krijimtariaime800x150.jpg

Para lamtumirės

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Teksa surbte kafen mendueshėm, Gjin Prendi mprehu dėgjimin te melodia me ēifteli qė nisi tė emetohej nė radio. Rropama e tingujve qė derdhej nga telat e instrumentit tė padukshėm, i kishte krijuar nė pėrfytyrim rrjedhjen e njė ujėvare shkumėzuese tek thėrrmohej nė fund tė shkėmbit. Kėnaqėsia qė ndjeu nė ato ēaste ia mbushi gjoksin plot. Duke dėgjuar ashtu i kredhur nė ndjesi tė kėndshme, ai shkoi vetėm shpinėn e dorės pėr tė fshirė njollosjen e filxhanit nė mustaqet e mėdha, tė bardha, qė ngjanin me dy fjolla bore nė zgrip tė shkrepit.
Papritmas u ndie gėrvima e derės sė jashtme tė kullės dhe pas tre-katėr hapash tė nxituar, u shfaq te pragu i konakut tė zjarrit i biri i tij, Lulashi.
-Or Tatė! -thirri duke u mbushur me frymė. -Ndije ēka po ndodh! Mark Vuka ashtė tue e lanė kėtė jetė!...
Plaku Gjin e shigjetoi tė birin nga nėnvetullat e trasha dhe mbeti gati pa frymė. Filxhani i ngriu nė afėrsi tė gojės sė hapur.
-A s'e ke mendjen, a s'e ndigjove mirė, or Tatė? Po vdes ai, qė tanė jetėn e vet lypi veē vdekjen tande! - theksoi Lulashi me ton tė lartė tė gjithė pėrmbajtjen e rėndėsishme dhe tronditėse tė kėtij lajmi tė papritur.
Por plaku ia kishte ngulur vėshtrimin, sikur me sytė e vet do tė hapte njė brimė nė ballin e sheshtė tė tė birit, pėr tė depėrtuar direkt nė thellėsitė nga ku buroi ai kumt i beftė. Dhe pėrsėri nuk mundi tė flasė. Sinjali tronditės i kėtij lajmi u pėrcoll nėpėr trurin e tij, duke u pėrplasur me forcė nė tė gjitha nyjet e degėzimeve nervore dhe arriti te qendra pėrkatėse me mjaft vonesė.
Lulashi brodhi shikimin e ndezur nėpėr fytyrėn e qetė tė tė atit, pėr tė kėrkuar efektin e paramenduar tė lajmit qė solli. Por duke mos kapur ato shenja trazimi qė priste tė shihte nė dallgėzimet e rrudhave tė tij, shtangu pėrbrenda kornizės sė derės, si njė pikturim statik i figurės sė malėsorit.
-Ma sill njatė shkop, or tė pastė Tata! -tha plaku mė nė fund me njė zė tė lehtė dhe e la filxhanin ngadalė mbi kornizėn e drunjtė tė vatrės. -Njitash po i shkoj fill e te shpia!...
Ky vendim i kobshėm, qė mori plaku papritmas, e bėri Lulashin t'i zgurdullojė sytė, aq sa grija e retinave ia mbuloi krejt ninėzat nėn ballin e mprehtė dhe nė vend tė tyre u duk sikur shkėlqyen dy guralecė tė hirtė.
-Heu, ēa je tue qit sot prej goje, si me qenė i ēartun, or tatė!...Gjin Prendi ke shpia e gjaksit tė vet pas pesėdhjetė vjet mėnie!? -pyeti me ton shpėrthyes duke zgjatur krejt trupin pėrpara nga ēmeritja.
-Po, lum tata pėr ty, or Lulash, njashtu jam tuj thanė.
-A thue po tė ndigjoj saktė e s'po mė bajnė veshėt, bre?
-Veshėt i ke si dreni nė majė tė bjeshkės, or bir, e unė s'po pėrtoj me tė thanė edhe nji herė, se kam katėrdhetė vjet qė jam nisė me shkue. Me zemėr kam mbėrritun, me kambė ala jo. Ndoshta zemra e qetė m'i ka qetue edhe hapat. Ndoshta kam pritun ardhjen e Mark Vukės tek unė. E tash nderi e burrnia e lypin me shkue atje larg edhe me kėto kambė tė cungueme...
Lulashi hodhi shikimin te kėmbėt e sėmura tė tė atit, mandej e ndali te gjoksi i rrėgjuar nga pleqėria. Befas iu bė sikur njė krismė plumbi hapi aty njė rrėke tė kuqe dhe prej saj iu pėrflakėn sytė. Pėrfytyrimi qė lindi atė ēast nė trurin e tij e bėri tė mendoj pėr boshėsinė e rrypit tė mesit nė shtatin e plakut.
-Tash po ta sjell alltien, -tha dhe u bė gati tė lėvizė.
-Jo, besa! -refuzoi plaku duke u rrekur tė mbathė opingat.
-Po arma s'i ka mungue kurrė shtatit tand, or Tatė! -ngulmoi Lulashi dhe u pėrkul ta ndihmojė.
-E pra, sot s'mė duhet pėr kurrgja. -u gjegj plaku dhe si i mpirė nga gjunjėt bėri drejt derės.
Lulashi e ndoqi pas.
-Ku...kuuu, pėr ty, or Tatė, Mark Vuka vėrtetė po vdes, po ai ka nė kambė nji taborr me gjaksa tė gjallė...
-Pėr tė gjallėt jam tuj shkue... -tha plaku me shpėrfillje.
-Po ata e kanė brezin tė ngjeshun me plumba, or trim i malėsisė!
-E paēin pėr nderin e kullės sė tyne.
I biri u pėrtyp njė grimė. Mandej shkoi nė konakun tjetėr, mori pas derės bastunin me kokė dreri dhe ia solli nė ēast.
-A tė vij edhe vet me tė shoqnue?
-Tu rrittė ndera, tash qė u ēova nė kambė e gjej rrugėn vet.
-Po si ke me e kalue shkambin e madh?
-Njashtu si tė tanė burrat e malėsisė, or tė pastė Tata!
Lulashi mblodhi supet dhe heshti. Ra nė mendime. U zhyt nė merak tė thellė.
Hieja e plakut shtatmadh u ēvendos dhe lėvizi nėpėr oborr. I mbėshtetur nė shkopin e tij tė vjetėr, ai pastroi dy-tri herė fytin me njė kollė tė mbytur dhe pėshtyu nga gardhi. Frymėmarrja e thellė nė ajrin e pastėr ia ngrohu gjoksin dhe ia mbushi damarėt me gjak. Qėllimi pėr tė cilin e nisi kėtė rrugė, ia gjallėroi papritmas tėrė qenien. Ai pati ndjesinė e ripėrtėritjes dhe kjo po e bėnte mjaft tė lehtė nga trupi. Tani edhe kėmbėt e vuajtura nga reumatizma sikur harruan tė ankohen.
Qielli i ngushtė sipėr luginės ishte transparent si qelq. Dhe brigjet e largėt deri nė fund tė maleve tė hirtė ishin mbytur me dritė tė bardhė. Nėpėr vargjet e taracimeve jeshilonin misrat e fshatit, qė pėrkundeshin lehtė nė djepet e tyre tė gurtė prej flladit tė freskėt alpin.
Plaku Gjin bėri pėrpjetė drejt njė rrugine tė ngushtė, e cila dredhonte pėrmes drurėve tė arrave qė kishin lidhur njė mori kokrrash. Pėrballė i doli vargu i alpeve tė lartė me pamjen e vet madhėshtore. U ndal njė grimė dhe i kundroi me mall. Pati njė vėrshim tė menjėhershėm kujtimesh dhe emcionesh. Te ajo krifė shkėmbore qė ngrihej deri lart qiellit, me atė bukuri shkrepash qė s'i gjendej shoqja, kishte gjetur mbėshtetje jeta e tij e gjatė. Shkrepat qysh nė fėmijėri kishin lėnė nė karakterin e tij shėmbėlltyrėn e tyre, diēka nga paepshmėria shkėmbore. Aty ai kishte gjetur gjithmonė strehim dhe shpėtim nga rreziqet e shumta qė e kishin kanosur nė jetė. Kėrkoi me sy rrugėt dhe shkarėzimet e pjerrta nga ngjitej nė djalėrinė e tij tė hershme. Nė ata pėrrenj e shpella, kishte pritur armiqtė me pushkė dhe qe fshehur nga hasmi kur ishte komit. “Si jam ngjitur e kam zbritur nė ato shtigje drerėsh? –mendoi- ...Eh, djalėri kaprolle! " Shtati i tij i lartė kishte derdhur pėrrenj djerse nėpėr ata male tė thepisur. Tani ndjente nostalgji dhe e kishte marrė malli pėr atė djalėri tė djersitur. Por, me ē'po shihte sot, lisit tė lashtė i kishte mbetur pak lėng nėn lėkurė. Ai ndalej herė pas here pėr tė rifituar forca dhe, duke vėnė dorėn strehė mbi vetulla, hidhte nga njė sy tutje luginės. Nėpėr kreshtat e hirta tė alpeve zbardhėllonin pllanga akujsh qindravjeēarė. I kishte shkelur ato lartėsi njė pėr njė dhe gjurmėt e tij tė ngjeshura nėpėr dėborėn e viteve kishin mbetur aty, si tė shkruara nė pėrjetėsinė e bardhė. "Ne malėsorėt lejmė dhe e kalojmė jetėn kėtu, vetėm pėr me i mbrojtun kėta shkėmbinj tė lartė nga gjurma e huaj. - tha me vete.- Prandaj gjithkush prej nesh, para se me vdekė, nė akujt e tyne duhet tė ketė lanė gjallė gjurmėt e veta. Pėrndryshe si mundet me thanė, kam jetue nė bjeshkė?"
Ato shkrepa ishin bėrė edhe foleja e ngujimit tė Gjin Prendit pėr tė shpėtuar nga gjakmarrja e Mark Vukės, pėr tek i cili ishte nisur sot. Tė parėt e tyre kishin vrarė njėri-tjetrin dhe radha i kishte ardhur Gjinit. Ata i kishin dalė disa herė nė pritė pėr tė vrarė. Marku kishte qėlluar mbi tė me gjithė urrejtjen e egėrsuar tė fisit, por plumbi i kishte shkuar Gjinit nė ije tė xhamadanit dhe ai ishte detyruar tė fshihej nė shpellat e shkrepave. Doli me pushkėn nė dorė, vetėm kur dėgjoi krismat e para tė luftės dhe mori rrugėn pėr te Qafa e Agrit, ku Serbėt kishin hyrė nė pėr tė pushtuar Veriun, duke pėrfituar nga Lufta Italo-Greke qė zhvillohej nė Jug.
Gjinit iu rishfaq nė kujtesė viti '41, kur ai bashkė me njėqindedymbėdhjetė burra tė armatosur nga fshati i tij u kishte dalė pėrpara te Qafa shkėmbore e Agrit. Mitralozi i huaj po sharronte shkrepat e tij tė dashur, duke i kthyer nė cifla dhe pluhur. Ai s'duroi dot dhe i kishte shkuar mitralierit nga shpina me alltie nė dorė. Ishte hedhur pėrmbi tė si fajkua, i kishte rrėmbyer armėn e tmerrshme qė villte zjarr dhe ia kishte numėruar tė gjithė dhjetėshen nė lule tė ballit. Pastaj mitralozin e kishte fshehur nė njė guvė, se nuk dinte ta pėrdorte askush nga luftėtarėt e tij. Mė vonė, pasi u zbrapsėn tė huajt, e kishte sjellė nė shtėpi dhe mėsoi ta pėrdorte vetėm kur u lidh me luftėn ēlirimtare.
Mirėpo tre male mė tutje edhe Marku u lidh me kėtė luftė. Kėshtu, tė dy trimat, hasmė deri nė vdekje, kishin dalė pėr tė ēliruar vendin, njėri nė Dukagjin, tjetri nė Tropojė. Tė dy arritėn tė bėhen komandantė batalionesh. Lufta bėri tė njohur nė malėsi edhe karakteret e tyre. Pėr Mark Vukėn thuhej, se ishte "Trim i menēėm" , ndėrsa pėr Gjin Prendin "Trim i ēartun".
Marku i kishte parė edhe nga afėr trimėritė e Gjinit. Por sa herė i thėrriste zėri i atdheut nė beteja tė pėrbashkėta, pushka e tij kthehej vetėm nga armiku. Kėshtu ishte zakoni. Ky ishte ligji i maleve. Dhe ja, kaluan kaq vite. Tė dy jetonin si dy male, secili nė lavdinė e vet. Secili nė pleqėrinė e vet, larg njėri-tjetrit. Tani Marku po vdiste i pari...
Plaku Gjin filloi t'i ngjitej shkėmbit tė madh gjatė njė rrugine tė shkallėzuar me thepa gurėsh, nga mund tė kalohej pa kafshė e pa shok te supi. I kishin buluar djersėt nė trup dhe kjo i dukej gjė e mirė. Shkelte rėndė dhe mendjen s'e kishte te kėmbėt qė po i thernin nga reumatizmi, por te Marku dhe njerėzit e tij. Si do ta kuptonin ata kėtė vajtje nė prag tė vdekjes? Si do ta prisnin kėtė vizitė tė papritur? Do ta quanin pendim e nderim para lamtumirės sė Markut, apo shprehje e triumfit tė Gjinit qė mbetej ende gjallė?... Nė mos gjysmė shekulli nė hasmėri, tė paktėn dyzet vjet pas ēlirimit, ata s'kishin pasur kontakte me njėri-tjetrin. Gjaqet e vjetra ishin falur gjithandej dhe ata tė dy e kishin ulur pushkėn e hasmėrisė pėrgjithmonė. Por nė shpirt u kishte mbetur ende hija e saj dhe asnjėri s'e jepte veten te tjetri. Aq mė tepėr tani, qė pleqėria i kishte gozhduar nėpėr kulla. I mbanin pėr patriotė tė dėgjuar nė tė gjithė Veriun dhe secili gėzote respektin e madh tė malėsorėve. Pėrveē tė moshuarve, qė mund tė besohej, se e kishin harruar tė kaluarėn e gjakut tė kėtyre trimave, tė rinjtė nuk dinin asgjė pėr kėtė gjysmė shekulli tė akullt, qė i kishte mbajtur larg nga njėri-tjetri dy burrat e shquar tė malėsisė.
Plaku Gjin, i sulmuar nė tru nga dilemat, ēapitej drejt kullės sė Markut ngadalė, por vendosmėrisht. Atė rrugė tė ngushtė, qė po e ēonte tani fill e te strofka e llahtarshme e tjetrit, nuk e kishte marrė dot me mend as nė ėndrra. Para dyzet vjetėsh edhe trungjet e pemėve do t'i ngjanin me njerėz nė pritė. Edhe degėt e zgjatura mbi rrugė, do t'i dukeshin pushkė qė e kishin vėnė nė shėnjestėr. Edhe guralecėt do t'i shėmbėllenin me pirgje plumbash qė prisnin rradhėn pėr tė vjellur zjarr pėmbi tė, deri sa tė shkėrmoqej e tė bėhej pluhur. Po tani mjetet e gjakmarrjes i kishte zhvleftėsuar koha dhe sė fundi, afrimi i vdekjes sė Markut e kishte bėrė atė rrugė mė tė sheshtė. Marrjen e kėtij vendimi tė papritur ia kishte kėrkuar ndėrgjegja, nderi dhe lartėsia nė tė cilėn ndodhej figura e tij. Dhe ai iu bind kėsaj thirrjeje tė brėndėshme, pa vėnė nė diskutim rrjedhojat negative qė mund tė vinin prej saj.
Ndaloi nė afėrsi tė kullės sė lashtė me myshqe tė Vukajve. Dhe para njė gardhi me listela tė reja u mbush me frymė. Gjoksin e ndjente prush. Lodhja iu zhduk nga trupi si me magji. Nga fundi i oborrit njė qen i murrmė e priti me tė lehura tė forta e me kėrcime tė hovshme, gati tė shkėputej prej zinxhirit. Dikush doli njė grimė te porta e kullės dhe hyri pėrsėri brėnda. Gjini priti...
Mandej njė djalė i ri, me sytė depėrtues tė ngulitur pėrmbi tė dhe me duart lėshuar mbi kofshėt me pantallona kadife tė zėzė, e shoqėroi krejt i heshtur. Ēuditėrisht, nė buzėt e tij nuk ishte fshehur asnjė pyetje dhe nė mendjen e tij nuk pluskoi asnjė kuriozitet pėr vizitorin e paftuar qė po ēonte brėnda.
Gjin Prendi kapėrceu pragun dhe shkeli nė plloēat e gurtė, sikur nėn opinga tė kishte dy patkonj ēeliku. Mandej duke u ngjitur nė katin e dytė tė kullės, iu duk sikur gurėt e shkallėve lėviznin e pėrplaseshin me njėri-tjetrin duke shkrepur xixa. Pesha e rėndė dhe e heshtur e kėsaj shtėpie tė errėt dukej sikur kėrkonte ta shtypte bashkė me hijet e saj. Ai u ndal te dera e konakut tė Markut, ku dalloi si nė mjegull njė turmė njerėzish. Papritmas lėshoi kokėn mbi gjoks nė shenjė nderimi dhe qėndroi ashtu sikur tė kishte ngrirė befas. Asnjė nuk lėvizi. Vetėm gjuhėt e flakėve tė zjarrit, qė digjej nė vatėr, lėpiheshin mbi muret e gurtė tė zbardhur me gėlqere dhe mbi pushkėn e gjatė tė varur sipėr oxhakut.
Dikush prej tyre tha me njė zė tė dridhshėm burri:
-Mirė se erdhe e mirė se tė pru zoti, or Gjin Prendi, mbarėsi sjelltė kėmba jote!
Plaku Gjin nuk ktheu pėrgjigje, por vuri dorėn mbi zemėr dhe vijoi tė qėndronte nė pozicionin kryeulur.
Mark Vuka ishte shtrirė mbi njė shtrat tė madh prej druri, si mbi shpinėn e njė katallani tė pamposhtur me katėr kėmbė, nga i cili merrte parreshtur helmet e lėngatės. Ai po jetonte ēastet e fundit tė njė agonie qė po zgjaste prej dyzetetetė orėsh. Mjeku, qė e kishte vizituar dy ditė mė parė, ua kishte prerė shpresat dy djemve tė tij qė i rrinin te koka. Mosha do tė bėnte punėn e saj. Qysh prej dy ditėsh ai nuk komunikonte mė me njerėzit. Goja e tij ishte mbyllur pėr tė mos u hapur as pėr amanetet e fundit dhe as pėr mashtrapėn e ujit qė gjendej aty pranė.
Nipi, qė solli nga jashtė vizitorin e largėt, shkoi iu pėrkul te veshi dhe sa pėr t'i bėrė qejfin tė sapoardhurit, i pėshpėriti me zė tė ndjeshėm:
-Zgjohu njė dekikė, or Bacė, Ka ardhun Gjin Prendi!...
Por pėr habinė e tė gjithėve, kėto fjalė patėn pėr Markun njė fuqi tė tillė, qė edhe nga varri do ta kishin ēuar nė kėmbė. Ato i ranė si goditje topuzi nė zemėr dhe regėtimat qė shkrepėtinė prej tyre ia rindezėn gjakun qė kishte filluar t'i venitej. Ai ngriti kokėn lehtė dhe pastaj zgurdulloi jashtė mase sytė e humbur thellė nė gropat e nėnballit. Nga reflektimi i zjarrit, u duk sikur dy flakėza qiriri u ndezėn nė njė kafkė mortore. Damarėt e qafės qė mbanin peshėn e kokės, i kėrcyen nėn lėkurė si litarė tė tendosur. Me njė stėrmundim tė tillė gjymtyrėsh, ai dukej sikur nga ēasti nė ēast do tė brofte prej shtratit tė vdekjes pėr t'i dalė pėrballė Gjin Prendit. Por lėkundja e dridhėshme e kokės sė tij prej meiti tregoi qartė, se ishte tepėr i raskapitur. Dy djemtė u pėrkulėn menjėherė dhe e ngritėn nga supet. Kopsa e kėmishės, qė iu zbėrthye vetiu, tregoi gjoksin e zgavėrt tė njė skeleti, qė u duk sikur po ngrihej nga arkivoli.
-O zot!... -dikush ofshajti nga ēudia qė po i shihnin sytė.
Gjin Prendi vazhdonte tė qėndronte pėrballė me pamjen e njė statuje shkėmbore e me vėshtrimin tė hedhur ngultas, mbi atė qė kishte qenė rivali i tij i pėrjetshėm nė dashurinė e madhe pėr ta jetuar kėtė botė. Dhe pasi ndeshi sytė e tij tė venitur, tha me ton gjėmimtar:
-Mirė se tė gjej, Mark Vuka! - zėri i tij jehoi pėr pak sekonda nė tė katėr faqet e mureve tė kullės.
Sytė e Markut e dalluan atė si pėrmes njė mjegullnaje tė dėndur. Ai e mbushi me frymė gjoksin e drobitur dhe shpėrtheu prej tij ca tinguj rrėqethės qė ishin midis zėrit dhe klithmės:
-Pėr ēa ke ardhė... nė ditėn e mortit tim...Gjin Prendi?... - Oshėtima e dridhėshme e kėtij zėri, qė vinte nga kufijtė e largėt tė pėrhumbjes njerėzore, u suall rrotull kullės njė copė herė.
-Kam ardhun me t'i falė nja dy sahatė jetė, or Mark Vuka, se e di qė nė sytė e mi ti nuk vdes!... - kumboi zėri i ngrohtė i Gjinit dhe pas kėtyre fjalėve, me njė gjest tė devotshėm ai pėrkuli sėrish kokėn mbi gjoks.
Nė kullėn e lashtė u bė njė heshtje aq e thellė, sa ndjehej vetėm mola qė brente trarėt e vjetėruar tė lisave. Tė gjithė kishin mbetur si tė goditur nė vend nga kjo atmosferė e ngurtėsuar papritmas.
Mark Vuka u rimbush me frymė, sa i krisėn shkarpat e thata tė brinjėve. Po nuk mundi tė pėrgjigjej menjėherė. Truri i tij, i zgjuar befasisht prej gjumit tė vdekjes, rrekej tė fitonte ekuilibrin. Mendoi turbull, se do tė ishte vėrtetė turp i madh tė vdiste para syve tė Atij... Ta shihte Ai tė mundur, tė rrėzuar, tė pėrpėlitur nė krahėt e zinj tė mortit... Ta shihte ai me sy prej fitimtari... Jo, jo, kurrė! Tani kishte ardhur koha qė ta tregonte trimėrinė e vet edhe nė pėrleshjen e fundit me vdekjen. "Mbahu zemėr edhe pak! Mos mė ler!..." gati sa s'thirri me zė.
-Heu, bre... ēa po thue!...Jo besa s'kam ndėrmend me vdekė!... - fjalėt i dolėn tė rrokėzuara, si krismat e degėve tė lisit kur digjen nė zjarr.
Bijtė dhe nipat ishin shushatur dhe me sy tė shqyer shikonin tė sapongjallurin, sikur nga ēasti nė ēast do tė brofte nė kėmbė e te rrokte alltien pėr t'i dalė ballėpėrballė Gjin Prendit legjendar.
-Mbahu, pra, or trim, e dashtė Zoti i madh po tė fal edhe diēka nga jeta e vet e pasosun! -shtoi plaku Gjin me dashamirėsi.
Fjalėt e tij kishin pasur brėnda njė energji tė ēuditshme. Ato e rindezėn gjakun e shuar tė Markut dhe sikur ia ēmpinė damarėt e akullt nga qafa deri nė fund tė kėmbėve. Ndjeu se kthetrat e vdekjes, qė po e mbanin mbėrthyer e po e mundonin aq shumė, u shkėputėn papritmas nga trupi i tij e ranė pėrtokė si copra druri. Ai mbylli sytė njė grimė herė i rrėmbyer nga njė kėnaqėsi ēlodhėse. Mirėpo atė kohė iu pėrvijua nėn qepalla figura mirėdashėse e Gjin Prendit, tek qėndronte kokulur para tij nė pritje tė njė fjale miqėsore. Hapi qepallat sėrish dhe me sytė si dy dritėza tė sapondezura nė fytyrėn e zbardhur si njė copė akull, e kėqyrii me njė vėshtrim tepėr zhbirues. E vėshtroi me tru. Me zemėr. E vėshtroi gjatė, duke u dridhmuar. Ai vėshtrim ishte i ngarkuar me kėrshėrinė e viteve. Me dėshirėn gjysmėshekullore pėr ta takuar njė herė, por dhe me mirėnjohjen e ditės sė sotme. Pastaj shikimi i tij u bė mė i butė dhe mė pas u pėrzie me vėrshimin e njė zėri tashmė krejt tė qetė e fare tė kthjellėt:
-Zoti e ndigjoftė urimin tand, or Gjin Prendi... Pra, qofsh i falun pėr gjithė ēka mė ke pasun borxh e hallall ta baftė zoti, or trim!
-Qofsh bekue, e i falun pėrjetė edhe prej meje, nė kėtė botė e nė atė botė, or kreshniku Mark Vuka!...
Pas njė shprehjeje tė lehtė kėnaqėsie qė ia flladiti fytyrėn e vrerosur, Marku zgjati drejt tij njė dorė tė thatė me gishtrinj tė zbehtė tėrė damarė qė i dridheshin. Dhe me njė psherėtimė tė lehtė tha:
-Bjere njatė dorė, or krenar malėsie!... Se aq sa tė kam ndie pėr trim, besa paske kenė edhe bash burrnie!...
Gjindja rretheqark kishin ngrirė, ishin stepur nėn peshėn e pazakontė tė kėtij dialogu trimash, qė i ngjante dialogut bubullues tė dy maleve nė stuhitė e mėdha dimėrore.
Dora e Mark Vukės, me pėrvijime tė qarta kockash gjithė nyje, kishte qėndruar pezull, si ajo dega e kėputur qė lėkundet brėnda ujrave tė njė pėrroi, duke pritur mbėshtetjen te dora e tjetrit.
Gjin Prendi bėri ca hapa fare tė zakonshėm, por qė nė atė mjedis tė mbyllur kulle, ku zotėronte heshtja, patėn tingullimin e trompetės. Sytė e tij shprehnin tani njė dinjitet tė rreptė. Ai kapi nė ajėr dorėn e regjur e tė dėgjuar pėr trimėri, po qė s'e pati rrokur kurrė pėr ta shtrėnguar miqėsisht nė jetėn e tij. Dhe atė ēast ndjeu pėrbrėnda dorės sė vet tendosjen e stėrmunduar tė muskujve tė njė njeriu, qė i grumbulloi te njė dorėshtrėngim burri tė gjitha ndjenjat dhe energjitė e fundit. Marku mbahej duke shtrėnguar dhėmbėt me njė kėrcitje tė ethėshme, sepse nuk donte t'i dilte shpirti nė sy tė tjetrit. Dhe sakaq e shikonte ngultas me bebėza tė zmadhuara si dy eklipse tė vegjėl dielli nė perėndim.
Atėherė fytyra e Gjinit u kthye padashur nga njerėzit qė e kishin harkuar dhe mori njė shprehje sikur pyeste: Pse habiteni, a s'luftuam dhe u pėrpoqėm nė kėtė jetė pėr malėsinė tonė, sikur tė ishim miq, pse duhej tė vdisnim si armiq?... Mendoi kėshtu dhe ndjeu se pak nga pak brėnda dorės sė tij gjithēka po zbutej. Dora e Mark Vukės gjithnjė e mė tepėr po i nėnshtrohej dorės sė tij, po i dorėzohej besės sė tij. Derisa midis gishtave i mbeti njė gjymtyrė e qullėt, e kėputur, pa jetė, qė u harkua befas. Mandej Markut iu var koka prapa dhe u lėshua i tėri nė duart e djemve. Ata e ulėn me kujdes mbi nėnkresė.
-Mos ka ra nė gjumė? - pyeti dikush aty pranė.
Njėri nga djemtė vuri veshin mbi zgavrėn e gjoksit tė tij.
-Jo, sapo dha shpirt... - tha pas pak duke u ēuar ngadalė.
-Shpirti i tij shkoftė nė qiell ! - tha dikush i pari dhe tė tjerėt pasuan fjalėt e tij.
Pastaj heshtja e nderimit u shtri gjerėsisht nė tė gjithė hapėsirėn e konakut. Bijtė dhe nipat nuk zunė tė qajnė. Por shikonin tė vdekurin, sikur ai nga ēasti nė ēast do tė niste tė tregonte ndonjė nga bėmat e shumta nėpėr male, apo do t'i thėrriste sėrish, pėr t'i dėrguar diku, me porositė e tij tė shpeshta pėr shokėt dhe miqtė e shumtė tė shpėrndarė nėpėr tė gjithė gjerėsinė e ashpėr tė malėsisė.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA