Agjencioni Floripress i muajit prill 2011 shkruan: kliko për ta parë
PORTRETI POETIK I VULLNET MATOS
Poeti Vullnet Mato, me
vėllimin e tij pėrmbledhės “Poezi tė zgjedhura” paraqitet para lexuesve dhe ekspertėve tė kėsaj fushe me njė portret
poetik tė lakmuar. Ai bėn pjesė nė elitėn artistike tė vėndit qė i gdhend vargjet nė gurė, duke lėnė pas sinjale e shenja
tė pashlyeshme. Nė kėtė aspekt ėshtė simbolik dhe i veēantė veprimi i tė rinjve lexues tė vendorigjinės sė poetit, Fterrės
tė cilėt skalitėn nė faqen e malit e mrin e tij, duke u bėrė kėshtu tė vetmit nė vend e ndoshta nga tė rrallėt nė botė qė
nė gur nuk gdhendin emra diktatorėsh, por emra poetėsh. Me dhjetra e qindra janė vlerėsimet pozitive tė bėra nė shtyp e
internet nga lexues dhe krijues nga cepa tė ndryshėm tė botės pėr poezinė e poetit Vullnet Mato. Mė kanė bėrė pėrshtypje disa
nga cilėsimet mė pikante tė cilat i qėmtova dhe i rendita mė poshtė: “ Jam mrekulluar nga kjo poezi…njė
poezi e mrekullueshme… gjėrat e trishta thuhen me njė gaz tė brendshėm qė tė bėn tė mendosh… ju rrėfeni me fjalėn
tuaj tė artė… thesari yt poetik ėshtė i mbushur me diamante e xhevahire… urime pėr vargėzimin tuaj meditues e
sugjerues… mė emocionon poezia juaj… e tjera. Ai qė e lexon me kujdes dhe dashamirėsi vėllimin “Poezi
tė zgjedhura” bindet se vlerėsimet janė reale dhe tė sinqerta, ndėrsa shton me bindje se Vullnet Mato ėshtė poet me
kuptimin e plotė tė fjalės, sepse shfaqet si mjeshtėr i saj nė tematikė, nė figuracion, nė metrikė, e nė mesazhet qė transmeton. Poetin
e shqetėsojnė ato qė ndodhin brenda vetes, rreth vetes e tej vetes, ato tė shteteve e kontinenteve, ato tė Tokės dhe tė yjeve.
Pra, gjerėsia tematike e poezisė sė tij ėshtė shumėformėshe, e pasur, e larmishme, vetiake dhe universale. Si nė njė kredo
tė vėrtetė atdhetarie e krenarie ai i drejtohet popullit tė tij: “Populli im ėshtė si malet qė nuk sheshohen
kurrė!” Mandej shton tiparet e bashkeatdhetarėve heroikė e autoktonė duke pėrdorur fjalė tė mirėfillta kompozita: ”
milionadallgėsh – zakonebukur – shkėmbngulur.” Poezia e Vullnet Matos flet pėr fėmijėn e yjet, pėr
lulen e plugun, pėr lumin e kirurgun, pėr Krishtin e Muhametin, pėr mollėn e pulėbardhat, pėr pafundėsinė dhe zhgėnjimet e
kėshtu me radhė deri nė pafundėsi detajesh. Unė do tė doja tė theksoja se tek vellimi poetik: “Poezi tė zgjedhura”
spikat dukshėm simbolika e tri “F”- ve, tė cilat me ēiltėrsi, por dhe me nėntekst, japin tė gjallė e tė plotė
FĖMIJĖRINĖ, FEMRĖN, FTERRĖN. Pėr fėmijėrinė shprehet malli pakufi i poetit si i ēdo qenie njerėzore, pėr atė stad tė jetės
si dhe dėshira utopike pėr rikthimin e ėndėrruar tė saj: “Atėherė dėshiroja tė vetmen lumturi,/ tė bėhesha i
madh sa mė shpejt./ Tani thėrres me nostalgji:/ Eja dhe njė herė o fėmijėri e shtrenjtė !” Kujtimet pėr
shtėpinė e prindėrve janė tė gjalla e nostalgjike. Ato shprehen me detaje mbreslėnėse tek vetėdija dhe nėnvetėdija e poetit:
shkallėt e vjetra, fiku si gjysh, ulliri me rrudha tė hirta, nėna e babai qė s’janė mė, vėllezėrit me nuset e fėmijėt
si drita etj. E ndėrtuar nė formėn e enumeracionit poetik, poezia tė mbetet nė kujtesė se tė zakonshmen, njerėzoren, tė malluarėn,
ai e shpreh me art tė goditur, me figura tė qėmtuara mirė. Atė e ka pėrherė me vete, se s’mund tė rrijė dot pa ata elemente
me tė cilėt ėshtė mėsuar qysh nė fėmijėri: “pa thithur aromėn e cfakės sė ēelur… pa zėrin e mėllenjės… pa
fikdetin e pjekur…pa dafinėn erėmirė… “ Femra ėshtė brinja e dytė e trekėndėshit tė simbolikės sė “F”-ve.
Ajo jepet shumėformėshe, por nė tė gjitha pamjet qė shfaqet pozitiviteti i saj: herė si mike e motėr, herė si e dashur e grua,
herė si motėr e shoqe. Femra jepet si jė qenie sublime e adhuruar, e lakmuar, e respektuar: “Dhe tė shtatė ditėt
e javės /mė kujtojnė ty qė tė dua…/ Pa ty jeta mė kalon nė akullnajėn e ftohtė…/thonė se dashuria e parė rizgjohet/
ndaj ika me kujdes si nga nje vend iI minuar” Sipas poetit Vullnet Mato, femra tė transformon, tė zbut, e tė
lumturon: “Unė isha Saturni i nėnzeros sė ftohtė/ Ardhja jote ishte afrimi i diellit rrezeshkrirės… Autori
pėrsėrit, por shpe dhe mė tej konceptin gjithėkohor tė bukurisė femėrore si objekt frymėzimi pėr artistėt e tė gjitha arteve,
pėr poezinė e pikturėn, pėr muzikėn e skulpturėn:“Beatriēja, Dea, Kleopatra apo Helena/ vunė nė punė penat e daltat
skalitėse/ tė bukurisė mahnitėse… Trekėndėshi simbolik mbyllet me ‘F”-nė e tretė, atė tė vendorigjinės
sė fisit, Fterrės, sė dėshiruar e tė adhuruar si njė nėnėmadhe, kompozitė e cila zė fill qė nė titull tė poemės pėr kėtė fshat.
Poeti e personifikon kėtė vendbanim nė trajtėn e njė gjallese tė veēantė e tė adhuruar, krijon raportin e njohur bir-nėnė
duke e njėsuar nė njė qenie: “ I puth dorėn e shkėmbtė,/duke mbėshtetur kokėn te prehri i saj i ngrohtė…” Biri
i malluar kujton nėnės sė adhuruar malin, bregun, shkėmbin, lėndinėn, zogjtė e gjithēka qė e ka skalitur brenda vetedijes
qė nga koha e fėmijėrisė. Janė vargje tė rrallė qė njė bir i talentuar ia kushton nėnė sė malluar. Nė pėrfindim tė kėtij
vėshjtrimi tė shkurtėr pėr portretin poetik tė Vullnet Matos, me lejoni tė them nė emrin e tė gjithė dashamirėsve tė vargjeve
tė tij: “Shendet tė bardhė e penė tė mbarė POET !” Vazhdo tė gdhendėsh vargje nė gur shumė e mė shumė ! Urime
tė sinqerta !”
Raimonda Moisiu
|