Ti, o menēuri njerėzore,
qė na ēel sytė
nė jetė,
qė na mėson tė
shkruajmė
dhe tė lexojmė
mendjet tona,
na mėso edhe si
gjuhėn
ta bėjmė mė tė
lehtė,
tė mos rrėzojmė
mes nesh
mure dhe kolona.
Ti, qė shpike mjetet
e fjalės,
nga radioja deri
te celulari,
na mėso edhe si
shprehjet
t’i artikulojmė
sa mė ėmbėl,
tė kenė gjuhėn
bisedore
tė zogjve tė beharit,
tė mos pickojmė
njėri-tjetrin
me gjuhė gjarpri
nė zemėr.
Ti qė ēon njeriun
nė kozmos
tė kėrkojė njerėz
tė tjerė,
na mėso sė pari
nė Tokė
si tė sillemi njerėzisht,
si tė zhdukim urrejtjen,
dhe tė bėjmė miq
sa mė gjerė,
tė mos i sulemi
tokėsorit
pėr ta vrarė egėrsisht.
Ti, o menēuri,
qė na mėson
hyrjen nė jetė
dhe daljen,
qė na mėson si
tė fitojmė
jetėgjatėsinė e
organizmit,
na mėso edhe si
tė fitojmė
tolerancėn dhe
faljen,
qė tė pėrsosim
qenien njeri
deri nė thelbin
e shpirtit !