krijimtariaime800x150.jpg

Ēbėre, o bir!...

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

 

Pas gjashtė orėsh udhėtim, dalja nga toka greke dhe hyrja nė superstradėn Kakavi - Gjirokastėr, iu duk Simonit njė ēlirim shpirtėror i vėrtetė. Nga kjo anė rruga ishte krejt bosh kėtė mesnatė dimri dhe flluskat e shiut tė ndriēuara nga projektorėt e bencit, ngriheshin mbi asfalt si njė re e dendur fluturash..
Gruaja e tij, te ndenjėsja e prapme flinte gjumin e thellė tė lodhjes nga udhėtimi i gjatė dhe i kishte i detyruar tė dy babė e bir mos bisedonin me zė. Nga ky shkak, djali student pėrkrah tij, dremiste nga pak e zgjohej herė pas here, pėr tė mos e lėnė tė atin ta zinte gjumi.
Teksa xhami i parė rrihej pa pushim nga purtekat e zeza tė fshirėseve, qė shtynin rrėketė e ujit me zemėrim, Simoni, me zė tė ulėt dhe pa i larguar sytė nga timoni, i pėshpėriti tė djalit se po i afroheshin Gjirokastrės.
Ndėrkohė Altini mendonte me habi, se i ati kishte vėrtetė nerva ēeliku. Ai nuk ishte mposhtur nga gjumi pėr ta ndalur makinėn tė pushonte diku pas gjithė atyre kilometrave tepėr tė lodhshme. Ndonėse ishin nisur vonė nga Athina dhe i ati kishte pirė pak atė mbrėmje para ndarjes me miqtė e familjes nė Greqi.
Pikėrisht nė kėto ēaste, sikur mendimet e Altinit tė kishin qenė ndjellakeqe, ndodhi hataja. Burri qė kaloi si hije e zezė para bencit, ndanė fshatit Sofratikė, ishte zhdukur nga rruga papritmas. Rrotat e tėrbuara e kishin rrufitur si me magnet, pėr tė kaluar sipėr tij, si mbi njė kufizuese shpejtėsie tė butė, qė e luhati makinėn fare pak. Simoni vetėm sa rėnkoi njė ēast dhe pa i thėnė tė birit asnjė fjalė, vijoi udhėtimin drejt Gjirokastrės, pėr tė mos u zgjuar gjakprishur e shoqja prapa.
- E palose, o babi ! - i tha Altini duke zėnė kokė me duar.
- Shėėėt!...- i pėshpėriti i ati i tronditur. - Nuk dihet, mbase ka mbetur i plagosur! - Po, ti sus, tė mos marrė vesh mami qė ėshtė me zemėr!...
Djali heshti i i tmerruar dhe Simoni po mallkonte brenda vetes fatin e keq, qė atė natė skėterre i nxori para rrotave njė njeri aq tė pakujdesshėm, pėr t’i prerė rrugėn shpejtėsisė sė tij marramendėse.
Ende pa gdhirė mirė, pėrshkuan qytetin e fjetur dhe ngjitėn kalldrėmin e gurtė te shtėpia e tyre nė lagjen Palorto. Gruaja me tė birin u shtrinė tė bėnin gjumin e copėtuar. Por jo Simoni, qė bashkė me njeriun, kishte vrarė pėr vdekje edhe gjumin e tij. Gjatė gjithė kohės risillte nė pėrfytyrim aksidentin vdekjeprurės. Dhe nė mendje i vėrtitej njė gjeratore e frikshme, se ēdo tė ndodhte pas natės tragjike, kur tė dy me viktimėn ishin fajtor. Por kryesisht ai njeri i ēuditshėm qė i preu rrugėn marrėzisė sė rrotave, nė atė orė kur dhe vetė nata po flinte e qullur nėn shi...
Tė nesėrmen nė mesditė, mjetet e informimit bėnė tė ditur se gjatė natės sė kaluar ishte aksidentuar me vdekje njė gjashtėdhjetepesėvjeēar, te banesat ndanė rrugės sė fshatit Sofratikė nė aksin Kakavi - Gjirokastėr dhe policia hetimore ishte vėnė nė kėrkim pėr tė identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij.
Simoni, mendoi me zemėr tė ngrirė, se ai nuk mund tė ishte i vetmi zog nate qė kishte fluturuar nėpėr atė rrugė. Nė arteriet e degėzuara tė saj, zgjatnin dejet prej gome drejt veriut nė ēdo orė natės, veē Greqisė edhe Saranda me Delvinėn. Pra, s’kishte pse hija e dyshimit tė binte vetėm mbi tė dhe makinėn e tij. Ky arsyetim sikur ia zbuti disi frikėn qė po e mundonte pareshtur.
Kaloi java pa asnjė sinjal tė frikshėm dhe Simoni doli pėr tė pėrcjell tė birin te autobusi i Athinės, ku ai vazhdonte studimet pėr tė drejtė ndėrkombėtare. Gjatė kthimit, nė hyrje tė qytetit, policia rrugore i kėrkoi dokumentet e makinės dhe papritmas i bllokoi bencin pėr hetim. Ata i bėnė tė ditur se nga regjistri i kalimit kufitar nė orėt e vona, figuronte edhe emri i Simon Ndrekos me bencin e tij me targė tė Gjirokastrės.
Megjithatė, nga kontrolli i kujdesshėm i pjesės sė poshtme tė shasisė sė mjetit, nuk u zbulua asnjė gjumė gjaku. Gjithēka ishte fshirė nga gurgullimat e shiut tė asaj nate, tė shpėrndarė fuqishėm nga rrotat dhe nga larja me sprucim tė fortė qė i kishte bėrė ai tė nesėrmen te lavazhi. Por pas dy ditėsh tė tjera, ndonėse mendja e autorit tė krimit mund tė pėrgjumej nga ky mbulim fakti, vdekja e njeriut rrinte zgjuar derisa tė gjendej fajtori.
Simonin e arrestuan dhe e morėn nė pyetje tė rrepta. Ai e kundėrshtoi kategorikisht krimin, si nė prokurori ashtu edhe nė gjykatė, ku nuk kishte pėrmendur prezencėn e tė birit nė atė udhėtim, pėr tė mos i krijuar Altinit telashe me shkollėn. U thirr dėshmitare e shoqja, por dhe ajo u betua disa herė me gjithė shpirt pėr kokėn e djalit tė vetėm, se atė natė nuk kishte ndodhur gjė prej gjėje.
Kėshtu, pas dy seancave gjyqėsore, u arrit nė pėrfundimin, se ai mund tė lirohej nga paraburgimi pėr mungesė provash. Por gruaja e vetėdijshme, qė vėrtetė nuk kishte ndjerė asnjė pipėtimė pėr krimin, lėshoi padashur nga goja tė vėrtetėn, pėr tė cilėn thuhet, se vonon por nuk mungon. Kur u pyet pėrse kishin qenė nė Greqi, pėrmendja e prurjes sė djalit pėr pushime nė shtėpi, bėri qė tė thirrej nė njė seancė tė tretė edhe Altini nga shteti fqinj.
Gjykata e rrethit gjyqėsor tė Gjirokastrės e solli atė pikėrisht ditėn e gjykimit tė tretė dhe e nxori pėrballė tė atit qė ndodhej brenda kafazit prej hekurash. Altinit iu kėrkua tė betohej e tė nėnshkruante se do tė tregonte tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn. Pikėrisht, kėtė kishin kėrkuar prej tij edhe i ati mė tė ėmėn qysh nė vegjėli, tė tregonte gjithmonė tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn.
Pėr disa ēaste ai heshti paksa i menduar, duke sjellė ndėrmend, se gjatė gjithė kohės sė kthimit nė Greqi nuk i hiqej nga mendja lemeria e asaj nate me njeriun fatkeq, tė cilit i kishin marrė jetėn. Kufoma e imagjinuar dhe kuja e njerėzve tė familjes, i shfaqeshin nė gjumė dhe i rėndonin nė shpirt, duke e bėrė tė ndjehej nė ēdo kohė rob i dhimbjes sė fshehur. Mė sė fundi ai mori guxim dhe foli me sytė nga fytyra e tė atit qė kishte filluar tė zverdhej:
- Tė thashė, o babi, qė atė natė, se ishe pak me shpejtėsi dhe pak kishe pirė, kur u nisėm!...
Simonit iu ngritėn qimet e kokės pėrpjetė nga kjo e papritur e tmerrshme dhe e ėma shqeu sytė mbi tė birin.
Kaq ishte dashur, qė trupi gjykues tė tėrhiqej pėr tė caktuar dėnimin e vėrtetuar nga ky dėshmitar okular tepėr i besueshėm. Dymbėdhjetė vjet burg pėr aksident tė rėndė me pasojė vdekjen e viktimės. Seanca pėrfundimtare u mbyll me njė heshtje varri pėr tė gjithė te pranishmit.
Duke zgjatur duart pėr vėnien e prangave brenda kafazit tė hekurt, Simoni e shoqėroi tė birin me ca sy tė llahtarshėm qė i pikuan lėng tė hidhur, derisa e nxorėn nga salla e gjyqit.
- Ē’bėre, o bir? - mundi t’i thotė e ėma e tmerruar ende pa dalė nga dera e gjykatės.
Altini psherėtiu njė ēast me dhimbje dhe mė pas u gjegj me trishtim:
- Babi ėshtė gjallė dhe atje brenda do hajė njė pjatė supė, moj nėnė, po ai i mjeri qė do hajė dhé derisa tė tretet nėn tokė!?
- Pėr njė fjalė goje, le nė burg babanė tėnd, qė tė kishte si syrin e vetėm!
- Po tė kisha gėnjyer, babi do lirohej, po do mbeteshin tė burgosur pėrjetė tė tre shpirtrat tanė. Kėshtu shkon haka tek i zoti dhe secili nga ne e ka shpirtin tė lirė, moj nėnė!...

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA