krijimtariaime800x150.jpg

Kapitulli 48

Home
Curiculum

48
Botimet nė poezi, reportazhe dhe shkrime tė tjera, tė dėrguara te revista “Ylli”, ishin vlerėsuar nė nivelin, qė redaksia i kėrkoi rrethit tė mė tėrhiqte pėr redaktor. O zot, Ē’ishin kėto ėndrra kaq tė bukura, pėr njė ėndėrrthyer, siē isha unė, nė tė shumtėn e rasteve!...
Sakaq nė komitetin e partisė kishte ardhur sekretar, Isai. Botimet e mia, i lexonte dhe shprehte hapur fjalė tė mira. Gjeta rastin dhe i shkova nė zyrė kur ishte me humor tė mirė.
- Kam punuar njė jetė pėr njė ditė, shoku sekretar. Ajo ditė erdhi dhe qėndron nė dorėn tuaj. Mund ta ktheni nė natė, por mund ta lini tė shohin edhe sytė e mi dritė tė bardhė! - iu shpreha gati me lot nė sy dhe vura re, se u prek shpirtėrisht.
Kishte filluar fushata e bujshme kombėtare pėr ngritjen e muzeumeve tė fshatrave dhe ai u mendua njė grimė. Pastaj kundroi jashtė dritares, duke marrė njė shprehje autoritare.
- Po qe se i mbaron muzeumet e fshatrave deri mė 10 nėntor, qė ėshtė dita e ēlirimit tė rrethit, tė jap fjalėn e burrit, se do tė tė lejoj tė shkosh te revista “Ylli” dhe me karakteristikė pune tė shkėlqyer... - tha me ton thuajse tė besueshėm.
Mė shkėlqyen sytė si dy yje vere. Sado e lodhshme tė dukej, kjo punė pėrbėnte njė domosdoshmėri jetike dhe mė duhej t’i futesha patjetėr. Ishte pranverė, muaji qershor. I hyra kalvarit tė ri, i mbushur me njė fuqi tė ēuditshme, tė nxitur nga kjo forcė tėrheqėse e re, gati kozmike. Porosita te zdruktaria e bazės sė arsimit nga gjashtė stenda tip pėr ēdo muzeum tė 46 fshatrave. Pra, duhej tė mbushja me shkrime historike, fotografi dhe dokumente, sipas veēantive tė ēdo fshati, 270 stenda dhe rreth 180 vitrina me xham. Madje, tė siguroja dhomat dhe t’i pėrshtatja me ndihmėn e pushtetit lokal. Prej kėtyre shifrave tė dhembte koka edhe t’i mendoje. Por njeriu ėshtė qenia tokėsore, qė ruan kurdoherė pėrbrėnda vetes besimin shpirtėror, se mund tė bėjė edhe tė pamundshmen. Nė tė gjitha rastet, para se t’u hyja punėve, mė ndodhte si me detin: “Di not dhe do tė notoj, sado i thellė tė jetė” Pėr fat, nuk isha mbytur ndonjėherė, ndonėse shpesh ma kishin zhytur kokėn dhe mė kishin nxjerrė pėr tė notuar nė stere.
Fjeta mbi tryezat e vatrave tė kulturės, ku bashkė me grupin e djemve qė ndihmonin pėr punėt e rėndomta, punova gjashtėmbėdhjetė orė nė ditė. Hėngra menynė e trishtuar tė mensave tė kooperativave dhe shkova nė shtėpi vetėm tė shtunave, sa pėr tė qėruar lėkurėn nga pluhurat e merimangat. Lodhja dhe pagjumėsia zvarriteshin poshtė, nėn kokėn e pėrkulur mbi stenda, ndėrsa lart, diku nė hapėsirėn e largėt, ishte shpresa, Revista “Ylli” qė ngjallte forcėn dhe kurajėn. Ata mė prisnin.
Erdhi mė nė fund edhe 10 nėntori, siē kishin ardhur edhe data fushatash tė tjera tė sforcuara. U pėrfunduan tė tėra nė kohė dhe u verifikuan nė vend. Fjala ime u tha. Tani mbetej tė thuhej fjala e premtuar e sekretar Isait. Ai mblodhi byronė e partisė dhe i vuri nė dijeni formalisht, se mė kishte kėrkuar revista “Ylli”. Pastaj mė pyeti:
- Kush tė ka premtuar ty, tė tė lejojė tė shkosh nė Tiranė?
U habita me pyetjen pa kuptim dhe zgurdullova sytė i tronditur.
- Ju, shoku sekretar!...
- Lermė mua, se votėn time e ke, po kush tjetėr?
Sikur m’u freskua gjaku dhe e mblodha veten.
- Po qe se kam votėn tuaj, nuk besoj qė votat e tjera tė mos pranojnė tė udhėhiqen nga vota e sekretarit tė parė. Ndryshe ku ėshtė uniteti i radhėve tė byrosė... - thashė duke nėnqeshur lehtė e duke hedhur njė sy pėrqark.
Shoqja Resho kishte ulur kryet dhe u drejtua befas. Meqė prej kohėsh e kishte vjelur arbitrarisht pėrfitimin e saj, luhati kokėn nė shenjė miratimi. Mė tej edhe sekretari i dytė, tha se e jepte votėn. Ndryshe nga tė tjerėt, sekretari pėr ideologjinė, Alushi, tha:
- Po kush do tė na i plotėsoj muzeumet ne, kur tė dalin dokumenta tė reja?
Sekretar Isai kėrceu nė ēast.
- Po tė dalė ndonjė dokument i ri, do ta thėrresim dhe ky do tė na vijė patjetėr, - nėnqeshi me qesėndi pėr fjalėt e tjetrit dhe m’u drejtua: - Apo jo?
- Do tė vij se s’bėn. - thashė me gojė, ndėrsa pėrbrenda: ”Nė mė pafshi mė kėtu, mė vini qentė prapa, tė mė bėjnė copa-copa e tė mė kullufitin!”

lineee027.gif



VULLNET MATO
Rruga "Ali Baushi" pall. 3 shkalla 7 hyrja 66
Tel: +355 4 2365201 & Cel: 069 2275145
E mail:  vullnetmato@hotmail.com
Tirana, ALBANIA