krijimtariaime800x150.jpg

Poezi

Home
Letėr nėnės
Babait me thjeshtesine e tij
Stop Marsian
Lagja ime ngjyre bronzi
Mungesa jote
Sorkadhja
Takim i papritur
Bukuroshja qė ma bėn me sy
Dy ēelėsat
Kisha te buzėt njė gjinkallė
Milionat e mia
Mos me ik !...
Motra jonė e vetme
Nė se...
Nuset e gjyshit
Siamezja shpirtėrore
Vajza engjėllore e unazės
Vjeshta e sivjetme
Puthja e sinqertė
Kur nxehen politikanėt
Pret njė grua nė veri
Ezmerja ėmbėloshe
Monologu i njeriut tė letrave
Pse qante gruaja pa shkak
Puthja dhe grushti
Ngjyrat zhgėnjyese
Tradhtia nė mendje
Bukuria
Nė pėrvjetorin e lindjes
Fizarmonikat dhe saksofonat
Letra e fshehur nė harrim
Gjenerata jonė e palumtur
Dy buzė dhe dy sy
Mė ka mbetur njė merak
Po tė isha Zoti vetė
Arratisje nga kanarina
Mbrėmė nė televizor
Bilbili i trafikut kėndon rreptė
Burrat e pasur
Lotėt pa ngjyrė
Tė kam nė pėrfytyrim
Ēmė tha kallashnikovi
Stilolapsi ngjyrė gurkali
Shenjtorja e mjerimit
Ėndėrr fatale
E fshehta doli lakuriq
Strucėt e Kopshtit Zoologjik tė Tiranės
Mesazhi UFO pėr mirėkuptim me femrat
Mustaqet joshėse
Dreqi i zi
Ti anonim nė log tė fjalės
Kur femra shpalos zemrėn
Nimfat e liqenit
Dėshira e shthurur
Kamarierja e kurbetit
Lutje menēurisė
Idhulli i adhurimit tim
Arratisje nga kanarina
Mikesha e tortave
Kur gjethon pylli
Hija e pishės nė oborr
Epėrsia e kalit
Netėt e metropolit
Kur lind arti
Ftesa e larget
Koha e gjumit
Gabel Guraliu
Ender e mahnitshme
Kam shumė frikė
Kėndoi qyqja e kujtesės
Bregdeti Jugor
Sa keq me vjen
Gjuha e urrejtjes
Skllevėrit e mijėvjeēarit tė trtė
Ku i kemi heronjtė e sotėm
Shkarravitja e vetėvetes
Kėnga pėr mua
Ikona e ruajtur nė kujtesė
Zogu i stuhive
Fjala e thjeshtė Ēoban
Lypsarėt e heshtur
Ēifti qiellor
Mė presin miqtė e pyllit
Barku i gruas
Bukuri qe sheron zemrat
Krimbi prej tymi
Romja qė mė deshi
Kam dėshirė
Sytė goditės tė femrave
Janė ca vejusha nė Shishtufinė
Zemra e Homerit
Doēkat si zinxhir floriri
Per te paftuarit mes miqve
Monologu i nėnės sė emigrantit

Letėr Nėnės

(Mbetur dyzet vjet pa botuar pėr shkak tė censurės.)

 

Kėtė letėr pėr ty,
e shtrenjta Nėna ime,
e mbėshtolla me zarfin e ngrohtė
tė njė psherėtime
dhe po e nis nga thellėsitė e pyjeve Lindorė,
ku mė dhanė tė drejtėn pėr tė punuar,
pasi mbeta rrugėve tė qytetit Jugor,
ku tė kam lėnė si ėndėrr tė paharruar.

Po e nis gjethe pas gjethesh,
erė pas erėrash,
mjegull pas mjegullash,
rrugė pas rrugėsh,
brigje pas brigjesh,
largėsi pas largėsish.

Po e nis tė lagur me rrėketė e ēiltra tė lotėve,
tė qullur me pikat e gjakut tė zemrės brishtore,
tė zbutur me bulėzat e djersitjes pa gjumė,
tė njomur me sekrecionet e artikulimit
tė frazės kryesore:
“Oh, pėr ty mė ka marrė malli shumė, shumė !”…

Ta dėrgoj bashkė me kujtimet e largėta,
tok me drithėrimet e fėmijėrisė,
tok me njė gotė tė mbushur me lot pėr ty,
dhe me urrejtje pėr ata qė mė ndanė nga ty
e nga trualli ku sė pari mė dhe sisė.

Po e nis pėr aty,
te rėra e deteve,
te gurėt e zalleve,
te lulet e pranverės,
te buzėqeshjet e njerėzve,
te puthjet e vėllezėrve,
te dhimbjet e tė mjerėve.

E dashura nėna ime,
ta dish mirė se nga malli pėr ty
shumė herė kam vdekur,
dhe kur kam kujtuar dashurinė tėnde,
shumė herė jam ringjallur pėrsėri…

Pres me padurim tė kthehem,
mė ka marrė etja
pėr pak tinguj nga zėri yt,
pėr pak dallgė nga Joni,
pėr pak ujė nga Bistrica,
pėr pak rėrė nga Limjoni.
Nė valėt e kripura tė zhvishem,
nė gjoksin tėnd tė ėmbėl tė kridhem.
Plagėt e zemrės t’i shėroj,
tė gris njė pėlhurė tė zezė
qė dekada me radhė
na ndau nga njėri-tjetri me urrejtje
dhe t’ju pėrqafoj tė gjithėve marrėzisht,
kėshtu siē jam i pėrmalluar pėr vdekje…

 

Babait me thjeshtėsinė e tij

 

Quhej Remzi Mato babai i ndjerė
dhe si mėsues quhej thjeshtėsia vet.
Nxėnėsve u jepte ēelėsa mė vlerė,
pėr t’i hapur me duar rrugėt nė jetė.

U mėsonte shartim e krasitje peme,
tė thurnin me shtiza triko e ēorap,
tė qėndisnin me grep ornamente,
t’i bėnin mandolina kungujt e gjatė.

Ndreqte mekanizma tė ēdo lloj ore.
Bėnte fotografi pa rrymė elektrike,
kur binte mes oxhakut hėna diellore
stamponte mbi letėr figurat filmike.

Bėri ēikrikun vaditės nė pėrrua,
bėri kopje njerėzore siē ishte vetė.
Pa lėnė gruan tė merrte diku hua,
bėri nėntė ēiliminj shpejt e shpejt.

Bėmat pa fund tė krejt veprimtarisė,
bėhen pak a shumė njėqind zanate.
Me to e me karakterin e thjeshtėsisė,
ndihmonte kėdo nė punė e taksirate.

Por bėri dhe atė qė nuk e bėnte dot,
asnjė mėsues shqiptar e minoritar,
askush nga ata qė quhen sarandiot,
dhe as vet Jugu e Shqipėria mbarė;

Me lapsa plumbi nė shkollė katundi,
bėri mina vigane pėr shpėrthime hata.
Minoi nga qielli Kanalin e Korfuzit,
fundosi nė det anijet e fuqive mėdha.

Meqė incidentit nuk i dolėn tė zotėt,
kordhėtarėt vendor, stepur nga habia,
vranė mendjen kush e bėri proēkėn.
Me siguri ai dhaskali qė bėnte ēudira!...

Dhe pasi mori pėr zanatet e vėrteta
rrogėn mujore pesėmbėdhjetė franga,
pėr zanatin absurd qė i dha gėnjeshtra
mori pesėmbėdhjetė vjet nė pranga.

Tani babai im, i varrosur thjeshtė fare,
pėrmendet me nderim profesori Mato.
A nuk meriton pėr mizoritė familjare,
dėmshpėrblim si minahedhės nga Nato?...

 

Stop Marsian

 

Zbrita nga ylli Mars e tė njoha nė qiell,  

kur ti erdhe nga ylli i mėngjesit Afėrdita.

Kurorėn na e vuri kryepeshkopi Diell  

nė dasmėn me fishekzjarre vetėtimash.    

  

Krijuam nga reja kozmike e pėrbashkėt

tre satelitėt tanė qė na sillen pėrqark.  

Dhe disa planetėve tė ngjizur padashur,

ua shuam frymėn sapo pluskuan nė bark.   

  

Me atė tėrheqje magnetike qė pata me ty,

do kishim mbushur qiellin plot me planete,

po tė kishim edhe kozmosin deri nė thellėsi

depo ushqimesh e lagje me apartamente.  

  

Por me shkumėsin e bardhė tė njė komete,

llogarita nė dėrrasėn hapėsinore kėtė interes:

Jeta, shumėzuar vėrtitjen e dendur tė planetėve,

baras me afrimin e frikshėm tek vrima e zezė.

  

Atėherė ti the: stop Marsian, boll me kaq!

S’jemi si nė boshllėkun e Bigbengut tė parė!

Pėrse duhet ta bėjnė qiellin tonė helaq,

me planetė tė tepėrt pa planifikim planetar?!...

 

Lagja ime ngjyre bronzi

 

Jetoj te lagjia e "Tironės" me gjuhė lirie,
ku jehon tallavaja me tonalitete histerike,
dėgjoj shprehjen:“Tė bofsha me rob shpie!”
siē bie sahati i madh te xhamia islamike.

Quhem “gaxhoi i mirė qė shkruan llogje”.
Kur zbres nga makina bidonat me ujė Selite,
mė rreshtohet skuadra ndihmėse me yje bote,
nga lista ndėrkombėtare e futbollistėve.

Fundjavėn e kam me net pagjumėsie,
nga ekstazat dasmore tė miqve komshi,
qė mė urojnė nga larg me litėrshe rakie
dhe hedhin valle nate te rrugica me shi.

Djemtė e vajzat me xhinse poshtė mesit,
me kėrthizat si mikrofona qė thithin deri tutje,
u dridhet barku nga ritmet marroke tė xhezit,
tek kėrcejnė si kukullat me fije tė padukshme.

Zhurmėtarėt e mi lindin e shuhen si meteor,
por humbjet ua plotėson karvani me kokorroēėt.
Ēuditen kur nė zi i ngushėlloj mbi arkivol,
ku zbrazin dhimbjen mė tė hidhur tė botės...

 

Mungesa jote

 

Tė kam njėzetekatėr orė
nė dhoma e nė shtrat tė shtrirė.
Profili dhe imazhi yt
mė fle e mė zgjohet brenda trurit.
Hera-herės mė ngjan vetja
si bėrthama e frutit tė arrirė
dhe ti mė ke mbėshtjellė
me ėmbėlsinė e tulit.
Herė tė tjera mė duket
sikur mė ke burgosur lirinė
pėr tė shijuar fruta tė tjera
tė ėmbla tė kėsaj bote.
Por shpejt ndjej se shpirti
mė ka humbur qetėsinė,
kur zgjatet koha trishtuese
qė sjell mungesa jote...
Ti ike te njerėzit e fisit
nė largėsinė tre-katėr male.
Dhe kur erdhi nata monotone
me shurdhimin e vetmisė,
shtėpia u mbush gjithandej
me mungesėn tėnde tė madhe,
sikur shirat pėrmbytėn dhomat
me ujėrat e fshehtėsisė.
Pyeta veten si mund tė vinte dita
pa meloditė e zėrin tėnd?
Nata ime e gjatė si mund tė kalonte vetėm?
A do tė vinte prapė marsi
me gjethet dhe zogjtė nė shtegtim?
A do tė binte sėrish nėpėr dhoma
ylberi yt qė ngjyros jetėn ?
Kjo zemra ime
ka filluar tė ruaj nė kujtesėn ritmike,
faktin se pa ritmin e frymėmarrjes tėnde tė afėrt,
mund tė mbetet pa gjak
dhe me venat krejt anemike.
Ndaj tė lutem
mos mė lėr vetėm as ditėn as natėn!

Mungesa jote

 

Tė kam njėzetekatėr orė
nė dhoma e nė shtrat tė shtrirė.
Profili dhe imazhi yt
mė fle e mė zgjohet brenda trurit.
Hera-herės mė ngjan vetja
si bėrthama e frutit tė arrirė
dhe ti mė ke mbėshtjellė
me ėmbėlsinė e tulit.
Herė tė tjera mė duket
sikur mė ke burgosur lirinė
pėr tė shijuar fruta tė tjera
tė ėmbla tė kėsaj bote.
Por shpejt ndjej se shpirti
mė ka humbur qetėsinė,
kur zgjatet koha trishtuese
qė sjell mungesa jote...
Ti ike te njerėzit e fisit
nė largėsinė tre-katėr male.
Dhe kur erdhi nata monotone
me shurdhimin e vetmisė,
shtėpia u mbush gjithandej
me mungesėn tėnde tė madhe,
sikur shirat pėrmbytėn dhomat
me ujėrat e fshehtėsisė.
Pyeta veten si mund tė vinte dita
pa meloditė e zėrin tėnd?
Nata ime e gjatė si mund tė kalonte vetėm?
A do tė vinte prapė marsi
me gjethet dhe zogjtė nė shtegtim?
A do tė binte sėrish nėpėr dhoma
ylberi yt qė ngjyros jetėn ?
Kjo zemra ime
ka filluar tė ruaj nė kujtesėn ritmike,
faktin se pa ritmin e frymėmarrjes tėnde tė afėrt,
mund tė mbetet pa gjak
dhe me venat krejt anemike.
Ndaj tė lutem
mos mė lėr vetėm as ditėn as natėn!

 

Sorkadhja

 

Ma preu udhėn njė sorkadhe e bukur,
si hėna me dy degė pylli mbi krye.
Befas m’u prenė tė dy gjunjėt
dhe shtanga si dre i mallėngjyer.

Dhe kafshėza u step e qimja iu drodh
e mė vėshtroi drejt me sy tė skuqur.
O, si mė dridhej zemra nė gjoks...
njėsoj si gjethja ku ka qėndruar njė flutur.

Nuk di ē’vetėtima mė ranė nė sy
ato pak ēaste tė paharruar !
Pylli mė kish zbuluar thesarin e tij
dhe ne kishim mbetur si dy tė dashuruar.

Pashė kėmbėt e saj tė pėrkulen
dhe dy herė pėrtokė rrahu bririn.
Pastaj ajo buluroi si vajzė e turpshme
dhe u nis tė shkojė tutje pyllit.

Gati sa nuk thirra me zėrin shushurimė:
Mos u tremb, tė lutem qėndro dhe pak kėtu !
Nuk jam gjahtar qė vras bukurinė,
jam kėngėtar i mahnitur i brirėve tė tu...

 

Takim i papritur

 

Takova “Atė”,
qė kam dashur dikur,
nė moshėn e bardhė
kur tė dehin lulet.
Tani ajo ėshtė grua
dhe unė jam burrė.
Fėmijėt na kanė rrėmbyer
tė gjitha puthjet.

Por ajo prapė
mė bėri tė mendohem
me vėshtrimin e saj
thellėsisht tė menduar.
Thonė se dashuria e parė rizgjohet,
dhe ika me kujdes,
si nga njė shteg i minuar…

 

Bukuroshja qe ma ben me sy

 

I falem fatit tė parė qė mė dha fatmirėsia,
pėr tė lindur nė Sarandėn e bukurisė sė shenjtė,
ku u mblodhėn dyzet shenjtorė nga gjithėsia
dhe i vunė emrin pėrjetėsues tė shifrės dyzet.

Ashiku dell qė i sillet kėsaj bukuroshje pėrqark,
dremit gjithė vitin mbi shkallėt e saj harkore
dhe nė udhėn e dashurisė sė tij tė zjarrtė.
ka fiksuar kėtu mė tė ndritshmen lakore.

Kėtu mblidhen kureshtarėt e tė gjitha viseve
tė sodisin kėtė perri qė i tėrheq si magnet
dhe tre muajt e artė tė gjithė mesviteve,
Saranda e flladeve jugore bėhet kryeqytet.

Kėtu autobusėt luksoz flenė bashkė me tragetet
tė radhitur si dallėndyshet mbi telat e telefonit,
pasi kanė sjellė nga larg malet dhe detet,
tė pushojnė nė vargun e hoteleve si dallgėt e Jonit.

Kėtu vajzat dalin nga shkumėzimet e valėve
me belin hollak si bishti luhatės i peshkut,
me bukurinė e magjishme tė sirenave detare,
dhe me joshjen gazmore qė u jep fresku.

Kėtu djemtė ēapkėnė me lėkurėn ēokollatė
ēmenden pėr vajzat e ardhura nga Veriu,
dhe u zbresin pėrtokė hėnėn nė mesnatė
dhe u nxjerrin nga deti oktapodhin me sy njeriu.

Kėtu yjet e pjekur bien nga vreshtat e hėnės
dhe i presin detarėt nė rrjetat e peshkimit.
Kėtu horizontet tė presin me dashurinė e nėnės
dhe tė dhurojnė portokallin e kuq tė perėndimit.

Saranda kurdoherė lėvrin brenda damarėve tė mi
dhe unė marr impulse nga zemra e saj e madhe,
nga kjo bukuroshe sykaltėr qė ma bėn me sy,
sa zbres hundėn e Gjashtės nėn dy vetulla malesh.

 

Dy ēelėsat

 

Mijėra dyer
ka Tirana e madhe.
Mijėra ēelėsa
kanė njerėzit ndėr xhepa.
Sigurojnė pasurinė
dhe jetėn familjare,
me njė copė metal
tė gdhendur me krepa.

Burrat,
veē ēelėsit metalik tė portės,
kanė dhe pėr gruan
“ēelėsin” organik.
Por ēelėsi kopil ēel,
jo vetėm gratė e botės,
po edhe gjyqet
qė shpėrbėjnė familjet
ēdo ditė...

Sulejman Pasha qė themeloi
kėtė qytet ahengu dhe fati,
tha me shqetėsim
kur rrezatoi lart nga njė yll:
-Vetėm po tė lidhen zemrat
si akrepat e sahatit,
mund tė shpėtojė Tirana
nga ēelėsi kopil...

 

Kisha te buzėt njė gjnkallė

 

Kur shtatė vjeēėt e parė sapo i lashė,
mė solli babai njė harmonikė goje.
Ma dha dhuratėn e ardhur nga jashtė
e mė porositi, po e humbe, harroje!

O, ē’mrekulli dukej nė sytė e mi,
ajo lodėr muzikore tepėr e rrallė,
shpėrndante tinguj me aq ėmbėlsi,
sikur kisha te buzėt njė gjinkallė.

Ēunat e lagjes mė rrethonin nė heshtje,
me sytė e tyre ziliqar tė ndezur.
Tė gjithė mė pyesnin me kureshtje:
Ku e gjete, vėllajo, ku e ke vjedhur?...

As gjetur e kam, as vjedhur, u thoja,
se tjetėr si kjo nuk gjendet gjėkundi.
E ruaj si sytė, s’e lėshoj nga goja,
se mos ma vjedhin, se mos mė humbi !

Natėn e mbaja tė flinim sė bashku
dhe shpesh prej saj mė dilte gjumi.
Dorėn nėn jastėk e ēoja padashur,
qėnka kėtu,thosha, lum unė i lumi !

Por teksa i fryja i dehur nga gėzimi,
me sytė nė qiell ku mė ndiqnin zogjtė,
rrėshqita te njė kanal me ujė mulliri,
gjinkalla fluturoi,si e trembur me shkop...

Kėrkova harmonikėn nga rrjedha te lumi,
por ishte zhdukur sikur shkoi nė det.
Mė humbi, o i mjeri unė, mė humbi !
Dhe truri mė fluturoi qiellit pėrpjetė…

E qava tė dashurėn e buzėve gjinkallė,
aq sa mė duket sikur e qaj dhe sot,
kur buzėt kanė humbur dhėmb’ e dhėmballė,
dhe humbjen e atij gėzimi s’e harroj dot.

 

Milionat e mia

 

Nga shumėzimi vetjak
babai dhe nėna,
shtuan gjashtė djem,
pas njė vajze.
Ngritėn gjashtė
shkallė guri tė rėnda,
pėr t’u ngjitur tė dy
nė qiell parajse.

Pesė, nga ne
zgjodhėn rrugė rastėsie.
Tė shkathėt
nė biznes dhe zanate,
mblodhėn secili
milionat e tyre.
Unė mblodha libra,
mbusha rafte.

Tokat e babait
i ka kush s’i kishte.
Emrin s’e kam
nė libreza me para.
Figuroj
nė kopertinat e letrave shqipe.
Fle te dhomat e sime bije
pa qira...

Krejt i lirė
nga hipotekat dhe bankat,
pres pa qira tė shkoj
dhe nė qiell.
Por kėsaj bote
nuk i lė pas kamata,
borxhe apo detyrim
tė pashlyer...

Thonė se
nė qiell i kam tė gjitha
milionat e nevojshme
qė mė munguan nė tokė.
Veēse aty
do tė mė mungojė drita,
rrezatimi qė kam kėtu
nga miq e shokė...

 

Mos me ik !...

 

Faqen mollėzave
me ato hove flake.
ma mbaj pėrmbi faqe,
tė harroj tė plakem.

Buzėn, si ventuzė
ma lėr pėrmbi buzė,
gjallė sa tė jem,
dhimbje tė mos kem.

Syrin qė gazmon lot
zbrazma nė njė gotė,
ta pi si sarhosh,
tė mbetem djalosh.

 

Motra jonė e vetme

 

Durimmadhja shpirtpastėr, o motra jonė e vetme,
duarshkathėta pėr gjithēka ushqeheshim e vishnim,
dhembshuria qė lije kokėn pas gjashtė vėllezėrve,
floriri i ndritshėm i tė gjitha varfėrive qė kishim;

U rrite pa u ndjerė, moj guguēja jonė krahėshkruar,
ēdo ditė nė trup tė vezullonin pendėt e purpurta.
Tė kish ardhur koha e fluturimit po ne s’e kuptuam,
se folenė nė strehė tjetėr do e thurje me thupra.

Tė vinin tufat e pėllumbave pėrqark duke gugitur
dhe ne i qėllonim me llastiqet tona ku tė mundnim,
pa ditur se po tė pėrzinim gėzimin e shumėpritur .
pa menduar se ty nė jetė tė duhej dhe pėllumbi.

Tė gjithė nė njė gojė, tė shamė e tė ofenduam,
kur tinėz i buzėqeshe ndonjėrit qė i mbetej syri.
Vetėm kur ike dhe pamė se mbetėm pa sy e duar,
kuptuam se na mungonte tė gjithėve lulja e shpirtit...

Oh, sa shumė qave atė ditė kur na le fare vetėm
dhe dole nga dera pėr tė fluturuar larg nėntė male!
Na erdhi keq, qė pa cicėrimat e njė vajze mbetėm,
por dhe u gėzuam qė shpėtuam nga sytė e zuzarėve.

Vonė tė kėrkuam falje e t’i puthėm tė dy duart,
ndonėse na mungoje dhe pa ty nuk jetonim dot.
Tė thamė se do ishe prapė nė zemrat tona vluar,
dhe t’i lagėm dhjetė gishtat e unazave me lot...
 

Nė se...

 

Nėse i kam xhepat
pa dinjitetin e shkrimtarit,
qė mė bėjnė t’u bishtnoj
kafeve moderne nė qytet,
metaforat m’u bėfshin
tufė nga seria e dollarit,
pėr t’i ndarė me varfanjakėt e mi poetė.

Nėse mbėrthehem
si nė karrigen e maternitetit,
pėr tė lindur vargun
nga mitra e oksipitalit,
vjersha m’u bėftė rregullorja e shefit,
pėr tė ndėrruar zyrtarin qė i bishtnon orarit.

Nėse nė pistat e frigoriferit tim tė bukės
Janė ulur tė pushojnė
vetėm tre presh,
libri m’u bėftė portofol i humbur udhės
pėr qeveritarin
qė merr avionėt e qejfit shpesh.

Nėse arti poetik
nuk zbut gjuhėn e debutetit,
tė denjė vetėm pėr njė stallė me derra,
mendimet e mia iu bėfshin
nė rrugėn drejt pushtetit
xhama tė thyer, gurė dhe ferra...

 

Nuset e gjyshit

 

Gjyshin e pata sevdalli tė pushkės
dhe s’pati ai si ndokush dy gra.
Por tek humbiste larg mbi samar tė mushkės,
me dy pushkė kishte shtėnė sevda.

Shkoi i bleu tutje nė Selanik
dy pushkėt si nuse tė stolisura me sėrma,
dy nuse syzeza qė tė shtinin frikė,
njėra “Martinė” dhe tjetra “Dogra”

Nė luftėn e Lėkurėsit, me syzezat e veta
vrau gjashtė kapedanė tė pushtuesve pėrbri.
Dhe pėr ata sytė e zi tė nuseve tė shtrenjta
i ngritėn kėngėn e trimit nė Labėri.

Gjyshi vdiq nė vitin nėntėqind e dyzet
dhe sytė nga oxhaku i mbetėn dy ditė.
S’kuptohej, te mustaqet e ngrehura pėrpjetė,
apo te sytė e nuseve i mbante sytė.

Kur e panė syhapur njerėzit thanė:
“Kėrkon diēka dhe asgjė s’kėrkon !”
Njėrėn nga nuset me vete ia dhanė.
Syzeza tjetėr polli krisma mė vonė.

 

Siamezja shpirtėrore

 

Kur artistėt prindėr
gdhendėn me pasion
skulpturėn e gjallė
tė kėtij trupit tėnd,
besoj nuk menduan
se femra qė verbon,
mund t’i linte meshkujt
tėrėsisht pa mend...

Ky vėshtrim i syve
me rrezatim tė shenjt
ditėn sjell aroma
nga lulet dhe pyjet,
netėve me eros
mė josh e mė deh krejt
dhe ndjehem porsi fllad,
filloj flas me yjet.

Buza, gusha, gjoksi,
nektari i hojės,
sa nisin tė ndezin
njė puthje tė shpuzėt,
tjetra i fryn prushit
qė fle brenda gojės
dhe hovi i zjarrit
flakėron te buzėt.

Nuk ėshtė ndoshta
mishi trazimtar,
qė mė jep etjen
e diellit mbi dete,
por lumi i thellė
i shpirtit me valė,
qė mė fundos brenda
dhe sėrish kam etje...

Mos mė ndaj nga prehri
me dallgė ekstaze,
se mė thahet zemra,
o moj shpirtushe!
Ti kthehu drejt meje,
dhe pulsomė taze,
tė mė vijė gjaku
prapė nė barkushe.

Dy siamezėt njihen
si rasti pėrjashtim
i trupave tė ngjitur,
fenomen anomalie.
Ashtu tė paēa ty,
ngjitur me shpirtin tim,
moj siamezja ime,
fenomen dashurie!...

 

Vajza engjėllore e unazės

 

Mbaj mbi shpinė shtatėdhjetė dimra me acare,
duke shtuar dhe ca muaj tė vonė mė shumė.
Por te stacioni i unazės njė bukuri njėzetvjeēare
mė vėshtroi gjatė e sytė i mbetėn tek unė.

Nuk ishte nga “ato” qė lexohen tek balli,
kishte pamje dėlirėsie dhe sjellje respekti.
Nė autobus mu ngjit afėr si pranė njė djali
dhe fatorinos i tregoi njė abone studenti.

Vajza nėnqeshi ėmbėl e shkoi dorėn nė gushė,
kafshoi buzėn e shtjekėzat njomi disa herė.
Me bishtin e syrit druhesha mos i dukem pusht
dhe isha stepur pėrballė si njė trung i prerė.

Mė shigjetonte me ca sy zjarrmėtarė tė ndezur,
teksa qėndroja gjithnjė si manekini mes vitrine.
Kur zbritėm, u ndamė me njė buzagaz tė heshtur.
Por gozhda e saj u ngul thellė nė mendjen time.

Nuk e kuptova pse u magjeps ajo vajzė prej meje,
dhe ndoshta nuk kam pėr ta kuptuar asnjėherė.
Ē’priste nga njė fytyrė dimri me flokė reje,
ajo fytyrė engjėlli me trupin lastar nė pranverė?...

 

Vjeshta e sivjetme

 

Vjeshta e sivjetme me gjinj portokalli,

dhe me buzėt e fiqta tė ēara nga etja,

mė prishi mendjen, aq sa nga halli,

filloi tė mė duket i marrosur vetja.

 

Mė ndjell nėpėr hije, mė huton me joshje,

mė mbėshtjell me vile rrushi nė vreshta,

mė deh me mushtin e verės majhoshe,

mė puth me afshe tė zjarrta nėn dega.

 

Ndėrron njėrin pas tjetrit fustanet me ngjyra,

mė flakėron sytė me gjethishte tė kuqėrreme,

mė eksiton, mė nxeh, mė zhvesh nė tė linjta, 

mė drogon me lėngje mes kofshėve tė pemėve.

 

Asnjė bukuri gruaje nuk mė ka grishur,

sa kjo vjeshtė e ndezur nga vapa afrikane.

Thonė se si unė dhe tė tjerė mendjeprishur,

ka bėrė pėr nė ēmendinė kjo vjeshtė jarane...

 

Puthja e sinqertė

 

Te puthja e sinqertė,

ku lidhin zemrat tė rinjtė,

ėshtė hareja dasmore

me kumbim tė afėrt.

Janė dy unazat

me vezullim tė florinjtė,

qė u bashkojnė gjakun

dy fiseve tė largėt.

 

Te puthja e sinqertė

ėshtė varka me dantella,

ku ēifti lundron

nė liqenin e dashurisė.  

Janė ēarēafėt e bardhė

nderur mbi tela,

qė i tregojnė diellit

njollat e lara tė virgjėrisė...

 

Te puthja e sinqertė

janė rrezet e mėngjeseve,

tek zgjojnė beben

me erėn kulloshtėr.

Janė petalet

e buzėqeshjeve tė njerėzve,

nga belbėzimet

dhe hapat e para tė foshnjės.

 

Te puthja e sinqertė

janė zėrat e familjes sė nesėrme,

qė do popullojnė apartamentin

e vazhdimėsisė fisnore.

Ėshtė gjerdani me pėrqafimet

e breznive tė pėrjetshme,

qė pėrcjellin dy buzė

nė thithjen e dashurisė njerėzore.

 

Te puthja e sinqertė,

ku dehen tė rinjtė nga gjinia,

dehet dhe rima ēapkėne e vargjeve tė mia.

 

Kur nxehen politikanėt

 

Kur dėgjoj politikanėt

nė ekrane apo foltore tė kuvendit,

tek nervozohen fare kot

dhe gėrthasin rreptė,

them me vete,

u mungon autokontrolli i personalitetit,

pėr tu frenuar

para mijėra dėgjuesve krejt tė qetė.

 

Nervat e tyre

tregojnė se kanė hardiskun e trurit

pa kapacitetin e nevojshėm pėr argument,

dhe duke mos pėrballuar

mbingarkesėn qė i futin,

procesori i logjikės u nxehet shpejt...

 

Ndaj nė pozicione ku politika

peshėn e shtetit mban,

nevojiten kapacitete tė fuqishme

tė veprimtarisė trunore.

Tė durojnė ngarkesa mendimi

me shumė gigabajt,

pėr nivele tė larta qė kėrkon

logjika bashkėkohore...

 

Pret njė grua nė veri

 

Ėshtė njė shtėpi fshati larg nė Veri,

mes borigave halore pranė njė pylli,

njė shtėpi bore me tė pjerrtėn ēati,

te njė livadh i bleruar qė puth dielli.

 

Nė atė shtėpi me qeleshe reje mbi krye,

pret njė malėsore me llėrė tė pėrveshura,

njė faqekuqe qė kėnaqet me lexime poezie

dhe te buzėt nuk i perėndon e qeshura.

 

Ajo grua mė ftoi mik para disa vitesh,

bashkė me burrin, njė malėsor trupfort,

tė shkruaj vjersha e tė veroj aty pushimet, 

por nuk pata rast dhe nuk shkova dot.

 

Ajo ēdo mėngjes, kur fshin oborrin,

shkund gjoksin e madh duke vallėzuar,

mjel lopėn, zien qumėshtin, zė kosin

pastaj pjek kulaēin e grunjtė pėr mua.

 

Ka dėrguar letra me disa re bardhoshe

ku ka shkruar me lapsin e kuq tė rrufesė:

“Eja, or mik, se ne po tė presim prej kohe!“

Do shkoj t’i lexoj kėtė vjershė para se tė vdes.

 

Ezmerja ėmbėloshe

 

Njė ezmere ėmbėloshe,

shtatėmbėdhjetėvjeēare,

hyri te shpella ime

me gjakun prush tė pėrvėluar,

kur ishim nė prillin e ndezjes

sė zjarreve moshatare

dhe u ngrohėm pėrkohėsisht

nė zjarrin e ndaluar.

 

Pastaj ajo iku

tė gjente shpellėn e pėrhershme,

te njė tjetėr zjarrndezės

qė i duhej pėr jetėn.

E pėrcolla me pėrqafimin ndarės

tė njė mikeshe,

duke kujtuar shpesh

zjarrin bubulak qė ndezėm.

 

Tani e takoj tė thinjur

me mjaft nderim e respekt,

qė mė shkriu akullin e gjakut

nė acarin e kaluar,

kur Zeusi dėnonte

zjarrndezjen pa dokument

tė firmosur nė regjistrat e zjarreve

me hi mbuluar.                                                                  

 

Shtrėngojmė vetėm duart,

ku na fle thėngjilli i hershėm,

si pasardhės tė Prometeut

qė zjarrin do ndezim sėrish,

kur tė na rinojė Zoti,

qė dėshiron dhe nė botėn tjetėr

tė ngrohemi pranė zjarrit  

tė madh tė dashurisė.

 

Monologu i njeriut tė letrave

 

Me letra sikur tė mbuloj edhe detin, 

nuk pres tė mė shtohet dikur pasuria,

por jam pronar i ligjshėm i talentit,

qė mė ka dhuruar bujarisht perėndia.

 

Frymėzimi mė rrėmben tė gjitha ditėt,

dhe mė mban nga dielli disi tė larguar,

por kam njė diell tjetėr mė tė ndritshėm,    

pasionin e pėrhershėm pėr tė shkruar. 

 

Nga kėndi i heshtur ku kam tryezėn,

vėrtit njė galaktikė tė tėrė fantastike, 

por kam edhe dy ufo tė largėt vėllezėr,

qė mė ndihmojnė me energji kozmike.

 

Duket sikur po hedh verbėrisht hapa

nėpėr shtigjet e errėt tė imagjinatės,

por kėsisoj jam duke montuar llamba,

pėr tė ndriēuar edhe sytė e zinj tė natės. 

 

Shpesh mbetem i veēuar nga shoqėria, 

dhe bėj monologun deklamues me veten,

por te miqtė e shumtė tė letrave tė mia,

kam edhe polin e akullt tė eskimezėve.

 

Argėtimet thonė se mė mban nė burg

biruca e trurit, qė tė zbulohen krijimet,

por dollinė e shėndetit ma ngre me fund,

kushdo qė pi gotat e artit te shkrimet.  

 

Ndoshta s’kam vėmendje tė pėrpikta,

kur shkoj ndanė rrugėve i menduar,

por jam duke folur shpesh me librat,

qė mė japin emėr nderi tė respektuar.

 

Logjikės sė cekėt tė ndonjė politikani,

mund t’i dukem kritik tepėr i rreptė,

por jam kurdoherė gati tė fitoj debatin

me secilin nga tė mandatuarit deputet.

 

Duke marrė nga gjumi disa orė hua,

mbase nxitoj tė shkoj te fundi i jetės,  

por farėzat qė mbjell pena kur shkruaj

mė blerojnė lastarė edhe pas vdekjes.

 

Vėrtetė s’kam sa duhet kohė e kurajė,  

pėr tė joshur sytė e lakmuar tė bukurisė,

por mė shfleton te shtrati i ėmbėl i saj,

edhe ajo qė nesėr mund tė shpallet miss.



Pse qante gruaja pa shkak

 

Ajo qante befas

sikur tė ishte fėmijė.

Qante herė pas here

pa shkak tė kuptuar.

Kujtohej se me burrin

bėnte pak dashuri,

dhe lotėt i binin ēurg

si rubinet i liruar.

 

Njė tjetėr i tha:

“Je tmerrėsisht e bukur!”

dhe ajo papritmas

hapi krahėt si zog.

Nė mbrėmje i dha atij

njė tė puthur,

dhe trupin kur i shoqi

bridhte me shokė.

 

Pastaj gjatė javės

ajo qeshte pa shkak.

Qeshte herė pas here

duke tradhtuar.

 

Pse qan e qesh

gruaja pa shkak,

vėshtirė e ka burri

pėr ta kuptuar...

 

Puthja dhe grushti

 

Puthjet janė pa fund

pėr vajzat dhe gratė.  

Puthjet mė tė ėmbla,

pėr mė tė ėmblat e shpirtit.

Puthje pėr krijimin

mė tė bukur e delikat,  

qė ka konstruktuar

Arkitekti i njerėzimit.

 

Por, kėnaqėsitė qė sjellin

kėto krijesa tė shtrenjta

dhe gėzimet kulmore

mbi ēdo ndjesi tjetėr,

ndodh i shpėrblejmė

me grushte e shkelma,

nga dhuna e trashėguar

prej njerėzve tė egėr.

 

Dorėn e mashkullit

s’e bėri akulli apo guri,

po zemra e nėnės

e stisi mė tė fortė,

qė fuqinė muskulore

tė krahut tė burrit,

ta ketė mbrojtje tė sigurt,

dhe mbėshtetje tė plotė.

 

Kjo dorė e punėve

tė mėdha e tė mira,

nuk lind tė rrėzojė

vetė nėnėn pėrtokė;

Por t’i sjellė asaj,

nė acarin me dimra,

pranverėn ledhatare

dhe verėn e ngrohtė...

 

Kėto krijesa drite

me trupin si qelq,

ndodh tė rrėshqasin,

nė pjerrėsi instinkti.

Grushti i thyen krejt,

por fajin nuk e ndreq,

vetėm puthja ua drejton

zemrėn dhe shpirtin...

 

Ngjyrat zhgėnjyese

 

Kur isha kec  

nė moshėn e bardhė, 

thosha, dil mjekra ime,

tė bėhem burrė!

Tė marr njė faqemollė

me cicat dardhė,

ta bėj manare,

tė mos mė ndahet kurrė.

 

Tė mė flenė buzėt

brenda frymės sė saj, 

tė bėj pėrnatė eklipsin

hėna nėn diell.

Tė bėj si fytyrėn time,

tre kalamaj,

tė mė thonė, o babi !,

t’u them, o yje !...

 

Kur i bėra tė tėra

kėto marifete,

thosha, mė ndihmo fat,

tė ngop bijtė e uritur,

t’i vesh si prilli

lastarėt me gjethe,

tė bėhem lumė i tyre

pėr t’i vaditur.

 

Por fati nuk m’i dha

qeset me tė holla,

ndonėse u rropata

pėr letra tė ndershme,

duke rendur pas diplomave

nėpėr shkolla,

kur paraja tinėzare

u bė mė e vlefshme.

 

Dhe i zhgėnjyer

nė vjeshtėn e moshės,

thosha, duhet shembur

ky kodosh shteti.

Po kur u shtrinė urat

mbi oqeanet e botės,

m’i rrufiti bijtė  

magnet kurbeti.

 

Pasi brodha kohėt  

me ndryshime ngjyre,

dhe ndėrrime emrash,

por huqet njėsoj,

them, sa keq tė vdes 

me kusarė mbi krye,

dhe me fatin koprrac

qė mė bojkotoi !...

 

Tradhtia nė mendje

 

Gruan e kam gjithnjė

brenda trurit,

ku vjen pėrqark

si nikoqire e mendjes sime.

Aty ankohet pėr ndonjė

gjakndezje burri.            

Qesh e mė trazon

gatimet nė mendime.

 

Fshin pluhurin cerebral

me ėndrra kotėsie. 

Shkund mendėsitė

e pa barabarta.

Kur harroj ia mbaj

tė mbyllura dyert,

ajo troket aq fort,

sa mė tundet kafka.

 

Dyshon mos ndoshta

ndonjė grua tjetėr,

mė ka hyrė brenda trurit

nga dritaret e syve.

Ndonėse e di

qė mė ka besnik tė vjetėr,

bėhet merak sidomos   

nga bėmat e fqinjėve.

 

Tek punoja nė bibliotekėn

e trurit tė vogėl

mė gjeti njė ditė

me njė topolake tė njomė,

qė kish hyrė lakuriq

nga televizori i dhomės

dhe me kėrcime seksi

tundte belin e hollė.

 

Shtypi pultin ma nxori

nga truri pa vonesė

dhe pėr impulse maniake

mė bėri vėrejtje.

Tha: “Si gjithė burrat,

edhe ti ke tru tė pabesė,

me kuēkat e botės

tradhton nė mendje.

S’ka si tė mos e dish

qė kėtė postulat,

Krishti e ka thėnė

para dymijė vjetėve!“...

 

Bukuria

 

Bukuria sa vjen

sytė po na rrėmben.

Gjithnjė e mė tepėr

po na shton magjinė.

Kot thonė,

mashkulli bėhet si qen,

pėrderisa femra i rrit

magnetit fuqinė.

 

Bukuria shkul

nga trupi pleqėrinė,

bėn tė ndjehesh befas

banor nė tropik.

Tė ngjall dėshirėn,

tė shton energjinė,

tė deh papritmas

me avujt erotik.

 

Syri qė bredh kudo

pa kufizimin e lirisė,

zhvesh nė rrugė femrėn

mė tė paarritshme,

shijon format e linjės,

tė pėrsosmėrisė

dhe bėhet nė ēast

mė uri tė pėrbindshme.

 

Por vetėdija e mban lidhur

si qenin me zinxhirė.

Shyqyr, o zot,

ky shpėtim, shyqyr!...

 

Nė pėrvjetorin e lindjes

 

Dielli tė mė jepte nė trup
pak energji nga rrezet,
qielli tė mė dėrgonte nė sy
ca vezullime yjore,
era tė mė dhuronte
pak freski nga mėngjeset,
mund tė bėhesha prapė
si nė vitet rinore.

Shkėmbinjtė tė mė jepnin
nė muskuj forcėn,
ujėvarat shkathtėsinė
e vrulleve kėrcimtare,
lėndinat dendėsinė mbirėse
tė barit te flokėt,
mund kthehesha sėrish
te mosha djaloshare.

Lulishtet tė mė falnin
pak nga hijeshia e tyre,
ēiftet tė shtonin pėr mua
njė puthje mė tepėr,
dashnorėt tė mė jepnin
pak ngazėllim fytyre,
me siguri do bėhesha i ri
dhe i bukur patjetėr...

 

Fizarmonikat dhe saksofonat

 

Mė zbrazen nė shpirt

jehonat e njė fizarmonike,

mė derdhen nė gjoks

oshtimat e njė saksofoni

dhe nis mė vallėzon

nėpėr pistat e syve

koha kur gjoksi vajzėror

ndizte pasionin.

 

Behari mė sjell

psherėtima nėn yje, 

vjeshta ēuēurima

puthjesh nėn gjethe,   

me vegime nga ato

marrėzi djalėrie,  

qė ikėn njė herė

dhe prapė nuk kthehen.

 

Lumenjtė vrapojnė

nga brigjet dhe honet,  

tė shuajnė tokat

qė avullojnė nga vapa.

Ēiftet e rinj turren

tė ndezin pasionet

mbi hirin e puthjeve

qė lamė ne prapa...

 

Koha dogji

zjarret e pasioneve tona,

por mendja dashuritė

kurrė s’i harroi.  

Ndonėse tani fizarmonikat

dhe saksofonat,

pėrcjellin jetėn tonė

qė u nis tė shkojė...



Letra e fshehur nė harrim

 

Nė mes librash tek shfletoja

gjeta njė fletė dyshe tė shkruar.  

Ca pika loti pėrmbi shkronja

fjalė zemre kishin mjegulluar.

 

Vetėtima kujtimi mė ndezi nė sy

ajo vajz’ marrėzisht e dashuruar.

Njomėzakja me shtatin e saj perri

mė erdhi nė pėrfytyrim e lotuar.

 

Ah, moj leshverdhė, flori i prerė,

ardhur befas nga koha nė harrim,

me ē’fjalė ta vrava zemrėn atėherė

qė derdhe aq lot pėr shkakun tim?

 

Kush mė bėri xheloz aso kohe

pėr buzėt e tua tė trėndafilta?

Mė vraftė zoti, qė tė bėra lotove

me dyshimet e mia tė pėrcipta!

 

Tė kisha kėto mend qysh nė rini,

o yll i kėputur i asaj kohe tė plakur, 

dhe dhembshurinė qė kam tani,

veten me grushte do kisha rrahur...

 

Qė ti tė qeshje dhe nė pleqėri

kur tė kujtoje kėtė lloj rrahje.

Se pendimi dhe falja te ēdo njeri,

nėnkupton dashurinė e madhe...

 

Gjenerata jonė e palumtur

 

Ne ishim njė brez

i lindur si pėrrenj,

pėr tė vaditur thatėsirėn

e tė gjitha moshave.

Por koha na ndali

pa u bėrė lumenj,

pėr tė ujitur kėnetėn

e korit tė bretkosave.  

 

Ne lindėm pėr kurorat

e lavdive tė munguara,

por klima na ndali

dhuntitė qė nė bisqe.

Pėr tė kurorėzuar

lavditė e pamerituara,

na la nė hije

rezatime tė  fuqishme.

 

Vajzave u thaheshin buzėt

pėr njė puthje,

dhe u fishkeshin mollėt

nė shportėzat e pritjes.

Derisa fanatikėt

kėmbėkryq pa ngutje,

tė ujdisnin me mblesėt

ēmimet e shitjes.

 

Djemve u pėrvėlohej

damari i gjakut rinor,

nga zinxhirėt e moēėm

tė ndrydhjes patriarkale. 

Pėr tė shuar

urinė e zjarrit mashkullor,

duke shtrydhur testikujt

me erotik artificiale.

 

Guximtarėt duhej

tė kopsiteshin gjer nė fyt,

me trupin dhe mendjen

peng pėr “sakrifica”.

Pėrndryshe rreptėsia

e absurditetit utopik,

fajin e ndonjėrit  

mund tė lante me krisma.

 

Mendimtarėt duhej

tė merrnin doktrinėn,

si vaksinė kundra

ndikimit tė huaj si virus.  

Pėrndryshe shpata e orakullit

mprehej tinėz,

dhe u vringėllonte mbi koka,

pėr t‘i bėrė sus !

 

Nė dekadat vrastare

me pėrgjime dhe ankthe,

nxitej urrejtja mes nesh

dhe gjithė botės sė lirė.

Derisa nė tela me gjemba

rrethuar na mbajtėn,

si Faraoni skllevėrit 

e piramidės nė shkretėtirė.

 

Tani qė piramidėn tonė

me forma tė imituara,

fshesa kohore

nga sytė po na e fshin,

brezi ynė sheh nė ekrane

ėndrrat e dėshtuara.

Gjenerata jonė e palumtur

nė ikjen pa kthim...

 

Dy buzė dhe dy sy

 

Mė flasin dy buzė,

mė vėshtrojnė dy sy,

me shikimin drejt

nė njė fotografi.

 

Mimika e ngecur

nė letrėn e bromurit

Mė thotė, u njohėm

nė Epokėn e Gurit.

 

Pastaj sy mė sy

u pamė nė Lashtėsi,

kur shigjetat pa zė,

na gjuajtėn nė largėsi.

 

Nė Mesjetė u puthėm

fshehtas disa herė,

kur shpėtuam nga shpatat,

kokat pa na prerė.

 

Ndjenjat nė Rilindje

i derdhėm nėpėr letra.

U takuam nė ėndrra,

folėm me zemra.



Nė Kohėn e Re dolėm

tė uritur nga retė,

bėmė si tė ēmendur

dashuri tė vėrtetė.

 

Do flasin ato buzė,

Do vėshtrojnė ata sy,

edhe kur tė tretemi

tė dy nė pėrjetėsi...

 

Mė ka mbetur njė merak

 

Mė ka mbetur njė merak,
pėr njė zemėr ku trokita
dhe kur dyert ēeli kanat,
hapat m’i zvarriti frika...

Mė ka mbetur njė merak,
pėr dy buzė hapur si flutur,
kur pengova tė bardhin rast,
te buza ime pėr t’u strukur...

Mė ka mbetur njė merak,
pėr njė zogėz qė fėrfėlloj,
kur dėshira e uli nė shtrat
dhe nga zhurmat fluturoi...

Mė ka mbetur njė merak
pėr njė sorkadhe qafėgjatė,
kur mė tundi cicat te hunda,
dhe u vela pa pirė aspak...

Pėr merake kaq tė thella,
nuk ia fal vetes dot,
siē e fala herė tė tjera,
kur paratė kam humbur kot...

 

Po tė isha Zoti vetė

 

Po tė isha Zot i kozmosit tė gjerė,
do shkėputesha pak nga yjet e tjerė,
te planeti Tokė do ndalesha tė ndreq,
ca punė qė kam lėnė si mos mė keq.

Keqbėrėsve do ua bėja kockat magnet
t’i pėrpinte me forcė njė tjetėr planet.
Aty ku mungojnė kafshėt dhe njerėzit,
tė shqyenin si ujqėrit njėri - tjetrin.

Tė mirėve do u ndaja tokėn barabar,
secili tė kishte dynym dhe hektarė.
Te kjo pasuri qė e zotėroj vetėm unė,
lypja dhe vjedhja tė kthehej nė punė.

Zyrtarėve qė u pjell miliona karrigia,
do u hiqja nga trupi prapanicat e dysta.
Vithet do ua bėja si brirė nga jashtė,
tė uleshin vetėm nė baltė e nė kashtė.

Burrave qė kujtojnė se u kam dhėnė atyre
muskuj pėr tė dhunuar nėnat e fėmijėve,
do u vija koqet te balli, sytė rrėzė kofshėve,
pėr t’i parė gratė andej me madhėsi kolose.

Luftuesit qė mendojnė se kėtė sferė qelqi,
kam krijuar si lodėr zjarri pėr tė vegjlit,
pėr ta djegur dhe krisur me gjyle e raketa,
do i fundosja nė det bashkė me ato kleēka.

Ata qė s’mbajnė tullumbacen time pastėr,
qė u ndotin gjallesave frymėn e pėrbashkėt,
do i dėrgoja ca kohė te Hėna e asfiksuar,
ta blinin nga Toka me flori ajrin e paēmuar.

Pastaj do kthehesha te kopeja ime planetare
dhe Tokėn vogėlushe do e mbaja si manare.
 

Arratisje nga kanarina

 

Kanarinėn ma pėrkuli

kafazi shtėpiak, 

ma gėrryen vitet

me rrėke mendimesh,  

me pakėsim gjumi  

nga hallet pėrqark,

dhe tani mė hedh

breshėrima qortimesh.

 

Kėrkon tė shtyp herėt

butonin e abazhurit.

Cicėron shpesh:

“Ē’tė duhen vjershat?”

Mė thotė tė qetėsoj

pasionet e trurit

me domino lulishtesh,

me nipat e mbesat!”

 

Breshėrimat ia pėrcjell

te dimrat acare.

Pėrfytyroj si mbushen

koshat nė  pemishta,

ēiftet qė puthen

si zogj nė trotuare  

dhe vargjet mė rrjedhin

nėpėr gishta.

 

Koshin e vjershės

mbush i pėrgjumur,

derisa arratisem,

humbas udhėve.

Mė kėrkojnė telefonat

te “Njerėz tė Humbur”,

mė gjejnė rob

nė mbretėrinė e puthjeve.

 

Mbrėmė nė televizor

 

Mbrėmė nė televizor,
sytė m’i mbėrtheu
njė bionde
me flokėt rica-rica.
Njė hėnė mes reve
puplore krehur,
me dy yje te balli,
dy planete te cicat.

Pėr seksin e lirė
e tė pambrojtur,
priste me gjuhėn brisk
shtruar e butė.
Futej te fjalėt rezervė
pa u ndrojtur,
pėr shenjat e fshehta
tė njeriut nė trup.

Kisha mprehur veshėt
krejt i ēmeritur,
tė fiksoj ēdo frazė
nga zėdhėnėsja e kohės,
qė zbulonte enigmat
e botės sė mbyllur,
pasi kishte hapur
nė ekran kasafortėn.

Dhe kur pėrvojėn e saj
quajti mė tė mirėn:
“Dashurinė e kam
tek ai qė mė tėrheq,
nė shtėpi bėj
vetėm detyrėn”,
thashė,
lum shtrati me magnet,
mjerė shtrati me dreq!

Sepse shtypjen e lashtė
me egėrsi diktati,
seksi i bukur
i kėtij shekulli plot qejfe,
po ia shpėrblen
ēomages sė patriarkatit,
duke i shkarė nga ēarēafėt
krejt nė heshtje...

 

Bilbili i trafikut kėndon rreptė

 

Mė preu rrugėn

njė kalimtar plakaruq,

kur semafori ēeli

syrin e kuq.

Bilbili i trafikut

kėndoi rreptė,

mė stopoi djathtas

tek njė cep.   

 

Kėrkoi patentėn,

lejen e qarkullimit,

me sytė nga

dyndja e kryqėzimit.

Pastaj gatiti

specin djegės pėr mua,

qė i kisha hedhur “fordit”

tri litra hua.

 

Kur mbėshteti bllokun  

te xhami i parė,

pyeta veten

sa ditė pensioni do marrė.

“Diku e kam lexuar

kėtė mbiemrin tėnd”,

tha, duke mė mbajtur

gozhduar nė vėnd.

 

Me mbiemėr,

nė italisht quhem debil,

qė nxitova tė kaloj

pa sinjal jeshil,

nė shqip, hutaq

qė mė lajthit poezia

dhe rashė rob

te policia...

 

Polici ngriti kryet,

mė kundroi buzagaz

duke mė kthyer

tė dy dokumentet pas.

“Kėtė here po tė fal,

o poet i vjetėr,

veē mos tė kapsha

njė herė tjetėr!...”

 

Nė mė kapsh,

mos mė thuaj tė kapa,

po mė ndėrse

qentė e rrugėve prapa,

tė mė shqyejnė pantallonat

kur tė ndaloj,    

se gjoba mė lė  

me gisht nė gojė...

 

Tani kur kaloj

tek ai kryqėzim semafor,

polici buzėqesh,

pėrshėndet me dorė.

Por dhe unė vura mėnd

se mirė e di,

policėt e trafikut

nuk lexojnė tė gjithė poezi.

 

Burrat e pasur

 

Burrat e pasur

kanė shumė gra,

kanė shumė qejfe

nė tokė e nė qiell.

Kanė para,

tė blejnė ēdo gjė

dhe gjithēka,

madje edhe Tokėn,

pasuri e tė gjithėve.  

 

Por u mungon

mė kryesorja

e tė gjitha pasurive,

qė s’e blejnė dot

as me tė gjitha paratė:

Jetėgjatėsia e emrit

me nderim pėrjetėsie, 

qė kanė tė varfrit

e pavdekshėm

nė shkencė dhe art...

 

Lotėt pa ngjyrė

 

Mbahu shpirti im,

qėndro mos u kėput,

si lotėt e fėmijėve

kur duan bukė!

Lotėt e valė

qė duan nėnėn,

qė duan zemrėn

t’u ngrohė zemrėn...

 

Lotėt qė kėrkojnė

strehė nė rrugė

qė duan shtrat

tė bien nė gjumė,

qė duan lodra,

qė duan veshje,

qė duan shokė,

dhe buzėqeshje.

 

Vuajtja nė shpirt,

qarja nė fytyrė,

rrjedh nė sytė e tyre

dhimbjen e shkrirė.

Vogėlush i bardhė,

zezak vogėlush,

loti nuk ka ngjyrė 

askund tek askush…

 

Mbahu shpirti im,

lutu, o zot, o zot,

mos paēin fėmijėt

vuajtje dhe lot!...

S’duroj dot t’i shoh

me sy duke qarė,

edhe po tė pikonin

flori e margaritarė...

 

Tė kam nė pėrfytyrim

 

Mbete pėrjetė aty ku ishe,

tek i njėjti horizont i vjetėr.

Nuk kishte si ndodhte ndryshe

derisa tė murosėn te njė tjetėr.

 

Ne ishim dy dallėndyshe

nė shtegtimin tonė tė lirė,

dimri egėr qė na ndiqte,

na shtyu nė humbėtirė.

 

Kur ty humbja tė pėrpiu,

klithma ime i shkoi yllit:

Lotėt e mallit kush ia fshiu?

Shtegun e buzės kush ia mbylli?

 

Frymėn tėnde ndjeja larg,

kur shi trishtimi derdhje lot.

Ngrije, shkrije akuj nė shtrat,

se zemrėn nuk e falje dot.  

 

Magjia jote shpirt e mendje

mė lidhi deri nė moskthim.

Buzagazin qė nuk gjendej,

ta kam nė pėrfytyrimin tim.

 

Koha e gjatė, imagjinoj,

portretin ta ka pėrpunuar.

Po syri im fotografoi

imazhin e pa tjetėrsuar.

 

Do mjaftonin dy gisht letėr

pėr tė zbrazur pakėz mall.

Por tani fjalėt e blerta,

gjethojnė te lastarėt tanė... 

 

Ē’mė tha kallashnikovi

 

Tovarish grykėzjarrti,

Kallashnikov,

me dhėmbėt nė karikator

tė mprehur brisk,

ē’dreqin kėrkove

nga brigjet e detit Azov

tė kullotėsh mish njeriu

buzė detit Adriatik?...

 

-Kam mėsuar flas shqip,

o allbanski poet.

Mė pėlqen toka

dhe mishi i gjallė shqiptar,

qėkur mė thirrėt

nė nėntėdhjeteshtatėn vetė,

tė ha ca trimosha

qė koka erė u kish marrė. 

 

Jam krijuar vampir i hekurt

tė pi gjak tė nxehtė,

pastaj tė ushqej

dheun e uritur me kėrma.

S’dua tė di se mė urrejnė

njerėzit qė duan jetė,

apo me shami tė zeza

mė mallkojnė nėnat.

 

Ajo nėnė qė e do gjallė

fėmijėn e vet,

le ta mėsojė tė mos ndėrsejė

grykėn time,

por t’i mbajė trutė

brenda kafkės tė qetė,

se unė nuk jam krijuar

tė mbaj fjalime.

 

Ē’faj kam se njerėzit

gjaknxehtė nė Shqipėri,

nuk nxorėn mėsime

nga Afrika te Afganistani,

ku bėra rrallimin e kallinjve

tė mbirė me tepri,

dhe ngopa tokėn me varre,  

siē mė tha shejtani?...           

 

Madje dhe tani kur flas,

ka ca kokėzjarrtė,

qė avullojnė me shkulma

rreth e rrotull,

qė mė mbajnė fshehur,

si qenin nė thark,

tė leh krisma te njėri-tjetri

apo mbi popull.

 

Unė pres

dhe dheu barkmadh pret.

Dua vetėm njė yshtje

si pretekst,

tė dy kundėrshtarėve,

kur njė mė thėrret,

t’u ha kokat

me shumė oreks...

 

Stilolapsi ngjyrė gurkali

 

Stilolapsi im

ngjyrė gurkali,

shtoi gjithandej 

klasat paralele,

bluzat e bardha

shumoi nė spitale,

mbushi udhėt 

klube dhe hotele.

 

Stilolapsi im

mėsimor i thjeshtė,

mbolli brazda

arave grunore,

rinoi uniforma

blu e blertė,

shtriu biznese

largėsive skajore.

 

Stilolapsin im

nė vite e hapėsira,

shpoi galeri

tejpėrtej malit,

radhiti libra,

sa mbaroi ngjyra.

Nė xhep mė mbeti

guri i kalit...  

 

Shenjtorja e mjerimit

 

Nuk kam besuar
thėniet e vjetra,
se shenjtorėt
bėnin ēudira e mrekulli.
Bėmat e tyre
mė dukeshin legjenda,
pa fakte bindėse
pėr besueshmėri.

Kjo grua u ngrit
nė lartėsinė e vėshtrimit,
ku dielli rrezengrohės
shihet mbi tokė,
me shpirtin bamirės
tė pėrkushtimit,
pėr vuajtjet njerėzore
qė pikojnė lot.

Duke bėrė qė fatkeqėt
pa shpresė shėrimi
dhe zhelanėt e braktisur
nga dashuria amtare,
tė mbetur nė rrugėt
e botės sė mjerimit,
ta quajnė veten bij
tė Nėnė Terezės shqiptare.

Ajo ishte bindja
me prova faktike,
se tė bėhesh nė botė
shenjtor i shėrimit,
s’duhen pėrmasa,
apo fuqi magjike,
por zėmėr vigane
qė pulson pėr njerėzimin.

 

Ėndėrr fatale

 

Ra muzgu i kuq,

dhe nata e bardhė. 

Dashnorėt u puthėn

pėr herė tė fundit.

Nėnat vunė fėmijėt

nė sisė me radhė

dhe nė shtratin e butė

ia dorėzuan gjumit.

 

U kyēėn qepenat

dhe dyert e blinduara.

U shuan ekspresėt,

nė lokalet e zbrazur.

Pijanecėt u zvarritėn

drejt shtėpive tė harruara.

Shitėsit numėruan fitimet

dhe fjetėn tė kėnaqur.

 

Befas lehu zogoria e qenve

lėshuar rrugėve tė qytetit.

U ndie me frushullimė,

njė luhatje e tmerrshme...

Pallatet shtynė njėri-tjetrin

si dallgėt e detit,

pluhuri i mbuloi

me pelerinėn e menjėhershme.

 

Njerėzit u gdhinė kufoma

dhe qyteti u kthye gėrmadhė...

 

Largqoftė kjo ėndėrr fatale,

mos na ndodhtė kurrė nė jetė!

Veē korrupsionin mos lakmoni,

o politikanė e zyrtarė tė etur pėr ryshfet

dhe ju, o tregtarė tė pangopur,

qė pomponi ēmimet vetėm pėrpjetė!

 

Pse lakmoni

rrėnimin e heshtur mbi popull,

duke zhvatur mė tepėr

nga sa u takon nė risk,

kur nė kėtė botė qė vjen rrotull,

fataliteti vėrtitet pėr tė gjithė?!... 

 

E fshehta doli lakuriq

 

Plasa dhe gati

sa nuk u ēava mė dysh,

fqinjės te trotuari

t’i tregoja nga dritarja,

ditėn e takimin, orėn,

vendin, ku e qysh,

pa ditur se poshtė katit

na pėrgjonte ziliqarja.

 

Para nesh njė plep,

degė mbushur me zogj,

shushurinte forma gjethesh

si mijėra zemra.

Dhe fjalėt e pazėshme

mund tė shkonin kot,

nga lartėsia e kateve

me shkallė tė shtrembra.

 

Kėputa fletėn dyshe

nga blloku i xhepit,

dhe zbraza ndjenjat  

si nė ethe i ngutur.

E hodha tė palosur

mes degėve tė plepit,

t’i binte te kėmbėt

si gjethe e kėputur.

 

Por ndodhi

nga prapėsitė mė tersja.

Era ēoi gjethen time

te degėt nė skiē.

Tezja e saj kapi zogun

si macja me kthetra

dhe u tregoi tė tėrėve

tė fshehtėn lakuriq...    

 

Kjo na bindi tė dyve

si pėr dreq,

se nga tė fshehtat

qė mbahen tepėr mbuluar,

dashuria shpesh

ka shansin mė tė keq,

tė mos mbetet asnjėherė

bukuroshe e maskuar...

 

Strucėt e Kopshtit Zoologjik tė Tiranės

 

Tė zėnė pėrdore

me nipin shkollar,

shkuam nė kopshtin

zoologjik tė Tiranės.

Edhe nė atė mjedis,

djali kureshtar,

pyeste mua,

gjyshin injorant tė faunės.

 

Te strucėt qafėgjatė

sa njeriu tė mėdhenj,

mė kėrkoi ēudinė

pėr t’i shpjeguar.

Tė uritur atė ditė

shpendėt budallenj,

ēukitnin glasat

qė kishin lėshuar.

 

E sqarova se atė

anomali stomaku,

ua krijonte strucėve

vonesa nė shėrbim.

Kujdestarėt e kopshtit

nuk i hante meraku,

ē’hanin kafshėt,

kur vetė kishin ushqim.

 

Por desha t’i bėj

dhe qeverisė sqarimin,   

se ne gjyshėrit shqipo

me mosha tė vona,

qė nuk na plotėson

shteti ushqimin,

nuk jemi strucėr,  

tė ēukitim glasat tona!...

 

Mesazhi UFO pėr mirėkuptim me femrat

 

Ky mesazh i pazakontė e tejet interesant,

u gjet te njė shishe nė mes tė detit Jonian.

Hedhur aty qėllimisht nga jashtėtokėsorėt,

qė na studiojnė duke u vėrtitur si meteorėt. 

 

Pėrshtatur me shkrimin e gjuhės shqipe,

fillonte me udhėzime e kėshilla praktike:

“Pėr ju, o gadishullorė tė relievit Balkanik,

tė lidhur me femrat nė marrėdhėnie ēift,  

 

Sugjerojmė disa udhėzime kėshillimore,

qė rregullojnė ndjeshėm barazinė gjinore.

Ky udhėzues i mirėkuptimit tė femrave,

orienton sistemin e pėrpunimit tė zemrave;

 

Nė pėrshtatje me qytetėrimin te ky rajon,

pėr tė kuptuar se femra nuk ėshtė pronė.

Shpirti i saj pėrbėhet nga disa tinguj violie,

tė pėrdorshėm vetėm me akordim melodie.

 

Pėr ta pasur pranė kėtė kėngė jetėsore,

krijohet atmosferė psikike sa mė gazmore.

Ndryshe grindjet me eksplozion nervash,

sjellin vetėm ē’akordim e kakofoni femrash.

 

Mbingarkesa e instrumentit tė saj delikat,

deformon dėshirėn e dėfrimit nė shtrat.

Lind fėmijė anormalė nga ana gjenetike,

me personalitet tė gjymtuar nė jetėn fizike.

 

Trajtimi si qenie inferiore qė duron ēdo faj,

tregon se meshkujt ndjejnė rivalitetin e saj.

Testimet tona me organizma tė riprodhimit,

provojnė kėtu epėrsi natyrore tė feminizmit.

 

Dhunimi i femrės kuptuar qartė si veprim,

nuk ėshtė nė pėrmbajtje thjesht si ēdo krim,

 dėshmon primitivizėm tė shkallės sipėrore.

dhe vrasja e saj, shtazėri tė egėrsisė fundore.

 

Pėrdorimi i  femrės me brutalitet dhe forcė,

do tė thotė, nisja e udhėtimit pėr nė divorc.

Ndryshe bashkėjetesa me terror shpirtėror,

pėrjetėson shtypjen familjare te ky territor. 

 

Balkani mes malesh e valėsh kaltėroshe,

ku fėrfėllojnė si flutura gratė bukuroshe,

plus gazin e plotė tė dashurisė femėrore,

do tė ishte gadishulli i parajsės njerėzore. “

 

Mustaqet joshėse

 

Kisha mustaqe tė hijshme
qysh nė djalėri,
dhe lahesha nė lumė
mes kėmbėve tė njė ure.
Sipėr njė bareshė e njomė
ndiqte kėrcimet me sy,
sikur tė isha dash i ujėrave
tė asaj hurdhe.

Ajo nuk mundi tė pėrmbante
afshin vajzėror
dhe m’u hodh sipėr gjoksit
me gjithė rroba.
E kapa ku munda, e shtriva
tė thahej mbi zhavor,
pa lakmuar trupin
shpėrblim qė e shpėtova.

Tek shihja fustanin
qullur e ngjitur nė linja,
u krenova qė femra
bėhej fli pėr mashkull.
Por ndjeva dhe keqardhje
qė pėr mustaqet e mia,
kjo flutur hidhej mes lumit
tė bėhej shakull.

Veēse i bėra tė qartė
njerėzisht e mė sė miri,
se nė mustaqet e mia
lėpinte kripė njė dele xanxare,
qė po ta kapte si nė lumė
nga flokėt dhe gjiri,
ato bukuri trupi
mund t’ia shkulte pėr fare.

Vajza mė kundroi
me vėshtrim tė kėputur,
sikur kishte humbur delet
prapa malit.
Dhe me ata sy tė pėrqarė,
ajo bareshė flutur,
thėrrmoi zemrėn time
si gurishtat e zallit.

Qysh nga ajo ngjarje
qė mė fanitej nė gjumė,
nuk desha nė fytyrė
tė mbjell e tė rrit fije bari.
Tė mos joshja mė vajza
me atė hijeshi nėn hundė,
tė mos nxija shpirtin tim
me mustaqe tė zeza beqari.

 

Dreqi i zi

 

Pėllumbesha bukuroshe

kishte rėnė nė mėrzi,

se njė korb forcėrisht

e paskėshe pėrdhunuar.

Kėrkoi mendje,

tė denonconte dreqin e zi,

nga shoqja e ngushtė,

sorra e shėmtuar:

Moj motėr ta dish,

se nuk ka mė keq

kur tjetri me forcė

tė ul dinjitetin.

Tė ekspozohem,

nė gjykatė me atė dreq,

qė pa dėshirėn time

bėri ē’farė deshi?...

Sorra e shėmtuar,

krejt pa pėrvojė

nė skena tė tilla

intime me meshkuj,

u mendua duke shijuar

gjuhėn nė gojė,

dhe sė fundi nxori

mendimin e pjekur:

Fajin e ke vet

qė nuk di tė mbrohesh,

nga dėshira pėrdhunore

e njė dreqi.

Unė kam gjithė jetėn

qė pres tė afrohet,

pa le tė bėnte me mua

ē’t’i donte qejfi!...

 

Ti anonim nė log tė fjalės

(Drejtuar njeriut pa emėr nė internet)

Ti, qė nuk nxjerr emrin e vėrtetė,
nuk je krenar pėr emrin tėnd nė jetė
dhe nuk zotėron tė drejtėn morale,
tė hysh tė ndeshesh nė kėtė log fjale.

Ashtu i fshehur pas maskės anonim,
mund tė jesh frikacak i zhytur nė krim,
mund tė jesh hajdut qė fsheh njollėn,
dikush qė hedh gurin e fsheh dorėn.

Emri i vėrtetė, tė bėn Gjergj Elez Ali
kurse epiteti anonim, tė lė Bajloz tė Zi,
qė nxjerr shpatėn me synime tė mprehta,
gjakos fjalėt e tjetrit pritave tė pabesa.

Lė kundėrshtarin tė godasė mbi hije,
pa fytyrėn e dukshme, pa emėr burrėrie.
Nė qofsh femėr e bukur a e shėmtuar
tė paktėn ndeshu me emrin tėnd zbuluar.

Siē bėri Teuta, Shota, Maro Mokra,
dhe mos sulmo me shigjeta dokrrash.
Po ta mbajti dil nė shesh drejtpėrdrejt,
tė kesh nder te shpata e gjuhės sė vėrtetė!...

Ose ulu te spektatorėt e fushės sė madhe,
tė ndjekėsh garat me kalorės fjale!...

 

Kur femra shpalos zemrėn

 

Me rastin e Shėnvalentinit,
u kushtoj mikeshave
dhe miqve tė mi, kėtė poezi:

Kur femra tė do
me gjithė shpirt,
jeta tė bėhet
gjelbėrim mė fletė,
pranvera tė bėhet
katėr stinė nė vit,
dimri tė bėhet
korrik nė dyshek.

Kur femra tė ka
shpalosur zemrėn,
gjaku nė damarė
tė vrapon si era,
truri drejton
mendimet shtrembėr,
goja tė kullon
mjaltė luleshqerrash.

Kur femra tė do
me shpirt tė vėrtetė,
nuk ka shkėmb
qė tė del pėrpara,
nuk ka largėsi
nė tokė, qiell e det,
nuk ka nė botė
shtigje tė pa ēara.

Kur femra tė shpalos
tė gjithė dashurinė,
ke brenda mureve
tė gjitha kushtet,
gatimet i ke
tė gjitha nė kuzhinė,
fėmijėt tė mbijnė
pėrqark si lulet.

Kur femra tė ka dhuruar
trupin pėrjetė,
tė ka falur pėrjetėsisht
tė gjitha puthjet,
nė shtėpi tė ka
kurorėzuar mbret
dhe zoti tė ka plotėsuar
tė gjitha lutjet...

 

Nimfat e liqenit

 ( Poezi per Shenvalentinin)

Nimfat e liqenit artificial
tė Tiranės,
shfaqen bashkė
me diellin e agimit.
Zbutin gjoksin
nė cekėtinat e anės,
dhe shkriftohen
nė barin e butė tė pyllit.

Teksa mbartin pėrsipėr
barrėn e puthjeve,
me thembrat nė supet
e qiellit kaltėrosh,
digjen tė pėrgjėruar
pas gjetheve tutje,
sytė e picėrruar
tė vėshtrimit thinjosh.

Ata me pengje
mes rrudhave tė rėnda,
tė frenuar pėr orgji
me nimfa bukurie,
pėr tė mos i parė
as netėve nė ėndrra,
psherėtijnė tani
kur shullėhen nė diell:

-Eh, tė ndryshonte toka
kahjen rreth diellit,
tė kthehej mbrapsht
numėrimi i vjetėve,
tė plotėsonim ciklin
me nimfa mes pyllit,
mos ta kishim
humbje fatale vdekjen!...

 

Dėshira e shthurur

 

Po plakėm dhe dėshira
mė ndez flakėrime,
lan gushėn dhe gjinjtė
me rrezet e diellit,
lyen buzėt
me tė kuq perėndimesh
ndėrron fustanet
si gjethet e prillit.

Ajo mė ikėn netėve
nė diskoteka e klube,
ha akullore, pėrtyp
ēamēakėz te dhėmbėt,
psherėtin nė stola
parqesh me lule,
pranon mes gjunjėve
t’i shtrėngohen kėmbėt.

Dėshira mė zhvishet
krejt lakuriq,
ngre gjoksin pėrpjetė
tė sfidojė moshėn,
shtrihet plazheve,
pėr t’u thekur me miq,
me dy gisht tanga
nė rrėzė tė kofshės.

Ka ca mani tė reja
pijesh dhe qejfesh,
bredharakja ime
si femėr pa burrė,
kėrkon tė shėtisė
tė gjithė kontinentet,
moda dhe epshet
s’po i shuhen kurrė.

Veshur me tė ngushta,
t’i duken format,
mori patentėn
dhe bleu veturė,
puthet me mikun,
kur fluturojnė gomat.
Ē’mė gjeti nė pleqėri,
dėshira m’u bė kurvė!...

 

Kamarierja e kurbetit


Kamerierja e bukur, emigrantja topēe,
merr bakshish ēdo ditė disa cantime,
se me kėmbėt e saj si dy birra Korēe,
mė shpie shpesh nė vendlindjen time;

Te Panda, ku shishet e birrės me famė,
dalin direkt nga vaska e fermentimit,
ku kėrcasin tapat nga shkuma e bardhė,
si buzėt e ēifteve nė pistėn e vallėzimit.

Mė nxjerr sokakėve me diell ngrohur,
kur ēupkat me mėsalla fshijnė te avllia,
kur kambanat bien te “Ushtari i panjohur”,
kur nėnat ndezin qirinj te Mitropolia.

Mė shpie pres miken e parė tė gjimnazit,
kur del me turmėn plot zhurma e gaze,
puthemi qoshkave me zjarrin e marazit,
kur e pėrcjell e tund fustanin me naze.

Mė shėtit nėpėr bulevardet me vajza plot,
kur hėna tė shkel syrin lart nga Morava,
te kinema “Majestik” moshatarėt takoj,
drithėrojmė ulicave zemrat me serenata.

Kamerierja dhe uiskin e kurbetit tė rėndė,
s’di si ma bėn nė gotė raki prej mani,
sa herė nė Korēė mė shpie me ato kėmbė,
eh, si mė shkasin lotėt, more shokė, amani!...

 

Lutje menēurisė

 

Ti, o menēuri njerėzore,

qė na ēel sytė nė jetė,

qė na mėson tė shkruajmė

dhe tė lexojmė mendjet tona,

na mėso edhe si gjuhėn

ta bėjmė mė tė lehtė,

tė mos rrėzojmė mes nesh

mure dhe kolona.

 

Ti, qė shpike mjetet e fjalės,

nga radioja deri te celulari,

na mėso edhe si shprehjet

t’i artikulojmė sa mė ėmbėl,

tė kenė gjuhėn bisedore

tė zogjve tė beharit,

tė mos pickojmė njėri-tjetrin

me gjuhė gjarpri nė zemėr.

 

Ti qė ēon njeriun nė kozmos

tė kėrkojė njerėz tė tjerė,

na mėso sė pari nė Tokė

si tė sillemi njerėzisht,

si tė zhdukim urrejtjen,

dhe tė bėjmė miq sa mė gjerė,

tė mos i sulemi tokėsorit

pėr ta vrarė egėrsisht.

 

Ti, o menēuri, qė na mėson

hyrjen nė jetė dhe daljen,

qė na mėson si tė fitojmė

jetėgjatėsinė e organizmit,

na mėso edhe si tė fitojmė

tolerancėn dhe faljen,

qė tė pėrsosim qenien njeri

deri nė thelbin e shpirtit !

 

Idhulli i adhurimit tim

  pėr Margarita Xhepėn

 

Ti asnjėherė mė parė

nuk kishe si ta dije,

se ke qenė idhulli poetik

gjatė pėrjetimit tim,

moj artiste me tri dallgė

tė florinjta mbi krye,

nga valėt e arta

tė diellit nė perėndim.

 

Nė qytetit tim jugor,

tė pashė sė pari nė fėmijėri, 

kur ti vajzė e re

dogje skenėn me vargje heroik.

Isha dymbėdhjetė vjeē

dhe u thash shokėve me habi:

“Ka ardhur e bukura e dheut

me zėrin magjik! “

 

Netėve deklamoje

dhe luaje figura femrash,

ditėn merrje diell

te pllakat e plazhit fėminor.

Duke lėnė tė mahnitur

turmėn me sy zemrash,

kur dilje nga deti si nimfė

me xixėllim vezullor.

 

Mė vonė gjalluan brenda teje

nė filma e skena,

personazhet mė tronditės

nga shpirt i kėsaj bote.

Flisje me gojėn e tyre,

merrje tė tyret emra,

unė, i padėgjuari emėr,

lumturohesha nga fama jote

 

Nė kinemanė e sharrėxhinjve,

ku filma projektova,

tė fola pa zė te perdja,

ku ti flisje gojarisht.

Pa ditur se do bisedonim si miq,

kur tė vinte koha   

dhe do recitoje poemat e mia

nė publik madhėrisht.

 

Tani ti ke nė bibliotekė

disa libra nga pena ime,

unė kam qindra role tė tua

nė raftet e trurit tim.

Moj e madhja artiste,

me tri dallgė thinjash mbi krye,  

perėndeshė e bukurisė skenike,

idhull pėr adhurim.

 

Arratisje nga kanarina

 

Kanarinėn ma pėrkuli
kafazi shtėpiak,
ma gėrryen vitet
me rrėke mendimesh,
me pakėsim gjumi
nga hallet pėrqark,
dhe tani mė hedh
breshėrima qortimesh.

Kėrkon tė shtyp herėt
butonin e abazhurit.
Cicėron shpesh:
“Ē’tė duhen vjershat?”
Mė thotė tė qetėsoj
pasionet e trurit
me domino lulishtesh,
me nipat e mbesat!”

Breshėrimat ia pėrcjell
te dimrat acare.
Pėrfytyroj si mbushen
koshat nė pemishta,
ēiftet qė puthen
si zogj nė trotuare
dhe vargjet mė rrjedhin
nėpėr gishta.

Koshin e vjershės
mbush i pėrgjumur,
derisa arratisem,
humbas udhėve.
Mė kėrkojnė telefonat
te “Njerėz tė Humbur”,
mė gjejnė rob
nė mbretėrinė e puthjeve.

 

Mikesha e tortave

 

Mikesha nazemadhe
mė tėrboi keqas,
me atė gjoksin
dy ballkone torta.
Grisa dy palė kėpucė
lustrafine enkas,
pėr t’i dhėnė siguri
me premtime tė forta.

Kur u bind tamam
se isha top sekret,
mė ftoi nė hyrjen
ku jetonte me fqinj.
Te dhoma beqare,
nė mesnatėn e fshehtė,
hymė pa frymė,
rrėshqitas si minj.

Nė dysheme betoni
shtroi dyshekun,
kėrcitja e shtratit
mos ndihej matanė.
Ndryshe zhurma
sadopak e mekur,
komshiu fanatik
na bėnte hatanė.

Provova tė vjedh
dashuri si komit,
kur dihet mirė
se shija e nektarit
te strofka e ariut
tė ngec nė fyt,
por si mund ta lija
pa nxjerrė mallin?

Zhytur duar e buzė
te gjoksi me tortė,
u gdhimė llangosur
gjer te kėrthizat nė ije.
Dhe prapė ėmbėlsirėn
s’e mbaruam dot,
si hajdutė tė uritur
nė atė burg dashurie..


 

 

 

 

 

VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:
vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA