Agim Gashi
TĖ NDERON
FTERRA DHE SHQIPĖRIA
(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
Jetove dhe jeton nė dy mileniume
tė tretin do ta gdhish fitimtar.
Emrin ta dha Fterra jote fatlume,
djaloshi mjek ta shkroi me epitaf tė rrallė.
Shkroi nė gur epitafin e pėrjetshėm.
ta gdhendi te shkėmbi i madh nė ballė.
Epitaf qė e lexon dhe qielli i pashtershėm
dhe e ndrit dielli sa tė jetė bota gjallė.
Do tė jetojė nė shumė milieniume
emri i dashur qė ta stolisi Fterra,
nė malin e Arbėrisė sė bekueme
si s’ka qenė stolisur nė kohė tė tjera.
Me emrin tėnd ti atdheut i dhurove
“Tinguj malesh” ku ndrit rrezja e yllit.
E stolise me “Krahėt e erės” malore
dhe Arbėrisė i hape “Dritaret e prillit“
Ti u rrite me “Katėr plagė tė Shqipėrisė”.
“Nėnėmadhe Fterra” tė edukoi shqiptarinė,
prandaj i kėndove asaj bukurinė e freskisė
dhe me poemė ia pėrjetėsove pavdekėsinė.
Kėshtu ndodh me njeriun jetėgjatė nė vite.
Ti ēdo ditė gdhin, i dashur mik zemėrartė,
duke tė shoqėruar “E fshehta tronditėse”
me shqetėsimin e “Klithmave tė mishit tė bardhė“
Nė mes tė milenumeve ku jeton gazmor,
ndodhin ēudira e mbi ēudira vėrtetė.
Por ti e stolis atdheun me “Ujėsinor”
duke vėnė ēdo gur nė vendin e vet.
Dhe “Era e kėsaj kohe” ledhaton Dardaninė,
pa e rrokur “Lakmia“ pėr troje tė huaja,
siē po i rrokė pėrtej Jonit njerėzinė
dhe ardhacakėt mesjetar pėr kreshtat tona.
Ty tė pengoi “Damkosja e engjėjve“
por erdhe njė ditė nga Fterra bujare,
kur kryeqytetin arbėror tė shqiptarėve,
e kishte kapluar “Marrėzia e madhe”.
“Vajza e kyēur“ tė pėrkėdheli ballin
dhe shprehe troē mendimin tėnd tė shtruar:
Detrat ēdo pėllėmbė tė tokės sonė do lagin
dhe do rriten bijtė te “Matura e paharruar”
Profesor i dashur, miku im i mirė
arti yt na tregon se Shqipėria duhet bėrė,
si komb i vetėm dhe si fis i lashtė Ilir,
ku tė jemi tė lirė dhe tė lumtur tė tėrė.
E ti je lajmėtar i milienumit tė tretė
qė do tė vinte me poezi nė kėto troje.
Ka nevojė Fterra dhe Arbėria vetė,
pėr kėngėn tėnde me zė shqiponje.
II
Fterra e bukur, moj Fterrė shqiptare,
Sa shumė ke vuajtur ti ndėr shekuj,
por sot mė dukesh nuse ballėkrenare,
sot po mė dukesh mė e buzėqeshur.
Dhe sot ti po mė thua edhe mua,
me fjalė tė bukura e zemėr tė dlirė,
Or ti burrė nga Kosova qė e duam
Fterra jonė tė ka njė mik tė mirė.
Krenarinė nė qiell e kishe pasur,
Por nuk ishe kaq e lumturuar,
sepse sot namin ta ka pėrhapur,
emri i njė biri qė tė ka nderuar
Ai ka emėr e mbiemėr me vlerė,
ka mendje e zemėr qė tė lartėson.
Namin shqipes u bė pėr ty Fterrė,
Vullnet Mato emrin ia thonė.
Me zemėr tė bardhė e shpirtin prush
dhe sot i lumtur si askush,
kėto vargje miqėsisht ia dhuroj
e nga larg vėllazėrisht e pėrqafoj
Emri nė shkėmb mė ka dhėnė gėzim.
Vullnet Mato, i shtrenjti miku im
qė mė je gojėmbėl e zemėrbujar,
O bir i shqipes, shkrimtar atdhetar.
Gjermani, 30 mars 2010