Vjeshta e sivjetme
me gjinj portokalli,
dhe me buzėt e
fiqta tė ēara nga etja,
mė prishi mendjen,
aq sa nga halli,
filloi tė mė duket
i marrosur vetja.
Mė ndjell nėpėr
hije, mė huton me joshje,
mė mbėshtjell me
vile rrushi nė vreshta,
mė deh me mushtin
e verės majhoshe,
mė puth me afshe
tė zjarrta nėn dega.
Ndėrron njėrin
pas tjetrit fustanet me ngjyra,
mė flakėron sytė
me gjethishte tė kuqėrreme,
mė eksiton, mė
nxeh, mė zhvesh nė tė linjta,
mė drogon me lėngje
mes kofshėve tė pemėve.
Asnjė bukuri gruaje
nuk mė ka grishur,
sa kjo vjeshtė
e ndezur nga vapa afrikane.
Thonė se si unė
dhe tė tjerė mendjeprishur,
ka bėrė pėr nė
ēmendinė kjo vjeshtė jarane...