krijimtariaime800x150.jpg

Intervista

Home
Curiculum

INTERVISTĖ ME SHKRIMTARIN VULLNET MATO

Raimonda Moisiu

 

Peripecitė e hapėsirave  tė  largėta janė pjesė e natyrės njerėzore, gati nė mėnyrė tė pėrafėrt me trurin e krijuesit, nga e cila lind njė poezi, prozė apo edhe njė refleksion i ēastit. Fakti qė njė krijues i hedh nė letėr, tregon pasionin, aftėsinė pėr tė vazhduar me fisnikėrinė e njė profesioni, kuptimi i tė cilit ėshtė integriteti i asaj ē’ka tė shtyn tė shkruash. Nė rastin konkret shkrimtari Vullnet Mato, pėr herė tė parė botoi njė poemė, tė redaktuar nga i ndjeri Vath Koreshi, qė e bėri tė ndjehej si Juri Gagarini, qė  nė ato ditė po i vinte botės pėrqark me raketė, duke pėrfytyruar ato hapėsira tė largėta tė rrugės krijuese pėr t’u bėrė shkrimtar. Pas saj vjen romani “Ujėsinor”, duke na treguar detajet e rrugės sė jetės. Fjalėn njerėzore dhe edukuese tė prindėrve, mendimin se njeriu i mirė ėshtė thesar dhe  virtyt ta fitosh, botimin i poemės dhe i romanit, profesioni e tij tė mėsuesisė, pasionin pėr tė shkruar, si njė vorbullė magjike qė e tėrheq,  ai  i sheh si pėrvoja tė vyera, tė cilat i kanė dhėnė mundėsinė pėr tė promovuar  karrierėn e tij si shkrimtar. Nė galaktikėn e tij krijuese letrare numėrohen plot gjashtėmbėdhjetė vepra. Ndėrmjet tė cilave shquhen romani “Damkosja e  Engjėjve”, “Vajza e Kyēur”, “Marrėzia e madhe”, “Matura e paharruar”etj. I cilėsuar dhe vlerėsuar nga kritika e kohės si njė shkrimtar cilėsor qė dallon me mjeshtėrinė e penės sė tij: “Ėshtė mjeshtėria e Matos qė depėrton deri thellė ngulmave vjetroshe tė shkulė ēibanė dhe mėrzitma. Jeta e njeriut e deliri i tij, nė sfilitėn letrare tė Bernard Show-t dhe tė Matos gatuhet i tillė” (F.Terziu). Tani kontrastin e fortė tė personalitetit tė njeriut nė dy kohė ai e shikon sa tė rėndėsishėm aq edhe me pozitivitet pėr ta krijuar. Shkrimtari dhe poeti Vullnet Mato, njė nga zėrat mė tė njohur nė letrat shqipe, njė njeri modest dhe shumė i sinqertė, na tregon pėr audiencėn e lexuesve detaje tė rėndėsishmete jetes dhe krijimtarise letrare, disa herė duke pėrdorur sqimėn e batutės inteligjente, paksa sarkastike, por shumė popullore, kėndshėm  dhe me njė emocion tė papėrshkruar.

-Keni lindur duke qeshur apo duke qarė dhe pse?

-Duhet tė kem lindur duke qeshur, sepse ndjehem gjithmonė me humor tė mirė. Ndoshta e kam kompensim pėr tė mos i ndjerė vuajtjet e fatit, nga fėmijėria deri nė vitet ’90, kur ngriu lufta klasore.

-Ku keni lindur? Jeni nga ku lindėt, apo nga ku banoni? Po fėmijėt tuaj nga e konsiderojnė veten dhe pse?

-U mbolla nė Sarandė, lidha kokrra nė Librazhd dhe do korrem nė Tiranė. Fėmijėt deklarohen sarandiotė, megjithėse Sarandėn e kanė pare me sy nė moshė madhore. U pėlqen shumė Saranda me det dhe me njerėz tė qetė.

-Kush jua ka vėnė emrin? Cili ėshtė mesazhi i emrit? Do donit ta ndryshoni?

-Emrin ma ka vėnė gjyshi Xhaferr Mato. Me dėshirėn, pėr tė trashėguar vullnet tė fortė, siē ka ndodhur. Djali i madh emigrant ka dashur ta ndėrroj nė Vasil, pėr tė marrė pension nė Greqi. Por unė preferoj tė vuaj me pensionin e vogėl shqiptar, duke menduar se vuajtjet nė atdhe e fisnikėrojnė shqiptarin.

-Ku e kaluat fėmijėrinė?Cili ėshtė kujtimi mė i bukur dhe mė i shėmtuar?

-Fėmijėrinė e kalova nė Sarandė. Kujtimi mė i bukur ėshtė kur nxora nga deti koshin prej teli me 12 peshq dhe gėzova nėnėn me vėllezėrit e uritur. Kujtimi mė i shėmtuar ėshtė, dėnimi me vdekje, duke na hoqėn triskat e bukės, se nėna me shtatė fėmijė nuk pranoi ta ndante babanė e burgosur pėr agjitacion dhe propagandė.

-Ēfarė mbani mend se keni mėsuar pėr herė tė parė nga nėna, apo nga babai? Po nga mėsuesi? Po nga shoqėria? Po nė moshėn e parė dhe tė dytė?

-Nga nėna kam mėsuar tė bėhem memec para fjalėve politike, pėr tė shpėtuar nga burgu. Nga mėsuesi kam mėsuar se nė Australi ka mė shumė lepuj se njerėz. Nga shoqėria kam mėsuar se nė botė ka mė shumė hajdutė dhe kriminelė, prej tė cilėve  duhet ruajtur. Nė moshėn madhore kam kuptuar se njė njeri i mirė ėshtė njė thesar, tė cilin duhet ta fitoj.

-Kush ka ndikuar mė shumė nė formimin tuaj, nėna apo babai, apo shkolla e shoqėria?

-Nė edukimin tim ka ndikuar shpirtmadhėsia e nėnės, dhe intelekti i babait. Nė formimin tim kanė ndikuar disa mijėra libra tė lexuar. Shkolla dhe shoqėria kanė ndikuar pak. Mė tepėr kam ndikuar vetė mbi to, me profesionet dhe marifetet pėr tė bėrė ca gjėra qė nuk i bėnin tė tjerėt.

-Po nė shkollė, cila ka qenė lėnda qė u ka pėlqyer mė shumė?

-Mė ka pėlqyer mė shumė letėrsia, psikologjia dhe astronomia.

-Cilat fenomene ndikuan nė formimin Tuaj si shkrimtar e poet? 

            -E fillova me hartimet qė lexonte mėsuesi i shtatėvjeēares para klasės. Vijova me disa vjershėza, tė cilat, si ato ēupėrlinat fanatike, nuk dolėn nga dhomat e trurit pėr t’i parė djemuria. Pastaj u pllenova nga jeta ime me peripeci nėpėr hapėsira tė largėta, ku nė mėnyrė tė pėrafėrt, truri i krijuesit mbetet shtatzėnė. Dhe linda njė poemė. Kur i ndjeri redaktor Vath Koreshi e lexoi dhe tha se do ta botonte menjėherė tė nesėrmen nė njė faqe tė gazetės “Zėri i Rinisė”, dola nė bulevardin kryesor tė Tiranės, dhe ndjehesha si Juri Gagarini, qė ato ditė po i sillej tokės pėrqark me raketė. Mė pas botova romanin pėr sharrėtarėt “Ujėsinor” qė u shtyp dhe priti tre muaj i paketuar, derisa nuk pati ndonjė vėrejtje nga disa dhjetėra zyra tė larta partiake e shtetėrore, ku e ēuan pėr verifikim.   

- Mė tej krijimtaria u diktua nga nevoja, koha apo dėshira pėr njė tė tillė?

- Syri i eprorėve diktatorial zbutej disi para atij qė kishte fituar besimin e botimit. Ndonėse pati edhe ndonjė kapter ushtrie qė mė mori inat pikėrisht pėr kėtė fakt e tha: ”Sa di ti, mė di mushka mua!” Por kryesisht pasioni ishte vorbulla magjike qė mė rrėmbeu e s’mė lėshon, derisa tė mė ēojė nė thellėsitė pėrfundimtare tė jetės. Tani kur mė pyesin, sa fėmijė ke? U them 19 dhe tė gjithė tė gjallė. 3 m’i ka bėrė gruaja dhe 16 i kam lindur vetė. 

-Si e keni krijuar familjen, me mblesėri, me rekomandim, apo me dashuri, apo u ka martuar shoqėria, partia policia dhe si ka qenė jeta juaj familjare?

-Jam martuar me dashuri tė penguar, duke e rrėmbyer gruan si hajdut klasik. Partia dhe policia mė kanė hedhur baltė, qė tė mos mė afrohej grua nga sfera komuniste. Pastaj jetėn familjare ma ka bėrė gruaja tė shkėlqyer, edhe kur kemi pasur nė pjatė dy gisht bukė e njė copė presh.

-Ē’ėshtė dashuria pėr Ju? Cilat janė dashuritė Tuaja? Sa i ruani ato brenda shpirtit e krijimtarisė Tuaj, si relikte tė ēmuara? Kur njė njeri e ndjen se ka tė tilla?

 -Dashuria e vėrtetė ėshtė si zanė, shumė flasin por pak e kanė parė dhe ajo tė vjen njė herė nė jetė. Tė tjerat mė pas janė dashuri, po nuk ngjajnė me tė, sepse janė iluzionet e saj. Unė kam rėnė kokė e kėmbė nė dashuri qysh nė moshėn shtatėmbėdhjetė vjeē me vajzėn qė grabita. Tani mė duket sikur kam lindur i martuar. Nė krijimtarinė time dashuria ėshtė majaja qė mpiks veprėn. Ka nė tė ndjesi tė ėmbla dhe pak humor. Sepse e tillė ėshtė vet ajo. Nė kuptimin mė tė gjerė, njeriu nė ēdo paraqitje tė tij, duhet tė jetė vetėm fytyra e dashurisė. Ai qė nuk ndjen dashuri pėr askėnd, ka shpirt krimineli. 

-Ē’punė tė mira keni bėrė? Po tė liga, me dashje apo pa dashje?

-Kam bėrė ca libra qė m’i kanė pėlqyer, dhe ndonjė punė tė “ligė” me konsensus.

-Pse nuk u bėtė jurist, mjek, apo inxhinier dhe pse u bėre mėsues?

-U bėra ai qė jam, se nuk do desha tė bėhem si askush tjetėr nga ana profesionale. Kam pasur parim tė lakmoj ato profesione qė nuk arrihen lehtė.

-Kur dhe ku e keni marrė rrogėn e parė, si ju duk e si ju duket paraja?

-Jeta ka provuar se pas nėnės dhe babait legal, vjen baba “Leku” i adoptuar, me tė cilin kam ruajtur vazhdimėsinė time jetėsore, tė gruas dhe tė fėmijėve tė mi. Rrogėn e parė e kam marrė duke bėrė e shitur krehra alumini pėr ēmorritje. Pastaj si operator kinemaje.

-Ē’mendim keni pėr moralin, apo ai ka dalė jashtė mode? Cili ėshtė emėruesi i pėrbashkėt qė mban familjen tuaj tė rregullt, tė mirė?

-Morali ka vlerė vetėm kur e ke vetė. Kur ua rekomandon tė tjerėve bėhesh Ufo.

-Po pėr karakterin ēfarė opinioni keni? Jeni i ngadaltė, i nxituar, i qetė, nevrik, indiferent apo aktiv nė jetė e shoqėri?

-I kam tė gjitha cilėsitė e karakterit, i qetė, i nxituar, nevrik, indiferent dhe aktiv, nė rastet kur duhet me qenė patjetėr njė i tillė, pėr tė mos qenė budalla.

-Ē’ėshtė familja pėr ju? Dhe kė doni mė shumė nga pjesėtarėt?

-Familja pėr mua ėshtė parajsa tokėsore. Nipat, Rei dhe Agi, janė engjėjt e saj. Shoqėria dhe miqėsia janė purgatori i pėrzier me tė mirė dhe gjysmė tė mirė. Ferri ėshtė mjedisi me njerėz tė liq.

-Cili ėshtė opinioni juaj pėr shoqėrinė e miqėsinė dje dhe sot?

-Shoqėria e djeshme kishte mė shumė servilė dhe miqėsia qe mė tepėr njė ombrellė biografike. Sot raportet kanė ndryshuar, me domosdoshmėrinė pėr njė shoqėri dhe miqėsi tė ndėrsjellė pa paragjykime. Miq e shoke dashamires si nė internet, rrallė kam pasur.

-Cili ėshtė koncepti juaj pėr kombin, pushtetin, partitė, dhe pėr demokracinė nė vendin tonė?

-Kombi ėshtė pėr mua mitra nga kam dalė dhe guri i varrit ku do futem. Pushtetin historikisht e kanė marrė nė dorė maskarenjtė dhe tė paaftėt. Partitė janė prostituta, pėr tė shkuar me to kodoshėt e politikės. Sa mė pak tė kishim, aq mė i ndershėm do tė ishte vendi ynė. Demokracia ėshtė njė bukuroshe, sė cilės ende nuk ia kemi parė mirė sytė.

-Kush u pėlqen mė shumė liria, puna, apo qejfi?

-Mė pėlqen liria brenda kufijve tė mi, drejtėsia e fituar me hak, puna qė mė jep kėnaqėsi dhe argetimi pas njė pune tė lodhshme.

-A e ndjeni veten tė lirė e tė qetė nė punė, nė jetė, nė shoqėri e miqėsi?

-Ndjehem i dėshiruar pėr lirinė me caqe, pėr qetėsinė nė lagje, pėr jetėn nė paqe dhe pėr shoqėrinė e miqėsinė intelektuale.

-Keni inat? Mbani mėri? Grindeni me shokėt? Me gruan? Me komshinjtė?

-Kam inat dhe mbaj mėri me njė spiun. Shokėve grindavec u shmangem me marifet. Me gruan jam brenda njė rropullie, si stomaku me zorrėt, qė merren vesh pa e nxjerrė sherrin pėrjashta. Me komshinjtė, veē pėrshėndetjeve, urimeve dhe rasteve njerėzore, nuk shkėmbej fjalė tė tepėrta.

-Cilėt janė miqtė tuaj mė tė mirė, tė cilės moshė, dje dhe sot?

-Miqtė e mi mė tė mirė janė ata qė mė ndjejnė se mė kanė mik. Dhe lexuesit kudo qofshin, tė ēdo moshe dhe tė ēdo kohe. Te miqtė dhe mikeshat e pėrveēme pėr talentin dhe menēurinė, bėni pjesė nė rreshtat e pare ju, zonja Raimonda. 

-A gatuan, ēfarė gatuan vetė? Ushqimi i preferuar? Pija qė u pėlqen?

-Gatuaj ca gjėra qė mė ka mėsuar gruaja, kur ikėn te njerėzit e saj nė Korēė. Ushqimi im i preferuar janė barishtet, qė, ndryshe nga kafshėt, i dua tė ziera. Mė pėlqen pak raki pa hile nga ajo e Fterrės.

-Ēfarė tė gėzon, ēfarė tė mėrzit a tė bezdis?

-Mė gėzon shėndeti i mirė, mė mėrzit gripi, mė bezdisin llafazanėt.

-Cilat janė raportet tuaja me shefin, ju pėlqejnė shefat, pse po pse jo?

-Kam shėrbyer nė disa punė, ku pėrgjithėsisht, shef i punės sime, kam qenė vet. Shefat e mėdhenj i kam dashur pak, mė kanė dashur mė tepėr se bėja punėn.

-Krijon apo shuan konfliktet me shoqėrinė, me kolegėt, apo drejtuesit nė punė?

-Konfliktet kanė qenė si meteorėt, qė janė djegur nė atmosferėn pėrqark, pa arritur deri te sipėrfaqja ime, sepse jam rrotulluar nė orbitat larg tyre.

-Kursen? Ke huqe? Qeras apo tė qerasin mė shumė?

-Si pensionist nuk kam ē’kursej, se harxhimi dhe ēmimet janė mbi sasinė e  lėmoshės shtetėrore qė mė jepet. Kali i kuq e ka ndonjė huq. Qeras ata qė mė qerasin, pėr tė mos mbetur borxhli.

-A lexoni dhe ēfarė preferoni?

-Lexoj siē ha bukė i urituri. Kam intuitė pėr tė zgjedhur ato libra qė duhen lexuar.

-Kė ndiqni mė shumė, lajmet, apo emisionet artistike?

-Ndjek lajmet flesh, pa komentet lesh e li. Ndjek tė gjitha emisionet artistike qė meritojnė tė mė cungojnė gjumin e shtrenjtė.

-Cili ėshtė momenti mė i bukur i jetės suaj, po mė i hidhuri?

-Momenti mė i bukur ėshtė kur notoj nė det dhe sė fundi kur bashkėfshatarėt e mi tė prirė nga djaloshi Besmir Zani ma gdhendėn emrin nė shkemb... Mė i hidhuri ėshtė kur s’kam para nė xhep. 

-Ambicia juaj pėr para, pushtet, qejf, apo ?

-Nuk kam pasur ambicie pėr para. Ambicien pėr pushtet e urrej si vet pushtetin, qė tė shumtėn e herės na ka shtypur. Qejfin e quaj dhuratė qiellore, si kohėn me diell. Kam ambicie vetėm me ata qė u hipin raketave pėr nė kozmos.

-Cilat kėngė ju pėlqejnė mė shumė, llojet, kėngėtarėt?

-Mund tė duket e ēuditshme, por mė pėlqejnė tė gjithė tingujt muzikor qė nxjerr njeriu i globit. Mė ka mahnitur kėnga kineze “Fshatarja e bukur” dhe njė kėngė dasme eskimeze. Vdes pėr ēiftelinė e Veriut dhe fyejt e barinjve tė Jugut. Tallavaja mė hedh pėrpjetė. Opera mė lulėzon mendimet pėr madhėshtinė e botės njerėzore. Mė pėlqejnė kėngėtaret e veshura. Ato lakuriq mė duket sikur janė larg kėngės dhe fare pranė seksit.

-Cili shkrimtar e artist ju pėlqen dhe pse?

-Mė pėlqejnė shumė shkrimtarė dhe artistė. Por njėsoj si me lulet e njė kopshti, nuk mund tė them cila ėshtė mė e bukur.

-Ēfarė iu ka mbetur peng qė dėshironi ta hidhni ne letėr?

 Kontrasti i fortė i personalitetit tė njeriut nė dy kohėt e jetuara.

- Ēfarė po shkruani aktualisht?  Planet e sė ardhmes?

 -Po pėrgatis njė pėrmbledhje me poezi tė zgjedhura nga tė gjithė vėllimet e botuar, duke i shtuar dhe shumė poezi tė viteve tė fundit. Gjithashtu jam duke shkruar njė roman me temė aktuale pėr dinjitetin njerėzor.

- Ē’mendim keni pėr kritikėn e mirėfilltė letrare?

-Nė pėrjetimin tim tė realizmit socialist, kritika ishte njė shkop, i cili nga njėra anė kishte njė topuz me thumba tė mprehtė pėr tė talentuarit dhe nga ana tjetėr, njė furēe me fije mėndafshi pėr mediokrit e indoktrinuar. Sot kritika letrare ka shkuar pėr pushime tė gjata nė ishuj e Paqėsorit. Unė ndjeva kohėt e fundit pėr herė tė parė kritikėn e vėrtetė shkencore pėr prozėn time, nė shkrimin e akademikut Fatmir Terziu te fjala e Lirė e Londrės.

-Ku do tė dėshiroje tė jetoje, nė Shqipėri, nė Francė, nė Amerikė apo?

-Do dėshiroja tė jetoja nė verė nė Sarandė dhe nė dimėr nė Tiranė. Jam njė pemė qė nuk mund tė aklimatizohem nė Francė, nė Amerikė, apo gjetkė. Sepse do tė thahesha shpejt pėr t’u kthyer nė Shqipėri si trung i ambalazhuar.

-Ēfarė mesazhi do u pėrcillni lexuesve tanė dhe ēfarė do u kėshilloni?

-Mesazhi qė u pėrcjell lexuesve, shokėve dhe miqve nga pėrvoja ime ėshtė: Punoni sikur do jetoni njėmijė vjet dhe mundohuni tė jetoni sikur pas njė viti vjen apokalipsi. Mos u falni politikanėve dashuri dhe duartrokitje qė nuk ua kthejnė kurrė. Mos kujtoni se ka idhuj dhe supernjerėz aq tė mėdhenj sa t’u pėruleni, pėrderisa ashtu si ju, tė gjithė shkojnė nė wc. Duajini fėmijėt shumė, por mos i urreni aq shumė duke i pėrkėdhelur shumė. Mundėsisht i puthni nė gjumė. Ju pėrqafoj juve dhe te gjithė lexuesit dashamires nė bote.

 

                                              Intervistoi RAIMONDA MOISIU.

 

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA