Ka lypsarė
qė s’kėrkojnė asgjė
dhe prapė tė lypin
krejt tė heshtur.
Qindarkat e xhepit
nuk i ke mė,
se shpesh t’i marrin
duke qeshur.
Ata vėrtiten
nėpėr sportele,
nė tryeza lokalesh
dreka e darka.
Shfletojnė para
me pėrkėdhelje,
tė joshin t’u falėsh
disa qindarka.
Tė tjerė nė shkolla
dhe spitale
tė kėqyrin duart
me vėrejtje.
Ne harxhojmė
fjalė pas fjale,
ata presin
monedha letre.
Mė tej ca presin
para me shuka,
krejt seriozė
nėpėr kolltuqe.
U kėrkojmė punė,
se mungon buka,
ata duan miliona,
t’u bėjmė dhe lutje.
Me rrėketė qė mbledhin
nga ne pėr ēdo hall,
bėjnė lumin e tyre,
e na lėnė pikėn e ujit.
Do tė thaheshin ata
si peshqit nė zall,
po tė themi tė gjithė:
“Nuk i japim askujt!”...
|