Ėshtė njė shtėpi
fshati larg nė Veri,
mes borigave halore
pranė njė pylli,
njė shtėpi bore
me tė pjerrtėn ēati,
te njė livadh i
bleruar qė puth dielli.
Nė atė shtėpi me
qeleshe reje mbi krye,
pret njė malėsore
me llėrė tė pėrveshura,
njė faqekuqe qė
kėnaqet me lexime poezie
dhe te buzėt nuk
i perėndon e qeshura.
Ajo grua mė ftoi
mik para disa vitesh,
bashkė me burrin,
njė malėsor trupfort,
tė shkruaj vjersha
e tė veroj aty pushimet,
por nuk pata rast
dhe nuk shkova dot.
Ajo ēdo mėngjes,
kur fshin oborrin,
shkund gjoksin
e madh duke vallėzuar,
mjel lopėn, zien
qumėshtin, zė kosin
pastaj pjek kulaēin
e grunjtė pėr mua.
Ka dėrguar letra
me disa re bardhoshe
ku ka shkruar me
lapsin e kuq tė rrufesė:
“Eja, or
mik, se ne po tė presim prej kohe!“
Do shkoj t’i
lexoj kėtė vjershė para se tė vdes.