krijimtariaime800x150.jpg

Pėllumbat e dėnuar me vdekje

Home
Ajo qė fjeti me tė panjohurin
Dashuria brenda varrit
Dashuri para provimeve
Gruaja e spiunit
Haka e grave
Kėngetarja fatkeqe
Kosa qė kositi koka
Zemėr guri
Pėllumbat e dėnuar me vdekje
Para lamtumirės
Porta e shqyer
S'ka pėrdhunim tek pėr tek
Tė kesh zili tė ēmendurin
Tė vėrtetat e plakės Rabie
Tė bėhesh kriminel
Armiq tė dashuruar
Klithmat e atyre vajzave
Ndarja
Pėrtej durimit
Kur del Dana nė ballkon
Prova sekrete e vajzės
Ēifti i heshtur
Ngatėrresa e pandreqshme
Gruaja ēapraze
Ēbėre, o bir!...
Falja e kotė
Mos ma puth vajzėn
Burri i pesė grave
Dashuri e verbėr
Trėndafila nė zemėr tė vajzės
Dashuri e verber
I shėmtuari misterioz
Kopsa e varur
Forumi i kuq
Porta e leprozit
Nepėrka dhe nusja
Njė vajzė magnetike
Shpulla e embel

Tregim

Nė qytetin bregdetar tė Jugut sapo kishte hyrė vjeshta e dytė dhe kishin filluar tė frynin erėrat e ftohta, me tė cilat deti i dėrgonte lajmėrim tokės se nėpėr qiell po trokiste dimri.
Por dhe korrieri i komitetit solli njė lajmėrim dimėror te shtėpia pėrdhese e nėnė Thėllėzės. Tė gjashtė pėllumbat e vegjėl tė saj dhe pėllumbesha, mė e madhja e tyre, dolėn njėri pas tjetrit te dera.
- Ku ėshtė kjo Thėllėza ? – pyeti me ton tellalli korrieri i komitetit duke i hedhur njė sy letrės lajmėtare qė kishte nė dorė.
- Nė punė. – iu gjegj Pėllumbesha e habitur.
- Ku e ka punėn ?
-Te llaēi i pallateve tė ndėrtimit…
Korrieri mblodhi buzėt. Pallatet ishin larg dhe rruga pėr aty ishte e mbuluar me llucė, tė pėrzier me gėlqere tė rėnė nga karroceritė e makinave vetėshkarkuese.
- MerreNa ! –- zgjati dorėn e ftohtė korrieri! - Jepjani asaj nė dorė kėtė lajmėrim, tė paraqitet nesėr nė orėn tetė te sekretari i komitetit, shoku Myslim!
Pėllumbesha dymbėdhjetėvjeēare lexoi me njė frymė lajmėrimin me ca shkronja tė zbehta e tė goditura pėrgjysmė nga makina e shkrimit tė komitetit. Por ajo copė shkresė nuk thoshte asgjė tjetėr, veē fjalėve lajmėruese dhe asaj vulės qė kishte njollosur letrėn me bojė tė zezė, tamam sikur kishte rėnė mbi tė njė glasė pėllumbi.
Pėllumbat e vegjėl krejt indiferent u shpėrndanė pėr tė vazhduar ēukitjen e uritur tė copave tė vogla tė bukės sė misėrt tė lyer me gjizė qė u kishte lėnė nėnė Thėllėza mbi tryezėn e madhe nė mes tė shtėpisė. Ēukitnin duke mos lėnė asnjė thėrrime nga pjesa e tyre tė pėrzihej me thėrrimet e tjetrit, ku kishin tėrhequr me gisht edhe kufirin ndarės mbi shtresėn e lėmuar tė tryezės.
Katėrqindgramshin e bukės sė triskės, qė i takonte ēdo pėllumbi ordiner tė familjes, nėna ua kishte ndarė nė tre pjesė pėr tė tre vaktet. Shtatė pjesėt e mėngjesit, pak mė tepėr se njėqind gram secila me madhėsinė e njė biskote, ua kishte lėnė mbi tryezėn e drunjtė dhe kishte shkuar nė punė qysh nė orėn gjashtė e gjysmė. Gjatė tetė orėve rraskapitėse do tė pėrziente e transportonte llaē me tezgė nėpėr katet nė rritje tė pallatit, pėr tė marrė aq para, sa pėr tė blerė bukėn e misėr dhe racionin e pakėt me sheqer e oriz tė triskave tė ushqimit.
Pasdite sapo arriti nga puna te shkallėt e gurta tė shtėpisė, Pėllumbesha i doli nėnės pėrpara dhe i zgjati lajmėrimin e komitetit. Ajo e lexoi me njė frymė dhe parandjeu diēka tė keqe, por kurrsesi gjėmėn qė do ta priste tė nesėrmen. E kishin thirrur para pak ditėsh nė Degėn e Sigurimit dhe e kishin pyetur pėr fjalėt armiqėsore qė mund tė kishin pėshpėritur shoqet e saj me burrat nė burg, tė cilat punonin te llaēi e tullat ndėrtimit. Dhe pasi nuk i kujtohej ndonjė rast tė tillė e kishte heshtur qėllimisht, se nuk donte tė bėhej spiune e shoqeve, ata i kishin thėnė, se po tė bashkėpunonte me sigurimin, do ta lejonin tė punonte nė ndėrtim, ndryshe do ta ēonin tė pastronte bajgat te stallat e derrave te stallat gjashtė kilometra larg. U kishte premtuar se po tė dėgjonte ndonjė fjalė tė natyrės armiqėsore, do t’u tregonte patjetėr. Por kur kishte ikur prej andej, i kishte bėrė pėrshtypje, si ishte e mundur qė ata kishin aq besim ata tek ajo grua “armiku”! Mirėpo kur kishte biseduar me shoqen e saj tė ngushtė, Ritėn, burri i sė cilės ishte gjithashtu i burgosur pėr agjitacion e propagandė dhe kishte dėgjuar prej saj tė njėjtėn histori, ato thanė tė dyja “Kėta laro tė sigurimit pėshtyjnė burrat dhe duan tė lėpihen te gratė e tyre!”
Atė natė nuk e zuri gjumi dhe u pėrpėlit nė shtratin e drunjtė deri afėr mėngjesit. Pikėrisht atėherė kur gjumi po e kaplonte gjumi nga lodhja, ra disa herė resht zilja e sahatit mbi tryezė dhe ajo u ēua tė bėhej gati pėr tė shkuar te shpella e gjėmės, qė quhej qė quhej zyrė komiteti.
Nėpunėsi i shėrbimit te hyrja kryesore e lejoi pėrzemėrsisht, sapo lexoi njoftimin qė kishte nė dorė. Te zyra e sekretarit, qė kishte qė ishte njė burrė njė fytyrė tė gjatė si tė kalit, hyri duke mendjerė njė dridhje tė lehtė gjunjėsh dhe i filloi para kohe njė rrahje zemre jo ee pazakonshme.
SekretariAi i i tregoi me dorė njė karrige qė ndodhej pėrballė tij. Dhe pasi e shigjetoi me njė vėshtrim tė mprehtė, filloi t’i thotė pa vonesė:
-Tė kam thirrur pėr tė njoftuar njė vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit. Ti duhet brenda javės tė ndash nė gjykatė burrin tėnd armik tė popullit. Nė tė kundėrt, nė fund tė muajit do tu priten triskat e bukės pėr tė gjithė familjen...
Kjo ishte pėr nėnėn e shtatė pėllumbave njė bombė, qė ai e nxori nga goja e tij gjatoshe fare lehtė dhe i ndezi fitilin flakėrues para syve tė saj tė skuqur, njėsoj sikur tė bėnte njė truk fėmijėsh. Gruaja e tronditur deri nė inde, vėshtroi sekretarin e komitetit me atė lloj lemerie, sikur tė gjendej befas pėrpara gojės sė hapur tė njė pėrbindėshi qė po bėhej gati ta gllabėronte me gjithė fėmijėt e saj.
- Po... po... neve jemi tė ndarė pėr pesėmbėdhjetė vjet jemi... Ai nė burg e ne fillikat nė shtėpi !...
- Jo, jo, ti duhet ta ndash burrin ligjėrisht, qė tė mos keni asnjė lidhje me tė, as ti dhe as fėmijėt...
- Po fėmijėt janė gjaku i tij...
- Duhet tė bėhen gjaku i Partisė, jo tė mbeten gjaku i armiqve te saj...
Gruaja fatzezė u pėrtyp hidhur.
- Ē’armik ėshtė ai, zoti Myslim!... Burri im tha nė gjyq, nuk kam dashur kurrė tė arratisem nė Greqi, se edhe po tė isha aty, do isha arratisur pėr tė ardhur nė Shqipėri te shtatė fėmijėt e mi qė janė akoma kėrthi...
- Nuk mė duhet ē’tha ai nė gjyqin e tij, mua mė duhet ē’do thuash ti nė gjyqin tėnd tė ndarjes me tė!
Nėnė Thėllėza kapėrdiu toklėn pėshtymėn e trashur qė i kishte bllokuar fytin dhe lėkundi kryet nė tė dy nė anėt nė shenjė mohimi tė dukshėm.
- Nuk vete nė gjyq unė, s’kam punė me gjykatėn dhe as kam tė drejtė tė ndaj fėmijėt nga babai i tyre, se mė vret zoti...
Sekretari u pėrtyp thatė njė grimė dhe tha me ton tė prerė:
- Atėherė fėmijėt do t’i vrasėsh ti vetė, duke i lėnė tė vdesin pėr bukė...
Gruaja e drobitur u mendua sėrish pėr tė gjetur fjalėt qė do tė thoshte pas kėtij njoftimi tė kobshėm. Dhe pas pak, tha duke u dridhur e tėra:
- Unė do shkoj tė hidhem nė det bashkė me tė shtatė fėmijėt e mi, qė tė mos i shoh duke vdekur pėr bukė!... –- u shpreh ajo vendosmėrisht dhe befas njė ēurg i madh lotėsh tė rrėmbyer i zbritėn deri poshtė fytyrės sė saj tė rreshkur nga puna me ēimento e gėlqere.
Sekretari komitetit i hodhi njė vėshtrim tė mprehtė, mblodhi supet dhe ia kthyetha me zė paksa te ulėt:
- Nuk di unė ēar do bėsh ti, unė di vetėm tė tė komunikoj vendimin komitetit !
Thėllėza krahėthyer nxori shaminė nga xhepi i bluzės prej doku pėr tė pritur rrėketė e lotėve tė tjerė.
- Mosni, juju bėj rixha! Nė keni besuar perėndinė, mos mė lini fėmijėt pa bukė se do me vdesin ! Ju lutem, o zoti Myslim, ju pėrgjėrohem, vini dorėn nė zemėr, se keni vetė fėmijė...
- Unė kam fėmijė, po nuk gaboj t’i lė rrugėve !
Duke ndjerė krenarinė e shprehur edhe me pamjen e fytyrės sė tij, ku mungonin vetėm frerėt e kalit, nėnė Thėllėza u bė mė serioze nė qėndrimin e saj.
- Mirė, po nuk mė thoni, cili ėshtė faji qė kanė bėrė fėmijėt pėr t’i dėnuar me vdekje?
- Fajin qė ka bėrė babai i tyre duhet ta paguani bashkėrisht... – tha zėri i tij i pamėshirshėm.
- Po edhe nėse duhet ta paguajmė tė tėrė, babai i tyre ėshtė dėnuar me 15 vjet burg, pse fėmijėt e tij duhen dėnuar me vdekje?...Ku ėshtė parė e dėgjuar kjo? Atėherė shpini dhe fėmijėt nė burg tė hanė tė paktėn njė pjatė supė, po jo t’i lini tė vdesin pėr kotheren e bukės more zotni! – u shpreh ajo mė nė fund me ton akuzues.
Sekretari e ndjeu veten ngushtė dhe pėr tė dalė nga pyetja e tmerrshme e asaj nėne dhimbsur fėmijėsh, gjeti shkakun pėr tu shkrehur me ton tė lartė:
- Nuk jam zotni unė, akoma s’ke mėsuar tė flasėsh me kuadrot e partisė e tė pushtetit nėpėr zyra ti ?
- Mė fal, po unė tė quaj zot e perėndi, se ke nė dorė jetėn dhe vdekjen e fėmijėve tė mi!...
- Nejse, nejse, mbaruam bashkė !- tha Sekretari me mėrzi dhe gati i zemėruar u ēua nė kėmbė! - Dil jashtė tani se kam punė !
Nėnės fatzezė iu morėn mentė dhe i erdhi zyra vėrdallė me njė rrotullim tė marramendės tė llahtarshėm, sa ishte gati tė lėshohej pėrtokė. Por zgjati menjėherė dorėn te faqja e murit pėr t’u mbėshtetur, qė tė mos turpėrohej duke rėnė mbi dyshemenė me parket dhe u gėrmuq drejt derės, derisa pak nga pak derisa doli nė korridor. Aty ishte njė stol druri i vjetėr, ku u lėshuaul pėr disa ēaste dhe zuri kryet me tė dy duart pėr tė mbledhur veten.
Pastaj u nis dhe arriti nė shtėpi e trullosur e kokulur qė tė mos e shihnin njerėzia rrugės duke fshirė lotėt. Sapo hapi derėn dhe me sy tė mjegulluar pa fėmijėt, u lėshua mbi minderin e kanapesė gati si e vdekur. Pėllumbesha me tė gjashtė pėllumbat vėllezėr iu mblodhėn nė ēast te kryet.
- Ēar ke moj nėnė, tu bėfsha, mė thuaj mua ?! – iu lut Pėllumbesha me sy te zgurdulluar duke u pėrkulur nė gjunjė pėrmbi tė ėmėn.
- Nuk kam gjė ! – u gjegja nėna ajo me njė zė sikur e nxirrte nga fundi i qenies sė saj. – Jam lodhur shumė se erdha me vrap tė bėhem gati tė shkoj prapė nė punė...
Nuk u tregoi asnjė fjalė nga ai vendim i llahtarshėm i pushtetit qė quhej “popullor”, pėrpėr tė mos i tė mos i trishtuar uarfėmijėt para kohe. Por edhe seēpse kishte njė lloj shprese, se ndoshta ata burra komiteti tė pjekur nuk do ta bėnin atė atė krim aq vrastar, sa tė linin shtatė fėmijė aq tė vegjėl pa bukė. Si mund tė vdisnin qenie tė pafajshme, vetėm se babai i tyre ishte dėnuar pėr njė ėndėrr qė i kishte treguarthėnė kėtė shokut spiun, sikur kishte fluturuar me kalė tė bardhė pėrmbi Greqi. E dėnuan se ua deshi puna ta hiqnin qafe, pėr tė frikėsuartrmbur tė tjerėt qė tė mos guxonin ta shihnin shtetin fqinj as nė ėndėrr. Apo pėr tu thėnė udhėheqėsve te tyre komunistė, se edha ata qė drejtonin aty nė jug tė vendit ishin tė zotė tė kapnin “armiq”... Ajo do tė priste derisa tė vinte fundi i muajit, kur ndaheshin triskat e reja tė nėntorit. Atėherė ishte dhe pragu qė ndante jetėn e familjes sė saj nga vdekja.
Por ndonjėherė, kur e pret me padurim, edhe vdekja vonon tė vijė. Fundi muajit pėr fatin e mirė dhe tė keq tė saj, ndonėse donte edhe njė javė, nėnė Thėllėzės iu duk sikur erdhi pas dy javėsh tė ankthshme. Mė 28 tetor ajo shkoi te zyra triskėtimit bashkė me shoqet e punės. Por aty goditja nė tru ishte mė e madhe te gratė e tjera qė prisnin edhe ato gjėmėn e saj, sesa tek ajo vetė, qė kishte bėrė ndėrkohė njė farė pėrgatitje shpirtėrore pėr ta zbutur goditjen e flamosur tė vdekjes.
Shkoi nė shtėpi duarbosh me njė vendim tė ngulitur nė tru ndoshta nga vetė zoti, pėr tė mos bėrė hapin e gabuar qė kishte deklaruar te zyra vrastare e komitetit. Nuk do t’ua bėnte qejfin armiqve tė “armikut” tė saj tė pafajshėm, tė linte namin duke mbytur nė det njė kope me fėmijė dhe veten bashkė me ta.
Ajo mblodhi fėmijėt pėrreth tryezės sė bukės dhe u tha shkoqur e me njė ton krejt tė qetė:
- Dėgjoni kėtu pėllumbat e mi ! Ēoē do t’u them sot, po dua tė mė dėgjoni mirė e tė mendoheni mirė, sikur jeni burra tė mėdhenj... Mė thanė nė komitet qė ne ta ndajmė babanė me gjyq, qė unė tė mos jem mė gruaja e tij dhe ju tė mos e keni mė baba... Si thoni, e bėni ju kėtė poshtėrsi pėr atė baba qė u mbajti nė prehėr qėkur ishit njė pėllėmbė, ju ushqeu me lugėn e vogėl tė kafesė, ju kėndoi kėngė e ju tregoi pėrralla tė bukura, me engjėj qė fluturojnė nėpėr lule, por dhe me kuēedra qė ua presin njerėzve ujin e u pengojnė bukėn e gojės...
- Jooooo, nėnėėėė, jooooo, nuk e ndajmė, babin ! – thirrėn pėllumbat duke hapur sqepin tė gjithė njėherėsh.
- Po mirė atėherė, do bėni tė tėrė si t’u them unė, qė tė mos vdesim nga uria, se ne nuk na dhanė triska pėr kėtė muaj qė vjen dhe nuk do na japin mė bukė pėr tė ngrėnė kėtej e tutje?!
Pėllumbat i zmadhuan rruazat e syve pėr disa ēaste, sa i bėnė si kokrra kullumbri. Pastaj Pėllumbesha pyeti tė ėmėn:
- Po si thua ti moj nėnė tė bėjmė ne ?
- Shko matanė tek enėt merr kompletin e thikave e ma sill kėtu! – i tha ajo sė bijės me ton urdhėrues tė prerė.
Pėllumbesha solli kanistrėn me tė gjitha thikat, ia vuri nėnės pėrpara dhe tė gjithė sė bashku ata prisnin me sytė e mėdhenj si yje tė ndezur, ēdo tė bėnte ajo me tėrė ato thika.
Nėna u ndau tė gjithėve nga njė thikė nė dorė dhe krejt e ēelur nė fytyrė u tha ėmbėlsisht:
- Tė gjithė bashkė ne do shkojmė ta shkulim vdekjen tonė nga dheu i malit qė tė na shporret nga shtėpia! Qė tė rrojmė e tė presin babanė qė na do dhe e duam, derisa tė na vijė prapė nė shtėpi. Tani bėhuni gati, tė shkojmė pėr tė mbledhur radhiqe, lėpjeta, labota, e nga tė tėra lakrat e egra. Unė do ua ziej me njė dorė oriz tė blerė e do t’ua mbush pjatat plot, sa tu bėhen faqet tė kuqe si molla...
Atė ēast mė vogli i pėllumbave, qė sapo kishte mbushur vitin, filloi tė tundte thikėn e vet dhe po kėnaqej qė tė tjerėt i shmangeshin dorės sė tij. Pėllumbat zunė tė qeshnin aq fort me tė, sa u shkėlqyen faqet dhe me thikat nė duar e duke gugitur, fluturuan drejt malit me bar tė njomė, ngjitja e tė cilit fillonte prapa shtėpive tė fundit tė qytetit.

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail: vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA