krijimtariaime800x150.jpg

Thashetheme te verteta

Home
Curiculum

THASHETHEME TĖ VĖRTETA

Pėrtej shprehjes “Aty ku ka zė nuk ėshtė pa gjė“, mund tė thuhet me gojėn plot, se nė kėtė rrėfim ka njė gjė tė madhe, mjaft tė vėrtetė dhe tė paskrupullt deri nė maskarallėk.
Amela ishte njė mėsuese bukuroshe, topolake dhe buzagaze qė po u afrohej tė tridhjetave. Kishte kaluar vitet e njė adoleshence dhe rinie me plot variacione argėtuese. E shoqėruar me shumė djem nė shkollėn e mesme, ajo njihej me epitetin “Beci i befotrofit.” Dhe liria e saj e pakufizuar, nga mungesa e familjes, kishte bėrė qė dy vitet e fundit tė shkollės, ajo tė kolaudonte kalibrat e disa djemve ēapkėnė tė qytetit tė nxėnėsve. Tė cilėt i ndėrronte njėsoj si tė mbathurat e saj. Nė fund i mbeti nė duar Seferit tė shkollės sė kulturės, nga fshatrat e kėsaj treve. Kolaudimi i tė cilit u bė me mjaft vėshtirėsi dhe ai u detyrua tė martohej me tė e ta sillte nė kėtė qytet. Tani Amela lodhej mjaft me nxėnėsit e fillores dhe bėnte njė jetė tė mbyllur shkollė-shtėpi. Njėherėsh duhej tė pėrballonte edhe kujdesjet e rėndomta pėr dy fėmijėt e vegjėl. Por atė qė bėn nganjėherė rastėsia shpėtimtare, nuk e bėn asnjė pėrkrahje emancipuese pėr gruan.
Gratė e mprehta kanė nga natyra njė shqisė tė pėrsosur pėr tė dalluar burrat feministė. Njė nuhatje kjo, qė ia kalon edhe asaj tė qenit mė tė stėrvitur tė kufirit. S’dihet se si asaj i kishte rėnė nė sy qė shoku Milto i kishte qejf gratė e bukura. Ndoshta diku vėshtrimi i tij kishte ngecur mbi tė diēka mė tepėr se zakonisht. “Kur eci rrugės s’ka njeri qė s’e kthen kokėn nga unė, edhe ai e ka kthyer…”, tha Amela me vete dhe nė trurin e saj prej femre tė re me trille tė guximshme, modeloi njė mendim aventuroz: Do tė bėnte njė pėrēapje provokative dhe do t’i kėrkonte zgjerim shtėpie. Shkoi zuri radhė te paradhoma e sekretarit tė parė tė komitetit tė partisė tė rrethit ditėn e pritjes. Te kolltuku ku qe ulur, kaloi dorėn disa herė pėr tė kontrolluar flokėt e krehur bukur e tė llakuar nė pjesėt e shtruara. Drejtoi gjinjtė e rrumbullt brėnda reēipetit. Tėrhoqi ēorapet e xhamit nė kėmbėt e mbushura e tė zbulura deri sipėr gjurit dhe drejtoi tegelat. Mandej hapi ēantėn disa herė pėr tė parė nė pasqyrė dy petalet e ngjyrosura prej buzėkuqit me varak tė trandafiltė. Duken pėrgatitje mjetesh tė thjeshta, pa rėndėsi, por kėto janė arsenali luftarak, me tė cilin gratė pushtojnė edhe fortesat burrėrore mė tė pathyeshme.
Dhe ja, rradha i erdhi shpejt. Trokiti dhe hyri nė zyrė me njė buzagaz, tė dridhshėm e dhėmbėzbulues tė tillė, sikur tė shihte aty princin e tė gjitha ėndrrave tė saj tė parealizuara. Dhe jo njė burrė qė i kishte lėnė tė pesėdhjetat, me pamje avdalli, kockėdalė te xigomatikėt e te kyēet e duarve. Tė cilit, vėrtetė i kishte ndritur fati nė jetė, por i qe plakur gruaja para kohė nga poliartriti. Ndoshta fakti i fundit, kishte qėnė edhe shkėndia qė ia kishte ndezur dėshirėn Amelės. Duke qenė e bindur, se zotėronte mirė artin e rafinuar tė joshjes, do tė provonte fuqinė e saj magnetike te ky burrė i konsumuar, por me pushtet tė fuqishėm.
-Urdhėroni, uluni! -i tha shoku Milto, duke ia ngjitur sytė te ato buzėt e saj, qė ēuditėrisht nuk reshtnin sė pėrhapuri andje gazmore nėpėr tė gjithė zyrėn e heshtur.
-Oh, shumė faleminderit! –gazmoi Amela duke e mbajtur gjithnjė tė mbėrthyer me shigjetat e mprehta, qė lėshonte parreshtur nga sytė dhe buzėt. Dhe u ul pranė, krejt pėrballė, duke i lėnė dy gjunjtė e rrumbullt pakėz tė hapur, si dy pragje mermeri para derės sė njė thesari. Pastaj u pėrkul paksa pėr tė krijuar lirshmėrinė e dekoltesė, qė tė shquhej disi thellėsia e gjinjve tė saj si dy mollė tė bardha. Dy kontraste tė tmerrshme kėto pėr shokun Milto, krahasuar me ato mishrat e varura e tė labėrguara tė gruas sė tij, sė cilės tashmė kishin filluar t’i rralloheshin edhe flokėt.
-Po hė, ē’hall tė detyroi tė vish deri tek unė? -e pyeti ai duke u ndjerė paksa i eksituar, jo vetėm nga paraqitja marramendėse e kėsaj gruaje tė re, por edhe nga parfumi i saj qė e godiste direkt nė flegrat e hundės dhe i shpeshtonte frymėmarrjen.
-Shoku Milto, po u shprehem me shumė sinqeritet, se ndjej respektin mė tė thellė pėr ju dhe mezi e kam pritur kėtė takim… -ia nisi ajo duke sajuar me mjeshtėri njė zė femėror drithmues tė atillė, qė dukej sikur vinte valė-valė direkt nga parajsa. -Kisha pėrgatitur njė kėrkesė, nga ato qė ju i keni dėgjuar shpesh. Por tani, duke parė respektin me tė cilin mė pritėt, me thėnė tė drejtėn, mė vjen shumė zor t’ju marr kohėn, aq tė shtrenjtė pėr problemet e mėdha tė kėtij rrethi…
-Nga jeni ju? –kureshti shoku Milto.
-Nga Memaliaj …
-E, pra, se po mė bėni pėrshtypje me kėtė druajtje, kur disa nga shoqet e tua vijnė e qajnė kėtu, aq sa bėhen tė mėrzitshme. Po hė, ma thoni problemin qė keni, se pėr ju jam plotėsisht i gatshėm ta zgjidh! – e nxiti ai dhe sytė e tij gri, me vizime tė errėta si dy vezė laraske, ranė befas nė folenė e ngrohtė midis gjinjve tė saj.
Kėtė hutim tė tij mbi gjoksin e saj, ajo e vuri re menjėherė dhe bėri me shpinat e duarve njė ngritje tė gjinjve lart. Sakaq mendoi tė kalojė nė rolin e mackės lozonjare. Ta mundonte pak kėtė miush plak me lajkat qė ajo zotėronte mjeshtėrisht, para se ta kullufiste tė tėrin.
-Faleminderit, njėqind herė faleminderit, por sot mė vjen shumė zor. Do tė vij njė ditė tjetėr! –tha me zė nanuritės, finokja nė zgjedhjen e karemit pėr peshkimin e burrave dhe u bė gati tė ēohej.
-Sot, ma thuaj sot, se herė tjetėr s’dihet kur bėj pritje, kam pėr tė lėvizur…
-Do ta gjej unė rastin! –tha ajo e ngritur nė kėmbė. Dhe instiktivisht hodhi njė vėshtrim mbi divanin pėrballė, qė mbanin zakonisht nė zyrė titullarėt e qė kthehej shpejt nė shtrat. “Ky nuk ėshtė aq budalla sa ta pėrdorė atė nė orarin e punės,” mendoi ajo me mungesė dėshire pėr tė shkuar deri aty.
-Ulu e ma thuaj, se me kėtė pėrjashtim qė bėn ti nga tė tjerat, po nxitem tė merrem posaēėrisht me ēėshtjen tėnde! -ngulmoi shoku Milto.
Amela i hodhi edhe njė vėshtrim pėrthithės, sikur t’i drejtonte furēėn thithėse tė fshesės sė korentit, asaj fytyrės sė tij me plehrurina pleqėrie nė lėkurė.
-Mirė, atėherė dhe ju lutem tė mė falni qė po e shtroj kėtė kėrkesė tek ju, kur e di qė me strehimin merret komiteti i qytetit. Jam nė njė hyrje me njė dhomė e kuzhinė tė ngushtė. Mbase mund tė bėhej gjė pėr ndonjė zgjerim, nė kushtet kur ata tė qytetit kanė mjaft kėrkesa…
Shoku Milto u step njė grimė. E kundroi sėrish me mjaft ngrohtėsi gruan e re, qė aq shpejt ishte dhėnė shpirtėrisht para tij. Dhe iu kujtua thėnia, se kur njė grua tė shikon me sy tė ndezur, tė ka pėrgatitur edhe urėn pėr tė kaluar nė pronat e saj nė dukje tė pashkelshme. Sakaq nė zemrėn e tij sa vinte e rritej njė farė ngazėllimi.
-Ka raste tė veēanta qė edhe ne merremi me strehimin. Por para se tė gjej njė zgjidhje pėr ju, mė thoni cili ėshtė yt shoq?
-Seferi, ai qė i bie fazarmonikės nė shtėpinė e pionierit…- pohoi Amela me njė druajtje tė lehtė, qė iu krijua atė ēast pėr burrin e saj pa ndonjė peshė shoqėrore.
Shoku Milto u mendua sėrish. Fillimisht rrudhi pakėz buzėt, mandej i lėshoi deri nė zgjerim tė plotė, sikur tė kishte zbuluar diēka tepėr tė rėndėsishme. Befas surrati iu bė krejt rrudhanjoz, sytė iu ndriēuan, dhe drejtoi mbi gruan bebėzat e tij me njė shkėlqim gri.
-Mė lindi njė ide ! -tha ai befas. -Po realizimi i saj varet kryesisht nga ti…
-Jam e gatshme pėr ēdo ide qė mendoni ju, shoku Milto. Sepse sot qė u pashė nga afėr, krijova njė besim tė shkėlqyer tek ju dhe simpati tė veēantė…
Tashmė u kuptua qartė, se njė grua qė i flet me kėtė gjuhė njė burri tė huaj, tregon se ndėrkaq hapi i parė ėshtė bėrė prej saj. Shoku Milto u ndie tejet i kėnaqur dhe lėshoi mbi tė njė vėshtrim mjaft pėrkėdhelės.
-Mirė, pra, shko sot dhe do tė tė thėrres shpejt, pasi ta kem vėnė punėn nė vijė!…
Amela u ngrit dhe i dha dorėn. Kontakti i dorės sė saj ishte mė i butė se pambuku. Dhe befas ajo u pėrkul nė tė dy anėt e fytyrės sė tij me njė pėrqafim erėkėndshėm. Faqet e saj tė mėndafshta u mbėshtetėn tėrėsisht mbi faqet e tij si lėvore lisi. Pastaj u kthye me njė ecje tė lehtė, gjatė sė cilės, takat e saj tė holla krijonin vetėm vrima tė pėrkohėshme mbi moketin e trashė.
Duke kundruar lėvizjet ritmike tė vitheve tė saj vogėlane, nė beben e syrit larosh tė shokut Milto u ndez tani njė vėshtrim i paduruar, plot epsh. Ai e ndoqi me sy pėrpirės tė gjithė lėvizjen e saj tė ndritshme, gati meteorike, deri sa ajo u shua jashtė derės sė zyrės. Shkulmi i gjakut qė zemra i ēoi atė ēast nė tru, e bėri tė mendojė shumė gjėra. Por kryesorja ishte, se kjo grua e ēuditshme e kishte eksituar si asnjė tjetėr. Prej trupit tė saj ēlirohej njė feminitet qė e tėrboi, aq sa mezi u pėrmbajt pa e mbėshtjellur njė herė nė krahėt e tij eshtrorė. Por jo, ai nuk kėrkonte njė kėnaqėsi aq tė vogėl dhe sidomos nė zyrėn e rrezikuar. Nuk ishte kjo qė i duhej njė burri tė atrofizuar seksualisht prej njė “plake” nė shtratin e vet, pasi ka zbuluar njė zogėz tė tillė. Ai s’donte prej saj kurrėsesi njė meze tė ēastit, po njė gjellė tė vėrtetė. Duhej bėrė diēka qė tė siguronte tėrėsinė e qėndrueshme tė afrimit tė saj nė krahėt e tij.
U mendua njė copė herė dhe sė fundi e gjeti. Do t’i jepte asaj hyrjen pėrballė tij, pėr ta patur gruan numėr dy…Mirėpo kjo do tė krijonte dyshime tė menjėhershme dhe do tė pėrgojohej nė opinionin e qytetit…Ē’kėrkonte aty njė mėsuese fillorje, sidomos e re dhe e bukur?… Atėherė, pėr tė arritur deri aty pa u dėmtuar nė opinion, duhej bėrė diēka tjetėr. Ajo topolake me sytė prush e tėrė gaz femėror, qė tė mos vinte pranė tij nga poshtė, nga zeroja, sė pari duhej ngritur lart. Nė njė nivel barazimi, pėr tė qėndruar si kėmba e dytė nė platformėn solide tė marrėdhėnieve tė tyre tė ardhshme. Dhe vendosi qė me anėn e levave tė veta ta bėnte kryetare tė komitetit ekzekutiv tė qytetit. Mė pas ajo tė vinte nė hyrjen pėrballė si titullare, qė duhej tė banonte nė apartamentin e kuadrove drejtues. Kjo ishte njė zgjidhje ideale, e shkėlqyeshme dhe e mrekullueshme… Djallit mund tė mos i shkonte nė mendje njė superlojė kaq e tėrthortė, por jo njė beqari me grua nė shtrat, siē ishte katandisur shoku Milto.
Tė nesėrmen ai e thirri Amelėn nė zyrė. Porositi nėpunėsin e paradhomės qė ta fuste menjėherė pa e lėnė tė priste.
Ēastet e takimit tė dytė ishin pėrfytyruar me plot fantazi dhe ishin pėrgatitur fraza pasionante nga tė dy. Por momenti sjell tė papritura. Sapo ajo la derėn e mbėshtjellur me sfungjer zhurmėshues pas krahėve tė saj, shoku Milto doli nga vendi i zakonshėm. Dhe e priti me tė dy duart tė zgjatura, atė dorėn e saj vogėlane, qė humbi mes panxhave tė tij. Por krejt ndryshe nga ē’e mendonte ai, dora e saj e shtrėngoi fort dorėn e tij tė djathtė dhe me njė dridhje tė pazakonshme e afroi me dashuri mbi gjoksin e saj. Ky gjest femėror e bėri mė tė sigurt ecjen e mėtejshme tė tij nė rrugėn e nisur.
-Tė thashė qė do tė tė thėrres sapo tė vė punėn nė vijė dhe e vura nė njė kohė rekord. Po mė pėrpara dua tė marr edhe mendimin tėnd. –ia nisi ai tejet i prekur shpirtėrisht nga sjellja e saj dhe mjaft i trazuar nė ndjesitė e veta. Pastaj me solemnitetin e njeriut qė ka marrė njė vendim absolut i deklaroi: -Kam menduar qė pėrpara se ti tė marrėsh shtėpinė nė apartamentin pėrballė meje, tė emėrohesh kryetare e komitetit ekzekutiv tė qytetit. Dhe kjo do tė bėhet brėnda javės sė ardhshme, qė ėshtė mbledhja e byrosė, ku do tė vendosim pėr ty. Por tė lutem, asnjė fjalė deri atė ditė… Di tė mbash sekret ti ?...
-Fjalėt e tua vdesin bashkė me mua ! – u shpreh Amela e emocionuar dhe u gėzua aq shumė, sa, duke mos e frenuar dot veten, e puthi me afsh nė tė dy faqet.
Atėherė ai i ktheu puthjen nė faqe e mė pas fare pranė buzėve. Por ajo i afroi vet buzėt te tė tijat. Dhe pėr pak ēaste ata u thithėn me pasion tė shfrenuar. Sidomos shoku Milto po e rrufiste me njė dridhje tė ethshme, sikur do ta kapėrdinte tė tėrėn brėnda vetes. Pati njė dėshirė pėrvėluese, tė papėrballueshme qė ta shtrinte qysh atė ēast e nė djall le tė shkonte edhe autoriteti. Por sakaq, duke parė divanin aty pranė, ajo i tha me zė ēuēuritės:
-Tė lutem jo kėtu te divani, jo kėtu!…
-Jo, jo nė asnjė mėnyrė, -e pėrmblodhi veten ai duke u shkėputur me keqardhje dhe nxorri shaminė nga xhepi pėr tė fshirė laparosjen nga buzėkuqi i shpėrndarė nė fytyrat e tė dyve.
Nxorri edhe ajo shaminė nga ēanta dhe pasi ia fshiu tė parit atij, u fshi edhe vet me ndihmėn e pasqyrės. Shoku Milto krejt i skuqur nė fytyrė ndjeu atė ēast, se ishte me organin tė forcuar nė mėnyrė ēuditėrisht tė dukshme, sa gati po i shpėrthente nga pantallonat. Dhe me kujdesin e njė kopuku shkoi u ul te kolltuku i tij, duke e vėshtruar Amelėn ngultaz, me sy hamshori tė skuqur nga epshi pėrvėlues.
Ditėt erdhėn shpejt dhe punėt u mbaruan po aq shpejt. Kur je me pushtet tė fuqishėm, duhet qė dėshira vetėm sa tė tė buisi nė tru, se pastaj realizimi i saj bėhet shigjetė qė arrin menjėherė te objektivi i caktuar. Komshiut veteran i dhanė shtėpi me tri dhoma nė pallat tė ri dhe shoqja Amela katapultoi nė sfera ėndrrash.
Kėsisoj shoku Milto u bė me njė grua tė dytė, mjaft tė kėndshme dhe shumė trazimtare pėr dėshirat e tij tė riaktivizuara me sukses, pas avarive seksuale me tė shoqen. Nuk u besonte dot syve, kur shihte se mbante tė ngjitur te prehėri, njė topēe tė vogėl lakuriq, me tė cilėn nuk ndjente tė ngopur. Nė prani tė saj ai po rinohej, duke ndjerė rikthimin e dikurshėm tė krenarisė mashkullore. Ajo u bė pėr tė njė univers i ri, i hapur mrekullisht dhe nė mėnyrė kaq magjepsėse.
I uritur prej vitesh dhe me dėshirėn pėr ta patur nė seks vetėm pėr vete Amelėn topolake, ai vendosi qė Seferin e saj ta ēojė pėr njė vit larg, nė Tiranė. Nė kursin njėvjeēar tė Shkollės sė Partisė. Dhe ashtu u bė. Tani Seferi vinte nė shtėpi njė herė nė dy javė tė shtunave dhe ikte tė hėnėn nė mėngjes herėt. Gjithė javėn shoku Milto bėnte ē’bėnte, hapte derėn pėrballė me ēelėsin e tij dhe lėshohej mbi Amelėn si mbi mallin e vet tė shtrenjtė, duke u elektrizuar me eliksirin aq epshndjellės tė atij trupi femėror.
Pas aktit tė shkrehjes qė sjell jeta banale e shtratit, nė njė ēast dobėsie, ai u ndie fajtor qė kishte abuzuar me detyrėn si njė kodosh i shkathėt. Qė autoriteti i tij i ngrefosur ishte zhgėrryer tėrėsisht nė shtratin e mėkatit, duke zbuluar para njė femre pak nga pak krejt bėrthamėn e fshehur tė qenies sė tij tė vėrtetė prej horri. Qė e kishte hedhur rolin e sekretarit tė parė, sikur tė ishte njė maskė dhe ishte bėrė kopuk i vėrtetė femrash. Qė po shkelte tė gjitha rregullat pėr tė shfrytėzuar trupin e kėsaj “vogėlushje” tė popullit nė atė farė feje. Aq sa, pėr tė kėnaqur pasionin e shfrenuar tė natyrės disi hiperbolike tė epshit tė tij, e mbante peshė nė duar duke e bėrė sa njė grusht. Mendoi kėshtu dhe pėr njė ēast ekuilibri i tij i brendshėm u trondit… Po fundja, ai s’kishte ardhur nė kėtė botė pėr tė mbajtur peshė vetėm idealin e partisė dhe pėr tė bėrė grushtin e nderimit…Kur njė burrė ka hequr dorė nga detyrimet e veta mashkullore, a nuk ėshtė njėsoj sikur tė ketė vdekur? E pėrse duhej tė sprapsej prej saj? Pėr tė vdekur pėrfundimisht si burrė?!... Sakaq e zbrazi kokėn paksa nga brerjet e ndėrgjegjes dhe i rrėzėlliti nė tru, se nė kėtė hapėsirė tė madhe rrethi, ai ishte sovran i pushtetshėm, zot i plofuqishėm. Dhe nė kėta dhjetra mijėra njerėz qė ishin vėnė nėn urdhėrat e tij, duhet tė kishte edhe nga ato qė viheshin nėn dėshirat e epsheve tė tij prej burri. Dhe kjo ishte Amela, me tė cilėn jetonte parajsėn epshore dhe ia vlente tė sakrifikohej pėr tė…
Kėshtu pak nga pak ai e vuri plotėsisht nėn sundimin e vet. Por edhe ajo e vuri pothuaj tėrėsisht nėn pushtetin e saj. Vagina e Amelės, veē funksioneve natyrale, mori tashmė edhe funksione administrative. U kthye nė njė dosje tė fshehtė, brėnda kapakėve tė artė tė sė cilės shoku Milto firmoste herė pas here emėrimet, strehimet dhe ngritjet nė pėrgjegjėsi qė i diktonte e zonja.
Mirėpo, duke vėnė re afrimet e shpeshta tė tyre edhe nė veprimtari tė jashtme, filloi tė qarkullonte murmurima, se punėt shkonin pėr dreq, pėr shkak se partia ia hipte pushtetit si pa tė keq. Megjithatė, nė vlerėsim tė fundit, kėto fjalė merreshin si thashetheme tė njė vendbanimi provincial.
Por ndodhi njė e papritur qė i ktheu tė gjitha hamendjet nė tė vėrteta. Shoku Milto dhe shoqja Amela ishin ftuar nė mbrėmjen e kolektivit tė shėndetėsisė. Sikur tė mos e ndienin, se mbi ta ishin drejtuar tė gjitha shikimet, rreth orės njėmbėdhjetė e gjysmė, teksa mbrėmja vazhdonte dhe qyteti kishte rėnė nė gjumė, ata u shkėputėn tė dy njėherėsh. Shkuan te dopjoshtrati i Seferit, pėr tė kaluar pjesėn tjetėr tė natės. Dhe pikėrisht atė mesnatė, kur ata zhgėrryheshin nė shtratin e tij tė martesės, dhe shoku Milto i shfryu koqet mirė e mirė, Seferit iu tek tė vinte nė shtėpi nė mes tė javės. Trokiti gjatė te dera. Thirri disa herė: “Amela, hape moj, hape se jam unė, Seferi!“ Por ata nuk mund ta hapnin kurrėsesi…Kati i tretė ishte tejet i lartė dhe shoku Milto nuk ishte i stėrvitur pėr kėrcime akrobatike tė tilla. Seferi doli jashtė dhe thirri nė drejtim tė dritares, sa u zgjuan disa nga komshinjtė. Ata diēka kuptuan, por nuk ua mbante tė hynin nė atė lojė nate, kur ajo bėnte sikur s’dėgjonte. Mė pas Seferi shkoi nė hotel dhe zgjoi sportelistin. I habitur pa masė, ky e strehoi nė njė dhomė dhe tė nesėrmen u tregoi nėn zė miqve tė ngushtė “xhevahirin” e asaj nate. Dhe lajmi sensacional shkoi gojė pas goje te tė gjithė. Kėtė tė keqe e ka qyteti i vogėl.
Tė nesėrmen para dite shoku Milto dėrgoi nėpunėsin e paradhomės dhe e thirri Seferin nė zyrė.
-Pse vjen nė mes tė natės dhe ngre pallatin nė kėmbė, more njeri i ēuditshėm, ē’borxh ta kemi? -e priti me kėmbėt e para.
-Mė fal shoku Milto, po u prish makina nė Kėrrabė dhe shoferi mezi e rregulloi…
-Pavarėsisht, ti duhej ta kishe gjetur qė nė fillim rrugėn e hotelit, jo tė trokisje aq vonė sa tė alarmohej i tėrė qyteti. Shko tani dhe mos e pėrsėrit herė tjetėr!
-Si urdhėron, shoku Sekretar dhe ju lutem tė mė falni, kjo nuk do tė ndodhė mė kurrė…
Pėr atė “gabim tė pafalshėm”, qė bėri burri butaforik i Amelės, kur mbaroi kursin, u caktua instruktor partie nė zonėn mė tė largėt tė rrethit, pėr t’u kthyer vetėm tė shtunave nė shtėpi. Ndėrkohė, shoku Milto vijoi tė shijonte kėnaqėsinė e madhe tė thesarit tė Amelės, pa bėrė fare llogari, se ēdo ditė humbte nė mėnyrė fatale vetveten, duke pėrfunduar nė lolo. Aq sa njerėzve u dukej tani si njė gjel i rjepur me zė tė ngjirur.
Dhe thonė pastaj se nė vendbanimet provinciale ka thashetheme…

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA