krijimtariaime800x150.jpg

Kosa qė kositi koka

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Kosa e mprehur mirė nė kudhrėn e skuqur me prushin e “Zjarrit tė Proletarėve” quhej Kosta Petrani. Ishte njė kosė prej ēeliku gri qė xixėllonte shkėlqimin e mprehur hollė dhe u fuste dridhmat nė palcė tė gjithė poetėve tė Luginės Lindore.
Ditėn qė dy poetėt e Barzenės u dėnuan me heqjen e kokave, kosa Kosta Petrani lėshoi mbi kokat e sallės sė gjyqit njė rrezatim tė zi. Teksa lexohej ekspertiza ideore prej pesė faqesh, e kėtij specialisti tė kosave, qė i cilėsonte ata dy pėllumba fatzinj tė poezisė si armiq tė “Saharės” shqiptare unė ndodhesha nga mesi i sallės. Sapo mbaroi leximi i tmerrshėm, kosa Kosta hodhi njė vėshtrim tė vėngėr nga unė, me tė cilin la tė kuptohej se pas tyre mė kishte ardhur radha mua, qė kisha shtypur vjershat e tyre me “Olivettin” tim tė vjetėr pėr t’i vėnė te tabela e letrarėve tė rinj tė shtėpisė sė kulturės. Ai vėshtrim prej kobre mė futi dridhmat nė tė gjithė trupin me njė intensitet tė tillė, qė as tėrmeti dhjetė ballėsh nuk do tė mė kishte tronditur mė tepėr.
Dita e heqjes sė kokave tė dy poeteve erdhi shpejt. Polici i qenit gjurmues tė degės, qė ishte komshiu im, mė tha rastėsisht nė mėngjes:
-Nė tre gėrmime te mali i Zgarės doli shkėmb i zi dhe mezi i kemi varrosur pėr gjithė natėn.
-Thanė gjė para vdekjes?
-Nuk folėn fare, po s’donin tė vdisnin me tre breshėri plumbash. Plumbi i katėrt nė kokė i komandantit tė skuadrės sė pushkatimit i palosi pėrtokė...
M’u bė njė shkėmb i zi nė gjoks. Po atė pasdite u trishtova me dhimbje zemre kur pashė se u kthyen tė lara me lot nėnat e tyre shamizeza, qė kishin shkuar t’i luteshin Strategut tė madh t’u falte jetėn. Oficerėt e gardės, jo vetėm nuk i kishin lėnė tė afrohen te muri rrethues, por dhe i kishin pėrzėnė me shkopinj gome.
Prita me ankth ditėn kur do tė mė vinte dhe mua radha e llahtarshme e plumbit tė katėrt nė kokė. Ishte njė pritje qė i ngjante asaj tė tė dėnuarve me vdekje nė hekurat qelive tė burgut. Mė bėheshin ēdo natė nė gjumė njė mori kosash qė ngriheshin mbi kokėn time si shpatat e gladiatorėve nėpėr filma lashtėsie. Dhe atėherė zgjohesha i tmerruar duke frikėsuar keqas gruan dhe fėmijėt.
- Shpjet, lutju tavanit, !- mė thoshte gruaja e alarmuar.
Dhe unė ēoja kryet nga tavani me kallamishte tė suvatuara, ku mendoja se ishin montuar ēimkat pėrgjuese tė sigurimit dhe bėja ritualin:
- O feneri i madh ndriēues i jetės sonė, qė ndriēon gjithė botėn nga Tirana me dritėn e kuqe tė marksizėm-leninizmit, mė shkri edhe mua nė dritėn tėnde jetėdhėnėse, qė tė bėhem njė rreze drite e bashkuar me tufėn shumėmilionėshe tė kėtij feneri nė dorėn heroike tė Strategut tonė tė lavdishėm....
S’kishin kaluar as tri javė, kur mė thėrret nė zyrė Kosėtari i Parė i godinės sė partisė, qė quhej Marko, njė merceolog trupmadh. Me flokė tė verdhė tė lėpira anash, me vetullat e verdheme, me dy sy gri tė mprehtė dhe me egėrsinė e shprehjes sė fytyrės, ai kishte pamjen e njė nazisti. Njė shoku im hokatar, sa herė e shihte nė horizontin e largėt tė bulevardit kryesor tė qytetit, pėrsėriste lehtė nderimin nazist: ”Zig hail!“
Para tij qėndrova krejt i qetė, duke menduar se jam thirrur pėr ndonjė punė. Por kur nxori nga sirtari revistėn “Ylli” ku ishte botuar njė cikėl me poezi tė mia dhe filloi tė kėrkonte shpjegime pėr poezinė “Ndodh edhe dielli” u shtanga krejt i befasuar.
-Ē’do tė thuash ti me kėtė vjershė? - ishte pyetja e parė e Kosėtarit, i cili kishte marrė impulse nxitėse pėr parregullsi ideore tė kėsaj poezie nga kosa Kosta Petrani, qė jo pa shkak mė kishte vėshtruar vėngėr nė sallėn e gjyqit tė tmerrit.
-Atė qė thotė vjersha ! - i thashė duke u rrekur tė mposht turbullimin.
Ai mė kundroi qortueshėm me njė vėshtrim tė rėndė.
-Domethėnė drita diellore e partisė tonė qenka e mėrzitshme pėr ty ?
Nėnqesha instinktivisht, duke menduar se ky ishte njė konstatim i mjerė i njė njeriu qė dinte tė interpretonte llojet ushqimore dhe kujtonte se edhe poezitė janė si frutat e zarzavatet. Apo qė kujtonte se mund tė nxirrte Partinė nga rrezet e diellit, siē nxirrte krunden nga rrezet e miellit.
-Mė bėhet qejfi shumė qė ju lexoni poezi, - i thashė me njė buzagaz tė shtirė.
-Di ti, po dimė dhe ne ! - tha Kosėtari nazist me ton tė ashpėr.
-Nuk thashė se ju nuk dini, - shtova menjėherė - Po duke menduar ngarkesėn tuaj me punė tė shumta, shpreha kėnaqėsi qė gjeni kohė pėr tė lexuar edhe vjershat tona...
Nuk e priti mirė as kėtė frazė timen.
-Ti kujton se duke i spėrdredhur fjalėt si tė do qejfi, mund tė tallesh me diellin e partisė?...- shfryu me njė tonalitet qė binte erė padituri dhe arrogancė.
-Ju lutem, shoku Marko, mė vjen keq tė bėni njė interpretim tė tillė, kur vjersha nuk e thotė kėtė nė asnjė fjalė, por shpreh dashurinė pėrvėluese tė dikujt, e cila nuk i bėn pėrshtypje partnerit qė s’e do. Unė partinė e shoh tek njerėzit, tek veprat, kudo nė tokė, por jo te dielli pėrvėlues i kozmosit.- thashė me keqardhje tė sinqertė, duke menduar se mund t’i qartėsoj sadopak keqinformimin e kosės Kosta Petrani.
-Mirė, mirė, do ta shohim ! Ik tani !- tha ftohtė, duke mė pėrzėnė nga zyra edhe me lėvizjen pėrēmuese tė dorės.
Dola jashtė krejt i verbuar. Dielli i shndritshėm i atij mėngjesi, ishte ngritur lart nė qiell dhe prej andej derdhte mbi tokė flakėn e tij tė lėngshme. Te trotuari i tregova gjithēka shokut tim qė ishte drejtor i gjimnazit. Ai ma lehtėsoi disi dyshimin e llahtarshėm qė mė kishte kapluar. Kjo ėshtė fantazi e merceologut Zig hail, - tha ai- sepse askush nuk ka tė drejtė tė mendojė e tė thotė budallallėqe tė tilla pėr atė poezi.
Tė pasnesėrmen mė erdhi lajmėrimi me firmėn e vetė kosės Kosta Petrani, qė ishte kryetari i degės sė lidhjes sė shkrimtarėve tė Luginės Lindore, se duhej te paraqitesha patjetėr nė mbledhjen e zgjeruar tė forcave krijuese. Dridhmat shtuan intensitetin nė ēdo milimetėr tė perimetrit tim prej mishi dhe kockash tė hallakatura nga terrori psikologjik dhe pagjumėsia.
Gjithēka u kuptua kur instruktori i ardhur nga kupola qendrore e fenerit tė madh tė Tiranės dhe i prirė nga Kosėtari i Parė i Luginės sonė zunė vend nė tryezėn kryesore. Kosėtari thirri nė tryezė edhe kosėn Kosta Petrani, si veglėn e tij, tė njohur pėr vargjet deklarative: “Le tė rrjedhė ēeliku pėr dyfek e plugje/ le tė pėlcasė armiku,/ moj kala e kuqe“ me tė cilat u vu pėrmbi tė tjerėt. Ai ishte njė krijesė zvarranike qė e kishte ēarė rrugėn duke rrėshqitur si krimb, nga njė letrar i zakonshėm, deri te kryetari i forcave krijuese. Por shumė nga qenia e tij kishte mbetur ende krimb, qė gėrryente nė tulin e trurit tonė krijues pėr tė na krimbur tė gjithėve nga brenda. Prania e kosės sė tij mė trembi mė shumė se kushdo tjetėr, sepse si ekspert i Degės sė Brendshme, ai u kishte vėnė vulėn si krijime tė gabuara ideologjikisht dhe krejt armiqėsore vjershave tė poetėve tė Berzanės, kositja e kokave tė cilėve kishte gjakosur edhe krejt atmosferėn e Luginės sonė.
Kosėtari i Parė prezantoi instruktorin e dėrguar nga truri ideologjik i kupolės kryesore tė fenerit dhe tha se nėn frymėn e Plenumit tė Katėrt, do tė diskutohej pėr ndikimet e huaja nė letėrsi e arte edhe me krijuesit e Luginės Lindore. Pasi hodhi njė sy tė pėrgjithshėm nėpėr sallė, Kosėtari Marko shtroi pyetjen:
-A ka edhe nė krijimet tuaja nga ato tė meta qė shtroi Plenumi i Katėrt? - (Mu mė tingėlloi: Plumbi i Katėrt)
Njė copė herė askush nuk mori guximin tė fliste.
-Duhet tė flasim tė gjithė pa pėrjashtim! - ngulmoi ai, -Kush ndjen se ka ndikime, tė shprehet lirshėm, pėr ta pastruar veten!
Pas njė pauze tė shkurtėr, u ēuan njėri pas tjetrit disa pseudokrijues qė nuk kishin arritur tė publikonin asgjė nga zhgarravitjet e tyre. Mė nė fund, Kosėtari drejtoi vėshtrimin nga unė dhe mė thirri me emėr:
- Po ti, ndjen se ke ndonjė tė metė nė krijimet e tua ?
I mbushur deri nė grykė me armatimin tim kundėrshtues, u ēova dhe thashė sė pari:
-Mosarritje artistike mund tė kem edhe unė si gjithė tė tjerėt, po gabime ideologjike jo.
Kosėtari i Parė shqeu sytė dhe hapi me vrull faqet e revistės.
-Po ky dielli i partisė qė bėhet i mėrzitshėm kėtu, nuk tė duket gabim ty?...
-Ai aty ėshtė dielli i qiellit, jo i partisė, - thashė vendosmėrisht.- Fjala parti s’ėshtė kėrrkund aty dhe as mund tė nėnkuptohet, pėrderisa flitet pėr dashurinė midis dy tė rinjve.
-Thellohu, thellohu !- urdhėroi rreptė Kosėtari Marko, qė siē kėrkohej zakonisht, unė tė futesha me kėmbėt e mia thellė e mė thellė gabimeve tė paqena, tė cilat do tė mė ēonin nė kasaphanėn e Plenumit tė Katėrt si dashin te kasapi. Kėto i dinte ai, po i dija dhe unė...
-Jam ngacmuar nga tragjedia e njė oficeri gramshiot, qė vrau nė korridorin e konviktit tė universitetit ish tė fejuarėn, e cila nuk e donte. Duke gjykuar se ai nuk kishte tė drejtė tė impononte dashurinė e tij sado e flaktė tė ishte... Dielli kozmik mund tė bėhet nė poezi pjepėr, bukė misri, dajre e gjithshka tjetėr nė varėsi tė subjektit poetik qė pėrdor dhe s’kam pse akuzohem pėr cėnimin e figurės sė partisė...- vijova duke ndjerė se sytė po mė xixėllonin nga sikleti. Dihet si punon truri nė raste tė tilla.
-Ja tė pyesim edhe kryetarin tuaj qė ėshtė poet i afirmuar, - iu drejtua kosės sė vet Kosėtari Marko.
Nė gjysmėerrėsirėn pas shtyllės sė sallės ku ndodhej karrigia e tij, kosės Kosta Petrani i shndriti tehu i syve si sytė e ujkut nė muzg. Ai u pėrtyp njė grimė, uli vetullat e trasha dhe zgjati buzėt qė u jepte formėn e hinkės sa herė matej tė fliste.
-Ashtu ėshtė, dielli ėshtė fiksuar nė art si simbol i partisė dhe nuk mund tė gatuhen figura negative pėr tė...- tha me njė zė tė zvargur e me harenė e grabitqarit qė i ka dalė gjahu nė shteg.
Atė ēast tė tmerrshėm m’u duk sikur nė vend tė gojės sė tij, u hap prapanica e njė lope dhe lėshoi produktin e njohur. Asnjėherė nuk i deshi ata qė shkruanin mė mirė se vetja. Pėr ta, ai vetėm njė gjė kishte nė kokė, t’ua gėrmonte fshehtas. Truri i tij punonte si njė kurth i vėrtetė dhe shpirti i tij ishte i mbushur me smirė, sa njė ferrė e mbushur me gjemba. Nė atė tronditje tė fuqishme, kur koha pushoi sė qėni kohė dhe hapėsira nuk ishte mė hapėsirė, unė nuk arrita ta komandoj mė veten. Gjithė jetėn kisha pasur frikė nga plumbi, po tani qė isha vėnė para skuadrės sė tyre tė pushkatimit, frika ime u zbeh krejt. Sepse edhe vdekja m’u duk mė e ndershme duke zbrazur tė gjithė arsyetimin e trurit, pėr tė shfryrė dufin e pėr ta mbrojtur veten si burrat.
-E more Jago, se ti i thur kėto intriga! – ia plasa, duke menduar se ngulmonte tė mė bėnte patjetėr kurban tė kosės sė tij edhe mua si ata dy tė mjerėt.
-Mos ofendo tė tjerėt, se pėr ideal tė vura hekurat qė kėtu !- klithi me nervozizėm Kosėtari i Parė, fytyra e tė cilit u shtrembėrua keqas dhe sytė e bardhė sikur i dolėn nga orbita.
Nga fjalėt e tij ndjeva te veshėt oshtimėn e plumbit tė katėrt nė malin e Zgarės dhe m’u duk sikur kafka mė shpėrtheu nė dhjetėra copa.
-Ai si mėsues letėrsie s’duhet ta thotė kėtė, se e di mirė qė simbolet letrare krijohen brėnda nėntekstit, jo nė mėnyrė shabllone. Askush nuk mund tė mohojė faktin se dielli para se tė bėhet simbol, ėshtė njėri nga trupat qiellor dhe gjithėsesi pėr ekzistencėn e tij kozmike do tė flitet patjetėr, - u pėrpoqa ta zbut edhe me shprehjen e pamjes sime.
Vijuan tė japin mendimet e tyre edhe disa amatorė, apo ndonjė i vetėquajtur krijues. Madje njė ushtarak, qė pretendonte prej dhjetė vjetėsh se po shkruante njė dramė, tha, pse isha treguar aq mendjemadh e nuk kisha shkuar tė konsultohesha me tė, qė si oficer kishte njė pėrgatitje tė lartė ideopolitike. Nja dy, me tė cilėt kisha pasur shkėmbime fjalėsh tė ashpra, filluan tė hidhen drejt meje si karkalecat. Disa tė padėgjuar tė tjerė u bėnė aq tė mėdhenj aty, saqė tė linin pėrshtypjen se ishin gati t’i zinin vendin Kadaresė dhe Agollit. Vetėm regjisori i shtėpisė sė kulturės dhe drejtori i gjimnazit mė mbrojtėn fuqimisht, duke shprehur konsiderata se kisha botuar krijime tė atij niveli qė ishin recituar nė skenė e nė RTV.
Nga vlerėsimet e tyre mora zemėr dhe vijova tė pastroj tė gjithė baltėn qė mė ishte hedhur.
-Nė qoftė se do tė thosha “Parti o dielli i jetės sonė” dhe pastaj tė pėrdorja vargun pėr tė cilin mė akuzoni, atėherė gaboja vėrtetė. Po tė merret nė sensin sipėrfaqėsor se dielli ėshtė Partia, atėherė del se dielli perėndon, kurse Partia jo. Dielli ka njolla tė errėta, partia jo. Dielli ėshtė njė trup qiellor i zjarrtė, tė cilit sa mė shumė t’i afrohesh, tė djeg e tė shkrumbon. Kurse partia sa mė shumė t’i afrohesh, tė fut nė gjirin e saj e tė lartėson...
Nėse e gjitha ajo qė po ndodhte aty nuk ishte veē njė moskuptim apo keqkuptim i tyre, atėherė duhej tė rishqyrtoja tė gjitha sa kisha besuar deri atė ēast dhe tė mendoja plotėsisht se ata qė dėnoheshin politikisht, pushkatoheshin apo burgoseshin, ishin fajėsuar krejt kot.
Gjyqi im vazhdoi katėr orė, gjatė tė cilave herė mė fundosnin thellė dhe herė dilja nė sipėrfaqe, duke qenė i bindur se isha vaj, qė sado me ujė tė mė mbulonin, do dilja sėrish pėrsipėr.Mė nė fund, e mori fjalėn instruktori i kupolės sė madhe tė Tiranės, i cili, ēuditėrisht i qenėsishėm deri nė atė ēast, kishte heshtur krejt, duke mbajtur shėnime nė bllokun e tij pėr gjithēka flitej aty. Ishte njė mesoburrė, me flokė tė zbardhur anash, me sy tė kaltėr e vetulla tė shtrira.
-U pėrgėzoj pėr diskutimet serioze e me shqetėsim qytetar, - tha me njė ton tė qetė qė dėgjohej fare mirė nė qetėsinė totale gjatė kohės qė fliste. - Lidhur me poezinė “Ndodh edhe dielli“ e kuptoj edhe unė ashtu siē e shpjegoi krijuesi i saj. Nė nėntekstin e vet vjersha nuk ka Partinė dhe as mund tė nėnkuptohet ajo aty. Megjithatė, duhet bėrė kujdes kur pėrdoren simbole negative tė tilla, qė njerėzve tė mos u shkojė mendja te Partia. Nuk ia vlen tė zgjatemi mė tej pėr kėtė ēėshtje. - pėrfundoi duke e kuptuar fare mirė se smira e kosės poetike spiune dhe hekurat e nazistit Marko nuk bėnin pėr duart e mia tė buta. Megjithatė, arsyen pse pranoi ai instruktor kompetent tė vinte aty pėr tė diskutuar atė poezi fare tė qartė pėr tė, unė s’kam pėr ta ditur kurrė. Por mendoj se ndoshta truri i atyre partiakėve ishte sajuar nė atė mėnyrė qė tė shihnin te subjekti artistik edhe tė keqen edhe tė mirėn njėkohėsisht. Pas kėsaj ai u ēua menjėherė pėr tė dalė.
-Ne nuk e bėmė mbledhjen pėr autorin e kėsaj poezie, - shpejtoi tė thotė Kosėtari i Parė duke nxituar tė dilte pas tij.
-Qė e bėtė pėr mua, e tregon revista”Ylli” qė keni marrė me vete, - shpejtova t’i pėrgjigjem, gati duke fluturuar nga gėzimi, qė nuk arritėn dot tė mė rrėzojnė nga teli i “mėkatarėve” qė ishte tendosur mbi kazanėt me bitumin pėrvėlues tė ferrit ideologjik.
Ai rrudhi buzėt dhe nė ikje e sipėr sytė i lėshuan njė ndriēim tė keq.
Disa ditė mė vonė u mblodh plenumi i partisė me ajkėn ideologjike tė fshatrave tė Luginės dhe kryetari spiun i forcave krijuese nė diskutimin e tij kishte pėrmendur sėrish emrin tim si autor me shkarje ideore. Ndonėse e kundėrshtoi drejtori i gjimnazit qė ndodhej nė atė mbledhje, me argumentin se kjo ēėshtje ishte sqaruar nga lart. Shpesh kam menduar se ndoshta kundėrshtari im shterp, meqė kishte shumė vjet qė s’po botonte dot gjė, i kishte inat tė tjerėt, sikurse njė qen qė ruan njė mullar me bar tė thatė, i cili vėrtetė s’mund tė hajė vet asgjė, po nuk do as tė afrohen as tė tjerėt dhe leh deri larg.
Sikur tė mos mjaftonte e gjitha ajo qė ndodhi, Kosėtari Marko, qė s’donte kurrsesi tė shkonte imja, kishte lajmėruar redaksitė qendrore tė mos mė botonin asgjė, si krijues i kritikuar nė plenumin e rrethit pėr gabime ideologjike. Pėrgjigje kėto qė mė jepeshin nė konfindencė nga botuesit njėri pas tjetrit. Kjo zgjati pesė vjet. Derisa erdhi dita qė Kosėtari u dėrgua pėr tė nxjerrė rrezet e miellit nė ministrinė e tregtisė, sepse analizat e rrezeve tė diellit ishin tepėr tė vėshtira pėr paaftėsinė e tij shkatėrrimtare. Madje dhe kosa Kosta Petrani u transferua nė Tiranė pėr tė mbajtur nėn tehun e frikės talentet e reja tė lidhjes sė shkrimtarėve. Por eshtrat e poetėve tė varrosur te toka shkėmbore e malit tė Zgarės vazhduan tė akuzojnė kosėn e tij tė gjakosur deri nė pafundėsinė e tretjes sė tyre.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA