetova kritizerin absurd drejt e nė ata sytė e tij tė akullt.
Shpėrthyen tė qeshura qesėndisėse dhe sikur u zgjidhėn nga litari i padukshėm tė gjithė ata qė gjendeshin nė atė diskutim.
Kur dolėm nga salla, djaloshi skenograf mė shtrėngoi dorėn fort dhe u shpreh buzagaz:
-Vetėm njė bir kurve mund tė bėhet kur tė duash edhe kritik i arteve figurative!
Nė vijim tė bisedės i thashė atij, se tė gjitha energjitė keqbėrėse tė kėtij njeriu ishin si tė mbyllura nė njė shishe magjike. Mjaftonte vetėm rasti, qė ai t'i hiqte tapėn, pėr tė dalė andej djalli i zi i shpirtit tė tij. Ky mendim i pėlqeu mjaft skenografit, i cili, duke gjetur nė atė krahasim shfrimin e pezmit tė vet, tha:
-Mė kėnaqe aq, sa ma nxore menjėherė gozhdėn e tij!
Por ndėrhyrja ime, sado krejt e rastit dhe pėr tė ndriēuar tė vėrtetėn, e goditi keqas vanitetin e atij njeriu dhe mė kushtoi tepėr shtrenjtė. Si fillim Bejkul Sakrami mė hidhte vetėm ca vėshtrime agresive me bishtat e syve tė shpėlarė e tė mrrolur nga urrejtja e fshehtė. Gjeste kėto qė nuk mė frikėsonin aspak, sepse rrekesha gjithmonė tė isha i rregullt nė gjithēka. Mirėpo ndodh, qė nė interes tė keqbėrėsit, rasti punon me martel minatori, pėr tė shkėrmoqur qėndrimin shkėmbor tė njeriut tė drejtė. Pak ditė mė vonė, pesėmbėdhjetė vjersha tė mia, tė dėrguara nė jurinė e konkursit tė rrethit, ku bėnte pjesė edhe Bejkuli, u dorėzuan prej tij nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Kėsisoj, Sigurimi do tė kishte mundėsi tė vlerėsonte nė to, jo vetėm zbulimin e "aluzioneve ideologjike" qė kishte gjetur kritiku vigjilent, pėr fjalėt aq tė pafajshme si lule, flutur, qengj, por edhe tė mė jepte "ēmimin" e vet tė tmerrshėm. Siē ua kishte dhėnė pak kohė mė parė dy poetėve tė rinj, tė cilėt u dėnuan me pushkatim pėr poezi armiqėsore. Pasuan diskutime pa fund, debate nė disa tubime krijuesish dhe zyra "kompetentėsh" trumykur, vijuan net stresante pa gjumė dhe ditė terrori psikologjik. Mė kishte pushtuar njė ndjenjė e errėt frike, tė cilėn mundohesha ta zhdukja nga mendja, por mė kot, sepse ajo mė ishte ngjitur nė ndėrgjegje si nepėrkė. E gjithė kjo katrahurė idioteske e frikshme e plot ankth zgjati derisa u sqaruan metaforat e krahasimet e mia njė pėr njė. Por pėr njėrėn nga vjershat, u bėra problem deri nė organet botuese. Pra, i humburi isha unė. Bejkuli fitoi triumfin e pėrgėzimit.
Mirėpo ashtu siē thotė vargu i njė kėnge popullore "Kam lėnė zotin tė marrė hak.", u tėrhoqa nė shpellėn time, shtrėngova rropullitė mirė me rrip, pėrmblodha rradaken e hallakatur nė zgavrėn e saj dhe lashė gjykatėsin suprem tė merret me atė njeri.
Ai zuzar me gjakun e infektuar nga pasioni pėr ligėsi, vijoi mė tej veprėn e vet tė paskrupullt. Spiunoi, doli dėshmitar nė gjyq kundėr njė kėngėtari tė dėgjuar, qė u dėnua pėr ndikime tė huaja dhe bėri mjaft pisllėqe tė tjera tė kėsaj natyre, tė cilave nuk u nxirret fundi duke i numėruar.Tekefundit u mėsuam me mendimin, se me Bejkulin e pandreqshėm ndodhnin gjithmonė rrengje tė tilla, intriga, shpifje, spiunime e sjellje tė ulta. Mbasi ai ashtu ishte prerė dhe asgjė nė botė s’do tė mund ta ndryshonte destinacionin e tij drejt keqbėrjes fundore. Por, gjithėsesi, atė ēka ndodhi atėherė me gruan e tij s’kam pėr ta harruar sa tė jem gjallė. Ishte vet zoti, qė, nėpėrmjet shpirtit tė njė gruaje, mori hakun e tė gjithėve ndaj Bejkul Sakramit tė poshtėr.
Asokohe ai ishte baba i dy kolopuēėve tė pashėm dhe burrė i njė mėsuesje me bukuri tė rrallė. Kėto ishin tepėr tė mjafta pėr tė qėnė, jo vetėm njeri i lumtur, por edhe familjar i qetė e i kredhur nė andrallat e kėndėshme tė ēerdhes sė vet bashkėshortore. Por nėse ėshtė ashtu siē thotė Bibla, qė njeriu ėshtė gatuar nga balta e shndėrruar nė mish, atėherė zoti nė nxitim e sipėr, ose kishte harruar, ose e kishte lėnė enkas Bejkul Sakramin njė qenie prej bataku. Dhe ashtu si te personazhet e Hygoit, ku bashkėjetojnė tipa tė kundėrt, kishte ndodhur edhe nė bashkėjetesėn reale tė kėtij rasti, ku baltovina flinte nė njė shtrat tė butė me njė perri.
Alketa ishte njė femėr elegante me shtat tė lartė e tė hijshėm, qė tė tėrhiqte vėmendjen. Flokėt ngjyrė ari tė dallgėzuar, sytė qiellor dhe ēdo gjė tjetėr femėrore tek ajo, pėrbėnin njė pasuri tė lakmuar nga tė gjithė ata qė hidhnin vėshtrimin nė fytyrėn dhe trupin e saj. Fliste me njė ton gazmor e tė pėrzemėrt. Kishte njė tė qeshur tė paperėnduar mbi buzė, qė i ēelte herė pas here, siē ēelin gonxhet e zambakut pas shiut tė verės. Ky krahasim merr vlerė mė tej, po tė kihet parasysh, se lulet e buzagazit tė saj, ēelnin gjithmonė pas breshėrimave tė poshtėrsive tė Bejkulit. Edhe mbas dy lindjeve tė afėrta, ajo femėr dukej sikur qe rinuar ca mė tepėr. Ata qė nuk e njihnin, e merrnin fare natyrshėm pėr vajzė bukuroshe.
Mė duhet tė pohoj kėtu pėr sinqeritet, se i kisha hedhur kėsaj gruaje ca vėshtrime ngultas, krejt tė pavetėdijshme, si shprehje tė admirimit tim pėr atė pamjen e saj aq tė hirshme. Dhe ajo mė ishte pėrgjigjur me florėn e lulėzuar tė buzėve tė veta. Vetėm kaq. Sepse nė tė vėrtetė, vėshtrimet e mia tė pakontrolluara, mė tepėr se dėshirė dhe zili, ishin stepje habie pėr atė padrejtėsi tė madhe tė fatit, qė kishte bashkuar njė djall skėterre me njė ėngjėll parajse. Shpesh herė pyesja veten, si qe e mundur qė Bejkuli aq i lig tė flinte pėrnatė nė tė njėjtin shtrat me Alketėn aq hirėplote. Madje, s'arrija tė kuptoja, se si mund tė bashkėjetonin aq pranė dhe nė sinkron dy nocionet e kundėrta estetike: E ulta neveritėse dhe E bukura mahnitėse? A thua ajo grua e zgjuar s'kishte arritur ende ta njihte shpirtligėsinė e tė shoqit?...
Por jo, s’kishte qenė thjesht ashtu. Njėsoj si vėrshimet e parreshtura tė disa pėrrenjve tė ndotur, qė arrijnė me kohė tė turbullojnė njė lumė tė madh e tė kulluar, vėrshimet e karakterit tė pėrbaltur tė tė shoqit, kishin turbulluar pak nga pak edhe marrėdhėniet e tyre intime. Rritja e vazhdueshme e fluksit tė opinioneve negative rretheqark, bėnė qė njė ditė Alketa tė vendosė pėrfundimisht pėr tė ardhmen e martesės sė saj. Me njė qetėsi ėngjėllore tė admirueshme ajo u drejtua nė dyert e gjykatės dhe e hoqi Bejkul Sakramin nga jeta e saj, siē mund tė hiqet njė veshje e njollosur, pa asnjė mundėsi pastrimi. Madje sapo ajo mori nė dorė dokumentin e shkurorėzimit, iku sė bashku me dy fėmijėt pėr tė jetuar te prindėrit e saj nė qytetin e lindjes.
Njė kohė tė gjatė ndarja e tyre u pėrfol gjerėsisht dhe tė gjithė ata qė i njihnin, binin nė njė emėrues tė pėrbashkėt: "Sa mirė ia bėri!".
Paskėtaj Bejkul Sakrami nxitonte hapat pėr t'u larguar nga njerėzit e njohur. Dhe dukej si njė bishė e plagosur pėr vdekje, qė kishte frikė mos i suleshin langonjtė pas shpine. Sytė iu zgavruan thellė, buzėt iu tkurrėn e iu thanė si dy copa sholle. Ai u bė nga fytyra dyll i verdhė dhe mori njė ēehre tė sėmurė. Dukej si njeri i kalbur gjer nė palcė. Dhe kjo s'qe thjesht njė pėrfytyrim i atyre qė e urrenin. Ndodhi qė para syve tė tė gjithėve ai u shndėrrua vėrtetė nė njė kokė tė vdekuri dhe ngjante me njė maskė mortore, e cila endej rrugėve krejt vetėm.
Por edhe shfaqja herė pas here e kėsaj kufome nė qytetin e vogėl krahinor nuk zgjati shumė. Qysh nga dita e ndarjes me gruan, me sa kuptohet, ai bluante ditė e natė pėr t'i gjetur njė kundėrpeshė opinionit tė krijuar prej shuplakės sė madhe qė hėngri nė jetė. Shpejt u muarr vesh, se Bejkul Sakrami ishte martuar nė kryeqytet me njė vejushė tė operas. Ajo e tėrhoqi nė shtėpinė e saj dhe i rregulloi vendin e punės nė arsim, diku nė fshatrat e periferisė. Kėshtu pak nga pak edhe zhurma e ndarjes sė tij me Alketėn edhe buja e martesės nė Tiranė zunė tė shuhen e tė harrohen bashkė me emrin shijekeq tė Bejkul Sakramit.
Mirėpo prishja e njė martese, ndonėse bėhet e ditur nė kohė relativisht tė shkurtėr, shkaqet dhe misteret e saj vijojnė tė zbulohen dalngadalė, si gurėt qė shkėputen pak nga pak prej mureve tė njė ngrehine tė rrėzuar. Pas tre vjet martese me Bejkul Sakramin, vejushja e operas, e cila mezi priste njė fėmijė, para se menopauza tė shuante shkėndijat e fundit nė shpuzin e pjellorisė sė saj, kėrkoi ndihmėn e mjekut. Pas disa vizitave dhe analizave tė pėrsėritura tė tė dy bashkėshortėve, doli se sperma e Bejkul Sakramit kishte lindur e vdekur.
-Si ka mundėsi? -kishte pyetur Bejkuli i skandalizuar mjekun, -Unė kam lindur dy fėmijė me gruan e parė!
-Dy fėmijėt i ka lindur gruaja, jo ti, -i qe pėrgjigjur shkurt specialisti i analizave tė pagabueshme.
Bejkul Sakrami, i tėrbuar prej kėtij fakti, qė e goditi mė rėndė se gjylja e njė obuzi, kėrkoi vėrtetim legalizimi nga komisioni mjekėsor. Dhe e mori pa vonesė. Me njė dokument tė tillė, ai e hodhi menjėherė nė gjyq Alketėn e largėt. Jo vetėm pėr ta poshtėruar publikisht, por edhe pėr ta shkarkuar veten nga detyrimi financiar i dy fėmijėve, e pėr tė kėrkuar rikthimin e pagesave mujore tė tre vjetėve tė shkuar.
Me njė gjakftohtėsi tė habitshme, Alketa deklaroi nė gjyq, se kishte qenė nė njė moshė vendimtare, kur gruaja pendohet qė i ka qėndruar besnike njė burri, tė cilin ka filluar ta urrej pėr shkak tė karakterit tė tij tė ulėt. Ndonėse kishte pritur gjatė njė fėmijė tė ėndėrruar, ish bashkėshorti i saj nuk kishte qėnė nė gjendje t'i pėrgjigjej. Por e kalonte tė gjithė kohėn duke vrarė mendjen pėr t'u ngritur kurthe njerėzve tė pafajshėm. Nė kushte tė tilla, kur Alketa mendohej thellė pėr tė zgjedhur, tė bėhej nėnė apo tė mbetej beronjė, edhe pse e aftė si femėr, ajo kishte gjetur mundėsinė tė kryente detyrėn e amėsisė, qė i kėrkohej nga ligjėsitė natyrore me njė person tjetėr dy herė rradhazi. Kėtė zgjidhje e kishte quajtur si mė tė arsyeshmen, pėr tė mos u shkaktuar prindėrve tė sėmurė njė tronditje tė pamerituar me bujėn e ndarjes. Duke e shtyrė kėsisoj bashkėjetesėn e saj me tė shoqin, deri nė atė pikė, sa ishte bėrė e pamundur...
Thuhet, se gruaja ia mat burrit kokėn me pe mėndafshi dhe ia vė festen tamam sipas kokės. Feste mė tė bukur e mė fikse se kjo, qė Alketa i kishte vėnė Bejkul Sakramit tė poshtėr, zor se mund tė gjėndej. Ajo e vuri eunukun e saj tė urryer tė mėkojė me lugė tė vogėl, tė laget nė prehėr, tė pėrkėdhelė e tė rrisė dy fėmijė tė ngjizur nė mitrėn e saj prej njė mashkulli tjetėr. Duke i ngulur atij nė kokė dy brirė mė tė mėdhenj se tė kaut pėr gjashtė vjet me radhė.
Shpesh herė, i habitur nga ai fund, zakonisht i palavdishėm, i dėshpėruar, apo i turpshėm, qė i pret tipa tė tillė si Bejkul Sakramin, kam shtruar pyetjen: Ē'ėshtė ajo dėshirė e egėr, ajo ndjenjė mizore e kėtyre njerėzve pėr tė hyrė nė jetėn e tė tjerėve me ligėsi, pėr t'ua bėrė jetesėn tė zezė e tė padurueshme? Pėrse duhet tė zhyten patjetėr nė llumin e gjirizit tė poshtėrsive, kur jeta e shkurtėr ka aq shumė gjėra tė bukura me tė cilat mund tė merret njeriu? Pėrse duhet tė presėsh stuhi urrejtjesh, duke krijuar humnera mes njerėzve, kur mund tė vjelėsh buzagaze mirėnjohjesh dhe tė sigurosh pėrkrahje miqėsore nė bashkegzistencėn tėnde njerėzore?
Bota e brėndėshme e njeriut ėshtė njė univers aq i pasur e i mahnitshėm, sa edhe vet universi qiellor qė na rrethon. Pėrse tė mos gėrmosh nė vetitė e bukura e nė cilėsitė e mira tė tjetrit, pėr ta bėrė shok, mik, e bashkudhėtar tė kėsaj jete. Por duhet patjetėr ta sulmosh atė me tė gjitha bateritė e fshehta tė arsenalit djallėzor, e ta bėsh armikun e vetes. Dhe pas tij tė shtosh armiq tė tjerė, pėr t'u vetėrrethuar njė ditė nga njė gardh i zi me gjėmba tė helmėt? Pėrse kėta tipa duhet tė provojnė fundin e hidhur, atė shpagim tė pashmangshėm qė i pret pas njė vargu aventurash poshtėrsie? A nuk mund tė nxirret mėsim nga fundi i turpshėm i dikujt tjetri tė kėsaj natyre, pėr tė mos i hyrė gjithė asaj rruge tė zezė? Pėrse vallė, pėrse? Nuk di, nuk di...
Tė gjithė ne qė u gėrvishtėm nė ndjenja e nė shpirt nga ingranazhet e djallėzisė sė Bejkul Sakramit, ishim tejet tė kėnaqur me hakmarrjen e heshtur, qė i bėri zoti i shfaqur nė trajtėn e njė gruaje atij keqbėrėsi tė pandreqshėm. Dhe pas zhvleftėsimit tė tij, si njeri i kthyer nė paēavure, morėm frymė me njė dinjitet shembullor.
Madje edhe dėnimi shporrės qė i dha gruaja e dytė nuk na bėri aq pėrshtypje. Sepse dihet qė inercia ndjek rrugėn e nisur, duke tė shtyrė deri nė fundin e kahjes sė vet, si pėr keq, ashtu edhe pėr mirė...

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA