krijimtariaime800x150.jpg

Curiculum

Home
Curiculum

vullneti.jpg
Vullnet Mato

VULLNET REMZI MATO

(Tė dhėna tė shkurtra biografike)

Poet dhe prozator. I biri i Remzi Matos mėsues nga Fterra, lindi nė Sarandė nė vitin 1937. Mėsimet e para i mori nė qytetin e lindjes. Pėr shkak se i burgosėn babanė pėr agjitacion dhe propagandė u la disa vite pa punė. U detyrua tė largohet nga vendlindja nė moshė tė re dhe shkoi pėr tė punuar kinomekanik nė kinematė e sharrave Hotolisht e Stravaj dhe mė pas nė qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencė Liceun Artistik tė Tiranės pėr pikturė dhe studimet e larta nė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Tiranės nė degėn Gjuhė letėrsi shqipe. Punoi drejtor nė shtėpinė e kulturės dhe nė muzeun e kėtij qyteti. U pranua anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė qysh nė vitin 1970. Botoi publicistikė dhe letėrsi artistike nė mjaft organe tė shtypit. Bėri disa skenarė filmash dokumentarė dhe kronika tė TVSH. Mori pjesė nė festivalet kombėtare tė Radiotelvizoonit shqiptar ku fitoi ēmime pėr tekstet. Dy tregime tė tij u pėrkthyen dhe u botuan nė shtypin e huaj. Disa cikle me poezi tė tij u inskenuan tė recituara nga aktorė tė Tetarit Popullor. Pasi u bė i njohur me krijimet e tij u tėrhoq nga redaksia e Revistės “YLLI” ku u emėrua redaktor. Por njė vit mė pas u vėrtetua mungesa e garancive tė nevojshme politike dhe me urdhėr nga lart e kthyen sėrish nė Librazhd, ku u dėrgua disenjator nė repartin e pikturės. Mė tej, punoi mėsues nė gjimnazin e qytetit. Dhe nė vazhdėn e keqtrajtimit tė herėpashershėm klasor u dėrgua mėsues nė shkollėn e mesme tė fshatit Qukės. Me ndėrrimin e sistemit u emėrua shef nė drejtorinė arsimore tė kėtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Librazhdit.

Vitet e fundit jeton e punon nė Tiranė, redaktor i shtėpisė botuese “Milosao” Romani i tij “Lakmia” U nderua me ēmim nė konkursin e Ndėrmarrjes botuese “Gjon Buzuku” tė Kosovės.

Ėshtė autor i vėllimeve poetike: “Tinguj malesh” 1969, “Krahėt e erės” 1972, “ninullat e hekurit” 1984, “Katėr plagėt e Shqipėrisė” 1999, Nėnėmadhe Fterra” 2007, “Poezi tė zgjedhura” 2010. Ka botuar vėllimet me tregime “ E fshehta tronditėse” 1999, “Klithmat e mishit tė bardhė” 2006. Romanet: Ujėsinor” 1976, “Era e kėsaj kohe” 1984, “Lakmia” 2000, “Damkosja e engjėjve” 2004, “Vajza e kyēur” 2007, “Marrėzia e madhe” 2008, “Matura e paharruar” 2009.

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA